Re: TRI ARGUMENTET MAHNITESE KUNDER EVOLUCIONIT

Shkenca, teknologjia... Diskutoni rreth ketyre lemive, tregoni, pyesni, mesoni.

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82, adela

Locked
User avatar
Sitting Bull
Posts: 2403
Joined: Mon Jul 02, 2007 11:09 pm
Location: Gjilan
Contact:

Re: TRI ARGUMENTET MAHNITESE KUNDER EVOLUCIONIT

Post by Sitting Bull »

Muki wrote:
The Mythology wrote:
Muki wrote:57 vendet e qetyne majmunave e kopeve kafsherore na njoften perniher krijimin e shtetit
Kush e dha fjalen e fundit per me ja nis me pranu pavarsin e Kosoves :mrgreen: Lindja a Perendimi... ?
Leje tash ti ato se kush e dha fjalen e fundit,po du me thon qe shkretun qata qe than qashtu ma nalt. edhe deri sa do shtete perendimore hezitojshin,kta unanimisht na njohen perniher.
Jo bre hala um doket qe sna kan njofte
User avatar
6POUNDER
Posts: 5966
Joined: Thu Jul 27, 2006 12:24 am
Location: Prizren, the Greater Albania
Contact:

Re: TRI ARGUMENTET MAHNITESE KUNDER EVOLUCIONIT

Post by 6POUNDER »

Black_Bird wrote:
Problemi 1
Nuk ka asnjë ligj shkencor që lejon diçka të evoluojë nga asgjëja. Nëse nuk ka pasur asgjë në univers nga të fillohet, është e qartë se asgjë nuk ka mundur të ndikojë që diçka të paraqitet.
Evolucionistët shpesh mundohen ta shmangin këtë problem duke arsyetuar se evolucioni nuk ka të bëjë me fillimin e jetës, por ai merret vetëm me atë se si ka përparuar jeta pasi që ajo është shfaqur. Por, nëse nuk mund të nxjerrni diçka nga asgjëja, është e kotë të mendohet se ekziston një hap tjetër. Përziej figurat në çfarëdo mënyre të duash, por pa Krijues nuk do të fitosh asgjë, gjithçka do të mbetet e vetmuar.
shume mire shume me pelqej, po tash zoti ka dul nga asgjeja ? kush eshte krijues i krijuesit ? nese nuk ka pas asgje ne univers ather kush e krijoj krijuesin e krijuesit ? bla bla bla
(sikurse bulshitin e absolutit qe e blejne njerzit, ka edhe asi qe e blejne bulshitin e evolucionit, po ka edhe asi qe e blejn blushitin e topshopit, leni njerzt le te blejne qka te dojne, kto sene skan nevoj per reklam e imponim)

ps : chuck norris u kone para zotit edhe para pules edhe para vo-s :P qeshtu po ma kona mu mos ma gjigavni tash me thone qy qka po flet ky :evil:
User avatar
kresha7
Posts: 1237
Joined: Sat May 26, 2007 6:36 pm
Location: Somewhere else then you !!
Contact:

Re: TRI ARGUMENTET MAHNITESE KUNDER EVOLUCIONIT

Post by kresha7 »

6POUNDER wrote:

i call this a kick straight in the ball's :shsmile:
User avatar
Muki
Posts: 4685
Joined: Thu Oct 06, 2005 10:38 pm
Location: Mitrovicë

Re: TRI ARGUMENTET MAHNITESE KUNDER EVOLUCIONIT

Post by Muki »

E izraeli na paska njoft a :o ?
E di qe edhe pse e kan zgjat pak po Arabia Saudite eshte ne prag te njohjes e kur te na njohi kjo edhe tjerat mbas,edhe ate fale Turkise qe po e shajm ne sot,qe eshte tu lobu ma shume se ne!
Mos harro na ne Izrael lobum po nuk na vari kush :)
Sa per vendet islamike vet jemi fajtor edhe gjithe analistet politik po e pranojn nje gje te tille !
Te pakten shumica e arabve nuk e kan perkrah Millosheviqin kunder nesh,siq e perkrahin shumica e popullit izraelit madje ne disa vende islamike po qe se ke pasaporte jugosllave nuk te lejohet hyrja per shkak te Srebrenices dhe Kosoves !
Sa i perket kesaj ceshtje,vazhdojme te rubrika Politika te tema e njohjes se ktu per diqka tjeter po flitet,mos ta devijojme...!
Nihemi anej.
User avatar
Sitting Bull
Posts: 2403
Joined: Mon Jul 02, 2007 11:09 pm
Location: Gjilan
Contact:

Re: TRI ARGUMENTET MAHNITESE KUNDER EVOLUCIONIT

Post by Sitting Bull »

Muki wrote:E izraeli na paska njoft a :o ?
E di qe edhe pse e kan zgjat pak po Arabia Saudite eshte ne prag te njohjes e kur te na njohi kjo edhe tjerat mbas,edhe ate fale Turkise qe po e shajm ne sot,qe eshte tu lobu ma shume se ne!
Mos harro na ne Izrael lobum po nuk na vari kush :)
Sa per vendet islamike vet jemi fajtor edhe gjithe analistet politik po e pranojn nje gje te tille !
Te pakten shumica e arabve nuk e kan perkrah Millosheviqin kunder nesh,siq e perkrahin shumica e popullit izraelit madje ne disa vende islamike po qe se ke pasaporte jugosllave nuk te lejohet hyrja per shkak te Srebrenices dhe Kosoves !
Sa i perket kesaj ceshtje,vazhdojme te rubrika Politika te tema e njohjes se ktu per diqka tjeter po flitet,mos ta devijojme...!
Nihemi anej.
Muki Izraeli hala pa e shaplle na pavaresine, kur ka qene z.Thaqi atje e kan perkrahe....mirepo pa e pranu konferenca islamike Izraeli nuk na pranon...se me ba e me na pranu Izraeli para atyne, ata nuk na pranojne kurr...e kshtu qe njiher osht pune politike ktu...
Me rendesi eshte se ata ia kan dhane Thaqit driten jeshile edhe i kan premtu se do ta njohin pavaresine...kurse Vuk Drashkoviqi kur ke atje ke tu plase prej inatit nese e ke shiku rrjedhen e ketyre vizitave ne Izrael....d.m.th Drashkoviqin e kthyen duarthate..
User avatar
Muki
Posts: 4685
Joined: Thu Oct 06, 2005 10:38 pm
Location: Mitrovicë

Re: TRI ARGUMENTET MAHNITESE KUNDER EVOLUCIONIT

Post by Muki »

Njeri une te thash nihemi anej,ti prap ke postu knej se ktu o tema per evolucion e jo per njohje te shtetit,vazhdojme ketu:

http://www.rocksonte.com/forum/viewtopi ... 3#p5161233
Voodoo Child
Posts: 3171
Joined: Mon Jan 01, 2007 7:25 pm

Re: TRI ARGUMENTET MAHNITESE KUNDER EVOLUCIONIT

Post by Voodoo Child »

6POUNDER wrote: shume mire shume me pelqej, po tash zoti ka dul nga asgjeja ? kush eshte krijues i krijuesit ?

Man nqs do me jetu sii tjert mos e bo kurr at pytje
User avatar
gothblood
Posts: 3096
Joined: Wed Jul 12, 2006 7:53 pm
Location: CEMETERY
Contact:

Re: TRI ARGUMENTET MAHNITESE KUNDER EVOLUCIONIT

Post by gothblood »

Voodoo Child wrote:
6POUNDER wrote: shume mire shume me pelqej, po tash zoti ka dul nga asgjeja ? kush eshte krijues i krijuesit ?

Man nqs do me jetu sii tjert mos e bo kurr at pytje
pse ti nuk po merresh ma mir me zbulu shum sene qe jan ende shum mistere ...qe janma te rendesishmese keto po te ka hi ne kry kush e krijoi krijuesin...i ki zbulu sene tjera veq kta po dan me zbulu

kurr mos e nderto kulmin endepa i perfundu muret ...e me dasht meja nis shpis per se mbari duhetme ja nis prej themeleve e me mbrri deri te kulmi ...e me sa e di une na ende jemi ne thmemele as muret ende nuk ja kemi nis me i ndertu
:dreq:
User avatar
Android
Posts: 4919
Joined: Fri Mar 25, 2005 8:44 am
Location: The Elegant Universe

Re: TRI ARGUMENTET MAHNITESE KUNDER EVOLUCIONIT

Post by Android »

jasht teme;
un ket tem se kom qel po e ka qel Black_Bird, qysh pe shoh koka ndodh ni ndryshim e koka fshi postimi i par i saj, kshtuqe autorin qi pe shifni Android - o gabim teknik njerz D:
User avatar
heroidi
Posts: 315
Joined: Sat Apr 19, 2008 3:55 pm
Location: Permi Qermide

Re: TRI ARGUMENTET MAHNITESE KUNDER EVOLUCIONIT

Post by heroidi »

Black_Bird wrote:Evolucionistët nuk kanë ndonjë përkrahje të fortë nga shkenca kur ata thonë se gjithçka ka “evoluar”. Në fakt, evolucionistët të cilët e mohojnë Zotin dhe mrekullitë e Tij, përballen me tri probleme të mëdha në univers.

Problemi 1
Nuk ka asnjë ligj shkencor që lejon diçka të evoluojë nga asgjëja. Nëse nuk ka pasur asgjë në univers nga të fillohet, është e qartë se asgjë nuk ka mundur të ndikojë që diçka të paraqitet.
Evolucionistët shpesh mundohen ta shmangin këtë problem duke arsyetuar se evolucioni nuk ka të bëjë me fillimin e jetës, por ai merret vetëm me atë se si ka përparuar jeta pasi që ajo është shfaqur. Por, nëse nuk mund të nxjerrni diçka nga asgjëja, është e kotë të mendohet se ekziston një hap tjetër. Përziej figurat në çfarëdo mënyre të duash, por pa Krijues nuk do të fitosh asgjë, gjithçka do të mbetet e vetmuar.

Problemi 2
Asnjë ligj shkencor nuk mund të llogaris që gjërat e pajetë të kthehen në jetë. Balta në kopshtin tuaj nuk kthehet në drunj dhe në lule. Ata vijnë prej farërave, shumimit apo shartimit nga një pemë në tjetrën.
Evolucionistët ateist kanë besuar gjatë se dikur në të kaluarën e largët jeta ka dalë nga substancat e pa jetë. Biologu britanez T.H. Huxley në vitin 1869 dhe fizikanti John Tyndall në vitin 1877 ishin promovuesit e hershëm të idesë se jeta mund të jetë gjeneruar nga elementet inorganike. Por, biologu nuk gjeti ndonjë ligj për ta mbështetur këtë ide, përkundër asaj se shumica ishin kundër. Vështrimi I pandryshueshëm është se gjallesat e gjalla mund të krijohen vetëm nga gjallesat tjera të gjalla. Jeta nuk do të mund të fillonte nëse Zoti dhe mrekullitë nuk do të merrnin pjesë.

Problemi 3
Nuk ka asnjë ligj shkencorë, i cili do t’i lejonte një lloji të krijesave të shndërrohej natyrshëm në një lloj krejtësisht tjetër. Për shembull, insektet nuk evoluojnë në një qenie shumë komplekse, jo insekt, për shkak se nuk kanë gjene ta bëjnë atë.
Teoria e evolucionit na mëson se gjallesat e formës së thjeshtë evoluojnë në gjallesa të formës më komplekse, sikurse peshqit, amfibët, zvarranikët, zogjtë dhe mamalët. Nuk ekziston asnjë ligj natyror që e lejon të ndodh një gjë e tillë. Gjëja më e mirë me të cilën mund të vijnë evolucionistët është të shpjegojnë se si ka mundësi të ndodh, ata thonë se ka ndodhur me anë të mutacioneve dhe zgjedhjes natyrore.
Por, mutacionet papërballueshëm shkatërrojnë informacionet gjenetike dhe prodhojnë krijesa më të hendikepuara sesa prindërit. Gjithashtu, edhe zgjedhja natyrale nuk jep diçka të madhe. Zgjedhja natyrale mund të shpjegojë përse molët me ngjyrë të bardhë në Angli janë pakësuar, ndërsa molët e zinj janë shumuar (përshkak se gjatë revolucionit industrial molët e bardhë në sipërfaqe të errët janë vërejtur më mirë nga zogjtë dhe ka pasur mundësi më të mëdha që zogjtë t’i hanë). Por, nuk mund të thuhet se molët janë shndërruar në krijesa efektive, krejtësisht tjera, në jo-molë krijesa. Thjesht, molët nuk kanë informacione gjenetike për të evoluar në një krijes tjetër që nuk është mol, pa marrë parasysh se sa kohë ju i jepni atyre.
Të gjitha faktet qëndrojnë në anën e atyre që besojnë se Zoti është Krijues i kësaj gjithësie.
seni ma i meqmi qe ki thon BB
fllanza
Posts: 2
Joined: Mon Feb 02, 2009 10:06 am

Re: TRI ARGUMENTET MAHNITESE KUNDER EVOLUCIONIT

Post by fllanza »

1/ Qeliza është shumë më e ndërlikuar se të gjitha produktet teknologjike që ka arritur të prodhojë njeriu. Edhe nëse përdorim laboratorin më të përparuar të botës, duke grupuar përbërje inorganike, nuk do të mund të arrijmë kurrë të përftojmë një qelizë të vetme. Kushtet që duhen të krijohen për shfaqjen e qelizës janë aq të shumta sa kurrë nuk mund të shpjegohen me rastësi.

2/ Molekula e ADN-së përmban informacionet gjenetike si një bankë informacionesh me kapacitet të pabesueshëm. Nëse do ta hidhnim në letër informacionin që përfshin ADN-ja e njeriut, do të krijohej një bibliotekë me 900 volume enciklopedike me nga 500 faqe secili. Probabiliteti që proteinat (njësia bazë e qelizës) të sintetizohen rastësisht është 1 në 10950 (për një proteinë mesatare me 500 aminoacide). Në matematikë probabilitetet më të vogla se 1050 konsiderohen "të pamundura".

Së fundi ju preferoj të analizoni vetëm ndonjërin nga proceset e shumta që kryhen në trupin tonë, sic është përshembull Replikimi dhe Transkriptimi i ADN-së. Të mendosh se brenda një qelize (që ka madhësi mikroskopike) e gjithë kjo kryhet me aq precizitet...Mua nuk më duket se kjo ngjanë në rastësi, padyshim këtu ka dicka Mbinatyrore :!:

darian
Posts: 1040
Joined: Wed Nov 05, 2008 4:50 pm
Location: .www

Re: TRI ARGUMENTET MAHNITESE KUNDER EVOLUCIONIT

Post by darian »

fllanza wrote:1/ Qeliza është shumë më e ndërlikuar se të gjitha produktet teknologjike që ka arritur të prodhojë njeriu. Edhe nëse përdorim laboratorin më të përparuar të botës, duke grupuar përbërje inorganike, nuk do të mund të arrijmë kurrë të përftojmë një qelizë të vetme. Kushtet që duhen të krijohen për shfaqjen e qelizës janë aq të shumta sa kurrë nuk mund të shpjegohen me rastësi.

2/ Molekula e ADN-së përmban informacionet gjenetike si një bankë informacionesh me kapacitet të pabesueshëm. Nëse do ta hidhnim në letër informacionin që përfshin ADN-ja e njeriut, do të krijohej një bibliotekë me 900 volume enciklopedike me nga 500 faqe secili. Probabiliteti që proteinat (njësia bazë e qelizës) të sintetizohen rastësisht është 1 në 10950 (për një proteinë mesatare me 500 aminoacide). Në matematikë probabilitetet më të vogla se 1050 konsiderohen "të pamundura".

Së fundi ju preferoj të analizoni vetëm ndonjërin nga proceset e shumta që kryhen në trupin tonë, sic është përshembull Replikimi dhe Transkriptimi i ADN-së. Të mendosh se brenda një qelize (që ka madhësi mikroskopike) e gjithë kjo kryhet me aq precizitet...Mua nuk më duket se kjo ngjanë në rastësi, padyshim këtu ka dicka Mbinatyrore :!:

padyshim qe ska kurgju mbinatyrore.
por ka sene te pakuptushme per njeriun qe nuk ka aftsi me mendu ne ni shkall te caktume komplekse, tcilit mandej ju shfaqen iluzione te ndryshme qe per logjiken e tij jon te kapshme veq nese quhen mbinatyrore.
User avatar
bg82
Moderator
Posts: 2564
Joined: Fri Dec 01, 2006 11:56 am
Location: New York

Re: TRI ARGUMENTET MAHNITESE KUNDER EVOLUCIONIT

Post by bg82 »

po ju qe jeni kategorik kunder evolucionit, ose sidomos ti fllanza etj. qe ne baze shkencore e keni gjet fuqine mbinatyrore... a ekziston mundesia qe gjithqka ka evolu mas kriimit te universit...
a ka mundesi qe ekziston qaq fuqi e madhe mbinatytore sa qe ka arrit prej kurgjofit me kalimin e kohes jemi na sot, por jo edhe krijesa e fundit e perkryme.

nuk e di pse mos me besu ne evolucion, kjo nuk do me thon qe e mohon fuqine mbinatyrore.
po nese beson qe njeri osht krijesa e pare edhe e fundit e gjithashtu edhe e perkryme, edhe nese universi osht kriju krejt ne kuader te njerezimit qe jeton ne toke... ateher kjo osht ka tingellon si ma pak e besushme.
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: TRI ARGUMENTET MAHNITESE KUNDER EVOLUCIONIT

Post by AciDiuS »

bg82 wrote:po ju qe jeni kategorik kunder evolucionit, ose sidomos ti fllanza etj. qe ne baze shkencore e keni gjet fuqine mbinatyrore... a ekziston mundesia qe gjithqka ka evolu mas kriimit te universit...
a ka mundesi qe ekziston qaq fuqi e madhe mbinatytore sa qe ka arrit prej kurgjofit me kalimin e kohes jemi na sot, por jo edhe krijesa e fundit e perkryme.

nuk e di pse mos me besu ne evolucion, kjo nuk do me thon qe e mohon fuqine mbinatyrore.
po nese beson qe njeri osht krijesa e pare edhe e fundit e gjithashtu edhe e perkryme, edhe nese universi osht kriju krejt ne kuader te njerezimit qe jeton ne toke... ateher kjo osht ka tingellon si ma pak e besushme.

budallakia ma e madhe e ni ateistit osht qe permes evolucionit munohet me mohu mundsin e egzistences se naj fuqie Hynore .
Locked