Sherbimet Sekrete

Shkruni qka dini per histori, vetni, msoni... ma mire se n'shkoll ko me u kan.

Moderator: AciDiuS

User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

10.
Po pas takimit me Zogun, u ktheve sërish në Bruksel?

Detyrimisht. Pastaj të gjithë më bindeshin në mënyrë të padiskutueshme. Ftesa e Zogut ishte një mesazh i qartë për këdo. Unë kisha në dorë të jepja dhe gradat për këdo që mendoja. Grada deri në Major firmosej nga unë.

Sa vjet ndenjët në Bruksel?

Ndenja plot 8 vjet, shto dhe dy në kampin e Greqisë bëhen plot 10 vjet.

Kishte njerëz që ju i respektonit shumë?

Patjetër. Aty kishte njerëz shumë të mirë. Kishte njerëz shumë fisnikë që kishin ikur dhe nga frika e ndonjë hakmarrjeje apo nga frika e ndonjë arrestimi të mundshëm politik, që mund t'u bënin në Shqipëri, ashtu siç kishte njerëz që kishin bërë nga një gabim të vogël dhe ishin detyruar të braktisnin familjet nga Shqipëria përgjithnjë. Unë në këto raste veprova fuqishëm dhe këta persona, ose u kthyen, ose u bënë bashkëpunëtorë të sigurimit. Unë mund të të them se kam shkuar prapë në Bruksel në vitin 1999 dhe i takova të gjithë miqtë e mi, që gjithsesi ishin dhe mbeteshin legalistë, por që ishin njerëz të mirë.

Kishte shumë elementë të sigurimit të shtetit në Partinë e Legalitetit?

Unë kisha rekrutuar jo pak. Por unë flas për ata që gjeta. Dija që kishin ardhur edhe nga Tirana shumë të tjerë si puna ime, por që nuk i njihja se kush ishin, dhe as ata nuk e dinin për mua. Këto janë të tjera gjëra për mënyrat si funksiononte Shërbimi i Fshehtë.

Po me elementët e këqinj, si veproje?

Në radhë të parë, unë njoftoja për ata që vinin në Shqipëri për të vrarë apo për të marrë hak. Kishte dhe shumë njerëz që të kallnin datën për etjen që kishin për të vrarë. Flisnin në emër të nacionalizmave që të luftonin komunizmin me çdo mjet, por harronin se ata njerëz që quheshin komunistë në Shqipëri, ishin njerëz të thjeshtë dhe të vuajtur, por që fatkeqësisht bëheshin pre e këtyre intrigantëve dhe spekullatorëve.

Pse i konsideron kështu, mos ke ndonjë mllef personal?

S'kam absolutisht asgjë personale, por s'kishe si t'i quaje ndryshe ata tipa që flisnin dhe propagandonin me të madhe për Shqipërinë etnike dhe të madhërueshme, duke u fshehur mes njerëzve vërtet të mirë, ndërkohë që ishin gati që për një dorë para të shisnin gjithë Shqipërinë, po të kishin mundësi. Kështu që detyra ime ishte të njoftoja për çdo lëvizje të tyre, ashtu siç duhej që, nëpërmjet fraksionesh brenda grupeve të tyre, t'u prishja shumë plane.

Keni pasur suksese në punën tuaj 10-vjeçare?

Shumë. Unë arrita të kontrolloja absolutisht gjithçka që ndodhte në Partinë e Legalitetit në mërgim. Por për këtë nuk është vetëm merita ime, sa edhe ajo e shumë miqve dhe shokëve të drejtë, që pavarësisht se na ndanin bindjet politike bashkë, gjithsesi ishin shpirtërisht larg dhunës dhe krimit. Akoma më shumë që gjeta mjaft miq dhe njerëz që ishin dhe politikisht të njëjtë me mua…

Keni pasur urdhra për të vrarë njerëz, që ju i keni konsideruar kriminelë?

Jo. Ne vepronim në ilegalitet, por dhe në mënyrë tepër të organizuar. Na ishte e ndaluar të vrisnim për disa arsye. Se në radhë të parë mund të dekonspiroheshe dhe në radhë të dytë nuk dihej kë vrisje. Ai që ty të dukej më krimineli apo më armiku i Shqipërisë, mund të ishte njeri i sigurimit. Madje që të jem i sinqertë, nisur nga ato aventurat e moshës, për disa që e kishin bërë hak, kërkova leje në Tiranë për t'i vrarë apo jo, për këtë apo atë arsye. Dhe përgjigjja ka qenë e prerë, "Jo". Duhet të dini që përgjigje të tilla nuk vinin pa u konsultuar tek Enver Hoxha.

Kush mund të ishin këta njerëz që ju donit t'i vrisnit?

Janë nga ata që erdhën me flamurin e lirisë si triumfatorë të mëdhenj, që në '91-shin bënin dhe thirrje për hakmarrje apo kushedi se çfarë llomotisnin tërë ditën Enver Hoxha, Enver Hoxha. Por nuk e dinin se Enver Hoxha i kishte mbrojtur, se një fjalë të na thuhej neve, nuk e merrnin vesh nga shkonin. Humbisnin si lepuri në vresht. Por u dukën se ç'mall ishin, se pasi erdhën, bënë ca deklarata dhe shkuan prapë si kurvat nëpër rrugët e Evropës.

Leka Zogun e keni njohur atëherë?

Si s'e kam njohur? Kur shkova unë për herë të parë në shtëpinë e tyre, në vitin 1958, ai ishte 14 vjeç dhe kur u largova për në Shqipëri, e lashë 21 vjeç. Kushedi sa herë kemi lëvizur me makinën time bashkë. Ishte djalë i qetë dhe me botë rinore të pasur. Ishte shumë i gjerë si shpirt. I ati bënte shumë përpjekje që ta përgatiste diplomatikisht. Por ai është larg të atit në zgjuarsi.

Në ç'kuptim?

Që nuk mund t'i afrohet kurrë të atit, i cili ishte një psikolog i jashtëzakonshëm dhe shumë i zgjuar. Ndërsa ky nuk e ka praktikën dhe aftësitë për drejtimin e shtetit. Aq më shumë që është larg realitetit shqiptar, pasi është mësuar në një tjetër botë, që ndryshon shumë me psikologjinë tonë. Le njëherë që është shumë naiv!

Mund të sqaroheni më hollësisht për këtë naivitet?

Nuk të flas më tepër për këtë pikë, veçse po të them kaq: Partia e legalistëve ka qenë gjithmonë nën drejtimin e komunistëve dhe komandohej që nga Tirana, madje dhe sot që Leka Zogu ka rreth vetes njerëz, të cilëve, dhe të mos u besonte shumë, nuk do të bënte keq. Mund të them se dikur e kam mbrojtur jo pak, këtë ndoshta ai nuk e di.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

11.
Nga kush, si, dhe pse e mbrojtët?

Në familjen e tyre ka pasur një kleçkë. Shumë kohë para se t'i lindte Leka, Ahmet Zogu, për çdo rast, sido që të vinte puna, në një kosultim i kishte thënë nipit të tij, pra djalit të vëllait, që ishte Skënder Zogu, që fronin mbretëror, po të ishte gjendja familjare në atë formë që ishte aktualisht (pra po të mos lindte djalë), do ta trashëgonte ai.
Mirëpo shpejt Zogu vendosi të martohej dhe pas një viti u bë me djalë. Në këtë rast Skënder Zogu duhet të ketë qenë njeriu që është mërzitur më shumë. Këtë unë e kam konstatuar në Paris, ku me sytë e mi prej zbuluesi të stazhionuar, evidentoja një mllef të palexueshëm që ishte mbledhur në qenien e tij. Në provokimet që i kisha bërë, kisha rezultuar se mund të bëhej i rrezikshëm kur të doje. Këtë unë ia kam thënë mbretit me gojën time dhe ai më besoi. Pranoi sugjerimin tim, që Skënder Zogu të mos shkelte më në pallat. kështu e bëmë të paefektshëm.

Po pse e bëtë, a nuk ishit dhe ju, në njëfarë mënyre, armiku i mbretit?

Absolutisht jo. Detyra ime nuk kishte të bënte me familjen në fjalë. Afrimi me të më duhej që unë të kontrolloja emigrantët, të cilët ishin angazhuar të gjithë pothuajse në partinë e tij. Kështu që mua nuk më prishte punë mbreti. Aq më shumë që në atë formë do të bëhesha më i besueshëm, ashtu siç ndodhi në të vërtetë.

Për familjen tënde në Shqipëri, a kishit dijeni se si jetonte?

Si mos më keq. Gruaja më ka vuajtur shumë. E dërguan në fshat bashkë me fëmijtë, Nezaqetin, Kujtimin dhe Luanin, që lindi pas ikjes sime, sepse siç shpjegova, ishte tremuajshe shtatzëne kur unë ika. Ata, sa shkuan në Fushë-Bardhë (Gjirokastër) u ndeshën me një opinion mbytës. I quanin familje armiqsh. Nuk u fliste njeri. Kishin një trysni, që e përjetonin dhimbshëm edhe fëmijtë. Pas kësaj, shkuan në një fshat tjetër, në Fushë-Vërri të Sarandës; aty trysnia politike ishte diçka më e durueshme. Resua dhe tre fëmijët, por jo më pak, edhe babai, motrat e vëllezërit jetonin me kokën përdhe, duke punuar në punët më të vështira dhe nuk kishin as një dallim nga të persekutuarit e tjerë. Madje, ata e morën vesh se kush isha unë, vetëm në janarin e '65-s, kur u shkova në shtëpi. Kjo ndodhte se unë e njihja mirë survejimin nga kundrazbuluesit brenda Shqipërisë kur ata informonin njerëzit e tyre; ashtu si edhe unë informoja shtetin tim në çdo kohë.

Kur u nise?

Që të dal te kjo përgjigje, do të të them se unë ika jo për dhjetë vjet, aq sa ndenja, por për tre vjet. Fakti ishte se unë arrita poste të larta dhe mundësitë që kisha për të dhënë informata, nuk mund t'i kishte kurrë një tjetër, i cili do të vinte në vendin tim.

I kishit kërkuar Tiranës që të ktheheshit?

Posi ore! U lodha së tepërmi. Njeri isha edhe unë, nuk isha gur. Isha larg familjes. Ata po më vuanin. Flasin mediat sot për mua, por nuk e dinë që po aq u lodh dhe sakrifikoi edhe gruaja ime, Resua, që mbeti vajzë e re në mes të katër rrugëve me mendjen nga burri. Priste të merrte çdo ditë mandatën e vdekjes sime, se isha në mes të kriminelëve.

Po për ikjen?

Ishte fundi i vitit 1964 kur unë ika. Që në fillim të atij viti u vura në survejim të plotë. Dyshimi se mos isha i dërguari i Sigurimit Shqiptar u bë i pashmangshëm për të gjithë. Në shumë raste kisha provokime. Në shumë të tjera më thuhej copë se mund të më kishte dërguar Enver Hoxha. Unë, detyrimisht isha shumë i kujdesshëm.

Kishit frikë?

Të thuash se nuk kisha, gënjej, por që të jem më i saktë, kisha më shumë shqetësim se po privohesha në mundësinë për të kryer detyrën. Ndërsa përsa i përket jetës time, po të bindeshin për detyrën që kryeja, nuk do të ma bënin shumë të gjatë. Por, unë nuk e them për mburrje se ndoshta e kam thënë disa herë, e kisha mendjen top që ditën kur u nisa, aq sa veten më shumë e kam menduar të humbur se të gjallë. Por, gjithsesi, detyra ime ishte të informoja për çdo shqetësimin, lidhur me provokimet apo dhe me pyetjet e hapura. Kjo gjë vazhdoi deri nga fundi i vitit 1964 kur në një takim të veçantë, që më kërkuan disa eksponentë të partisë, më thanë të flisja hapur si e kisha punën se nuk do më bënin gjë. Unë, sigurisht ruaja gjakftohtësinë dhe qetsinë. Me argumente bindëse i bëra të tërhiqeshin.

Çfarë argumentesh?

U kujtova rastet që kishin dyshuar edhe herë të tjera, por ishte vërtetuar e kundërta. Kështu që koha do ta tregonte edhe këtë bllof të tyre.

Nga ishe dekonspiruar?

Informacioni u kishte ardhur nga Shqipëria. Kjo nuk ka shumë rëndësi. Rëndësi ka që unë do të vazhdoja të punoja për të zbatuar urdhërat që më jepeshin, pa u trembur, sido që të ndodhte puna. Ky ishte betimi im dhe nuk do të luaja.

Po pse ikët?

Informacionet që i kisha çuar Ministrisë së Brendshme në lidhje me situatën time të dekonspiruar, përputheshin me informatat që ata kishin, prandaj më dërguan urdhrin urgjent që të nisesha menjëherë në Shqipëri, pasi rrezikohesha nga momenti në moment.

Si të njoftuan?

Ishte 1 dhjetori i vitit 1964 kur mora letrën e dërguar nga Tirana, e cila shkruante kodin: “Vajzën e ke sëmurë, por do ta çojmë te doktori”. Pra, fjala ishte "Nisu!".
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

12.
Si vepruat?

Menjëherë e çova makinën në servis. Kisha një veturë të vogël tip "breshke", por të mirë. Ishte e rehatshme dhe kishte motor të përsosur. Megjithatë, unë e çova në servis që sido që të ishte puna, të ishte në gjendje të mirë. Pastaj e çova në lavazh, e bëra "pasqyrë" dhe e parkova në oborrin e shtëpisë. Si shkova në shtëpinë, që e kisha marrë me qera, mora të gjithë dokumentacionin e Partisë së Legalitetit, të cilin e mbaja aty, dhe e vendosa me kujdes në dy valixhe të mëdha. Koha jashtë ishte e keqe. Kishte rënë dëborë dhe bënte ngricë e madhe. Sa shkoi ora rreth 04.00 e mëngjezit, dola nga shtëpia dhe si pashë njëherë me kujdes jashtë saj deri në rrugën matanë, vura valixhet në makinë dhe u nisa menjëherë për në Paris. Do të shkoja drejt e në ambasadën tonë. Rruga kishte trafik të madh dhe ishte jo e shkurtër, por mbi 400 km. Kështu që arrita në Paris aty nga ora tre-katër pasdite. Shkova menjëherë te ambasada dhe nxorra valixhet nga makina.

Kishit shkuar ndonjëherë në ambasadë?

Si mund të shkoje?! Po të të konstatonte njeri, dekonspiroheshe menjëherë. Por unë Parisin e kisha bërë si shtëpinë time. Shkoja gjithmonë dhe rrija dhe me ditë. Dija çdo skutë e rrëzë dhe ambasadën e kisha mësuar nga taksia. Kështu, shkova te porta e ambasadës me valixhe në duar. Mirëpo nuk më hapnin portën se nuk më njihte njeri. Nuk lejonin njeri të hynte brenda. “Me ju ballistët do të merremi tërë jetën ne?", më thanë. Ishte situatë e vështirë. Kjo ndodhi se nuk ishte ambasadori aty, se me atë njihesha dhe ai kishte dijeni të plotë se kush isha unë. Kështu që u thashë punonjësve që të njoftonin menjëherë në telefon sekretarin e parë të ambasadës, Hasan Luçin, dhe t'i thonin se Isuf Mullai është te porta me valixhe në dorë. Isha me emocione se rrezikohesha shumë, pasi kisha valixhet. Pas rreth një çerek ore, erdhën prapë te porta dhe ma hapën derën, pasi u kishte thënë anbasadori (Hasani) të më fusnin menjëherë brenda. Pas pak erdhi vetë Hasani dhe folëm gjatë bashkë. Për të fjetur do të shkoja te një hotel në Paris, diku larg ambasadës se nuk lejohej që të rrinte njeri atje.

Nuk kishit frikë?

S'kishe si bëje ndryshe. Në qoftë se shihja ndonjë nga ata të partisë apo të njohur të tjerë, nuk do t'ju thoja që jam duke ikur në Shqipëri, por "jam në xhiro, në punën time". Shumë se vrisja mendjen tani që kisha futur valixhet me dokumentet në ambasadë. Aty ndenja 4 ditë vërdallë, sa të më bëheshin dokumentet për riatdhesim. Pastaj më erdhi dokumenti, të cilin ma dha ambasadori ku shënohej se riatdhesohesha. Të nesërmen, pra më 8 dhjetor, Hasani më çoi në aeroport ku më kishte prerë edhe biletën e më sistemoi në avion. Ndërkohë, ishte njoftuar edhe ambasadori përkatës, që të më prisnin në stacionet e Romës ku do të zbrisja. Edhe ai, sipas urdhërave që kishte marrë nga Tirana, kishte për detyrë të më hipte në avionin tjetër, që vijonte më tej udhëtimin. Por më e vështira ndodhi, pikërisht, në Romë.

Pse?

Sepse kur shkova atje ambasadori ynë nuk kishte dalë, sipas porosisë së marrë. Unë nuk bëja dot asnjë lëvizje tjetër, sepse nuk dihej si ishte puna. Problemi qëndronte se në këto momente, kur unë kisha një javë që kisha ikur nga Brukseli. Mund të ishte marrë vesh në partinë e atjeshme dhe ata mund të kishin dhënë alarmin që unë po ikja me dokumentet sekrete të partisë. Kështu, mund të njoftonin degët e tyre në vendet ku kalonte linja e avionit dhe viheshin në ruajtje aerodromet përkatëse. Në momentin që unë mbeta vetëm në mes të aerodromit të Romës, mund të më ndodhte e papritura. Aty nuk ndenja pak, por plot një orë e gjysëm. Vetëm pas kësaj kohe u duk ambasadori, që erdhi me një alarm të jashtëzakonshëm, pasi e kishte të qartë se jeta ime, ashtu në mes të rrugës, varej në fije të perit.

Si e shpjegoi vonesën ambasadori ynë?

Ishte njoftuar me vonesë.

Pastaj u nise për në Rinas?

Me ambasadorin hipëm në avionin e linjës Romë - Bari. Dhe që andej vijuam për në Rinas.

Si u prezantuat në atdheun tuaj, që dikur kishit ikur si i arratisur?

Ndjeja emocione të mëdha. Në ato momente më hipi një mall i madh për familjen. Më dukej sikur sa të hapej dera e avionit, jashtë do të më prisnin fëmijtë. Kisha dhjetë vjet që u ika, gjoja për një natë, dhe po u shkoja vetëm pas dhjetë vjetësh. Kisha lënë vajzën, Nezaqetin, 4 vjeçe dhe e gjeja në klasën e shtatë, pra katërmbëdhjetë vjeçe. Kujtimi, që e kisha lënë veç tre vjeç, nuk më mbante mend as si fytyrë; se mos e mbaja unë xhanëm, ishte në klasën e gjashtë, pra 13 vjeç. Më shumë akoma, më kishte lindur djali i vogël, Luani, pesë muaj pasi kisha ikur unë dhe tani ishte në klasën e katërt fillore. Mendova për gruan, që i kisha ikur papritur dhe e kisha lënë vetëm me fëmijët nëpër këmbë; aq më shumë që ekzistonin të gjitha mundësitë që të lija edhe jetën. Kështu, mes këtij malli të vrullshëm, që më përfshiu për momentin, sikur u lotova disi.

Pse, nuk ishte njoftuar familja për të të pritur?

Ç'thua?! Familja nuk dinte gjë dhe as që do të njoftohej. Unë njihesha si i arratisur dhe ky rol do të vazhdonte deri sa të merrej vendim qeverie për legalizim.

Pse, funksiononte rregulli për rastin tënd?

E para, se ishe në shërbim të Sigurimit dhe duhej t'i kishe bërë aq punë deri sa të dukeshe i persekutuar në opinion. Në ato momente Sigurimi mund të kishte nevojë akoma për të të dërguar në një vend tjetër. Pra, ishe gjithmonë në urdhërat e Sigurimit.

Që të mos e ndërpresim subjektin në mes, çfarë ndodhi në Rinas?

Një oficer, që na kontrollonte pasaportat te dera e avionit, më ndaloi. Unë nuk kisha pasaportë, por vetëm atë shkresën e ambasadës sonë në Paris se riatdhesohesha, dhe kaq. Oficeri e pa me vëmendje dhe më tha si me mospërfillje: "Sa po na lodhni edhe ju ballistët e arratisur, ngelët poshtë e lart avionëve. Por unë nuk të besoj dot me këtë dy gisht letër që ke ti. Prit aty njëherë apo mos ke njeri që të pret jashtë?"
"Po, do të kem dhe unë ndonjë mik"-i thashë. Nuk arrita të mbaroj fjalën kur dikush nga jashtë, që priste me një veturë, i foli oficerit në fjalë. "Lëre se është i imi ai!" Oficeri, kur dëgjoi këtë ndërhyrje, që nuk donte shumë që të kuptohej se ishte i dërguari i Ministrisë së Brendshme, më pa me vëmendje dhe i shokuar më tha: "Paske vërtet mik të fortë!" "Po unë të thashë që do ta gjejmë ndonjë", ia ktheva si me mburrje unë. Pas kësaj shkova te vetura, që më priste. Personi i ardhur ishte i dërguari direkt i ministrit të Brendshëm, Kadri Hazbiut. Pas rreth gjysëm ore më vendosën në një vilë luksoze në Lagjen Laprakës në Tiranë. ty më kishin vënë roje, jo vetëm ushtarë, por edhe oficerë. Mbaj mend që oficerin kryesor, që e ngarkuan për të mbrojtur jetën time ishte një kapiten i parë nga Tropoja. Ishte burrë i mirë. Ai do të më furnizonte me gjithçka që kisha nevojë. Pas katër-pesë orësh erdhi vetë Kadri Hazbiu. Nuk e harroj dot atë çast kur u takova me atë burrë të lartë, që do të ngelet gjithmonë i lavdishëm. Dhe tani i kam në vesh fjalët e tij kur me lot në sy dhe duke më përqafuar më tha: "Hajde, Isuf Mullai se na ke nderuar ne dhe popullin tënd. Ti je i lumtur se ke sakrifikuar për njerëzit e tu. Të jemi shumë mirënjohës. Ta dish se të gjithë do të të respektojnë shumë për atë që ke bërë". Kështu vazhdoi rreth gjysëm ore takimi me të. Ai thirri edhe një herë oficerin e shërbimit dhe i tha se përgjigjej me kokën e tij për jetën time. Ndërsa mua më tha se nuk duhej të lëvizja nga vila deri sa të vendoste vetë Enver Hoxha për legalizim ose jo. Por fjala ishte për legalizim. Kjo bëhej se po të dilja, do të më shihnin oficerët e sigurimit apo të tjerë, që e dinin se isha i arratisur, do të kuptonin se kisha ardhur si diversant dhe do të më vrisnin menjëherë. Kështu që u mbylla në vilë ku ndenja jo pak, por plot një muaj. Por kur mendoja që familja më dinte në Bruksel, qaja. Ishte diçka, që dilte mbi ndjenjat njerëzore. (Përlotet)
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

13.
Po në Bruksel, si e morën vesh që kishe ikur?

Ohu, kishin kaluar dhjetë ditë kur e morën vesh ata. Unë shtëpinë e kisha marrë në një lagje, që nuk kishte shqiptarë që të mos më kontrollonin lëvizjet. Kështu, kur unë isha në vilën e Laprakës, ata e dinin se isha në punë. Mirëpo unë kisha përgatitur një njeri tjetër për të vazhduar detyrën time, qoftë edhe misionin tim.

E kishit kompromentuar?

Po, ai ishte një shok shumë i mirë, që dikur ishte arratisur me të vërtetë se ishte zënë me Kiço Ngjelën dhe kishte frikë se mos e fusnin në burg. Mirëpo erdhi një moment dhe unë i thashë se kush isha dhe e angazhova, si shumë të tjerë, që të punonte për Sigurimin e Shtetit. Ai i kishte mësuar kodet dhe të gjitha mënyrat e ndërlidhjes dhe ishte shumë aktiv në veprimtari. Ky quhej Andon Konomi (personazhi i Andon Kumashit te romani "Mërgata e Qyqeve").

Si vazhdoi puna e tij pas ikjes tënde?

Ai e dinte që unë do të ikja dhe e kisha mbajtur disi larg që të mos binte në sy për lidhjet që kishim bashkë. Unë afër kisha mbajtur ata që ishin të betuar kundër shtetit tonë, me qëllim që mbi ata të binin dyshimet. Pas dhjetë ditësh, Andoni me disa shokë, gjoja për të më takuar mua, kishin shkuar te shtëpia dhe kur kishin parë gjithë atë rrëmujë, ishin habitur. Andoni, gjasme nuk dinte gjë, por bërtiste e shante më shumë. Kur panë që ishin marrë të gjitha dokumentet e Partisë, që tani ndodheshin në Ministrinë e Brendshme, lajthitën fare.

Dhe çfarë bënë?

Menjëherë bënë mbledhjen dhe analizuan punën time. Kush të më shante më shumë dhe kush të shfrynte më shumë. Por më ka ardhur mirë që ata që i kisha miq, edhe pse morën vesh për veprimin tim që isha në shërbim të Sigurimit, më mbrojtën. Thanë: "I lumtë, erdhi e u xhiroi ju syleshët për dhjetë vjet e u la petkat, ndërsa ju vazhdoni të akuzoni njëri-tjetrin se kush e ka mbajtur më afër. Të gjithë e kemi mbajtur. Madje, kur shkova sërish më 1999-n në Bruksel, se më kishte marrë malli për shumë prej tyre, më pritën me shumë respekt. Pastaj, që ta dish ti, në vendin tim kryetar dhe sekretar i partisë u vendos po njeriu që kisha përgatitur unë, pra Andon Konomi, që e mbajti jo pak, por plot 4 vjet deri sa mori urdhër, si puna ime, për t'u kthyer në atdhe në vitin 1981. Pra, deri në vitin 1981 vazhdonin të vinin të dhënat, njëlloj si me mua. Edhe atëhere erdhi dokumentacioni i partisë në Tiranë.

Kjo do të thotë se partia e Mbretit është drejtuar gjithmonë nga Enver Hoxha?

Pa tjetër! Dhe ata nuk kanë vënë mend, por vazhdojnë të bëjnë gjithmonë gabime.
(Qesh)

Pasi ju erdhët në Tiranë, si vijuan procedurat konkrete?

Hiç. Haja dhe rrija në ethe që të më jepej leja për t'u legalizuar. Pra, që të mos më thonin më që të shkoja në ndonjë vend tjetër dhe mos të shihja familjen me sy. Ishin momente ankthi të papërballushme.

Sa ndenjët në ilegalitet në Tiranë?

Që nga data 8 dhjetor, kur unë u vendosa në vilën sekrete në Laprakë, e deri më 20 dhjetor kam ndenjur në ilegalitet të plotë. Nuk kisha të drejtë të dilja dhe të njoftoja njeri.

Këto të drejta të ishin ndaluar me urdhër?

Jo, nuk ishte fjala e urdhërit, por jepeshin udhëzime nga funksionarët e lartë të Sigurimit dhe veprohej në emër të çështjes, që të ishte ngarkuar. Unë kisha të drejtë të kërkoja çfarë të doja dhe më plotësohej çdo nevojë që kisha. Atje, siç edhe ju thashë në intervistën e kaluar, kisha një roje nga Tropoja, që kishte gradën Kapiten i Parë dhe ai, sipas urdhrit të marrë nga Kadri Hazbiu, përgjigjej me kokë për jetën time. Po ai bënte furnizimet me ushqime apo çfarëdo tjetër që kërkoja. Kishte urdhër që të mos më linte të largohesha nga Vila, pasi unë quhesha "armik" dhe "i arratisur" dhe po të më shihte ndonjë i njohur, qoftë dhe kushëriri im, sikundër edhe ndodhi, mund të më vriste, pasi më konsideronte diversant?

Ju ndodhi që të dilnit në Tiranë gjatë asaj kohe?

Ndodhi. Më kishte marrë malli për çdo gjë. Kisha dhjetë vjet që isha larguar dhe doja të shihja kryeqytetin tim. Kështu, m'u tek për të dalë, dhe ashtu bëra.

Po oficeri që të kishin vënë për roje, si të lejoi?

Ai nuk më urdhëronte dot, por m'u lut se po të merrej vesh, do ta pushonin nga puna. Unë i thashë se nuk ka për ta marrë vesh njeri dhe të vinte me mua e të dilnim bashkë. Edhe po ta marrin vesh, - i thashë, - do t'i them unë ministrit që të të falë, por hajde tani. Do t'i, sa arritëm në krye të "Rrugës së Durrësit", na ndodhi e papritura. Aty na qenkej një kolonel i Ministrisë së Brendshme, i quajtur Aliko Shalari, i cili jo vetëm që më njihte se e kisha nga fshati, por e kisha edhe kushëri. Ai na pa me bisht të syrit dhe ecte, duke u hequr se nuk na kishte vënë re. Oficeri që më shoqëronte mua, u bë dyllë i verdhë se nuk e vinte në dyshim që do të informohej vetë ministri. Alikua menjëherë shkoi te Kadri Hazbiu dhe i raportoi, ndërsa ai i tha se pse nuk më kishte vrarë, pasi tani mund të isha larguar. Ku të më gjenin tani ata, që të më vrisnin. Pra, Kadri Hazbiu luante krejt "të paditurin" se ashtu e kërkonte puna. Ai fliste njëlloj sikur unë të isha armik i vërtetë. Për këtë, Aliko Shalarit i hoqi vërejtje të rëndë në dokumente, pra, që nuk kishte vepruar ndaj një tradhtari. Me vete Kadriu thonte: "Shyqyr që nuk më kishte ndodhur gjë".

Po oficerit, që të ruante ty, çfarë i bëri?

Po të ndërhyja unë, nuk kishte pse t'i bënte gjë.

Sa vazhdoi kjo situatë ilegale?

Unë të thashë diçka herën që kaloi. Do të merrej vendim qeverie që unë të shpallesha ilegal. Dhe për këtë vendim do të firmoste direkt vetë Enver Hoxha. Në të kundërt, do të vazhdoja veprimtarinë time të fshehtë, në interes të popullit tim. Ose mund të ndodhte edhe e kundërta, që të më kthenin në fshat, por të mos dekonspirohej që unë kisha qenë në shërbim të shtetit. Të thuhej vetëm se u pendua e u rikthye. Kjo do të ishte për mua më e vështirë, pasi do të përballoja edhe fyrjet në vazhdimësi, pasi do të jetoja si i deklasuar.

Pse, mund të bëhej një gjë e tillë?

Që të hiqesha si i pakënaqur dhe të isha në rezervë e të më jepej një urdhër i dytë në çdo rast, që mund të paraqitej situata.

Po çfarë ndodhi në të vërtetë?

Mbaj mend datën 20 dhjetor 1964. Në Vilën time sekrete erdhi vetë Kadriu e më takoi. Kishin qëlluar shumë raste që ai vinte e takoheshim e bënim bashkë njëfarë bisede. Ai, sa hyri te dera, me një entuziazëm të dukshëm si në ditën (8 dhjetor) që u ktheva nga misioni i gjatë, më përqafoi me përzemërsi dhe më dha sihariqin e madh. "Isuf, kjo që ndodhi është një fitore e madhe. Shoku Enver të ka vënë notën "shkëlqyer". Po kështu edhe shoku Hysni, të njëjtën gjë ka shprehur për ty. Ndërkohë që dhe nga Mehmet Shehu janë dhënë mendime të mira. Të gjthë vendosën pa mëdyshje që ti të legalizohesh. Partia më ka urdhëruar mua të merrem me prezantimin tënd në popull. Të gjithë do ta marrin vesh që ti nuk e ke tradhtuar Atdheun, por ke qenë me detyrë. Ne do t'i themi popullit se "ky donte t'ju mbronte"."
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

14.
Po ju, çfarë qëndrimi mbajtët?

M'u prenë këmbët dhe u ula në karrike, duke u dridhur nga emocionet. Jo vetëm hidhrimi, por edhe gëzimi i tepërt nuk u përballuakan dot nga njeriu. Isha i ulur në karrike dhe shihja Kadriun, që më fliste jo me pak emocion. Nuk e kisha kuptuar që buza më dridhej dhe lotët shpërthyen nga sytë. "Oh,- thoja me vete,- mbaroi edhe kjo mesele. Tani do të takoj fëmijtë e mi. Do të takoj gruan time të shkëlqyer, Reson, dhe do t'i kërkoj të falur për këtë vuajtje që i shkaktova. Isha i bindur që ajo, kur të mësonte se si kishte qenë puna, do të më falte gjithçka. Jo vetëm kaq, por do të krenohej me mua.

Pse, dhe sot jeni i bindur që keni vepruar drejt?

Unë kam sakrifikuar në emër të popullit tim dhe jo në emrin e këtij apo atij udhëheqësi. Ata përmendeshin se përfaqësonin shtetin dhe Partinë Komuniste. Unë kam sakrifikuar për këtë motiv, ndaj kam qenë dhe jam respektuar shumë, ashtu siç respektohem edhe tani nga të gjithë.

Pas legalizimit, si vazhdoi historia?

Kadri Hazbiu njoftoi menjëherë Degën e Punëve të Brendshme të Sarandës ku edhe do të shkoja (se familjen e kisha në Fushë-Vërri të Sarandës) dhe dha porositë e nevojshme për të më shoqëruar dhe për të më prezantuar në fshat. Po ashtu, edhe nga aparati i Komitetit Qendror u dhanë porosi për Komitetin e Partisë të Rrethit (te sekretari i parë). Ndërkohë, ishte marrë edhe vendimi të dëmshpërblehej persekutimi i familjes. Pastaj, në emër të Ministrisë së Brendshme, Kadri Hazbiu caktoi të merrej me shoqërimin tim deri në fshat, një nga eksponentët kryesorë të Sigurimit të Shtetit të atëhershëm, kolonelin Kleanthi Andoni. U caktua pikërisht ai se kishte punuar në rrethet e Gjirokastrës dhe Sarandës dhe njihej atje si njeri shumë i nderuar.

Kur u nisët për në Sarandë?

Vazhduan dhe disa procedura të nevojshme dhe u nisëm në mbrëmjen e datës 28 dhjetor 1964 me dy makina tip Xhipa sovjetike, që i mbanin atëhere degët apo Ministria e Brendshme.

Pse dy makina?

Në njërën isha unë dhe përfaqësuesi i ministrisë, Kleanthi, dhe në tjetrën ishin rojet e armatosura me automatikë gati për zjarr. Ishin rregulla fikse për shoqërimin e eksponentëve të veçantë të Sigurimit.

Familja vazhdonte të mos dinte gjë?

Asgjë s'dinte.

Kur arritët në Sarandë?

Të nesërmen, në orën 08.00 ishim në qendrën e Sarandës. Zbritëm nga makinat dhe shkuam te Dega e Brendshme, e cila nuk ishte shumë larg prej aty. Me shërbim te sporteli i saj, pra oficer roje, ishte një kushëriri im i dytë, Kudret Veliu. Sa u afruam aty, ai shtangu kur më pa, aq sa nuk po u besonte dot syve. Megjithatë, çdo gjë ishte ende e pasqaruar. Unë njihesha si i arratisur dhe, vetëm kaq. Mund të mendohej që unë paraqitesha vetë për t'u dorëzuar apo kushedi thjetër. Kështu që, Kudreti nuk dinte si të vepronte. Në atë moment ndërhyn Kleanthi Andoni dhe i kërkon të hynin brenda. Kudreti nga që ishte hutuar, megjithëse e njihte Kleanthin, i tha që të priste. "Po këtë fshatarin tënd, pse nuk e takon?", i tha Kleanthi. "Nuk e njoh dhe nuk kam të bëj fare me të"- ia ktheu Kudreti, jo pa nervozizëm. Kishte të drejtë ai, nuk dinte si të vepronte. Ndërkohë unë qesha dhe i them Kleanthit që jo vetëm ishim nga fshati, por ishim dhe kushërinj. Por ky i doli situatës së vështirë përpara dhe i tha që të njoftonte kryetarin e Degës për prezencën e tij atje. Kryetar ishte koloneli Dhosi Pecani, i cili sa u njoftua, urdhëroi që urgjent të lejoheshim për t'u futur brenda. Kur hymë, ai më priti me buz në gaz dhe pa e bërë të gjatë, m'u lëshua, duke më përqafur dhe duke më thënë se i kisha nderuar, se kisha kryer një akt të lartë etj., etj. Mirëpo policët dhe oficerët që e kishin parë që nga korridori skenën sesi kryetari i tyre u përqafua me një të arratisur, nuk po kuptonin asgjë. Kjo, për faktin se nuk kishin shumë informacion sesi vepronte Shërbimi Sekret i Sigurimit. Kryetari porositi kafetë, që i pimë në zyrë dhe ndërkohë njoftoi sekretarin e parë të Rrethit për mbërritjen time. Pas kësaj, të tre siç ishim, u nisëm me këmbë për te zyra e sekretarit të parë të Partisë. Kur na pa efektivi i Degës ashtu të qeshur dhe me duar në qafë, u shokuan fare. Në ato momente unë, sapo dola te porta e oficerit të rojes, shkova te Kudret Veliu dhe i dhashë dorën, duke i thënë që të mos kishte frikë se nuk i ndodhte gjë po të më takonte. Ai që e kishte kuptuar ndërkohë gjthë lojën, më takoi i lehtësuar. Pastaj të tre kaluam mes për mes Sarandës për të arritur te sekretari i parë i Partisë (nuk më kujtohet emri i tij), në zyrën e të cilit kishte ardhur edhe kryetari i Komitetit, Miho Xhani. Takime, mall, superlativa për mua etj. Kjo ishte si të thuash fillimi i prezantimit tim. Pra, të takoja njëherë autoritetet, që të merrej vesh nga të gjithë se ishte në dijeni shteti për praninë time aty dhe të mos konsiderohesha i dyshimtë. Aty nga ora 11.30 u nisa për në fshatin tim. Nuk të tregoj më se çfarë ndjeja për fëmijët, se ndoshta e teprova ca. Ishim unë, Kleanthi, kryetari i Degës së Brendshme, Dhosi Pecani, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Rrethit, Miho Xhani, i cili po të kujtoj se kishte një autoritet të jashtëzakonshëm në popull dhe makina me rojet, që na shoqëronte që nga Tirana. Gjithsej, 5 makina të vogla. Ndalesën e parë e bëmë në fshatin Vergo ku ishte dhe qendra e kooperativës së atëhershme. Që andej s'ishte më shumë se gjysëm ore fshati i Fushë-Vërrisë ku kisha gruan, babanë dhe djalin, që se kisha parë kurrë, pra, Luanin.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

15.
Pse fëmijët e tjerë, ku i ishin?

Dy më të rriturit, Nezaqeti dhe Kujtimi, ishin në klasën e gjashtë dhe të shtatë, në shkollën e fshatit Vergo, ndërsa Luani ishte në klasën e tretë fillore, në shlollën e fshatit.

Ku shkuat në Vergo?

U futëm në lokalin e kooperativës, në qendër të fshatit. Banakieri kur na pa, u befasua. Unë, armiku, po u shkoja i shoqëruar me autoritetet më të larta të rrethit. Aty mora vesh se banakieri, që quhej Jani Çapeqi, ishte edhe sekretari i Partisë së kooperativës. Si hymë brenda dhe zumë vend në një tavolinë, autoritetet e rrethit porositën e tavolina u mbush plot. Ndërkohë, i thanë sekretarit të Partisë që të më takonte se isha njeri shumë i nderuar. Ai nuk i mbajti dot lotët. M'u lëshua si të isha vëllai i tij. Ishim bahkëfshatarë dhe kishim jo pak mall. Nuk kaloi shumë dhe ja behu fshati në derë. Të gjithë kush të më shihte më parë. Ishin çaste të papërsëritshme. Unë isha tepër i emocionuar dhe nuk po flisja dot. Lotët më ishin bërë si komb te fyti dhe nuk më linin të shprehesha. Njerëzit ishin brenda dhe jashtë lokalit dhe kur nuk mundeshin të më përshëndesnin, ma bënin me dorë. Në atë çast, kryetari i Komitetit, Miho Xhani, njoftoi në fshatin Fushë-Vërri kryetrin e kooperativës që të ndërpriste punën në të gjitha brigadat dhe gjithë fshati të dilte e të priste birin e vet, Isufin, që po kthehej me shumë lavdi. Ndërkohë, dërgoi njerëz që të merrnin fëmijët nga shkolla se u ishte kthyer babai nga jashtë shtetit. Fatos, më kupto, ishin momente të vështira për mua. Ata të gjithë më trajtonin jo vetëm si një Hero, por dhe si një njeri që deri në ato momente më kishin konsideruar të vdekur, pasi nuk u shkonte mendja që do të vinte një kohë që të kishin rast e të më shihnin. Mora vesh ndërkohë se katër muaj më parë vajza ime, që kishte qenë me nota të shkëlqyera, ishte vënë në tabelë të nderit, por pse kishte babanë të arratisur, kishte dhënë urdhër organizata e Partisë që të hiqej nga tabela dhe drejtorit të shkollës, Taso Xuxi, i cili e kishte bërë këtë veprim për vajzën e armikut, i ishte hequr vërejtje e rëndë me shkrim.

A erdhën fëmijtë?

Në momentin që m'i sollën, isha rrethuar nga njerëz, që nuk dinin si të më falenderonin. Të gjithë shprehnin mall dhe simpati. Të gjithë më flisnin me një dhemdshuri të jashtëzakonshme. Kur kujtoja që për dhjetë vjet na kishin sharë dhe fyer, jo për faj të tyre, nuk e parballoja dot emocionin. Sa erdhën fëmijtë, të cilët e panë babanë e tyre, që ua kishin sharë gjithmonë, e në mes të asaj morie njerëzish po nderohej si rrallëkush, nuk po u bënin këmbët për të lëvizur. Të gjithë hapën rrugën dhe lanë vend për fëmijtë, që të më afroheshin. (Ndalon bisedën, mallëngjehet …, përlotet…) Të dy, Nezaqeti dhe Kujtimi, ishin 13 dhe 14-vjeçarë. I kisha lënë 3 dhe 4-vjeçarë. Rrinin si të shushatur. Të gjithë njerëzit nuk e mbanin dot të qarët, nga emocionet që po përballonin. Vajza u mblodh disi dhe psherëtiu: "Babi!". Ç'babi zeza, thoja me vete. Babi u la në mes të katër rrugëve. I mora, i përqafova fort mes lotëve, që nuk mundohesha t'i mbaja më. Nuk i lëshoja nga duart. Ç'dhembje që ndjeja në shpirt; mund dhe të mos u isha kthyer i gjallë për detyrat që mora mbi kurriz. Pastaj, si mblodhëm veten, i mbajta të dy në të dy gjunjët, ashtu siç isha ulur në karrike. Njërin në një këmbë dhe tjetrin në këmbën tjetër. Ata vazhdonin të më shihnin dhe nuk ngopeshin. Ishin gati të më përpinin. Nuk u besohej që unë, babi i tyre, isha tani para dhe më preknin me dorë. Në atë moment ndërhyn Miho Xhani, duke u folur fëmijve që ta dëgjonin edhe njerëzit mesazhin e tij. "Babai juaj ka nderuar, jo vetëm ju, por edhe fshatin, të gjithë ne. Ai sakrifikoi çdo gjë, dhe ju, për të mirën e njerëzve. Të gjithë ndjehemi krenarë me aktin e tij", e fjalë të tjera si këto. Pastaj, ashtu siç ishim, u nisëm për në fshatin tim në Fushë-Vërri, që siç të thashë, nuk ishte më larg se gjysëm ore. Njerëzit na përcillnin me shumë emocion. Aty do të shihja për herë të parë edhe Luanin 9-vjeçar.

Njerëzit e lajmëruar po të prisnin?

Ne, si u afruam afër fshatit, pamë që larg se në hyrje të tij kishin dalë të gjithë sa që si i thonë fjalës, nuk i kishin lënë as macet në shtëpi. Në shtëpi kishte ngelur vetëm gruaja ime, e cila kishte qenë shumë e prekur dhe nga emocionet e tepërta nuk kishte mundur të dilte e të më priste. Ajo, siç ma tregoi vetë më pas, kur dëgjoi se në fshat po arrinte Isufi, i shoqëruar nga njerëzit më të lartë të Shtetit, s'kishte dashur ta besonte. Ajo, që kishte përballuar për dhjetë vjet diskriminimin, befasisht ishte kthyer në një njeri të privilegjuar. "Kur të gjithë njerëzit në fshat, - tregoi ajo, - po linin çdo gjë që kishin në dorë për të dalë në hyrje të fshatit me thirrjet: "Po vjen Isufi nga jashtë shtetit!" ose "Dil, moj Reso, se po të vjen burri me lavdi!"… E, ç'ta zgjasim, në hyrje të fshatit kur pashë që nga larg gjithë njerëzit, që mezi prisnin të më shihnin dhe të më takonin, ndalëm makinat dhe që së largu filluam të afroheshim në këmbë drejt tyre. Çdo gjë u kthye në vaj. Të gjithë qanin. Nuk ua kishte marrë mendja që unë të kisha shkuar me detyra shtetërore. Kthimi im u ishte dukur krejt befasues. Aq më shumë që po më shoqëronin njerëzit më me autoritet dhe më me respekt të Shtetit dhe ndërkohë, nga larg ishin njerëzit e armatosur, të ardhur që nga Tirana. U putha me të gjithë me një mall që nuk do të ta shpjegoj dot. Të gjithë nuk më lëshonin, por donin të më shtrëngonin sa më shumë. Ato momente më kanë bërë të ndjehesha krenar për atë çka kisha marrë përsipër.

Po gruan, ku e takuat?

U nisa drejt shtëpisë, duke pasur të ngjitur pas krahut babanë tim, i cili nuk po e mblidhte dot veten, por qante si fëmijë nga që, siç thoshte edhe vetë i se i ishte ngjallur sërish djali. Ai ndjehej krenar për mua, edhe për faktin se para njerëzve, të cilët më kishin sharë, isha i nderuar. Me shikim dukej sikur u thonte: "E shikoni, që djali nuk është siç keni menduar ju?". Fëmijët nuk më shqiteshin nga duart. Ishte momenti më i lumtur, që kishin provuar ndonjëherë që kur kishin lindur, pasi nuk kishin pasur rast të provonin se ç'ishte gëzimi. Ndërsa ecja, duke u shoqëruar nga turma e pambarimtë e njerëzve, u afrova te oborri i shtëpisë, në derë të së cilës më priste Resua me djalin për dore, Luanin. Në atë moment të dhimbshëm i hodha duart në qafë dhe mbaj mend që i thashë: "Tani i mbaruam të gjitha, kaluan mometet e vështira, mos u mërzit më. Në momentin që mora në dorë djalin, që s'e kisha njohur kurrë, të gjithë që ishin përreth, filluan të qanin me zë. (Përlotet)

Po më pas?

U bë darkë e madhe me mbi 200 veta. Thereshin bagëtitë në radhë dhe të gjithë njerëzit të entuziazmuar bënin garë se kush të fliste më shumë e kush të më mburrte më shumë.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

16.
Nuk e kuptuat se kush kishte qenë?

E nga ta kuptoja? Ata nuk erdhën si burra që të thoshin se "jemi filani dhe filani, kemi ardhur të të takojmë, të presim në këtë orë…" etj., por erdhën: jo jemi miq, jo nuk kemi kohë, e të tjera budallallëqe që u shkojnë për shtat vetëm njerëzve që nuk kanë burrëri.

Si erdhën te ju?

Një orë para se të vinin në portën time, kishin shkuar te hotel "Adriatiku", ku kisha punuar unë. Më kërkuan aty, se e kishin mësuar që unë kisha punuar në atë hotel. U thanë se nuk isha aty, pasi kisha dalë në pension disa vite më parë. "Kush ia di shtëpinë të na e tregojë, se jemi disa miq kosovarë që jemi njohur që kur ka qenë në Bruksel." - thanë ata. Mirëpo shtëpinë time nuk e dinin se ishin të rinj, pasi të gjithë që kishin punuar në periudhën që kisha qenë unë, ishin pushuar në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike. Në atë moment rastisi Shpresa që kishte qenë kryekamariere që në periudhën tonë dhe u thotë se e dinte ajo. Kjo për faktin se mua më kishin ardhur shumë herë miq nga Kosova. Po s'e pate bezdi - i thonë - mund të shkosh me këta persona në makinë dhe t'ua tregosh? Mirë - ua kish kthyer ajo. Mirëpo siç më tregoi më pas, rrugës ajo u kishte parë fotografinë e mbretit dhe kishte kuptuar se nuk ishin kosovarë, por legalistë që po më vinin për kërcënim. Ishte prerë që nga ai moment, se po bëhej ajo shkak që po u tregonte shtëpinë. Në makinë para pallatit ndenjën dy burra, ndërkohë që njëri me kamarieren u ngjit te dera e shtëpisë, ku, siç të thashë, u paraqit si shofer.

Çfarë bëtë pas kësaj?

Në shtëpi mendoja me vete se kush mund të ishte dhe pse vinte në këtë formë. Kisha dy orë kohë dhe po mendoja e mendoja. Kë nuk solla në mendje.

Patët frikë?

Aspak. Nuk ta them për t'u mburrur, por po të them që nuk e kam njohur frikën kurrë. Pastaj të bënin ç'të donin, unë i kam bërë ditët dhe nuk pyes për gjë.

Nuk i kërkuat njeriu ndihmë për të mos qenë i vetëm?

Në shtëpi kisha djalin, Luanin, por nuk i thashë as atij, se është shumë nevrik, dhe as ndonjë tjetri se s'dihej çfarë ndodhte. Pastaj unë nuk ua kisha lënë kot takimin në hotel, pasi e dija që aty kishte përgjues në mure, se i kishim vënë vetë. Kështu që çfarëdo që të ndodhte, do të incizohej.

Shkuat në orën e caktuar?

Dola gjysmë ore para dhe pashë me vëmendje se mos kishte ndonjë njeri të dyshimtë jashtë shtëpisë. Hipa në autobus duke qenë shumë i vëmendshëm dhe kur shkova te hoteli, nuk ndenja pa ardhur një herë rreth e rrotull se mos shikoja persona që më prisnin. Në orën e caktuar hyra brenda në holl dhe u drejtova për nga "bari". Në lokal ishin rreth 50-60 klientë. Në një cep konstatova personin që më ishte paraqitur si shofer te shtëpia, i cili u ngrit në këmbë dhe erdhi menjëherë drejt meje për të më çuar te tavolina e tyre. Kur shkova, vura re se kishin zënë një komplet kolltuqesh në një kënd dhe po rrinin të gjithë të menduar. U afrova me gjakftohtësi dhe serbes. Menjëherë vura re se ishin ulur sipas radhës Skënder Zogu (nipi i Ahmet Zogut), Abedin Mulosmani, Ylli Spahia dhe tre-katër të tjerë që unë nuk i kisha njohur. Më pas mora vesh se njëri ishte kryetari i përgjithshëm i SHIK-ut, Bashkim Gazidede. Të gjithë rrinin serbes pa m'i hedhur sytë, madje edhe pa më begenisur të më shikonin. Në ato momente më hipi një inat i brendshëm, që thashë se do t'i shpartalloja fare. Më hiqeshin si diplomatë dhe haheshin me një zbulues të nivelit ndërkombëtar. I thashë vetes: "Mblidhu dhe mos i fal." Personi që u çua, më tha që të ulesha te vendi i tij. Dale një herë i thashë, më prezanto se më the që janë miqtë e mi kosovarë. Kush janë se unë nuk i njoh këta. Ai u gjend keq dhe u skuq. Nuk ishte pa kulturë. Ky - tha, duke treguar personin përballë, - është Skënder Zogu. Po ky tjetri - i thashë. Ai nuk foli se kuptohej që për aq e kishte urdhrin. Mirë, i thashë, s'ka nevojë t'i prezantosh se ndoshta kështu të kanë thënë. "E dinë vetë ata se cilët janë" - ua thashë jo pa kuptim. Thashë njëherë të iki e t'i lë kështu fare nga inati, pasi më afrojnë për të biseduar dhe nuk flasin si burrat, por si afije. Megjithatë doja dhe të rrija, ashtu siç bëra, që të ballafaqohesha me ta dhe t'ua tregoja në sy se kush ishin dhe se s'i kisha frikë fare. Kështu i zgjata dorën Skënder Zogut të parit dhe i thashë: Si je Skënder? Por ai nuk ma zgjati dorën, duke më thënë që nuk ia jepte dorën një njeriu që kishte lyer duart me gjakun e mbi 300 shqiptarëve. Kjo më revoltoi më tepër dhe iu ktheva. Po të kisha vrarë, do t'ju kisha vrarë juve të parin, se e dini mirë kush keni qenë, por ç'ti bëj që kishit miq të fortë. Pse, kë kishim miq ne - më tha. Kishit Enver Hoxhën - iu përgjigja - pasi unë vetë kam dashur t'ju zhdukja, por kur i kërkova leje Tiranës, më erdhi përgjigjja urdhëruese me "Jo" të prerë. Dhe kjo përgjigje në Tiranë duhet ta dish se jepej nga Enver Hoxha. Ti më thirre në tavolinë dhe nuk pate burrërinë të thoshe emrin dhe tani nuk do të japësh as dorën, - i thashë me forcë! Dëgjova njërin nga mbrapa që më foli në emër, duke më thënë që të flisnim më ngadalë dhe të merreshim vesh më mirë. Kuptova që ai, si shumë të tjerë, ishte i SHIK-ut dhe kjo gjë më pëlqeu që ndiqej nga shteti gjithë biseda jonë. Unë atë doja, që t'ua nxirrja të palarat në shesh, pasi ashtu po e bënin veten. Ti, Isuf Mullai, na preve në besë - vazhdoi pas kësaj ai. Unë nuk ju kam dhënë ndonjë besë juve - i thashë - atë ia kam dhënë vetëm popullit tim, dhe me të e kam mbajtur.
Pse erdhe atje ku ishim ne? - vazhdoi sërish Skënderi. Akoma s'e ke marrë vesh se përse erdha? Erdha në emër të popullit tim - ia ktheva me të njëjtin inat, duke vazhduar të rrija në këmbë, ndërkohë që kolltuku ishte bosh, pasi dhe personi që më prezantoi rrinte në këmbë. Pas kësaj u ula dhe u ktheva nga të gjithë me një revoltë të madhe: Urdhëroni ju që më thirrët, çfarë kishit, pse më kërkuat? Në këtë kohë e rimori fjalën sërish Skënderi: Je penduar për ato që bëre? Aspak - ia ktheva - çdo gjë që kam bërë, e kam bërë me ndërgjegje dhe s'i i kam rënë njeriu në qafë. Po të qe ndryshe, të parit që do t'i kisha rënë në qafë do të ishit ju, se e kini bërë hak kushedi sa herë. Ti erdhe si kryetar i Legalitetit në Belgjikë - vazhdoi të ndiqte me këmbëngulje Skënderi bisedën, - nuk ishte e rënë në qafë kjo? Jo vetëm kaq - e plotësova unë - por edhe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Legalitetit dhe isha që në Kongresin e Parë, që ta dini mirë, dhe jo në atë të 12 -tin, siç jeni vendosur juve, dhe vini të më shisni mend tani se jeni të legalitetit. Kështu si po më flisni juve, i thonë hajde baba të të tregoj arat. Dhe kujt, mua, që ju njoh dhëmbë dhe dhëmballë. Pastaj, ti zoti Skënder duhet ta dish mirë, se unë të kam syrgjynosur nga pallati mbretëror dhe sa isha unë, ti nuk puthje atje. Ti nuk e ke pasur qejf Lekën që kur ka lindur, pasi humbe shanset për t'u bërë mbret. Por ato idera ti i ke pasur dhe kur ishe në Paris. Unë e kam mbrojtur princin dhe jo ti, kuptoji vetë të tjerat. Ti e di mirë që unë kam pasur mik shumë të afërt dhe Abaz Kupin, dhe ai i tillë mbeti gjithmonë për mua. Në këtë moment, si me një agresivitet të madh, hidhet Ylli Spahia që mbante gradën Major, që kur ia kisha dhënë unë kur kisha qenë kryetar në Belgjikë, njëkohësisht ishte shef i Sigurimit të Oborrit. Më kishte thënë disa herë babai, se Isufi duhet të jetë njeri i Enver Hoxhës dhe jam bërë gati dy herë ta vrisja mu në mes të Parisit.
Unë qesha me Yllin dhe thashë që e bëri hak që ta digjja fare dhe iu ktheva: Rri o Ylli mos fol gjatë me mua se nuk të shkon. Apo kujton se s'të njoh kush je. Kam pasur respekt për babain tënd, Nezirin. Ishte burrë i mirë. Ai më tha të të jepja dhe një gradë ty, kështu që gradën Major e more me dekretin dhe firmën time që 22 vjeç dhe akoma me atë je. Edhe për nusen që more nga Kosova, vajzën e Muharrem Bejës, isha unë krushqari. Ti tani më shitesh ndryshe. Pastaj më me inat thashë që ta dekonspiroja fare, pasi s'i kisha asnjë faj. "Si janë Korabi, Lulja dhe të gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes?" Ai me gjysmë zëri tha: "mirë janë". Këtë përgjigje e dëgjuan të gjithë. Po mirë të gjitha more Ylli, po harrove vitin 1980 kur erdhe në Shqipëri? Unë s'kam ardhur ndonjëherë në Shqipëri - kërceu ai në atë moment. Jo ore, nuk ke qenë - ia ktheva sërish unë. Nuk ke qenë ti bashkë me Mustafa Nuhin në hotel "Adriatiku" me grupin francez të bujqësisë? Nuk ke qenë ti në dhomën 215, kati i tretë? Mos kujtoni se ikët pa u lagur? Por ja, ne që ju dukemi të rrezikshëm, ju lamë të iknit prapë, se përse, e di ti vetë. Pas kësaj fjala iu vërtit në gojë, ndërsa unë, kur e pashë që donte të fliste akoma, i thashë që ta linte muhabetin dhe të mos e zgjaste më, se do ishte më keq për të pastaj. Në atë moment ndërhyri Gazidede, sikur çfarë do të thoshte, por unë nuk e njihja dhe i thashë menjëherë: Rri ore ti aty, ku merr vesh ti nga këto punë.
Pastaj ndërhyri Abedin Mulosmani që ishte ministër i Oborrit duke thënë, që ju të Sigurimit keni bërë 101 të këqija, na keni vrarë dhe na keni prerë. Ne mund t'jua kishim bërë të gjitha, se e thashë që në fillim që e kishit bërë veten shumë herë, por ja që jeni dhe tani bilbiloni. Pra, që ju jeni këtu, do të thotë se ne nuk ju kemi vrarë. Por unë e thashë se ju ka mbrojtur Enver Hoxha. Ne nuk mund të na mbronte Enver Hoxha - tha Abedini. Ehu, unë nuk merrem dot me ju që e lexoni gazetën në një anë - i thashë. Dhe ta dish ti, Abedin Mulosmani, se kam ikur unë nga Belgjika që ke marrë atë vend ti, se po të mos kisha ikur, ti nuk i afroheshe dot as për 100 vjet atij. Unë e di mirë biografinë tënde dhe të Çedo-Mihaloviçëve të tu. Në atë moment, Abedini shpërtheu me inat: Ju të tërë jeni spiunë të Enver Hoxhës. Por edhe unë po me të njëjtin inat iu ktheva. Abedin Mulosmani, ne kemi qenë të Sigurimit Shqiptar dhe kemi firmosur vetëm për Sigurimin Shqiptar dhe në emër të popullit shqiptar. Nuk jemi si ju, që e di mirë ti se në sa vende keni firmosur, apo s'jua dinë të tjerët dhe kujtoni që nuk jua di as unë. Ju merrni rroga në shumë drejtime dhe jeni agjentë të shërbimeve të huaja. Edhe po ta mbuloni juve, keni firmat e lëna andej-këtej që flasin. Po deshe që të ta provoj, jam gati, prandaj mos më shisni mend mua. Në këtë moment u çova dhe ika në shtëpi, duke i lënë ashtu siç i gjeta, të kapardisur kot së koti për të gjetur ndonjë që t'i shisnin mend se ishin ata gjithçka.

K'to 16 postimet e fundit jon vec per Isuf Mullain, kush ka kohe edhe durim me i lexu kurre nuk ka me kon ne pishman.
E kom nda ne aq shume postime vec e vec per me mujt me i lexu ma let edhe ne koh te ndryshme, se ka shume.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

1.
Agjenti sekret i Sigurimit te Shtetit Hekuran Pobrati.

Emri: Hekuran Pobrati
Datëlindja: 15 shtator 1920 Pobrat, Berat
Data e vdekjes: 30 korrik 1991
Profesioni: Oficer i Sigurimit të Shtetit




Rrugë Operacionesh


Në të dalë të fshatit Bulçare, përpara një shkëmbi të shkarë, i cili e kishte zënë shtratin e rrugës, ku ditë të tëra nuk lëvizte asnjë automjet, qëndroi makina jonë “Dajç”, prej nga zbritëm njëri pas tjetrit, të pestë ne të maskuarit si diversantë. Të gjithë mbanim nga një çantë shpine në krah, ku përveç sendeve të nevojshme për një të arratisur, ishin edhe dy pila të thata për ushqimin e radios që përdorte një nga shokët e grupit. Pesha që na rëndonte mbi shpinë e bënte rrugën më të vështirë. Ky ishte udhëtimi i parë, prandaj paraqiste vështirësi. Na mungonte eksperienca, se kalitja dhe të papriturat, rrjedhojë e përvojës si pjesëmarrës aktiv në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, nuk na pengonte e shqetësonte. Kur flas për luftën, fjala është për ata shokë të grupit, që milituan edhe në formacionet partizane, jo për të tjerët, që ndonëse bashkëpunuan me ne, duke shlyer fajet e së shkuarës, punuan me korrektësi.

Hekuran Pobrati -“Çekiçi”, përveç çantës që mbante në krah i ishte besuar dhe detyra e vështirë dhe delikate e sigurimit të Ram Hoxhës -“Trokës”, një i arratisur që dihej se ishte jashtë shtetit, por në fakt ndodhej në duart tona i kapur sekret, që do të përdorej si lidhje e grupit tonë me diversantët dhe bazat e tyre që e njihnin si bandit. Dekonspirimi i kësaj forme pune, për çfarëdo arsye, jo vetëm shkatërronte punën e filluar, por sillte edhe humbjen e jetës sonë.

“Troka” deri ato momente nuk kishte dhënë prova besnikërie, ndaj shoqërohej i lidhur prej mezi nga i njëjti litar, që lidhte po në mes “Çekiçin”. Veprim që synonte, sa ruajtjen nga tentativa e vetëvrasjes edhe për të mos e lënë diversantin të riarratisej. Ai kishte detyrë të shikonte e nuhaste çdo përpjekje për të sabotuar e dekonspiruar “Trokën”, ball të cilit duhej qëndruar sy zgjuar, për të ndarë sinqeritetin nga djallëzitë, gjatë bisedave me banditë, miq të tij diversantë. Prandaj, edhe në erën e zhurmshme, çdo fjalë të “Trokës”, “Çekiçit” duhet t’ia zinte veshi, si kundër kudo të ecej netëve të errëta, Hekuran Pobratit duhet t’ia kapte syri.

Për ne ishte me rëndësi pozicioni që reflektonte “Troka” mbi banditët, pasi duke u bindur këta, do transmetonin në bazat e tyre idenë se Ramë Hoxha dhe miqtë e bandës në të cilën jeton, janë të arratisur të vendosur për kryengritje të armatosur.

U futëm në mes të pyllit me lisa të gjatë e degë të dendura. Në një rrugë dhish, ecnim në një të përpjetë për të arritur mbi Grabovën A, afër stanit të “Ujkut”, ku do të bënim pushimin gjatë ditës.

Ecnim shpejtë. Në të gdhirë, kërkohej të ishim në vendin e caktuar. Kjo diktohej, se lëvizjet ditën tërhiqnin vëmendjen e popullit, i cili i acaruar nga veprimet terroriste të grupeve diversioniste, organizohej rrufeshëm dhe godiste befasishëm, gjë që jo vetëm vinte në rrezik jetën tonë, por dëmtonte rëndë punën e nisur.

“Troka”, që në mal vinte nga burgu, mezi i hidhte këmbët, lodhej shpejtë nga ecja, pasi ishte i mpirë nga qelia. Ndaj, herë pas here i drejtohej “Çekiçit”: “U lodha zotëri. Më duhet të qëndroj pak. S’kam forca që të hedh asnjë hap”. Ai nuk e dinte pse duhet të ecnim shpejt dhe nga ne arsyeja nuk duhej thënë. Prandaj, këmbëngulnim me kujdes për të mos ndalur.

Në të dalë të pyllit, u ngjitëm një të përpjete të zhveshur. Bokërrimë ku këmba nuk të zinte vend. Ndonëse, të mbështetur me njëri-tjetrin, gurëzat që rrëshqisnin na merrnin me vete. Pa rënë drita, arritëm në vendin e caktuar e u futëm në një pyll me ahe dhe u fshehëm midis shkëmbinjve.

Këtu fillonte veprimi ynë i parë në rolin e të arratisurve. Ky vend ishte zgjedhur, sa për pozicionin e përshtatshëm, edhe si nyje që lidhte disa rrethe të kufirit me ato të thellësisë. Pra, kishte qëllime të paracaktuara, që t’i çorientonte për t’i tërhequr në kurthe të lojës sonë zbulimet e huaja, pasi shumë nga diversantët që dërgoheshin prej tyre për veprimtari terroriste kalonin e bënin pushime këtu në thellësi të vendit ku ndodheshim ne. Ata, pasi të informoheshin mbi ekzistencën tonë, jo vetëm do të njoftonin padronët e tyre për aktivitetin e organizatës dhe të këtij grupi të “arratisurish”, por do të merrnin edhe takime me ta.

Vendi ku ndodheshim, për pozicionin që kishte, e bënte më origjinale lojën si të arratisur, për të depërtuar në të dyja krahët. Ne të arratisurit e brendshëm të Korçës, Pogradecit, Skraparit, Gramshit etj, që në periferi kishin bazat e tyre, ndaj i linim këtu takimet dhe të atyre që dërgoheshin nga jashtë, të cilët për të njëjtat arsye, vendoseshin në Grabovë.

Sipas porosisë, takimin e parë do ta bënim me “Buallin”, kulakun Koçi Bardhi, për shkak të pozitës që zinte tek diversantët që strehonte në stanin e tij. Për të kishim informacion të saktë. Ai nuk e njihte “Trokën” fizikisht, por dinte që ishte i arratisur. U nisëm për në stanin e tij dhe teksa arritëm, “Bualli” u ndodh papritur përpara nesh. Kur e përshëndetëm, ngriu. Ndryshoi fytyrë e nuk dha përgjigje. U afruam dhe e ftuam të qetësohej duke i bërë të njohur “Trokën”, e pas tij, të tjerët me radhë. “Bualli” e mori veten, ngriti zërin e foli: “M’u zhdukni syve. Asgjë s’më lidh me ju. Ndryshe do të thërras e mbledh gjithë fshatin”. Përgjegjësi, duke qeshur me zë të lartë, që të dëgjohej në stan, ku “Bualli” strehonte diversantët, tha: “Përpara se të vinim pastruam rrugën rreth stanit, ndaj mos u frikëso. Kemi ardhur nga larg apostafat për të të takuar, të drejtuar nga “Troka” që është miku yt”. Pas kësaj, urdhëroi njërin nga anëtarët e grupit që të rrinte roje dhe duke i hedhur dorën në qafë “Buallit” e ftoi të ulet dhe të bisedonte.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

2.
Sherif Zekthi, një kriminel, që prezenca e tij ishte e përgatitur nga ne, pa e ditur ai, (si bazë e “Trokës” dhe lidhje e “Buallit”), kur doli tek dera e stanit dhe dëgjoi emrin e Ram Hoxhës, u habit kur e pa dhe i thirri me zë të lartë: “Po nga dole o trim”!

Ata njiheshin mirë me njëri-tjetrin. Ishin nga një anë. “Zekthi” e kishte strehuar “Trokën” në shtëpinë e tij. Ndërsa me xhaxhanë e këtij të fundit, kishin qenë në organizatën e Ballit. Kurse në mbledhjen e organizuar nga të arratisurit në “Liqenin e Turbullt”, merrnin pjesë të dy, “Troka” dhe “Zekthi”. Ky, duke iu afruar “Buallit”, i tha: “Ke të drejtë. Janë kohë të këqija. Nuk i besohet as rrobës veshur. Nuk e njohe! Ky me mjekër është ka”. Pastaj i shtriu dorën ta takonte. “Troka” u zbraps, e me zë të ulët i prezantoi përgjegjësin. “Tako me këtë burrë se është komandanti ynë”. Ndërsa pamja e fytyrës, linte të kuptoje sikur të thoshte: “Veprova mirë?! ”Mbasi u takuan të dy, u përqafuam të gjithë.

Kombinacioni në qendër të të cilit u vu “Zekthi”, mes pranisë të diktuar nga sigurimi, në stanin e “Buallit”, çoi në lidhjen e grupit me këtë të fundit. Nga vendi i takimit, “Zekthi” mendoi se duhet të kishim ardhur nga jashtë. Ky ishte dhe qëllimi tij në këto vende, nga ku i ngarkuam detyrë të shkonte tek “Thundra”, Kaso Bej Guri. Për t’u njohur, i dhamë parrullën. “Ke dalë për të shitur”! Kjo parrullë, njihej prej tij, se përdorej nga kriminelët Hamit Matjani dhe Demo Tafani, kur vinin në Shqipëri. Kohë kur “Troka” ishte me ta.

Në këto netë të errëta të shtatorit 49-të, u ndodha për herë të parë i veshur bandit, midis kriminelësh terroristë. Për herë të parë, dëgjova me veshët e mi, planet, veprimet dhe krimet që kishin bërë e kërkonin të bënin, kundra njerëzve të thjeshtë. Aktivistëve të emancipimit shoqëror, mësuesve, të rinjve e grave përparimtare. Figurave të rëndësishme të luftës çlirimtare. Ulërimat dhe të çirrurat e bandave kriminale, për të “therur njerëzit e pushtetit”, e për t’u “ngopur me gjakun e tyre”, për t’i “vrarë komunistët”, e për t’i “lidhur e tërhequr zvarrë” më shponin si thika në trup. Duke jetuar në mes tyre, në heshtje dëgjoja. Por sa vështirë është të heshtësh kur dëgjon të flasin për të bërë plane si të vrasin, ata që në të vërtetë t’i mbron.

Në këtë detyrë, kjo ishte më e vështira, por puna kështu kërkonte ndaj gjithçka shihja dhe dëgjoja, duhej përballuar me qetësi dhe gjakftohtësi.

Në takim erdhi një nga djemtë e “Buallit”. Pa na folur asnjë fjalë, me nervozizëm ai i drejtohet të atit: “O babë, mos u merr me njerëz të tillë”. Pastaj na foli ne: “Na u hiqni qafe. Na lini në hallin tonë. Nuk kemi asgjë të keqe nga njerëzit që doni të vrisni ju”.

Prej kësaj baze, po në këtë natë, u nisëm e mbërritëm në Grabovën B, tek “Ketri”. Të pasnesërmen, duke kaluar nga gjoli i Teqes së Dushkut, nëpër një shi të madh, ecnim në një të tatëpjetë dhe mbërritëm në Kokel tek S.Hoxha. Nga aty, në Bulçare ku grupi u strehua dhe u furnizua me ushqime nga kulaku i këtij fshati, një kriminel i vendosur, që ishte i gatshëm të bënte gjithçka kundra pushtetit. Ai ishte edhe anëtar i një organizate të quajtur “Onash”, kryesuar nga zbulimet e huaja, përmes Hamit Matjanit.

Ky udhëtim, në ekstremet e kësaj zone, bëhej me qëllim, që të krijohej mendimi në lidhjet dhe bazat e bandave të brendshme të diversantëve, se ky grup që drejtohej nga një organizatë, del dhe jashtë, pasi pikërisht itenerarin e tyre ndiqnim edhe ne. Midis bazave të shumta, e rëndësishme në zonën e Gramshit, ishte ajo e “Çakallit” në fshatin Çekin-Muhamed Bej Guri, e cila nuk ishte vetëm lidhje e bandave të Hamit Matjanit, Demo Tafanit, Tefik Kokelës, Abaz Ermenjit etj, që vepronin në këtë zonë, por edhe të atyre nga Skrapari, Pogradeci, Korça etj, që strehoheshin këtu.

Natën vonë, grupi u afrua shtëpisë së “Çakallit”. U gjykua, që për të kontaktuar me të, të shkojë “Çekiçi” me “Trokën” dhe “Studenti”, që njihesh prej tij. Ky i fundit, u afrua portës, trokiti disa herë dhe kur i përmendi emrin e “Trokës”, i foli edhe vetë të zotit të shtëpisë. “Çakalli”, jo vetëm nuk e hapi derën, por as pranoi t’i takojë. Në të kundërt, ai kërcënoi dhe më vonë, foli se do të na denonconte tek kryetari i këshillit dhe në sigurim. Qëndrimi tij, na detyroi të zgjedhim rrugën e tërheqjes, si gjoja të frikësuar.

Mbasi vendosëm e qëndruam disa ditë në pyjet afër “Çakallit”, për të kontrolluar lëvizjet e tij, na informuan se nuk kishte denoncuar. Kështu, tentuam për së dyti për të hyrë në komunikim me të. Këtë radhë menduam të vepronim duke i folur me ashpërsi. Për ta bindur, nxorrëm në ballë “Trokën”, i cili pasi trokiti në derë, i thirri disa herë nga dritarja. I kërkoi të dilte nga shtëpia. I tha parrullën dhe i foli për rastet kur së bashku kishin qëndruar e takuar me bandat diversante njerëz të tyre. Por përsëri, “Çakalli” mbajti të njëjtën qëndrim.

Gjithçka po ndodhte midis “Çekiçit”, “Trokës” e “Studentit” nga njëra anë, dhe “Çakallit” nga ana tjetër, krijonte për ne një situatë ndërlikuese. Ngurimi i “Çakallit”, shprehur përmes gjoja mos njohjes së “Trokës” dhe për më tepër, kërcënimet e tij për të na denoncuar, na vinin përballë shqetësimesh që ndërlikonin situatën në kuptimin e dyfishtë. Nga një plan, rrezikoheshim nga dekonspirimi, përmes denoncimit të mundshëm në sigurim nga “Çakalli”, gjoja në emër të patriotizmit, duke dëmtuar rëndë kombinacionin. Dhe nga plani tjetër, duke ditur moskompromentimin e plotë të “Trokës” me ne, i ruheshim marrëveshjeve mes sinjaleve të fshehta midis tij dhe “Çakallit”, gjë që mund të shpinte në rrezikimin e jetës sonë.

Po përse “Çakalli”, bazë e vërtetuar e Hamit Matjanit, kunat i terroristit Tefik Kokela, nuk pranoi të takonte e bisedonte me “Trokën” dhe miqtë që e shoqëronin, me të cilin kishte qenë në një bandë, të lidhur me Hamit Matjanin.

Duhej zgjidhur enigma, për të marrë pas kësaj takim me të. Në këto rrethana, ne vendosëm largimin në thellësi, në një zonë tjetër.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

3.
Takimin e parë në rrethin e Elbasanit e bëmë me “Zekthin” nga Belshi, nën degët e një gorrice. Kishim shumë uri. Ai na pruri dy pula të pjekura dhe dhallë. Por s’më shkoi gjë në bark. Më dukesh helm; mbasi me helm e përzieu bisedën ky kriminel.

Takimi u bë me qëllim të caktuar, që veprimet e mëvonshme të na shpinin drejt afrimit e lidhjes me “Çakallin”.

Mbas disa ditësh, në këtë zonë u përgatit një përleshje e fortë, e sajuar në një grykë që dihej si vende kalimi diversantësh. Duke u lënë të kuptonin bazave të tyre, se në këtë përpjekje banda jonë vrau ushtarë e oficerë, pra “morëm hak e derdhëm gjak”. Pa aguar mirë dita, u shoqërua i përcjellë në vigë, gjoja si i vrarë një oficer. Ky veprim, jo vetëm që forcoi besimin te bazat që kishim lidhje, por do bindte për armiqësinë tonë dhe “Çakallin”...
Mbas këtij kombinacioni, grupi u ekspozua në një fshat tjetër, në shtëpinë e Idriz Kotorrit, në Kotorr që kishte miqësi me “Çakallin”. Pasi u përshëndetëm prej tij me urimin: “Shyqyr që shpëtuat”, ju drejtuam Idriz Kotorrit me këto fjalë: “Çakalli” na ka borxh gjakun, për qëndrimin që ka mbajtur. Ne jemi të bindur se këtë pritë, ku na u plagos ky luftëtar (një nga shokët e grupit që ishte në rolin e të arratisurit kishte lidhur me fasho krahun me gjak, gjoja si i plagosur) është kurdisur prej tij.
Idriz Kotorri u bind dhe shkoi tek “Çakalli” në Çekin, i cili mbasi u sqarua se nuk ishte lojë e Sigurimit, i dëshpëruar për mundimet që u kishte sjellë patriotëve, ashtu si i cilësonte ai diversantët, kërkoi të na priste në takim.

Kjo ishte një anë e suksesit, por ky veprim nuk na bindi që “Çakalli”, të kishte besim të plotë. Për t’i dhënë të kuptonte atij, se nuk e kemi aq të nevojshëm takimin me të, mbasi akoma dyshojmë dhe për t’i krijuar kohë zbatimit të masave të tjera ndaj “Çakallit”, që do shpinin në forcimin e plotë të bindjeve tek ai, nuk pranuam takim.

Pas një udhëtimi nëpër pyje, pa rënë drita, arritëm në fund të Tervolit, karshi shkëmbit Kabash, në një pyll plot me lisa. Atë ditë të bukur, njëri nga ne që bënte roje, na njoftoi: “Në drejtimin tonë vjen një person. Në njërën dorë mban një sopatë, në tjetrën, diçka që nuk kuptohet”. Përgjegjësi urdhëroi të zgjidhej “Troka”, i cili siç kemi shpjeguar, si ditën edhe natën mbahej i lidhur prej mesi nga i njëjti litar që lidhej “Çekiçi”. Pas kësaj, “Troka” u porosit si të qëndronte e bisedonte me “Kullën” që afrohej drejt nesh. Kur “Kulla” erdhi e na pa ditën, me “Trokën” të lirë e të armatosur, forcoi bindjen se ka të bëjë me bandë diversantësh që drejtohet nga një organizatë dhe këtë do t’ja transmetonte shokëve të tij kriminelë si ai. “Kulla” ishte thirrur nga ne, në emër të “Trokës”. Ai strehonte terroristin Hamit Matjani dhe kriminelë të tjerë që “Troka” i njihte, mbasi në shtëpinë e vëllait në Dumre, ishte strehuar edhe “Kulla”, i cili i dinte këto dhe gëzonte simpatinë e “Trokës”.

I shoqëruar nga roja që sinjalizoi, “Kulla” me zë të ulët na përshëndeti: “U vaftë mbarë puna që keni filluar o vëllezër! ”Përgjegjësi”, “Troka”, “Çekiçi” dhe “Studenti”, i dhanë dorën duke u përqafuar. Mbas prezantimit që bëri “Troka”, u ulëm të katërt. Të tjerët, ashtu si ishin të shpërndarë, qëndruan nëpër vende pa lëvizur, me qëllim për të lënë përshtypjen e banditëve të vërtetë dhe të siguronin shokët nga të papriturat. Ky veprim nuk ishte i lehtë, pasi mbarte rrezikun e dekonspirimit nga “Troka”, apo të dëshifrimit nga “Kulla”. Pasi përgjegjësi informoi “Kullën” për organizatën, qëllimet e saj etj., në përfundim i tha atij: “Ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë për kryengritjen e armatosur, të arratisur ose jo, jashtë ose brenda vendit, të bashkohen nën udhëheqjen tonë. ”Kur fliste përfaqësuesi ynë, “Kulla” shikonte “Trokën” drejt e në sy dhe shpesh herë, si padashur sytë e tij, përqendroheshin tek pushka që mbante “Troka”. Ndaj kur përfundoi biseda, ky i fundit ju drejtua “Kullës” me fjalët: “Mor ‘Kullë’, mos po të pëlqen pushka ime; është belgjik i shkurtër. Ja kemi rrëmbyer një njeriu të regjimit. Megjithëse e kemi të ndaluar të japim armën, për ty që je me kokë i yni, nuk thotë gjë komandanti. Merre dhe gëzoje. Po të na lejonte vendi do ta provonim”.

Për një moment na ngriu gjaku. Megjithëse pushka ishte sabotuar, që dhe një teknik nuk e kuptonte veprimin që bëri “Troka”, aq sa krijoi tek “Kulla” bindje mbi ne si të arratisur edhe na shqetësoi, mos në mes tyre, veprimi krijonte elementë lidhjeje të nëntekstshme që rrezikonte jetën tonë dhe shkatërronte punën e nisur. Por gjithçka u kthjellua kur “Kulla” foli: “E bukur qenka o “Trokë”! Organizata që ju përfaqësoni i ka filluar dhe menduar mirë punët. Unë jam me ju, se për Zotin nuk durohet më. Veç një porosi kam, duhet ruajtur se ka shumë sy. Për zotin “Trokë”, nuk luaja vendit po mos të ishte yt nip, i cili me shenjën që dërgove bëra të besoj, pasi nuk u zë besë as njerëzve të shtëpisë. Sa tha ke të fala nga ai, që “la shtamën tek burimi i lajthisë”, luajta vendit e u nisa për këtu, natën. Kam dhe dy llafe. Ju dua të mirën prandaj jua them. Keni bërë mirë që takimin e keni lënë larg. Megjithëse kam bërë rrugë të gjatë, nga shkëmbi i Kabashit nëpër Holt e mbi Kotorr, ndihem i qetë se nuk më pa njeri. Mos besoni barinjtë, fëmijët e gratë. Ka kohë, më tregonte një shok. Kur ishte plagosur Hamit Matjani, ishte shëruar tek një mik, andej nga Dumreja. E kishte mbajtur me bukë pesëmbëdhjetë ditë. As shtëpisë ku merrte bukën nuk ja kishte treguar dhe se kishin kuptuar, që kafshatën ai e ndante me Hamitin. Por e dini ku rrinte Matjani që ushqehej nga buka e tij, në një pyll të madh. Vendqëndrimin e ndërronte. Sot këtu e nesër atje. Kështu duhet ruajtur që të shpejtojmë e fitojmë”.

Mori dy napolona flori dhe u largua i bindur se nuk e dinim dhe kuptuam se personi që i shpinte bukën terroristit Hamit Matjani ishte vetë ky. Takimi ja arriti qëllimit. Ai u bind për ç’ka pa dhe u bisedua. Të gjitha do t’ja transmetonte Hamitit e bazave të tij, si dhe të arratisurve të tjerë. Tani për të, ne ishim besnikë të idealeve të tyre, gjë që u bë e mundur përmes nipit të “Trokës”, i cili duke ditur se i shërbente qëllimeve të dajës së tij, na vinte në lidhje ne, me ato baza që kishim interes, ku njihej e ishte i besuar si nip i “Trokës”.

Përsa i përket dhënies së napolonave flori, nuk e praktikuam më. Me ndërhyrje të qendrës, kjo formë u kritikua dhe nuk u zbatua, pasi nxiste aktet armiqësore të elementit kriminal e terrorist. Nuk kaluan shumë ditë dhe “Çakalli” u paraqit në takim. Në këtë mënyrë grupi vazhdoi të mbante lidhje të rregullta dhe me këtë kriminel dinak. Mbas disa takimeve, kur krijoi bindje dhe besim, përpara se grupi do largohej nga ajo zonë, “Çakalli” që e hiqte veten të lidhur me pushtetin e që na kish kërcënuar se do na denonconte në Sigurim, na dorëzoi kunatin e vëllait, Novruz Dusharin nga Dushari i Korçës, që ishte arratisur me kohë nga ushtria dhe qëndronte i fshehur në shtëpinë e “Çakallit”.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

4.
Për të bërë të mundur tërheqjen nga shtëpia e “Çakallit”, të Novruz Dusharit dhe arrestimin e këtij të arratisuri, nga ana jonë ju tha atij, se kemi urdhër që nuk mund të mbajmë në grupe të arratisur që veprojnë në zona ku i njohin, pasi kështu nuk ruhet sekreti, ndaj do ta dërgojmë në zona të tjera.

Disa ditë Novruz Dushari qëndroi me ne. Natyrisht kjo na rrezikonte, pasi ishte e vështirë dhe cënonte ruajtjen nga dekonspirimi dhe nuk shmangte komunikimin mes njëri-tjetrit, të personit në fjalë me “Çakallin”. Por dhe mbajtja e Novruzit në grup, ishte e nevojshme, sepse nëpërmjet tij, forcohej besimi për në bazat ku shkonim që diheshin e njiheshin që strehonin diversantë, pasi nga prezenca dhe qëndrimi i tij, rritej më shumë besueshmëria.

Përpara largimit, sipas kërkesës së Novruzit, shkuam tek “Çakalli”. Atë natë, për nderin e tij dhe tonin, me kërkesën e vazhdueshme të zotit të shtëpisë, u shtrua një darkë, nën degët e një peme, në një natë pa hënë. Kur e mori fjalën Novruzi, i cili tashmë kishte qëndruar me ne pesë-gjashtë ditë, foli me shpirt për sakrificat dhe besnikërinë që pa te grupi, për të arritur atë që kërkon atdheu. Foli dhe për organizatën, e premtoi se atje ku do shkonte, do të punonte e do të qëndronte besnik. Kur po mbaronim bukën, e mori fjalën “Çakalli” dhe bisedën e pruri përsëri tek “Dhelpra” që punonte në atë rreth, si dhe tek “Bullari”, për të cilin na kishte folur edhe më parë. Të dy këta, kishin dëshirë të takoheshin e bisedonin me ne, pasi sipas “Çakallit”, dinin luftën dhe idetë tona për çlirimin e atdheut. Ne u përgjigjëm propozuesit se nuk e njihnim “Dhelprën”, qëndrimin dhe karakterin e saj. Prandaj nuk mund të pranojmë takime. Ndërsa për “Bullarin”, si anëtar i Byrosë dhe përgjegjës i rinisë në rreth, ju tha, se njerëz të tillë, të lidhur me komunizmin, në asnjë mënyrë nuk mund të pranojmë t’i takojmë.

Në të kundërt, ne ishim të bindur për pozitat e të dy personave të lartpërmendur, por qëllimisht vepruam kështu, pasi “Dhelpra”, duke qenë agjente aktive e një zbulimi, paraqiste për ne interes me mënyrën si do reagonte ndaj këtij refuzimi. Pra, si do të vepronte për të na bindur me besnikërinë e saj, ndaj idealeve tona dhe a do tregonte se ishte dërguar pranë nesh në emër të zbulimit që i shërbente.

Kurse për “Bullarin”, vepruam kështu se donim ta largonim nga rruga e krimit. Por ai, si lidhje e afërt me diversantin Tefik Kokeli dhe “Çakallin”, i venë plotësisht në shërbim të tyre, nuk u largua nga kjo rrugë deri në ditën kur u arrestuan të dy.

Kur u ndamë nga “Çakalli” dhe kunata e tij, edhe njëherë i porositëm të ruajnë sekretin. Për Novruzin që e morëm me vete, u thamë të mos bëhen merak.

Të pasnesërmen e asaj nate, Novruzi u caktua me qëllim nga ne, që të bënte roje, për arsye të shmangies nga grupi, për të krijuar kushte, për t’u kapur e lidhur nga “Çekiçi” e “Studenti”. Pas kësaj, u shoqërua jo siç e dinte ai, në vendin e takimit me krerë të organizatave të tjera, por në burg. Mbas ca ditësh, “Çakalli” mori një letër nga Novruzi, që me porosi të Sigurimit, i shkruante nga burgu se ishte mirë dhe bashkë me shokët punonte për detyrën e ngarkuar.

Kisha muaj i larguar. Nga shtëpia nuk dija si i kisha dhe isha në merak, sidomos për gruan që ishte shtatzënë. Nuk dija a kishte lindur. Mendoja prindërit e saj, të cilët bashkëjetonin me të. Ndaj tyre isha i ndjeshëm. Më zëvendësonin prindërit. Mbas rënies dëshmorë në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare të djemve, mbetën me vajzën, gruan time. Dhe ja, për hir të detyrave speciale që kryeja, ishin bërë pjesë e një lufte tjetër. Jo më pak shqetësim kisha për djalin. Ishte i vogël. Donte ngrohtësi prindërore. Me shqetësimin e preokupacionin për ta, jetoja çdo ditë. Por detyra kërkonte sakrificë. Isha i ndërgjegjshëm për këtë, ndaj se kurseja veten.
rikthehemi në Kotorr.

Këtë radhë shkuam në shtëpin e Sh.Kotorrit, strehuesit të Hamit Matjanit, D.Tafanit dhe të arratisurve të tjerë. Sa hymë në koçekun e misrit që na tregoi i zoti, për të mos u lagur nga shiu, shoqëruar me erë e shkreptimë, na dukej se furtuna bashkë me kasollen, do të na ngrinte edhe ne për të na flakur poshtë në lumin e Holtës.

Ora duhet të ishte mbi njëzet e tre. Ne kishim zënë vende, kur befi me një thes në kokë, për të mos u lagur, i zoti i shtëpisë. Me zë të mekur na tha: “Një miku juaj u dërgon një letër. Urdhëroni, e kam në dhomë. Shiheni se pret përgjigje”. Pasi morëm letrën, si me shqetësim, u drejtuam atij me fjalët: “Keni gabuar! Pse keni treguar ku ndodhemi pa marrë pëlqimin tonë”. Pas kësaj e lexuam letrën. Ajo dërgohej nga kapobanda e Hamit Matjani, mes të cilës kërkonte takim. Për vendin ku do realizohej, do na shoqëronte korrieri që pruri letrën.

Kishim pritur me padurim përballjen me këtë gjakpirës, ndaj lajmi na gëzoi pa masë. Meqë grupit nuk i lejohej të takonte me bandat, pa autorizim nga qendra, këtë gjë s’mund ta bënim.

Të nesërmen e kësaj nate, ora po i afrohej dyshit dhe për t’u zbardhur dita s’kishte shumë. Korrieri priste përgjigje, por as ne nuk ndiheshim mirë. Duhej larguar nga kjo bazë e dekonspiruar nga korrieri. Ne ishim nga nevoja aty, ndaj nuk hynim brenda, por as dita nuk duhej të na zinte këtu. Çast i vështirë.

Përgjigjja erdhi. “Mos e takoni”. Pas korrierit u nisëm edhe ne, për të kaluar ditën në fshehtësi. Bashkë me të, arritëm në pyllin e madh të Gjergjevicës, të veshur plot me shkurre, ferra e driza. Duke kaluar për në thellësi mes tyre, veçsa ishim bërë ujë, u çorrëm. Zumë vend pranë një lisi të madh. Diku rrotull ishte edhe Hamit Matjani me bandën e tij.

Të gjithë ishim të lodhur e të mërzitur. Duke mos folur, secili rregullonte në heshtje vendin e tij; përjashtim bënte roja. Të gjithë e kuptonim këtë gjendje. Shkaku i dëshpërimit ishte urrejtja ndaj terroristit bandit, me të cilin nuk na lanë të mbaronim punë e ta vinim në çark gjakpirësin që s’kish lënë krim pa bërë.

Kishim muaj që ecnim natën, rrugë e pa rrugë. Shumë herë të pagjumë si jeta në pyll. Fytyrat tona të parruara nga të ftohtit, kishin marrë pamje të egërsuar. “Miqtë” që takonim në këto pyje po shtoheshin dhe kjo nuk na pëlqente. Me ata më të vendosurit që na interesonin, kishim marrë kontakte. Tashmë gëzonin besim tek ne dhe “Fronti i Rezistencës”. Për t’i vënë nën kontroll e displinë të ashtuquajturës organizatë dhe për të zbuluar në çdo kohë e më thellë aktivitetin kriminal të tyre, nëpërmjet pjestarëve të bandave, ishin organizuar lidhje individuale të rregullta në formë treshe me një përgjegjës që mbante në lidhje dy persona. Ata nuk e njihnin njëri-tjetrin, vetëm përgjegjësin. Mbledhja e tyre ishte e ndaluar. Çdo udhëzim jepej individualisht, kështu merrej dhe informacioni. Ky organizim bëhej për një zonë, ose rreth dhe quhej sektor. Përgjegjësi i sektorit mbante lidhje me qendrën. Kjo detyrë për gjithë këtë zonë ku vepronte grupi i ishte ngarkuar “Çakallit”, i cili kërkoi nga ne aprovimin për marrjen në lidhje të “Pazarit të Vlorës”. Grupi, duke pasur parasysh aftësitë e tij dhe interesin si lidhje e Abaz Ermenjit, e aprovoi. Në fakt ndodhi ndryshe, “Pazari i Vlorës” denoncoi në Sigurim dhe ky urgjent me radio njoftoi grupin të largohej nga vendi. Nga ana tjetër, dërgoi forca në ndjekje të bandës ku ishte diktuar “grupi i të arratisurve”.

Informacionet e shërbimit të fshehtë shqiptar për ardhjen e një grupi diversantësh.
Këto masa ne i shfrytëzuam si pretekst për të forcuar më tepër pozitën tonë. Megjithëse lidhjet ishin organizuar, ne nuk u larguam nga vendi pa marrë kontakte me një pjesë nga elementët më kryesor kriminal. Takimi me ta u krye në kushte tepër të vështira, por ishte i domosdoshëm. Mes tyre forconim pozitën tonë tek lidhjet edhe pas ikjes se grupit, kështu arrihej të mbahej në kontroll veprimtaria e tyre.

Para largimit u mor takim me “Çakallin”, të cilit ju dha detyra: “Sipas parrullës dhe mënyrës së paracaktuar të kontakteve, të njoftohet qendra në Tiranë për çdo veprimtari të bandave të brendshme diversioniste dhe të individëve të arratisur brenda vendit apo jashtë tij. Pa aprovimin e qendrës, të mos merren takime prej anëtarëve të organizatës “Fronti i Rezistencës”, me të arratisur të brendshëm e të jashtëm. Të mos kryente asnjë detyrë pa miratimin e organizatës”.

Në fund u caktua mënyra dhe rrugët e lidhjes, për të dyja palët. Pra, si do lidhej “Çakalli” kur duhej të takonte organizatën dhe si do kontaktonte kjo, kur i nevoitej “Çakalli”.

Shumë kohë, ai e kreu këtë detyrë duke informuar për gjithçka Frontin e Rezistencës. Vinte vetë në Tiranë, ose dërgonte korrier për të raportuar. Duke ditur se informonte “Frontin e Rezistencës”, në të vërtetë sinjalizonte Sigurimin e Shtetit.

Nga një tjetër kanal, të cilin Sigurimi mendoi të mos e dekonspironte dhe që kishte mbi një vit i hapur, u informuam mbi dërgimin në Shqipëri prej një zbulimi të huaj të një bande terroristësh. Për ta ruajtur kanalin “B” morëm kontakt me “Çakallin”, beun nga Çekini i Gramshit, Muhamed Gurin, prej nga mësuam se: “Një bandë e përbërë prej katër vetësh, dërguar nga zbulimi anglez ndodhej në Dushar. Prej tyre njihet vetëm Mustafa Dushari që e drejton atë; të gjithë mbajnë pseudonime. Banda qëndron te “Driza” në Dushar dhe furnizimi bëhet prej tij”.

Sipas thënieve të “Dri-zës”, bandës nuk i funksionon gjeneratori i radios, për këtë arsye i kanë ndërprerë lidhjet me qendrën e tyre. Kjo mund të jetë dhe arsyeja që kanë dërguar “Drizën” tek “Çakalli” për t’u lidhur me “Frontin e Rezistencës” që t’i rregulloj radion e t’i vërë në lidhje me padronët që i kanë dërguar
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

5.
Mbi këtë informacion u bënë analiza detajuese nga u dol me masat që duhet të merrte grupi për lidhjen dhe futjen nën kontrollin e tij, të bandës së mësipërme. Për të realizuar detyrat e marra, u nisëm me objektivin: Lidhja të bëhet nëpërmjet “Drizës”, sipas parrullës së lënë. Nëse banda nuk pranon, të mos lihet takim tjetër. Nëse nuk vihet në dispozicion të grupit, të asgjësohet. Të kihet kujdes e të ruhet sekreti. Asgjësimi të bëhet i kamufluar.

Për fitoren mbi bandat diversioniste që dërgoheshin nga zbulimet e huaja me qëllime terroriste, kishte rëndësi maskimi. Pra, paraqitja mes veshjes dhe përshtatjes me jetën e banditit, në funksion të plotësimit të elementëve që impononin kundërshtarin të besonte idenë e bërjes së jetës në arrati. Kontigjenti që përballeshim përmes lojës e kombinacioneve tona agjenturore, ishte instruktuar e përgatitur në kurse speciale nga kuadro që edukonin e impulsonin reflekse dhe reagime sa fizike dhe psiko-logjike, për të nuhatur e vlerësuar çdo veprim të personave që kontaktonin e bisedonin. Kjo impononte t’i kushtonim kujdes llojit dhe mënyrës së të veshurit, sjellurit, qëndrimit deri dhe të mbajtjes së armës në plotësim të figurës së banditit, për të arritur qëllimin e vërtetë të lojës. Ishin këto arsyet që diktonin të ndiheshim të angazhuar në prag të takimit me bandën “Mavija”.

Ishim gati e që të gjithë të maskuar, të veshur e mbathur si bandit. Qoftë dhe një i afërm, zor se mund të na njihte.

“Çipini” urdhëroi nisjen e grupit. Porositi të fiken dritat, për të mos rënë në sy dhe kërkoi hipjen e shpejtë në makinë, pa zhurmë. Do niseshim drejt vendit të caktuar. Kur shoferi hapi derën dhe me vështrime të kujdesshëm bëri shikimin e secilit, ngadalë foli: “Keni hipur të gjithë o divat e “Qemalit”. “Studenti”, që vështirë t’ia kuptojë humorin, e tërhoqi nga vetja dhe fshehtasi, por me zë lartë, ngacmoi: “Çekiçit” i mungon “Troka”. Qeshëm të gjithë. Dera u mbyll e makina u nis. Sa dolëm jashtë portës së shtëpisë ku ndodheshim e ku bënim maskimin dhe përgatiteshim për shërbime speciale, ja morëm këngës.

Nga do shkojmë o Tafilo,
Tafilo, o Tafil Buzi....

Kjo këngë kishte historinë e saj që e njihnin shokët e grupit. Sa herë niseshim për t’u përleshur me kriminel terroristë, banditë diversionist, ja merrnim kësaj kënge. Ishte kënga “e shansit”. Më tepër këndonte Haxhi Shurdhi, që përveç tiranses, ja merrte edhe labçe. Kështu shtymë rrugën nga Tirana në Korçë. Në hyrje të qytetit, makina me shenjën e kryqit të kuq, ngadalësoi ecjen.

Oficeri i rojes së degës së Punëve të Brendshme Korçë, ishte porositur që makinën me targa x, ta lejonte të hynte brenda me gjithë personat “emigrantë grekë” që kishte në të. Ndaj sa u prezantua shoferi, polici hapi portën. Megjithëse kureshtja kritikohet, në veçanti në punët e fshehta, kishte policë, ushtarë e oficerë, të ndodhur brenda territorit, që na shihnin me habi e pyesnin njëri-tjetrin, kush ishin e kë përfajësonin të ardhurit rishtazi. Pamja jonë, domosdo tërhiqte vëmendjen dhe kuriozitetin e tyre, por vetë sqaronin: “Janë emigrantë grekë”.

Mbasi zumë vende në një dhomë, Rexhep Kolli “Dajti”, që kishte ardhur nga ministria para nesh, për t’u njohur me veprimet tona dhe kordinuar punën me drejtuesin e degës së Brendshme Korçë, mori “Çipinin”, Asim Aliko, e “Çekiçin”, Hekuran Pobrati, dhe bashkë u nisën për te kryetari i degës Bilo Bregu. Dera u hap. Duke uruar mirëseardhjen, ai e mbylli atë me shpejtësi dhe siç ishte në këmbë, na shikoi me vërejtje secilin në sy. Sa mirë jeni maskuar e përshtatur legjendës. Edhe unë, shoku juaj, me vështirësi iu dallova. Na përqafoi, na ftoi të uleshim për rreth tavolinës. “Për misionin tuaj, foli ai, jam vënë në dijeni nga ministria dhe kam porosi të bisedoj me hollësi, në vartësi me të dhënat tona, për të konkluduar me saktësi për ndihmën që duhet t’u japim në veprimet që do të kryeni në rrethin tonë”...
Grupi special i Sigurimit të Shtetit bën koordinimin e veprimeve dhe niset për të marrë takim me diversantët e ardhur nga Malta, të dërguar nga anglezët ...


...Mbasi zumë vende në një dhomë, Rexhep Kolli “Dajti”, që kishte ardhur nga ministria para nesh, për t’u njohur me veprimet tona dhe kordinuar punën me drejtuesin e degës së Brendshme Korçë, mori “Çipinin”, Asim Aliko, e “Çekiçin”, Hekuran Pobrati, dhe bashkë u nisën për te kryetari i degës Bilo Bregu. Dera u hap. Duke uruar mirëseardhjen, ai e mbylli atë me shpejtësi dhe siç ishte në këmbë, na shikoi me vërejtje secilin në sy. Sa mirë jeni maskuar e përshtatur legjendës. Edhe unë, shoku juaj, me vështirësi iu dallova. Na përqafoi, na ftoi të uleshim për rreth tavolinës. “Për misionin tuaj, foli ai, jam vënë në dijeni nga ministria dhe kam porosi të bisedoj me hollësi, në vartësi me të dhënat tona, për të konkluduar me saktësi për ndihmën që duhet t’u japim në veprimet që do të kryeni në rrethin tonë”.

Në përfundim, kërkoi të paraqitej në zyrën e tij M.C.- Miti Çomo, që ndiqte e mbulonte punën kundër bandave e diversantëve. Kur ai erdhi, bëri prezantimin sipas pseudonimeve që mbanim, duke i thënë: “Ç’farë sheh dhe do dëgjosh është pjesë e misioneve speciale dhe kombinacioneve agjenturore me rëndësi që realizohen kundra bandave diversioniste. Pra kanë ardhur të marrin kontakt me një bandë të tillë”.

M.Ç shtangu e mbeti në këmbë. Hidhte vështrimin sa tek “Çipini” tek “Çekiçi”. Nuk dinte me kë kishte të bënte. Shikonte me habi. U ul dhe dëgjonte me vëmendje.

Më pas e mori fjalën “Çipini”, i cili qetësisht shpjegoi: “Driza” një person nga Dushari i këtij rrethi, ka mundur të mësojë, se një bandë diversantësh që ai nuk shpjegon se ku ndodhet, kërkon takime me përfaqësues të “Frontit të Rezistencës” dhe si të tillë do të prezantohemi ne”.

“Çakalli”, Muhamed Bej Guri, që di sa më sipër, nga “Driza”, vjehrri i tij, na ka informuar ne, duke ditur se komunikon me Frontin e Rezistencës. Ai gjykon që takimin me bandën ta realizonim, pas takimit me “Drizën”. Kjo bëhet e domosdoshme, sa për të sqaruar më tej rrethanat mbi bandën edhe për të shmangur e ruajtur çdo veprim të saj kundra nesh.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

6.
Kështu u thirr në takim “Driza”, tek shtëpia e mikut të tij “Çakalli”. Ai nuk na shpjegoi se ku ndodhet banda, as na tha kush janë pjestarët e saj, veç ekspozoi se përbëhet nga katër veta dhe është dërguar nga zbulimi anglez. Banda ka ardhur nga Malta, duke u përcjellë për në Shqipëri nga një oficer dhe mban lidhje me bandën e Hamit Matjanit e Tefik Kokelës.

Nga takimi e biseda me “Drizën”, vumë re se banda nuk ka besim të plotë në ekzistencën e organizatës Fronti i Rezistencës, në elementin e saj dhe në grupin tonë. Për të ruajtur lëkurën, ajo nuk i jep “Drizës” të dhëna që e venë në rrezik, ose vetë “Driza” mban rezerva”.

Për ne është e qartë, banda ndodhet këtu, në zonën pranë rrethit të Korçës dhe “Driza” me të mban lidhje. Këto dyshime e të tjera, duhet të na përgatisin mirë për takimin me të. Për të zbuluar çdo të papritur dhe për të shmangur çdo veprim të saj brenda nesh.

Takimi me “Drizën” është lënë me sinjale; në dritaren e parë në Jug, në pjesën që nuk ka xham, por teneqe, duke trokitur tre herë. Kur “Driza” që fle në atë dhomë, do përgjigjet, t’i jepet parrulla: “Më ka humbur kali. Mos ta zuri syri në livadhin tënd”.

Grupi ynë që do takohet me bandën është më i madh në numër, për të qenë i sigurtë likujdimi i saj. Por, mund të ndodhë që të jetë dhe me forca të barabarta me bandën. Me të kontakti do merret natën dhe veprimi do kryhet brenda saj. Në qoftë se nuk pranojnë kushtet tona, do të bëhet likujdimi atë çast. Dita paraqet rrezikun e dëshifrimit. Kjo, jo vetëm bën të pamundur likujdimin e diversantëve, por vë në rrezik jetën tonë.

Siç e shikoni, veprimi është delikat. Kërkohet vigjilencë, kujdes, shkathtësi dhe gatishmëri e përsosur. Nga ju na duhet një punëtor operativ, njohës i zonës e i fshatit Dushar e të di shtëpinë e “Drizës”; në veçanti lidhjet e bandave diversioniste”.

Kryetari hapi kasafortën, nxorri një dosje dhe prej saj, një letër të shkruar me dorë që duke e treguar tha: “Para disa muajsh ka rënë në duart tona kjo letër që i drejtohet Asim Lleshit nga Dushari, i cili ka djalin prej kohësh në arrati. Letra i dërgohet nëpërmjet një personi me pseudonimin “Vetëtima” dhe firmoset me emrin “Lisi” që duhet të jetë pseudonim. Dëgjoni çfarë i shkruan: ”Mos kini merak, ndodhemi në duar të sigurta. Bëj pjesë në një organizatë me emrin “Fronti i Rezistencës” që shtrihet në disa rrethe dhe bën një luftë të vendosur kundra pushtetit. Unë jam me punë përgjegjës për një zonë...Jam me shëndet mirë. Po të keni merak dhe nevojë, lidhemi me letra nëpërmjet mikut që më dorëzuat. Përqafime “Lisi”.

Për djalin e Asim Lleshit, i arratisur (si e dinte kryetari), kemi të dhëna se ku strehohet. Për të, ka dijeni kunati i tij nga Çekini i Gramshit. Kohët e fundit, Asimi ka bërë lëvizje të shpeshta. Është parë në Korçë, Kolonjë dhe Gramsh, tek dhëndërri në Çekin, ku ka dhënë vajzën. Të shumta janë lidhjet e tij me Sulo Abazin, me të cilin është nga i njëjti fshat dhe gjatë luftës ka mbajtur qëndrim të mirë. Për disa vjet ishte kryetari i Këshillit të fshatit. Më vonë, për disa gabime nuk u zgjodh. Kjo e ka bërë të pakënaqur. Nga Dushari, ndodhet i arratisur Mustafa Sula, i cili përgatitet në një kurs spiunazhi për t’u dërguar si diversant në Shqipëri. Është dinak dhe i shkathët. Lidhjet e tij të afërta, kohët e fundit kanë ndryshuar qëndrim. Çuditërisht punojnë dhe mbajnë qëndrim të drejtë ndaj shtetit. E dyshimtë është dalja natën e Sulo Abazit, njëri nga pjestarët e familjes së të arratisurit Mustafa Sula.

Mbi këto të dhëna, shton kryetari, arrijmë në konkluzionin: “Se banda, ku ndodhet edhe i arratisuri Mustafa Sula, ka mundësi të jetë në Dushar dhe të strehohet tek Sulo Abazi. Nëse nuk ndodhet në fshat, veç Asim Lleshit, ka dijeni edhe Sulo Abazi”.

Unë e Asim Aliko shikuam njëri-tjetrin në sy, por ndërhyri Rexhep Kolli dhe sqaroi situatën e servirur Bilos: “Nëpërmjet Frontit të Rezistencës, përmes kunatit në Çekin të Gramshit, u tërhoq i arratisuri Novruz Lleshi dhe letra që u ka rënë në dorë është e tij, por e diktuar nga Sigurimi. “Lisi”, që është pseudonim, nuk ndodhet ku shkruan, por në burg dhe mbahet sekret. Me këtë veprim, kemi hapur dy kanale të lidhur me njëri-tjetrin, i Gramshit me Dusharin.

Armiqtë e lidhjet e të arratisurve, duke e ditur se punonin për Frontin e Rezistencës, fijet e së cilës ja kishim prerë, nuk lidheshin me të, po me organet e Sigurimit. Nga këto veprime, u arrit që i jati i Novruzit, “Driza”, nëpërmjet dhëndërrit nga Çekini, duke dashur të njoftonte organizatën, njoftoi Sigurimin. Korrieri i të quajturës organizatë i Frontit të Rezistencës, ishte punëtori operativ i Sigurimit. Sipas njoftimit, bëri takimin me “Drizën” në Çekin, në shtëpinë e dhëndërrit. Nëpërmjet tij, u qartësuan edhe njëherë të dhënat e mësipërme.

“Besoj shoku kryetar, e keni të qartë. Të dhënat tuaja përputhen me veprimet tona. Siç vepruam me Novruz Lleshin, nëpërmjet kunatit të tij “Çakalli”, që sot njihet si anëtar i sektorit të Gramshit, do të veprojmë edhe mbi këtë bandë diversantësh. Ky është synimi ynë, përfundoi “Dajti”.

Kryetari dëgjonte me vëmendje. Sa u ul “Dajti”, u çua në këmbë dhe u drejtua nga ne. “Ju falenderoj për ekspozën, tha ai, dhe ju uroj suksese në veprimet e mëtejshme”.

Porta u hap. Makina doli jashtë qytetit dhe mori rrugën drejt Dusharit. Shoferi sinjalizoi se po i afroheshim vendit dhe ngadalësoi ecjen. Kur kaloi një kthesë, ndaloi në një grykë. Ai kishte përvojë. Dinte të maskonte qëllimin e udhëtimit për të ruajtur sekretin. Doli jashtë, i vuri një gurë rrotës për ta fiksuar, hapi kapakun e motorrit, hodhi rrotën tjetër rezervë për tokë, pastaj hapi derën, e uroi, “u pafshim si gjithmonë fitimtarë”. Këtu u ndamë edhe me “Dajtin”, i cili do të na qëndronte afër për të bërë koordinimin midis grupit, degës së Korçës dhe Ministrisë. Ndaj porositi edhe njëherë M.Ç të siguronte informacion të shpejtë për çdo veprim.

Natë e errët. Kohë e vrenjtur. Kishin kaluar orët e kishte rënë qetësia, por duhej zgjedhur rruga me kujdes. Përpara ecte M.Ç, mes një pylli me lisa të rrallë. Koha sa vinte e keqësohej. Vendi për ne ishte i panjohur, por duhej shpejtuar pa zhurmë për të arritur ku ishte vendosur të bëhej qëndrimi i ditës, në Dushar, mbi shtëpinë e Sulo Abazit e “Drizës”, ku kullosnin bagëtia.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

7.
Mbas disa orë udhëtimi, ju afruam vendit që pa gdhirë. Duke u ngjitur nëpër shkëmbinjtë përmes një pylli me shkurre, shkozë e aishte, arritëm e zumë vend në një guvë, përfund një shkëmbi. Pa u sistemuar mirë, zuri një shi i madh që erdhi si vinë shirat në këtë muaj. Shtrëngatë me bubullima, mjergull e shkreptima që vazhdoi deri pasdite.

Data shënonte 2 qershor 1950. Por në vende të larta bën ftohtë dhe ne mbanim mbi shpinë, të ftohtin e natës dhe lagështinë e shiut. Keq e kishim të gjithë, sepse nuk mund të ndiznim zjarre, për arsye se diktoheshim nga tymi. Më keq e kishte roja që vrojtonte në të çarën e një shkëmbi. Këtë detyrë e bënte M.Ç, se njihte personat që lëviznin, për të cilët kishim interes.

Mbas një çlodhje të shkurtër, ngritëm njëri-tjetrin dhe u grumbulluam tek “Çipini”. Ai informoi për konkluzionet që arritën në mbledhjen e përbashkët në varësi edhe me të dhënat e degës së Korçës. Megjithëse plani nuk pësoi ndryshime, ai përsëriti variantet e veprimit, për të arritur suksesin. Për të gjithë ishte takimi i parë me banda diversantësh, që dërgoheshin nga jashtë, prandaj secili mendonte ta kryente mirë detyrën.

Në perëndim të diellit, po na afrohej një tufë dhish që zbriste nga mali, pas tyre bariu, djalë 17-vjeçar. Kur u informuam prej M.Ç, se ishte nga pjestarët e familjeve që kishim interes, lëvizëm nga vendi, për t’i lënë të kuptonte se i ruhemi, “pasi jemi në udhëtim”.

Qëllimit të ardhjes në këtë vend u arrit. Ne ishim të bindur se bariu do të njoftonte Sulon dhe “Drizën”, se pa një bandë që vinte nga rrugë të largëta, prej pyllit të Baftjesë dhe qafës së Gjarprit, andej nga e prisnin ata ardhjen. Kur u err mirë dhe u bindëm se s’kishte lëvizje në fshat, u nisëm drejt takimit me bandën “Mavija”.

Ecnim me kujdes, për të mos u ekspozuar. Ju afruam shtëpisë. Grupi u vendos mbi rrugë, buzë një kodre me shkurre. ”Çipini” urdhëroi “Çekiçin” e Haxhiun për të marrë lidhje me “Drizën”, dhe M.Ç që të na tregonte shtëpinë e të largohet për të mos rënë në sy, se mund ta njihnin. I afrohemi shtëpisë, qëndrojmë tek dritarja e caktuar dhe japim parrullën.... Dera hapet, sikur “Driza” të ishte gati, nga dolën njëri pas tjetrit dy vetë, i pari, pas një vrojtimi me sekonda i drejtohet me shpejtësi “Çekiçit”, me mallëngjim e dashuri. I zgjat krahët ta përqafojë, duke i thënë: “Sa të kam pritur; më ka marrë malli; më ka lodhur dashuria”. Ja hodhi duart dhe filloi ta shtrëngonte. “Çekiçi”, që e kuptoi se ishte gruaja e Novruzit, u tërhoq dhe i tha: “Jam unë moj motër, mos u bëj merak. Novruzi është mirë, është i zënë me punë e nuk erdhi dot”. Ajo u turpërua, uli kokën e u largua. “Driza” që ishte pas saj, që dëgjoi e i pa të gjitha, me nervozizëm foli: “Pse se lanë. Na ka marrë malli”. Aty ndërhyri Haxhiu duke i hedhur duart në qafë, e i tha: “Ju lutem zoti “Driza”, uleni zërin se do diktohemi dhe më keq është për ju...” I futi krahun dhe vazhdoi: “Këtu na pret “Çipini” me shokët”. “Çekiçi” u mënjanua pak dhe i bëri “Drizës” prezantimin e “Çipinit” dhe “Studentit” që i ishin afruar shtëpisë. Duke pritur, ata i kishin dëgjuar të gjitha fjalët. U përshëndetën e u përqafuan ...
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

1.
- Lista e të ekzekutuarve nga Hamit Matjani

Thoma Prifti
Abdulla Sinani
Shahin Himçi
Ismail Alushani
Sabri Sinani
Lazër Dollani
Cane Gonaj
Sali Zajmi
Ali Starja
Vangjel Riska
Servet Hoxha
Keko Rasipi
Hysen Kumanova
Lush Lemati
Xhemal Bregu
Maliq Miraka
Riza Sheza
Haziz Hoxha
Maliq Iliazi
U takuam në një vend, i zgjedhur për takime, që kishte për qëllim të mos i ekspozoheshin “Drizës” të gjitha forcat e grupit. U ulëm të katërt, “Çipini” bëri prezantimin. U përshëndetëm dhe u përqafuam dhe njëherë. Pas kësaj, fjalën e mori “Çipini”: “Ja, mbas një udhëtimi të gjatë e të vështirë natën, rrugë e pa rrugë, erdhëm”. Pasi e pyeti për gjendjen e tij dhe të familjes, vazhdoi: “Jeni bërë merak për Novruzin, megjithëse kemi mbi një muaj që jemi takuar, dimë se është mirë me shëndet. Zoti “Driza”, detyra jonë është të punojmë për t’u përgatitur që të luftojmë, për të fituar mbi komunistët. Që të bëjmë këtë, duhet të ruhemi. Novruzi nuk erdhi se ishte i zënë me punë e nuk e lanë. Nëse do vinte me ne, po të ndodhte të diktoheshim, ku u puthëm e u përqafuam, mund të goditeshim nga grykat e pushkëve të komunistëve. Kështu nuk do takoje as Novruzin dhe as ne. Po dhe punët e filluara nuk do vinin deri këtu. Në qoftë se kjo do ndodhte, me siguri do dëmtoheshit familjarisht, për këto arsye, shokët nuk ishin dakort që Novruzi të vinte në vendin e tij, se njihet. Ai do jetë herë tjetër, vetëm për t’u çmallur me ju”.

Në përfundim, “Driza” i dha të drejtë “Çipinit”. Por çfarë e shtynte të mbante qëndrime ndaj nesh?! Në Çekin, nuk ju premtua ardhja e të birit, ai vetëm pyeti për të. Është dashuria e babës për birin, apo banda diversante me të cilën do merrnim lidhje, e shtyrë për të qenë e sigurtë e për të zbërthyer dyshimet ndaj nesh, insiston ta kërkojë e takojë Novruzin?!

Mbasi “Driza” u pyet për shëndetin e banditëve, u porosit të shkonte t’i merrte për të bërë takimin, sipas kërkesës së tyre pa humbur kohë, duke iu lutur, me që ishim pa ngrënë, të na binte dhe pak bukë, me ç’ka t’i ndodhej. Kur “Driza” u nis tek diversantët, ne shkuam tek shokët, të cilët i njoftuam për gjithçka dyshuam në bisedën e bërë me “Drizën”. Sidomos për masat që duhet të merrnin në momentin dhe vendin ku do bëhej takimi. Të shikonim nëse do vinin të gjithë, apo do mungonte ndonjë për të siguruar bandën gjatë takimit e të vepronte kundra nesh në rast rreziku.

Sa vështirë është të depërtosh në mes një bande dhe në një kohë të shkurtër, t’u heqësh çdo dyshim e të krijosh besim. Të gjesh momentin të korrespondosh me shokët pa shenja e pa folur, për të ndërtuar çastin e sulmit mbi ta. T’i kapësh e asgjësosh duke ruajtur shokun dhe sekretin e punës, për të vazhduar rrugën e mbrojtjes së atdheut. Me sa të papritura ndeshesh; sa pikëpyetje duhen zgjidhur; sa dyshime duhet të sqarosh; sa e vështirë. Luftë nervash, tru më tru. Këto vështirësi e të papritura nuk na frikësuan, përkundrazi, na përgatitën e na dhanë forcë të fitojmë.

Duke ecur mbi gurët e një rrugice të ngushtë natën, befas na doli përpara “Driza”. Këtij burri të shkurtër mezi i dallohej koka, ndërsa trupi nuk i dukej, pasi i ishte mbuluar nga shkurret, shkozat e dushkajat e të dy anëve të rrugës. Me lëvizjen e kokës, ai njoftoi se po vinin. Pas tij, dhjetë pesëmbëdhjetë metra u duk një burrë i gjatë me trup të drejtë e veshje fshatari të asaj zone. Kur na dha dorën, “Driza” na prezantoi: “Është “Llani” një nga besnikët e tyre”. Kuptuam se nuk ishte emri i tij, por strehuesi i tyre që për ta ruajtur i kishin vënë këtë pseudonim. Pas pesëmbëdhjetë minutash të tjera, nga i njëjti drejtim, u dëgjua një trokitje gurësh që e dëshifroi “Llani” si sinjal, prandaj shpejtë vrapoi në atë kah. Njërin pas tjetrit, i pruri tek ne. Jo të gjithë bandën njëherësh, po në dy pjesë. Sipas radhës, na prezantoi të parin “Lupin” si përgjegjës, pas tij “Topin”, “Urithin”, “Plumbin”, “Bredhin” “Minin”.

Mbasi zumë vend, u bë prezantimi edhe nga ana jonë. Të dy përfaqësuesit u ulën përballë njëri-tjetrit, ndërsa ne u shpërndamë dhe u futëm midis diversantëve e bashkëpunëtorëve të tyre që i shoqëronin, të cilët ishin të panjohur dhe të pallogaritur si forca në ndihmë të bandës.

Para se të fillonin bisedimet, diversanti me pseudonimin “Plumbi”, Mustafa Dushari, iu drejtua përgjegjësit: “Zoti “Lupi” (Seit Bylybashi), do të kemi roje?”. “Po, iu përgjigj ai, dhe roje del t’i”. “Çekiçi” që i është afruar dhe i qëndronte pranë sikur ta kishte njohur prej vitesh, i hodhi dorën në sup dhe i tha: “Do dalim bashkë”. Në të njëjtën kohë, njoftoi “Çipinin”: “Sipas radhës po dal unë roje së bashku me zotin “Plumbi”. Dil, u përgjigj ai, por kujdes se dhe gardhi ka sy e vesh. Kur u largua disa metra, “Çekiçi” me qëllim për të qenë afër grupit për të dëgjuar zhvillimin e bisedimeve dhe parrullën e shpërthimit mbi diversantë, që do jepej nga “Çipini”, vendosi të jetë afër tij. I thirri diversantit që ishte duke ecur: “Zoti “Plumbi” nuk duhet të largohemi se komunikojmë me vështirësi dhe nuk bëjmë mirë sigurimin e tyre. Vendi më i përshtatshëm është ky”. Drejt iu përgjigj “Plumbi”.

-Çfarë emri keni. -Atë që prezantova, “Çekiçi”. -Ai është pseudonim. -Po edhe i juaji pseudonim është. -Në ilegalitet kur keni dalë? -Kur u okupuam nga komunistët.
-Zoti “Çekiçi”, çfarë qëndrimesh mban organizata juaj ndaj Jugosllavisë dhe me cilën organizatë jashtë vendit keni lidhje?
-Zoti “Plumbi”, mos është më mirë të ruajmë shokët?!

Ai pa me vërejtje “Çekiçin”, sikur donte t’i thoshte: “Mirë t’i ruajmë, por kur qenke kaq i rregullt, pse ma mban armën në krah”. Ndoshta u çudit edhe pse “Çekiçi”, i qëndroi ftohtë këtij “luftëtari” të ardhur nga shtetet e mëdha. Bëri një hap anash, nxori revolverin “Smith” e kontrolloi dhe me automatik në dorë qëndronte në gadishmëri. U kthye përballë pyllit e rrugës. Kthente kokën e me vëmendje dëgjonte e shikonte çdo lëvizje. Por më kot, ai dhe shokët e tij ndodheshin me kohë në mes të atyre, nga të cilët donte t’i ruante.

I pari e mori fjalën përfaqësuesi i diversantëve që mbante pseudonimin “Lupi”, i cili u prezantua si zëvendëskomandant, “mbasi komandanti për arsye pune mungonte”.

Për të na bindur me shpjegimet dhe autoritetin si njeri i ditur, duke u munduar ta paraqiste veten si organizator, terroristi filloi të flasë fjalë të huaja që i kishte mësuar nga kishte ardhur. Mbasi tregoi se ishin dërguar nga komiteti “Shqipëria e Lirë”, me detyrë të shikonin gjendjen e popullit dhe gatishmërinë për ta hedhur në luftë kundra pushtetit, shpjegoi se në Shqipëri kanë ardhur dhe punojnë në zona të ndryshme disa banda.

Në krye të këtij komiteti, vazhdoi përfaqësuesi i tyre, që e ka qendrën jashtë, qëndrojnë burra që kanë dhënë prova ndaj atdheut. Këta kanë vendosur, të ndihmuar nga anglo-amerikanët, të luftojnë për të rrëzuar pushtetin që udhëhiqet prej komunistëve. Për të arritur fitoren, theksoi ai, të gjitha forcat e Shqipërisë, kudo që janë, të hidhen në luftë nën drejtimin dhe komandën e këtij komiteti.

Ne dëgjonim me vëmendje. Sa më shumë fliste aq më tepër mbusheshim me urrejtje. Ajo arriti kulmin, kur për të krijuar bindje tek ne, filloi të fliste për vrasje dhe atentate ndaj njerëzve të pushtetit dhe partisë. Duke folur për situatën e jashtme, cilësoi gatishmërinë e anglo-amerikanëve dhe aleatëve, për ndihmën që i japin kësaj lufte.

Oratori e mbylli ligjërimin me fjalët: “Vetëm nën drejtimin e komitetit “Shqipëria e Lirë”, që njihet nga aleatët si kundërshtar i vërtetë kundra pushtetit në Shqipëri, sigurohet liria. Ky komitet ka forca të shumta të përgatitura për luftë dhe mjete të bollshme që na janë siguruar”.

Duke i rënë automatikut që mbante me dorë, ngriti zërin dhe tha: “Ja burra aeroplanët që na kanë zbarkuar këtu, rrobat që kemi veshur e deri tek ky automatik sot, e ata topa nesër që do të shpërthejnë në luftë mbi kokat e komunistëve, janë të aleatëve”.

Fjalët e tij na bindën si do përfundonte ky takim. Ato i dëgjoi dhe “Çekiçi” që bënte roje e priste urdhër. Diversantët kërkonin gjak. Ishte e vështirë të duroje e prisje sinjalin. Për ne ishte e qartë. Nuk duhet të vononim. Kapja gjallë nuk ishte e lehtë. Fitonte kush ishte i qetë dhe gjente momentin e befasisë. Këtë prisnim të gjithë. Por momenti ishte vështirë të përcaktohej, s’mund të pritej gjatë. Të vështirë e kishte edhe “Çipini” të jepte urdhër. Duhet të gjente çastin për të siguruar fitoren, prandaj hezitonte e priste për të dhënë sinjalin e goditjes. Duhet të duronim. Por sa? Kjo ishte torturë për të gjithë.

“Çipini” e dëgjoi me vërejtje “Lupin”, mori fjalën si përfaqësus i organizatës “Fronti i Rezistencës”, e foli në mënyrë që të linte te diversantët përshtypjen se për t’i shpëtuar goditjeve të forcave qeveritare, duhet punuar në konspiracion dhe cilësoi se organizata e përmendur, këtë direktivë e zbatonte brenda radhëve dhe jashtë tyre. Këtë, “Çipini” e bëri për të hequr dyshimet e lindura tek diversantët dhe të forconte besimin për besnikëri të organizatës. Për këto arsye, vazhdoi ai, nuk u lejuan të vinin në takime me ne, ata persona që njihen si luftëtarë e simpatizantë të saj në këtë zonë. Një konspiracion i tillë, tha “Çipini”, ka zgjeruar radhët dhe ka ruajtur kuadrot e organizatës. Prandaj zoti “Lupi”, pyetjeve tuaja do t’u përgjigjem sa më lejohet dhe sa di. Në krye të kësaj organizate, të njohur me emrin “Arbi” dhe në zonat ku operojmë, janë vendosur elementë patriotë që kanë dhënë dhe japin prova besnikërie si kundërshtarë të regjimit. Ne mbështetemi tek ata që kanë marrë pushkën e kanë dalë malit. Sot këta përbëjnë bërthamën e ushtrisë së ardhshme që vjen duke u rritur...
“Nga vetë emri ‘Fronti i Rezistencës’, kuptohet detyra dhe qëllimi i organizatës, vazhdoj ‘Çipini’. Ajo organizon të gjithë kundërshtarët brenda dhe jashtë atdheut. Ti hedhë në frontin e luftës së rezistencës për fitore. Ndoshta dhe jashtë është dëgjuar zëri i “Tomorrit” “Darës” “Malit”, “Tiranës”, “Studentit”, “Memtorit”, “Kaçatorrit” e shumë të tjerëve që luftojnë në krye të forcave nën udhëheqjen e ‘Frontit të Rezistencës’.
Post Reply