Sherbimet Sekrete

Shkruni qka dini per histori, vetni, msoni... ma mire se n'shkoll ko me u kan.

Moderator: AciDiuS

User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

2.
Lufta, zoti “Lupi”, bëhet në Shqipëri, përballë armikut. Ne i shohim jo me vend veprimet dhe qëndrimet e patriotëve të komitetit ‘Shqipëria e lirë’ dhe të partive të tjera jashtë atdheut. Përçartjet dhe qëndrimet e tyre, siç pohuat vetë, kur folët për mënjanimin e ‘Bllokut indipendentë’ dhe ‘Partisë agrare’, nuk i shërbejnë çështjes sonë. Sot koha nuk lejon për me pasë mosmarrveshje”.

Fjalët e “Cipinit”i egërsuan diversantët dhe veçanerishte zotin “Lupi”, i cili e shihte me mjafte egërsi “Çipinin”. Kontradita midis të dy grupeve, arriti kulmin. Diversantët të nervozuar, nuk i mbante vendi. Kritikat ndaj veprimatrisë së komitetit “Shqipëria e lirë”, i vunë në alarm.

Mezi po duronim. Prisnim të na jepej urdhëri. Haxhi Shurdhi që ishte ulur në krah të një diversanti, në shenjë nervozizmi, filloj të kollitej. Me këtë, donte ti thoshte “Çipinit”: “Nuk presim më”.

Për të na qetësuar dhe gjetur kohën e përshtatshme për goditje, “Çipini” e vazhdoj bisedën e tij: “Ne zotërinj mirëpresim të gjithë patriotët jashtë atdheut dhe ju bëjmë thirrje, të vijnë këtu. Shqipëria sot ka nevoj, e sidomos për ata që janë figura të njohura, të bashkohemi në një fronte të vetëm, në atë të “Frontit të Rezistencës”. Ky bashkim siguron lirin e Shqipërisë”.

Fjala e “Çipinit” i iritoj edhe më tej banditët. Ata nuk mund të pranonin kurrësesi, vënien e tyre nën diktatin e organizatës “Fronti i Rezistencës”, prandaj insistonin në të kundërt. Situata ku ndodheshin krijoi kushte për të lënë një takim tjetër, për të cilin palët dhanë pëlqimin e tyre.

Qetësi. Përfaqësuesit ranë dakort. Shtrëngojnë duartë. “Çipini”, me shaka duke qeshur me zë të lartë, që fjala të dëgjohej edhe nga “Cekiçi” që ishte roje, i drejtohet “Lupit”, përfaqësuesit të diversantëve: “Turp për këta miqtë tuaj dhe tanët zoti “Lupi”, të na përcjellin pa bukë”.

Ra heshtja. “Çipini” ndërkohë citon fjalët: “Na bini pak, me se t’ju ndodhet”. Që në të vërtet, nuk kishin lidhje me bukën, aq më pak, me dëshirën për të ngrënë. Kjo ishte parrulla që udhëronte sulmin.

Grupi sulmoi. Pushkë e klithma u ndihen në një kohë. Kur “Plumbin”, Mustafa Dusharin, e goditi plumbi; “tradhëti, thirri diversanti që ishte me ‘Çekiçin’ roje”, i cili tentoj ta qëllojë me kobure Hekuranin, por s’mundi. “Çekiçi” e goditi për së dyti dhe ai, ra i vdekur në tokë. Menjëherë vrapoj e ju gjendë “Çipinit” pranë. Ai ishte hedhur ta kapte të gjallë “Lupin”, përfaqësuesin e diversantëve. E kishte mbërthyer dhe futur gjahun midis thonjve, si shqiponja. Me duart e fuqishme e kishte shtrirë dhe ja kishte kthyer krahet pas, për ta lidhur. Kur arriti tek Asim Aliko, Seit Bylybashi ju lut Hekuranit të parruar e me mustaqe të gjata: “Aman o xhaxho, më ndihmo të shpëtoj se po më nxjerr shpirtin e po më mbyt “Çipini”. Për këtë kam ardhur, i fola nxitimthmi, por errësira e natës më pengon të gjej kokën, o biri xhaxhait. Ndaj nxirre të ta shoh, ku e ke. Dhe “Lupi” ashtu bëri, pa menduar se ky veprim do të shërbente për nxjerrjen jashtë loje të tij.

Duke mos kuptuar se ç’ka po ndodhte në këtë përleshje midis anëtarëve të bandës diversioniste “Mavija” dhe përfaqësueve të organizatës “Fronti i Rezistencës”, “Driza” i hutuar e ulur në gjunjë, u çua në këmbë. Me zë të lartë u drejtua të dyja palëve: “Çkini more. Ç’bëni kështu. Të shporren njëherë komunistët, pastaj zihuni me njeri-tjetrin”. Vrapoj me të shpejtë drejt “Lupit” që kërkonte ndihmë, por ndërhyri Mark Dodani (“Studenti”), me një plumb, që i ndërpreu vrullin “Drizës” drejt “Çipinit” e “Çekiçit” që ende merreshin me Seitin, i cili i lidhur, pa fatin e shokut te tij.

Midis krismave, dëgjuam zërin e “Sokolit”, Haxhi Shurdhi: “U lidhe i gjallë diversant “Bredhi”.

Natës i kishin mbetur orët e fundit. Dita po fillonte të agonte. Duhej shpejtuar zbatimi i masave, që operacioni të mbaronte brenda errësirës. Mbasi u konsultuam, “Çipini” porositi shokët e veshur si banditë, të ndërronin uniformën për tu dukur si ushtarë të mbrojtes. Kjo bëhej për të mos ekspozuar veprimet. Të gjitha lidhjet e bandës që dinin se ajo u asgjesua, pas takimit me përfaqësues të “Frontit të Rezistencës”, të arrestohen, izolohen dhe mbahen sekret.

Pas kesaj “Çekiçi” dhe Haxhiu u nisën tek shtëpia e “Llanit”, ku ishim strehuar me diversantët. Të bënin kontrollin, për të marrë materialet e banditëve. Haxhiu pa u ndjere, arriti tek dera e shtëpisë. Tre hapa pas, ndodhej “Çekiçi”. Të dy i dhanë një të shtyrë derës. U gjendën me automatik në dorë në mes të dhomës. Në krye të saj, për rreth vatrës, qëndronin të ulur, një grua plakë dhe një burrë trup madh e i fuqishëm. Prezenca e tij ishte e papritur për ne. Ai kur na pa me tjetër pamje dhe jo si në mbrëmje kur ishim bashkë, u çudit. U kthjellua, u ngritë në këmbë dhe si bishë ju vërsul Haxhiut. Po kacafyteshin të dy. Megjithëse trup madhë, nuk mundi ta rrëzoj. Unë mbeta dy hapa larg. U ndodha ngushtë. E kisha të vështirë të qëlloja. Në dhomë, në mes të grave.

Çast i rëndë. Haxhiut nuk po i shqitej, krimineli i inatosur. Trupat e secilit ishin bërë një. I inkurajuar dhe nga gruaja plak që i rrinte pranë, jo vetëm nuk ndahej, por nuk më jepte mundësi të veproja. Duhet të gjeja momentin ideal. Të godisja kundërshtarin, që mund të më vriste shokun. Por duhet ta ndaja Haxhi Shurdhin nga plumbi im. E rëndë të vrisja padashje plakën, prezente në përleshje. Mbaja gishtin në këmbëzën e automatikut. Erdhi një momente, Haxhiu shtyu me tërë forcën kriminelin dhe e distancoj pak nga vetja... Ja trupi i tij. Unë sa të tërhiqja gishtin, por në kokë më kaloj një dridhje. Automatikun e kisha me breshëri. Dora veproi shpejt, mbase më parë se mendimi im. Bëri dy veprime. Nuk di se cilin më parë. Ndryshova gradimin apo tërhoqa këmbëzën. Godita. Me një plumbë të vetëm. Atje tej, dy-tre metra larg, dëgjova një “ah”. Eh, çfarë çasti. Doli gjak. Dy trupa qenë shtrirë. Me një frymë ju hodha shokut tim. Ngrita Haxhiun. Ai ishte gjallë. Agjenti i vdekur.E kishte mbërthyer plumbi në ije. Haxhi Shurdhit, gishtin.

Incidenti, ku për pak, humbëm jetën, ndikoj në një kuptim tjetër. Së pari, për të qenë të kujdesshëm në veprimet tona, dhe së dyti evidentoi figurën e plotë të terroristit “Mini”. Për të cilin, dinim se ishte pjesë e bandës “Mavija”, duke shërbyer si ndërlidhës. Ai pasi kishte dëgjuar krismat e përleshjes midis nesh e banditëve, shkoj shpejtë, në shtëpinë e”Llanit”, për ta informuar çfar ndodhte. Në momente, në hymë dhe u ballafaquam me të, ku ndodhi ç’ka përshkruam.

“Çipini” pasi grumbulloi nga shokët informacionet përkatëse, njoftoj “Dajtin”se: “Anëtarët e bandës “Mavija” dhe bashkëpunëtorët e saj u asgjësuan. Një pjesë e tyre ndodhen në duartë tona”.

“Dajti”pak kohë më vonë, arriti në shtëpinë e “Drizës”, ku ju raportua për ç’ka ishte gjetur në odat e “Llanit”, të cilin e mori vetë në pyetje. Me kokën ulur e sytë në tokë, ai mezi i nxirte fjalët. “Mendja, budallalleku na bëri t’i donim, jo me shpirt, por se kishim frikë. Banditët na kërcënonin me jetën... Kaq di tju them... Ju veproni sipas ligjeve”.

Një grua e pranishme gjatë përleshjes së Haxhiut me “Minin” në shtëpinë e “Llanit”, e pranishme në bisedë, ndërhyri duke iu drejtuar: “Pergjigju drejt S. Aga, jo vetem ndaj popullit keni kusure, por dhe ndaj grave e fëmijve jeni gjynaqar me çfarë keni bërë. Trego ku i ke fshehur, të gjitha”.

“Llani” ishte futur në një det mendimesh dhe shikonte me habi “Çipinin” e ne të tjerët. Nisi të flasë me vehte. “Si arrita deri këtu?!”

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, gjetëm të fshehura armë, municion, napolona flori, një radio ndërlidhëse si edhe blloqet me kodet e shifrës, etj..

Në hetuesi, banditët deponuan, se në kurset që kishin bërë nën kujdesin e zbulimeve të huaja, rëndësi i ishte kushtuar përgatitjes për realizimin e akteve të terrorit. Si ti kryenin vrasjet e aktiviste të rinisë, gruas, kuadrove e figurave të rëndësishme të Luftës Antifashiste. Tërhiqte vëmendjen, mënyra si do i realizonin atentatet, në mitingje, në mbledhje, në zyra e shtëpitë e banimit.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

3.
Dita kishte rënë. Një pjesë nga ne, ndodhej në shtëpinë e “Drizës”. Aty do informoheshin dhe vendosnin ç’do të bënin me tej. Në të përfunduar të takimit, hyri në derë Bilo Bregu që kishte ardhur së bashku me forcat e ndjekjes. Duheshin maskuar veprimet tona, për të ruajtur deshifrimin e organizatës “Fronti i Rezistencës”.

Bilo u përqafua me të gjithë. Asim Aliko i futi krahun dhe e veçoj për ta njohur me personat në vëretje dhe të arrestuarit. Banditët e kapur, do t’i marrim ne, i tha Asimi. Dhe ti shoku Bregu, besoj je dakort.

Drejt i keni ndarë, ju pergjigjë ai, duke buzëqeshur. Këtë herë s’po bëni “hile”. Mjaft na keni “gënjyer”. Edhe para dy javësh, na dërguat një telegram, ku njoftonit se i arratisuri Novruz Dushari ndodhej në zonën x, dhe neve vu përpara për ta kapur, kur ju shoku “Çipini”, prej kohësh, e kishit në burg. Nejse, përfundoj Bilua, ju lumtë.

Rexhep Kolli na priste me padurim. Kur na pa, u lëshua drejt nesh. Na përqafoi e uroi për suksesin. Prej tij mësuam se kishte informuar Kadri Hazbiun dhe ministrin e brendëshëm Mehmet Shehun. Në Gramsh, ishte nisur Sulo Bedini dhe sipas planit të operacionit, kishte arrestuar ata persona, të këtij kanali që kishin dijeni për këto veprime. Kjo bëhej për të ruajtur sekretin e lojës. Megjithëse, kishim marrë masa, rreziku i dekonspirimit ekzistonte. Këtë e stimulonte edhe suksesi. Ne duhet të punonim, për të bindur zbulimet e huaja dhe elementin që bashkëpunonte me ta, se tradhëtia që çoi në likujdimin e bandës “Mavija”, ndodhej midis tyre. Për të zbatuar kombinacionin, vumë në përdorim “Lupin”, lidhje e bandës së Hamit Matjanit dhe Tefik Kokelës, i cili i diktuar nga ne, iu dërgoi një letër me këtë përmbajtje:

Zoti “Vali” e “Çuka”!
Duke shkuar në shtëpi të “Drizës” që na shoqëronte, u goditëm në befasi. Nga predhat e para mbetën të vrarë, “Plumbi” dhe “Driza”. Në zjarrin e armëve mundëm t’i shpëtojmë pritës. U informuam se forcat e sigurimit kanë eleminuar “Minin”, arrestuar “Llanin”, familjen e tij e të “Drizës” i mbajnë të izoluar.

Dyshimi për këtë tradhëti mbetet tek “Çakalli”, i cili para dy ditësh është larguar nga grupi, me preteks për të rregulluar gjeneratorin e radios, e nëpërmjet jush, të lidhej me qendrën. Në fakt, një natë para se të biem në pritë, ai ka shkuar tek miku i tij, që ka të bëjë me një oficer Sigurimi. Kohët e fundit, “Çakalli” ka pasur shenja vetmie e mërzitje. Dyshimi rritet më tepër, se nga momenti i shkëputjes së tij, rënies në pritë e deri në këto çaste që ju shkruaj, ne nuk dimë ku ndodhet, e pse u nda.

Merrni masa mbrojtëse. Njoftoni qendrën. E kemi të vështirë lëvizjen. Bazave tona që janë ekspozuar, nuk mund t’i besojmë. Lidhje pranojmë vetëm nëpërmjet mikut 10 (C), mbas dhjetë ditësh nga data trembëdhjetë e tutje, të çdo muaji.

“Lupi”
Kjo letër dhe masat e tjera që shoqëruan kombinacionin e realizuar nga organet e Sigurimit dhe ato të degëve Punëve të Brendëshme Korçë e Gramsh, krijuan bindje te bandat dhe bazat e tyre, se tradhëtia kishte ardhur nga brenda.

Megjithëse në kthim, ishim të shtrënguar, se ndodheshin dhe banditë, rrugën nuk e ndiem. Makina që udhëtonim, eci shpejt. Duheshim në qendër. Jo për të pushuar. Nuk ishte koha për të festuar. Duhej punuar.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

"Kim Filbi më dërgoi me misione sekrete në Shqipëri e Kore"


Dëshmia e 77-vjeçarit Arif Izet Xhaferi: Si e njoha agjentin ...


Eshtë larguar nga Shqipëria në moshën 16-vjeçare në nëntorin e vitit 1944 së bashkë me eksponentët kryesorë të Ballit Kombëtar e Legalitetit dhe u kthye në atdheun e tij pas gati 50 vjetësh emigrimi politik. Një gjysëm shekulli në dhe të huaj me një jetë të trazuar duke mos pasur asnjë lajm për atë pjesë të familjes që kishte lënë në vëndlindjen e tij në fshatin Sasaj të Sarandës. 77-vjeçari Arif Xhaferri me banim në Çikago të SHBA-së, i cili ka ardhur këto ditë për një vizitë tek të afërmit e tij në Shqipëri, është një nga tre shqiptarët e vetëm të mbetur gjallë, nga ata që plot një gjysëm shekulli më parë patën shërbyer nën urdhërat e kolonelit englez të Intelixhens Servisit, Kim Filb. Apo më saktë njeriut që u bë agjent i KGB-së sovjetike dhe dekonspiroi të gjitha operacionet e anglo-amerikanëve në vëndet e Lindjes komuniste, përfshirë dhe Shqipërinë. Me një kujtesë brilante për t'u patur zili, Arif Xhaferri dëshmon eksluzivisht për "Gazetën" të gjithë aventurën e tij nën urdhrat e Kim Filbit, prej të cilit u stërvit, instruktua dhe mori detyra të posaçme në misionet e tija sekrete në Libi, Kore dhe Shqipëri, ku ai zbarkoi tre herë nga deti, toka dhe ajri në vitet 1948-1951.


Zoti Arif, në ç'rrethana u vutë në shërbim të anglo-amerikanëve?
Në vitin 1948 kur UNRRA filloi shpërndarjen e emigranëtve politikë shqiptarë dhe të huaj që ndodheshin në kampet e Italisë, Mithat Frashëri me Vasil Andonin nuk donin që të më linin mua në kamp, pasi isha më i vogli nga të gjithë emigrantët. Pasi u formua Komiteti "Shqipëria e Lirë" në Neë York, Mithati me Vasilin biseduan me anglo-amerikanët për të më dërguar në ishullin e Maltës bashkë me 40 emigrantët e tjerë shqiptarë të cilët u zgjodhën nga kampet e Italisë, Greqisë etj, në kuadrin e marrëveshjes që ishte bërë me Komitetin "Shqipëria e Lirë". Të gjithë ne që u zgjodhëm për të shkuar në maltë, do të shërbenim pranë anglo-amerikanëve si për nevojat që ata kishin, ashtu dhe për Komitetin "Shqipëria e Lirë" që synonte rrëzimin e qeverisë komuniste të Enver Hoxhës me ndihmën e tyre.

Kur shkuat në Maltë?
Në Maltë unë kam shkuar aty nga fillimi i muajit shtator 1948. Në atë kohë unë ndodhesha në Romë dhe aty erdhi e më mori një oficer englez me të cilin u nisa për në Maltë me një avion ushtarak englez. Aty në ishullin e Maltës më dërguan në një bazë ushtarake engleze të quajtur Fortbixhama e cila ndodhej brenda disa mureve të një kalaje të vjetër. Ajo bazë ushtarake ishte nën komandën e kolonelit englez të Intelixhens Servisit, Kim Filb dhe bashkë me të aty ishin edhe tre oficerë të tjerë britanik si kapiteni Kju etj. Filbi ishte një djalë i hollë e i gjatë rreth 1.80, shumë i sjellshëm me kolegët dhe vartësit e tij të cilëve iu impononte respekt. Ai fliste rrjedhshëm disa gjuhë të huaja. Që të nesërmen e vajtjes sime atje, Kim Filbi më thirri në zyrë dhe me që dija pak anglisht, më tha që të filloja një kurs si radist duke më caktuar edhe një oficer i cili do të më bënte një kurs për radiot marrëse-dhënëse. Pas disa ditësh, pak para se aty në bazë të vinin dhe grupet e tjera të shqiptarëve që ishin zgjedhur për të shërbyer pranë anglo-amerikanëve, Kim Filbi më mori me vete dhe më një avion të vogël ushtarak shkuam në Libi. Gjatë rrugës para se të mëbrrinim në bazën ushtarake engleze, Filbi më tha se më kishte marrë me vete për të më provuar se sa kisha përparuar në mësimin e radios. Gjatë provave që bëra në atë bazë ushtarake duke u lidhur me radio me bazën në Maltë, Filbi mbeti i kënaqur prej meje dhe duke buzëqeshur më tha se e kisha kaluar provimin. Po atë natë me avion ne u kthyem në bazën e Maltës dhe pas pak ditësh aty filluan të vinin edhe grupet e shqiptarëve të tjerë.

Kush ishin ata a ju kujtohen emrat e tyre?
Grupi i parë që mbërriti më 15 shtator 1948 ishte ai i Vlorës ku bënin pjesë: Hysen Lepenica, Zagoll Shena, Sami Lepenica dhe Safet Kaba nga Çorushi i Mallakastrës i cili ishte kushëri i parë i kryeministrit shqiptar, Mehmet Shehu. Grupi i dytë që mbërriti aty ishte ai i Gjirokastrës i përbërë nga: Haki Kaba nga Lazarati, Bardhyl Gërveshi, (Lazarati) Pëllumb Sino nga Nivica, Xhemal Ibrahimi nga Luftinja e Tepelenës dhe Ago Dauti nga Rrëzoma e Delvinës. Grupi i tretë që erdhi aty ishte ai Kolonjës që përbëhej nga: Alo Luarasi, Petrit Butka, Përparim Aliu dhe Muço Dako. Grupi i katërt që erdhi ishte ai i Skraparit i përbërë nga: Ali Koçollari, Muharrem Blezencka, Izedin Tomorri dhe Baki Ermenji. Grupi i pestë që mbërriti aty ishte ai i Kurveleshit që përbëhej nga: Ramiz Matuka, Bido Kuka, (nga Nivica) Ahmet Kuka, Hysen Isufi, (nga Konispoli) Turan Aliko, (Zhulati). Aty nga mesi i tetorit mbërriti edhe një grup nga Korça ku prej tyre mbaj mënd vetëm Seit Pilurin dhe të tjerët s'më kujtohen. Të gjitha grupet e shqiptarëve që erdhën aty, vinin me anë të nëndetësve britanike në fshehtësinë më të madhe.

Pasi mbërritën të gjithë shqiptarët në atë bazë, a jua komunikuan qëllimin e vajtjes tuaj atje?
Pasi kishin mbërritur të gjithë grupet e shqiptarëve, oficerët englezë me në krye kolonelin Kim Filb, i cili ndryshe nga të tjetër rrinte gjithnjë i veshur civil, na mblodhën në një sallë të madhe për të na bërë të ditur qëllimin e vajtjes sonë në atë vënd. I pari e mori fjalën koloneli Kim Filb i cili na tha: "Pasi të stërviteni këtu për disa kohë, ne do t'u dërgojmë me misione sekrete në vëndin tuaj në Shqipëri. Atje ju do të shikoni e vëzhgoni situatën në mënyrë që ne të dimë se a mund të ngrihet populli në kryengritje kundër regjimit komunist në fuqi, gjithnjë në qoftë se do të ketë ndonjë ndërhyrje ushtarake nga jashtë. Po kështu ju atje do të shikoni dhe do të merrni informata rreth pozitave që kanë rusët në atë vënd, ku janë vendosur ata, sa është numri i tyre, sa rusë janë në repartet e xhenjos, sa depo e kazerma kanë dhe ku i kryejnë punimet fortifikuese etj detyra që ne do t'ua precizojmë saktësisht para nisjes". Pas kësaj ne na organizuan nëpër grupe sipas rretheve duke pasur çdo grup komandantin e vet dhe një radist. Unë u caktova në grupin e Gjirokastrës me detyrën e radistit dhe komandanti ynë ishte Xhemal Ibrahimi. Na dhanë edhe uniformën ushtarake të Rojal Army Ordinar Korpus të cilën nuk duhet ta hiqnim edhe kur të dilnim në qytet Pasi u bë organizimi i grupeve ne na lanë të lirë për të dalë në qytet duke na dhënë secilit si fillim nga 50 lira floriri. Të nesërmen filluam nga stërvitja dhe oficerët englezë nga mësonin llojet e përdorimin e minave, fotografimin e objekteve të ndryshme, luftimet trup me trup me thika, stërvitje dhe qitje me armë të ndryshme, ngjitje zbritje me litar nëpër shkëmbinj, zbërthim bombash e granatash, mësime në harta etj. Pas disa ditëve ne filluam përgatitjet për t'u hedhur me parashutë nga avionët luftarakë në lartësi të ndryshme. I gjithë programi ynë stërvitor zhvillohej me përkthyes englezë të cilët e dinin shumë mirë gjuhën shqipe.

Çfarë kushtesh jetese kishit në atë bazë ushtarake?
Aty ne kishim kushte shumë të mira dhe nuk na mungonte asnjë gjë. Ishim katër veta në një dhomë dhe çarçafët na i ndërronin dy herë në javë. Po kështu dhe ushqimi ishte shumë i mirë. Ne ishim vendosur në një zonë ushtarake ku nuk lejohej të hynte njeri, se përndryshe eleminohej nga rojet që bënin shërbim të vazhdueshëm 24 orë. Një herë në javë ne shkonim në depon e bazës dhe merrnim çfarë të donim, ushqime apo veshmbathje. Pas stërvitjes dhe drekës ne pushonim pak e në ora 17.00 ishim të lirë për të dalë në qytet ku shkonim në kinema, bilardo, klube etj.


Zbarkimi i parë i Xhaferit nga Malta në Shqipëri në 1948 ...
Lidhur me zbarkimin e tij të parë në Shqipëri nën urdhërat e kolonelit englez, Kim Filb, 77-vjeçari Arif Xhaferri kujton: "Grupi i parë i shqiptarëve të Maltës që u nis me mision për në Shqipëri ishte ai i Vlorës, i cili zbarkoi në Grykën e Dukatit në tetorin e vitit 1948. Bashkë me atë grup ishte dhe grupi i Gjirokastrës ku bëja pjesë dhe unë me detyrën e radistit, si dhe ai i Kolonjës. Të gjithë ne bëheshim 18 vetë. Para nisjes komandanti i bazës, koloneli Kim Filb, na dha udhëzimet e rastit dhe në fund na tha: "Kur të bini në përpjekje me forcat shqiptare të ndjekjes, mos rrezikoni të vriteni, por dorzohuni, sepse ne kemi njerëz që hanë bukë natë për natë me Enver Hoxhën". Nga baza sekrete e Maltës ne udhëtuam me një nëndetëse të vogël engleze ku përveç kapitenit të saj, ishin dhe tre oficerë të tjerë, si dhe dy vajza që na shërbenin. Aty nga mesnata kur ne mbërritëm dy tre milje afër bregdetit shqiptar, grupi i Vlorës mori urdhër të bëhej gati për zbarkim. Pasi nëndetsja doli në sipërfaqe, Hysen Lepenica, Zagoll Shena, Safet Kaba, etj me anë të një varke gome iu drejtuan bregut. Ne të grupit të Gjirokastrës dhe të Kolonjës qëndruam në pritje, e pas 20 minutash nga zbarkimi i tyre, me anë të radios ata na njoftuan se ishin diktuar nga forcat e ndjekjes dhe ishin të rrethuar. Të nesërmen sipas planit do të zbarkonim ne por pasi mësuam se ata ishin vrarë të gjithë, ne u kthyem andej nga kishim ardhur, në bazën e Maltës".
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

Si krijoi Enveri, Shërbimin Informativ Sekret.


Si u krijua Shërbimi Informativ, nevoja dhe insistimi i Enver Hoxhës për ta fuqizuar këtë strukturë, ndryshimi i emërtimeve dhe i rolit të Shërbimit Informativ …

Lufta
Shkëndija për krijimin e Shërbimit Informativ ka nisur në fillim të viteve ’40. Në letrën dërguar Qarkorit të Tiranës, më 30 korrik 1942, ndër të tjera Enver Hoxha shkruan; “Nën komandën e përgjegjësit ushtarak, të organizohet një rrjet informacioni. Ky seksion të ketë një përgjegjës, i cili duhet të mbledhë informacion dhe t’ia kalojë shtabit”. Shërbimi Sekret Informativ u krijua në konferencën e parë të Partisë Komuniste Shqiptare, më 20 mars 1943. Kjo konferencë përcaktoi strukturën, mënyrën e organizimit dhe detyrat themelore të këtij aparati. Në kohën e luftës antifashiste nacionalçlirimtare, qëllimi ishte zbulimi i ushtrive armike dhe puna e njerëzve të kolonës së pestë të përçarësve dhe sabotatorëve të luftës popullore. Më 1 gusht të vitit 1943, Enver Hoxha i dërgon një letër Komitetit Qarkor të Partisë Komuniste të Shqipërisë, për Tiranën. Në këtë letër shënohet mënyra e organizimit të rrjetit informativ. Shoku Shpati (pseudonimi i Enver Hoxhës në kohën e luftës), shkruan se personi përgjegjës i zyrës duhet të jetë anëtar i qarkorit dhe njeri i besuar. “Ky duhet të zgjedhë shokë të mirë, të besuar, të zgjuar e të vendosur. Këta shokë duhet të organizojnë dhe të zgjerojnë rrjetin me simpatizantë e miq në popull. Të gjithë këta të dytët do të punojnë individualisht dhe do të kenë lidhje me shokun e caktuar”, shkruhet në letrën dërguar Qarkores së Tiranës.


Gogo Nushi, shef i Tiranës
Enver Hoxha vuri dhe piketat e informacioneve që i nevojiteshin kohës. Ky i fundit, pasi shpjegoi nevojën e aparatit të sigurimit tha, se kjo duhet të krijohet brenda 10 ditësh pas dërgimit të letrës. Në fakt, si organizëm i veçantë ai u krijua në mars të po këtij viti, por që ende nuk kishte nisur funksionimin. Në vitin e parë të krijimit, Shërbimi Informativ ka qenë i dobët dhe kjo është konstatuar edhe nga Enver Hoxha, i cili shpesh i dërgonte letra brigadave sulmuese për informacionet jo të vërteta. Nisur nga kjo, më 5 prill të vitit 1944, Hoxha në detyrën e komisarit politik, i dërgon udhëzimet për forcimin e Shërbimit Informativ Shtabit të Brigadës së VII sulmuese; Organizim i patrullave ndërlidhëse, i patrullave të zbulimit si dhe krijimi i Shërbimit Informativ në terren, shërbim i cili duhej të ishte i trefishtë. Shërbimi Informativ i terrenit do të kishte dhe një degëzim që do të quhej Shërbimi Informative Privat. Me këtë formë nënkuptohej gjetja e ndonjë fshatari në zona të thella të Beratit dhe dhënia e informacionit (kjo brigadë vepronte në Berat). Në gushtin e vitit 1944, mes një letre të dërguar nga Enver Hoxha për Gogo Nushin, ky i fundit u caktua drejtuesi i Rrjetit Informativ për Tiranën në lidhje Durrësin, Elbasanin, Ndroqin e Shkodrën. Sipas porosisë së Enverit të gjithë shokët që do të ngarkoheshin me këtë punë duhet të shkëputeshin nga të gjitha punët e angaritë e tjera për t’i shërbyer sa më mirë Rrjetit Informativ Sekret.


Qarkorja
Në 16 nëntor të vitit 1944, komandanti i përgjithshëm i ushtrisë Enver Hoxha formulon qarkoren mbi organizimin e Shërbimit Informativ. Sipas tij edhe ekzistenca e një shteti varet nga funksionimi i Shërbimit Informativ. “Shërbimi Informativ është syri vëzhgues, që zhvillimi normal dhe i lirë i popullit të mos pengohet nga forcat e errëta antipopullore. Shërbimi ynë informativ nuk do të jetë një aparat mbytës për popullin në shërbim të klikave shtypëse, por rojë besnike dhe e heshtur e popullit”. Me këto fjalë Enver Hoxha shpjegoi dobësitë e Shërbimit Informativ gjatë vitit të parë duke shpjeguar riorganizimin e kësaj strukture. “Shërbim informativ do të ketë kudo, në ushtri, në terren, që poshtë deri më krye”, shkruhet në këtë qarkore. Sipas kësaj strukture, Shërbimi Informativ Qendror do të ishte pranë komandës së përgjithshme të ushtrisë, e cila lidhej me të gjitha qendrat e vendit. Personat e ngarkuar me punë duhej të ishin oficerë, të cilët duhet të zbatonin hierarkinë ushtarake. Në krye të Shërbimit Informativ Qendror do ishte një kryetar dhe ndihmësit e tij. Njëkohësisht, me Shërbimin Informativ Ushtarak krijohet edhe ai Informativ Politik dhe mes tyre duhej të kishte bashkëpunim. Oficerët e Shërbimit Informativ për t’u njohur mes tyre do të pajiseshin me letër identiteti që të vërtetonin cilësitë e tyre. “Deri në zgjerimin e aparatit informativ dhe në plotësimin e kuadrove të tij, edhe Shërbimin Informativ Politik e kryejnë oficerët e Shërbimit Informativ Ushtarak” përfundon qarkorja.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

Sigurimi i Shtetit
Pas përfundimit të luftës ndryshoi edhe emërtimi i kësaj strukture nga Shërbimi Informativ Kombëtar në Sigurimi i Shtetit. Në referatin e Partisë në Tiranë, më 4 tetor 1948, u vu theksi se është Partia ajo që do t’i diktojë drejtimin Sigurimit të Shtetit dhe jo ky i fundit Partisë. Kjo erdhi pas asaj që u quajt zbulim i komplotit të Koçi Xoxes, që ishte dhe sekretar organizativ njëkohësisht edhe ministër i Punëve të Brendshme. “Sigurimi i Shtetit është një sektor shumë i rëndësishëm i Partisë sonë, por kjo nuk do të thotë se duke zgjedhur njerëz besnikë të Partisë për të punuar në këtë sektor, këta duhet të kenë nën kontrollin e tyre Partinë dhe njerëzit e tjerë që janë besnikë të Partisë sa edhe ata. Eshtë vetëm Partia ajo që i kontrollon të gjithë. Kështu duhet kuptuar kjo çështje nga cilido, tjetër rrugë nuk ka”, thuhet në referatin e mbajtur në aktivin e Partisë. Gjithsesi Sigurimi i Shtetit ka qenë pjesë përbërëse e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Më 11 tetor, po të vitit 1948, në fjalën e mbylljes së aktivit të Partisë në Korçë përmendet sërish çështja e sigurimit të shtetit. “Çdo anëtar i Partisë dhe çdo qytetar duhet ta dojë dhe ta ndihmojë armën e Sigurimit të Shtetit me të gjitha mundësitë. Në këtë drejtim sigurimi, me punë dhe me sjellje të drejta duhet t’i forcojë pozitat e tij në popull. Nuk duhet të mendohet në asnjë mënyrë sikur arma e Sigurimit të Shtetit kontrollon popullin, sepse po të mendohet kështu, vaj halli ynë. Sigurimi kontrollon armiqtë e republikës dhe Partisë tonë dhe për armiqtë ai është tmerr”, u shpreh Enver Hoxha.


Fuqia
Gjatë viteve në vijim, Sigurimi i Shtetit i forcoi pozitat e veta falë edhe shpenzimeve që bëheshin për të rekrutuar informatorë. Thuajse të gjitha direktivat lidheshin me rekrutimin e njerëzve të thjeshtë e besnikë. Më 15 nëntor të vitit 1951 gjatë mbledhjes së Byrosë Politike të Komitetit Qendror thuhet se Partia duhet ta ndihmojë më tepër armën e Sigurimit të Shtetit me elementë besnikë, me njerëz të shtresave të varfra. “Partia duhet të punojë edhe në një drejtim tjetër, në atë të rritjes së besimit dhe autoritetit të punonjësve të sigurimit. Siç dihet, armiku synon shumë që ta diskretitojë këtë armë në dorë të klasës punëtore. Ai për të dobësuar vigjilencën e masave punonjëse përpiqet që Sigurimit t’i japë ngjyrë tjetër duke u munduar ta paraqesë atë në popull, si gjë të tmerrshme. Prandaj, detyra e Partisë është të edukojë masat punonjëse, dashurinë dhe besimin për punonjësit e Sigurimit, që ato ta përkrahin këtë armë dhe të kenë respekt për njerëzit e saj. Këtë gjë Partia duhet ta bëjë jo me propagandë, por edhe me fakte konkrete për të ndihmuar sigurimin duke bërë që vetë masat e popullit të vigjilojnë e të mësohen të informojnë kudo këto organe”, u shpreh Enver Hoxha. Ndërkohë në popull ishte përhapur efekti i përgjimit, i cili shpërndante ngado frikë. Në ato kohë dolën shprehjet e para të tipit; Këtu edhe muret kanë veshë, fuksat, 80-lekëshat (personat që rekrutoheshin me para), një në dy janë spiunë… Gjatë gjithë periudhës së socializmit Partia synonte të mos krijonte panik në popull madje kjo evidentohet edhe nga fakti që kur zbuloheshin grupe armiqësore, Partia shprehej se ishte ajo që zbuloi veprimtarinë e tyre e jo Sigurimi i Shtetit. Në vitet pasuese kjo strukturë ndryshoi emërtimin në Shërbimi Informativ Kombëtar, Shërbimi Informativ Shtetëror si dhe funksionet, ndërsa aktualisht diskutohet varësia e këtij institucioni.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

Nga letra drejtuar Komitetit Qarkor të Partisë Komuniste të Shqipërisë për Korçën.

31 korrik 1943


Në lidhje me letrën e fundit që ju çuam, na dërgoni sa më parë informatat mbi sa ju kërkonim për gjermanët. Nesër të vijë korrieri me ato informata. Që të mund t’i keni dhe të na i çoni në rregull duhet të veproni ashtu si ju kemi thënë në letrën e fundit. Duhet me krijue sa më parë zyrën informative dhe informatat të vijnë sa më parë e të sakta. Kur të vij këndej F, të sjellë me vete dhe atë shok që do të keni zgjedhur për të organizuar rrjetin informative dhe të cilit do t’i japim udhëzime se si të punojë. Kur të largohen për disa ditë F dhe V të lënë zëvendësit e tyre, që kështu të mos çalojë puna.
Te fala shoqërore, Shpati



Mesazh drejtuar organeve të Sigurimit të Shtetit me rastin e 20 vjetorit të krijimit.

19 mars 1963

Të dashur shokë,
Sot së bashku me ju, punonjësit e organeve të Punëve të Brendshme, të gjithë komunistët e njerëzit e paorganizuar në Parti, mbarë populli ynë, festojnë 20 vjetorin e themelimit të armës së lavdishme të Sigurimit të Shtetit. Më lejoni që në emër të Komitetit Qendror të Partisë dhe popullit tonë, si dhe në emrin tim personal, t’ju përshëndes nga zemra në këtë ditë kaq të shënuar dhe t’ju uroj suksese të reja në kryerjen e detyrave tuaja sa të vështira, aq edhe fisnike e njerëzore. Arma e sigurimit lindi në zjarrin e luftës nacionalçlirimtare kundër pushtuesve fashistë e tradhtarëve. Atë e krijoi Partia nga gjiri i popullit dhe tok me popullin, nën udhëheqjen e Partisë, ajo dha një kontribut shumë të madh. Sigurimi i shtetit së bashku me armët e tjera të diktaturës së proletariatit dërrmoi rezistencën e klasave të mundura shfrytëzuese, të mbeturinave të tyre dhe të armiqve të jashtëm, siguroi qetësinë dhe jetën e re në Shqipërinë socialiste…. Sot nga arma e sigurimit kërkohet një punë sa më e kualifikuar. Ajo duhet të godasë kurdoherë në shenjë. Ajo duhet të parandalojë të keqen aty ku mund të shfaqet ose të zhvillohet e të zbatojë dhe të mbrojë me vendosmëri ligjshmërinë socialiste… Si kurdoherë pranë jush do të jetë Partia. Ajo që e krijoi dhe e ka udhëhequr armën e Sigurimit të Shtetit.
Enver Hoxha
Sekretar i Parë i KQ të PPSH
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

Detyrat e Rrjetit Informativ në 1943

- Lëvizjet e armikut (shkuan nga Durrësi apo Elbasani… 30 kolona me ushtarë e armatime).

- Sasia e ushtrisë që ndodhet në një qytet apo bazë, kazermat, depot me municion, ushqime. Aerodromi, urat pikat strategjike zyrat e komandave të SIM-it.

- Informata të detajuara për ushtarët gjermanë, nëse kanë shenja dalluese, numrat. Këto informata duhen dërguar urgjentisht, pasi janë me shumë rëndësi për të identifikuar se nga kanë ardhur këto divizione gjermane.

- Identifikimi i kolonës së pestë, grumbullimi i dokumenteve dhe informative, vezhgimi i punës së tyre dhe lidhjeve.

- Identifikimi i agjentëve të italianëve, gjermanëve dhe të shiturve.

- Identifikimi i armiqve të Partisë, lidhjet e tyre…

Nuk e di nese pyetjen tende e ke bere ne lidhje me Iliaz Bazna qe eshte cilesuar si "Ciceroni".. Ky eshte materiali qe kam gjetur..
Bujari
Posts: 1744
Joined: Fri Jan 28, 2005 7:01 pm
Location: Në tokën e dy Lumenjëve
Contact:

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Bujari »

Shum i shikoj keto emisione te Explorer Channel, sidomos Lufta e ftoht mes CIA-se dhe KGB-se.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

Jeta e shqiptarit Bazna nga hajdut në çelësabërës

Iliaz Bazna është emri i legjendës shqiptare të spiunazhit, i njohur me pseudonimin “Ciceroni”. Ka lindur në vitin 1904, në Prishtinë, në kohën kur krahina e Kosovës, por edhe pjesa më e madhe e Ballkanit, ishte e pushtuar nga Perandoria Osmane. Ai dhe e gjithë familja e tij janë shqiptarë në origjinë, por në edukimin e tij ndikoi shumë tradita turke. Bazna tregonte se babai i tij ishte një mysliman i devotshëm dhe mbante titullin “mullah”. Gjyshi i tij dhe xhaxhallarët kanë jetuar kohën e xhonturqve, d.m.th., të turqve të rinj, në kohën e Mustafa Kemal Ataturkut. Tre nga kushërinjtë e parë të tij, por edhe Bazna vetë, patën studiuar në një akademi ushtarake turke dhe arritën të shkëlqejnë me punë, aq sa njëri prej tyre ka qenë kryebashkiaku i Ankarasë nga viti 1960 - 1962. Por agjenti i ardhshëm, Bazna, do të flakej jashtë akademisë ushtarake dhe në vitin 1919 do të niste jetën e keqbërësit ordiner në Stambollin e pushtuar nga aleatët. Fillimisht kapet duke vjedhur armë në depot e ushtrisë britanike, dhe për këtë kalon një pjesë të jetës së tij në kampin penal të Marsejës. Pasi doli kampi, zuri punë në një fabrikë ku prodhoheshin çelësa për kasafortat dhe bëhet mjeshtër në këtë profesion, pas disa dështimesh në përpjekjet e tij për të gjetur punë në përfaqësitë diplomatike.


Dokumentet sekrete

Pasi punoi për një ambasador jugosllav, për një konsull britanik, për një atashe ushtarak amerikan ai arrin të punësohet nga ambasadori britanik, Knaçbull-Hugesen, në Ankara. Hugesen ishte “naiv” kur mendonte se ishte i përgatitur për të mos ia hedhur kërrkush. Në fillimin e vitit 1943 ambasadosri punësoi Baznën, një njeri i mprehtë, servil dhe dinak, i cili e dinte se ç’duhet të bënte për padronin e tij. Bazna, pasi qe shtrënguar ta linte akademinë qe kthyer në një autodidakt dhe kishte njohuri të mira në disa gjuhë, të cilat i fliste rrjedhshëm. Ai ishte i përpiktë në realizimin e të gjitha detyrave. Hugesen e vlerësoi Baznën dhe i besoi atij verbërisht për të gjitha. Pra, ai nisi të mbështetet tek Bazna. Kështu, Bazna, brenda pak muajve, i mësoi të gjitha zakonet e ambasadorit, madje dhe lëvizjet e sjelljet tij. Shqiptari u bë njeriu më i privilegjuar dhe më i besuar. Ai zbuloi që punëdhënësi i tij solli në shtëpi dokumente shumë të rëndësishme sekrete për t’i studiuar. Madje, ai vuri re që Hugesen i mbante dokumentet në kasafortë. Bazna, mjeshtri i çelësave të kasafortave, arriti t’i dublojë çelsat. Zbuloi dhe kombinimin e shifrave të kasafortës sekrete dhe i tërhoqi dokumentet. Kështu, më 20 tetor ai i merr ato dhe, me anën e një likuidi të quajtur “Leica”, prodhon faksimile të tyre. Ishte koha e Konferencës së Teheranit dhe Bazna jo vetëm që zbuloi dokumente sekrete, që kishin të bënin me operacionet e aleatëve në Normandi, por ai mësoi shumë të fshehta në lidhje me rrezikun që i kanosej Ballkanit.


Takimi me gjermanin Ludvig

Në mbrëmjen e 26 tetorit të vitit 1943 Bazna takohet me një zyrtar të lartë të ambasadës gjermane, për të cilin kishte punuar më përpara, dhe i ofron atij faksimilet e dokumenteve sekrete. Zyrtari i lartë gjerman i njohur me pseudonimin “Pierre”, ishte rekrutuar nga RSHAVI, dhe quhej Ludvig C. Bazna dhe ai punuan së bashku në fshehtësi. Bazna i kërkoi gjermanit 20 mijë stërlina në këmbim të informacionit. Gjermani e refuzoi për momentin kërkesën e shqiptarit, duke i thënë se nuk ishte i gatshëm të jepte shuma të tilla. Megjithatë, ai e kuptoi se bëhej fjalë për një informacion shumë të rëndësishëm dhe këmbënguli të shikonte dokumentet. Bazna i tha se nuk ishte aq budalla sa t’ia jepte dokumentet para se të paguhej, përndryshe do t’ua shiste ato sovjetikëve. Ai i tha gjermanit se do t’ia jepte dokumentet në bobinë filmike, por kjo do t’u kushtonte gjermanëve 15 mijë stërlina. Ludvigu kishte në dispozicion 3 ditë për ta vlerësuar ofertën e shqiptarit. Bazna do ta telefononte Ludvigun në ambasadën gjermane në datën 30 tetor 1943, në orën 3 pasdite dhe do të prezantohej në telefon si “Pierre”. Ai do të pyeste nëse Ludvigu kishte ndonjë letër për të. Nëse përgjigja do të ishte negative, atëherë gjermanët nuk do të dëgjonin më kurrë për të. Ishte pak pas mesnate kur vizitori veshi pallton, vuri një kapele që i binte pak mbi sy dhe shkoi te dera ku ndodhej Ludvigu. U ul pranë gjermanit dhe i tha me zë të ulët: “Ju doni të dini se kush jam unë? Jam rekruti i ambasadorit britanik. Pasi u fut brenda, Bazna në mënyr të habitshme iu zhduk nga sytë Ludvigut i cili fillimisht e ndoqi atë nëpër rrugë, por nuk e pa më. Mengjesin tjetër Ludvigu ia tregoi historinë e tij ambasadorit gjerman në Turqi, Franc Fon Papen. Por ky nuk u habit, pasi ishte marrë me spiunazh dhe intriga. Kishte rekrutuar spiunë në Amerikë, madje kishte kontaktuar edhe me Mata Harin, me famë, dhe tashmë ishte përfshirë në të gjitha kombinacionet sekrete brenda Rajhut të Tretë. Duke qenë se Turqia ishte një vend neutral, ajo ishte bërë një qendër e spiunazhit të të gjitha fuqive të mëdha.


Si e mori shqiptari emrin “Cicero”

Fon Papen i tha Ludvigut se nuk ishte i autorizuar ta paguante shumën prej 20 mijë stërlinash, për një informacion akoma të pavërtetuar. Për më tepër, ai i tha se ky vendim duhet të merrej nga nivele më të larta shtetërore në Gjermani, pra nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë të asaj kohe, Joakin Fon Ribentrop. Ambasadori i dërgoi një mesazh të koduar Ribentropit, ku i shpjegonte situatën dhe i kërkonte shumën prej 20 mijë stërlinash si fillim, ndërsa më pas do të procedohej edhe me shuma të tjera. Shuma duhet të mbërrinte në Ankara jo më vonë se 30 tetori, përndryshe operacioni do të dështonte. Edhe pse ambasadori nuk e mendonte të tillë, përgjigjja nga Berlini ishte pozitive.

Ludvigu shkoi më pas, sipas urdhrit, në zyrën e ambasadorit. Papeni i tha Ludvigut se duhej të bënte marrëveshje me atë që tashmë do të quhej “Ciceron”, sipas emrit të marrë nga oratori i famshëm romak, pasi informacioni ishte shumë shpresëdhënës. Ambasadori i tha Ludvigut se korrieri kishte mbërritur dhe me vete kishte sjellë edhe 20 mijë stërlinat. Megjithatë, ambasadori e këshilloi Ludvigun që të ishte i kujdesshëm, pasi puna që po bënte ishte me rrezik. Takimi u bë në vendin e caktuar dhe shqiptari i dorëzoi Ludvigut dy bobina filmike 35 mm. Ndërsa Ludvigu u zgjat të merrte bobinat shqiptari i qetë i tha: “Më parë, paratë”. Ludvigu i nervozuar hapi zarfin dhe numëroi paratë. Ai këmbënguli që, gjithsesi, para se t’ia jepte Ciceronit, t’i shihte filmat të zhvilluar, sepse nuk besonte. Ciceroni ra dakord për të pritur vetëm gjysmë ore. Ludvigu e mori filmin dhe e pa të zhvilluar në një dhomë të errët pranë zyrës së tij. Informacioni përmbante të dhëna të rëndësishme të kohëve të fundit. Ludvigu më në fund vendosi të kryente pagesën. Që nga ky moment Ciceroni vazhdoi ta furnizonte Ludvigun me sekrete shumë të vlefshme, të cilat ai i fotografonte me shumë kujdes dhe i ruante në godinën e ambasadës britanike. Materiali i zbuluar nga Ciceroni ishte një thesar sekretesh, duke përfshirë edhe planet e Konferencës së Kazablancës midis Ruzveltit, kryeministrit britanik, Çërçill dhe liderit nacionalist kinez, Çan Kai Shi. Më pas Bazna u dha gjermanëve edhe planin e Konferencës së Teheranit, midis presidentit Ruzvelt, Çërçillit dhe Stalinit. Nga detajet që mësuan mbi këtë takim të nivelit të lartë, nazistët kuptuan për herë të parë planet e aleatëve mbi pushtimin e Evropës. Por komanda e lartë gjermane, pasi i studioi dokumentet e ardhura nga Stambolli vendosi të mos i pranojë ato si të verteta, duke arritur në përfundimin se informacioni ishte një sajesë e britanikëve për t’ua hedhur nazistëve. Plani ishte shumë i mirë për të qenë i vërtetë. Gjermanët në vend të kësaj i besuan plotësisht informacionit të sjellë nga një agjent i tyre i rekrutuar nga britanikët, i cili njihet në terminologjinë e spiunazhit si “njeriu që kurrë nuk ekzistoi”. Rrjedhja e informacioneve shumë të vyera të Ciceronit ndaloi në pranverë të vitit 1944, kur aleatët mësuan se diçka serioze kishte ndodhur në ambasadën britanike në Ankara. Aleatët e mësuan këtë jo si rezultat i shërbimit të tyre sekret, por nga goja e vetë ministrit të Jashtëm të Rajhut, Riobentrop, ose e thënë më saktë nga një spiun aleat, nga të paktët që kishin mbetur në Gjermaninë e asaj kohe. Ky agjent ishte Fric Kolbe, i cili kishte punuar për një kohë të gjatë në administratën naziste, një patriot gjerman që i urrente nazistët. Kolbeg kishte arritur të vihej në kontakt prej kohësh me zyrën e shërbimit strategjik OSS dhe shefin e saj Alen Dallas në Berë të Zvicrës, duke i dhënë atij dokumente shumë të rëndësishme. Në fillim të vitit 1944 Kolbeg kishte arritur të dekodifikonte një telegram të ardhur nga ambsadori Papen për Ribentropin në Berlin, ku bëhej fjalë për informacione sekrete të ardhura nga spiuni Ciceron, dhe ku thuhej se ky informacion vinte direkt nga zyrat e ambasadës britanike në Ankara. Ai ia kaloi këtë informacion në mënyrë urgjente Dallesit, i cili ia përcolli më tej në Inteligjent Servisit.


Arrestimi

Pas verifikimeve, Bazna u arrestua në Ankara. Por, nuk pranoi asgjë. Të gjitha pyetjeve që iu drejtuan i përgjigjej me heshtje. Ai kishte arrtur të mbidhte në atë kohë një shumë prej 300 mijë stërlinash, në atë periudhë një shumë marramendëse. Ai arriti të arratisej dhe të shkojë në Lisbonë, ku prenotoi një udhëtim për në Amerikën e Jugut. Sapo shkoi në Amerikë të Jugut, Ciceroni hapi një llogari bankare duke depozituar paratë në një bankë të madhe. Pushonte në një vilë që kishte pamje nga oqeani, kishte shumë shërbëtorë, një femër të bukur dhe bëri një jetë qejfi prej një xhentëlmeni. Tashmë ishte ai që kishte një të rekrutuar që i shërbente atij verbërisht. Kjo e bëri të renditej mes spiunëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Por, si për ironi të fatit, ai nuk do ta shijonte për një kohë të gjatë stilin e ri të jetës që kishte nisur. Bankierët amerikanojugorë erdhën ta vizitonin në vilën e tij dhe e informuan se kishte diçka që nuk shkonte me llogarinë e tij bankare. Pothuajse shumica e stërlinave britanike kishte dalë jashtë qarkullimit. Në fillim ai u shokua, por më pas arriti të kuptojë “tradhtinë” e stërholluar të gjermanëve. Mjeshtri i spiunazhit ia plasi të qeshurit me zë të lartë. Punëdhësit e tij nazistë thjesht kishin prerë monedha false dhe ia kishin dhënë atij. Bazna u arrestua dhe u dërgua në burg, por më vonë arriti çuditërisht të lirohet dhe të kthehet në Evropë. Shumë libra, përfshirë edhe kujtimet e tij vetjake, si dhe një film të madh që quhej “Pesë Gishtat”, shfaqin profilin e tij të pabesueshëm, fantazma e të cilit për shumë kohë do të vërtitej në korridoret e errëta të spiunazhit. Si shumë spiunë të tjerë, ai punoi për përfitim personal, por në fund ai i kaloi ditët e tij në varfëri të plotë, duke vdekur në vitin 1971 pa pasur një dyshkë në xhep.


Hitleri i besoi shqiptarit

Në gati 6 muaj Bazna prodhoi 400 kopje të dokumenteve, shumica e të cilave bënte fjalë për planet e operacioneve të mëdha ushtarake. Autoritetet gjermane në Berlin, duke përfshirë edhe vetë Hitlerin, patën shumë arsye të besonin që dokumentet sekrete të Baznës ishin autentike, se ato s’ishin pjellë e intrigës britanike. Në përgjithësi, arsyeja që jepet për dështimin e Gjermanisë deri në kapitullimin e saj të plotë, ishin xhelozitë dhe kundërshtimet që patën midis tyre organizatat e shërbimeve sekrete të Ribentropit. Himlerit dhe Kanarisit. Por më 20 prill, në një kohë relativisht të shkurtër, zbulimi sekret britanik, vendos një linjë të sigurtë përgjimi. Bazna e nuhat dhe lë punën e largohet si një njeri i lirë. Me një shumë prej 1,2 milionë dollarësh Bazna do të fillonte të ndërtonte një hotel luksoz turk, por nuk arriti ta përfundonte, sepse të gjitha kartmonedhat britanike që ai kishte marrë nga OPN Bernard do të dilnin false. Bazna, kësaj radhe, i shpëton burgut për mrekulli, i akuzuar për falsifikim monedhash. Ai e kaloi pjesën tjetër të jetës në varfëri dhe nuk ishte në gjendje të merrte kompensimet nga qeveria perëndimore gjermane e pasluftës. Duke punuar si një rregullues automjetesh dhe si një mësues muzike (kishte pasur disa kurse trajnimi në fushën e operistikës) Ciceroni vdiq në Stamboll në vitin 1971

Ky osht postimi i dyte per Baznen ose "Ciceronin"
Last edited by Clavicula on Thu Oct 11, 2007 2:26 pm, edited 1 time in total.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

Cilët ishin shefat e shërbimit të fshehtë shqiptar, që drejtuan organin e inteligjencës, pas rënies së komunizmit në Shqipëri

Shërbimi Informativ Shqiptar është i vjetër aq sa edhe e ekzistenca e kombit tonë. Fillimet e tij janë herët, por megjithatë, me dokumente ky shërbim nis në kohën e luftës, ku të merrje informacion për fashistët, do të thoshte të jetoje me rrezikun në çdo moment. Dalëngadalë ky shërbim fitoi vendin që i takonte si një sektor tepër i rëndësishëm në Luftën Nacionalçlirimtare. Historia e vendos si të parin shef të këtij shërbimi patriotin Haxhi Lleshi. Pas çlirimit të vendit, qeveria e Enver Hoxhës do ta kishte Sigurimin e Shtetit armën bazë të informacionit për armiqtë e jashtëm e të brendshëm. Ky shërbim nisi me Nesti Kerenxhin, i cili nuk e shijoi këtë post më shumë se tre vjet, e me radhë emra të tillë profesionistësh si Kadri Hazbiu e shumë të tjerë që më pas vuajtën burg, pasi kishte qenë në këtë detyrë. Suksese dhe dështime, kombinacione që duket qartë se krijuan opinione të ndryshme, pozitive dhe negative.
Pas vitit 1990
Në 31 mars të vitit 1991 në zgjedhjet parlamentare, të parat zgjedhje pluraliste në Shqipëri, fitoi përsëri PPSH-ja. Në këtë kohë u bë edhe ndarja e shërbimit të fshehtë nga Ministria e Brendshme. Në qershor të këtij viti, në detyrën e kryetarit të Shërbimit Informativ u emërua Irakli Koçollari, një profesionist i vërtetë. Koçollari e mori këtë detyrë në një situatë tejet të vështirë, atëherë kur mbi këtë shërbim thuheshin shumë aq sa ndoshta nuk kishte mbetur asgjë tjetër për t’u thënë. Opozita hidhte mbi këtë shërbim akuzat nga më të ndryshmet. E bënte përgjegjës për gjithçka që kishte ndodhur në të kaluarën. Të gjithë mendonin se nga godina e Shërbimit Informativ vetëm përgjohej, survejohej apo dhe realizoheshin kombinacione. Në të vërtetë, në thelbin e vet ky shërbim ishte tërësisht inekzistent, aq sa pothuajse nuk ekzistonte. “Sa pështyhej e përbuzej ato ditë dhe muaj, pa asnjë lloj mase apo kriteri, po të vendoseshe në rolin e spektatorit, të krijohej përshtypja se të gjitha të këqijat e një kohe e të një sistemi të kaluar kishin buruar vetëm prej këtij organi. Përmasat e kësaj stuhie frynin nga të katër anët pa asnjë lloj analize racionale....”, shprehet në kujtimet e tij “Spiunazhi nëpër shekuj ... Sigurimi”, Irakli Koçollari. Lindte nevoja e ristrukturimit të këtij shërbimi që në këtë kohë ekzistonte vetëm në letër, në një ligj që miratoi Parlamenti i parë pluralist, atë për krijimin e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), që u vendos në disa zyra të Ministrisë së Brendshme. Baza materiale gjithashtu ishin vetëm disa makina shkrimi dhe asgjë më shumë. Nga ky shërbim “firuan” edhe kuadrot, të cilët pas këtyre sulmeve kaluan në strukturat e Ministrisë së Brendshme, për të qenë më komodë. Ajo që ndodhte në Shqipëri me shërbimin e fshehtë nuk ndodhte në asnjë ish-vend tjetër komunist. Megjithatë, me organizimin e institucionit duheshin zgjedhur me kujdes profesionistët, të cilët ishin të pastër e të papërlyer më parë. Duhej punuar për përpilimin e të gjitha akteve nënligjore përshtatur me situatën e re të krijuar pas reformave në këtë institucion, pasi i duhej paraprirë këtij shërbimi të ri.
Reformimi
Megjithëse ishte krijuar një situatë tejet e vështirë, përsëri ky shërbim u reformua, bëri ndryshime të mëdha jo vetëm në thelb, por edhe në përmbajtje. Në këtë kohë, ky shërbim e përqendroi punën e vet në bazë të të dhënave konkrete. Puna agjenturore duhet të fillonte vetëm atëherë kur kishte të dhëna, pra, informacion konkret. Me këtë hidhej poshtë paragjykimi i këtij shërbimi. Puna intensive vazhdoi deri në marsin e vitit 1992, kohë kur në pushtet erdhi edhe Partia Demokratike, e cila emëroi në këtë detyrë Bashkim Gazideden.
Zhurma e dosjeve pas viteve ‘90
Në vitet e para pas ’90-ës, u vu re i njëjti interes nga vendet e lindjes për të mësuar gjithçka mbi dosjet e shërbimeve sekrete. Pothuajse të gjithë atyre që po u jepej mundësia donin të mësonin se kush ishte ndjekur më parë dhe nga kush. Aq e madhe ishte kureshtja, sa pretendohet se të vetmit ata që nuk e donin një gjë të tillë ishin personat të cilët kishin punuar në këtë institucion. I njëjti interes u shfaq dhe në vendin tonë në ato vite. Në ato ditë shumë pak njerëz ia dinin vlerën një institucioni të tillë që kishte mbajtur deri në atë kohë ato dosje sekrete. Nga ana tjetër, shumë persona e gjykonin institucionin si dikaster ku mund të punoje pa pasur shumë vështirësi. Madje, pretendohet se po në atë kohë u përhapën dhe fjalë se të gjithë shqiptarët kishin pasur një dosje në zyrën e Sigurimit. Mirëpo, persona që u morën me studime të tilla, pohuan se ky fakt nuk qëndronte dhe se një përqindje shumë e vogël e popullsisë kishte pasur doje sekrete. Nga kjo përqindje e vogël, një pjesë e dosjeve ishin të vetë punonjësve që kishin kryer detyra të ndryshme, ndërsa pjesa tjetër, e qytetarëve që ndiqeshin. Për herë të parë kjo përqindje u bë publike në vitin 1998 nga “kryetari i Komisionit të Kontrollit të Figurave”. Sipas tij, Sigurimi ka pasur dosje vetëm për 4% të popullsisë. Nga këto 1.5% u takonin atyre që ndiqeshin dhe 2.5% atyre që kishin për detyrë të ndiqnin të tjerët. Këto të dhëna janë të marra po nga kujtimet e Irakli Koçollarit “Spiunazhi nëpër shekuj ... Sigurimi”. Po në ato vite, opozita mori përsipër para se të merrte pushtetin se nëse fitonte zgjedhjet do të bënte publike shumë prej dosjeve që ishin mbajtur sekrete deri më parë. Mirëpo, faktet sekrete të dosjeve nuk u bënë publike as në atë kohë dhe vazhdon e njëjta situatë edhe sot e kësaj dite.
Pse nuk duhen hapur dosjet sekrete
Debati për të mos hapur dosjet sekrete ka nisur që në 1992-in, kur opozita e premtoi një gjë të tillë e deri në ditët e sotme. Megjithatë, shumë specialistë kanë qenë kundër idesë për bërjen publike të këtyre dosjeve. Sipas tyre, ky fakt do të sillte pasoja negative për mbarëvajtjen e shtetit. Në të njëjtën kohë specialistët argumentonin se do të ishte njësoj e dëmshme, si të hapeshin dosjet e atyre që ndiqeshin, ashtu edhe të bashkëpunëtorëve të asaj zyre sekrete.
Dosjet e personave që ndiqen
Jo pak persona ishin kureshtarë, nëse ata kishin zënë vend në ndonjë dosje që ndodhej në zyrën sekrete dhe se prej kohësh pas vetes kishin pasur agjentët. Mirëpo, specialistët e kundërshtonin hapjen e këtyre dosjeve. Sipas tyre, shumë krime që kishin ndodhur apo ndodhin bënin që Shërbimi Sekret të fillonte procedurat e tij të punës, të cilat i përmbledh në dosje përkatëse. Duke qenë se në shumicën e rasteve një krim mund të zgjasë me muaj për t’u zbuluar plotësisht, atëherë dhe numri i të dyshuarve është më shumë se një. Në këtë rast, për një krim mund të jenë hapur disa dosje dhe po qe se do të hapeshin këto dosje atëherë do të prishnin hetimet dhe disa prej të cilëve që janë të pafajshme mund të cilësohen si autorë nga publiku. Në të njëjtën kohë, vetë autori mëson se ndiqet nga shërbimet sekrete dhe e ka më të lehtë për t’u fshehur. Në të njëjtën kohë, në praktikat e shërbimeve sekrete aplikohet edhe disinformacioni. Ku spiunazhi apo qendra të tjera të caktuara synojnë të neutralizojnë aktivitetin e një personi apo edhe të diskriminojnë personalitetin e tij. Jo rrallë këto disinformacione bien në duart e shërbimeve sekrete të huaja dhe të atyre të policisë dhe këto institucione hapin dosje për këta persona pa e ditur se informacioni që kanë marrë në të vërtetë është disinformacion. Pas kësaj fillon procesi i verifikimit të informatave i cili natyrisht kërkon kohë. Nëse hapet dosja në këtë moment i bie të bëhet publik disinformacioni. Sipas specialistëve, duke u hapur të tilla dosje goditet pika vitale e punëve për parandalimin e krimit.
Dosjet e bashkëpunëtorëve
Të gjithë ata që kishin dyshime se mund të ishin ndjekur nga Shërbimi Sekret kërkonin të dinin se kë agjent kishin pasur nga pas. Megjithatë, asnjë dosje nuk është hapur ende dhe sot. Pikërisht për këtë rast, specialistët kanë paraqitur një sërë argumentesh që një gjë e tillë të mos ndodhte. Ata janë totalisht kundër hapjes së këtyre dosjeve, duke pasur parasysh pasojat negative që mund t’i sillnin jo vetëm personave që kanë pasur atë detyrë, por dhe vetë institucionit. Sipas tyre, emrat e informatorëve të cilët mund të kenë dhënë informacione për një sërë kriminelësh po qe se do të identifikoheshin si fillim, nuk do të merrte më njeri që të punësohej në të tilla institucione. Më pas po të mendosh se një informator ka gjurmuar një agjent të huaj që ka ardhur në vend dhe më pas të shpallet spiun nuk mund të konsiderohet si drejtësi. Në të njëjtën kohë, mjaft prej informatorëve kanë realizuar një sërë detyrash për të cilat duhet të ndihen krenarë, pasi i kanë shërbyer vendit të tyre.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

Njerez, ishalla ju peleqjne?! Edhe knaqeni tuj i lexu.
Lexim t'konshem.
Kur t'me bjen naj sen ne dore kom me postu prap.
CLAVICULA.

TONA MATERIALET JON TE MLEDHUNA NE FQAE TE NDRYSHME EDHE UNE NUK JOM AUTOR :).
User avatar
JOHN BON JOVI
Posts: 841
Joined: Sun Aug 13, 2006 10:55 pm
Location: Atje ku CIA, FBI, M16 & Anti-terroristat i luftojnë Talebanët & Wahabistat

Re: Sherbimet Sekrete

Post by JOHN BON JOVI »

Clavicula wrote:Njerez, ishalla ju peleqjne?! Edhe knaqeni tuj i lexu.
Lexim t'konshem.
Kur t'me bjen naj sen ne dore kom me postu prap.
CLAVICULA.

TONA MATERIALET JON TE MLEDHUNA NE FQAE TE NDRYSHME EDHE UNE NUK JOM AUTOR :).


O HALLALL, HALLALL........ ...........PO I ZOTI BRE ISHE KONE


O SHOKI TU KSIHA LUT MOS ME LAN ME QEKAQ PO ME VAZHDU.... .....KUPTOHET NESE GJEN MATERIAL OK



:arrow: EDHE NJI PROPOZIM: NESE MUNDESH SHOKI ME GJET EDHE NAJ VIDEO TE KETYRE KATEGORIVE SPIUNAZH, ENIGMA, SECRETE, AGJENT, SHERBIME SECRETE ETJ..... EDHE ME I POSTU S'PAKU LINQET E TYRE NESE NUK PERTON KUPTOHET.... ....BILE, BILE NESE MUNDESH EDHE ME GJET NAJ FAQE KU MUNDEMI EDHE ME I DOWNLOAD-U KTO VIDEO ISHTE BO EDHE MA MIRE....

....THANK YOU VERY MUCH.
Last edited by JOHN BON JOVI on Fri Oct 12, 2007 11:12 pm, edited 1 time in total.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

JOHN BON JOVI wrote:
Clavicula wrote:Njerez, ishalla ju peleqjne?! Edhe knaqeni tuj i lexu.
Lexim t'konshem.
Kur t'me bjen naj sen ne dore kom me postu prap.
CLAVICULA.

TONA MATERIALET JON TE MLEDHUNA NE FQAE TE NDRYSHME EDHE UNE NUK JOM AUTOR :).


O HALLALL, HALLALL........ ...........PO I ZOTI BRE ISHE KONE
Flm edhe prej teje, je kon shume i interesum per kto materiale.
Tung
User avatar
JOHN BON JOVI
Posts: 841
Joined: Sun Aug 13, 2006 10:55 pm
Location: Atje ku CIA, FBI, M16 & Anti-terroristat i luftojnë Talebanët & Wahabistat

Re: Sherbimet Sekrete

Post by JOHN BON JOVI »

PROPOZIM: NESE MUNDESH SHOKI ME GJET EDHE NAJ VIDEO TE KETYRE KATEGORIVE SPIUNAZH, ENIGMA, SECRETE, AGJENT, SHERBIME SECRETE ETJ..... EDHE ME I POSTU S'PAKU LINQET E TYRE NESE NUK PERTON KUPTOHET.... ....BILE, BILE NESE MUNDESH EDHE ME GJET NAJ FAQE KU MUNDEMI EDHE ME I DOWNLOAD-U KTO VIDEO ISHTE BO EDHE MA MIRE....

UNE I KOM MORE TONA KTO MATERIALE NESE DON ME E DIT EDHE FLM SHUM


....THANK YOU VERY MUCH.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

J. Bon Jovi,
Per ENIGMEN, ta propozoj ni liber perfekt edhe osht ne shiqp. Antony Cave Brown "Historia e sherbimeve sekrete gjate Luftes se Dyte Boterore". Vec qe munesh me pas shume ma te qart se qysh e ka vendos fatin e anglezeve Enigma dhe gjithcka rreth saj. Sa per agjenta, ma merr menja qe kom pru boll, Mata HAri, Fillbi, Rajhard etj etj, ka shume vec lexoj se ki mi pa edhe vet. Mos e le pa e lexu edhe Isuf Mullain, se osht ni ngjarje e shume interesante.
Post Reply