Shkenca dhe Feja (copy paste)

Shkenca, teknologjia... Diskutoni rreth ketyre lemive, tregoni, pyesni, mesoni.

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82, adela

User avatar
TALEBANI
Posts: 1914
Joined: Thu Mar 23, 2006 10:45 pm

Re: Shkenca dhe Feja (copy paste)

Post by TALEBANI »

VËRTETOHET FUQIA E ARGJILIT NGA SHKENCËTARËT

Zbulimet më të reja të shkencëtarëve thuajse i vërtetojnë bindjet fetare se jeta, ndoshta, ka ngjarë nga toka, siç mësojnë shumë religjione.
Ekip doktorësh, biokimistë dhe mikrobiologë nga Instituti Mjekësor "Hauard Hjuz" dhe Spitali i përgjithshëm shtetëror "Mesaçuses" në Boston, pohojnë se në argjilën kanë gjetur material që mund të jetë substancë kryesore në procesin e formimit të jetës.

Përzierja e argjilës e quajtur si "montmorilionit" jo vetëm që ndihmon në krijimin e "strajcave" të vogla yndyrash dhe lëngjesh, por ndihmon që qelizat të përdorin material gjenetik në emrin RNA. Kjo, ndërkohë, është njëra nga proceset kryesore jetësore.

Xhek Shostak, Martin Hançik dhe Sheli Fuxhikava në hulumtimet e kaluara zbuluan se argjila mund të jetë katalizator i reaksioneve kimike të domosdoshme për krijimin e RNA-së ashtu që do të mundësojë krijimin e pllakëzave të quajtura nukleotide.

Shkencëtarët zbuluan se argjila përshpejton procesin me të cilin acidet yndyrore krijojnë struktura të vogla në formë të strajcave, të cilat quhen vezikule. Argjila bartë RNA-në në këto vezikle. Sipas tyre, qeliza, në thelb, është "strajcë" e koklavitur me përbërje të lëngëta.

"Dëshmuan se argjila dhe mineralet tjera jo vetëm që mund të përshpejtojnë formimin e vezikleve, porse sigurojnë edhe kohën e duhur, që RNA-ja të kalojë në veziklet", deklaroi Shostaku.

"Krijimi, zhvillimi dhe ndarja e qelizave më të vogla mund të ndodhin si përgjigje e një reaksioni të ngjashëm në mes tyre me mineralet e pjesërishme dhe përbërjen e materialeve dhe energjisë", pohojnë shkencëtarët.
"Nuk themi se jeta ka ngjarë pikërisht kështu, atë që ne e themi është se dëshmuam zhvillim dhe ndarje pa kurrfarë mekanizmi biokimik. Të mundeshim të tregonim mënyrë më të natyrshme se si ajo ka ndodhur, do të mund të na mundësonte se si jeta ka ngjarë që në Tokën "primitive" - , konstaton Shostaku.

Uashington 12.09.2006
User avatar
TALEBANI
Posts: 1914
Joined: Thu Mar 23, 2006 10:45 pm

Re: Shkenca dhe Feja (copy paste)

Post by TALEBANI »

HISTORI, SHKENCË DHE QYTETËRIM: SI E NDRYSHUAN BOTËN SHPIKËSIT MUSLIMANË?

Në Muzeun e Shkencës dhe Industrisë në Manchester të Anglisë, është hapur një ekspozitë me moton “Ekspozita e 1001 shpikjeve: Zbulojmë trashëgiminë muslimane në Botën Tonë”. Kjo ekspozitë, e cila është hapur në mars dhe do të jetë e hapur deri në shtator të këtij viti (2006), ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së njerëzve rreth kontributit të muslimanëve drejt qytetërimit modern. Kjo ekspozitë, e vizituar nga një numër jashtëzakonisht i madh vizitorësh, si qytetarë, nxënës shkolle, studentë e akademikë, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe për medie të shumta botërore. Paul Valley, ka renditur 20 shpikjet më me ndikim, duke identifikuar kështu edhe gjenitë që qëndrojnë prapa tyre.

1. Tregohet se një arab me emrin Halid po ruante dhitë e tij në rajonin e Kaffas në Etiopinë Jugore, kur papritur vëren se kafshët e tij qenë bërë më energjike pasi që kishin ngrënë disa lloje kokrrash. Më pas ai zien kokrrat për të përgatitur kështu kafen e parë. Nga shënimet e para rreth kësaj pije mësojmë se ajo eksportohej prej Etiopisë në Jemen, ku konsumohej nga sofistët, të cilit kishin nevojë që të rrinin zgjuar gjatë natës për t’u lutur nëpër raste të caktuara. Kah fundi i shekullit XV kafeja mbërrin në Mekë dhe në Turqi, prej nga bën rrugën drejt Venedikut më 1645. Në Angli do të sillej më 1650 nga një turk i quajtur Pasqua Rosee, i cili hap kafenenë e parë në Lombard Street të Londrës. Kahwa arabe u bë kahve turke pastaj caffé italiane dhe në fund coffee angleze.


2. Grekët e vjetër mendonin se ne mund të shohim vetëm atëherë kur rrezet e diellit ndeshen me sytë tonë. Njeriu i parë, i cili realizoi se drita në fakt depërton në sy, në vend se të reflektohet nga syri, qe matematikani, astronomi, dhe fizikani musliman i shekullit të XX, Ibën Haithem. Ai shpiku aparatin e parë fotografik kur vërejti se si drita depërton përmes një vrime në kanatin e dritares. Duke e bazuar në faktin se sa më e vogël vrima, aq më e mirë fotografia, ai punon për të sjellë aparatin e parë të njohur si Camera Obscura (nga fjala arabe “kamara” që do të thotë dhomë e errët apo private). Ai gjithashtu njihet si njeriu i parë, i cili transferoi fizikën prej një aktiviteti filozofik në atë eksperimental.


3. Një lloj shahu ishte luajtur në Indinë e lashtë, por loja të cilën ne e njohim sot vjen nga Persia. Prej atje ishte përhapur drejt perëndimit në Evropë – për t’u sjellë në Spanjë në shekullin e X nga mursët – dhe drejt lindjes deri në Japoni.


4. Një poet, astronom, muzikant, dhe inxhinier musliman i quajtur Abbas bin Firnas, një mijë vjet para vëllezërve Rajt kishte bërë përpjekje të pa reshtura për të konstruktuar një makinë fluturuese. Më 852 ai kërcen nga minarja e Xhamisë së Madhe të Kordobës duke përdorur një pelerinë të lëshuar të kapur në krahë të drunjtë. Shpreson të rrëshqas lehtas si zog, por nuk ia del dot. Megjithatë pelerina ia ngadalëson rënien, duke krijuar kështu atë që mendohet të jetë parashuta e parë, kurse vet mbetet me ca plagë të vogla. Më 875, në moshën 70 vjeçare, pasi kishte përsosur një makinë, me mëndafsh dhe puplave të shqiponjës ai provon përsëri, kësaj radhe duke kërcyer nga maja e një bjeshke. Fluturon në lartësi duke qëndruar në ajër për dhjetë minuta, por përplaset gjatë zbritjes - duke konkluduar, saktësisht, se shkak i përplasjes qe mosvënia e një bishti makinës së tij që ta ngadalësonte zbritjen. Sot aeroporti ndërkombëtar i Bagdadit si dhe një krater në Hënë janë të emëruar sipas tij.


5. Larja dhe pastrimi janë obligime fetare për muslimanët, arsye kjo që si duket i shtyri ata të përsosin recetën për sapunin, të cilin edhe sot e përdorim. Edhe egjiptianët e lashtë posedonin një lloj sapuni, sikurse që kishin edhe romakët, të cilët e përdorin më shumë si pomadë. Por, qenë arabët ata që kombinuan lëngun e bimëve me hidroksid sodiumi dhe elemente tjera aromatike siç është vaji i trumzës. Një nga tiparet neveritëse të kryqtarëve, që diktohej nga hunda e arabëve, ishte fakti se ata nuk pastroheshin. Shamponi në Angli është sjellë nga një musliman, i cili më 1759 kishte hapur një banjë me avull në bregdetin e Grighton-it për tu emëruar më vonë mjeshtër i shamponit në oborrin e mbretërve George IV dhe Williami IV.


6. Distilimi, metoda e ndarjes së lëngjeve nga mbeturinat gjatë zierjes, është zbuluar rreth vitit 800 nga shkencëtari më i shquar i Islamit, Xhabir bin Hajjan, i cili transformoi alkiminë në kimi, duke shpikur gjithashtu edhe shumë nga aparatet dhe metodat bazë akoma në përdorim sot si – lëngëzimin, kristalizimin, distilimin, pastrimin, oksidimin, tretjen dhe filtrimin. Përveç kësaj, ai gjithashtu kishte zbuluar edhe acidin sulfurik dhe nitrik, dhe me anë të shpikjes së aparatit distilues, ai kishte arritur t’i jep botës ujë trëndafili si dhe parfume tjera me përbërje alkooli (megjithatë konsumimi i tyre është i ndaluar sipas Islamit). Ibën Hajjan vuri në dukje eksperimentimin sistematik dhe ishte themelues i kimisë moderne.


7. Një nga shpikjet më të rëndësishme mekanike në historinë e njerëzimit, aparati për të ngritur ujin nga poshtë lart, është fryt i punës së një inxhinieri të zgjuar muslimanë i quajtur el-Xhazari. Libri i tij i vitit 1206 “Libri i njohurisë mbi aparatet e holla mekanike”, tregon se ai gjithashtu kishte shpikur apo përpunuar përdorimin e valvulave dhe pistonave, sajoi disa nga orët e para mekanike që lëviznin me ujë dhe peshë dhe ishte babai i robotëve. Në mesin e 50 shpikjeve tjera të tija, është edhe brava me kod.


8. Qepja nën astar do të thotë lidhja e dy shtresave të pëlhurës me një shtresë izoluese në mes. Nuk është e qartë nëse ishte zbuluar në botën muslimane apo ishte importuar atje nga India dhe Kina. Por, është e sigurt se në Perëndim kishte ardhur përmes kryqtarëve. Ata e panë atë që përdorej nga luftëtarët saraçinë, të cilët bartnin këmisha të qepura e të ngjyrosura të mbushura me kashtë në vend të parzmoreve. Këto këmisha shërbenin edhe si mbrojtëse, madje më efektive krahasuar me parzmoret e metalta e të rënda të kryqtarëve.


9. Harku i mprehtë, karakteristikë e katedraleve gotike të Evropës, ishte një shpikje e përvetësuar nga arkitektura islame. Ishte shumë më i fortë se sa harku i rrumbullakët i përdorur nga romakët dhe normanët, gjë që lejonte ndërtimin e ndërtesave më të mëdha, më të larta, më komplekse dhe më grandioze. Huazimet tjera nga gjenitë muslimanë përfshijnë edhe kubet e hullizuara, dritaret në stil trëndafili dhe teknikat për ndërtimin e kubeve. Kështjellat evropiane gjithashtu ishin një përshtatje e atyre të Botës Islame -me të qara si shigjetë, mur mbrojtës me frëngji, fortifikatë dhe parapet-. Arkitekti i kështjellës së Henri të V-të ishte musliman.


10. Dizajni i shumë instrumente moderne kirurgjike është i njëjtë me ato të sajuara në shekullin XX nga një kirurg musliman i quajtur el-Zahravi. Skalpetat e tij, sharra për eshtra, pincetat, gërshërët e vogla për operimin e syve dhe shumë nga 200 instrumentet, të cilat ai i kishte sajuar, sot janë të njohura për kirurgun modern. Ai ishte që zbuloi se fijet që përdorën për qepje të brendshme treten vetvetiu (zbulim ky që vërtetoi kur majmuni i tij kishte ngrënë telat e lahutës së tij). Në shekullin XIII, një mjek tjetër musliman i quajtur Ibën Nafis, përshkroi qarkullimin e gjakut, 300 vjet para se William Harvey ta zbulonte këtë. Mjekët muslimanë gjithashtu shpikën mjete anestezike nga përzierjet e opiumit dhe alkoolit si dhe zhvilluan gjilpëra më zgavra për të thithur perden e syve, një teknikë kjo që edhe sot është në përdorim.


11. Mulliri me erë ishte shpikur më 634 për një kalif persian dhe ishte përdorur për të bluar drithë dhe tërheq ujë për vaditje. Në shkretëtirat e gjera të Arabisë, kur përrenjtë sezonal thaheshin, i vetmi burim i energjisë mbetej era që frynte me muaj nga një drejtim. Mullinjtë kishin gjashtë apo dymbëdhjetë fleta të veshura me pëlhurë apo gjethe palme. Kjo ishte 500 vjet përpara se mulliri i parë me erë të dukej në Evropë.


12. Metoda e vaksinimit nuk është shpikur nga Jenner dhe Pasteur, por ishte sajuar në Botën Muslimane dhe ishte sjellë në Evropë nga Turqia nga bashkëshortja e ambasadorit anglez në Stamboll më 1724. Fëmijët në Turqi ishin vaksinuar për të luftuar linë të paktën 50 vjet para se Perëndimi ta zbulonte atë.


13. Stilografi ishte shpikur për Sulltanin e Egjiptit më 953, pasi kishte kërkuar një stilolaps, i cili nuk do t’ia njolloste duart apo rrobat. Ky stilograf ruante ngjyrën në një rezervuar, dhe sikurse stilolapsat modern, kalonte ngjyrën në maje me një aksion kombinues të gravitetit dhe kapilarit.


14. Sistemi i numërimit, i cili përdoret anekënd botës për nga origjina me sa duket është nga India, por stili i shifrave është arab dhe për herë të parë u duk në botim në veprat e matematikanëve si el-Kavarizmi dhe el-Kindi rreth vitit 825. Algjebra është quajtur për nder të librit të el-Havarizmit, “Al-jabr wa-al-Muqabilah”, shumë nga përmbajtja e së cilës akoma është në përdorim. Veprat e dijetarëve muslimanë të matematikës u importuan në Evropë 300 vjet me vonë nga matematikanit italian Fibonacci. Algoritmet si dhe teoria e trigonometrisë vijnë nga bota muslimane. Zbulimet e el-Kindit rreth zbërthimit të frekuencave, bënë gjithë kodet e botës antike të shpjegueshme, duke krijuar kështu bazat e kriptologjisë moderne.


15. Ali bin Nafi, i njohur me nofkën Zirjab (Zogu i Zi) erdhi nga Iraku në Kordobë në shekullin e nëntë duke sjellë me vete konceptin e ushqimit me tre pjata: supë, pastaj peshk apo mish dhe në fund frute dhe arrë. Ai po ashtu paraqiti gotat e kristalta (të cilat ishin shpikur pas eksperimenteve me gurë të kristaltë nga Abbas bin Firnas; shih nr. 4 ).
16. Qilimat konsideroheshin si pjesë e parajsës nga muslimanët e mesjetës, duke iu falënderuar metodave të avancuara të endjes që kishin, ngjyrave, sensit për dizajn si dhe arabeskave, të cilat ishin bazë e artit islam. Për krahasim, dyshemetë e Evropës ishin prej dheu deri sa qilimat arabë e persianë u paraqiten.


17. Çeku modern vjen nga fjala arabe “sekk”, një përbetim i shkruar për ta paguar mallin kur ai të jetë shpërndarë, për t’iu shmangur kështu bartjes së parave nëpër terrene të rrezikshme. Në shekullin IX, një biznesmen musliman ka mundur të kthejë në para në Kinë një çek të lëshuar në Bagdad.


18. Në shekullin IX, për shumë shkencëtarë muslimanë, forma sferike e tokës ishte një e vërtetë e pa diskutueshme. Argument për këtë, thotë Ibën Hazm: “Është se Dielli gjithnjë është në pozitë vertikale nga cilado pikë e Tokës”. Kjo ishte 500 vjet para se Galileo të realizonte këtë. Kalkulimet e astronomëve muslimanë ishin aq të përpikta sa që në shek. IX ata llogaritnin se perimetri i Tokës është 40,253 km – më pak se 200 km të pa saktë. Shkencëtari el-Idris, më 1139 i pat ofruar globin e botës oborrit të Mbretit Roger të Sicilisë.


19. Megjithëse kinezët kishin shpikur barutin salpetër, të cilin e përdornin për fishekzjarrë, ishin arabët ata që e përpunuan atë, ku bashkë me nitrat kaliumi, e përdornin për nevoja ushtarake. Pajisjet ndezëse të muslimanëve i patën futur tmerrin kryqtarëve. Në shekullin XV ata veç kishin shpikur një raketë, të cilën e quajtën “vezë vetë lëvizëse dhe djegëse”, dhe një torpedo – një lloj bombe me një shtizë në majë, e cila ngulej në anijen e armikut për të eksploduar më pas.


20. Evropa mesjetare kishte kuzhinë dhe kopsht me barishte, por ishin arabët ata, të cilët zhvilluan idenë e kopshtit si një vend të bukurisë dhe meditimit. Kopshtet e bukura mbretërore për herë të parë në Evropë u hapën në Spanjën e muslimanëve të shek. XIX. Ndër lulet, të cilat e kanë origjinën në kopshtet e muslimanëve është edhe karafili dhe tulipani.
User avatar
TALEBANI
Posts: 1914
Joined: Thu Mar 23, 2006 10:45 pm

Re: Shkenca dhe Feja (copy paste)

Post by TALEBANI »

PREJARDHJA ATEISTE E SHKENCËS PERËNDIMORE


Evropa mesjetare qeverisej nga regjimi dogmatik i Kishës Katolike, e cila i kundërvihej lirisë së mendimit dhe ushtronte trysni mbi shkencëtarët. Njerëzit mund të dënoheshin nga Inkuizicioni thjesht për arsye se bartnin besime e ide të ndryshme. Librat e tyre digjeshin dhe ata vetë ekzekutoheshin. Trysnia mbi kërkimin shkencor në Mesjetë përshkruhet shpesh në librat e historisë, por disa e interpretojnë gjendjen në mënyrë të gabuar dhe pretendojnë se shkencëtarët që iu kundërvunë Kishës ishin kundër fesë. E vërteta është pikërisht e kundërta. Shkencëtarët i kundërviheshin fanatizmit të Kishës, por ata ishin besimtarë. Ata nuk ishin kundër fesë, por kundër klerit të ashpër të asaj kohe.
Për shembull, astronomi i famshëm Galileo, që Kisha deshi ta dënonte për arsye se pretendonte që toka rrotullohej, ka thënë: "I kushtoj falënderime të pafund Zotit që u tregua kaq bujar, sa të më bëjë mua të parin vëzhgues të mrekullive që kishin mbetur të fshehura në shekujt e mëparshëm”. Shkencëtarë të tjerë që themeluan shkencën bashkëkohore shprehnin besim të gjithë.
- Kepleri, i njohur si themeluesi i astronomisë bashkëkohore, u tha atyre që e pyetën se pse e lodhte veten me shkencën: “Kisha për qëllim të bëhesha teolog... por tani unë e shoh se Zoti, në përpjekjet e mia, është i lëvduar edhe në astronomi, sepse “qiejt shpallin lavdinë e Zotit”.
Kurse Njutoni, një ndër shkencëtarët më të mëdhenj në histori, sqaroi arsyet që qëndronin pas zellit të tij për punën shkencore duke thënë: "Ai (Zoti) është i përjetshëm dhe i pafund, i gjithëpushtetshëm dhe i gjithëditur; pra, vazhdimësia e Tij mbërrin nga përjetësia në përjetësi; prania e Tij, nga pafundësia në pafundësi; Ai sundon gjithçka dhe di gjithçka që është ose që mund të bëhet.... Ne e njohim atë vetëm nga krijimi plot urtësi e madhështi i sendeve.... Ne e nderojmë dhe e adhurojmë Atë si robër të Tij...."
Gjeniu i madh, Paskali, babai i matematikës së sotme, ka thënë: "Përmes besimit ne njohim ekzistencën e Tij (Zotit); në lavdi do ta njohim natyrën e Tij”. Shumë themelues të tjerë të shkencës bashkëkohore perëndimore ishin, gjithashtu, besimtarë të patundur të Zotit. Për shembull:
- Von Helmont, një ndër figurat kryesore të kimisë bashkëkohore dhe shpikës i termometrit, ka deklaruar: “Shkenca është pjesë e besimit”.
- Xhorxh Kuvier, themelues i paleontologjisë bashkëkohore, i shihte fosilet si prova të mbjetuara të Krijimit dhe mësonte se qeniet e gjalla ishin krijuar nga Zoti.
- Karl Lineus, që sistematizoi i pari klasifikimin shkencor, besonte në Krijim dhe deklaronte se rregulli natyror ishte një provë domethënëse e ekzistencës së Zotit.
- Gregor Mendel, themeluesi i gjenetikës, njëkohësisht murg, besonte në Krijim dhe kundërshtonte teoritë evolucionare të kohës, si atë të darvinit dhe të lamarkut.
- Lui Paster, emri më i madh në historinë e mikrobiologjisë, provoi se jeta nuk mund të krijohej nga lëndë inerte dhe mësonte se jeta ishte një mrekulli e Zotit.
- Maks Plank, fizikanti i famshëm gjerman thoshte se Krijuesi i gjithësisë ishte Zoti dhe theksonte se besimi është një cilësi e nevojshme e shkencëtarëve.
- Albert Ajnshtain, i njohur si shkencëtari më me famë i shekullit të 20-të, thoshte: "Shkenca pa besimin në Zot është e çalë”.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Shkenca dhe Feja (copy paste)

Post by Clavicula »

Ku na met shkenca kineze?
Busolla, Baruti, Letra, Astronomia kineze qe e njoften shume heret.

Pse sot shtetet teokratike ose qe jon shume fetare jon shume te prapambetur karshi atyne sekulare?
User avatar
portnoy
Posts: 3607
Joined: Tue Sep 04, 2007 7:02 pm
Location: Suhareke

Re: Shkenca dhe Feja (copy paste)

Post by portnoy »

Clavicula wrote:Ku na met shkenca kineze?
Busolla, Baruti, Letra, Astronomia kineze qe e njoften shume heret.

Pse sot shtetet teokratike ose qe jon shume fetare jon shume te prapambetur karshi atyne sekulare?
Op pajtona me ty,...
User avatar
Pandemonis
Posts: 2495
Joined: Sat Jun 24, 2006 2:39 pm
Location: Lluga-city
Contact:

Re: Shkenca dhe Feja (copy paste)

Post by Pandemonis »

Clavicula wrote:Ku na met shkenca kineze?
Busolla, Baruti, Letra, Astronomia kineze qe e njoften shume heret.

Pse sot shtetet teokratike ose qe jon shume fetare jon shume te prapambetur karshi atyne sekulare?
tybe t'ka mar vesh cka i ke thone....a tja perkthej une shqip apo ti? :shsmile:
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Shkenca dhe Feja (copy paste)

Post by Clavicula »

:shsmile: :shsmile:
Jo mer nuk kane pas kinezet shknece kurre, edhe nuk kane dhon sen se nuk jon kon mysliman ata.
User avatar
SOPRANO
Administrator
Posts: 12039
Joined: Thu Jun 17, 2004 3:04 am
Location: tu plepi

Re: Shkenca dhe Feja (copy paste)

Post by SOPRANO »

:shsmile:

eu taleban zeza
User avatar
jacksparrow
Posts: 3617
Joined: Sat Apr 08, 2006 11:58 pm
Location: Ashburton Grove

Re: Shkenca dhe Feja (copy paste)

Post by jacksparrow »

ha qa po kceni....ku jeni ju qi po thuni na jem kunder LINDJES kunder ARABOFILAVE edhe ARABIZMIT po NUK jem kunder ISLAMIT n pergjithsi....qa pi ju duhet KINA tash...leni ata se boll jon edhe pa juve.....
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Shkenca dhe Feja (copy paste)

Post by Clavicula »

A ki naj koment a jo?
A po don me deviju temen me qellim?
User avatar
jacksparrow
Posts: 3617
Joined: Sat Apr 08, 2006 11:58 pm
Location: Ashburton Grove

Re: Shkenca dhe Feja (copy paste)

Post by jacksparrow »

Clavicula wrote:A ki naj koment a jo?
A po don me deviju temen me qellim?
koment??....po....shkenca e ka pas lulzimin e vet gjat periudhes kur o shtri Islami prej Spanjes dej n Kin

po a thu qa hin shkenca kineze n ket mjedis...qeto e kom t paqart...nuk po flasim per shkenca t vendeve t caktume....po flasim per SHKENCEN(n pergjithsi) edhe FEN...
User avatar
Sitting Bull
Posts: 2403
Joined: Mon Jul 02, 2007 11:09 pm
Location: Gjilan
Contact:

Re: Shkenca dhe Feja (copy paste)

Post by Sitting Bull »

Shkenca nuk ka linde me Islamin, po shum heret mijera e mijera vite te Kinezet, ne Indi, ne Greqien antike, ne Rome kshtu qe shkenca nuk u ndal kurr edhe nuk e ka njet mu ndale
User avatar
jacksparrow
Posts: 3617
Joined: Sat Apr 08, 2006 11:58 pm
Location: Ashburton Grove

Re: Shkenca dhe Feja (copy paste)

Post by jacksparrow »

Sitting Bull wrote:Shkenca nuk ka linde me Islamin, po shum heret mijera e mijera vite te Kinezet, ne Indi, ne Greqien antike, ne Rome kshtu qe shkenca nuk u ndal kurr edhe nuk e ka njet mu ndale
op shum mir e ki...amo une e ceka LULZIMIN e vet kur e ka pas
User avatar
Sitting Bull
Posts: 2403
Joined: Mon Jul 02, 2007 11:09 pm
Location: Gjilan
Contact:

Re: Shkenca dhe Feja (copy paste)

Post by Sitting Bull »

Lulzim ne secilen periudhe te historise ka pase, amo lulezimin ma te madh e ka ne ditet e sotit, edhe kuptohet se ne cilat shtet teokratike apo sekulariste
User avatar
SOPRANO
Administrator
Posts: 12039
Joined: Thu Jun 17, 2004 3:04 am
Location: tu plepi

Re: Shkenca dhe Feja (copy paste)

Post by SOPRANO »

pikerisht Sitting Bull...tash un spo di pse njerzia jan nshu qaq shum mas ksaj "islami dhe shkenca".....kur dihet se qka do qe kan bo arabt...kinezt,romakt,grekt e kan bo para tynve...

...mendoj se permes ksaj "islami dhe shkenca" njerzia po mundohen me gjet ni rrug mat "logjikshme" mi shti njerzit me besu...qe osht deshtim...


qdo kush qe menon se feja ka te boj me shkenc...ma mir nisnja harrone kit onderr...se thjesht,ska te boj aspak...

...as ni zbulim i vetem sesht bo permes fes....ma konkretisht permes kuranit...

......po gjith ka shku kshtu > niher osht bo zbulimi nga dikush qe ska pas te boj me kuran...masnej ka ardh naj wahabis edhe ka thon qeky zbulim shkrun ne kuran...

...pra niher zbulimi masnej kurani...kurr ska qen kurani masnej zbulimi sipas asaj...

.....pse? se kurani ka matriall per mi plastelinizu gjanat...apo njerzve kshtu po i konvenon me i plastelinizu gjanat...
Post Reply