Diskutime, keshilla rreth Mjekesis se pergjithshme..

Hepatiti B - VERDHEZA

Avatari i antarit
User

ESET

Poste

283

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Martë Janar 06, 2009 12:08 pm

Vendodhja

SICILi

Hepatiti B - VERDHEZA

nga ESET » E Martë Janar 20, 2009 12:14 am

Hepatiti epidemik ose verdhëza, siç njihet në popull, është sëmundje ngjitëse dhe shumë përhapëse e shkaktuar nga viruse të veçanta dhe e karakterizuar nga temperatura jo shumë e lartë, nga dukuri të tjera të përgjithshme si dobësi, mungesë oreksi, urinë me ngjyrë të errët, të dalura jashtë me ngjyrë të bardhë si gëlqere etj. Por sipas specialistëve, shenja karakteristike është ngjyrosje në të verdhë e lëkurës dhe e cipave të bardha të syve, që në gjuhën mjekësore quhet ikter.

Mjekët shpjegojnë se viruset e ndodhura në mëlçinë e zezë shumëzohen dhe nisin të japin dëmtime të rënda, të cilat, kur nuk merren masat e nevojshme, mund të çojnë në ndërlikime serioze që mund të rrezikojnë edhe jetën e fëmijës. Duke qenë se viruset dëmtojnë mëlçinë e zezë, që është edhe një nga organet me rëndësi të madhe në organizmin e njeriut, dieta ushqimore gjatë gjithë kohës së sëmundjes, madje edhe pas saj për një periudhë të caktuar kohe ka rëndësi të veçantë për shëndetin e fëmijës.
Sëmundja
Përpara shumë kohësh fëmijët e sëmurë më verdhëz shtroheshin në spital dhe dieta ushqimore përcaktohej nga mjeku që ndiqte ecurinë e sëmundjes. Ndërkohë që kohët e fundit pjesa më e madhe e të infektuarve, sidomos për rastet kur sëmundja paraqitet në forma jo të rënda, qëndrojnë në shtëpitë e tyre, natyrisht nën kujdesin e mjekut. Sipas specialistit, Hepatiti epidemik prek të gjitha moshat fëminore. Kështu mund të sëmuren si fëmijët e vitit të parë të jetës, ashtu edhe ata mbi këtë moshë. Kur sëmundja prek fëmijën latant, domethënë atë të vitit të parë të jetës, ajo paraqitet në formë të rëndë. Në këto raste kur fëmija përveç gjirit ushqehet edhe me ushqime të tjera si lëng mishi, vezë, supë zarzavatesh dhe perimesh ato duhet t’u hiqen nga përdorimi. Dieta ushqimore në këto raste duhet të përbëhet nga qumështi i gjirit, muhalebia si dhe lëngu i frutave të freskëta. Kur sëmundja ka prekur fëmijët e moshave mbi një vjeç, dieta ushqimore vendoset sipas stadit të zhvillimit të sëmundjes.
Periudhat e regjimit ushqimor
Kryesisht dallohen katër periudha ku regjimi ushqimor duhet të jetë i ndryshëm nga njëra periudhë në tjetrën. Në periudhën e parë, pra në fillim të sëmundjes, kur pacientët nuk kanë oreks për të ngrënë, shoqërohen me të përziera apo të vjella, dieta ushqimore duhet të jetë e lehtë dhe me përmbajtje sheqeri. Kështu organizmi duhet mbajtur me çajra të ëmbla, me kamomil, lule bliri etj, me lëng kompostoje, lëngje frutash të freskëta, kryesisht lëng rrushi, por sidomos qitroje. Po kështu duhet të përdorim mjaltë, marmelatë, liko etj. Duhet pasur gjithmonë parasysh që sasia e lëngjeve të marra në 24 orë, të jetë e barabartë me atë që nxjerr fëmija brenda një dite. Në periudhën e dytë, që është edhe faza e zhvillimit të sëmundjes, mbajtja e fëmijës me dietë sheqernash është e dëmshme për mëlçinë. Një dietë e tillë mund të çojë deri në cirrozë të mëlçisë që është një sëmundje e rëndë dhe e pashërueshme. Prandaj në këtë fazë janë të nevojshme proteinat dhe yndyrnat. Sheqernat duhet të përmbajnë rreth 50-60 për qind të racionit ushqimor dhe do të jenë në një sasi më të madhe se tek fëmija që nuk është i sëmurë. Sasia e proteinave që duhet të marrë njeriu në këtë periudhë duhet të jetë në të njëjtën masë me atë të një njeriu të shëndetshëm.

Te dhena

Çfarë nuk duhet të konsumojnë
1- Mish të konservuar, peshk të konservuar
2- Lulelakër, tranguj, patëllxhan
3- Hudhra, qepë, bizele, patate të fërguara, speca djegës dhe
ullinj.
4- Djathi i yndyrshëm dhe i kripur nuk duhet të përdoret
Pacientet duhet të konsumojnë
1- Çajra të ëmbla, me kamomil, lule bliri etj.
2- Lëng kompostoje, lëngje pemësh të freskëta kryesisht lëng
rrushi
3- Të sëmurët duhet të përdorin mjaltë, marmelatë, liko etj.
4- Duhet të përdoret gjizë e freskët dhe e pakripur rreth 100-
200 gram në ditë, 200-300 gram kos.

Dieta ushqimore për të prekurit me verdhëz
Në momentet kur dikush gjendet në vështirësi më shëndetin e tij, një kujdes të veçantë duhet të tregojë me dietën ushqimore. Sipas mjekëve specialistë, gjatë kohës që njeriu është me sëmundjen e verdhëzës duhet të përdorë edhe sallatën jeshile. Por është shumë e rëndësishme që ajo të hahet pa kripë. Vetëm në fazën e fundit të sëmundjes, organizimi i njeriut mund të pranojë edhe mishin e viçit, të lopës dhe të pulës, por pa pjesën e dhjamit. Përdorimi i produkteve ushqimore të konservuara ndalohet në mënyrë kategorike të përdoret nga njerëzit që janë të infektuar më Hepatitin A. Kështu specialistët ndalojnë përdorimin e mishit të ngrirë, pastërmave të ndryshme, salçiçeve, kremviçeve, qofteve apo edhe peshkun e konservuar ose të skuqur, sardelet e vogla dhe vezët e peshkut.

Djathi “irriton” organizimin
Sëmundja e verdhëzës duhet trajtuar me shumë kujdes edhe përsa i përket ushqimit, pikërisht për këtë arsye të gjithë pacientët duhet të ndjekin me vëmendjen e duhur këshillat e mjekëve. Në listën e ushqimeve që nuk duhen përdoruar futen edhe bimët jeshile, si: lulelakra, trangujt, patëllxhani, qepa, hudhra bizelet, thjerrëzat. Por, veçanërisht bëjnë përjashtim djathi i yndyrshëm dhe i kripur, pasi ai irriton organizmin. 60 % të produkteve ushqimore që konsumon një njeri I sëmurë më verdhëz gjatë një ditë duhet të jenë sheqerna. Këto mund të merren nëpërmjet ëmbëlsirave ose edhe ushqimeve të tjera. Organizmi i njeriut në një ditë duhet të marrë produktet e qumështit, të cilat këshillohen që të përdoren të gjitha pa kripë, pasi kripa nuk i bën mirë organizmit në këtë periudhë.

Sëmundjet e ndryshme të hepatitit viral
Hepatiti viral është një inflamacion i mëlçisë që vjen nga një lloj virusi. Këto infeksione shoqërohen shpesh me një zverdhje të lëkurës që shpjegohet me kalimin e lëngjeve toksike nga mëlçia në gjak. Njeriu infektohet me anën e ushqimeve që përmbajnë këtë virus (mishi , ushqimet e detit më tepër midhjet, uji). Ky lloj hepatiti nuk është i rrezikshëm, dhe shpesh mund të largohet pa shfaqur shenja. Shenjat e zakonshme janë: lodhje e madhe, humbje e oreksit, lëkura merr ngjyrë si në të verdhë, shqetësime në sistemin gastrologjik (bark ose të vjella). Për këtë sëmundje nuk ekzistojnë ilaçe, e vetmja mënyrë është që pacienti të çlodhet sa më shumë duke qëndruar në shtrat e të mos konsumojë asnjë lloj pije alkoolike.

Rastet e prekjes me Hepatit A dhe B
Hepatiti A është sëmundje e lehtë që kalon në më të shumtën e rasteve në mënyrë inaparente. Shërohet pa asnjë lloj problemi. Shumë rrallë mund të shkaktojë komplikacione tek foshnjat dhe fëmijët. Në Shqipëri mund të kenë kaluar rreth 70-80% e popullsisë Hepatit A. Sëmundja transmetohet në mënyrë fekal-orale. Ndërsa Hepatiti B është relativisht i rrezikshëm. Në 60-70% të rasteve infektimi kalon në mënyrë të shpejtë, pa pasoja, në pjesën tjetër shfaqet verdhëza. 90% e rasteve shërohen pa problem duke fituar imunitet për gjithë jetën. Ndërsa 10% kalojnë në mënyrë kronike dhe këta paciente janë infektues. Nga këta pacientë një pjesë e mirë e kalon pa probleme, ndërkohë që një pjesë më e vogël zhvillon cirrozë të mëlçisë me të gjitha pasojat e veta.

Tash u perhap edhe me te madhe ne Kosove, kjo sumndje ishe veq ne vende me zhvillim te ulte si ne Afrike , kine edhe ne Kosove.
Avatari i antarit
User

V | a G r a

Poste

14167

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Martë Tetor 19, 2004 5:31 am

Vendodhja

Pr!sht!n

Re: Hepatiti B - VERDHEZA

nga V | a G r a » E Martë Janar 20, 2009 12:06 pm

Fatkeqsisht ne kosov osht nje numer i madh i të infektuarve me hepatit B

Mjerim ...

Duhet mu kujdes shum per mos me ardh deri te kjo ...

SHENDETI MBI T' GJITHA .
Avatari i antarit
User

Pandemonis

Poste

2712

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Shtunë Qershor 24, 2006 2:39 pm

Vendodhja

Lluga-city

Re: Hepatiti B - VERDHEZA

nga Pandemonis » E Martë Janar 20, 2009 8:33 pm

se di ku e paske mar kete artikull (masi nuk e ki postu edhe linkun ku e ke mar) veq ka disa gjona qe gabimisht jane te spjegume edhe pse ky artikull ma shume po spjegon per dieten gjat verdhzes.

ky shkrimi "Sëmundjet e ndryshme të hepatitit viral
Hepatiti viral është një inflamacion i mëlçisë që vjen nga një lloj virusi. Këto infeksione shoqërohen shpesh me një zverdhje të lëkurës që shpjegohet me kalimin e lëngjeve toksike nga mëlçia në gjak."
osht shume gabim.

asni leng nuk kalon askund, ne fakt gjat keti Infekcioni, metabolizmi i Hemoglobines dhe acideve te tamthit, eshte i kufizum, dmth nuk mund te metabolizohen edhe te largohen nga organizmi, ne cfrast rritet koncentrimi i ketyre substancave (qe ne fakt ne koncentrim te lart jane edhe toksike) ne gjak dhe qe kalojne ne ide (jo vetem ne lekure)

tjetra "inflamacion me Hepatitis-A ose -B-virus" osht pak sa palidhje i pershkrum, inflamacion edhe infekcion jane dy gjona te ndryshme.

tjeter, ky e ka shkru "melcia e zeze", ku ka melci te bardhe? egziston (ne gjuhen popullore) Mushkeria e zeze ose Melcia, per "melci te zeze" hala skom ni deri me sot.

Tjeter, deri tek Cirroza e melqise (si faze kronike e keti infekcioni) nuk vjen nga Virusi direkt, por vjen si shkak i imunitetit te njeriut dmth Imuniteti i njeriut i "mbyt" qelizat e infektume me Virus (nekrotizim, Nekros dmth vdekje) edhe pse mecia ka aftesi te madhe regjenerimi, nga ky procesi i "mbytje-regjenerimit" mbas shume viteve vie deri tek paraqitja e semundjes se quajtur "cirroza e melqise"
kjo mund te ndodhde edhe tek ata qe konsumojne teper alkoholin (alkoholistet kronik)


mas se miri eshte me mare vaksinen kunder Hepatitis A edhe B, ndersa per hepatitis C ishalla nuk infektohesh se ska shance me pshtu nga Cirroza e melqise (melqia bohet e fort si guri)

Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë

Powered by phpBB ® | phpBB3 Style by KomiDesign
cron