Sherbimet Sekrete

Shkruni qka dini per histori, vetni, msoni... ma mire se n'shkoll ko me u kan.

Moderator: AciDiuS

User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Post by Clavicula »

Xhorxh Bllejk
alias: Georg Behar
Agjent i dyfishte britanik ne favor te sovjetikeve.
(1922 - )


Bllejku lindi ne 11 nentor 1922, ne Roterdam te Hollandes dhe emri i tij i lindjes ishte Georg Behar. Si femije i prinderve te pasur qe ishte, Xhorxh Bllejku kishte privilegjet e shkolles se mire, nje shtepie te madhe, nje te ardhmeje te shkelqyer. Ai studioi ne nje shkolle private, derisa i ati, Albert Behar vdiq ne 1936.Pas ketij viti, sipas amanetit te te jatit ne krevatin e vdekjes, ai u dergua ne nje shkolle ekskluzive angleze ne Kajro te Egjiptit. Kjo per arsyen se ne te kaluaren, Albert Behari, biri i nje familjeje cifute i ishte hequr e drejta e trashegimise ngaqe ishte martuar me nje hollandeze te krishtere, Katherin Bajderfelen, nenen e Xhorxh Bllejkut.

Jeta e Albert Beharit ishte e mbushur me rreziqe dhe aventura. Ai kishte sherbyer ne Legjionin e te Huajve francez si dhe ne ushtrine angleze. Me pas ai u mor me biznes ne Roterdam, ku per disa kohe ishte shume i sukseshem. Biznesi filloi te humbiste para pak kohe para se Albert Behar te vdiste i semure rende. Albert Behar iu lut te motres, e cila ishte ne Kajro te kujdesej per te birin pas vdekjes se tij.Kur Albert Behari vdiq, i biri, Xhorxh Bllejku u dergua ne moshen 13 vjecare ne Kajro prane halles se vet dhe burrit te saj te pasur, nje bankieri me emrin Henri Kyriel i Vjetri.Keta e rriten Bllejkun me te gjitha te mirat, duke e derguar ne nje shkolle angleze, ku ai mesoi te fliste anglisht me theks te paster britanik.

Henri Kyriel i Riu, i biri i bankierit dhe kusheriri i Bllejkut u be shoku i tij me i ngushte dhe burim i forte influence. Kyriel i Riu me vone themeloi Partine Komuniste te Egjiptit, me vone u largua per ne Paris ku u be pjesemarres aktiv i disa levizjeve terroriste si dhe i KGB-se, derisa u vra nga vrases te panjohur ne 1978.

Ne 1938, Bllejku u kthye ne Hollande per te mbaruar shkollen e mesme ne Roterdam. Invazioni gjerman ne 1940 e gjeti ate ne bankat e shkolles.Pasi e ema dhe 2 motrat e tij nga frika e persekutimit si cifute nga naziste,u larguan per ne Angli, Bllejku si patriot i vendosur, ndenji ne Hollande qe te aktivizohej ne rezistencen hollandeze. Ai u arrestua nga Gestapo dhe u dergua ne nje kamp internimi nga i cili u arratis pas pak ditesh. U kthye tek shoket e tij te rezistences antinaziste, te cilet e ndihmuan te arratisej ne France fillimisht dhe me pas per te kaluar Pirenenjte per ne Spanjen neutrale.Nga Spanja ai mori nje avullore dhe arriti ne Londer.

Gjate kohes qe qendroi ne Angli, refugjati hollandez, ndryshoi emrin e tij nga Georg Behar ne Xhorxh Bllejk dhe u fut ne Marinen Mbreterore . Meqe zoteronte shkelqyeshem disa gjuhe te huaja, ai u pranua menjehere ne SOE ( Special Operations Executive), organizate e cila dergonte spiune ne shtetet evropiane te pushtuara nga nazistet, te cilet bashkepunonin me rezistencen vendase. Por per habi te Bllejkut, meqe ai ishte shume i vyer si linguist, nuk u dergua ne operacione aktive, por iu dha nje detyre si perkthyes dokumentash ne nje zyre ne Londer.

Pas zbarkimit te aleateve ne Normandi ne 6 qershor 1944, Bllejku u dergua ne shtabin qendror te forcave speciale aleate ku punoi si perkthyes i dokumenteve sekrete gjermane qe kishin rene ne duart e aleateve. Pas lufte, Bllejku u dergua ne Hamburg te Gjermanise,ne krye te nje njesie zbulimi per te gjetur komandante te nendeteseve gjermane, qe pas lufte ishin perzier me popullsine vendase. Pas ketij misioni qe e kreu me sukses, ai u thirr ne Angli, ku u lirua nga detyrat e Marines Mbreterore,e cila e rekomandoi per nje pune ne Forein Ofis ( Ministrine e jashtme) si shperblim per aktivitetin e shkelqyer gjate LIIB.

Fillimisht, Bllejku studioi per rusisht ne Kejmbrixh.Ne 1947 ai mori nenshtetesine britanike.Kur mbaroi studimet, u pranua dhe zyrtarisht si antar i Ministrise se jashtme. U emerua si nen-konsull ne Ambasaden britanike ne Seul,ne Korene e Jugut, ku Bllejku punoi per te ngarkuaren me pune te posacme, Vivian Holt.

Kur plasi lufta e Korese, ne 1950, trupat komuniste koreano-veriore pushtuan Seulin dhe burgosen pervec te tjereve dhe te gjithe te huajt,diplomate apo jo, perfshi Holt dhe Bllejk.Megjithese ekzistonin marreveshje diplomatike qe ndalojne arrestimin dhe burgosjen e diplomateve, Korea e Veriut, refuzoi ti lironte diplomatet. Pervec kesaj, ata iu nenshtruan teknikave te ndryshme per lavazhe truri.

Megjithese shokeve te tij te vuajtjeve, diplomateve te tjere angleze, Bllejku u dukej si nje person kurajoz dhe i paperkulshem,komunistet arriten qe ti cenonin bindjet e tij nepermjet lavazhit sistematik te trurit.Ne nje incident qe ndodhi pak kohe pasi Bllejku u arratis nga kampi i internimit, por u kap perseri, ai u vendos para skuadres se pushkatimit. Koreanet donin ta pushkatonin si spiun, por ne momentin e fundit, Bllejku bertiti ne rusisht:"Nuk jam spiun, jam civil dhe jam diplomat anglez. Ika nga kampi i Man-po dhe humba rrugen!"

Per fat te Bllejkut, oficeri koreano-verior qe komandonte skuadren e pushkatimit dinte rusisht dhe kur e degjoi Bllejkun te bertiste ne rusisht, ndaloi pushkatimin. Me pas e mori menjane dhe te dy folen ne rusisht per filozofine komuniste. Oficeri e dergoi pas bisedes Bllejkun perseri ne kamp, duke e paralajmeruar qe te mos bente me tentativa per arratisje.

Skenari i "skuadres se pushkatimit" sigurisht mund te kete qene e inskenuar nga komunistet, per ti bere te dukeshin humane dhe te kuptueshem, duke fituar ne kete menyre besimin e Bllejkut dhe mirenjohjen e perjetshme qe ata qe i dukeshin si armiq, i kishin falur jeten. Kjo ishte nje pike kyce ne jeten e Bllejkut.

Pasi u lirua ne 1953, Bllejku kerkoi qe Forin Ofisi ta transferonte tek MI6, ne menyre qe ai te permbushte ambicien me te thelle te tij, te behej agjent sekret.Biografia e tij si rob lufte qe u rezistoi komunisteve me kurajo, si dhe sherbimi i shkelqyer gjate LIIB, ne kombinim me njohurite linguistike te tij, e bene qe ai te kualifikohej menjehere. MI6, qe ne praktiken e saj shumevjecare e kishte si rregull te padhunueshem qe te gjithe oficeret e tij te ishin me te dy prinderit angleze, per rastin e Bllejkut bene nje perjashtim. Perjashtim i cili do tu kushtonte shume rende me vone.

Bllejku shkoi ne detyre si oficer i MI6 ne 1953.Gjate gjithe kesaj kohe dhe derisa ai u ekspozua nga nje agjent i dyfishte gjerman, ai do ti sherbente KGB-se me besnikeri, duke identifikuar me teper se 40 agjente perendimore brenda sovjetikeve. Shumica e ketyre agjenteve u pushkatuan ose thjesht u zhduken nga ruset, perfshi ketu dhe mjeshtrin e shkelqyer te spiunazhit,Robert Bialek.Kur u dergua me detyre ne Berlinin Perendimor ne 1955, misioni i Bllejkut ishte te infiltronte operacionet sovjetike te spiunazhit. Ai duhet ta luante pjesen si agjent i dyfishte qe gjoja do tu shiste sekrete sovjetikeve per para, sekrete te cilat ishin te gjitha te "kurdisura" nga Perendimi.Ne kete menyre ai do te identifikonte spiunet sovjetike dhe rrjetin agjenturor te tyre. Por ne realitet, Bllejku bente loje te trefishte. Jo vetem qe u jepte sovjetikeve dhe KGB-se sekretet e aprovuara nga MI6, gjoja duke tradhetuar Perendimin, por ai u jepte dhe sekrete te tjera, kryesisht identifikonte spiune perendimore ne Gjermanine Lindore.

Cdo sekret qe ndodhej ne zyrat e MI6 ne Berlinin perendimor, fotografohej nga Bllejku dhe u jepej agjenteve dhe kontakteve te tija te KGB-se.Ai thjesht fshihej ne nje cep te zyres derisa ato mbylleshin ne mbremje dhe me pas fillonte pune i qete per te fotografuar dokumenta. Demi me i madh qe beri si spiun i sovjetikeve ishte zbulimi tek shefat e tij te KGB-se i ekzistences se tunelit te Berlinit dhe te gjithe operacionit te perbashket te CIA-s me MI6, "Operacionit Gold" per pergjimin e linjave telefonike te ushtrise sovjetike dhe te diplomateve komuniste. Si pasoje e tradhetise se Bllejkut, operacioni i spiunazhit perendimor, deri atehere i sukseshem, perfundoi me shembjen e tunelit nga KGB-ja.

Bllejku nuk u ekspozua si informator i sovjetikeve ne 1959, por u shqetesua kur mesoi ne kete vit se Horsht Ajtner, i cili punonte per spiunazhin gjermano-perendimor te Gehlenit dhe si Bllejku ishte dhe ai i ngarkuar nga Perendimoret te bente loje te dyfishte, mund ta ekspozonte ate si agjent te trefishte per llogari te sovjetikeve. Bllejku u kerkoi eproreve te tij te MI6 qe pas tre vjetesh spiunazhi te intesifikuar ta kthenin ne Londer. Por ata refuzuan duke i thene se ai ishte shume i vyer ne Berlin , per tu trasferuar qe andej.I deshperuar, ai u shkroi eproreve te tij se rrezikohej te zbulohej roli i tij si agjent i dyfishte nga sovjetiket dhe se keta mund ta rrembenin per ta cuar ne Berlinin Lindor per ta pushkatuar, fat te cilin Bllejku ne te vertete ua kishte rezervuar disa dhjetera vetave. Pas shume kerkesash te tij, MI6 e ktheu ne Londer dhe me pas e dergoi ne shkollen e gjuhes arabe ne Shemlan, ne afersi te Bejrutit ne Liban.

Roli i vertete i Bllejkut doli pas dezertimit te oficerit te spiunazhit polak tek CIA,Golinievskit. Para se te dezertonte, Golinievski nuk pranoi te intervistohej, as te dorezohej tek anglezet, sepse e konsideronte se sherbimi i tyre sekret ishte i penetruar keqas nga ruset. Mbas dezertimit te tij, ai i paraqiti dokumenta CIA-s qe konfirmonin friken e tij se MI6 angleze ishte shume sensitive dhe vertetonin pranine e Bllejkut si agjent te sovjetikeve. Pasi keto te dhena u konfirmuan dhe nga Horsht Ajtneri, CIA lajmeroi MI6 aleate se nje gjirin e saj gjendej nje agjent i sovjetikeve. MI6 u shokua kur mesoi te verteten dhe beri cmos qe Bllejku mos ti ikte nga duart dhe te kalonte ne BS. Ata derguan nje mik te tijin ne Liban, i cili i sugjeronte Bllejkut nje pune zyre me page te larte ne Londer. Kur Bllejku u kthye ne Angli per nje interviste te zakonshme pune, u arrestua ne aeroportin e Hithrout sapo kemba e tij shkeli ne token angleze.

Pas shume oresh te gjata hetimi dhe pyetjesh, Bllejku pranoi se ai kishte qene agjent i trefishte dhe se si kishte ofruar KGB-se cdo gje qe ai dinte. Me teper akoma, ai pranoi se kishte perqafuar komunizmin si ideologji ne fillim te 1953 dhe se planifikonte te punonte per ruset gjate kesaj kohe ne vazhdim. Pas Kim Filbit, Bllejku ishte agjenti i cili i beri me teper dem MI6 ne vitet e Luftes se Ftohte.

Gjyqi i Bllejkut u be i mbyllur, madje u mbajt sekret. Shume pak detaje dhe hollesi jane te njohura akoma dhe sot e kesaj dite. Ai u denua me maksimumin e 14 vjeteve per cdo akuze kunder tij, gjithsej 42 vjet. Por ai do te kryente vetem 6 vjet nga te gjitha keto vite denimi.

I derguar ne burgun e Uormvud Skrabsit, Bllejku pati nje sjellje shembullore dhe ishte i burgosur model. I qeshur dhe i afruar me te burgosurit e tjere, ai u thoshte gjithnje se do te dilte se shpejti nga burgu. Bllejku kishte bere plane per tu arratisur se bashku me nje te burgosur tjeter, nje iralndez te quajtur Shon Berk. Ne 22 tetor 1967, Bllejku thjesht shkelmosi hekurat e ndryshkura te dritares se burgut te vjeter dhe doli nga dritarja per te qene i lire. Pasi kaperceu nje mur, doli ne rruge, ku e priste nje makine me Shon Berkun si shofer, i cili ishte liruar disa dite me pare.

Bllejku dhe Berku u fshehen per disa jave ne Angli dhe me pas u derguan kontrabande nga KGB-ja ne Moske. Ndersa Berku u kthye nga Moska per ne Irlande, Bllejkut iu dha nje pune zyre ne KGB. Arratisja e tij, ndonese u trumbetua nga shtypi perendimor se ishte organizuar nga KGB-ja per te liruar njeriun e tyre duke i dhene nje grusht te forte spiunazhit perendimor, ne fakt ishte me teper si pasoje e masave te dobeta te sigurimit sesa "komplot" i KGB-se. Bllejku u arratis vete nga burgu, ashtu sic kishte bere disa here me pare ne jeten e tij.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Post by Clavicula »

Israel Beer
Alias: Israel Baer
Spiun sovjetik ne Izrael.
(1912 - 1968)

Ne 1938, nje refugjat i luftes se Spanjes, arriti ne Palestine per ti ofruar sherbimet e tij Haganas,ushtrise guerrile cifute, e cila luftonte per te stabilizuar nje shtet te lire cifut. Ai tha se emri i tij ishte Izrael Beer dhe se kishte qene komandant batalioni per demokratet ne Spanje ne luften civile midis tyre dhe legjioneve fashiste te Francisko Frankos.

Beer luftoi ne rradhet e Haganas dhe me pas u fut ne ushtrine izraelite dhe sherbeu aty ne luften e vitit 1948 kunder kombeve arabe. Ai u lirua nga detyra ne ushtri ne 1950 nga shefi i shtabit te ushtrise izraelite Jigael Jadini, i cili me vone deklaroi se Ber "mund te bente nje pune te shkelqyer persa i perket planifikimeve ushtarake, por duhet gjithnje te dyshosh per motivet e tija".

Lidhjet politike te Berit nuk ishin aspak sekret. Ai ishte marksist i deklaruar dhe lider i partise Mapam te dominuar nga marksiste. Ne 1954 ai u terhoq nga kjo parti dhe u fut ne partine Mapai, te udhehequr nga kryeministri izraelit David Ben-Gurion, heroi me i madh i Izraelit. Beer u be i mbrojturi i Ben Gurionit dhe nepermjet tij u ngjit lart ne shkallet e hierarkise politike izraelite. Atij iu ngarkua detyra e shkrimit te historise se luftes se 1948 dhe iu dha akses ne arkivat e Ministrise se Mbrojtjes se Izraelit. Gjithashtu, Ben-Gurioni e lejoi Beerin ti hidhte nje sy dhe ditareve te tij personale.

I gjate, me dhembe te florinjte dhe me koken pothuajse te rruar gjithmone, Beer nuk ishte dhe aq i pelqyer nga te gjithe liderit izraelite. Ai ishte i hedhur dhe i gatshem per te ndihmuar te tjeret, por dhe arrogant. Menyra se si i teshtinte ofendonte cdo njeri qe takohej me te.Por ai kishte besimin absolut te Ben-Gurionit dhe si i tille, i ishin poste te rendesishme gjate gjithe kohes. Ai ishte emeruar dekan i fakultetit te historise ushtarake te universitetit te Tel Avivit.Jepte leksione mbi ceshtjet ushtarake, takohej me njerez shume te rendesishem dhe u shpjegonte me kompetence dhe vetesiguri eksperti sistemet mbrojtese ushtarake izraelite.

Si antar i Shoqates Nderkombetare te Komentatoreve Ushtarake, Beer kishte lidhje miqesore me zv/ministrin e Mbrojtjes se Izraelit ne ate kohe, Shimon Perezit. Ai gjithashtu kishte kultivuar me kujdes dhe mbante miqesi me gjigante te historise ushtarake si Ser Bazill Henri Lidell Hart ( i njohur boterisht me veprat e tij "Mbrojtja e Perendimit" dhe "Ana tjeter e kodres"), i cili e vizitonte rregullisht ne Tel Aviv. Statuti i tij ishte i tille,sa qe ai beri nje turne per te vizituar menyren mbrojtese ne shume shtete te NATO-s ne 1958. Arriti te jepte leksione dhe ne Gjermanine Perendimore, pasi kishte bere nje vizite te shkurter ne Moske.

Imazhi i Beer-it ndryshoi ne 1959, kur ai u nda nga e shoqja,Rebeka Beer, biologe. Ai ra ne dashuri me Ora Zahavin, nje femer me shije shume te shtrenjte. Per te Beer harxhoi te gjitha parate qe kishte, madje arriti te futej dhe ne borxhe tek miqte e tij per te mbajtur Oren te lumtur. Per hater te saj ai nuk ngurroi dhe te bente nje sherr te pergjakshem me grushte me ish-bashkeshortin e Ores, nje shofer taksie i cili i they Beer-it dy dhembet e pare.

Aty nga 1961, sjellja ekscentrike e Beer-it terhoqi vemendjen e policise sekrete te Izraelit, e cila filloi ta survejonte. Ne nje rast ai u pa te takohej me nje agjent te njohur te KGB-se. Ky takim e shtyu policine te kontrollonte shtepine e tij.Hetuesit gjetem mbi 30 kg dokumenta sekrete dhe korrespondence. U be e ditur se Beer-i kishte njohuri te avancuara per sa i perket sulmit franko-britanik ne kanalin e Suezit, informacion qe ai e kishte mesuar nga kontaktet e tija ne sherbimet sekrete izraelite. Ekspertet e spiunazhit izraelit, vleresuan se Beer-i kete informacion ia kishte pasuar Moskes. Por ne vend qe te lajmeronin Egjiptin qe e kishin aleat, ruset nuk thane asgje.Perkundrazi, ata koordinuar sulmin franko-britanik mbi kanalin e Suezit me sulmet e tyre per te shtypur kunder-revolucionin ne Hungari ne 1956, per te terhequr vemendjen e opinionit publik nderkombetar nga masakra sovjetike per dominimin e Hungarise.

Mas zbulimit tw dokumenteve sekrete ne shtepine e Beer-it ai u arrestua dhe u urdherua nje hetim i plote i te kaluares se tij. Nga ky hetim u mesua se Beer-i kishte fallsifikuar komplet te kaluaren e tij.Ai kishte deklaruar se kishte lindur ne Vjene dhe se kishte qene nje nga te paktet cifute qe kishin mbaruar akademine ushtarake me prestigj te Virner Nojshtadit. Ai kishte deklaruar dhe se kishte luftuar se bashku me cifute te tjere ne rradhet e socialisteve te Shuxbundit ne perleshjet e tyre kunder fashisteve te Engelber Dollfusit, per te mbrojtur shtepite dhe pasurite e cifuteve ne Karl Marks Hof ne shkurt 1934. Beer-i gjithashtu kishte insistuar se kishte qene drejtor skene ne Teatrin Berg te Vjenes dhe se kishte marre nje doktorate per filozofi ne Universitetin e Vjenes.

Te gjitha keto dolen si pasoje e hetimeve te paverteta. Nje zyrtar i Ministrise se Mbrojtjes se Austrise raportoi se emri Beer nuk dukej gjekundi ne regjistrat e emrave te sih studenteve te Akademise se Virner Nojshtadit. Burime te tjera ne Austri dhe jashte saj mohuan se Beer kishte marre pjese ne trupat e Shuxbundit apo kishte punuar ndonjihere ne teatrin Berg. Gjithashtu u mesua se Beer nuk kishte marre ndonjihere ndonji diplome nga universiteti i Vjenes dhe se ai nuk kishte qene kurre ne Luften e Spanjes ashtu si deklaronte. Kush ishte ky njeri?

Askush nuk dukej te dinte dicka konkrete per te kaluaren e tij. Nje gje ishte e sigurt vec. Ai ishte spiun sovjetik dhe u kishte pasuar atyre dhe KGB-se sekrete te panumerta izraelite. Kur mesoi te rejat mbi Beer-in , Ben Gurioni ishte i shokuar dhe deklaroi:"Jam i rrethuar nga tradhetare!".Aq i shqetesuar dhe i nervozuar ishte ben-Gurioni me tradhetine e Beer-it saqe kur mbaroi informimin e kabinetit te tij ministror per aktivitetin e spiunazhit te Beer, ra pa ndjenja.

Sipas nje raporti, aktivitetet e spiunazhit te Beer-it ne favor te KGB-se kishin filluar perpara nje dekade dhe ai kishte qene nje spiun me pagese per te arritur te pagoje jeten ekstravagande te dashnores se vet.Ky ishte motivi , ndoshta, sipas gjyqit qe iu be Beer-it ne 1961. Ne gjyq Beer deklaroi se ai kishte bere detyren e tij duke shpetuar Izraelin nga komplotet e Fuqive Perendimore dhe shtoi se do te ishte ne dobi te Izraelit qe ai te behej aleat me sovjetiket.

Skandali qe plasi hodhi re te zeza mbi qeverine izraelite per shume kohe edhe pasi Beer u denua me 10 vjet burg per spiunazh. Denimi u kthye me pas ne 15 vjet burg, pasi u vertetua se ishte fajtor dhe per akuza te tjera. Gjate kohes qe ishte ne burg, Beer u mor me shkrimin e nje libri ku justifikonte veprimet e tij tradhetare. Vdiq ne burg ne 1968 nga nje infrakt ne zemer.

Qe atehere, zbulimi izraelit ka mesuar dicka pozitive per kete njeri kaq misterioz, i cili nuk ishte Izrael Beer. Cifuto-austriaku i lindur me kete emer u zhduk pa lene gjurme ne 1938, disa jave para se personi qe e identifikoi veten e vet si Beer te arrinte ne Palestine.Spiuni, identiteti i vertete i te cilit akoma dhe sot e kesaj dite eshte i panjohur, kishte perdorur metoden tradicionale sovjetike te te marrit te indentitetit te nje personi te zhdukur ose te vdekur......

Qellimi i ekzistences se sherbimeve sekrete ne pergjithesi eshte vjedhja ( dhe vjelja) e informacionit. Qofte ky informacion qe del nga botimet e shtypit nderkombetar dhe te shtypit lokal te shteteve te cilat keto sherbime kane nen vezhgim, qofte nga materiale sekrete , mesazhe te kriptografuara, radiograme, telefona, fakse etj.Sherbimet sekrete kane gjithcka nen survejim. Duke filluar nga mesazhet e thjeshta te ambasadave, ne materiale sekrete ushtarake, materiale sekrete shkencore, teknologjike etj. Gjithcka kane mundesi te sigurojne nepermjet agjenteve te tyre e cila eshte e koduar, ato perpiqen ta lexojne dhe te zberthejne kodet.

P.Sh. gjate LIIB marina gjermane qe te komunikonte me nendeteset e saj ne Atlantik, i kishte pajisur ato me aparatin kriptografik "Enigma". Komanda i dergonte nendeteses( ose anasjelltas) mesazhe te koduara, te shifruara ne lidhje me vendndodhjen e nendeteseve, forcave aleate, konvojeve te anijeve etj nepermjet mesazheve mors. Radisti gjerman e merrte kete mesazh te koduar dhe nepermjet "Enigmes" e deshifronte duke lexuar cfare thoshte ky mesazh ne gjermanisht. Por mesazhet mors mund te kapeshin dhe nga anijet e anglo-amerikaneve. Keta te fundit, duke mos pasur "Enigmen" qe ti deshifronte, perdornin matematikane per te thyer kodin e marines gjermane. Ne kete rast anglezet kishin angazhuar mbi 1500 matematikane dhe linguiste ne Berchley Park ( afer Londres) vetem e vetem qe te mund te zberthenin kodin gjerman. Nje mesues i thjeshte matematike , polak i arratisur nga Polonia e pushtuar nga gjermanet,qe ne ate kohe punonte per anglezet, arriti ta zberthente nje pjese te kodit.
Apokriptografimi eshte nje aspekt i thjeshte per perdorimin e matematikaneve ne sherbimet sekrete.NKVD, parardhesja e KGB-se perdorte matematikane per te krijuar kode. Kodi sovjetik gjate LIIB ishte pothuajse i pamundur per tu zberthyer dhe bazohej ne nje ekuacion nepermjet te cilit cdo shkronje i korrespondonte nje numer nga 1 deri ne 999 999. Ekuacioni ishte i tille, qe kur nje shkronje perseritej dy here brenda nje fjale, ai e shifronte ne nje numer qe nuk perseritej. PSH fjala ANA kodohej 4-56-999. NSA, Agjensia Kombetare e Zbulimit e SHBA, qe merret me pergjimin dhe ndjekjen e telekomunikacioneve civile, si telefona, fakse, e-mail etj, perdor ne mase matematikane. Nepermjet tyre eshte bere virtualisht e pamundur te dergosh mesazh apo email te koduar sepse cdo kod zberthehet brenda 30 sekondave, sado i veshtire te jete ai.

CIA perdor matematikane per llogaritje te tjera, duke filluar qe nga ekonomia, sistemet e armatimit etj.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Post by Clavicula »

Secret Intelligence Service MI6

Secret Intelligence Service (SIS), i njohur edhe si MI6 e ka origjinen e tij ne vitin 1909 si Seksioni i Huaj i Byrose se Sherbimit Sekret, nen komanden e Kapitenit Sir Mansfield Cumming, i cili ishte pergjegjes per mbledhjen e informacionit ne te gjithe boten. Nga viti 1922 seksioni i Cumming kaloi si nje sherbim me vete me emrin SIS. Cumming firmaste dhe vuloste me “C” dhe keshtu kane bere gjithmone dhe pasardhesit e tij.
Special Operations Executive (SOE), u formua ne vitin 1940. Pas lufte ajo u shkri dhe disa nga antaret e saj u bene antare te SIS.
Me aprovimin e Intelligence Services Act, SIS kaloi nen varesine e Foreign & Commonwealth Secretary.
Rroli kryesor i Sherbimit eshte mbledhja e informacioneve ne mebshtetje te politikave te sigurise, te mbrojtjes, te jashtme dhe ekonomike te qeverise se madherise se saj.
SIS eshte i vendosur ne 85 Albert Embankment, Vauxhall Cross ne Londer,(ndryshe Legoland). MI6 paguan per nje numer telefonash ne nje rruge te zhurmshme ne Londer (Borough High Street ne Southwark) e cila njifet si qendra e trajnimit te spiunave. Qendra kryesore e trajnimit eshte Fort Monckton, nje fortese napoleonike ne Gosport, Hampshire.

Truri perfaqeson fuqine intelektuale dhe inteligjencen dhe kapacitetin per te marre dhe aplikuar njohurite. „C“ e gjelber eshte nje aludim per themeluesin e SIS dhe „C“ origjinal Sir Mansfield Cumming. Tradita e sherbimit eshte qe te gjithe shefat njihen si “C” dhe i firmosin dokumentat e tyre duke perdorur boje te gjelber. Moto: 'Semper Occultus' - “Gjithmone sekret” i referohet etosit te SIS.

Lista e disa spiunave te MI6 e dekonspiruar nga ish-spiuni Richard Tomlinson.

Dudley Charles Ankerson: 78 Buenos Aires, 85 Mexico, 93 Madrid; dob 1948; Dr.

Raymond Benedict Barthol Asquith: 83 Moscow, 92 Kiev; dob 1952;
Viscount.

Kerry Charles Bagshaw: 82 Geneva, 88 Moscow; dob 1943; OBE.

Ian Clive Barnard: 94 Geneva; dob 1965.

Richard Martin Donne Barrett: 83 Ankara, 88 New York, 97 Amman; dob 1949.

James Lloyd Baxendale: 94 Cairo (MECAS), 97 Amman; dob 1967.

Jonathan Beales.

Peter John William Black: 74 MECAS, 77 Kuwait, 80 Amman, 87 Dhaka; dob 1946.

Jamie Blount.

Rupert Bowen: 90 Windhoek, 92 Tirana.

Andrew Jonathan Corrie Boyd: 81 Accra, 88 Mexico City, 96 Islamabad; dob 1950.

Andrew James Brear: 94 Santiago; dob 1960.

Christopher Mark Breeze: 88 Nicosia, 94 New Delhi; dob 1963.

Alastair Breeze.

Richard Philip Bridge: 86 Warsaw, 88 Moscow; dob 1959.

Stuart Armitage Brooks: 72 Rio, 75 Lisbon, 79 Moscow, 87 Stockholm, 93 Moscow; dob 1948; OBE.

Christopher Parker Burrows: 82 East Berlin, 87 Bonn, 93 Athens; dob 1958.

George Benedict Joseph P Busby: 89 Bonn, 92 Belgrade; dob 1960; OBE.

Geoff Chittenden.

Robert John Paul Church: 76 Bangkok, 81 Berlin, 86 Nairobi, 89 Bangkok, 97 Nairobi; dob 1947.

Timothy Clayden: 91 Warsaw, 95 Lagos; dob 1960; Wanker.

Martin Hugh Clements: 86 Tehran, 90 Vienna; dob 1961.

John Donovan Nelson Clibborn: 66 Nicosia, 72 Bonn, 72 Brussels, 88 Washington; dob 1941; CMG.

Peter Salmon Collecot: 80 Khartoum, 82 Canberra, 93 Jakarta; dob 1950.

Andrew David Cordery: 75 Nairobi, 77 New York, 84 Lusaka, 88 Berlin, 95 Oslo; dob 1947.

Sherard Louis Cowper-Coles: 80 Cairo, 87 Washington; dob 1955; CMG, LVO.

Keith Craig: dob 1961.

John Martin Jamie Darke: 88 Cairo, 96 Dubai; dob 1953.

Michael Hayward Davenport: 89 Warsaw, 96 Moscow; dob 1961.

Peter Brian Davies: 83 Rome, 88 Peking, 96 Jakarta; dob 1954,

Richard Billing Dearlove: 68 Nairobi, 73 Prague, 80 Paris, 87 Geneva, 91 Washington; dob 1945; OBE.

John Deerlove.

Keith Derek Evetts: 75 Warsaw, 77 Maputo, 83 New York, 86 Kingston, 88 Lisbon; dob 1948; OBE.

Michael Edward Joseph Feliks: 93 Peking; dob 1964; Dr.

Robert Dominic Russell Fenn: 85 Hague, 88 Lagos, 92 New York; dob 1962.

Nicholas Bernard Frank Fishwick: 88 Lagos, 94 Istanbul; dob 1958; Dr.

Richard George Hopper Fletcher: 68 Athens, 69 Nicosia, 73 Bucharest, 85 Athens; dob 1944; CMG.

Richard Andrew Foulsham: 84 Brunei, 86 Lagos, 95 Rome; dob 1950.

Rosalind Mary Elizabeth Fowler: 90 Hong Kong; dob 1965.

Michael Roger Fox: 93 Geneva; dob 1958.

Richard Ogilby Leslie Fraser-Darling: 73 Helsinki, 84 Washington; dob 1949.

Robert Andrew Fulton: 69 Saigon, 73 Rome, 78 Berlin, 84 Oslo, 89 New York; dob 1944.

Kevin Andrew Garvey: 81 Bangkok, 85 Hanoi, 92 Phnom Penh; dob 1960.

John Henry Cary Gerson: 69 Hong Kong, 71 Singapore, 74 Peking, 87 Hong Kong; dob 1945.

Andrew Patrick Somerset Gibbs: 79 Rio, 84 Moscow, 87 Pretoria; dob 1951; OBE.

Sean Goodman.

Anita Goodman.

Jacqueline Goodman.

Keith Rutherford Gosling: 75 Singapore, 78 Vienna, 86 Manila, 93 Tel Aviv; dob 1944; OBE.

Roger Patrick Hamilton: 78 Jakarta, 82 Tokyo, 84 Hong Kong, 89
Copenhagen; dob 1948.

Roger John Hargreaves: 73 Hong Kong, 76 Sanaa, 85 Hong Kong, 96
Wellington; dob 1950.

Samuel Andrew Roland Hatfield: 95 Lagos; dob 1963.

Steven John Hill: 88 Vienna, 96 New York; dob 1962.

Katherine Sarah-Julia Horner: 85 Moscow, 97 Moscow; dob 1952.

Thomas Rober Benedict Hurd: 95 Warsaw; dob 1964.

Robert Mitchell Forest Kelly: 74 Nairobi, 80 Turkey, 81 Ankara, 95 Ottowa; dob 1946.

Theodore Maurice Kenwrick-Pierc: 74 Brussels, 82 Nicosia, 88 Hague, 94 Athens; dob 1948.

Alex Kershaw: 97 Geneva; dob 1967.

Nicholas John Andrew Langman: 86 Montevideo, 88 New York, 94 Paris; dob 1960.

Edmund John Scott Latter: 94 Istanbul; dob 1968.

Jeremy John Legge: 87 Lusaka, 94 Vienna; dob 1961.

Gareth Geoffrey Lungley: dob 1971.

Christine Anne MacQueen: 84 Brasilia, 89 New York, 90 Paris; dob 1959.

Norman James MacSween: 72 Nairobi, 77 Tehran, 83 Bonn, 91 Stockholm, 95 Moscow; dob 1948.

Iain Arthur Gray Matthewson: 81 New York, 85 Warsaw, 93 Prague; dob 1952.

Ian Forbes McCredie: 76f Lusaka, 79 Tehran, 83 Copenhagen, 92 New York; dob 1950; OBE.

Patrick Joseph McGuinness: 88 Sanaa, 94 Abu Dhabi, 96 Cairo; dob 1963; OBE.

Justin James McKenzie Smit: 96 Moscow; dob 1969.

William John Clovis Meath-Baker: 88 Kabul, 89 Prague, 97 Istanbul; dob 1959.

Andrew Jonathan Mitchell: 93 Bonn; dob 1967.

Anthony Leopold Colyer Monckton: 90 Geneva, 96 Zagreb; dob 1960.

Richard Peter Moore: 90 Ankara, 91 Istanbul, 95 Islamabad; dob 1963.

Mark Scott Thomas Morgan: 84 Geneva, 88 Aden, 94 Valletta; dob 1958; MBE.

Stuart Richard Morley: 89 San Jose, 90 Bridgetown, 96 Hague; dob 1959.

Clive Dare Newell: 79 Tehran, 82 Kabul, 86 Addis, 90 Bosnia, 94
Ankara; dob 1953.

Peter James Norris: 85 Lagos, 90 Guatemala; dob 1955, Dr.

Peter David Orwin: 77 Athens, 84 Brasilia, 89 Tel Aviv, 96 Hague; dob 1944; OBE, MC.

Christopher Robert Geoffrey Pagett: 78 Havana, 79 Lusaka, 88 Maputo, 97 New York; dob 1952; OBE.

Colin Douglas Partridge: 80 Delhi, 87 Hanoi, 94 Hong Kong; dob 1955.

Martin Eric Penton-Voak: 95 Moscow; dob 1965.

Geoffrey Colin Perry: 81 Hong Kong, 92 Geneva; dob 1951.

Alan Petty.

Richard William Potter: 85 Riyadh, 88 Nicosia; dob 1960.

Mark Precious: Buenos Aires 86; dob 1960.

John Andrew Raine: 88 Kuwait, 94 Damascus, 97 Riyadh; dob 1962.

Michael Charles Ramscar: 77 Lagos, 79 Brasilia, 86 Madrid, 89 San Jose, 97 Madrid; dob 1948.

Timothy Simeon Rawlinson: 91 Lagos, 96 Stockholm; dob 1962.

Richard Robert Reeve: 73 Singapore, 77 Hong Kong, 83 Hong Kong; dob 1948.

Michael John Regan: 86 Kabul, 89 Dubai, 95 Bangkok; dob 1955.

Peter Marius Julian Prows Reilly: 96 Khartoum; dob 1971.

John Ridd.

Janet Elizabeth Rogan: 91 Peking, 98 Sarajevo; dob 1962.

John McLeod Scarlett: 73 Nairobi, 76 Moscow, 84 Paris, 91 Moscow; dob 1948; OBE.

Deborah Jane Soothill: 96 Peking; dob 1969.

Richard David Spearman: 92 Istanbul, 97 Paris; dob 1960.

David Spedding.

Guy David St. John Kelso Spindler: 87 Moscow, 97 Pretoria; dob 1962.

Andrew Jeremy Stafford: 77 Stockholm, 79 Accra, 84 Prague, 91
Brussels; dob 1953.

Christopher David Steele: 90 Moscow; dob 1964.

Geoffrey Tantum.

Anthony Jonathan Terry: 70 Nairobi, 73 Havana, 79 Belgrade, 86
Santiago, 97 Geneva; dob 1946.

Richard Paul Reynier Thompson: 91 Stockholm, 96 Geneva; dob 1960.

Michael Thomson.

Daniel Vernon Thornton: 95 Brussels; dob 1969.

Stuart Graham Turvill: 95 Islamabad; dob 1971.

John Venning.

Richard Vlaistow: 95 Havana.

James Spencer Kennedy Watson: 91 Kuwait, 97 Damascus; dob 1964.

Andrew Whiteside: 95 Budapest; dob 1968.

Mark Williams: 95 Tehran.

Kenneth Mark Williams: 76 Kuala Lumpur, 79 Bridgetown, 88 Harare, 94 Delhi; dob 1944.

Simon Jules Wilson: 91 Athens, 93 Zagreb; dob 1966; OBE.

Julian Paul Geoffrey Wiseman: 78 Geneva, 84 Dhaka, 90 Islamabad; dob 1944.

David John Woods: 78 Vienna, 81 Bucharest, 92 Harare, 97 Pretoria; dob 1951.

Ian Alexander Woods: 77 New York, 84 Berlin, 86 Bonn, 95 Warsaw; dob 1951.

Alexander William Younger: 95 Vienna; dob 1963.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Post by Clavicula »

Kim Philby

Harold (Kim) Philby, i biri i dipllomatit John Philby, u lind ne Ambala, Indi, ne 1911. Ai u arsimua ne Westminster School dhe Trinty College, Cambridge. Nderkohe qe ai ishte ne universitet takoi Guy Burgess, Donald Maclean dhe Anthony Blunt. Te gjithe u bene mbeshtetes sekrete te Partise Komuniste.
Pas universitetit Philby shkoi ne Vjene ku takoi Litzi Friedman, e cila ishte antare e Partise Comuniste Austriake. Litzi Friedman ishte ne rrezik arrestimi pas bashkimit te Gjermanise me Austrine, keshtu Philby u martua me Litzi Friedman qe te mund ta merrte me vete ne Angli. Pas kesaj ai u be nje agjent i BS.
Qe te mbulohej, Philby filloi te shprehte hapur opinione ne favor te djathtes. Philby dhe Guy Burgess, i cili kishte hequr gjithashtu dore nga komunizmi, u antaresuan ne shoqaten e miqesise Anglo-Gjermane, nje grup pro-nazist. Philby u be reporter i The Times dhe me fillimin e luftes civile ne Spanje u dergua atje. Gjate ketyre viteve ai shkroi artikuj qe mbeshtesnin Gjeralin Franco dhe Ushtrine Nacionaliste. Francos I pelqeu kjo gje dhe me 2 Mars 1938 e dekoroi Philbyn me Kryqin e Kuq te Merites Ushtarake.
Keto raporte binden politikanet e djathte qe Philby i kishte braktisur bindjet e tij politike te meparshme. Ne 1939 Guy Burgess i propozoi Marjorie Maxse, shefes organizzative te Partise Konservatore dhe shefe stafi e Seksionit D te MI6, qe ajo duhet te rekrutonte Philbyn. Maxse pranoi dhe mori aprovimin e pastertise nga Guy Liddell i MI5.
Pas atij viti Walter Krivitsky, nje oficer i inteligjences sovjetike, qe kishte dezertuar ne perendim, u soll ne Londer te intervistohej nga Dick White dhe Guy Liddell te MI5. Krivitsky dha detaje per 61 agjente qe punonin ne Britani. Ai nuk i njihte keto agjente me emra, por pershkroi njerin si nje gazetar qe kishte punuar per nje gazete britanike gjate luftes se Spanjes. Nje tjeter u pershkrua si skocez i nje familje te mire qe ishte arsimuar ne Eton dhe Oxford dhe qe punonte per ruset pa pagese. Keto pershkrime i ngjanin Philbyt dhe Donald Maclean. Megjithate White dhe Liddell nuk u binden nga deshmite e Krivitskit dhe nuk i shkuan me tej gjerave.
Walter Krivitsky u gjend i vdekur ne Bellevue Hotel ne Washington me 10 Shkurt 1941. Ne fillim u hap lajmi sikur ai ishte vetevrare. Megjithate, te tjere thane qe vendi i tij sekret ishte zbuluar nga nje spiun sovjetik qe punonte tek MI5 dhe ishte vrare nga agjnte sovjetike.
Gjate Luftes Dyte Boterore Philby u vu ne komanden e programit te trajnimit te propagandes per Special Operation Executive (SOE). Nga 1943 Philby kishte pergjegjesi per aferat e Spanjes, Italise, Frances dhe Afrikes. Ai i ra ne sy Major General Stewart Menzies, drejtorit te pergjithshem te MI6. Menzie-t i kishte bere shume pershtypje Philby dhe ne Tetor 1944 ai u vu ne komanden e Seksionit IX (Soviet affairs).
Pas lufte Philby ishte pergjegjes per monitorimin e spiunazhit sovjetik. Ne kete post ai mund te mbulonte agjente te tjere sovjetike si Guy Burgess, Donald Maclean dhe Anthony Blunt. Ne shtator 1945, nje dipllomat rus Constantin Volkhov, takoi zv/konsullin britanik ne Stamboll dhe i dha informacion rreth tre agjenteve sovjetike qe punonin ne Foreign Office dhe ne kunderspiunazh ne Londer. Philby ishte ne gjendje t’i tregonte KGB e cila me te shpejte e arrestoi Volkhovin dhe e ktheu ne BS.
Ne 5 Shtator 1945, Igor Guzenko, nje shifrant ne Legaten Ruse, dezertoi ne perendim dhe kishte fakte per nje organizate spiunash sovjetik ne Britani. Ceshtja iu kalua Philbyt dhe ai sugjeroi qe Guzenko duhej te intervistohej nga Roger Hollis.
Guzenko tregoi fakte qe çuan ne arrestimin e 22 agjenteve lokale dhe 15 spiuneve ne Kanada. Guzenko tregoi qe ishte dhe nje agjent sovjetik brenda rradheve te MI5. Megjithate Hollis nuk tregoi shume interes rreth ketij fakti.
Ne 1949 Philby u be oficeri nderlidhes i MI6 ne Washington. Ne kete post ai ishte ne gjendje te zbulonte planet e SIS per te rrexuar E.Hoxhen. Philby ia kaloi keto informacione BS dhe shqiptaret qe ishin perfshire ne kete plan u arrestuan ose u ekzekutuan.
Ne 1950 Stewart Menzies dhe John Sinclair diskutuan mundesine qe Kim Philby te ishte drejtori i ardhshem i MI6. Dick White iu kerkua qe te sillte nje raport rreth Philbyt. Ai i kerkoi Arthur Martin dhe Jane Archer qe te zhvillonin nje hetim rreth te kaluares se tij. Ata u perqendruan ne faktin se sa shpejt ai kishte kaluar nga nje komunist ne nje simpatizant te organizatave pro-fashiste. Ata gjithashtu zbuluan se pershkrimet e spiunit sovjetik te sjella nga Krivitsky dhe Guzenko i ngjanin shume profilit te Philbyt gjate kohes qe ai kishte qene ne Spanje si gazetar. U vendos qe Philby mund te ishte nje agjent i dy-fishte.
Kur Guy Burgess dhe Donald Maclean u arratisen, ai u be i dyshuari kryesor si personi qe mund t’i kishte lajmeruar ata. Nen presionin e Clement Attlee dhe Herbert Morrison, Stewart Menzie pranoi qe Philby duhej te merrej ne pyetje nga MI6. Ne shtator 1951 Philby zyrtarisht dha doreheqjen, por ai vazhdoi te punonte part-time per organizaten.
Ne 23 Tetor 1955, gazeta New York Sunday News, raportoi qe Philby ishte nje spiun sovjetik. Philby therriti nje konference shtypi ku ai theksoi qe nuk ishte nje spiun sovjetik.Ai tha: “Une nuk kam qene kurre nje komunist dhe hera e fundit qe une kam folur me nje komunist duke e ditur qe ai ishte i tille ka qene ne 1934.”
Me pas Philby shkoi ne Lindjen e Mesme ku punoi si korrespondent i jashtem per The Observer dhe The Economist. Ai gjithashtu vazhdoi te punonte si nje agjent part-time per MI6.
Ne Dhjetor 1961 Anatoli Golitsin, nje agjent i KGB qe punonte ne Finlande u arratis tek CIA. Ai fluturoi menjehere per ne SHBA dhe u vendos ne nje shtepi te sigurte te quajtur Ashford Farm, prane Washingtonit. Pasi u pyet nga James Angleton, Golitsin dha informacion rreth nje numri te madh agjentesh sovjetike ne perendim.
Artur Martin, shefi i Seksionit D1 tek MI5 shkoi te intervistonte Golitsin ne SHBA. Golitsin i dha fakte qe provuan qe Philby kishte qene antare i nje organizate me 5 agjente me baze ne Britani. E njejta organizate spiunazhi qe perfshinte Guy Burgess dhe Donald Maclean.
U vendos qe te shkonte ne Beirut per te intervistuar Philbyn agenti i MI5 Nicholas Elliott. Elliot kishte pershtypjen qe Philbyn e kishin lajmeruar per viziten e tij ne Beirut. Kjo inkurajoi zerat qe nje spiun sovjetik kishte nje post drejtues ne sherbimin e sigurimit. Philby pranoi qe kishte bere pjese ne organizaten e spiunazhit te Cambridge, por ai nuk permendi asnje emer tjeter perveç Guy Burgess dhe Donald Maclean.
Philby e dinte qe tani kishte rrezik te arrestohej dhe me 23 Janar 1963 fluturoi per ne BS.
Ne librin e tij Lufta ime e Heshtur ai pranoi qe kishte qene nje spiun sovjetik per me shume se 30 vjet.
Kim Philby jetoi ne BS derisa vdiq ne vitin 1988.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Post by Clavicula »

Graham Grin

Shkrimtari i shquar, nga anëtar i PK-së, në “listën e zezë” të FBI-së, që nuk u la të hynte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ...


Edhe pse Graham Grin ka shkruar, ndoshta veprat më të bukura me temë nga shërbimet informative dhe spiunazhin në përgjithësi, “Njeriu ynë në Havanë” apo “Amerikani i qetë”, përvojën vetjake e ka të kufizuar. Por kjo nuk e pengoi të kuptojë thelbin dhe veçoritë e punës së zbulimit dhe të krijojë vepra me mprehtësi të habitshme, të cilat mund të shërbejnë plotësisht si tekste mësimore për informatorët fillestarë (tjetër punë si dhe për çfarë qëllimesh përdoren).



Romanet e tij janë aq afër me atë që ka përjetuar, saqë është e pamundur të mos vish në një mendje me opinionin e klasikut të letërsisë, Gabriel Garsia Markes, i cili ka thënë: “Nuk njoh tjetër shkrimtar, veç Graham Grin, përfytyrimi mbi të cilin, i krijuar nga ato që ka shkruar, përputhet aq mirë me figurën e vërtetë të tij”. Të kuptosh Graham Grinin dhe të krijosh një mendim për veprën që ai krijoi, duke qenë informator, duhen lexuar dhe analizuar librat e tij, natyrisht me korrigjimin përkatës të fantazisë së autorit.

Jeta e Grinit
Graham Grin u lind më 2 tetor 1904 në qytetin e vogël Berhemsted të kontesë Hardfordshir, jo larg Londrës. I ati ishte drejtor i shkollës së privilegjuar mashkullore, çelur në shek XVI, ndërsa e ëma kushërirë e parë me romancierin e shquar, Robert Luis Stivenson, autorin e “Ishullit të Thesarit”. Në vitin 1922 Grin hyn në Bejlioll, një nga kolegjet më të mira të universitetit të Oksfordit. Lufta Botërore, e përfunduar pak më parë, dhe revolucioni rus krijuan jo pak pikëpyetje në mendjet e studentëve, lidhur me drejtësinë e rrugës që duhet të ndjekë njerëzimi. Edhe Grini e kërkoi rrugën e tij. Në moshën 19-vjeçare hyri në radhët e PK-së. Më pas, kjo rrethanë do t’i luante një rreng jo të këndshëm. Një herë nuk e lejuan të hyjë në territorin e SHBA-së. Ishte në “listën e zezë” të FBI-së, e cila i kishte hapur dosje dhe sa herë kërkonte të shkonte atje, më parë duhet të siguronte leje të posaçme, ndërsa në vizë i bënin një shënim të veçantë, që tregonte se mbajtësi i saj ishte person “jo i sigurt”. Kjo punë vazhdoi deri në kohën e Kenedit. Gjithsesi në PK, Grin qëndroi shumë pak. U mor me zbavitje të tjera, me katolicizmin, të cilit i qëndroi besnik për shumë vite, edhe pse asnjëherë nuk ishte fanatik dhe mbante qëndim kritik ndaj riteve fetare. Pas përfundimit të universitetit, u rrek të punonte në kompani të ndryshme, por pa sukses. Më në fund, në vitin 1926 e pranuan. U bë gazetar dhe ndihmësredaktor i gazetës “Tajms”. Asaj kohe i përkasin përvojat e para letrare të suksesshme. Suksesi me letrat e lejoi të lërë punën e përhershme në redaksi dhe, që nga viti 1930 e pas, bëhet shkrimtar profesionist. E filloi me skenarë, kurse në vitet 1935-´39, kritik filmi i përhershëm në revistën “Spektator”.

Udhëtimet
Që në rini Grini i pëlqente udhëtimet dhe jeta e çoi shpesh në “pika të nxehta” ku gjeti material të bollshëm për veprat letrare. Bëri një udhëtim të gjatë në Afrikë, eci qindra milje në këmbë në territorin e Sierra-Leones dhe Liberisë. Më pas, në vitin 1938, udhëtoi në Meksikë ku grumbulloi materiale për librin dokumentar mbi përndjekjet fetare dhe shkoi edhe në Panama. Por ja ku erdhi 1939-a. Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, Grinin e thirrën në ushtri dhe e caktuan në shërbimin e zbulimit. Pavarësisht emrit romantik “zbulim”, ai nuk ishte më shumë se i zakonshëm dhe monoton. Raporte, analiza e letra pa fund, tepër të mërzitshme. Ja çfarë shkruan vetë: “Pas luftës kisha dëshirë të shkruaja një roman spiunazhi, por pa atë zhanrin e dhunës, i cili, pavarësisht Xhejms Bondit, nuk ishte karakteristikë për zbulimin britanik. Dëshiroja ta tregoja zbulimin si mënyrë jetese, pa stërhollime romantike, në të cilin njerëzit shkojnë çdo ditë në punë dhe përpiqen ta fitojnë pensionin, pa asnjë dallim nga nëpunësit e tjerë, agjentët e bursës, për shembull. Çdo gjë e zakonshme, pa rrezik, dhe secili ka jetën vetjake, ku e ku më të rëndësishme. Në vitet kur shërbeva në zbulim, rrallë më ka ndodhur të ndeshem me ndjenja apo melodrama”. Në fund të vitit 1941 jeta e mërzitshme në aparatin qendror të zbulimit britanik, mori fund. Grin mori emërim të ri; këtë herë “në vijë të parë” në Fritaun, vend i njohur prej tij. Si shkak pse e caktuan atje, me sa duket ka shërbyer përvoja e grumbulluar në Afrikë e ndoshta, ka qenë dhe dëshira e vetë Grinit. Lidhur me shërbimin në Afrikë, jo pa humor, ka shkruar: “Udhëtim frytdhënës, shërbim shtetëror i një karakteri të vështirë për t’u përshkruar”. Më 9 dhjetor 1941 u nis nga Liverpuli me një anije dizel. Në kabinat e rehatshme njëvendshe qëndronin deri dymbdhjetë pasagjerë, përfshirë dhe shumë tipa të çuditshëm. Ja një prej tyte: “Një i huaj i çuditshëm, që e fliste keq anglishten, hollandez. Hollandezi doli që ishte polak, por i lindur në Gjerorgji dhe kishte luftuar në ushtrinë ruse, muhamedan.” Para se të dilnin në det të hapur, Grini mendoi: “S’do ishte keq të falesha. Kleriku, një djalë i mirë dhe i qetë, m´u drejtua me: “Biri im!”. Në të vërtetë, me një farë kurioziteti të pajustifikuar, m´u duk se kërkoi të informohet për konvoin, me të cilin lundronim”. (Kjo ndodhi në Belfast ku kishte shumë simpatizantë të Hitlerit.)
Pas daljes në det, pasagjerët ranë dakord të bënin roje “vullnetarisht” për të këqyrur nëndetëset e avionët, duke qëndruar pranë mitralozëve kundërajrorë. Ata që vëzhgonin për nëndetëse, duhet të qëndronin në urën e komandimit, por u dehën aq keq sa kapiteni nuk pranoi të futet më askush. Përgjithësisht, udhëtimi në det kaloi pa ngjarje.

Oficeri i zbulimit, Graham Grin
Në ditët e para të janarit 1942, oficeri Graham Grin i zbulimit të Britanisë së Madhe, mbërriti në Fritaunin e njohur gjer në dhimbje prej tij. “Një ndjesi e pazakontë poezie e ngazëllimi të pushton kur rikthehesh pas aq shumë vitesh, madje dhe ngrohtësia e aromës së njelmët të tokës, që më shoqëron kudo, është përherë me mua. Ajo, aroma e Afrikës dhe Afrika, përherë mbetet Afrikë. Një kontinent i pashkelur, i virgjër, në formën e zemrës së njeriut”. Me të tilla ndjenja poetike e nisi Grini detyrën informative. Për të përcaktuar saktë se me çfarë është marrë Grini, duhet kontrolluar gjithë letërkëmbimi i zbulimit britanik për vitin 1942, në kërkim të letrave dhe telegrameve të rralla, të nisura e të marra nga shtabi qendror i tij. Por ne nuk na lejohet të hyjmë gjer atje e, veç saj, vështirë se do të gjenim ndonjë gjë interesante. Kështu, do të përpiqemi ta krijojmë mozaikun nga thëniet e vetë Graham Grinit, të shpërndara në veprat e shumta të tij. Por, le t’ia lëmë fjalën vetë atij: “Në vitin 1942 jetoja në rrethinat e Fritaunit, në një shtëpi të ndërtuar në një vend moçalor, të cilën vendasit e shfrytëzonin për nevojtore, çka kishte shtuar së tepërmi mizat. (Një herë mbylla derën e dhomës dhe vrava nja njëqind e pesëdhjetë copë brenda dy minutave). I drejtova ministrit të kolonive një letër, në të cilën i kërkoja të ndërtonin një nevojtore të veçantë për vendasit. Përgjigjja e ardhur thoshte se kërkesa të këtij lloji duhet të kalojnë nëpërmjet instancave përkatëse, por, meqë në rastin e dhënë nuk kishte asnjë të tillë, u detyrova t’i kujtoj shënimin e bërë nga ministri Çërçill. Unë e mora nevojtoren time dhe mund të shënoja në dokumentet zyrtare se (atje) është shënuar edhe emri im.

Mbresat nga stërvitjet në Afrikë
Në sfondin e konfliktit të stërmadh kishte dhe mosmarrëveshje mes njerëzve. Për shembull, kur punoja i vetëm në Sierra-Leone dhe shefi im, i cili jetonte afro njëmijë milje nga Fritauni në Lagos, për një farë kohe nuk ma paguante rrogën ose atëhere, kur shihja me dhimbje se si shefin e policisë në Fritaun, i cili kishte prapa vetes njëzet vite pune të vështira dhe ethet e zeza, e luante mendsh një këlysh i pacipë nga MI-5.
Vetëm melodramat tragjike mungonin. Në të vërtetë, u bë një orvatje e dëshpëruar për të cytur detarët që të mbanin, sa nuk ishte vonë, një anije portogeze, e cila kishte shkelur ujërat territoriale dhe arrestimin e një zvicerani të dyshuar për spiunazh, megjithëse në atë punë të lavdishme unë kryeja vetëm punën e korrierit”.
Diku, në një vend tjetër, shkruan: “Pas tre muaj stërvitjeje në Lagos, papritur u gjenda sërish në Fritaun, në zyrën ku katër muaj më parë kisha shef dhe vartës njëherazi, vetëm vetveten (më pas u bëra me sekretar). Në Lagos, për ditë të tëra bëja vetëm një punë, shifroja e deshifroja dokumente, kurse mbrëmjeve shkoja te miku im, në zyrën e policisë, ku të dy bashkë, për zbavitje gjuanim karkaleca dhe shënonim pikët në mur: një për çdo të vrarë dhe gjysmë për të “terurit” në lavaman. Në Fritaun ngrihesha nga gjumi në orën gjashtë, haja mëngjes dhe në shtatë ia hipja Morris-it të vogël dhe nisesha për të marrë telegramet në zyrën e policisë, e cila më shërbente si “strehë”. Telegramet ishin të koduara me shifra të panjohura për policinë. Pasi kthehesha në shtëpi, deshifroja telegramet dhe u përgjigjesha me gjithë zellin e mundshëm. Shkruaja të miat dhe rishkruaja të të tjerëve kur e kishin vështirë t’i lexonin. Para se të shtrihesha për të fjetur, arrija t’i përfundoja të gjitha punët”.
Grini udhëtonte shumë për punë dhe pa ndonjë shkak të veçantë. Lidhur me këtë problem, shkruan: “Për shkak të udhëtimeve m´u krijuan vështirësi financiare, por jo nga ato që merren me mend. Puna ishte se kur kthehesha në Fritaun, merrja një shumë të caktuar nga llogaria prej pesë shilingash në ditë, e cila përbënte, gjoja, diferencën ndërmjet ushqimit të freskët të blerë në treg dhe konservave. Një herë mora një telegram të ashpër nga Londra ku thuhej se nëpunësit të rangut tim i takojnë tri gini në ditë për pagesën e hotelit kur udhëton, “merrni masat dhe raportoni”. U tregova i gatshëm ta plotësoj. Pasi hapa kasafortën e zyrës, nxora dyzet fut, i futa në xhep dhe nisa në Londër telegramin e koduar “Masat u morën”. Unë kisha marrëdhënie të ndera me shefin tim, edhe pse ai ndodhej në Lagos, dymijë milje larg Fritaunit. E urryem njëri-tjetrin që në takimin e parë. Ai ishte profesionist, ndërsa unë amator. Sarkazma më shfaqej përherë në informacione e në telegrame. Tani më dhimbset fatkeqi; në fundin e karrierës ishte i detyruar të punonte me një shkrimtar. Më vonë më treguan se thesi me postën e Fritaunit qëndronte ditë të tëra mbi tavolinë, pa u hapur, sepse kishte frikë ta shihte. Një herë u orvat të më ndëshkojë, duke ma vonuar rrogën, të cilën e kishte për detyrë ta dërgonte çdo muaj nga Lagosi. Por më dha hua shefi i policisë dhe operacioni i tij dështoi. Në fund të fundit, kaluam në luftë të hapur. Unë kisha lënë një takim në kufirin liberian, kurse ai, me një telegram ma kishte ndaluar të lëvizja jashtë Fritaunit, pasi atje duhet të vinte një anije portugeze. Gjithë anijet portugeze, të cilat vinin nga Angola, duhet të kontrolloheshin. Të tilla detyra i takonin policisë, jo mua që përfaqësoja MI-5. Pas një dyluftimi të shkurtër, u detyrova të bindem dhe kërkova lirim, por lirimi nuk u pranua. Shërbeva edhe gjashtë muaj të tjerë, por jo i varur nga Lagosi tashmë.

Grin, në një degë me Kim Filbin
Pas Fritaunit (dhe përpjekjes pa rezultat për krijimin e agjenturës në kolonitë e qeverisë Vishi), shefat e mi të zbulimit më çuan në degën e Kim Filbit, e cila merrej me kundërspiunazhin në gadishullin Pirenej dhe unë përgjigjesha për Portugalinë. Oficerët e Abverit, të cilët ende nuk ishin rekrutuar nga zbulimi ynë, kryesisht merreshin me hartimin dhe dërgimin e informacioneve të rreme, bazuar në të dhënat e një agjenture inekzistente. Ishte lojë me fitim (efektivi i shifrimit, plus shpenzimet, plus shpërblimet) e, veç asaj, punë pa rrezik. Suksesi i kishte lënë shëndetin komandës gjermane, megjithatë, nuk mund të mos mrekulluheshe se si në atë atmosferë humbjeje ndryshojnë nocionet mbi ndershmërinë. Kur merresha me Portugalinë, me vete mendoja shpesh se me çfarë lehtësie mund ta bëja edhe unë një lojë të tillë në Afrikën Perëndimore, po të mos isha i kënaqur me rrogën time modeste. Unë e dija shumë më mirë se shefat londinezë, më fort se gjithçka i gëzoheshin kartelave të reja në kartotekën e të dhënave agjenturore. Për shembull: një herë mora të dhëna mbi një aerodrom të ri të vishistëve në Guinenë franceze (agjenti ishte analfabet, numëronte vetëm gjer në dhjetë, sa gishtat e të dy duarve dhe, nga katër anët e horizontit, njihte vetëm Lindjen, sepse ishte muhamedan). Sipas pohimeve të tij, në një godinë të aerodromit qëndronte një tank. Sipas të dhënave të tjera, ishte magazinë këpucësh të vjetra. Pasi dërgova informacionin në fjalë, në të cilin nënvizoja gjithë “meritat” e tij, mund të merret me mend habija ime kur mësova se ishte vlerësuar si “veçanërisht i çmuar”! Kisha mundur të plotësoja një kartelë të bardhë në Londër; tjetër shpjegim nuk gjeja.

Dy libra autobiografike të Graham Grin
Kështu, tema e librit “Njeriu ynë në Havanë”, i cili doli dymbëdhjetë vjet më pas, më 1958, lindi në kasollen e keqe të Fritaunit dhe u shkrua në një shtëpi shumë më të rehatshme pranë parkut Sent-Xhejms. Para largimit nga zbulimi, Grin hartoi manualin “Kush është kush”, botuar në dymbëdhjetë kopje, në shërbim të desantëve britanikë dhe përmbante të dhëna mbi agjentët gjermanë në Azore, me dy kapituj parathënie (bazuar në të dhëna tepër të dyshimta) dhe një plotësim nga Kim Filbi për rrjetin e ndërlidhjes. Do të thonim se kjo është gjithë përvoja e punës së Graham Grinit në shërbimin informativ. Është me vend të shtojmë se asgjë nuk ndryshoi në marrëdhëniet mes të dy njerëzve të jashtëzakonshëm, pavarësisht nga çka ndodhi me Kim Filbin. Këtë e tregojnë edhe vizitat e Graham Grinit te miku i vjetër në Moskë.

Lideret e Ukraines, ne shenjestren e KGB.

Nga cokollatat shperthyese te gazi vrases- ja rastet me te bujshme te dekadave te fundit, kur lideret ukrainas jane vene ne shenjestren e sherbimeve sekrete ruse. Drite mbi disa nga historite me misterioze, qe plotesohet me rastin e fundit, kur mjeket ne Vjene deklaruan: Po. Jushcenko, lideri properendimor i opozites ukrainase, eshte helmuar.

MOSKE - Rasti i helmimit me te bujshem, ndermjet mistereve te tjera, eshte padyshim ai kunder Georgi Markovit, disidentit bullgar te vrare ne Londer, ne vitin 1978 nga nje maje cadre e mbushur me ricin vdekjeprures. Nje operacion i kryer nga sherbimet sekrete te Sofjes me bashkepunimin vendimtar te KGB-se sovjetike, sipas rrefimit te bere vite me vone nga dezertori Oleg Kalugin.

Por, rasti i Viktor Jushcenkos, i shfytyruar nga dioksina dhe viktime e nje komploti te mundshem qe shume veta ne Kiev i'a atribuojne ne menyre alternative sherbimeve sekrete ukrainase apo atyre ruse, dy ish- pjesetare te KGB-se, te risjell ne mendje edhe raste te tjera. Ne vecanti tre, te gjitha te urdheruara nga sherbimet sovjetike, ashtu si shume kurthe te tjera vdekjeprurese kunder lidereve nacionaliste ukrainas, te emigruar ne Perendim.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Post by Clavicula »

Dosja KONOVALEC

Eshte rasti i pare serioz i kesaj serie dhe daton me 23 maj 1938. Skene e kurthit eshte qyteti holandez Roterdam, ku Jevgenij Konovalec kishte merguar. Konovalec ishte eksponent i larte i OUN-it, organizate nacionaliste ukrainase e krijuar fshehurazi ne Bashkimin Sovjetik dhe me mbeshtetje nga jashte nga ambjentet e diaspores.

Duke arritur te futej ne shtepine e tij dhe duke u hequr si simpatizant i Konovalecit, agjenti i NKVD-se famekeqe Pavel Sudoplatov, i cili me vone u be gjeneral, i jep atij nje kuti me cokollata te mbushura me eksploziv, qe shperthejne pikerisht ne castin qe disidenti ukrainas i merr ne dore.


Dosja REBET

Pas rreth 20 vjetesh, kurthi organizohet kunder nje lideri antikomunist ukrainas. Kete here behet fjale per Lev Rebetin, i gjetur dhe i vrare ne Mynih me 12 tetor 1957. I ngarkuar per krimin, njesoj sic mesonte KGB-ja, u caktua Bogdan Stashinski, vrases gjakftohte me origjine ukrainase.

Stashinski takon Rebetin, nje ideolog i vjeter i cili vuante nga zemra, ne nje shkalle ne hyrje te nje pallati dhe me nje pistolete me gaz i sprucon ne fytyre nje substance toksike misterioze. Viktima bie, e shtrenguar nga nje bllokim zemre.


Dosja BANDERA

Kalojne vetem dy vjet dhe Stashinski perserit veprimin e tij. Objektivi eshte akoma me i rendesishem. Behet fjale per Stjepan Banderan, 50 vjec, vazhdues i Konovalecit ne krye te OUN-it dhe armik i regjimit sovjetik deri ne ate pike sa te pranonte edhe nje aleance taktike me nazistet ne vigjilje te Luftes se Dyte Boterore kunder Stalinit, ne shpresen e kote per te pare te realizuar endrren nacionaliste ukrainase per pavaresi. Skena e krimit eshte perseri Mynihu. Stashinski takon Banderan, i cili sapo ka marre dy truproja, poshte shtepise dhe mban ne duar nje gazete, brenda se ciles fsheh nje arme sekrete te rekomanduar nga KGB-ja, nje pistolete-shiringe, ne tyten e se ciles ndodhet nje ampule e vogel. Kur shkel kembezen, nga ampula perhapet nje "re" helmi me baze cianuri. Bandera merr fryme, por zemra i pushon ne cast.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Post by Clavicula »

“Si i mbajta në lidhje 5 agjentët e BS-së”

Kujtimet e Juri Modin, oficerit të famshëm të KGB-së qe drejtoi rrethin e 5 spiuneve te Cambridge.


Kur mbarova së sjelli ndër mend edhe një herë gjithçka që kisha të ruajtur në kujtesë për Karelianin, pseudonimi i Xhon Kernkrosit (John Cairncross), Londrën e kishte mbërthyer errësira e natës. Në ditët që pasuan, me Korovinin, i cili ishte jo vetëm eprori im direkt, por dhe rezident i KGB-së në Londër, diskutova disa nga pikat më të rëndësishme.

Doja t’ia njihja sa më mirë jetën dhe karakterin këtij personazhi, që për mua ishte bashkëpunëtori i parë që do të takoja e mbaja në lidhje në fushëbetejën e luftës së fshehtë. Më duhej të njihja profilin e tij psikologjik, që e gjykoja si mjetin më të mirë për të arritur të kuptoja qoftë reagimet e tij, por edhe ta shfrytëzoja këtë për një efektivitet më të lartë në punë. Duke biseduar, mes të tjerave, Korovini më paralajmëroi se ky bashkëpunëtor kishte dy defekte të mëdha: ishte pak si i hutuar dhe jo i përpiktë në takime. Duke u vënë në dijeni për këto mangësi, mendova që në punën me të duhej të isha sa më i organizuar.

Takimi i ardhshëm
Fillova të mendoj për realizimin e takimit të ardhshëm, pasi ta merrja në lidhje nga Milovzorovi, oficeri i zbulimit që e kishte drejtuar deri në këtë kohë. Për disa ditë kërkova për një vend takimi të përshtatshëm, i identifikueshëm lehtë nga Kareliani, të cilin mund ta fiksonte në kujtesë dhe të mos e kishte të vështirë ta gjente. Studiova dhe përcaktova itinerarin e lëvizjes për vajtjen në takim. Në plan parashikoja lëvizje në këmbë, ndërsa në një pjesë të mirë të rrugës do të shfrytëzoja metronë për të pasur kohë të mjaftueshme në dispozicion para takimit, si dhe për të pushuar dhe për të verifikuar nëse isha nën ndjekje fizike.

Përcaktimi i itinerarit të lëvizjeve gjithmonë më ka marrë shumë kohë, por të paktën, para çdo vajtje në takim, isha i sigurt që do t’u isha shkëputur survejuesve, siç thuhet në gjuhën profesionale, dhe nuk do të “digjja” bashkëpunëtorin.
Për fat të keq, jo të gjithë zbuluesit veprojnë kështu. Pas dy-tre takimesh me agjenturën në lidhje, ata ndihen të sigurt, ulin vigjilencën, shpërfillin masat e nevojshme të vetëkontrollit dhe, pas kësaj, padyshim lindin katastrofat. Shumë shpejt kuptova që Korovini, autor i një sistemi mjaft të saktë për t’i shpëtuar survejimit, nuk i respektonte rregullat që ua kërkonte me rreptësi të tjerëve. Moskorrektësia e tij do të bëhej shkak për goditjen e mjaft bashkëpunëtorëve.

Në prag të takimit, me kërkesën e tij, zhvillova edhe një bisedë të fundit me Korovinin. Unë s’kisha ndonjë gjë të madhe për të thënë. Papritur u ngrit, eci pak nëpër zyrë dhe u ul pranë meje. Në këto raste e kishte zakon të fillonte me një ton prej profesori, gjë që, të jem i sinqertë, e urreja: “Juri Ivanoviç, siç mund ta keni kuptuar edhe vetë, në Moskë Karelianin e vlerësojnë shumë, sidomos për informacionin ushtarak. A e sheh se sa shpejt e “dogji” Qendra Milovzorovin sapo pati probleme me Karelianin. Përpiqu të mos pësosh të njëjtin fat se nuk do të ishte mirë për karrierën tënde. Me çfarë emri mendoni t’i prezantoheni, besoj që e ke parashikuar?”

Në fakt, as që më kishte shkuar ndër mend një çështje e tillë edhe pse për mua nuk përbënte ndonjë rëndësi. Kisha dy ditë që pyesja veten vetëm për një gjë: A do të isha në lartësinë e duhur në takim? Pa u menduar shumë, iu përgjigja: “Sigurisht që kam menduar, do të doja të quhesha Pitër.”

Mund të zgjidhja edhe ndonjë emër tjetër, si Maks, Harri, ose Xhimi. Në fakt, zgjodha Pitërin në përkujtim të një filmi që kisha parë kur isha fëmijë. Heroi i këtij filmi quhej Pitër.
Emri që zgjodha për kamuflim do të ishte i pari në serinë e gjatë të pseudonimeve që do të mbaja gjatë gjithë karrierës. Kolegët më njihnin me emra të ndryshëm. Këta i përdorja gjatë takimeve me agjenturën se në rezidenturë për nënshkrimin e telegrameve apo dokumentacionit tjetër operativ që i dërgohej Moskës. Për disa bashkëpunëtorë quhesha Pitër, për të tjerë isha Xhorxh. Kisha edhe pseudonime të tjera. Sipas grupeve agjenturore që drejtoja e mbaja në lidhje, pagëzohesha edhe me një pseudonim përkatës.
Duke më shoqëruar deri te dera e zyrës, Korovini, me atë fytyrën e tij, si gjithnjë, të shpëlarë dhe të paturbullueshme, më tha: “Tani është radha jote, hidhu, Juri Ivanoviç”.

Shqetësimi
Natën pararendëse të takimit tim të parë në “terrenin armik”, siç thuhej në atë kohë, fjeta për mrekulli, tregues i mjaftueshëm që nervat i kisha të forta. Teorikisht e kisha më se të qartë që sa më i madh të ishte rreziku, aq më shumë duhej të ruaja gjakftohtësinë. Kisha menduar paraprakisht edhe disa pyetje për bashkëpunëtorin tim të ardhshëm, megjithatë gjykova se, për momentin, e rëndësishme ishte krijimi i një atmosfere të ngrohtë miqësore në takimin tonë të parë. Kështu që pyetjet i lashë për një radhë tjetër. Druhesha se mos nuk e ruaja dot pozicionin që kisha si drejtuesi i tij i ardhshëm, pra mos impresionohesha nga një person që ishte më i moshuar se unë, megjithatë frikë gjatë takimeve nuk pata asnjëherë. Për herë të parë ndieja përbrenda një lloj ekzaltimi sekret. Parandjenja e rrezikut që më kanosej filloi të më pëlqente pa vetëdije. Mendoja me vete se kisha bërë mirë që nuk kisha qëndruar në pozitën e një zbuluesi burokrat. Vërtet një sjellje e tillë, mbase disi të rregullt, ndihmon shumë në mënjanimin e rreziqeve, por ama është edhe shumë më pak joshëse për fitimin e besimit te bashkëpunëtori.

I ftohti i lagësht kishte mbuluar Londrën. Ishte muaji shkurt i vitit 1948. Dola nga shtëpia herët në mëngjes dhe shkova ngadalë-ngadalë në ambasadë. Duke u kryqëzuar me kalimtarët, krijova përshtypjen se kisha arritur të përshtatesha e të shkrihesha me peizazhin njerëzor vendas. Tashmë, mund të futesha mes turmës së punëtorëve apo nëpunësve që nxitonin për në punë, pa tërhequr vëmendjen e askujt. Në ambasadë, si zakonisht, u mora me punët e përditshme. Nga mesdita, ndryshe nga ç’e kisha zakon, hëngra diçka vetëm në mensë. Nuk e di pse, por sikur nuk ma kishte qejfi të flisja me kolegët. Isha i tëri i përqendruar në takimin që do të kisha, i cili, megjithatë, nuk dukej të ishte i veçantë. Karelianit, në fakt, nuk kisha për t’i dhënë ndonjë detyrë a udhëzim, ashtu si dhe ai nuk kishte gjë për të më raportuar. Ishte thjesht një veprim operativ njohjeje e marrje në lidhje, ku nuk do të ishim vetëm ne të dy. Për të na njohur dhe për të bërë dorëzimin në lidhje fizike, do të vinte Milovzorovi.

Pasdite shkova në kinema. Kur, rreth orës 18.00, dola nga salla e kinemasë ishte errur dhe binte një shi i imët e i akullt. Ngrita jakën e palltos dhe rrasa kapelen në kokë. Kisha marrë vërtet pamjen e një konspiratori. Më dukej se të gjithë sa më shihnin e dinin që isha spiun. Në fakt, londinezët që nxitonin krah meje, me shpatulla të kërrusura nën atë shi të imët, duke u kthyer në shtëpi, as që u binte ndër mend të vëzhgonin Juri Modinin, oficerin e KGB-së që po shkonte në takimin e parë me një agjent britanik. Fillova lëvizjen drejt vendit të takimit, veprim që më mori dy orë kohë. Shkova mes lagjeve të banuara, zonave ku mund të kontrolloja lehtësisht veten nëse ndiqesha. Parapëlqeja rrugicat ku kishte vetëm këmbësorë. Nisesha në një drejtim dhe pastaj papritur ndërroja rrugë. Në këtë rast survejuesit kishin disa mundësi: të hidheshin menjëherë nga ana tjetër e rrugës për të mos më humbur ose të vinin dukshëm pas meje. Në të dy rastet kisha më shumë mundësi t’i fiksoja. Mundësi tjetër ishte të vazhdonin rrugën e nisur dhe të më dilnin nga ndonjë anë tjetër, duke krijuar kushte të vështira për survejim, deri në humbje të përkohshme të vëzhgimit, duke më dhënë kështu mundësi t’u shkëputesha. Eca mjaft në këmbë, pastaj me metro, lëvizjen e bëra në formë rrathësh koncentrikë që tentonin gjithnjë drejt vendit të takimit, një “Pab” mjaft i populluar, që ndodhej diku në perëndim të Londrës. Pa e njohur më parë si “Pab”, vetëm duke vëzhguar portën hyrëse, dritaret me xhama të vegjël mjaft të ndriçuara, në qoshe të rrugës, krijova menjëherë një përshtypje jo të këndshme. Ishte një vend takimi tepër i ekspozuar si për agjentin, ashtu dhe për zbuluesin. Në fakt, ai ishte përzgjedhur nga Milovzorovi, që më shumë dukej se e kishte për të shijuar për vete disa çaste kënaqësie me shpenzimet e shtetit.

Në qendër të vëmendjes
Në orën 20.00, pasi kisha kaluar një herë përpara barit, vazhdova lëvizjen edhe një herë në rrugicat fqinje. Kur më së fundi isha bindur se nuk isha në ndjekje, vendosa të kapërceja portën.

Me të hyrë brenda, vërtetova se droja ime kishte qenë e drejtë. Me zgjedhjen e vendeve të tilla të takimit, ne rrezikonim pa arsye. Zakonisht, londinezët e pabeve njihen pak a shumë me njëri-tjetrin. Nëse rrugëve nuk tërhiqja vëmendjen, këtu nuk mund të ishte e njëjta gjë. Vështrime të shumta u drejtuan nga unë. Nga vetë ngathtësia që demonstroja në sjellje e në lëvizje, dukej qartë që nuk isha mësuar të frekuentoja të tilla lokale dhe që, për më tepër, isha i huaj. Mbase të gjitha këto ishin vetëm një përshtypje. Nuk do të arrija kurrë të lexoja raportet e shërbimeve sekrete britanike për mua, kështu që nuk e di nëse ata kanë pasur mundësi ta fiksonin direkt apo indirekt një moment të tillë. Megjithatë konstatova se isha futur në vëmendjen e sallës, gjë që nuk ishte aq e këndshme. Nuk isha i sigurt, nëse do të arrija ta njihja Karelianin vetëm nga imazhi i fotografisë së tij, i mbetur në kujtesë, të cilën ma kishte treguar Korovini para takimit. Kërkova një qoshe të errët dhe gjithë tym për t’u ulur. Duke kaluar, porosita një biter. Sapo kisha zënë vend, pashë të hynte brenda Milovzorovin dhe pas tij një burrë tridhjetë-tridhjetë e pesë vjeç, që sigurisht mendova të ishte bashkëpunëtori. Ata u ulën në një tavolinë, ku, pas disa minutave shkova edhe unë. Prita që Milovzorovi të bënte prezantimin. Dukej hapur se ata të dy nuk e donin njëri-tjetrin. Me një pamje qartazi të ngrysur e qejfprishur, më së fundi e mori fjalën kolegu im. Përpiqej ta shmangte shikimin nga unë, duke iu drejtuar Karelianit: “Pitëri, që e shihni këtu, këtej e tutje do të jetë njeriu me të cilin do të mbani lidhjet. Është njeri serioz, efikas dhe i përpiktë. Ju uroj fat të mbarë të dyve”. Mori një gotë që e kishte përpara, kapërdiu një gllënjkë dhe u ngrit. Na hodhi një vështrim të fundit si me pahir, u ngrit dhe doli. Po na linte të dy ballë për ballë. Që prej disa minutash unë vëzhgoja me vëmendje Karelianin, apo ndryshe Xhon Kernkrosin. I ngjante një anglezi të klasës së mesme. Kishte një fytyrë disi kockore, sy shumë të gjallë, ishte trupmadh, pothuaj si shkop i gjatë, dhe mbante një pardësy qiriçi, mosha e së cilës nuk mund të gjendej. Aristokratët kanë disa veçori që i dallojnë nga të tjerët, ku bien në sy këpucët që janë veçanërisht të bojatisura. Këmisha mund të jetë e zhubrosur, por ama jaka duhet të jetë e ngrirë, me amidon. Pantallonat mund të ishin të pista, por ama me vijë hekurosjeje mjaft të dallueshme. Kernkrosi nuk i kishte këta elementë dallues, ishte më shumë “popull”. Shumë shpejt vura re që kishte defekt në shikim, por nuk mbante syze.

Kujdesi
Përpiqesha të mposhtja dëshirën që kisha për t’i bërë pyetje, pasi e ndieja që nuk ishte momenti i përshtatshëm për një gjë të tillë. Pimë të dy disa birra si për të treguar vendosmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm dhe shkëmbyem disa fjali të kota pa ndonjë vlerë, siç ndodh rëndom me njerëzit e edukuar që takohen për herë të parë, por nuk dinë se çfarë t’i thonë njëri-tjetrit.

Bashkëbisedimi nuk mori menjëherë natyrë profesionale, për arsyen e vetme dhe të thjeshtë; unë vetë nuk dija se si të filloja trajtimin e temës, që ishte edhe motivi i takimit. Ka biseda që është mjaft e vështirë t’i hapësh direkt, veçanërisht kur ke të bësh me njerëz që nuk njihen paraprakisht. Është pak a shumë si në rastin e një burri dhe të një gruaje që takohen për herë të parë dhe digjen nga dëshira të flasin për dashuri, por nuk guxojnë të përdorin fjalët e përshtatshme. Edhe Kareliani qëndronte njëlloj si unë, në një qetësi absolute. Ai më vështronte si specialist. Për të nuk isha i pari oficer zbulimi që e mbante në lidhje, kishte pasur dhe nja tre a katër para meje. Duket, mendoja me vete, se po më kundron me kujdes dhe natyrisht bën krahasime. Ndihesha si çunak para tij, por megjithatë kishim vetëm nëntë vjet diferencë. Sidoqoftë, më dukej se ai kishte më shumë përvojë se unë. Mendoja se do të ishte më e udhës që ta shkurtonim kohën e qëndrimit në këtë takim. Më dukej jo vetëm e panevojshme, por edhe e rrezikshme të qëndroje në një lokal ku në çdo sekondë mund të pikaseshim fare rastësisht nga ndonjë person i njohur. Nisur nga kjo përvojë, vendosa që të mos lija kurrë takime në pabe. Më dukej sikur kishim rënë tepër në sy. Mënyra e veshjes time mbase kishte pak rëndësi. Do të kisha mbajtur një kilt që ta shihnin se nuk isha skocez.

Pothuajse i mbaruam birrat njëlloj dhe pastaj, para se të ngriheshim, fiksova ditën, orën dhe vendin e ardhshëm të takimit. Saktësisht ishte 12 mars 1948, ora 20.00, në Hamersmith Grouv. Tashmë e dija përmendësh itinerarin që do të bëja pas një muaji kur të takoja Karelianin, aq shumë e kisha përsëritur pas bisedës me Korovinin. Shqetësimi im kryesor ishte edukimi i tij për të pakësuar rreziqet që mund të vinin nga dy mangësitë: mungesa e përqendrimit dhe përpikmëria. Këto dy gjëra nuk do të më shqiteshin kurrë nga kujdesi dhe vëmendja gjatë gjithë kohës që do të punoja me të. Rrjedhojat e këtyre dy defekteve mund të bëheshin tragjike si për të, ashtu dhe për mua. Kisha vendosur që ne të shiheshim në vende të gjetshëm dhe gjithmonë në të njëjtën orë: 20.00 të mbrëmjes.

Zbulues
Kështu, pra, u bëra zbulues me agjenturë në lidhje, vërtet një zanat i ri për mua, për të cilin mbase nuk isha përgatitur si duhet. Me sinqeritet më duhet ta pranoj se nuk kisha lindur spiun dhe nuk kisha qenë kurrë as Xhejms Bond dhe as Xhon lë Karre. Ky zanat nuk ishte as në stilin dhe as në ambicien time. Për sa u përket romaneve të spiunazhit, gjithnjë kam preferuar agjentët e përshkruar nga Erik Ambler, të cilët janë më realë, më të mprehtë dhe larg karikaturave. Unë vetë jam një njeri më se i zakonshëm, nuk shoh të kem ndonjë talent të veçantë, veten e vlerësoj te mesatarja. Është e vërtetë që gjithnjë kam qenë një nxënës i mirë, si në shkollën e mesme, ashtu edhe në shkollën e lartë të marinës luftarake, por nuk kam parë te vetja të dhëna specifike, për të cilat thuhet se dallohet spiunazhi, që mua do të më pëlqente ta quaja “zbulimi i jashtëm”. Letërsia, filmat, artikujt e gazetave, përgjithësisht i paraqesin spiunët si mbinjerëz, të pajisur me një inteligjencë të jashtëzakonshme. Në jetën time kam ndeshur shumë njerëz të këtij lloji dhe më duhet të them që kjo thënie nuk është e saktë. Niveli intelektual i shumicës prej tyre lë për të dëshiruar dhe kjo s’është më e keqja. Përvoja më ka mësuar se testi i inteligjencës nuk do të duhej të ishte kriteri i vetëm bazë për seleksionimin e oficerëve të zbulimit. Për mua ata duhet të kenë edhe veti të tjera të veçanta. Për shembull, kjo kategori njerëzish duhet të ruajë në shpirt diçka fëminore, ekzaltuese. Është e vështirë të ngjizet një i tillë, por ama zanati kështu e kërkon. Ky lloj ekzaltimi i natyrës fëminore i jep mundësi të përballojë rrezikun dhe frikën që krijohet gjatë punës së tij. Kur një zbulues e humbet këtë veçori të karakterit, ai kthehet thjesht në një njeri të aksionit, i ashpër, strikt, i pamëshirshëm, që di vetëm të analizojë ftohtë ngjarjet thjesht si funksionar burokrat. Por, në profesionin e tij, ky lloj njeriu nuk do të mund të imponojë respekt, sepse do t’i mungojë entuziazmi, intuita, ngazëllimi, madje edhe ndjeshmëria e veçantë që ai duhet të ketë për të perceptuar atë që çdo i vdekshëm i zakonshëm nuk e sheh. Një zbulues i mirë, mendoj unë, duhet të ketë edhe një ndërgjegje politike serioze. Nëse nuk ka një kualitet të tillë, nuk do të jetë kurrë zbulues i mirë, pasi nuk do të jetë në gjendje të bëjë pyetjen e duhur në vendin e duhur. Nuk do të arrijë të zgjedh informacionin e nevojshëm. Unë i admiroj dhe kam respekt për ata njerëz që kanë një ndërgjegje të lartë politike. Ndihem më së miri në marrëdhënie me ta dhe kjo ma lehtëson edhe punën. Një zbulues i vërtetë, për mendimin tim, duhet të jetë i aftë të analizojë po aq mirë problemet politike, sikundër dhe një politikan me përvojë. Nëse do që informacioni i dërguar Qendrës të vlerësohet dhe të shfrytëzohet, nuk duhet dërguar i papërpunuar, siç vjen, por duhet klasifikuar, seleksionuar, duke renditur në krye gjithçka që mund të paralajmërojë apo parandalojë zhvillimet. Lipset që ai të jetë në gjendje të parashikojë sot atë që eprorët e tij do t’ia kërkojnë nesër. Nëse pret të marrë urdhër, koha do të kalojë dhe sakrifica për përballjen e rreziqeve që shoqërojnë grumbullimin e informacionit do të shkonte dëm, pasi ky informacion do të jetë vjetëruar. Shumë nga kuadrot tanë në KGB e kanë në majë të gjuhës shprehjen: “Pres urdhër”. Unë për vete, gjithnjë, jo vetëm që kam e kam zbatuar vazhdimisht, por u kam mësuar edhe studentëve në shkollën e zbulimit të KGB-së se zhvillimet politike duhen ndjekur në çdo moment me qëllim që t’i paraprish ngjarjet. Zbuluesi që nuk është i aftë politikisht, nuk do të ketë kurrë rezultate pozitive. Ai zbulues që e mban veten për Xhejms Bond, nuk ka vend në një shërbim të vërtetë zbulimi. Shumë tentojnë që të hiqen si spiuni i famshëm britanik, i dashuruar pas xhinglave, sherrxhi, joshës dhe sypatrembur. Kam njohur të tillë plot, por e di mjaft mirë se nuk kanë mundur të shkojnë shumë larg.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Post by Clavicula »

Amerikanët, njësi speciale me gej

Pas sulmeve mbi Per Harbor, administrata e Rusveltit miratoi krijimin e skuadrave me burra prostituta. Rrjeti agjenturor, sipas përvojës së sovjetikëve, me spiunë të gatshëm për gjithçka. Si i bindi psikiatri Gross krerët e ushtrisë se homoseksualët i përkasin një niveli të lartë shoqëror

Lufta e spiunëve

SKUADRA/ Pas sulmeve mbi Perl Harbor, administrata e Rusvelitit miraton krijimin e Task Forcës me burra prostituta

Amerikanët, një njësi speciale me gej

Rrjeti do të bëhej shumë shpejt operativ në territoret armike me agjentë nën maskim, të gatshëm për gjithçka

UASHINGTON - Njëmbëdhjetë ditë pas sulmit të Pearl Harbor, në klimën e ethshme të reformimit të shërbimeve sekrete amerikane, nis projekti që brenda pak ditësh do të hedhë në Evropën e dominuar nga nazistët një rrjet të tërë spiunazhi, i tëri i përbërë nga meshkuj homoseksualë. Gjeneza e këtyre projekteve rrëfehet në disa dokumente të ruajtura në arkivat kombëtare të College Park në Meriland (SHBA), të cilët së fundmi janë çliruar nga klasifikimi i tyre si materiale sekrete.

T’u shërbesh Shteteve të Bashkuara të Amerikës me çdo kusht dhe çdo mjet. Madje edhe me një Task Force të angazhuar në aktivitete kundërspiunazhi të përbërë eksluzivisht nga homoseksualë, “patriotë të motivuar” dhe “meshkuj të rekrutuar në rrethin e prostitucionit të një niveli të ulët”, skuadra të përzgjedhura për të infiltruar në Forcat Ajrore Gjermane dhe ambasadat evropiane “me objektiv marrjen e informacioneve jetësore”. Projekti mori jetë në Nju Jork Siti në dhjetor të vitit 1941, 11 ditë pas sulmit të befasishëm në Pearl Harbor, kur aeroplangjuajtësit japonezë mëngjesin e qetë të një të diele përmbysën brenda nëntëdhjetë e pesë minutave Flotën e SHBA të ankoruar në Paqësor. Gjatë ditëve të fundit të atij viti, aq vendimtar për fatet e botës, nisi të krijohej një rrjet i ri spiunazhi. Ai do të bëhej shumë shpejt operativ në territoret e pushtuara nga nazistët, me agjentë nën maskim, të gatshëm për gjithçka për të mbrojtur flamurin me yje e viza. Në përbërjen e tij ishte edhe një repart special: të gjithë spiunë homoseksualë. Ishte një luftë brenda luftës, me luftime të nëndheshme e të heshtura, me krijime lidhjesh, shantazhe private, të cilat hera-herës do të kushtëzonin edhe vijimësinë e sulmeve të armatosura.

KRONOLOGJIA

Njëmbëdhjetë ditë pas sulmit të Pearl Harbor, në klimën e ethshme të reformimit të shërbimeve sekrete amerikane, nis projekti që brenda pak ditësh do të hedhë në Evropën e dominuar nga nazistët një rrjet të tërë spiunazhi, i tëri i përbërë nga meshkuj homoseksualë. Projekti mori jetë në Nju Jork Siti në dhjetor të vitit 1941.

Alfred Gross, psikiatër i Qendrës për Studimin e Deviacioneve Seksuale në Nju-Jork ishte njeriu që hodhi idenë e rekrutimit të homoseksualëve në shërbimet sekrete. Projekti u diskutua dhe studiua ngë krerët e Marinës Amerikane.

Më 15 janar 1942 një funksionar i lartë i CIO do të diskutonte sërish për të njëjtin problem. Informatatat për ato që po ndodhnin në Evropë, veçanërisht në Moskë, ku homoseksualët ishin përdorur prej kohësh për spiunazh politik dhe ushtarak, bënë që projekti të miratohej.

Disa muaj më vonë agjentët e parë të asaj Task Force do të bëheshin operativë në çdo cep të Evropës së burgosur nga nazizmi

IDEJA/ Alfred Gross, psikiatri që studionte deviacionet seksuale, arrin të bindë krerët e ushtrisë

“Homoseksualët i përkasin një niveli të lartë shoqëror”

Doktor Gross i shpjegon majorit Meson se studimet e kryera nga Komiteti i tij zbulojnë se “homoseksualët meshkuj i përkasin një niveli të lartë shoqëror” dhe se “është i sigurt për një përqindje të madhe homoseksualësh në radhët e gjermanëve”. Më pas ai citon një artikull të revistës “Time” mbi homoseksualitetin në aviacionin e Gjermanisë naziste, duke parashikuar rrezikun se “forca të tilla mund të përpiqen të joshin anëtarët e marinës sonë”. Më tej ai propozon: “të rekrutojmë homoseksualët, të cilëve u është mohuar shërbimi ushtarak”. Ndërsa përpiqet të bindë bashkëbiseduesin e tij, Alfred Gross ka ndër mend krijimin e një njësie speciale: “Ne jemi në nivelin e një boceti, por ju me eksperiencën tuaj të madhe si oficer i shërbimeve sekrete, sigurisht do të jeni në gjendje të hartoni një plan më preciz. Uroj që kjo ide të mos ju duket si rezultat i leximit të shumë librave policeskë”. Prej kohësh Gross mendonte për krijimin e këtij “korpusi”. Madje, për këtë kishte folur gjatë edhe me drejtuesin e tij Xhorxh Herni dhe së bashku kishin seleksionuar një numër jo të saktë agjentësh të mundshëm. Këtë fakt Gross ia komunikon agjentit Meson: “Kemi kontaktuar me disa nga pacientët tanë, të gjithë njerëz të besueshëm, të cilët, jam i sigurt, janë të gatshëm për t’u bërë pjesë e projektit. Elementë të tillë mund të vendosin kontakte me të tjerë homoseksualë besnikë ndaj atdheut të tyre”. Është pikërisht zanafilla e “rrjetit” të ri që po formohej. Psikiatri nga Nju-Jorku e kishte aq shumë për zemër këtë çëshjte, sa po atë mbrëmje i nis një tjetër letër majorit Meson. Duke e lajmëruar: “Po ju dërgoj edhe dosjen që më ka dhënë z.Painter, (një këshilltar i D.Gross mbi prostitucionin mashkullor), ku tregohet eksperienca e një vullnetari nga ekipi ynë, që mund të jetë i dobishëm në situata të ndryshme. Painter ka ndërmend dikë që mund të çojë përpara disa hetime, është një gjerman që ngacmon marinarët…”. Majori merr dy letrat e doktor Gross dhe gjithnjë më 18 dhjetor 1941, merr një letër të tretë nga Profesori Robert Dickinson, një përfaqësues i lartë i Akademisë së Mjekësisë së Nju-Jorkut. Një shënim i shkurtër me shkrim dore: “I dashur Meson, më duket se çështjet që kanë të bëjnë me homoseksualitetin në Marinë dhe ushtri kërkojnë një konsulencë specialistësh. Në Portland spitali i marinës ka nisur ekzaminimin e këtij argumenti përmes punës së një mjeku me gradë toger…”.

ZBULIMI/ Hapja e Arkivit të Agjencisë së Inteligjencës nxjerr në dritë dokumentet e aksionit të pazakontë

Rrjeti sekret në arkivën e CIA-s

Formimi i skuadrës u bë në kohën kur shërbimet sekrete ishin në dorë të Uilljam Donovanit, “Billit të egër”

Gjeneza e kësaj task force është përjetësuar në disa dokumente të ruajtura në Arkivat Kombëtare të College Park (Maryland), të cilat tashmë janë çliruar nga arshivimi si dokumente sekrete, ku zbulohen zhvillimet më të fshehta të konfliktit të dytë botëror. Psikiatër që u sugjerojnë idetë një grupi oficerësh të Marinës, ekspertë të thirrur në konsulta, dyshime, aprovime, mbledhje top- secret, kërkimi i të dhënave statistikore, si dhe një korrespondencë e ngjeshur për të realizuar me sukses planin. Historia tregohet e plotë në dosjet e COI (Coordinator of Information), i cili vetëm disa muaj më pas do të shndërrohet në OSS (Office of Strategic Services) i të famshmit gjeneral Uilliam Donovan. Është pikërisht ai që do të rithemelonte shërbimin e spiunazhit në SHBA pas sulmeve të Pearl Harbor. I pamëshirshëm dhe i fuqishëm, në duart e tij do të përfundonte një pushtet i pakufizuar, jashtë çdo kontrolli. Ai i vendosi besnikët e tij kudo, duke i angazhuar në shoqërinë e lartë dhe deri në Uoll Strit, për t’i dërguar më pas në të gjitha kontinentet. Trembëdhjetëmijë agjentë të rinj, të cilët i japin llogari vetëm Uilliam Donovanit, i ashtuquajturi “Wild Bill” (Billi i egër). Pas sulmit japonez të 7 dhjetorit 1941 Donovan kthehet në një njeri hyjnor. Amerika e tërhequr me pahir në luftë përgatitet të hedhë në aksion të gjithë forcën e saj ushtarake, por ndërkohë i druhet brishtësisë së saj. Disfata detare në Ishujt Hauaj bën të dridhen komandantët e lartë të Uashingtonit, “shërbimet sekrete” u treguan të pazotë për të kapur lëvizjet e armikut. Pikërisht në këto momente Presidenti Frenklin Delano Ruzvelt shkarkon nga detyra krerët ushtarakë të paqes, duke pretenduar krijimin e menjëhershëm të një shërbimi të ri spiunazhi. Nën një atmosferë të tillë, një mëngjes në departamentin e Marinës mbërrin një zarf. Dërguesi i letrës është mjeku Alfred Gross, i Komitetit për Studimin e Devijacioneve Seksuale Nju-Jork. Letra i drejtohej Frenk Meson, një major që punonte për shërbimet sekrete. Letra mban datën 18 dhjetor: “Majori im i dashur. Po ju shkruaj pas këshillës së majorit Birdseye për të diskutuar sërish mbi mundësinë e përdorimit të homoseksualëve meshkuj në lidhje me aktivitete të mundshme të spiunazhit. Gjatë kërkimeve tona të këtyre pesë viteve të fundit kemi hasur vazhdimisht homoseksualë që kishin marrëdhënie me rekrutët e Forcave tona Detare dhe hera-herës edhe me ndonjë oficer”. Më pas ai shton: “Nuk dihet se për cilat arsye, por duket se personeli i Marinës paraqet një interes të veçantë për këta individë. Mund të them se ky është një fenomen i pranuar, edhe pse heshturazi nga autoritetet publike. Sipas meje një teori e tillë ka një farë vlefshmërie”.

KONKURRENCA/ Informacionet nga Evropa sollën vendimin për të hedhur homoseksualët në terren

Në Moskë,metoda e re e amerikanevë aplikohej prej vitesh

Frenk Meson informon superiorët e tij për projektin. Gjashtë ditë më vonë, më 24 dhjetor, ai ia dërgoi dosjen Uollas Filips, një nga krerët e Coordinator of Information Office, shërbimi sekret. Dosja shoqërohej nga një komunikatë e thatë: “I dashur Uollas, sugjerimi për përdorimin e homoseksualëve në aktivitete të tilla përbën ndoshta një mënyrë të re për t’i shërbyer vendit tonë, një mënyrë që sigurisht nuk ka qenë në dijeninë tënde deri më tani. Po të kërkoj një gjykim mbi letrën e Alfred Gross, i cili përpiqet t’i shërbejë vendit të tij përmes metodave, le të themi jo të zakonshme. Gëzuar Krishtlindjet”. Gjatë ditëve të fundit të vitit 1941 njerëzit e shërbimeve sekrete amerikane iu futën punës, duke ekzaminuar propozimet e formuluara nga specialistët e Nju-Jorkut, duke marrë informata, duke i kërkuar këshilla ndonjë admirali, si dhe duke studiuar gjithçka që lëvizte në skakierën e spiunazhit ndërkombëtar duke eksploruar për herë të parë edhe në frontin homoseksual. Ishte data 15 e vitit të ri 1942, kur një funksionar i lartë i CIO do të diskutonte për të njëjtin problem sërish me Uollas Filips. Letra kishte si objekt “Përdorimin e homoseksualëve në punën e shërbimeve sekrete”. Letra mbante firmën e Xhon C. Uillej. Ky ishte edhe pasazhi i fundit përpara se dikush në Uashington të urdhëronte nisjen përfundimtare të operacionit. Uillej shkruante: “Së fundmi jam vënë në dijeni të faktit se Instituti për Studimin e Devijacioneve Seksuale është i ngjashëm me “Institut fur Sexual Wissenchaft” të Berlinit dhe është një institucion shumë serioz. Unë do të rekomandoja me forcë një studim të kujdesshëm mbi mundësinë e përdorimit të sugjerimeve që na ka dërguar doktor Gross”. Më pas Uillej e informon për ato që po ndodhnin në Evropë, veçanërisht në Moskë. Ai gjithashtu i kujton se “të kuqtë” e kanë studiuar më parë këtë çështje: “Mendoj se të kam folur edhe më parë për interesin e treguar nga GPU (shërbimet secrete të BRSS-së përpara KGB-së), për këtë argument. Gjatë periudhës kur Florinsky, shefi i Protokollit të Ministrisë së Jashtme Sovjetike, është vënë në shënjestër (1935), Boris Steiger, një tjetër drejtues i lartë i GPU-së, më ka treguar se arsyeja e vërtetë e largimit ishte se sipas “vëllazërisë homoseksuale politike” në Evropë, Florinsky nuk ishte një person i besueshëm”. Uillej citon më pas edhe një tjetër çështje: “Nuk ka dyshim se në Rusi ekzistonte një marrëdhënie speciale mes Cicerinit, komisari i famshëm për Çështjet e Jashtme të BRSS-së dhe po aq të famshmit ambassador gjerman në Moskë, kontit Brokdorf von Rantzau”. Funksionari tjetër i “shërbimeve” amerikane tregon për kufijtë e rinj të spiunazhit ndërkombëtar dhe duke qenë në një mendje me mjekët e Nju -Jorkut jep Ok-in e tij për projektin. Duke e përfunduar letrën e tij me fjalët: “Në të vërtetë duhet ta marrim seriozisht në konsideratë idenë e përdorimit të homoseksualëve për objektiva spiunazhi politik dhe ushtarak”. Disa muaj më vonë agjentët e parë të asaj task force do të bëheshin operativë në çdo cep të Evropës së burgosur nga nazizmi. Marrë nga gazeta “La Reppublica”

Kam lexuar librin qe flet per jeten e Mata Harit ("Mata Hari" nga Thomas Coulson s'e mbaj mend kush e ka perkthyer ) se si ajo arriti te beheshe agjente dhe cfare rruge ndoqi. Ishte nje liber teper interesant. Fliste per nje vajze te re e cila ishte edukuar ne manastir (ne mos gaboj se ka gati 5 vjet qe e kam lexuar) e cila martohet dhe burri e leshon grun te shkoje me te tjeret per te shlyer borxhet. Keshtu qe nje dite ajo ndahet prej burrit te vet dhe fillon prositucionin. Ne kete moment nder klientet e ndryshem qe josheshin shume prej saj, vinin dhe shume oficere dhe njerez te rrangjeve te larta nga te cilet ajo merrte informacione gjate marredhenieve seksuale (madje ne liber shprehet se shpesh here nga kta tipa asaj i pelqente dhe ta rrifnin). Gradualisht ajo mori pozicionin e spiunes. Paguhej mjaft mire, ishte shume e shkathet dhe shume e zgjuar. Megjithate fundi qe pati ishte shum i tmerrshem. Vecanerisht kur tregohen torturat qe i beheshin te ngjethej mishi.. Nje liber qe te le shume mbresa..
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Post by Clavicula »

Një botim i fundit, "Spiunët në Vatikan" hedh dritë mbi agjencinë më të vjetër të zbulimit

Spiunazhi dhe Selia e Shenjtë

Historiku i shërbimeve më të moçme sekrete në botë



Megjithëse zyrtarisht nuk ka ekzistuar ndonjë shërbim i fshehtë, diplomacia e fshehtë për kishën katolike nuk ka qenë kurrë e huaj. Burokracia më e vjetër në botë me përvojat e saj më të moçme diplomatike, qysh në shekullin XI dhe XII kishte vënë në veprim të dërguarit papnorë, të cilët mund të cilësohen pa mëdyshje si agjentë të fshehtë me shërbim në vende të huaja.

Parë në aspektin historik, Vatikani është administrata më e vjetër në botë (ose të paktën në Europë), që kishte vënë në përdorim një kod të fshehtë për deshifrimin dhe shpërndarjen e mesazheve sekrete. Kështu, në shekullin XIV, nën drejtimin e Papës Gjoni XXII (1316—1334), noteri papnor, Bernhardus Stephanie, ishte dhe përgjegjës për deshifrimin e postës sekrete, pra për zbërthimin dhe leximin e mesazheve që vinin nga agjentët sekretë në rajonet ku kisha katolike ushtronte apo donte të ushtronte ndikimin e saj. Ai ishte, le të themi, shefi primar i një lloj shërbimi të fshehtë papnor, në kohën kur kreu i kishës katolike vlerësohej akoma si "Zot" i Perëndimit dhe ku pushteti i tij ushtrohej në një pjesë të madhe territoresh. Në shekullin XV, kleriku, dijetari dhe humanisti Leon Battista Alberti (1404—1472), u mor, ndërsa ushtronte detyrën e korrierit, me çështjen e mundësive të shumta të dekodifikimit dhe i dorëzoi sekretarit papnor, Leonhard Datus, kriptografinë e parë të përpunuar, që u vu më pas në përdorim për korrespondencën sekrete papnore.

Vetëkuptohet se Vatikani e përdori atë më pas, ashtu sikurse dhe në ditët e sotme, për korrespondencën e fshehtë me përfaqësitë e huaja, ku ndërtoi një kod transmetimi të posaçëm.



Duçja spiunoi Vatikanin te gjermanët

Gjatë Luftës së Dytë Botërore u vunë re disa shkallë sigurie e sekreti, por informacionet që vinin apo shkonin drejt Vatikanit, në një pjesë të madhe u arrit të zbërtheheshin pa problem nga specialistët fashistë të deshifrimit. Jo çdo gjë, por sigurisht informacione të rëndësishme iu përcollën nga ana tjetër me rezerva nga Duçja edhe aleatëve të tyre gjermanë, në lidhje me veprimtarinë e Vatikanit e të Papës, mbi mendimin e Selisë së Shenjtë për rendin e ri botëror, krerët fashistë e nazistë dhe depërtimet e rezistencën antifashiste.

Më vonë, duket se sigurisht gjërat evoluuan në kuadër të Luftës së Ftohtë, ku Vatikani, megjithëse zyrtarisht nuk ishte në asnjërin krah, konsiderohej, siç dihet, një nga armiqtë kryesorë të Moskës dhe bllokut të vendeve të Lindjes. Në radhët e shërbimeve sekrete të tyre mendohet se kishte edhe njerëz të infiltruar nga Vatikani, por më shumë u vu re (dhe kjo u bë më e qartë me rastin e skandaleve që përfshinë kohët e fundit Kishën Katolike Polake) trendi i kundërt, ku u zbulua me prova se agjentët e shërbimeve sekrete komuniste arritën të rekrutojnë për llogari të tyre edhe krerët më të lartë të kishës në vendet përkatëse. Situata sot duket se nuk ka ndryshuar shumë prej asaj kohe. Ajo çka lidhet me informacionet që lëshon Vatikani në eter, besohet se shpesh mund të kapet, deshifrohet e zbërthehet. Dihet mirë tashmë se çdo agjenci, apo zyrë e shërbimeve të fshehta, në çdo vend të botës posedon mjete të mjaftueshme për të kryer të paktën përgjime, apo deshifrime në një farë mase etj.

Edhe pse Vatikani nuk ka ndonjë shërbim të fshehtë zyrtarisht, mund të thoshim se sekretariati shtetëror i Vatikanit, në mënyrë direkte apo indirekte, informohet mbi veprimtarinë e shërbimeve sekrete të shteteve "mike" e "armike".

Më shumë rreth këtyre temave që trajtuam bën fjalë një botim i kohëve të fundit në Gjermani, me titull "Spiunët në Vatikan", i autorëve Werner Kaltefleiter dhe Hanspeter Oschwald, i cili rreket (me shumë gjasa) të hedhë dritë mbi historikun e agjencisë më të vjetër në botë të shërbimeve të fshehta.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Post by Clavicula »

Perëndeshat e spiunazhit


Nga Arta Marku - Ballkanweb

Eshtë bërë tashmë pothuaj zakon që gratë të jenë protagoniste librash dokumentarë. Një shikim tjetër mbi to, shpesh here, ka të bëjë me rastet kur ato janë pozicionuar në vende të tilla që rëndom i kanë takuar burrave. E kësisoj një grua spiune është gjithsesi diçka më e rrallë sesa një burrë spiun edhe pse, parë më në thellësi, gratë mbajnë brenda vetes më shumë cilësi dhe kanë më shumë përparësi për të bërë spiunin duke mos rënë lehtësisht në sy. Sigurisht është më e lehtë, për një grua, natyrisht të bukur, që ti nxjerrë sekrete një mashkulli me pozitë, një mashkulli që në fund të fundit, sidoqoftë nuk do ta shpërfillte hirin femëror…
Duket kjo ka qenë edhe një nga arsyet që e ka bërë autorin rus të subjekteve dokumentare, Igor Damaskin, t’i kushtojë një libër atyre grave që ai i ka emërtuar me një togfjalësh “Perëndëshat e spunazhit”. Dhe ja ka nisur qysh herët: ja fillon me Ema Hamilltonin kujtimi i së cilës mbërrin qysh nga fundi i sheklullit XVIII, për t’u afruar, ca nga ca, më shumë në kohë, në vitet prej nga edhe mund të ketë dëshmitarë të gjallë, sidomos ato që kanë të bëjnë me luftën e dytë botërore e më pas me luftën e ftohtë.
Sigurisht, autori rus, nuk mund ta shpërfillte, zbuluesen legjendë, Mata Harrin e famshme, as Frau Cërçillin, Miss Simpsonin…ashtu siç ka futur në listë edhe jo agjente të mirëfillta por që janë shndërruar në të tilla për hir të lidhjeve të tyre intime me spiunë profesionistë.
Sigurisht të gjithë gratë e librit të Igor Damaskinit janë të bukura, që tërheqin vëmendjen mashkullore. Të shkuarat e tyre shpesh ngjanë. Por ajo që mbi të gjitha i lidh është bindja e tyre në favor të kauzës së cilës i janë përkushtuar edhe pse herë -herë, “kauza” e tyre ndodh të jetë thjesht një raport intim. Por, në rastin e spiuneve profesioniste, bindja e tyre kryesore është qëllimi për të cilin ato punojnë, më së shpeshti i paralelizuar me patriotizmin.
Në fakt, në pamje të parë fjala “spiun” ka një tingëllim pexhorativ. Gjithkush që e dëgjon sjell ndërmend njerëzit që punojnë nën rrogoz, abuzues, mashtrues që nuk tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë, që praqiten tek e fundit me emra e dokumenta të rremë, që rrëmojnë të fshehtat e të tjerëve për “t’i vjedhur”. E megjithatë jo kurdoherë kjo është pikërisht kështu. “Nëse spiunët interesaxhinj dhe frikacakë, nuk meritojnë tjetër veç përbuzjes, ata që e bëjnë këtë punë të prirur nga ndjenja e ptriotizmit, pa ju trembur dënimit, meritojnë nderim dhe respekt nga ana e autoriteteve dhe njerëzve të cilëve u shërbyen me besnikëri dhe pa interes”. Kështu do t’i përcaktonte ata (spiunët) Winstën Cërçill, edhe pse siç thotë ai “Parimi i vetëmbrojtjes, gjatë gjithë kohërave i ka detyruar shtetet dhe ushtritë të vënë në jetë dënimet me vdekje për njerëzit që merren me spiunazh kundër tyre”.
Në të vërtetë, siç zbulojnë edhe rrëfimet biografike mbi spiunet e famshme apo gratë që pa qenë mirëfilli të tilla e kanë luajtur rolin e spiunes, shpesh fundi i tyre ka qenë dinimi me vdekje. Por ky, tek e fundit ua ka rritur vlerat, ndërsa ato kanë shkuar drejt vdekjes me plot dinjtet. Castet e fundit të Mata Harrit të famshme e kanë shndërruar në legjendë imazhin e saj: “A nuk mund ta shoh botën edhe në këto pak minuta?”- kishte pyetur Mata Harri përpara togës së pushkatimit duke mos dashur tja lidhin sytë e duke bërë kësisoj rreshterin të shprehet: “Kjo zonjë di të vdesë”. Baronesha Benita fon Berg gjithashtu do të tregohej e guximshme në çastet e fundit. Në të vërtetë kishte qenë një histori dashurie që e kishte shndërruar atë në spiune. Kësisoj ajo kishte dashur që të ikte nga kjo botë me imazhin e të dashurit para syve të saj; “Ajo përkuli gjunjët para podiumit dhe vuri përpara fotografinë e Sosnovit në mënyrë të tillë që ta shihte në çastin e vdekjes. Pastaj mbështëti kokën në trung dhe zbuloi qafën nga flokët...”.
Frau Cërçill do t’i linte vetëm 3 vajzat e veta pikërisht ngaqë bindjen e saj atdhetare e kishe shumë e fortë brenda vetes. Tek e fundit gjithsecilës nga sipunet do t’i duhej të sakrifikonte diçka, shpesh shumëçka. Vetë autori i librit Igor Damaskin arrin në përfundimin: “Eshtë thuajse krejt e zakonshme që shumica e zbulueseve femra nuk gëzojnë jetë të mirëfilltë familjare... për të pasur fëmijë ato i pengon ndijimi i pashqitshëm i frikës dhe i rrezikut që i rrethon”. Por ka ndodhur edhe ndryshe. Ruth Verner (kolonelja Sonja) në të vërtetë do t’i njihte në jetën e saj dashurinë, pasionin, tradhëtinë, por edhe fëmijët e dashur e madje edhe pleqërinë e lumtur.
Në librin “Perëndëshat e spiunazhit”, në të vërtetë, më shumë se sa rrëfime mbi zbulime spiunazhi, mbi plane apo operacione luftarake, mbi stërvitje zbuluesisht apo çastet e fundme të spiuneve... ka dhe shumë zbulime jetësh intime. Gratë e famshme të spiunazhit apo gratë e spiunëve të famshëm, janë të paraqitura në një dritë njerëzore: cilat qenë ato, cilat qënë rrugët nëpër të cilat ecën; cilat qenë familjet prej nga rrodhën apo cilët qenë burrat të cilëve ju përkushtuan. Tek e fundit “Perëndeshat” e Igor Damaskinit nuk janë thjesht dhe vetëm spiunet e kohëve të vështira që luftuan herë të nxitura nga një ndjenjë patriotizmi e herë nga një impuls dashurie, por edhe gratë, bashkëshortet, nënat apo dashnoret e zjarrta...
“Perëndeshate spiunazhit”, sjell një informacion interesant mbi disa nga gratë e “profesioneve” të pazakonta. Tashmë nga rusishtja në shqip, libri vjen i përkthyar pa të meta nga Sokrat Gjerasi.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Post by Clavicula »

Si bëhet përgjimji i celulareve?!

Programi i «pergjimit» te celulareve nuk eshte me nje ceshtje e re, e cila duhej te «zbulohej» nga televizionet dhe me e cila duhet t’i interesojë cdo qytetari. Programet te cila lehtesojne pergjimet jane te njohura prej përdoruesit «pasionant» , si dhe nga anetaret e faqes shqiptare te telefonave celulare http://danipr.inc.md/xs_047/index.php e llojit të papagesë e cila jep informacion te vazhdueshem per programet e telefonave celulare si edhe programeve te ndryshme mbi keto te fundit.

Perpara disa muajve o morëm rregullisht si edhe kerkuam programin FlexiSpy, ku ne baze te informacionit nga kompania e cila e prodhoi kete program lejon pergjimin e bisedave telefonike ne celular, regjistrimi i thirrjeve si edhe të SMS-ve, arkivimin e te gjitha thirrjeve si edhe kohezgjatjen e tyre si edhe shume funksione te tjera. Te gjitha keto te dhena mund te bien ne dore te personit te interesuar ne cdo moment, nepermjet nje lidhjeje te shkelqyeshme on line. Sigurisht, FlexiSPY i cili u reklamua si program qe «lejon perdoruesit e ketij programi te shikojne nese i tradheton gruaja» eshte ne fakt i shtrenjte. Punon vetem ne aparatura celularesh, te cilat mbeshteten ne platformen S60 te Nokias.

FlexiSPY nuk eshte i vetmi program i cili lehteson pergjimet. Ne faqen shqiptare te cilen ju treguam me siper do te gjeni disa programe analoge te ketij stili, te cilat punojne vetem tek smart phones . Nje kategori tipike programesh jane ato qe lejojne hyrjen e SMS-ve. Programet e llojit te tille jane kryesisht«te pamundura» te shihen nga perdoruesi, punojne vazhdimisht si dhe marrin persiper te futen ne numra te tjere telefonash dhe dergojne te dhena, si per thirrjet qe hyjne dhe ato qe dalin, si edhe per SMS-të. SMS Forwarder Lite eshte nje program i ketij lloji i cili jepet edhe falas, lejon shikimin e te gjitha SMS-ve ne nje numer te caktuar celulari. Nje program tjeter i avancuar i ketij lloji, kontrolli i te cilit mund te behet... vetem me SMS dhe jo nga ndonje zyre eshte SMS Anywhere ndoshta flitet per nje spyware te cilin F-Secure http://www.f-secure.com/v-descs/flexispy_a.shtml i dha pseudonimin Acallno.A, te cilen qe ta beni tuajën duhet te paguani perafersisht 10 dollarë. Dhe lista vazhdon... me Multitasker.

Per platformen S60 dhe kryesisht per gjeneraten e dyte te saj, jane paraqitur me dhjetra programe, te cilat mund te perdoren...per pergjime. Nqs do te keni mundesine e nderhyrjes fizike mund te fusni ne «gracke» celularin dhe te regjistroni te gjitha bisedat qe behen nga telefoni qe e keni futur ne gracke si edhe te merrni me MMS fotografite te cilat behen ne menyre periodike nga telefoni qe e keni futur ne gracke. Kompani te ndryshme kane paraqitur ne treg edhe aparatura te vecanta per... pergjime, si psh Spyphone http://www.spy-safetyphone.com/.

Persa i perket gjetjes se pozicionit ku ndodhet perdoruesi kjo do te ishte e pamundur, nqs aparati celular qe pergjoni nuk do te kishte GPS, por mund te perdoret informacioni i celulave te celularit. Mbledhja e informacionit te celules mund te behet me nje program, sic eshte CellTrack ku sigurisht eshte nje procedure e cila kerkon durim shume te madh, si edhe shume kohe te lire ne dispozicion. Ne vazhdim celulari i cili vihet ne pergjim duhet t’i futet edhe nje program tjeter, ku te dërgojë informacionet e celules me SMS ne numrin qe keni caktuar ju. Fatkeqësisht nuk gjetem nje program te tille me Java ME program, megjithese kerkuam shume. Edhe n.q.s mendojme se ekziston nje gje e tille, ai do te perdoret ne kohe te caktuar, duke derguar «informacione» SMS-je. Kjo do te ishte e mundur n.q.s programi do te zgjidhej si screensaver. Disa celulare te cilet jane ne treg, midis te cileve edhe GX29, lejojne perdoruesin per cdo Java program si screensaver, por kjo do te kuptohej menjehere nga perdoruesi te cilit i keni ngritur «gracken».

Perballimi i pergjimeve

N.q.s dyshoni se ne celularin tuaj S60 jane futur disa nga keto programe qe folem me lart nuk do jete e nevojshme te shikoni me termometer temperaturen e baterise (e cila nxehet shume gjate ketyre pergjimeve). Udhezime me shume per te kuptuar per programet te cilat jane instaluar ne celularin tuaj pa dijenine tuaj sic eshte FlexiSPY do ti gjeni tek faqja e F-Secure http://www.f-secure.com/v-descs/flexispy_a.shtml. celularin tuaj mund ta mbroni ne keto raste edhe me ndonje program antivirusi. Per programet e tjera mjafton te shtypni vazhdimisht butonin «menu», derisa te dali control panel dhe te shkoni tek «veglat» dhe te vazhdoni te beni «klik» tek ikona e «mirembajtjes se programeve» ose e thene ndryshe nje program menaxhimi celularesh, duke hequr cdo gje e cila ju duket e... dyshimte.

Mos e hidhni celularin nga dritarja...

Mbas te gjitha ketyre qe thame me lart ju mund te shqetësoheni dhe ndiheni se duhet te «hidhni telefonin nga dritarja», eshte mire te degjoni edhe gjerat e tjera: 99% e programeve te cilat lejojne pergjimet punojne ne aparatura te vjetra te cilat bazohen tek platforma symbian S60, sic eshte pash celulari Nokia 6600


. Qe te behet instalimi i ketyre prograve ne celular duhet qe ai... i cili do tju fusi ne gracke, duhet te kryejë nderhyrje fizike ne celularin tuaj, si edhe shume kohe per te programuar celularin . N.q.s nepermjet... Bluetooth-it tuaj dergohet nje «delfin», ne celular nuk mund te instalohet asgje, qofte ky edhe nje mikrofon incizimi. N.q.s do te merrni nje program te cilin nuk e njihni nepermjet Bluetooth kur ndodheni ne nje ambjent te jashtem, mos i percmoni 2-3 mesazhet «e sigurise» te cilat ju lajmerojne ne lidhje me kete program.

Pergjimet e «verteta» nuk behen asnjehere nepermjet Bluetooth si edhe programeve te cilat futen nepermjet SMS ne celular. Perdoren zakonisht metoda te tjera,dhe zakonisht behet me aparate te enkriptuara... Informacione të tjera mbi telefonat celularë si edhe programet mund t’i gjeni tek faqja shqip: http://danipr.inc.md/xs_047/index.php Mendimet tuaja ne lidhje me programet e pergjimit... mund ti shprehni edhe ne Kuvendin e Rruzullit ketu.

(News24 - Tetor 2006)
__________________

FBI-ja po shqyrton nje rast te mundshm spiunazhi ne favor te Izraelit

28 gusht 2004

Byroja Federale e Hetimeve po shqyrton nese nje person i akuzuar per spiunazh ne Pentagon i ka dhen Izraelit material sekret ne lidhje me politikn amerikane ndaj Iranit e ndoshta edhe Irakut.

Procesi hetimor, fillimisht i njoftuar nga rrjeti televiziv CBS dhe me pas i konfirmuar nga agjenci te tjera lajmesh, perqendrohet tek nje person qe zyrtart mendojne se ka kaluar material mbi debatet rreth politikes ne radhet e administrates.

Zyrtaret thone se kjo mund ta kete bere me te leht per Izraelin qe te ndikoj ne politiken amerikane ne Lindjen e Mesme.

Burimet e cilesojne personin si analist te Pentagonit i lidhur ngusht me zyrtar te lart te mbrojtjes.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Post by Clavicula »

Spiunet e Kembrixhit

Në historinë e spiunazhit nuk mund të gjenden spiunë më të rrezikshëm se spiunët e Kembrixhit. Ndryshe nga të tjerët, të cilët shisnin informacione apo dokumente sekrete për para, këta kishin motive ideologjike, ndaj konsiderohen më të rrezikshmit. Këta spiunë ishin Donald Maclean, Guy Burgess dhe Kim Philby. Të tre, së bashku me Anthony Blunt dhe John Cairncross, u rekrutuan prej rusëve, ndërsa ishin studentë në Universitetin e Kembrixhit në Angli. Të gjithë vinin prej familjesh të larta angleze, por ideologjia komuniste iu duk më e drejtë sesa ajo kapitaliste perëndimore, ndaj edhe i ngjitën me shpejtësi shkallët e karrierës në Angli, që ta dëmtonin atë sa më shumë.

Donald Maclean
Donald Maclean i ngjiti shkallët e karrierës në Ministrinë e Jashtme angleze në tetor të 1935-ës, si një pjesëtar i ri i Shërbimit Diplomatik të Madhërisë së Tij. Ai u bë i pari spiun i Kembrixhit që penetroi korridoret e pushtetit. Në fillim të vjeshtës së 1938-ës, Maclean u caktua në një pozicion prestigjioz në Paris. Në pranverën e vitit 1944 u dërgua në ambasadën angleze në Uashington, ambasadë e cila konsiderohej prej Churchill-it si më e rëndësishmja e të gjitha funksioneve jashtë vendit. Kjo ambasadë u përdor nga Presidenti amerikan, Roosevelt, dhe Kryeministri anglez, Winston Churchill, si ndërmjetësja më e rëndësishme e marrëdhënieve të veçanta anglo-amerikane. Maclean, tashmë një diplomat i rëndësishëm në Uashington, kishte akses te dokumentet më sekrete, si angleze ashtu edhe amerikane. Në shkurt 1946, ai kaloi një javë në Bermuda, duke negociuar me Shtetet e Bashkuara për të drejtat e bazave ushtarake në Atlantik. Falë Maclean, Stalini kishte hartat e të gjitha bazave amerikane në Evropë.

Që nga gushti 1947 deri në qershor 1948, Maclean ishte përfaqësuesi i Britanisë për energjinë atomike britanike në Uashington, ndaj ai bëri shumë vizita te zyrat qendrore të Komisionit të Energjisë Atomike. Në vitin 1947 ai u bë sekretari i Komitetit të Politikës së Përbashkët, e cila koordinonte politikën nukleare anglo-amerikane-kanadeze. Ligji i McMahon, i cili dhe themeloi Komisionin e Energjisë Atomike në gusht 1946, ndaloi Amerikën të ndante informacione nukleare me Britaninë. Por, pavarësisht nga Ligji McMahon, Donald Maclean vazhdoi të kishte akses të palimituar në informacionet atomike në Uashington. Ai zotëronte një lejekalim, me të cilën hynte i pashoqëruar në ambientet e Komisionit të Energjisë Atomike. Duke punuar përpara hundës së zyrtarëve amerikanë dhe FBI-së, Maclean tradhtoi sekretet atomike amerikane dhe si rrjedhojë Rusia prodhoi bombën e saj të parë atomike, më herët nga ç‘pritej.

Me datë 24 qershor 1947, Stalini i bëri bllokadë Berlinit, duke mbyllur të gjitha rrugëkalimet dhe duke ndërprerë rrymën elektrike të qytetit. Katër ditë më vonë, Presidenti amerikan, Truman, shpalli se Shtetet e Bashkuara po dërgonte gjashtëdhjetë avionë B-29, me kapacitet atomik, në bazat e saj ushtarake në Angli dhe Gjermani. Ishte Trumani dhe jo Stalini ai që po bënte presion të rremë. Maclean e dinte se qysh në fillim të vitit 1947 Shteteve të Bashkuara u ishte mbaruar uraniumi, ndaj ai ishte në gjendje të këshillonte strategjistët e Kremlinit se prodhimi i uraniumit në SHBA ishte i ngadalshëm apo nuk ekzistonte fare. Maclean ishte sabotator i Perëndimit dhe këshilltar i Lindjes. Si sabotator ai operonte përtej linjës së armikut, duke mashtruar makinerinë e politikës së jashtme perëndimore dhe duke shkaktuar konfuzion midis diplomatëve anglo-amerikanë. Ai shkaktoi kaos midis diplomatëve britanikë dhe amerikanë, kaos që kontribuoi rëndë në prishjen e marrëdhënieve dikur të veçanta anglo-amerikane.

Guy Burgess
Guy Burgess iu desh më vonë se Maclean të arrinte akses në sekretet shtetërore. Burgess ishte një individ shumë i vështirë. Ai ishte alkoolist dhe homoseksual. E nisi karrierën e tij si regjisor në BBC dhe në 1938-ën zuri një vend pune në Shërbimin Informativ Sekret Anglez, për shkak të talentit që kishte në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në vitin 1946, Burgess bëhet asistent personal i Hector McNeil, ministër i Shtetit në Ministrinë e Jashtme. Ndërsa punonte në Ministrinë e Jashtme, Burgess u jepte rusëve çanta plot me dokumente të Ministrisë së Jashtme, të cilat fotokopjoheshin në ambasadën sovjetike, pastaj i ktheheshin atij. Boris Krotov, oficeri i tij, ndërmjetës rus deri në 1947-ën, i merrte çantat e Burgess në një fshat jashtë Londrës.

Në vjeshtë të 1948-ës, Burgess u transferua në Departamentin e Lindjes së Largët. Në gusht 1950 ai u caktua sekretar i dytë në ambasadën britanike në Uashington. Atje ai ishte në gjendje të informonte Moskën për detajet e formulimit të politikës britanike mbi Republikën Popullore të Kinës dhe Koresë gjatë periudhës së luftës në Kore, e cila nisi në qershor 1950. Ndonëse ishte vetëm një oficer i gradës së katërt, Burgess kishte akses të shpeshtë në vlerësimet e inteligjencës në Komitetin e Përbashkët të Inteligjencës, zyrën e luftës dhe zyrat kryesore të gjeneralit Douglas MacArthur në Komandën Supreme të Aleatëve në Tokio. Një informacion i një rëndësie të veçantë për Moskën duhet të ketë qenë një analizë e detajuar e inteligjencës ushtarake në prill 1950 mbi ndihmën e Rusisë ndaj forcave komuniste kineze, të cilat tregonin të gjithë informacionin që kishte mbledhur Perëndimi dy muaj para luftës në Kore.

Impakti që patën në Moskë Maclean dhe Burgess kishte si kulm periudhën pas fillimit të luftës në Kore. Kremlinit duhej t‘i jenë dukur me shumë vlerë dokumentet e siguruara prej Maclean, kështu që ata mund ta këshillonin Kinën dhe Korenë e Veriut mbi strategjitë e pozicionet negociuese. Përveç dokumenteve të klasifikuara që u siguruan rusëve, Maclean dhe Burgess u shtuan atyre edhe lustrën e tyre personale antiamerikane, duke e shtuar frikën sovjetike se Shtetet e Bashkuara kishin për qëllim ta kthenin luftën në Kore në një luftë botërore.

Kim Philby
Agjenti në Perëndim, i cili e ndihmoi më shumë Kremlinin dhe KGB-në, ishte Kim Philby. Ndërsa ishte komandant në qendrën e Shërbimit Informativ Sekret Anglez në Turqi, 1947-1949, ai tradhtoi agjentët që shkelën kufirin rus, si edhe kontaktet së bashku me familjet e tyre brenda Bashkimit Sovjetik. Në vitet 1949-1951, Philby ishte përfaqësuesi i Shërbimit Informativ Sekret Anglez në Uashington. Detyra e tij ishte të bashkëpunonte me CIA-n, funksion i cili e lejoi t‘i jepte ndërmjetësit të tij rus informacione sekrete angleze dhe amerikane. Ai njoftoi KGB-në për operacionin e sponsorizuar nga Shërbimi Informativ Sekret Anglez, për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri, në tetor 1949, për përpjekjen tjetër në verën e 1950-ës dhe për parashutat e hedhura nga CIA në nëntor 1950. Nerguti, njëri nga agjentët që mori pjesë në një nga këto operacione në Shqipëri, tha me dëshpërim: "Philby shkaktoi një dhimbje të madhe. Ai tradhtoi misionin tim".

Philby ishte përgjegjës edhe për kapjen e parashutistëve në Ukrainë në 1951-shin. Ai u dha rusëve informacione ekzakte për tri grupe agjentësh të hedhur me parashutë në Ukrainë prej Shërbimit Informativ Sekret Anglez. Këto operacione të dështuara në Shqipëri dhe Ukrainë përmenden nga vetë Philby te libri i tij "Lufta ime e heshtur". Në këtë libër ai përmend edhe përfshirjen e tij në zhdukjen e Kostantin Volkov, zv/konsull i Rusisë pranë Konsullatës së Përgjithshme në Stamboll, i cili kishte kërkuar azil politik. Në shkëmbim të plotësimit të kërkesës së tij për azil politik, Volkovi kishte premtuar t‘u jepte britanikëve listat dhe netuorked e agjentëve rusë, të cilët operonin në Perëndim. Gjithashtu, ai tha se njihte emrat e vërtetë të tre agjentëve rusë që punonin në Britani. Në krye të çështjes "Volkov" u caktua Kim Philby, ndaj merret me mend përse u zhduk Kostantin Volkov.

Zyrtarët e lartë amerikanë dhe britanikë, madje edhe CIA, kishin konsiderata tepër të larta për Philby-n. Ai diskutohej të bëhej drejtori i ardhshëm i MI6 dhe ishte në listën e titullit Sër, titull që jepet nga vetë kreu i Monarkisë Britanike. Në vitin 1940, ai u rekrutua nga Shërbimi Sekret Britanik dhe u vendos në Sektorin D. Në vitin 1941 u transferua në Sektorin V dhe u vendos në krye të inteligjencës britanike në Spanjë dhe Portugali. Në 1944-ën u caktua si kreu i Sektorit IX, ironikisht ky sektor kishte për qëllim të operonte kundër komunizmit dhe Bashkimit Sovjetik. Në vitin 1946 bëhet drejtor i Shërbimit Informativ Sekret në Turqi. Në 1949-ën bëhet përfaqësues i Shërbimit Informativ Sekret Britanik në Uashington, si një oficer i lartë i kësaj të fundit, që kishte si detyrë të bashkëpunonte ngushtë me CIA-n dhe FBI-në. Tradhtia e tij i tronditi të gjithë dhe shkaktoi një konfuzion e mosbesim midis shërbimeve sekrete amerikane dhe Britanike. Dëmi më i madh që bëri Philby, sipas Christopher Andrew, ishte se bëri që oficerët e shërbimeve sekrete anglo-amerikane të endeshin kuturu në një shkretëtirë pasqyrash, duke kërkuar më kot për gjurmët e një mashtrimi të madh imagjinar sovjetik.

Dekripti Venona, i cili dha disa informacione që pasuan kapjen e spiunëve të sekreteve atomike, Julius dhe Ethel Rosemberg, zbuloi identitetin e një agjenti rus me emrin e koduar Homer. Homeri ishte Donald Maclean. Më 25 maj 1951, Burgess dhe Maclean u zhdukën. Ata u arratisën në Rusi. Philby u thirr në Londër për marrje në pyetje dhe iu kërkua të jepte dorëheqjen nga Shërbimet e Jashtme. Kërkimet për kapjen e Njeriut të Tretë filluan menjëherë, por nuk kishte asnjë evidencë apo provë që Philby ishte spiun rus. Në darkën e 23 janarit 1963, Philby zhduket. Bashkimi Sovjetik shpalli se Kim Philby kishte fituar azil politik në Moskë.

Donald Maclean, Guy Burgess dhe Kim Philby nuk u kthyen më kurrë në Perëndim. Burgess vdiq prej alkoolit në vitin 1963. Maclean u caktua si kolonel i KGB-së dhe vdiq në vitin 1983 nga një atak në zemër. Kim Philby u dekorua në vitin 1965 me "Urdhrin e Flamurit të Kuq" të Bashkimit Sovjetik, një nga dekoratat më të larta të dhëna ndonjëherë nga Moska. Ai vdiq në vitin 1988.

Arratisja e këtyre spiunëve e shkatërroi bashkëpunimin anglo-amerikan në ndarjen e informacioneve dhe armëve atomike. Të tre këta spiunë kishin qenë në gjendje t‘u siguronin rusëve informacione vitale anglo-amerikane. Moska kishte si pronë të saj informacione të një grade tejet të lartë, por Stalini ishte skeptik ndaj spiunëve që kishte në Perëndim. Ai kishte frikë se mos ata bënin lojë të dyfishtë dhe se u jepnin Moskës ato informacione që ia diktonte Britania apo Amerika. Nëse Stalini do u kishte besuar plotësisht spiunëve të Kembrixhit dhe nëse ai do i kishte përdorur këto informacione kundra Perëndimit, ndoshta bota do ishte krejt ndryshe sot.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Post by Clavicula »

18 spiunët më të mëdhenj të KGB-së sipas CIA-s

Armand Jonuzi

Çfarë e bën një spiun të madh? Ishte fjalia e dokumentit sekret të CIA-s, i deklasifikuar vetëm pak ditë më parë dhe që gjendet në adresën e saj të internetit. Dhe sigurisht për shërbimet sekrete amerikane një spiun vlerësohet vetëm nga puna dhe kontributi që ai ka dhënë për atë agjenturë që ai ka punuar. Për CIA-n nuk ka rëndësi se për cilin shërbim sekret punon agjenti, por rezultatet që ai ka arritur. Në një dokument të vitit 1971, CIA ka nxjerrë një raport në të cilin vlerësohen se kush ishin agjentët më të mirë të Amerikës si dhe të KGB-së, shërbimit sekret sovjetik.

Spiunët e mëdhenj

Në listën e saj të spiunëve më të mëdhenj sovjetikë, CIA ka vlerësuar 18 prej tyre, të cilët kanë shërbyer për KGB-në si gjatë Luftës së Dytë Botërore po ashtu edhe gjatë luftës së ftohtë. Shërbimi sekret amerikan nuk ka nguruar të nxjerrë në listën e spiunëve më të mëdhenj edhe ata agjentë, të cilët janë arrestuar prej saj dhe disa prej tyre madje edhe janë ekzekutuar, siç është rasti i çiftit Rosenberg, të cilët u ekzekutuan në karrige elektrike për spiunazh kundër SHBA. Çifti, megjithëse ishte me nënshtetësi amerikane, ishte rekrutuar nga shërbimet sovjetike në fillim të viteve '40 dhe deri në vitin 1951 u kishte dhënë atyre informacione të shumta në lidhje me projektet amerikane të bombave bërthamore. I pari në listën e CIA-s si agjenti më i mirë i KGB-së është Richard Sorge. Agjenti i sovjetikëve u dha këtyre të fundit informacione të rëndësishme si dhe ishte krijuesi i agjenturës ruse në Gjermani dhe Japoni. Richard Sorge është edhe një nga dëshmorët e shërbimit sekret sovjetik, pasi në vitin 1943 arrestohet nga japonezët dhe pushkatohet. Por në listën e spiunëve më të mëdhenj sovjetikë nuk mungon as Kim Filbi. Sipas amerikanëve, ai kishte bërë dështimin e shumë misioneve të tyre, ndër të cilat edhe ai për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri. Ideatori dhe krijuesi i të famshmes "Orkestrës së kuqe", grupit të spiunazhit më të madh sovjetik që ka vepruar në Gjermani gjatë regjimit nazist, Leopold Treper është padyshim pjesë e kësaj liste. Ai është vlerësuar shumë nga shërbimet sekrete amerikane për punën që ai bëri për llogari të sovjetikëve në dëm të Gjermanisë.

Agjenti i dyfishtë

Por në listën e spiunëve më të mëdhenj bën pjesë edhe ai që është cilësuar nga amerikanët si "heroi" i tyre, Oleg Penkovsky. Agjenti i KGB-së ishte një nga spiunët më të mirët të KGB-së që vepronte në Amerikë deri në vitin 1960. Ai kishte mundur të merrte operacione tepër sekrete dhe t'ua jepte atyre sovjetike. Por në vitin 1960, Oleg Penkovsky u bë agjenti i dyfishtë, duke punuar njëkohësisht si për KGB-në ashtu edhe për CIA-në dhe shërbimet sekrete angleze. Ai u zbulua nga sovjetikët në vitin 1962 dhe pas arrestimit u dënua me vdekje.

Agjentet
1. Richard Sorge
2. Istvan Ujszassy
3. Harold Philby
4. Rudolf Ivanovich Abel
5. George Blake
6. Judith Coplon
7. Klaus Fuchs
8. Harry Gold
9. Gordon Arnold Lonsdale
10. George Paques
11. Oleg Vladimirovich Penkovskiy
12. Rudolf Roessler
13. Julius dhe Ethel Rosenberg
14. Harro Schulze-Boysrn
15. Nikolay Vladimirovich Skoblin
16. Bodgan Stashinskiy
17. Leopold Trepper
18. Stig Wennerstroem
Richard Sorge, agjent i KGB-së


Një nga spiunët legjendar të Bashkimit Sovjetik ka qenë dhe Richard Sorge. Ai pasi kishte punuar disa kohë në Japoni, u kthye në vendin e vet duke i sjellë dhe shumë materiale të vyera. Informacionet e dhëna prej tij dolën të rëndësishme gjatë krizës ushtarake midis BRSS dhe Japonisë, në gusht të vitit 1939. Për këto materiale ai u kap nga japonezët. Në maj të vitit 1943 Sorge u var. Në Rusi ai është shpallur Hero i Bashkimit Sovjetik. Për ekzekutimin e tij kanë lindur shumë legjenda, duke u arritur deri aty sa të mendohet që ai nuk është ekzekutuar fare, por është ndërruar me një spiun tjetër.

George Blake, agjent i KGB-së

Fillimisht ishte një agjent i MI6 në Korenë e Jugut, ai arrestohet atje. Pas lirimit kalon nën urdhrat e "spiunëve të kuq" të Moskës. Ai kthehet në Angli dhe MI6 e dërgon me mision në Berlin, duke mos e ditur se ai ishte një punonjës i KGB-së. Pasi u kthye në Londër në vitin 1959, Blake vazhdonte t'u jepte të dhëna sekrete sovjetikëve, takohet me Anatoli Korovin të KGB-së për t'i dorëzuar të gjithë emrat e agjentëve sekretë anglezë që ka takuar. Në fillim të viteve '60, kur lufta midis Lindjes dhe Perëndimit ishte në një fazë inkandeshente, ai u tradhtua nga dy agjentë që kishte besuar tepër.

Harry Gold, agjent i KGB-së


Lindi më 12 dhjetor të vitit 1910 në Bernë, Zvicër. Bashkë me familjen ai emigroi në SHBA, në vitin 1914. Ai studioi për kimi në Filadefia, dhe takoi një komunist, i cili e ndihmoi për të gjetur punë në një rafineri. Ai madje i kërkoi që ta ndihmonte për të gjetur disa sekrete për produkte në këmbim të mbështetjes financiare nga sovjetikët. Kështu kimisti punonte vazhdimisht me misione të përcaktuara qartë. Ai bashkëpunoi me Fuchs, shkencëtarin britanik të rekrutuar nga sovjetikët i cili po punonte për bombën atomike. Kur Fuchs u arrestua në Angli, me ato pak të dhëna që dha, FBI-ja ra në gjurmë të Harry Gold dhe e arrestoi.

George Paques, agjent i KGB-së

George Paques ishte një ish-profesor gjimnazi në Nisë të Francës i cili shërbeu si oficer i lartë në qeverinë franceze që I dha atij akses të gjithë informacionit konfidencial të qeverisë. Ai i urrente amerikanët. Në '43-shin, ai u rekrutua si spiun sovjetik. Ai spiunoi për sovjetët pa pushim. Në '56-ën ai u dha atyre planin e sulmit të bashkuar Britani-Francë në bashkëpunim me Izraelin kundra Kanalit të Suezit. Ai gjithashtu dha detaje për projektet nukleare franceze, për planet politike të gjeneralit De Gol etj. Në gusht të vitit 1963 u arrestua dhe u dënua me burgim të përjetshëm, por më pas dënimi u reduktua me 20 vjet burg.

Istvan Ujszassy, agjent i KGB-së

E filloi karrierën si ndihmës atashe ushtarak i Hungarisë në Paris në vitin 1930, e më pas në Pragë me gradën lejtnant general. Në '39-ën, Ujszassy gradohet gjeneral major dhe caktohet kryetar i Shërbimit Inteligjent të Ushtrisë. Ai mbajti lidhje me Gjermaninë dhe paralajmëronte Hitlerin për planet sovjetike për të zaptuar Perëndimin. Në '42-shin, bëhet kreu i Sigurisë Kombëtare të Hungarisë. Pas kapitullimit të Hungarisë, rusët nuk e internuan, por e punësuan në Moskë si këshilltar i Shërbimit Sekret Policor. Ai punoi për këtë shërbim deri në vitin 1947 dhe më pas emri i tij s'u dëgjua më. Ujszassy u zhduk pa lënë gjurmë. Raportet e tij pranë këtij shërbimi ishin shënuar me "U".

Kim Philby, agjent i KGB-së

Kim Filbi është cilësuar si spiuni më i rëndësishëm në historinë e spiunazhit. Një punonjës i Shërbimit Inteligjent të Britanisë së Madhe, Kim Filbi, u rekrutua nga agjentët sovjetikë dhe punoi dhe për ta. Ai shumë aksione të MI6 dhe CIA i ka dekonspiruar në disa vende të Evropës Lindore, të cilat ishin përfshirë në bllokun komunist, të udhëhequra nga Bashkimi Sovjetik. Një rast të tillë Kim Filbi e ka dhe me Shqipërinë, kur planet e anglo-amerikanëve dështuan për rrjedhojë të nxjerrjes së informacionit nga Filbi. Rrëzimi i Enver Hoxhës nga Perëndimi ngeli një mision i pamundur.

Rudolf Abel, agjent i KGB-së

Ky personazh i spiunazhit sovjetik ka pasur disa identitete. Ai përveç se Abel njihej dhe me emrin Fisher. Pas një periudhe stërvitjeje udhëzohet nga Molotovi për misionin e tij. Ai shkon në SHBA dhe menjëherë arrin të organizojë tre qendra për radiotransmetime si në West ashtu dhe East Coast. Ka detyrë edhe kur shpërthen lufta e Koresë, të parapërgatiste aksione të mundshme sabotimi kundër SHBA-së. Për pakujdesitë e tij ai u arrestua në FBI më 21 qershor 1957. Më 1962-shin ai u shkëmbye me Francis Gary Powers, piloti amerikan që ishte kapur dy vjet më parë nga BRSS, ndërsa kryente një fluturim sekret me aeroplanin U2.

Judith Coplon, agjente e KGB-së

FBI-ja e arrestoi Judith Colpon dhe Valentin Gubichev në 4 mars të vitit 1949. Kur u arrestua Gubichev, ai kishte në posedim një raport top sekret të FBI-së, mbi aktivitetet komuniste sovjetike në Shtetet e Bashkuara, i cili i kishte rënë në dorë nga agjentja Judith Coplon. Pas gjashtë javëve gjyq në Uashingon, Coplon u dënua me 10 vjet burg dhe u lirua me një shpërblim prej 40 mijë dollarësh. Një gjyq i dytë në Nju Jork, filloi në shkurt të vitit 1957 dhe mbaroi në 7 mars, me dënimin e të dy agjentëve, Judith Coplon dhe Valentin Gubichev me 15 vjet burg. Coplon u lirua me 40 mijë dollarë. Gubichev u largua nga SHBA-ja në 20 mars të vitit 1950.

Klaus Fuchs, agjent i KGB-së

Ndër "spiunët e kuq", Klaus Fuchs ndoshta është personazhi më i sfilitur, më i ekspozuar ndaj ndryshimeve për veprimet e veta, por pa hequr dorë nga koherenca me idetë në emër të të cilave ishte bërë informator i BRSS dhe kishte kontribuar për të ndryshuar rrjedhën e historisë, duke i lejuar sovjetikët të prodhojnë bombën atomike. Në vitin 1943 ai mori një letër nga Birmingami për të bërë pjesë me një grup fizikantësh të impenjuar në studimin e një super-arme atomike, për ta ndalur që Hitleri ta bëjë i pari. Ai i jep vendit të tij informacione të vyera për bombën. KGB në fillim të viteve 1990 e cilëson si tepër heroike kontributin e Fuchs për Rusinë.

Gordon lonsdale, agjent i KGB-së


Në vitin 1938 Gordon Lonsdale vendos të futet në Shërbimet Sekrete Sovjetike. Ai ndryshe nga agjentët e tjerë bëri një jetë luksoze. Ndër misionet e tij të suksesshme është zbulimi i të dhënave për ndërtimin e armëve bakteriologjike në Qendrën e Krimeve të Porton Down, Kanada. Shpartallon deri edhe komplotin kriminal të një nazisti i cili do të përhapte embrionin e murtajës në Angli për t'ia atribuuar përgjegjësinë sovjetikëve. Në vitin 1960 ai arrestohet nga Shërbimet Sekrete. Pas pesë vjetësh ai lirohet pas një shkëmbimi që KGB bëri me një agjent anglez. Gordon Lonsdale vdiq në vitin 1970 nga një atak në zemër.

Rudolf Roessler, agjent i KGB-së


Rudolf Roessler lindi në Gjermani në vititn 1897 dhe vdiq në vitin 1958. Shkoi në Luzernë të Zvicrës në vitin 1934 dhe ishte një luftëtar i egër ndaj nazizmit. Roessler ishte në kontakt të vazhdueshëm me Shërbimin Inteligjent zviceran dhe informonte për ushtrinë gjermane. Informacioni i tij ishte gjithmonë i saktë dhe i freskuar vazhdimisht. Roessler pranoi të punonte për sovjetikët dhe u bë një nga agjentët më të mirë dhe më efikas në Evropë. Roessler u arrestua në 19 maj të 44-ës, dhe u la i lirë më 6 shtator të këtij viti dhe deri në fund të luftës dha informacion të shkëlqyer për Shërbimin Inteligjent zviceran.

Nikolay Skoblin, agjent i KGB-së

Skoblin lindi në Rusi në vitin 1893. Është vështirë të thuhet se kur filloi bashkëpunimin me KGB-në, por mendohet se pranoi nën ndikimin e një këngëtareje që kishte qenë agjente. Në vitin 1937, Skoblin mori pjesë aktive në pengmarrjen e gjeneral Miller që ishte kreu i Shoqatës së Luftëtarëve sovjetikë. Skoblin u identifikua falë një shënimi të lënë nga gjeneral Miller, para se të shkonte të takonte Skoblin. Ai u arratis nga Parisi në 23 shator të vitit 1937 dhe u zhduk pa lënë gjurmë. Në fund të Luftës së Dytë Botërore, gjermanët bënë të ditur se që në fillim Skoblin mori pjesë në kurthet e Gestapo-s, ndaj marshallëve sovjetikë. Ai u vu në shërbim të gjermanëve.

Julius Ethel, Greenglass Rosenberg, agjentë të KGB-së

Një çift amerikan që kanë bërë pjesë në Partinë Komuniste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës hyn në grupin e spiunëve më të famshëm në botë. Ata i dhanë informacione Bashkimit Sovjetik lidhur me armët e shkatërrimit në masë që po eksperimentonte Amerika. Ata kishin mbështetjen e drejtpërdrejt të sekretarit të Parë të Partisë Komuniste të BRSS, Nikita Hrushov. Pasi u kapën nga FBI që kishte një kohë të gjatë që i ndiqte, në vitin 1951 ata u akuzuan për spiunazh dhe u dënuan me vdekje. Ekzekutimi i tyre u krye me karrige elektrike në vitin 1953.

Bodgan Stashinskiy, agjent i KGB-së

Lindi më 4 nëntor të vitit 1931 në Poloni. Në '43-shin, familja e tij mori pjesë në lëvizjen nacionaliste ukrainase kundra sovjetikëve. Në vitin 1950, atij iu bë shantazh nga KGB-ja dhe u çua në shkollën e KGB-së për trajnim. Agjenti i KGB-së, u dërgua në Berlin me misionin e parë: vrasjen e liderit të lëvizjes nacionaliste ukrainase. Më 12 tetor Bodgan Stashinskiy kreu vrasjen me gjak të ftohtë. Një tjetër lider, u ekzekutua nga ai në vitin 1959. Në gusht të 61-shit, Stashinski i rrëfehet autoriteteve gjermane e amerikane duke treguar të gjithë aktivitetin e tij. Dënohet me 8 vjet punë të rëndë.

Leopold Trepper, agjent i KGB-së


I njohur ndryshe si "Shefi i madh" i Shërbimit Sekret Sovjetik në Evropë, gjatë Luftës së Dytë Botërore ai është cilësuar nga CIA si një nga spiunët më të mëdhenj. Ai njihet si krijuesi i asaj që quhej "Orkestra e Kuqe", rrjeti agjenturor më i madh sovjetik në Gjermani. Leopold Trepper ishte me origjinë hebre, por kishte arritur të deportonte deri në radhët e shtabit ushtarak gjerman. Ai arriti të paralajmërojë Moskën për sulmin gjerman të qershorit 1941. Më 16 nëntor 1942 Trepper u arrestua nga gjermanët, por në vitin 1943 ai arrin të arratiset. Ai vdiq më 19 janar 1982 në Jerusalem, Izrael.

Oleg Penkovsky, agjent i dyfishtë CIA-KGB


I cilësuar si personi i infiltruar në Bashkimin Sovjetik më i vlefshëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Materialet që ai ka kaluar nga Perëndimi në drejtim të Lindjes kanë qenë tepër të vlefshme. Departamenti i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka cilësuar Oleg Penkovskyn një pasuri kombëtare për shtetin e Rusisë. Në vitin 1960 ai ndryshoi qëndrim duke u bërë e agjentit të dyfishtë. Pas kontakteve me CIA-n dhe SIS, ai u bë pjesë e tyre. Këtë gjë KGB nuk ia fali. Në vitin 1962 ai u arrestua nga KGB dhe një vit më vonë u ekzekutua në rrethana misterioze. Shumë besojnë se ai është djegur në turrën e druve.

Harro Schulze, agjent i KGB-së

Harro Schulze-Boysrn, oficeri i Ministrisë Ajrore në Berlin ishte një nga krerët e organizimit të rrjetit të spiunazhit sovjetik me lidhje të drejtpërdrejtë me shefin e KGB-së. Gjatë qershorit të vitit 1941, ai njoftoi Kremlinin se Hitleri do të sulmonte Bashkimin Sovjetik. Që nga kjo kohë e deri në shtator të 1942-shit, ai dha informacion të detajuar për të gjitha lëvizjet dhe planet e ushtrisë gjermane. Informacioni top-sekret u transmetua nga Brukseli. Operatori i radios u kap dhe Gestapo u vu në kërkim të liderit të këtij organizimi. Më 30 gusht të vitit 1942, Harro Schulze-Boysrn arrestohet në Berlin. Pas torturave çnjerëzore nga Gestapo, ai u rrëfye.

Stig Wennerstroem, agjent i KGB-së

I njohur ndryshe me pseudonimin "Shqiponja", Stig Wennerstroem është cilësuar si një nga spiunët më të mëdhenj suedezë gjatë Luftës së Ftohtë, që punonte për llogari të KGB-së. Stig Wennerstroem mbante gradën kolonel dhe ishte një nga drejtuesit kryesorë të forcave ushtarake ajrore të Suedisë. Ai kishte filluar të punonte për shërbimet sekret sovjetike jo për ideologji, por vetëm për para. Ai paguhej nga KGB me 300 dollarë në muaj. "Shqiponja" punoi për KGB-në nga fundi i viteve '40 deri në vitin 1963, kur u zbulua nga kundërspiunazhi suedez. Ai u dënua me burgim të përjetshëm.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Post by Clavicula »

AIM u spiunua nga sherbimet sekrete kroate

Policia e fshehte e Tugjmanit SZUP - Sherbimi per mbrojtjen e rendit kushtetues - me vite ndoqi ne vazhdimesi punen e Rrjetit Alternativ Informativ , duke pergjuar bisedat telefonike te redaktoreve dhe gazetareve te AIM-it. Ne mesin e dosjeve te 126 gazetareve, qe u perpiluan nga agjentet e SZUP-it, gjjenden edhe shenimet policore ku shihet qarte se AIM-i ishte lende shqyrtimi disavjecar e sherbimeve sekrete kroate. Kur dosjet iu dhane per t'i gazetareve te trajtuar si armiq te shtetit, te mbykqyrur nga sherbimet sekrete, u bene te qarta permasat e paranojes se Tugjmanit. Ne fajllat policor, nen etiketen "rreptesisht te besueshme" shenohen jo vetem bisedat e disa gazetareve te AIM-it ne Kroaci, por edhe kontaktet e tyre me koleget nga jashte dhe vecmas me qendren e AIM - it ne France. Edhe pse tekstet e gazetareve te AIM-it botoheshin haptas, kurse disa vite me vone mund te gjendeshin edhe ne ueb sajtin e AIM-it, ne dosjen policore te redaktorit te AIM-it per Kroaci jane shenuar gjitha tekstet nga produksioni i Rrjetit Alternativ Informativ.
AIM-i ne Kroaci nuk ka vepruar ilegalisht, aq me pak fshehtas. Redaktori zagrebas u akreditua ne Zyren per informim te Ministrise se puneve te jashtme, ashtu sic veprojne te gjithe korrespondentet e jashtem ne Kroaci. Akreditimi i eshte dhene dhe fale tij ka mundur qe te ndjek seancat e Kuvendit kroat dhe te hyje ne institucionet tjera shteterore. SZUP u interesua per AIM-in qe nga fillimi, por ne shenimet e para policore eshte shenuar gabimisht shkurtesa e Rrjetit Alternativ Informativ (AIM) si EAM. Kur redaktori i AIM-it per Kroaci morri kompjutor dhe modem permes te cileve kembeheshin tekstet ne qytetet kryesore te shteteve te dala nga Jugosllavia e dikurshme, ne shenimet policore flitet sikur behet fjale per "pajisje te instaluara". Termini "pajisje te instaluara" asocon ne veprimtarine e spiunazhit, qe nuk eshte aspak cudi kur dihet se redaktori i AIM-it ne Kroaci, si dhe disa bashepunetore te Rrjetit Alternativ Informativ, qe gjithashtu ishin pergjuar, ishin ndjekur nen dyshimin se merreshin me ekstemizem, gjegjesisht me veprimtari terroriste!
Interesimi i SZUP-it, qe shihet edhe nga shenimet e grumbulluara ne dosjet e gazetareve te ndjekur, ishin takimet e redaktoreve dhe gazetareve te AIM-it te zhvilluara jashte, kryesisht ne Austri. Ne fillim dhe kah mesi i viteve nentedhjete nuk ishte e mundshme qe te udhetohej lirshem neper vendet e Jugosllavise se dikurshme, prandaj mbledhjet e redaksise se AIM-it kryesisht mbaheshin ne Austri ose ne ndonje vend tjeter jashte rajonit ku kishte lufte.
Pas nje takimi te gazetareve te AIM-it ne Zvicer, me 1994, dy gazeta kroate, "Vjesnik" dhe "Vecernji list" transmetuan shkrimet e gazetave te atjeshme per veprimtarine e AIM-it ne hapesirat e Jugosllavise se dikurshme. Ishte ne hyrje ne fushaten qe pasoi. Kryetari kroat Franjo Tugjmani, ne nje fjalim te tij, qe pasoi pas kesaj, e akuzoi AIM-in se ben pjese ne mesin e organizatave qe me veprimtarine e vet punojne per ripertrirjen e Jugosllavise. Secili, qe mbase edhe siperfaqesisht njeh rrethanat ne Kroacine e asaj kohe e din se nje akuze e ketille ishte e barabarte me kualifikimin per tradheti.Me te gjitha mjetet propaganda e Tugjmanit veproi per te frikesuar njerezit per nje ripertrirje te mundshme te Jugosllavise, kurse kete e deshmojne edhe anketat e bera ne ate kohe. Ne rangimin se nga cka frikesohen me se shumti kroatet frika e nje ripertrirje te mundshme te Jugosllavise ishte ne vend te trete -menjehere pas frikes nga lufta por para frikes nga varferia!
- Gjithnje e me te shpeshte ne bote jane ata qe tentojne te deshmojne se pavaresia e pranuar e Kroacise, Sllovenise dhe Bosnje e Hercegovines eshte e parakoheshme dhe se do te ishte me se miri te ripertrihej nje konfederate sllavojugore apo ballkanike: ne te vertete kjo askund nuk eshte thene zyrtarisht, por deshmon se sipas shembullit te Vukobratit nga Parizi ky propozim perkrahet edhe nga Bashkesia Evropiane, kesi idesh u paraqiten ne takimin e Opatise, kurse tentojne t'i gjallerojne edhe ne qarqe diplomatike. Kesi ideje ka edhe ne Kroaci, kurse ndihmojne mediumet alternative informative me 70-te gazetare nga gjithe Jugosllavia e dikurshme", tha Tugjmani ne takimin e kreut te partises se tij, Bashkesise Demokratike Kroate (HDZ),qe natyrisht e transmetuan gjithe mediumet ne Kroaci.
Keshtu AIM-i nga kreu me i larte shteteror i Kroacise se atehershme ishte vene ne listen e armiqve me te rrezikshem, prandaj nuk eshte cudi qe gazetaret e Rrjetit Alternativ Informativ ishin nen mbykqyrjen disavjecare te policise. Lenda e interesimit te sherbimeve sekrete te Tugjmanit, ishte edhe menyra se si finansohet AIM. Ne nje shenim policor, qe permban dosja per redaktorin e AIM-it per Kroaci pohohet se 80 perqind e te hollave nga ndihma e Bashkesise Evropiane. Ne mesin e shenimeve policore gjenden edhe te dhenat se kush dhe ku e themeloi AIM-in, si dhe emrat e disa personave nga jashte qe ishin inkuadruar ne kete.
AIM-i shpesh ka qene si pike shenjestre e komenteve te gazetave te regjimit qe AIM-in duke u bazuar ne fjalimin e cituar te Tugjmanit - se me veprimin e vet angazhohet pet ripertrirjen e Jugosllavise - kurse ne kete kontekst AIM-i u gjend edhe ne librin "Ballkani Perendimor", te profesorit te shkencave kroate nee Zagreb, dr. Andelka Milardovicit. Ne kete liber me nentitullin "Termi, ideja dhe dokumente per rikonstruimin e Ballkanit ne procesin e globalizimit", botuar ne Zagreb ne vitin 2000, ne pesembedhjete faqe ai merret gjeresisht me AIM-im. Eshte paraqitur struktura organizative e AIM-it, qellimet, produksioni, perkrahja nderkombetare dhe aktivitetet kryesore te AIM-it. Autori i librit i ka pershkruar me saktesi te gjitha te dhenat qe gjenden ne faqen e internetit te AIM-it, madje thote se burim ishte web site i AIM-it.
Vet termi i librit - "Ballkani Perendimor" - eshte indikativ sepse kjo shprehje gjuhesore paraqet sinonim te paranojes se pushtetit te Tugjmanit, i cili me vite e perhapi duke i frikesuar qytetaret me komplote boterore qe deshirojne me te gjitha forcat ta kthejne Kroacine ne njefare Jugosllavie te re. Ne disa paraqitje te tij publike, dr. Milardovic konsideron se "Ballkani Perendimor" eshte vetem nje emerim tjeter i nje bashkesie sllavojugore me cka ben komplot Bashkesia Evropiane. Ai kete e thote qarte ne nje nga tekstet e tij, botuar kete vere me titullin "Lamtumire Jugosllavi, tungatjeta Ballkan Perendimor" ne revisten informative per emigrantet kroat "Shtepi dhe bote" qe botohet nga Qendra Informative Kroate protugjmaniste. Nderthurrja e AIM-it ne librin "Ballkani Perendimor" eshte ne vije te tezes se Tugjmanit se si edhe Rrjeti Alternativ Informativ ben pjese ne mesin e atyre qe punojne per te ringjalluar njefare asociacioni te vendeve qe deri me 1990 ishin ne kuader te Jugosllavise se atehershme.
Eshte fakt se sherbimet sekrete gjate kohes se Tugjmanit ndoqen gazetaret e AIM-it, pergjuan bisedat e tyre telefonike dhe shenuan kontaktet qe i kishin ata, qe eshte edhe nje deshmi per anen e erret te ketij regjimi qe shihte ne cdo hap "armiqte shteteror". Dihet se keta gazetare, shkaku i veprimtarise se tyre, ishin perfshire ne grupimin e personave qe policia i ndiqte shkaku i ekstremizmit dhe terorizmit, kurse kjo deshmon se qellimi i atyre qe firmosen vendimet e ketilla policore ishte i rrezikshem. Nen kesi akuuzash, ne regjimet e ngjjashme me te Tugjmanit, perfundoje ne burg disavjecar. Per sa u perket gazetareve te AIM-it kjo nuk u ndodhi fale faktit se pas Rrjetit Alternativ Informativ qendronin Keshilli i Evropes dhe Unioni Evropian. Per nje Tugjman ishte si shume qe shkaku disa "armiqve te shtetit" te zihet me gjithe Evropen
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Post by AciDiuS »

Clavii Thanx njeri per kejt kto shenime do i di e do s di kur tkom koh mduhet mu ul e mi lkexu thanx edhe i her :D
Post Reply