Alkooli! Shkatërrues apo Sherues?

Arkiva e temave te forumit
Locked
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Post by AciDiuS »

smunesh me ja spiegu ..... veq pse bre une kur kurfar problemi nuk bona , ose edhe kur njet skom me rreh grun tem kur tjom i pit po veq kom me dasht ma shum ...... amo ata qe i bojn ato sene nuk osht prej alkoholit po prej shiprtit tkeq qe e ka qe zvyn sen hiqq i pa ftyr mut..... ka shum asi raste nkosov qe i maltretojn grat pa ja ni alkoholit eren kurr hiqq ....
User avatar
system
Posts: 78
Joined: Fri Oct 20, 2006 8:30 pm
Location: Tempulli i Ateizmit

Post by system »

Alkooli qysh e di une me shume elemente krijone helm,po ashte disinfektues i mire,edhe ashte tretes i mire.Nese ki hanger shume pije nje gote raki ose 1 liter coca-cole hehehe...
User avatar
flaky
Posts: 171
Joined: Tue Mar 06, 2007 7:32 pm
Location: nqymez
Contact:

Post by flaky »

me sa po e shoh ne google alkoholi veq per me myt koka, hiq skoka i mir per shendet,
kshtu ma mir po rri te sex-i, qe edhe me shkenc u vertetu qe osht i mir per shendet 8)
User avatar
Dr.Green
Posts: 891
Joined: Sun Jan 28, 2007 10:13 am
Location: Istog

Post by Dr.Green »

Po besa mir e ki ti.........
User avatar
alterlife
Posts: 1731
Joined: Sat Mar 04, 2006 5:22 pm
Location: Parallel Universe

Post by alterlife »

qdo sen n'ekstrem osht i keq, e njejta vlen edhe per alkoolin, veq nime kjo dallon per sicilin, se dikush mun mi ju perballu ma let...veq edhe per ata qe mujn mi ju perballu oht keq me pi me shumic, n'ekstrem
User avatar
bg82
Moderator
Posts: 2564
Joined: Fri Dec 01, 2006 11:56 am
Location: New York

Post by bg82 »

nuk po folim per sene me shku ne ekstrem e mu tepru, se qysh u cek ne postimet ma heret edhe dihet se edhe buk me honger shume nuk osht shnetshem, po osht ka folet veq per alkoolin, pytja osht kshtu, a osht alkooli i damshem a po i shendetshem, te mirat edhe te kqijat e tij, ose cilat peshojne ma shume.

tash une po thom qe te kqijat nuk mujn mu krahasu me te mirat kur dihet se alkooli osht arsyja numer 1 per psimin e aksidenteve, ku dikun 80% ose me shume e aksidenteve jau marrin jeten njerzve, ose i lajn te pa afte me vazhdu jeten si perpara.
tash a osht alkooli per ata njerz a jo kerkush nuk munet mi akuzu ose mi denu ata njerez tu u mbshtet ne ata se osht ose nuk osht alkooli per ta.
kjo qka po e thom osht e bazume qysh shkruhet ne leter, e nuk po foli prej eksperiences.
veq edhe ata qe e pine alkoolin besa edhe ata se jon te varun prej tij i din te kqijat e alkoolit veq nuk e pranojn se ju vjen inati me ra ne kundershtim me vetveten.
User avatar
cowboy
Posts: 8957
Joined: Mon Aug 16, 2004 12:53 pm
Location: Sweet Home Hell

Post by cowboy »

Nejse me tepru nuk duhet me Alkool po mir eshte me pi kapak se eshte edhe sherues mendimi im...
User avatar
Dr.Green
Posts: 891
Joined: Sun Jan 28, 2007 10:13 am
Location: Istog

Post by Dr.Green »

Po alkooli e ka 1 anë pozitive e 10 negative.
User avatar
king-beny
Posts: 448
Joined: Wed May 23, 2007 5:16 pm
Location: Prishtine
Contact:

Post by king-beny »

une kisha than qe ka ma shum se 10 ane negative e me pak se nje pozitive
User avatar
KAKA'22
Posts: 71
Joined: Mon Aug 14, 2006 7:54 pm
Location: Kojshi me portijerin

Post by KAKA'22 »

Alkooli qysh e that edhe ju vet por une pak ndryshoj se ju that 10 une po tham 100 t kqija e t mira ska e me than nja t mire osht vetem ai qe e shet hehe edhe ai pareve sjau sheh hajrin se haram i ka hehehe
kanceri tash per tash me i perhapun nbot eshte shkaku alkooli 2 duhani 3 mishi i derrit mundeni me e lypneper internet e e shihni
vetem nje verrejtje Alkooli qe perdoret ne mjeksi nuk eshte alkool qe pihet por eshte dizenfektus pra pa keqkuptime ne kem tu fol per alkoolin qe epijn njerezit ngase njeriu kur dehet behet ma tepre se nje kafsh e eger
User avatar
hani
Posts: 341
Joined: Thu Nov 10, 2005 2:05 pm
Location: mAdhAfAkA`s CCitY

Post by hani »

alkooli shkenc thyese.
User avatar
Dr.Green
Posts: 891
Joined: Sun Jan 28, 2007 10:13 am
Location: Istog

Post by Dr.Green »

vetem nje verrejtje Alkooli qe perdoret ne mjeksi nuk eshte alkool qe pihet por eshte dizenfektus pra pa keqkuptime ne kem tu fol per alkoolin qe epijn njerezit ngase njeriu kur dehet behet ma tepre se nje kafsh e eger


Paj valla nese e pin nihere qit alkool nuk ki me pi ma kurr as ujë se le ma AlKoOl
Bujari
Posts: 1744
Joined: Fri Jan 28, 2005 7:01 pm
Location: Në tokën e dy Lumenjëve
Contact:

Post by Bujari »

Alkoolizmi si sëmundje



...Islami është përçuesi i të gjitha shpalljeve hyjnore paraardhëse dhe në të njëjtën kohë është edhe besimi më i përkryer në botë. Besimi Islam është personifikimi i së mirës dhe burim i mençurisë sepse e ka burimin nga Allahu i Plotfuqishëm. Në islam në përgjithësi është i vlefshëm parimi se gjithçka ka ndaluar Allahu dhe i dërguari i Tij Muhamedi, paqja dhe shpëtimi qofshin me të, është e dëmshme dhe e panevojshme, si për individin ashtu edhe për të gjithë shoqërinë, po ashtu gjithçka Ata kanë lejuar është e dobishme dhe e mjaftueshme. Është detyrim i çdo myslimani të respektojë dhe zbatojë të gjitha obligimet, rregullat, kufizimet dhe porositë të dhëna në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në Kuran apo në Synetin e Pejgamberit.

Sidoqoftë, nuk është e drejtë të mendohet se thelbin e besimit Islam e përbëjnë vetëm kufizimet dhe rregullat. Islami përfaqëson konceptin e përkryer të jetës së lumtur në këtë botë si dhe në botën tjetër. Në të njëjtën kohë është po ashtu e vërtetë se Allahu i Plotfuqishëm na ka ndaluar disa aktivitete dhe sende, me qëllim që të na mbrojë prej pasojave shkatërrimtare të tyre. Është e kuptueshme se asnjë shoqëri nuk mund të vendosë rregull, drejtësi, si dhe të sigurojë funksionimin normal të saj pa ndjekur dhe zbatuar disa rregulla te caktuara si dhe pa iu përmbajtur disa parimeve bazë.

Në Kuranin e Shenjtë përmenden në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë disa kufizime që çojnë deri në ndalim të plotë të përdorimit të disa sendeve të dëmshme. Një nga këto ‚çështje të ndaluara‘ është edhe përdorimi apo tregëtia e alkoolit.

Kurani shprehet qartë :

„O ju që besuat, s’ka dyshim se alkooli (1), bixhozi, idhujt (2) dhe hedhja e shigjetës ( falli ) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.“

Kurani Fisnik(5:90)

Gjithashtu, tradita dhe praktika e Pejgamberit na e ndalojnë në mënyrë të qartë përdorimin e pijeve alkoolike si dhe tregëtinë me to. Muhamedi, paqja dhe shpëtimi qofshin me të, ka thënë:

1. „Alkooli është nëna e të gjitha të këqijave dhe nga të gjitha veset është më i turpshmi.“

Sunen Ibën Maxhe

2. „Çdo gjë që shkakton dehje (nëse përdoret) në sasi të mëdha, ndalohet të përdoret qoftë edhe në sasi të vogla.“

Sunen Ibën Maxhe

Prandaj nuk egziston asnjë arsye që të justifikojë pijen qoftë edhe në sasi të vogla (p.sh. një gllënjkë apo një gotë) të alkoholit.

Jo vetëm ata që pijnë alkool janë mallkuar nga Allahu, por të mallkuar janë edhe ata që janë përfshirë në tregëtinë e tij. Muhamedi (paqja dhe shpëtimi qofshin me të) u tërhoqi vëmendjen myslimanëve që të mos bien prè e tundimit për të arritur shpejt dhe sa më lehtë fitim nga aktivitetet e tyre. Në një nga hadithet thuhet se mallkimi i Zotit do të bjerë ndaj 10 grupeve njerëzish të lidhur ngushtë me të keqen. Allahu ka mallkuar dhe ka paralajmëruar me dënim në ferr (Xhehenem) këdo që::

• prodhon alkool,

• porosit prodhimin e tij,

• pi alkool,

• transporton alkool nga një vend në tjetrin,

• porosit transportimin e alkoolit,

• shet alkool,

• blen alkool,

• ka fitime nga shitja e alkoolit,

• porosit alkool për vete dhe për të tjerët.

Çdo mysliman duhet të ketë besim të plotë në diturinë dhe mençurinë e Krijuesit dhe tek përgjegjësia individuale për çdo vepër të gjithsecilit. Çdo mysliman prandaj është i detyruar t’i nënshtrohet vullnetit të Allahut dhe të zbatojë me përpikmëri urdhërat e Tij. Myslimanët kudo ku jetojnë, madje dhe në vende jomyslimane, nuk duhet në asnje mënyrë të dorëzohen para presioneve të këtyre shoqërive në cështjet e besimit. Justifikimet e tipit „Pij, për të respektuar mikun“, „nuk pij shpesh ose pij sa për mos t’u dehur...“, „është pije me përmbajtje të vogël alkooli“, „nuk dua ta fyej kolegun e punes, po pij për nder të tij“, apo „këtu jetojmë në vend të huaj ... duhet t’i përshatemi shumicës “ janë të dënueshme dhe ‚flirtojnë‘ me vetë mëkatin sepse venë në dyshim implementimin e vetë rregullave islame në çdo kohë e shoqëri.

Nga pikëpamja historike konstatohet se alkooli është katastrofë e njerëzimit. Numri i jetëve te shuara njerëzore si pasojë e alkoolit dhe shumat financiare të cilat duhet të paguhen për shkak të dëmeve të shumta që sjell alkoolizmi janë të pallogaritshme. Alkooli u shkakton miliona njerëzve në të gjithe botën vuajtje të tmerrshme dhe te paimagjinueshme. Ai është shkaku kryesor i shume problemeve të shoqërisë së sotme. Rritja e kriminalitetit, tendencat në rritje të sëmundjeve psiqike, përqindja në rritje e shkatërrimit të familjeve dhe strukturave shoqërore janë dëshmi e trishtueshme e ndikimit shkatërrimtar të përdorimit të alkoolit.

Nga këndvështrimi i mjekëve specialistë çdo njeri është i paisur me një qendër ‚inhibitive‘ e cila ndodhet në tru. Kjo qendër bën të mundur kontrollin e sjelljes së njeriut dmth. edhe vetëpërmbajtjen nga sjellja e papërshtashme dhe joetike. Një njeri normal, i vetëdijshëm pra, i shmanget sjelljes së shëmtuar, nuk përdor fjalë fyese dhe vulgare, si në marrëdhënie me të njohurit ashtu edhe me të panjohur. Alkoholi e influencon qendrën e sipërpërmendur në atë mënyrë, saqë individi humbet kontrollin ndaj vetvetes. Ky është edhe shkaku pse i dehuri përdor fjalë të pista dhe sillet në mënyrë jo tipike për të. Përdorimi në doza të larta të alkoholit çon në humbje të vetërespektit, familjes, miqve, vendit të punës dhe në humbjen e dinjitetit njerëzor si dhe në akte të pamenduara. I dehuri mund të ndërmarrë akte të pamenduara dhe me karakter tragjik si p.sh. vrasjen e një tjetri, përdhunim apo incest..

Sipas agjensisë së specializuar të Ministrisë së Drejtësisë së SHBA-së vetëm në vitin 1996 u kryen mesatarisht 2,713 përdhunime në ditë. Statistikat tregojnë qartë se shumica dërrmuese e këtyre përdhunuesve ishin nën ndikim e alkoolit. E njëjta gjë vlen edhe për ngacmimet seksuale të cilat shfaqen çdo ditë dhe jo vetëm në Amerikë. Faktet në terren dhe të dhënat e mjekëve flasin për një lidhje direkte mes alkoolizmit dhe përhapjes vdekjeprurëse të SIDA-s.

Është mendjelehtësi dhe papërgjegjshmeri të mendosh se përdorimi me masë i alkoholit në aktivitetet shoqërore mund ta mbrojnë individin nga alkoolizmi. Çdo alkoolik ka qenë në fillim ‚social drinker‘ dhe askush nuk e fillon pijen me qëllim që të bëhet pijanec.

Abstenimi nga pija ka arsyetimin e vet mjekësor. Miliona njerez në botë vdesin çdo vit si pasojë e përdorimit në masë të alkoholit. Kjo i shkakton dëme ekonomisë, duke sjellë uljen e fuqisë punëtore dhe përdorimin e mjeteve financiare për mjekimin e individëve të prekur. Egziston një shkallë e gjerë sëmundjesh të cilat lidhen drejtëpërdrejtë me përdorimin masiv të alkoolit. Kështu p.sh. mund të përmendim:

• cirhozën e mëlçisë

• kancerin e pankreasit, kokës, qafës, melçisë dhe zorrëve

• infeksionin e pankreasit, gastritin, infeksionin e mëlçisë

• sëmundjen e muskulit të zemres, hypertensionin, arteriosklerozën, anginën, infarktin e zemrës.

Pasojat e përdorimit të alkoolit tek femrat janë edhe më të dëmshme ndaj edhe i kushtohet më teper vëmendje. Femrat janë më të ekspozuara ndaj cerozës së mëlçisë, sesa meshkujt. Gjithashtu përdorimi i alkoolit nga femra gjatë shtatzanisë dëmton foshnjen.

Shumë mjekë e trajtojnë alkoolizmin më tepër si sëmundje sesa si problem varësie. Nëse pajtohemi me faktin se alkoolizmi është sëmundje, atëherë vijmë në konkluzionin se është e vetmja sëmundje në botë që:

• shitet me shishe elegante

• propagandohet në masmedia

• tolerohet nga ligji

• shkakton vdekjen e dhunshme të njerëzve të pafajshëm gjatë trafikut

• shkatërron familje dhe kontribon në rritjen e kriminalitetit

Vëllezër dhe motra! Allahu i Plotfuqishëm, i pajisur me mençuri të pafundme, na ka paralajmëruar para tundimeve të Shejtanit, prandaj çdo mysliman që shpreson tek mëshira e Zotit, duhet të përpiqet të gjejë burime të tjera të ardhurash dhe jetese, ndryshe nga tregëtia e alkoolit.

Besimi Islam quhet Din al-Fitra, dmth. besimi i natyrshëm i çdo njeriu. Të gjitha rregullat dhe urdhërat në Islam kanë për qëllim të mirën e njerëzimit dhe ruajtjen e natyrshmërisë dhe barazpeshës njerëzore. Përdorimi dhe tregëtia me alkoolin përbëjnë devijim nga këto objektiva, prishin harmoninë e njeriut me mjedisin që e rrethon, si dhe shkaktojnë probleme të mëdha si për vetë individin, ashtu edhe për të gjithë shoqërinë.
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Post by AciDiuS »

bujar Birra osht uj t'Xhenetit
User avatar
selim miftari
Posts: 117
Joined: Thu Oct 26, 2006 1:55 am
Location: mitro.can
Contact:

Post by selim miftari »

ani lashkoooo sa her jom smut e pi ka 1. 2. 10. 20. e ma men meniher super jom kurkun nuk um dhem ma............
Locked