Sherbimet Sekrete

Shkruni qka dini per histori, vetni, msoni... ma mire se n'shkoll ko me u kan.

Moderator: AciDiuS

User avatar
JOHN BON JOVI
Posts: 841
Joined: Sun Aug 13, 2006 10:55 pm
Location: Atje ku CIA, FBI, M16 & Anti-terroristat i luftojnë Talebanët & Wahabistat

Re: Sherbimet Sekrete

Post by JOHN BON JOVI »

AciDiuS wrote:
shpejtsiaedrites wrote:FACO UNE SJAM KAH TE THOM NDALU MOS SHKRUAJ MA PORE VETEM DESHTA METE TREGU KU MUNDESH MA LEHTE ME I GJET TE GJITHA SENDET E ME NJERZ SHTIRE ME U KUPTU EDHE UNE PO FOLI SHQIP PA JA U VIZATU NJERZVE NUKE KUPTOIN OSE BAHEN KISHE SPO KUPJTOIN PER ME MUJTE ME NXJER DIQKA MA SHUME AJO THIRET POLITIKA E KATUNARVE PERNDRYSHE SHKIET I THOIN SELAQKA POLITIKA ME TE THONE QE VETE JAME KONE ISH SHERBIM SECRET PERPARA E DI QE AJO PER JUVE DOKET ABSURD EDHE A E DINI NE QFARE MENYRE SA QE AS VETE SE KAM DITE DERI E KAM KUPTUAR MA VONE ATA NUKE TE TREGOIN PER ARSYE FRIGE OSE QE TI NUKE DONE ME KRY DETYREN PO ATA KANE METODA QE TY TE SHTINE NE SHERBIM EDHE TI SE MER VESH QFAR PUNE KE KRY PER SHERBIME SECRETE PER NDRYSHE MODERATOTRI NIHERE ME KA QITE PREJ KTUHIT VEQ THASH EDHE JUVE TJA U KTHEJ QETE COPE PERGJIGJJE MOS ME SHKRUNI MA SE JAME NER HIJE ZDI A E KUPTONI KTA QA ESHTE NER HIJE ? TUNG E TI VAZHDO LOQKO SHKRUAJ QA TA MER TY MENDJA E MOSE TA NINE HIQE KALONI MIRE


ahahahahahahah Dostit qitu ja ke fut kot se koti ti ke punu sherbim sekret pa e ditur fare qe po punon per sherbimin secret kjo osht tejet qesharake as nje sherbim sekret nuk ka ksi agjentas tcilt nuk e din se po punojn per at sherbim arsya sepse 1 kiks ma i vogli edhe Game Over shkon misioni posht .... ka raste kur personi X osht i involvum ne ne ngjarje edhe sherbimet secrete ja pregadisin skenarin per mi qu te gjahu i tynev....
:arrow: :arrow: :arrow: :arrow:
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

adela wrote:@Clavicula

a di ndonje gje per rolin e CIA-s ne renien e Slobodan Milosevicit???? Edhe nese ka mundesi a mund te me tregosh titulin e ndonje libri apo emrin e ndonje autori qe mund te kete te shkruar dicka rreth kesaj? Me duhet shume!!!

Thnx. :D
Adela,
Per momentin nuk i kom, edhe pse i kom pas kogja do sene interesante, sidomos te periudhes prej vitit '81. Te premtoj se nuk kom me bo n'asgjo edhe nuk kom me harru, ne momentin qe me bjen ne dore edhe kom me hulumtu edhe te siguroj dicka.

Per renjen e Miloshevicit edhe rolin e SHBA-ve, osht shume interesant libri i Wesley Clark "Te besh lufte moderne", ku ka shume te dhana interesante.
User avatar
adela
Posts: 1534
Joined: Fri Jan 19, 2007 5:57 pm
Location: UK

Re: Sherbimet Sekrete

Post by adela »

Clavicula,
shuuuume faleminderit :D :D :D
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

Si dështoi komploti anglo- amerikan kundër Enver Hoxhës?

Kur po mbushen 15 vjet nga rrëzimi i Murit të Berlinit, cdo ditë e më tepër, po qartësohen mjaft enigma të atyre 45 viteve, të përplasjes së madhe mes Lindjes dhe Perëndimit. Qeveritë e të dy kampeve, nuk po ngurrojnë të shkundin nga sirtarët dhe dosjet e bodrumeve të nëndheshme të shërbimeve sekrete, pluhurin që kishte mbuluar enigmat më të mëdha të Luftës së Ftohtë. Një luftë jo vetëm ideologjike, por edhe me skema e kundërskema, komplote, spiunazh, sabotazh dhe përpjekjesh për të prishur balancat e dy botëve, të ndarë artificialisht pas kapitullimit të gjermanisë hitleriane.

E kur disa të vërteta dukej se do të varroseshin bashkë me rënien e regjimeve komuniste, ka qenë kryeministri i Britanisë Toni Bler, ai që vetëm pak orë më parë, ka rihapur "Kutinë e Pandorës" së një kapitulli, për të cilin shqiptarët jo rrallë herë kanë bërë fajtor fuqitë e mëdha, që nuk kishin bërë aq sa duhet, për të na nxjerrë jashtë kampit komunist. Por, Bler pranon se një përpjekje e tillë jo vetëm është bërë seriozisht nga bashkëpunimi mes shërbimeve sekrete britanike dhe atyre amerikane, por ajo dështoi, në një mënyrë të tillë që ai e cilësoi si "dështimi i dytë i madh në histori".

Atëherë kur ende nuk ishin mbushur 3-4 vjet nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, SHBA e Britania e Madhe vendosen nëpërmjet shërbimeve të tyre sekrete, të realizonin një komplot për rrëzimin e regjimit komunist të Enver Hoxhës.

"Po. Ka ekzituar një plan i shërbimeve sekrete amerikane, (CIA) dhe atyre britanike, SIS, (më pas MI- 6) kundër qeverisë shqiptare. Një plan për të cilin Sigurimi i Shtetit, është vënë në dijeni nëpërmjet KGB, nga agjenti i saj në Uashington D. C, Kim Filbi",- deklaron ekskluzivisht për "Korrieri", Zylyftar Ramizi, ish shefi i Shërbimit Sekret shqiptar.

Sigurimi i Shtetit u informua në fundin e vitit 1949 për komplotin, nëpërmjet zyrës së tij qëndrore të KGB (Ljubjanka, në Moskë). Një informacion që prej aty është përcjellë me lejën e njerëzve të Stalinit, në Ambasadën e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) në Tiranë. Prej aty, u vu në dijeni Enver Hoxha dhe një grup shumë i ngushtë drejtuesish të Sigurimit të Shtetit. Pas kësaj, u hartua dhe nisi zbatimi i operacionit nën emrin e koduar "Liqeni i Vajkalit", për shkatërrimin e bandave. Një lojë e madhe shërbimesh sekrete, që përfundoi në dhjetorin e 1953, kur edhe u zhvillua një proces i madhë gjyqësor kundër komplotuesve.

Fillimi i kësaj fiaskoje duket se i dedikohet, legjendës së spiunazhit botëror, Kim Filbit, anglezit që u ngjit në maje të shërbimeve sekrete britanike, duke qenë prej 3 dekadash, agjent i shërbimit sekret sovjetik.

Po t'i referohesh Enciklopedisë së Spiunazhit, botuar më 1996 në SHBA, "kur Filbi ishte në Uashington, mësoi rreth përpjekjeve anglo- amerikane për përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri. Sovjetiket, pjesën më të madhe të informacioneve dhe raporteve të Filbit, u'a dërgonin shqiptarëve".

Ky moment, e bën edhe më të qartë, idenë e ekzistencës së një plani të CIA-s dhe MI- 6 britanike, për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri. Atij plani, që Gabriel Partosh, analist i BBC për Europën Juglindore, e ka cilësuar si "nje nga fiaskot e para të CIA-së pas Luftës së II Botërore. Ideja e së cilës sipas Eilliam Colbit, ish shefit të agjensisë amerikane të zbulimit CIA, "ishte që nëse do të mund të shkëputnin një vend nga blloku lindor, kjo mund të niste procesin e ndarjes së të tjerëve prej tij". Një proces i ngjashëm me lojën e gurëve të dominosë, ku pas të parës, rrëzohen me rradhë gjithë gurtë e renditur pas tij.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

- MOZAIKU I KOMPLOTIT -

Hapja e një pjese të arkivave të CIA-s në vitin 1994, qartësoi se "në vitet 1949- 53, CIA dhe SIS kanë nxitur një kryengritje në Shqipëri, duke dërguar grupe të armatosura emigrantësh antikomunistë". Operacionet ushtarake në terren, përgatiteshin paralelisht me organizimin politik të gjithë faktorëve kryesorë të emigracionit antikomunist. Për këtë u krijua Komiteti "Shqipëria e Lirë", në krye të të cilit u vendos Mid'hat Frashëri.

Sipas Zv/ ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit Levin Tomson, "qeveria amerikane ishte e kufizuar në ndihmën që mund t'i jepte Komitetit "Shqipëria e Lirë", ndaj ai do të mbante lidhje me Komitetin "Evropa e Lirë". Ky Konsorcium i financuar nga CIA, deri në rënien e Murit të Berlinit, i dha fonde 164 fondacioneve. Pas shumë vitesh, njeriu kryesorë i ketij Komiteti do të ishte Ronald Regan, Presidenti i ardhshëm republikan i Shtetëve të Bashkuara të Amerikës.

Të gjitha planet për operacione ushtarake dhe organizimin politik të shqiptarëve në emigracion, nisen të zbatoheshin në vitin 1949. Një vit më parë, "CIA dhe MI-6 kishin ngritur në Uashington D.C, zyrën e koordinimit për veprimet e përbashkëta agjenturore, në drejtim të vendeve të lindjes komuniste". Me detyrën e koordinatorit në këtë zyre, u emërua nga ana e qeverisë Britanike, Kim Filbi, i cili ndërkohë ishte një nga superagjentët që punonte për KGB-në.

Po në vitin 1949, përfaqësuesit e Shqipërisë sëbashku me ato të 8 shteteve të tjera, morën pjesë në organizatën politike të quajtur "Asambleja e Kombëve të Robëruar Europiane" (ACEN) me qendër në New York. Një organizëm i përbërë nga krerët e emigracionit të vendeve të lindjes në perëndim. E që synonte organizimin e tyre, kundër regjimeve komuniste.

Lëvizjet në këtë periudhë, filluan edhe brenda Shqipërisë. Disa figura dhe fraksione të vogla antikomuniste, u bashkuan duke krijuar organizatën ilegale "Fronti i Rezistencës". Një organizëm që synonte të krijonte bazat e pritjes së grupeve desante që do të hidheshin në Shqipëri. Koordinimi i punës mes tyre, duket se synonte organizimin e një kryengritje antikomuniste brenda vendit. Zgjerimi i së cilës, mund të qonte në rrëzimin e Enver Hoxhës, dhe zëvendësimin e tij me qeverinë e dalë nga Komiteti "Shqipëria e Lirë".
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

- DOSJA E OPERACIONIT -

Ai që hedh dritë më shumë mbi enigmën e ekzistencës së një komploti në fund të viteve '40 dhe fillim të viteve '50, kundër qeverisë komuniste në Shqipëri, është Nikolas Beathels, i cili, në librin e tij "Tradhëtia e madhe",- bazuar në të dhënat e dokumentave autentikë arkivorë të shërbimeve sekrete britanike dhe amerikane,- shkruan: "Qeveritë amerikane dhe britanike, kishin miratuar në parim një operacion të fshehtë me synimin për të shkëputur një vend të Evropës Lindore nga blloku socialist. Për shumë aresye, për realizimin e këtij objektivi, ishte zgjedhur Shqipëria. Ky ishte vendi më i vogël dhe më i dobëti në rradhën e vendeve të tjera socialiste.

Në jug kufizohej nga Greqia, aleate e Britanisë së Madhe dhe SHBA. Teknikisht, Greqia, në bazë të ligjit mbretëror të Luftës së II Botërore, e konsideronte Shqipërinë shtet armik dhe i kishte shpallur asaj luftë (një vendim që formalisht është ende në fuqi?!). Në veri dhe në Lindje kufizohet nga Jugosllavia. Sipas ekspertëve, Marshalli Tito, pas prishjes me bllokun socialist, do mbante një qëndrim neutral për cfarëdolloj ndryshimi që mund të ndodhte në Tiranë. Në këto rrethana, Shqipëria dukej e izoluar dhe me mundësi të mira për t'u penetruar nga ajri dhe nga deti, prej ishullit të Maltës".

Sipas Bethelit, "anglezët dhe amerikanët mbanin kontakte të vazhdueshme me grupet e emigrantëve shqiptarë, të gjithë fraksionet e të cilëve filluan të bashkonin përpjekjet e tyre për cështjen e kundërevolucionit".

Në këtë kohë, në Itali ndodheshin 750 emigrantë, ndërsa në Greqi, 800 shqiptarë të arratisur. "Për të ndihmuar në riorganizimin e emigracionit shqiptar, Qeveria angleze dërgoi në Romë lordin Xhulian Emer". Zv/ Ministri i Luftës në qeverinë e Londrës, pas eksperiencës gjatë luftës në përbërje të misioneve angleze në territorin tonë, konsiderohej si njohës i mirë i Shqipërisë.

Britania vuri në dispozicion të përgatitjes së grupeve desante, ishullin e Maltës, e cila "ishte një bazë e avancuar dhe terren i përshtatshëm për imbarkimet e nevojshme dhe futjen e agjenturave përmes detit dhe ajrit në Shqipëri". Oficerët britanikë Maikell Bruke dhe David Smajli, u morën me përgatitjen speciale të trupave desante. Një grup në përbërjen e të cilit bënte pjesë edhe gruaja e Smajlit, Moy, e cila jepte mësimet e shifrimit të radiokomunikimit.

Ndërsa Amerikanët, morën përsipër pjesën më të madhe të mbështetjes financiare dhe logjistike të operacioneve ushtarake. Si bazë prapavije dhe depo materialesh, ata vunë në dispozicion Aeroportin e Mhelus në Libi. Gjatë 5 viteve, për përgatitjen dhe realizimin e operacioneve desante për rrëzimin e qeverisë komuniste të Hoxhës, anglo- amerikanët angazhuan rreth 100 vetë.

Ndërsa shqiptarët, krijuan për këtë, një Komunitet Kombëtar në krye të së cilit u zgjodh Hasan Dosti, ndërkohë që anglezët kishin si kandidat për udhëheqje, Abaz Kupin". Një nga partizanët e këtij komploti, cilësohet edhe Abaz Ermenji.

Përgatitjet për rrëzimin e qeverisë komuniste, paralelisht me operacionet ushtarake, zhvilloheshin edhe në rrafshin politik. Të gjitha fraksionet politike të organizuara në emigracion, synohej të bashkoheshin, për të nxjerrë në krye të tyre, një figurë të pranueshme për Shqipërinë e asaj kohe, e që përgatitej të zëvendësonte Enver Hoxhën.

Ai u zgjodh të ishte Mid'hat Frashëri, djali i Abdyl Frashërit, kreut të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Edhe Ministria e Jashtme shqiptare, në një raport të saj, pranonte në atë kohë se "Zogu ndjek një politikë të tillë, që të detyrojë grupet e tjera të bien në prehërin e tij dhe të ikin nga skena e rëndësisë që mund të kenë sot disa elemente si Mid'hat Frashëri, që konsiderohen si elemente të një kalibri të madhë". Vec kësaj, perëndimi nuk mund të rrezikonte në vitet '50, deri në këtë pikë sa të luftonte për ta zëvendësuar regjimin komunist, me një regjim Monarkist.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

- SHQIPËRIA E LIRË -

Qeveria e Tiranës dhe Sigurimi i Shtetit, pas sinjaleve të Kim Filbit, kishin filluar të merrnin masat e duhura. Njëra prej tyre, ishte ajo e 6 shtatorit të vitit 1949. Ndoshta pakkush e mban mend në Shqipëri, atë pasditë, kur dritat u fikën njëherësh në të gjithë vendin. Ky "black out" total, zgjati vetëm 30 minuta, gjatë kohës së transmetimit të edicionit të lajmeve të BBC-së në gjuhën shqipe. Ato minuta, Mid'hat Frashëri lexoi në radio, mesazhin për krijimin e Komitetit "Shqipëria e Lirë".

Dhjetë ditë më parë, më 26 gusht 1949 në Francë, ai i'a kishte dalë me shumë mund të bashkonte më në fund nën cadren e tij, pjesën dërrmuese të partive dhe fraksionëve të emigracionit shqiptar në perëndim. Vec programit dhe qëllimeve të Komitetit, Frashëri prezantoi në Paris, edhe emrat e njerëzve kryesorë që do të punonin me të: Abaz Kupi, Abaz Ermenji, Muharrem Bajraktari, Sahit Kryeziu, Nuci Kota, etj.

Nga ambasada shqiptare në Francë, shefi i saj Behar Shtylla njoftonte Ministrinë e Jashtme në Tiranë se "AFP dha lajmin e shkurtër dhe të zbutur për krijimin e Komitetit "Shqipëria e Lirë". Gazeta franceze prestigjioze "Le Monde", i dha cuditërisht publicitetin më të madh këtij lajmi duke shkruar se "Fuqitë Perëndimore e pritën me simpati këtë komitet". Kryeministri i Greqisë, Diomedes u shpreh se "po të ketë Shqipëria një regjim të tillë përfaqësues, atëherë jemi gati të bashkëpunojmë ashtu si duhet dhe me qëllime shumë miqësorë".

Por, emigracioni politik shqiptar nuk ishte i gjithi i bashkuar në këtë pikë, pasi skema e komplotit linte në hije ish Mbretin Ahmet Zogu. Kjo shihet qartë po ti referohesh një lajmi të transmetuar pas 4 ditësh nga këto zhvillime, nga agjensia zyrtare franceze e lajmeve AFP. Ajo botoi një deklaratë të Zogut, i cili u shpreh se "nuk e njohim Komitetin "Shqipëria e Lirë". Pas 7 prillit 1939, unë jam i vetmi autoritet legjitim i shqiptarëve".

Por, kjo nuk e pengoi aspak Mid'hat Frashërin të vazhdonte misionin që kishte marrë përsipër. Pas Francës, ai shkoi në Angli. Zv/ Ministri i luftës i qeverisë angleze, Xhuliano Emeri,- njeriu i caktuar për zbatimin konkret të operacionit kundër Shqipërisë,- i këshilloi anëtarët e Komitetit se "ju, ndofta, pritni cdo gjë nga të huajt. Duhet t'i merrni vetë inisiativat. Duhet të tregoni një vullnet në rrugën tuaj, t'i tërhiqni miqtë e mëdhenjë atje ku e lypin interesat e vendit tuaj fisnik".

E pasi përfundoi dhe turin britanik, Mid'hat Frashëri u nis drejt SHBA, për të vendosur në New York, e për të qëndruar në selinë e përhershme të Komitetit "Shqipëria e Lirë".

Takimin e parë në SHBA, krerët e tij, e zhvilluan me Kryetarin e Komitetit "Evropa e Lirë", Xhosef Gree. Ky organizëm i financuar nga CIA, ishte autorizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, të mbante lidhjet e rregullta me Komitetin e shqiptarëve, i konsideruar "si i pari forum në rolin e një qeverie demokratike në mërgim".

Madje "Amerikanët i kanë njohur Komitetit "Shqipëria e Lirë", edhe të drejtën e ngritjes së flamurit kombëtarë, në zyre",- thuhej në një raport sekret diplomatik të nisur ato ditë nga New Yorku, drejt Ministrisë së Jashtme në Shqipëri
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

- LIQENI I VAJKALIT -

Lëvizjet e perëndimit për të organizuar emigracionin antikomunist shqiptar, nuk kaluan pa u vënë re nga emisarët e Tiranës. Ambasadori Behar Shtylla, nga Parisi njoftoi qeverinë se "Xhuliano Emeri, anglezi që ka qenë gjatë luftës me Bazin e Canës (Abaz Kupin), ka vajtur në Romë për të organizuar kriminelët rreth Zogut dhe mundësisht t'i infiltrojë ata në Shqipëri".

Prej përmbajtjes së këtij mesazhi, më shumë se kaq mësohet se Tirana nuk ishte ende në dijeni të prishjes së Kupit me Zogun në atë kohë dhe për afrimin e tij me Mid'hat Frashërin. Kjo inkoherencë vihet re edhe rreth faktit se Enver Hoxha ende nuk ishte në dijeni në këtë kohë, se Mbreti Zog po mbahej larg planit që synonte rrëzimin e tij dhe shkëputjen e Shqipërisë nga kampi socialist.

Po të vazhdojmë t'i referohemi Nikolas Beathel, "ana ushtarake e operacioneve të këtij plani filloi të zbatohet në tetor 1949 kur grupet e para të agjentëve britanikë të armatosur, zbarkuan në territorin shqiptar". Ndërsa Sigurimi i Shtetit, u vu në dijeni për këtë fakt, nëpërmjet "një prej burimeve të rrjetit sekret shqiptar jashtë vendit, në fundin e vitit 1949 dhe fillim të vitit 1950. Informacionet për grupet e rëndësishme, arritën në mars- prill të vitit 1950".

Intensiteti i bandave diversante që hynin në territorin shqiptar gjatë kësaj kohe, sa vinte dhe po shtohej. Sipas ish shefit të SHIK Irakli Kocollari, "nga fillimi i vitit 1951 deri në fund të '52, në Shqipëri u dërguan ilegalisht përmes kufirit tokësorë, zbarkimit nga deti dhe desantimit nga ajri, 233 grupe të armatosura spiunazhi, në të cilat u aktivizuan 892 vetë".

Më 23 mars 1952, Sigurimi i Shtetit u njoftua se kanalet e tij të zbulimit në New York, Kajro dhe Romë se "... përgatitet një bandë me mision tepër të rëndësishëm dhe sekret, që do të përdoret në drejtim të Shqipërisë me njerëz të përzgjedhur dhe ndër më të besuarit e anglezëve dhe amerikanëve".

Dhe nuk do të kalonte një muaj, kur më 30 prill 1952, Ministria e Brendshme u njoftua për kalimin e kufirit nga një grup diversantësh në zonën e Korcës. Ndërsa më 5 maj, një aeroplan jo larg prej andej, kishte kryer fluturime të ulëta. Pas disa ditësh, më 18 maj, ishte njoftuar për lëvizje ilegale të një grupi, në rrethin e Matit. Ndërsa dokumenta të tjera tregojnë se të nesërmen Ministria e Mbrojtjes shqiptare, kishte njoftuar se "...ishin kapur sinjale të koduara të një transmetimi me radio, gati në verilindje të Shqipërisë".

Në këtë mënyrë ata kishin rënë në gjurmët e bandës së Zenel Shehut. Pas arrestimit të të cilit, Sigurimi nisi një operacion, që më pas mori përmasat e një loje spiunazhi nën emrin e koduar "Liqeni i Vajkalit".

Në këtë kohë, agjensia prestigjioze e lajmeve REUTERS njoftone më 12 maj 1952 se "ekzistenca e regjimit shqiptar tanimë është cështje javësh". Ndërsa më 30 maj AFP lajmëronte së "guerilët po luftojnë me vendosmëri". Radio "Greqia e Lirë" kishte emëtuar më 20 prill lajmin se "në Shqipëri janë formuar njësi të posacme ushtarake të përbëra nga parashutistë grekë dhe emigrantë".

Por operacioni "Liqeni i Vajkalit", në qendër të të cilit ishte një radioloje e Sigurimit të Shtetit, vazhdonte të tërhiqte një e nga një sëbashku, thuajse të gjitha fijet e padukshme të operacioneve ushtarake që përgatiteshin në Maltë, ishullin tjetër Palagia në detin Egje, apo në afërsi të 3 qyteteve të Gjermanisë Perëndimore: Munchen, Heidelberg dhe Frankfurt. I arrestuari Zenel Shehu, njëri prej kapove të bandave shqiptare, i komunikonte qendrës me radio, të gjitha mesazhet e skenarit të Sigurimit të Shtetit. Për rrjedhojë, sipas statistikave, rreth 300 prej atyre që desantuan gjatë kësaj kohe, u vranë në përpjekje me forcat shqiptare të ndjekjes, apo u pushkatuan pas gjyqeve.

Grupi i fundit që zbarkoi në Shqipëri, daton në 1 majin e 1953. Në krye të tij ishte Hamit Matjani, padyshim më i famshmi ndër të gjithë desantët shqiptarë të asaj periudhe. Arrestimi i tij, shënoi edhe fundin e operacioneve ushtarake të drejtuara nga CIA dhe MI-6 kundër qeverisë komuniste të Hoxhës. Edhe Matjani ra në grackën e radiolojes së Sigurimit, e realizuar nëpërmjet ish desantëve të kapur më parë Zenel Shehu e Xhaferr Mema.

Në fundin e vitit 1953, Radio Tirana filloi transmetimin e drejtpërdrejtë të një procesi gjyqësor publik, kundër grupit të agjentëve të stërvitur nga anglo- amerikanët. Pra gjithcka ishte bërë e njohur, duke shkaktuar bujë të madhe dhe duke u botuar cdo ditë në të gjitha gazetat shqiptare të asaj kohe.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

- DËSHTIMI I PARALAJMERUAR -

Sipas ish Drejtorit të CIA-së Eilliam Colby, "operacioni dështoi, sepse autoritetet shqiptare, kishin infiltruar në organizatat e emigrantëve dhe lokalizonin vendodhjen e shumicës së grupeve pothuajse që në kohën kur ata zbarkonin nga deti ose hidhëshin me parashutë".

Tradhëtia e Filbit nuk ishte e vetmja shenjë e rrjedhjes së sekretit rreth operacioneve në Shqipëri. Sipas Shërbimeve Sekrete Perëndimore, kishte rrjedhje informacioni edhe nga ambjentet e Komiteteve të emigracionit shqiptar në Romë, ku personeli i Ambasadës Shqiptare atje ishte shumë aktiv. Po ashtu edhe në Athinë.

Dështimin ndoshta e ka përshpejtuar edhe vdekja e papritur në 3 tetorin e 1949, e kreut të "qeverisë shqiptare në mërgim", Mid'hat Frashëri. Sipas Beathelit, rreth kësaj vdekje ende të mistershme "ekziston edhe një variant i vrasjës (shkaktimit të infarktit nëpërmjet ilaceve apo nëpërmjet gazit nga agjentët e KGB-së).

Kim Filbi, agjent i dyfishtë, i cili kishte qenë në Londër në shtator të vitit 1949, kur Mid'hat Frashëri e kolegët e tjerë të Komitetit "Shqipëria e Lirë" ishin atje, mendohet se kishte njoftuar ndërkohë agjentët e KGB-së në New York që të vepronin mbi Mid'hat Frashërin, ashtu sic kishin vepruar edhe mbi disa personalitete të tjera antikomuniste të Lindjes, si Stepan Bandera, Lev Rebet, Georgi Markov etj. Mid'hat Frashëri u gjend i vdekur sic supozohej nga një atak zemre, atëherë kur Kim Filbi udhëtonte për në New York me anijen "Coronia".

Sipas Gabriel Partosh "një nga mësimet e nxjerra nga fiaskoja shqiptare e CIA-së, ishte konkluzioni i vyer se të kalojë thjesht nga frenimi- nga ndihma që u jepej regjimeve perëndimore për të mbijetuar- të zbrapsja e komunizmit, njëra nga slloganet amerikane të viteve '50, ishte dicka tejet e vështirë".

Por ekziston edhe një tezë e fundit për shkaqet e "fiaskos së CIA dhe MI- 6", për rrëzimin e regjimit të Enver Hoxhës në Shqipëri. Për Reginald Hibbert,- ish oficer i misioneve angleze në Shqipëri gjatë luftës,- "ishte një shpresë e humbur të mendojë se pasuesit e mërguar të nacionalistëve, të cilët kishin dështuar më 1944, do të mundnin, pasi të stërviteshin nga Smajli dhe të depërtonin në Shqipëri, të ishin në gjendje të ngrinin njerëz kundër sundimit të hekurt të Partisë Komuniste Shqiptare, pas 6 vjetësh dhunë sociale drakoniane".
Shumë nga agjentët që ishin dërguar aty nga qendrat e ngritura prej zbulimeve anglo-amerikane si Greqia, Gjermania, Malta, Italia, Kajro etj. kishin përfunduar keq. Pothuajse të gjitha grupet që kishin desantuar si nga deti, toka e ajri kishin rënë në duart e Sigurimit të Shtetit, apo ishin asgjesuar. Vetëm një numër shumë i vogël i tyre kishte mundur që të çante nëpërmjet kufirit tokësorë duke dalë për në Greqi. Radio e vetme shtetërore e Tiranës përditë njoftonte për kapje bandash dhe ju bënte jehonë gjygjeve të tyre që zhvilloheshin të hapura në kinematë e kryeqytetit. Duke parë këtë situatë të krijuar, po ato ditë Mbreti Zog e la vilën e tij luksoze, të cilën ja kishte dhuruar Mbreti Faruk i Egjiptit dhe bashkë me nipin e tij prin Tatin u nis për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me preteksin se donte të blinte atje disa prona. Në të vërtetë qëllimi i kësaj vizite që Mbreti Zog po e bënte me aq ngut, ishte kordinimi i punëve me CIA-në, në lidhje me dështimin e misioneve të nisura nga Gjermania dhe mënyrën e vendosjes së një strategjie tjetër më efektive. Në datën 8 gusht 1951, Mbreti Zog dhe nipi i tij Tati u pritën në Departamentin e Shtetit për një vizitë ceremoniale nga Xhejmes Bombrajt, zëvendes/ndihmës sekretar për çështjet Evropiane. Zogu u takua dhe diskutoi gjatë dhe me Grac Jaceviçin dhe oficerët e tjerë të lartë të CIA-së lidhur me arsyet e dështimeve të njëpasnjëshme të misioneve që kishin desantuar në Shqipëri.

Megjithë këto dështime, CIA kishte vëne re sukseset e shkëlqyera të një personi të quajtur Hamit Matjani, një nacionalist guerilas që dukej se ishte në gjendje të hynte në Shqipëri sipas dëshirës dhe të dilte që andej për në Greqi pasi kishte përfunduar detyrën e ngarkuar. CIA konkludonte për Matjanin duke thënë në dosjen e tij: “Ai është një hero në traditën e Robin Hudit, gjysëm kaçak dhe gjysëm luftëtar lirie, gjysëm analfabet, por më dinak se çdo autoritet shtetëror italian, gjerman apo komunist shqiptar të cilët ishin përpjekur disa herë për ta kapur”. Mbas shumë diskutimesh, Zogu dhe oficerët e CIA-së ranë dakort se Hamit Matjani ishte njeriu më i përshtatshëm për momentet që ndodheshin, i vetmi që kishte dhënë prova se kishte mundësi që të hynte në Shqipëri dhe të vepronte brenda territorit të saj duke iu shmangur patrullave komuniste. Matjani duke qenë i sigurt se e njihte gati pëllëmbë për pëllëmbë gjithë Shqipërinë, kishte ndihmuar amerikanët në përpilimin e hartave e skicave ku jepeshin të dhëna mbi qëndrimet e pikat e forta të policisë e ushtrisë shqiptare. Ai u kishte dhënë amerikanëve dhe një listë me emrat e fshatrave që mbështesin çështjen antikomuniste. Në atë listë përfshiheshin dhe njerzit aleatë të fuqisë, disa prejt të cilëve shërbenin dhe në ushtrinë shqiptare. Jacevici i shpjegoi Zogut se oficerët që ishin në Ushtrinë Shqiptare dhe që ishin kundër regjimit komunist, donin prova konkrete të mbështetjes dhe aprovimit të familjes mbretërore. Ata donin gjithashtu prova të mbështetjes amerikane dhe vetëm atëhere ata do të lëviznin kundër regjimit komunist. CIA i kërkoi Zogut se cilët do ishin njerzit mët ë kualifikuar që do të hynin në Shqipëri dhe kush do të ishte udhëheqësi i tyre që do të hynte në kontakt me oficerët që shërbenin në ushtrinë shqiptare për tju dhënë atyre garancitë që kërkonin. Zogu ju përgjigj atyre se ishte vetëm një grup i vogël që kishte autoritetin dhe kurajon e nevojshme për kryerjen e kësaj detyre. Këta ishin njerzit më besnikë që i kishin qëndruar pranë tij, gjatë udhëtimit kur u largua nga Shqipëria dhe që kishin jetuar me të në Egjipt. Ky grup përbënte atë që quhej Garda Mbretërore dhe personi më i mundshëm absolut për t’i udhëhequr ata ishte pikërisht vetëm Hamit Matjani.

Ai rridhte nga një familje fshatarësh me origjinë nga rrethi i Matit të cilët ishin shërngulur nga fundi i shekullit të kaluar e ishin vendosur afër Peqinit duke formuar fshatin me emrin Matjan. Hamiti për herë të parë u bë i njohur dhe mori famë të madhe pas kthimit të tij nga Italia në vitet 30-të, ku mbaroi një shkollë dy vjeçare per xhandarmëri në Milano. Pas asaj shkolle, ai u emërua Komandant Xhandarmërie në rrethin e Lushnjes. Në vitin 1935, ai lozi një rol shumë të madh e dominat në shtypjen e rebelimin antiqeveritar që njihet si Kryengritja e Fierit. Duke e ditur besnikërinë e Matjanit karshi Mbretit Zog, oficerët antizogist me në krye kapitenin Riza Cerova, kishin pritur largimin e tij për në nënprefekturat e Beratit për inspektim dhe pastaj kishin shpërthyer kryengritjen. Matjani menjërherë u kthye në zonën e Fierit e Lushnjes dhe me forcat e tija besnike goditi forcat antiqeveritare duke e shtypur rebelimin. Pas asaj, Matjani e ndoqi këmba-këmbes Riza Cerovën deri afër kufirit shtetëror. Mbas shtypjes së kryengritjes së Fierit, Matjani i forcoi pozitat e tija dhe qëndroi në armën e xhandarmërisë deri kur ndodhi okupacioni italian ndaj Shqipërisë në prillin e 1939, ku ai organizoi rezistencën e armatosur në Vlorë. Për atë gjë matjani u arrestua nga forcat italiane dhe doli para gjygjit ushtarak ku ju dha dënimi maksimal me vdekje.

Ekzektutimi i Matjanit ishte vendosur që të bëhej me varje në litar në qëndrën e qytetit të Lushnjes. Vetëm një natë para ekzekutimit, Hamiti mundi që të arratiset nga burgu i Lushnjes të cilin e ruanin italianët. Ai preu hekurat e dritares së qelisë me anë të një share hekuri të cilën ja kishte futur në ushqime miku i tij Qazim Dervishi. Pasi doli nga burgu, Matjani doli në mal dhe formoi një çetë nacionaliste që vepronte në zonat e Fierit, Lushnjes, Peqinit e Kavajës. Në vitin 1943 kur kapitulloi Italia fashiste, Matjani e emërua Komandant Xhandarmërie në zonën e Peqinit. Nga mesi i vitit 1944, kur forcat komuniste kontrollonin gati të gjithë Jugun e vendit, Matjani u largua përsëri nga xhandarmëria dhe doli në mal duke krijuar një çetë të vogël në përbërje të së cilës ksihte vëllanë e tij Ibrahimin, tre nipat Hasani, Dalipin e Hajdarin. Po kështu Matjani ksihte me vete dhe gruan e tij Fatimen. Përveç njerëzve të tij, Matjani kishte në atë çetë dhe dy miqt e ngushtë Ramadan Kelmendin dhe Nuri Plakën. Gjatë asaj kohe Matjani me çetën e tij kishte rënë disa herë në përpjekje me forcat partizane, pas masakrës që Mehmet Shehu bëri në fshatin e Hamitit (Matjan) duke pushkatuar 67 ballistë.

Që nga fillimi i vitit 1945, kur Matjani vazhdonte të ishte i arratisur në mal, forcat komuniste kishin bërë disa aksione për kapjen etij, por që të gjitha kishin dështuar. Kështu në vitin 1947 forcat komuniste arritën ta rrethonin Hamitin në Zherrje të Peqinit, operacion ku merrnin pjesë forca speciale të ndjekjes të ardhura nga Fieri, Lushnja e Elbasani. Këtë operacion e drejtonte vetë Kolonel Rrahman Ruçi, Kryetar i Degës së Lushnjes dhe djali i tezes së Hamit Matjanit. Në këtë rrethim u vra vëllai i Hamitit, Ibrahimit së bashku me dy djemte Dalipin dhe Hajdarin, dhe djali i vëllait tjetër Hasani. Po kështu u vranë dhe disa pjestare të tjerë të çetës. Në këtë rrethim u zhvillua një luftë e ashpër dhe për disa orë në mes dy palëve pati shkëmbime të pandërprera zjarri. Nga e gjithë çeta, mundi që të shpëronte vetëm Hamiti, i cili u plagos rëndë dhe gruaja e tij Fatimeja së bashku me Nuri Plakën. Arratisja e Matjanit nga ai rrethim i hekurt që i kishin bërë forcat e Divizionit të mbrojtjes të përforcuara me forca të tjera speciale, bëri një bujë shumë të madhe në të gjithë vendin. Komunistët, për tu hakmarrë, i dogjën shtëpinë e tij në fshatin Matjan të Peqinit dhe i internuan gruan e tij (të parë) së bashku me djalin e vogël Xhavitin e disa të afërrm të tjerë të familjes. Lidhur me këtë arratisje të Hamit Matjanit, disa vite më vonë vetë Enver Hoxha akuzoi Kolonel Rrahman Ruçin, Kryetarin e Degës së Brendeshme të Lushnjes që kishte udhëhequr personalisht rethimin duke i thëne se ai qëllimisht ja kishte lënë shteguin e hapur Matjanit për tu larguar nga që e kishte djalë tezeje.

Pas kësaj akuze Ruçi u arrestua dhe u dënua me burgime të gjata e internime. Nga fundi i vitit 1947, Matjani duke mos e përballuar dot më situatën në të cilën ndodhej, kaloi kufirin shtetëror duke dalë në Greqi. Në zonën e malit të Gramozit, pak para se të dilte nga toka shqiptare takoi një bari të cilit i dha një letër për ta dorzuar ne postën kufitare që nuk ishte shumë larg prej andej. Në atë letër Matjani shkruante: “Hamit Matjani po largohet për në Greqi se është plagosur rëndë, porsa të shërohet ai do të kthehet prapë në Shqipëri për të luftuar komunizmin”. Kur nuk kishin kaluar vetëm pak ditë nga arratisja e Matjanit, forcat e ndjekjes arritën që të kapnin në fshatin Dëshiraj të Peqinit, gruan e tij Fatimen me ghithë vajzën e vogël Hedijen (jeton ende dhe sot) për të cilën propaganda komuniste në atë kohë për të krijuar në popull urrejtje kundër Matjanit, kishte hapur fjalë se ai e kishte therruar atë me dorën e vet që të mos diktohej nga të qarat e saj kur ishte i rrethuar e ndiqej nga komunistët ne mal. Gruaja Fatimja bëri 15 vjet burg dhe vdiq në Lushnje në vitet 60-të. Gjate vitit 1945-1946 Sigurimi i shtetit kishte te dhena se Gjenerali anglez Hoxhson (perfaqsues i qeverise Britanike në Tiranë) kur dilte për gjueti në malet e Martanieshit isthe takuar me Hamit Matjanin.

Mbreti Zog u kthye nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fundin e tetorit të vitit 1951, dhe në atë kohë thuhej se ai kishte blerë gjatë asaj vizite atje disa prona dhe për atë gjë kishte harxhuar një shumë të madhe me flori. Përpara se të kthehej, aty nga fundi i vitit 1951-52. Mbreti Zog u takua dhe njërherë me Jaceviçin dhe të dy së bashku me Hysen Selmanin (kolonel. Komandant i Gardës Mbretërore që nga koha e Monrakisë në Shqipëri) diskutuan se cilët do të ishin ata që do e shoqëronin Matjanin për në misionin e tij përfundimtar të zbarkimit në Shqipëri. Pas shumë bisedimesh, më në fund Zogu e oficeri i CIA-s Jaceviçi ranë dakort se njerzit më të përshtatshëm që do bashkoheshin me Matjanin në atë mision special ishin Zenel Shehu, Halil Branica e Haxhi Gjyla, që të tre ish ushtarakë besnikë të monarkisë. Nga fillimi i vitit 1952, Hamit Matjani u shkroi disa letra qeverive mbretërore të disa shteteve Evropiane, ku u kërkonte mbështetjen e tyre lidhur me zbarkimin e tij në Shqipëri dhe përmbysjen e qeverisë komuniste të Enver Hoxhës. I bazuar në përvojën e tij që nga viti 1945, (kur komunistët kishin ardhur në fuqi) me desantimet e tija të herpasherëshme duke hyrë e dalë nga Shqipëria për gati dhjetë herë, ai ju bënte të ditur kancelarive të qeverive mbretërore të Europës Perendimore se kishte ardhur momenti i përshtatshëm per të rrëzuar qeverinë e Enver Hoxhës.

Kështu në një nga ato letra Hamit Matjani shkruante: “Gjendja ekonomike në vend është shumë e keqe, po kështu dhe situata ushtarake. Ushtria e kazermave nuk ka fare moticacion për të luftuar në një rast ndërhyrje nga jashtë. Nuk ka zgjidhje tjetër, veçse të presin ditën, kur diçka do të ndodhë. Ka dhe shumë oficerë të cilët kanë shumë dyshime mbi regjimin. Të vetmit që janë të vetëdijshëm dhe me qëllim në vetvete, janë oficerët e Sigurimit të Shtetit. Policia e rendit është e ndarë përgjysëm. Janë krijuar njësi të reja speciale me qëllimin e vetëm për të luftuar grupet desante që hyjnë në vend nga jashtë kufirit. Këta njerëz jetojnë të izoluar nga pjesa tjetër e forcave dhe jetojnë shumë mirë, madje shumë më mirë se oficerët” Ndërkohë Jaceviçi së bashku me Zogun kishin zgjedhur me mirkuptim tetë shqiptar për misionin special të zbarkimit në Shqipëri. Në dosjet e tyre thuhej se ata ishin të një niveli inteligjencie mbi mesataren për një specializim të gjatë pune e tepër të veçantë për radio e dëshifrim, jo në një shkollë ushtarake, por në një zonë tepër sekrete në Frankfurt të Gjermanisë.

Të tetë personat e zgjedhur ku binin në sy për përgatitje të lartë Gaqo Gogoja e Bame Morava gjatë gjithe vitit 1952 kaluan duke u stërvitur me radio, njohjen e hartave, përgatitjen intelektuale, anën teknike të apa-raturave etj.
Atyre jua kishin bërë të qartë eprorët e tyre se po përgatiteshin për një mision tepër sekret dhe shumë të rëndësishëm nga të gjithë ato misione që kishin bërë më parë. Pak muaj më vonë Bame Morava dhe grupi i tij u transferuan në bazën e re të CIA-s në Greqi, që ishte në grupin e ishujve Kalanisia në detin Halcion (ne veri të Korinthit). Më i madhi i këtyre ishujve i njohur si Panagia, ishte shumë i maskuar si një stacion radarësh, i paisur me radarë rotullues dhe ishte i skicuar në hartë si zonë ushtarake nga ana e shtetit Grek në mënyrë që të mos afroheshin anijet e peshkimit. Në fakt në këtë ishull strehoheshin dhe stërviteshin skuadra refugjatësh nga Shqipëria, Bullgaria e Bashkimi Sovjetik, të cilët me anë të radios mbanin kontakte me agjentët amerikanë të CIA-s ne terren. Ishulli gjithashtu ishte dhe pika e kontrollit për transmetimet klandestine radiofonike dhe përpjekjeve të tjera prpagandistike kundër regjimit komunist të Hoxhës. Bame Morava shkoi disa herë me motobarkë përgjatë vijës kufitare bregdetare me Shqipërinë për të përgjuar transmetimet radiofonike dhe për të dhënë mesazhe agjentëve të tyre që ndodheshin në Shqipëri, duke shpresuar se Sigurimi shqiptar do të mendonte se ato valë vinin nga transmetime brenda Shqipërisë.

Në vitin 1952 CIA pësoi një goditje të rëndë dhe shumë të madhe në Poloni, kur doli se i gjithë operacioni sekret që ishte ndërmarrë nga spiunazhi amerikan i koduar “Opercioni Vin”, kishte qneë i kontrolluar që në fillim nga policia e fshehtë sovjetike dhe kolegët e sajë polakë. Pasi u arrestua të gjithë udhëheqsit e komplotit, ata u vunë në bankon e të akuzuarëve përpara gjygjit. Dokumentat e këtij komploti të bujshëm u vunë të gjitha në dispozicin të shtypit polak duke zënë faqet e para me tituj të mëdhej. Në të njejtën kohë pavarsisht nga suksesi i Shërbimit të Sigurimit sovjetik, blloku komunist dukej si i mbërthyer nga paniku. Më 10 janar të vitit 1953 shtypi sovjetik deklaroi se kishte zbuluar një “kompllot doktorësh” për helmimin e Stalinit dhe shokëve të tij. Këto gjëra ndodhnin pikërisht disa ditë pas zgjedhjes së Ajzenhauerit si President të Amerikës dhe Alen Dallas si sektretar i CIA-s. Nisur nga kjo situatë, ku CIA, kishte pësuar disa dështime, drejtuesit e lartë të sajë munduan që të nisnin operacionin në Shqipëri të cilin e konsideronin pa asnjë dyshim si tepër të suksesshëm. Ushtaraku i lartë i CIA-s Jaceviçi u nis nga Amerika me aeroplan për në Aleksandri për të takuar Mbretin Zog në vilën e tij pranë brigjeve të Aleksandrisë.
Asokohe si CIA dhe Mbreti Zog, ishin të gëzuar për mundësinë që ishte krijuar ë së fundi për të arritur objektivat e tyre të cilat ishin: zbarkimi në Shqipëri, rrëzimi i qeverisë komuniste të Enver Hoxhës dhe largimi defenitiv i saj nga kontrolli i rreptë sovjetik në të cilën ndodhej. Asokohe dy nga njerzit më besnik të Mbretit Zog që ish hedhur me parashuta në malet e Martaneshit në Shqipëri, Zenel Shehu dhe Halil Branica lëshonin mesazhe tepër shpresëdhënëse që i ngrohnin ushtarakët e lartë të CIA-s. Ata uronin Mbretin Zog për sukseset që kishin arritur dy togerët e tij besnikë. Zenel Shehu me Branicën me anë të radiove të tyre lëshonin mesazhe se në Shqipëri ishte krijuar një bërthamë oficerësh policie dhe ushtrie të cilët prisnin sinjalin për t’u hedhur në aksion të armatosur kundër regjimit komunist të Enver Hoxhës. Sipas tyre, paisjet dhe materialet e tjera që ishin hedhur me anë të ajrit nga zbulimi amerikan, ishin shpërndarë nëpër pikat e planifikuara dhe pritej vënia e tyre në përdorim. Gjithnjë sipas mesazheve që mbërrin tek radiot e CIA-s prej Shehut e Branicës, problemi kryesor që ju mbetej atyre tashmë ishe vetëm ardhja e Hamit Matjanit i cili do të mbërrinte në Shqipëri me udhëzues të përshtatshëm. Ata shtonin në lajmet e tyre se për shkak të shpejtësisë së misionit, Matjani të mos vinte në Shqipëri me antë të kufirit toksor nga Jugu i vendit siç kishte bërë herët e tjera, por ai duhet të vinte me anë të ajrit ku ishin dhe bazat mjaft të përshtathsme për hedhjen me parashutë.

Kur po bëheshin të gjitha përpjekjet për të nisur operacionin e zbarkimit ne Shqipëri, Mbretin Zog dhe oficerët e lartë të CIA-s një gjë i shqetësonte. Kështu në një mesazh që kishte transmetuar nga Shqipëria radisti Tahir Premçi, shpjegonte se ai kishte thyer krahun dhe mesazhet që kishte transmetuar deri atëherë me kodin mors ishin bërë me dorën e majtë. Natyrisht kjo gjë ngjalli një shqetësim të madh. Si Mbreti Zog ashtu dhe financuesit e tij amerikanë që kishin marrë përsipër operacionin, nuk ishin aspak dakort që kartën e tyre të fundit, njeriun e hekurt Hamit Matjanin tek i cili kishin varur shpresat, i cili kishte hyrë dhe dalë nga Shqipëria rreth 12 herë duke luajtur si macja me miun me Sigurimin e Shtetit, ta hidhnin tani në një lojë mbi bazën e mesazheve me origjinë të dyshimtë. Duke pasur dyshime në mesazhet që vinin, Tahir Premçi nga malet e Martaneshit në Shqipëri ku kishte zbarkuar së bashku me Zenel Shehun dhe Halil Branicën, Nëna Mbretëreshë, Xheraldina, sugjeroi një mënyrë zgjidhje për dilemën që kishin si Zogu ashtu dhe amerikanët. Në lidhje me këtë dilemë që ishte bërë pengesë për vazhdimin e përgatitjeve, amerikanët mendonin se nuk duhej ndërprerë ai operacion në bazë të dyshimeve të pavërtetuara megjithqë rreziqet ishin shumë të mëdha.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

Historia e agjentëve sekretë që urdhëroheshin vetëm nga Enver Hoxha

Nga Bekim Budo


Bekim Budo është autori i një seri shkrimesh për veprimin e shërbimit të fshehtë shqiptar në regjimin e kaluar. Në fillim, ai zbardhi dëshminë e “gjeneralit”, një drejtuesi të lartë të Sigurimit të Shtetit për grupin e Mehmet Shehut. Më pas, Budo shpjegoi vizitat mjekësore të Mehmet Shehut në Paris, ku, midis të tjerave, interesant ishte takimi sekret i këtij të fundit me ish-kryeministrin francez, Shaban Delmaz. Ish-sigurimsi vijoi me rrëfimin interesant të njërit prej shërbimeve të tij tepër sekret, kur shkoi në Paris, me porosi të Kadri Hazbiut, për të kryer detyrën speciale, që me fondin e 300 mijë dollarëve, nga llogaria “e fshehur” e Ministrisë së Brendshme, të blinte një vilë për udhëheqësin e lartë të PPSH, Enver Hoxha, i cili kishte gjithnjë nostalgji për kryeqytetin e Francës. Më tej, ai tregon edhe vështirësitë, që do të vazhdonin me përplasje klanesh, pro dhe kundër, debate të Byrosë Politike për këtë çështje. Ish-punonjësi i Zbulimit të Jashtëm foli për enigmat e dy vizitave të Beqir Ballukut në Paris, në vitet 1972 dhe 1974, ku sqaron vështirësitë e ruajtjes së tij dhe “vërshimin” e zbulimeve të huaja drejt delegacionit të lartë ushtarak, që kishte shkuar në Paris pas një vizite të suksesshme në Kinë. Edhe disa ngjarje të mistershme të viteve shtatëdhjetë, që i kushtuan Ballukut jo vetëm largimin nga kreu i ushtrisë, por edhe pushkatimin, ishin situata të jetuara nga Bekim Budo. “Agjenti” në shkrimet e tij hedh dritë mbi disa fakte të rëndësishme historike të viteve ´74-´75, ku më interesant është takimi në Vjenë i Fiqret Shehut me Feçorin, që shkoi në kryeqytetin austriak, gjoja si i sëmurë. Në numrin e sotëm të “Panorama”, Budo tregon për grupin e agjentëve special që ruanin Enverin dhe shërbenin për zgjatjen e qeverisjes së tij.



Pas Luftës së Dytë Botërore, konsiderimi persona “non gratta” i 105 funksionarëve sovjetikë të përfaqësive të tyre në Britaninë e Madhe, nga ana e shtetit anglez, tregonte për revanshin që kishin marrë zbulimet e huaja në përplasjet mes tyre gjatë Luftës së Ftohtë.



Në këto plane, Shqipëria zinte një nga vendet kryesore, ku u aplikua me anë të Degës së Veçantë serbo-ruso me atavizma tepër të spikatura të shërbimit “Smersh”. Në tehun e veprimtarisë së tyre terroriste u vunë në shënjestër bashkëpunëtorë aktivë të Sigurimit të Shtetit, vetëm në rrethin e Dibrës sidomos për A.Lleshin, Hasan Spata, nga Fushë Çidhna e Dibrës, të cilit i kishin bërë disa kurthe, në “bashkëpunim” edhe me disa agjentë potentë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët lidheshin me anë të agjentëve dopiorol D.L., dhe Njazi A. Edhe pse kishin kuptuar se ndodheshin të tradhtuar, luftuan e punuan për zbatimin e detyrave si atdhetarë për mbrojtjen e integritetit dhe të pavarësisë së vendit të tyre. Në rrugë operative, në mënyrë të fshehtë, kishin ardhur edhe një varg informacionesh, që dërgoheshin nga një senator amerikan, të cilat nuk mund të grumbulloheshin veçse me anë të “stacioneve dhe antenave të fshehta” amerikane, që kryenin aktivitetin e tyre brenda territorit jugosllav (Beograd dhe Prishtinë). Përveç rezidenturës jugosllave të Tropojës që ishte mjaft aktive dhe që aktiviteti i saj vazhdoi edhe pas viteve ´90, një rezidencë tjetër jugosllave vepronte në zonën e Hasit, që lidheshin me anë të agjentit ndërlidhës dhe rekrutues Avdyl Aliu, i cili futej në mes të ditës në sektorin Dobrunë-Qafë Prush, dhe i kishte armatosur pjesëtarët e kësaj bande, për të bërë terror. Kjo rezidencë ishte mjaft e organizuar dhe në të bënin pjesë disa agjentë jugosllavë si “Udhëtari”, “Ereniku”, ”Ndërlidhësi”, ”Daliu” etj.


Shërbimet agjenturore të specifikuara

Shërbimet e fshehta gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, në përgjithësi kishin tejkaluar funksionet dhe kompetencat e tyre, ç´ka detyruar herëpashere komisionet parlamentare të sigurisë, për të bërë transparencën e një varg problemesh të përfolura sidomos nga masmediat, si dhe për marrjen e masave për parandalimin e veprimtarisë antiligjore të segmenteve të caktuara të tyre të lidhura me fije të padukshme me krimin e organizuar, mafien, me zbulimet kundërshtare, si dhe me politikën e lobeve të caktuara rivale. Gazeta “Uashington Post” dhe gazetari i saj, që u bë legjendë, Ben Bredlli, i cili ngriti në një shkallë më të lartë mjeshtërinë e gazetarisë publike investiguese në sferën e shërbimit sekret, nxorën disa fakte, që konfirmonin një dukuri të re, të panjohur legalisht më parë nga opinioni publik; ekzistencën e grupeve speciale të sigurisë, për të cilat nuk kishte hapësira kushtetuese e ligjore. Natyrisht, ishte në përgjithësi e qartë, se mbajtja dhe ruajtja për një kohë të gjatë e pushtetit mund të kryhet si me forma e instrumente ligjorë e demokratikë, ashtu edhe me mjete dhe logjikë, që bien ndesh me parimësinë dhe ligjet e ngritura mbi këtë bazë. Në të ashtuquajturin “Skandali i Uotergejtit” dolën disa fakte, ku grupet e sigurisë së partive, të orientuar nga politika, kishin organizuar vjedhjen e kasafortës së Partisë Demokrate Amerikane, që ndodhej e siguruar në një dhomë të katit 6-të të ndërtesës “Uotergejt”. Realizuesit e aksionit ishin Xhejms Mak Kord, shef i sigurimit të Partisë Republikane, Bernard Berker, agjent i CIA-s, si dhe agjenti tjetër po i CIA-s, Frank Sturxhis, të drejtuar në mënyrë speciale nga shefi i Sigurimit të Shtëpisë së Bardhë, Horvard Hant, ish-kuadër i shërbimit të fshehtë amerikan vite me radhë, i kamufluar si agjent special i Shtëpisë së Bardhë në sektorin e antidrogës. Ata do të ndihmonin me anë të aksionit tepër sekret rizgjedhjen e Presidentit Nikson, pasi të fusnin në dorë dokumente konfidenciale të fushatës elektorale të Partisë Demokrate. Për veprime konkrete ishin zgjedhur 2 kubanezë dhe një agjent i vjetër i FBI, Balduin. Për këtë, ata do të merrnin 114 mijë dollarë, veç dollarëve që gjetën në kasafortë! Në këtë skandal u implikuan këshilltarët e afërt të Niksonit. Me interes është fakti i konfigurimit të një Grupi Special të Sigurisë, i cili ishte krijuar për të verifikuar të dhëna të rëndësishme të marra sidomos nga shërbimet e fshehta, për korrupsion të nëpunësve të lartë, si dhe informacione, që kishin të bënin me sigurinë e SHBA. Me fjalë të tjera, Presidenti edhe pse kishte disa institucione të sigurisë së brendshme dhe të jashtme, si NSA, NSC, USIB si dhe SGS etj., kishte marrë masa sekrete për verifikimin e një varg informacionesh, duke qenë i ndërgjegjshëm së ishte i domosdoshëm, në një kohë kur zbulimet e huaja kundërshtare kishin arritur të vidhnin edhe kodet e bisedimeve sekrete qeveritare. Lidhur me këtë, agjentët e NSA-s, ekspertë të telekomunikacionit, Bernard Miçel dhe Uiliam Martin, duke përdorur sistemin piramidë të ndërlidhjes me antenat dhe shërbimet kryesore sekrete të SHBA kudo në Botë, kishin arritur të rekrutonin kuadro të lartë të CIA-s dhe të politikës, mbi bazën e ligjeve të komerçializmit. Gjithashtu, Presidenti informohesh edhe bie fjala për Irangejtin, për implikime të segmenteve të caktuara me krimin, korrupsionin, drogën dhe politikën. Edhe presidentë të tjerë, si Miterani në Francë, kishin krijuar, gjithashtu, një “Grup Special” në pallatin e Elizesë, me anë të të cilit verifikonte, kontrollonte me burime “të pavarura”, sidomos kundërshtarët politikë, si dhe të dhëna që lidheshin me bashkëpunëtorët e afërt të tij, duke qenë koshientë, për mundësitë e medha që kanë institucionet e shërbimeve të fshehta, për të kamufluar, për t’u lidhur me forma, taktika e metoda të sofistikuara me segmente të caktuara të institucioneve konkurrente apo kundërshtare. Presidentët informoheshin sistematikisht për situata normale, nga grupet e tyre të fshehta për publikun e gjerë, ashtu siç informoheshin, në mënyrë të shpejtë dhe konfidenciale në raste të emergjencës. Shqipëria dhe liderët kryesorë të saj, qysh nga viti 1920, pas Kongresit të Lushnjës, kur Ahmet Zogu u emërua ministër i Brendshëm, kishte grupin e tij të informatorëve, që në atë kohë quheshin “hafije”, emërtim që kishte mbetur nga shërbimi i fshehtë turk i “Sahib Haberit“, i cili kishte shtrirë tentakulat në pothuajse të gjitha sanxhaqet, kazatë e kasabatë e Shqipërisë dhe kishte agjentë të tij të infiltruar në qeverinë e Ismail Qemalit e deri te Haxhi Qamili, punë të cilën e bënin madje, njerëz të afërm të këtij të fundit, që ishin kundër pavarësisë së Shqipërisë dhe kundër shpërbërjes së Perandorisë turke.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

Enveri, spiunë specialë që gjatë luftës

Gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare, në fillimet e saj, në mënyrë sporadike, u krijua dhe mori formë, më tepër në mënyrë intuitive, një grup luftëtarësh, të cilët “pa ligj e kanun”, informonin, për çdo çështje apo problem, që e konsideronin me vlerë, për interesa vetjake, karrierë, apo për interesa kombëtare. Shumica e këtyre ishin komandantë çetash, si dhe më vonë drejtues ushtarakë të formacioneve më të mëdha, të cilët tashmë e kishin një nga detyrat prioritare për të rekrutuar informatorë, si dhe për t’i drejtuar ata për probleme ushtarake të kundërshtarit, si dhe për probleme të pushtetit të ardhshëm. Futja në dorë e Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i njohu ata me disa informatorë të saj të lidhur me pushtuesin italian, një pjesë e të cilëve u dekonspiruan dhe u shfrytëzua me funksion dopiorol. Me ardhjen e misioneve ushtarake anglo-amerikane dhe interesimin e tyre për persona konkretë në radhët e parisë së vendit, si dhe të inteligjencës që kishte studiuar jashtë shtetit, lindi nevoja në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, që nga radhët e të përmendurve, të rekrutoheshin ose thjesht të “afroheshin“ disa intelektualë patriotë, siç ishin ata me pseudonimet “Përkethyesi”, ”Koloneli”, të cilët kishin qenë objekt studimi e provokimi nga ana e të huajve, që kërkonin t’i rekrutonin, për t’i shfrytëzuar, së paku, si burime informacioni. Informacione u kërkuan sidomos për kuadrot: M.Gjinishi, F.Nosi, L.Nosi, M.Bajraktari, K.Hoxha, L.Gega, D.Ndreu etj. Kjo ndodhi sepse disponoheshin edhe rekomandimet e dhëna nga zbuluesja angleze me përvojë që kishte pseudonimin “Fani“ si dhe seksioni “D” i Shërbimit Sekret për Ballkanin (SBS), i cili për veprimtarinë e fshehtë agjenturore varej nga SIS i Britanisë së Madhe.


Enver Hoxha zgjodhi më të besuarit në grupin e agjentëve specialë

Ish-drejtuesi komunist Enver Hoxha mori vendimin për “paraqitjen” e kandidaturave “të pëlqyera” nga Bill Maklini, majori Nils, ”operativit“ Alan Heer dhe deri te gjenerali i Brigadës, Dejvis etj. Me anë të këtyre kandidaturave u bë e mundur, qysh në fillim të viteve 1943-1944, të konturohej fizionomia e disa “pseudopatriotëve”, që për pak stërlina ishin vënë në shërbim të zbulimit të fshehtë anglez, gjë që do të detyronte Kryeministrin e Britanisë së Madhe, Çurçill, të tërheq misionin e Bill Maklinit, pasi kishin vepruar në kundërshtim me udhëzimet. Më vonë, më 16 shtator 1943, siç e dimë, u dërgua gjeneral Dejvisi, i cili me objektivitet njoftonte Komandantin Aleksandër në Kajro: “Ështe imperative të demaskojmë Këshillin e Regjencës, konkretisht dhe nominalisht…. Balkomin dhe Zogistët. Të gjithë po bashkëpunojnë me gjermanët…”. Gjenerali e pagoi me jetën e tij këtë deklaratë burrërore, duke u spiunuar nga agjenti i gjermanëve Azis Biçaku. Haxhi Lleshi, një nga gjeneralët e Luftës Nacional-Çlirimtare në Veri të Shqipërisë, kishte grupin e tij të informatorëve, që mbanin për pseudonime “Veterineri”, ”Mjeku”, ”Farmacisti”, ”Kapiteni” dhe në vitin 1943 i raportonte gjeneral Hoxhës: “Nga burimet tona del se Cen Elezi, Fiqiri Dine e Hysni Dema, kishin lidhur “Itifakun” me komandantin e Divizionit italian, gjeneral Azzin, që të mos e sulmonin…”. Fill pas Luftës së Dytë Botërore u studiuan disa kandidatura nga radhët e nacionalistëve të ndershëm, midis tyre “Diplomati” dhe “Profesori”. I pari u nis jashtë shtetit nga ana e ish-presidentit Omer Nishani dhe i dyti nga ana e doktorit Medar Shtylla, të cilët fituan besimin në radhët e emigracionit, si dhe të personaliteteve të larta shtetërore në SHBA dhe në Britaninë e Madhe. Këto ishin nga burimet kryesore për informacione konfidenciale, si dhe shërbenin si burime të pavarura për verifikimin e të dhënave të rëndësishme, që kishin të bënin me ruajtjen e pavarësisë dhe integritetit të territorit të Shqipërisë. Për t’u lidhur me ta bëheshin kombinacione për veprime të thjeshta si për shembull dërgohej zarf më një person të besuar e me garanci, apo shoqëroheshin makinat e eksportit që shkonin në Hungari, Gjermani, Austri e gjetkë dhe në “X” hotel dhe “Y” dhomë, ku këmbeheshin letrat me personin ndërlidhës, me konditë që OSSH të mos merrnin dijeni për veprimin e mësipërm.


Misteret e grupit të sigurisë së jashtme

Vetvetiu që këto organe ose përfaqësues të lartë të tyre nuk kishin si të merrnin dijeni për përmbajtjen e materialeve…. Në një farë mënyre, këta ishin edhe Grupi i Sigurisë së Jashtme, i cili vepronte në mënyrë të pavarur dhe kishte krijuar lidhje konfidenciale me “miq personalë”, ku bënin pjesë diplomatë të huaj, mjekë të shquar, dashamirës të Shqipërisë. Për arsye të ndryshme, bënin pjesë, gjithashtu, edhe intelektualë të lartë kosovarë, të cilët gjenin gjithnjë mundësi për të informuar, për të shfaqur mendime nga më të ndryshmet, por që kishin një rezonancë të përbashkët, atë që i bashkonte me dheun amë. Gjithashtu, bënin pjesë anëtarë të shoqatave patriotike, si në SHBA, Argjentinë, Australi e gjetkë, të cilët informonin sa herë që e konsideronin të nevojshme…. Ndërsa grupi i M.Shehut kishte bërë një varg kombinacionesh, madje për veprime me të komplikuara, duke nxjerrë nga burgu persona të caktuar, duke i arratisur jashtë shtetit, pjesa më e madhe e të cilëve u kapën shpejt nga operativët jugosllavë dhe u vunë më pas në shërbim të tyre…. Në sferën e shërbimit të fshehtë qysh pas Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri situata nuk ishte aspak e qetë. Shumëkush, madje dhe autorë të huaj, hedhin idenë se “dështuam për rrëzimin e Hoxhës“ ose “nuk mundëm ta eliminonim” etj. Veçse harrohet një problem jo i vogël, ai qysh në fillim për sigurimin e vet zgjodhi edhe truprojet, njerin prej tyre, kur vajti për inspektim në Brigadën e Parë, Axhem Abazin, nga Mallakastra, që ishte njëri prej komandantëve të saj. Më vonë dhe të tjerë, duke i studiuar me kujdes, dhe pa lënë këtë problem në dorë të Sigurimit. Harrohen gjithashtu lidhjet e tij me masën e njerëzve, si dhe popullaritetin e tij, gjë që nuk ishte aq e lehtë sa thuhet prej disa të ashtuquajtur “analistë brenda dhe jashtë vendit”, të cilëve u mungon të paktën objektiviteti. Gjithashtu, nga materialet e dokumentet del se nuk është aspak e vërtetë se Koçi Xoxe, Mehmet Shehu, Panajot Plaku, etj., siç mundohen disa të tjerë për t’i paraqitur si “subjekte inferiore”, përkundrazi kanë qenë jo vetëm të zgjuar, por edhe me kulturë “të përgjigjthshme” dhe “të posaçme” për të marrë pushtetin edhe për ta mbajtur, pasi nuk u mungonte dhe ndihma, sidomos e “ustallarëve” serbo-rus, por edhe nga segmente të caktuara të disa shteteve perëndimore, tepër të interesuara për të vendosur kolonët e tyre në tokat tona. Shprehja e E.Hoxhës se “… ne e njihnim Mehmet Shehun, por e trajtonim me kujdes…”, është kuptimplote dhe i saktë konkluzioni i “Gjeneralit” se “Hoxha kishte burime të tjera verifikimi…”. Duke mos harruar se, sipas një studimi dhjetëvjeçar, të bërë nga Drejtoria e Kuadrit në MPB, për vitet 1970-1980, rezultonte se informacione të marra nga letrat e popullit dhe burime të hapura ishin rreth 360.000 copë, që konsideroheshin në atë kohë “me vlerë ruajtjeje dhe informimi”.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

Plani “Patkoi”

Bekim Budo, rrëfen për disa kombinacione të UDB-së për të infiltruar në Sigurimin e Shtetit agjentë të saj. Efektivi i Zbulimit të Jashtëm Shqiptar shpjegon operacionin e shërbimit të fshehtë jugosllav “Patkoi”, planin agjenturor-operativ e ushtarak afatgjatë të UDB-së, që përfshinte detyra për disa sektorë, kryesisht atë të shërbimit të fshehtë, të diplomacisë së fshehtë, të sektorëve ushtarakë, për të krijuar një klime të favorshme për ta, për të implikuar shtetin shqiptar në problemet e brendshme të tyre, sidomos pas viteve 1980-1981, e në kulmin e demonstratave në Kosovë. Diplomacia dhe shërbimi i fshehtë jugosllav ideoi zbrazjen e territoreve rreth kufijve me Shqipërinë, për të vendosur atje kolonë serbë. Ndër detyrat, më kryesorja ishte mbajtja sekret e këtij operacioni dhe studimi i mundësive objektive nga një grup analistësh që të analizonin, nëse Jugosllavia do të sulmonte Shqipërinë, dhe se cilët faktorë ndihmonin ose e pengonin atë. Për situatën e krijuar nga veprimtaria e shërbimit serb u njoftua menjëherë Enver Hoxha, i cili, në takimin që bëri me drejtues të Sigurimit të Shtetit, pasi e kishte lexuar raportin e funksionarëve të shërbimit të fshehtë shqiptar, rekomandoi që duhet të tregohej kujdes që të mos futeshim në aventura. Ish-sekretari i Parë i KQ të PPSH ishte gjithashtu kundër minimizimit të futjes së kosovarëve në Shqipëri. Sipas Budos, situata agjenturore ishte tepër e nderë, pasi shërbimi jugosllav i ishte kushtuar dërgimit të grupeve operative në kufirin verior të Shqipërisë për t’u lidhur me aktivitetin e grupeve agjenturore, rezidencat e tyre në Tropojë, Kukës, Peshkopi dhe Shkodër, duke i aktivizuar agjentët me anë të presioneve e rekrutimeve. Çmenduria e serbëve arrinte deria atje sa të mendonin për dërgimin e një ushtrie të vogël, të manovrueshme, në territorin malor të vendit tonë, e cila do të futej në veprim me urdhër të Millosheviçit. Sipas tyre, kjo ushtri brenda 24 orëve do të dilte në qytetin e Durrësit, duke mos hasur rezistencë. Hoxha porosiste që një grup studimor i Ministrisë së Punëve të Brendshme, me në krye ministrin Kadri Hazbiu, të merrej me situatën në Kosovë, gjë e cila u realizua. Më tej, me hollësi Budo zbardh përplasjet interesante mes agjentëve të të dy shërbimeve.



Qysh në kohën kur Xhorxh Bushi ishte drejtor i Organit Qendror të Zbulimit (CIA), vuri në axhendën e këtij shërbimi studimin dhe vlerësimin e informacioneve që kishin të bënin me problemet ndëretnike në Ballkanin e trazuar. Po ashtu, që në atë kohë Amerika synonte rritjen e prezencës së saj në këto hapësira, pas kolapsit ekonomik e politik në vendet e Evropës Lindore, dhe sidomos pas zbutjes së klimës së Luftës së Ftohtë, me anë të reformave të Gllasnosit dhe Perestrojkës, të inicuara e frymëzuara nga politika liberale e Gorbaçovit, që ishte edhe një garanci, që Moska do të merrej me problemet e shumta brenda territorit të saj, duke mos i kushtuar vëmendje problemeve në këto treva.



Ndërkohë, shërbimet e fshehta, SIM-i italian, SDECE francez, si dhe QIPE greke, kishin përgatitur planet e tyre të fshehta, në përputhje me situatën e re të krijuar, pas vdekjes së E.Hoxhës. Zbulimi jugosllav dhe diplomacia e fshehtë e këtij vendi, ishin vënë në dijeni për një pjesë të këtyre planeve, pasi ata në këtë periudhë kishin rritur bashkëpunimin me zbulimin e jashtëm francez, kishin rekrutuar, me material komprometues, disa diplomatë të huaj dhe, po ndiqnin me vëmendje të veçantë zhvillimin e ngjarjeve në Shqipëri.


Operacioni i shërbimit të fshehtë jugosllav “Patkoi”

Beogradi kishte marrë sigurinë nga segmente të veçanta të diplomacisë së fshehtë dhe të disa shërbimeve të fshehta Perëndimore, se me “zbutjen e klimës konfrontuese në Ballkan, nuk do të kishte ndryshime apo tjetërsime territoresh etnike”. Në këto situata, UDB-ja jugosllave kishte bërë një plan agjenturor-operativ e ushtarak afatgjatë me emrin e koduar “Patkoi”. Në këtë plan ishin përfshirë detyra për disa sektorë si të shërbimit të fshehtë, të diplomacisë së fshehtë, të sektorëve ushtarakë, duke koordinuar edhe me median e shkruar dhe atë elektronike, si në sferën e propagandës, të informimit dhe të dezinformimit, ashtu dhe të provokimit, me qëllim, krijimin e një klime të favorshme për ta, për të implikuar shtetin shqiptar në problemet e brendshme të tyre, sidomos pas viteve 1980-1981 dhe në kulmin e demonstratave në Kosovë, që filluan më 11 mars 1981. Sinjalin e parë të këtij plani e dha Tanjugu, më 5 qershor 1981, duke i konsideruar këto demonstrata si produkte të “irredentizmit kosovar”, si dhe “të nxitura, të frymëzuara dhe të fabrikuara nga politika e shtetit shqiptar”, gjoja për të vënë në jetë strategjinë e “Shqipërisë së Madhe”. Diplomacia dhe shërbimi i fshehtë jugosllav doli me propozimin e zbrazjes së territoreve rreth kufijve me Shqipërinë, në një distancë prej 20-30 kilometër katrorë si dhe për vendosjen atje të kolonëve serbë. Duke shtruar këto detyra, Beogradi kishte dy qëllime: të zbatonte politikën shkombëtarizuese ndaj vëllezërve kosovarë dhe nga ana tjetër, duke qenë se Shqipëia ishte në vështirësi ekonomike, ajo ndikonte fuqimisht për destabilizimin e saj, dhe “zgjidhte përfundimisht” problemin kosovar, që tashmë ishte kthyer për ta në një “patologji akute”. Një nga detyrat, që mbahej mjaft sekret, ishte “studimi i mundësive dhe faktorëve objektivë dhe subjektivë” nga ana e një grupi analistësh pranë UDB-së, që do të analizonin nëse “Jugosllavia do të sulmonte Shqipërinë, cilët faktorë do të ndihmonin ose e kundërta, dhe se çfarë fitonte apo humbte Beogradi në opinionin publik ndërkombtar apo në strategjinë e tij“. Po ashtu, do të shihej me vëmendje edhe se “a do të gëzonte po atë mbrojtje të madhe, që ka patur, sidomos pas Luftës së Dytë Botërore nga ish-Bashkimi Sovjetik, SHBA dhe Franca.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

Enveri urdhëron Kadriun të “survejonte” situatën në Kosovë

Kjo detyrë ishte vënë për faktin se ata kishin të dhëna, prej kohësh, ndonëse të ekzagjeruara, për një grup studimor nga Ministria e Punëve të Brendshme me në krye ministrin Kadri Hazbiu, caktuar nga vetë Hoxha, lidhur me situatën në Kosovë, marrëdhënieve me Jugosllavinë, si dhe për të parë mundësinë e zgjerimit të marrëdhënieve kulturore, arsimore e artistike me shqiptarët në trojet e tyre. Siç dihet, “grupi studimor” iu vu punës, duke shfrytëzuar në fillim të gjithë informacionin që dispononte, duke organizuar dhe konsulta me kuadro kryesore të saj, dërgoi, në rrugë të ndryshme, disa kuadro në viset shqiptare atje, ku morën kontakte të hapura dhe të mbyllura me intelektualë kosovarë, duke tërhequr dhe mendimet e tyre, u arrit të bëhej një “Raport Konkludiv”, që vetë nga këto kuadro u sfumua dhe u konsiderua “me vlera, si dhe ”një punë e pastër operative”, ndërsa “konkluzionet”, u konsideruan “të goditura që do të çonin me tej punën e Sigurimit të Shtetit”. Në fakt, në takimin që bëri Enver Hoxha me ta u tha: “Raportin e studiova me kujdesin e duhur, i bindur se ju do ta kishit kaluar klasën. Në fakt, ju duhet të punoni akoma më shumë për ngritjen tuaj ideologjike e politike. Duhet të kishit kuptuar më mirë rolin dhe funksionin e Jugosllavisë në Botë, apo edhe faktin që Beogradi i Titos është një vend i zhvilluar. Ne nuk mund të futemi në aventura, ashtu siç propozoni. Po kështu dhe konkluzioni tjetër që nxirrni për minimizimin e futjes së kosovarëve në Shqipëri është i gabuar. Ju thoni se ata do të na lenë “mikrobe”, gaboni përsëri. Ata do të përfitojnë shumë nga mjedisi ynë. Ju, gjithashtu, nxirrni konkluzionin e gabuar se nuk mund të kontrolloni agjenturën serbe dhe fluksin e saj që futet bashkë me kosovarët, po qe se nuk bëni këtë, me çfarë do të merret Sigurimi i Shtetit”.


UDB në situatë të favorshme agjenturore në Shqipëri

Pra, të dhënat që dispononte UDB-ja ishin të sakta. Ata parashikuan detyra, mbi bazën e njohjes së situatës agjenturore, politike dhe operative dhe ndërtuan planin e tyre të koduar “Patkoi”, që në kuptimin figurativ do të thoshte, se do të shkelnin me këmbë të hekurt territoret e banuara nga shqiptarët në Kosovë e gjetkë, dhe do të përzinte irredentistët, siç bënë vite më vonë. Për këtë punuan nga të gjitha anët, sidomos me anë të veprimtarisë së fshehtë, edhe pse një pjesë e agjenturës kryesore të tyre në Ministrinë e Punëve të Brendshme ishte neutralizuar, për shkak të dënimeve kapitale, por edhe të spostimeve të bëra. Edhe pse bashkë “me barin e thatë po digjej edhe bari i njomë”, agjentomania kishte marrë përmasa të mëdha. Në shumë letra të ndaluara, kërkoheshin “parulla lidhjeje”, ”mesazhe agjenturore”. Kjo ishte një pistë e dëshiruar nga zbulimet e huaja në përgjithësi, për të rritur frymën e mosbesimit dhe të provokimit, dhe për t’i larguar ato nga pista e vërtetë; që të operonin me anë të “Planit Patkoi”. Një detyrë tjetër me rëndësi, që agjenturistët jugosllavë i ishin kushtuar, ishte edhe dërgimi i grupeve operative në kufirin verior të Shqipërisë për t’u lidhur me aktivitetin konkret të grupeve agjenturore, rezidenturave të tyre në Tropojë, Kukës, Peshkopi dhe Shkodër, duke i aktivizuar me anë të presioneve, rekrutimeve me material komprometues, duke bërë gjithashtu trysni për shkatërrimin e banesave, keqtrajtimin e familjes dhe deri rekrutime në familje. Pikësynimi i afërt i UDB-së ishte destabilizimi, sidomos i Veriut të Shqipërisë, gjë që do t’i lehtësonte mjaft punën për zbatimin e menjëhershëm të këtij plani. Nëse do të arrihej që të kryheshin këto detyra, mbetej dërgimi i një ushtrie të vogël, e manovrueshme në territorin tonë malor, që do të futej në veprim me urdhër të Millosheviçit, brenda 24 orëve për të dalë në qytetin e Durrësit. Ata supozonin se nuk do të hasnin rezistencë, për shkaqe politike dhe ekonomike, dhe kështu do të zgjidhnin përfundimisht problemin e Kosovës. Brenda territorit të shtetit të tyre kishin parashikuar një varg detyrash të sferës agjenturore, për riaktivizimin sidomos të disa agjentëve në radhët e inteligjencies kosovare, të cilët ishin orientuar për të vepruar, në radhë të parë për “të zbutur klimën konfrontuese në Kosovë”, ”për orientimin minimal të kërkesave të demonstrueseve larg kërkesës për “Kosovën Republikë” dhe akoma më larg për “bashkimin e saj me Shqipërinë”, duke e paraqitur këtë të fundit si “vend të botës së tretë”, ku “mungonin liritë dhe të drejtat elementare të njeriut”, paçka se për to nuk kishte asnjë rezolutë të organizmave kryesorë ndërkombëtarë, si OKB, apo dhe “Amnesty International” ose “Human Right Watch”, që dënonte shkeljen e këtyre të drejtave. Parulla e ditës, që përdorte UDB-ja në këtë periudhë në sferën e “Luftës Psikologjike” ishte: “Një Shqipëri e destabilizuar është prosperitet për federatën jugosllave dhe çlirim i dytë për Kosovën. Në sferën e veprimtarisë së fshehtë, një vend të veçantë zinin në këto plane veprimtaria agjenturore, brenda dhe jashtë territorit jugosllav, duke rekrutuar agjentë nga subjekte të ndryshme. Pikësynimi kryesor i tyre ishte trupi i huaj diplomatik, ku përfshiheshin diplomatë të rangjeve të ndryshme. Kishte bërë bujë rekrutimi i sekretarit të ambasadës franceze në Beograd, Eugjen Rusos, duke përdorur mjete çnjerëzore shtrëngimi, ku u përdor jo vetëm terror psikologjik, por edhe terror i mirëfilltë fizik. Organet e zbulimit francez, SDECE e gjykuan mjaft ashpër Rusos. Është interesant fakti se informacionin kryesor për rekrutimin e këtij diplomati ua kishin dhënë francezëve Shërbimi i Fshehtë Amerikan (CIA). Mediat u morën shumë me këtë çështje, duke i dhënë asaj përmasat e “Çështjes Drejfys”. Gjithashtu, në botën e spiunazhit kishte bërë përshtypje të madhe angazhimi tej mase i shtypit në “Çështjen më të rëndësishme të spiunazhit pas Luftës së Dytë Botërore” atë të konsiderimit persona “non gratta” të disa funksionarëve sovjetikë të përfaqësive të tyre në Britaninë e Madhe, nga ana e shtetit anglez, ç´ka tregonte për revanshin që kishin marrë zbulimet e huaja njeri kundrejt tjetrit gjatë Luftës së Ftohtë. Në këto plane Shqipëri zinte një nga vendet kryesore, ku u aplikua me anë të Degës së Veçantë serbo-ruso me atavizma tepër të spikatura të shërbimit “Smersh”.


Shërbimi i fshehtë sllav donte të rekrutonte drejtues të Ministrisë së Brendshme

Në tehun e veprimtarisë së tyre terroriste u vunë në shënjestër bashkëpunëtorë aktivë të Sigurimit të Shtetit, vetëm në rrethin e Dibrës, sidomos për A.Lleshin, Hasan Spata, nga Dibra, të cilit i kishin bërë disa kurthe edhe në “bashkëpunim” me disa agjentë potentë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët lidheshin me anë të agjentve dopiorolë, edhe pse kishin kuptuar se ndodheshin të tradhtuar, luftuan dhe punuan për zbatimin detyrave si atdhetarë për mbrojtjen e integritetit dhe të pavarësisë së vendit të tyre. Në rrugë operative në mënyrë të fshehtë kishin ardhur edhe një varg informacionesh që dërgoheshin nga një senator amerikan, të cilat nuk mund të grumbulloheshin veçse me anë të “stacioneve dhe antenave të fshehta” amerikane që kryenin aktivitetin e tyre brenda territorit jugosllav, Beograd e Prishtinë. Përveç rezidencës jugosllave të Tropojës, që ishte mjaft aktive dhe që aktiviteti i saj vazhdoi edhe pas viteve ´90-të, një tjetër rezidencë jugosllave vepronte në zonën e Hasit, që lidheshin ndërmjet tyre me anë të agjentit ndërlidhës dhe rekrutues Avdyl Aliu, që futej në mes të ditës në sektorin Dobrunë-Qafë Prush, dhe kishte armatosur pjesëtarët e kësaj bande, për të bërë terror në atë zonë. Kjo rezidencë ishte mjaft e organizuar dhe në të bënin pjesë disa agjentë jugosllavë tepër të rrezikshëm.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

"Gramafoni", agjenti potencial i UDB-së

Një nga agjentët jugosllav futur me kombinacion në mjediset tona, dhe me një “histori” të veçantë, me karakter përgjithësues për sa i takon formave dhe metodave të veprimtarisë së zbulimit jugosllav ndaj vendit tonë është agjenti “Gramafoni”, me origjinë nga Padeshi i Tropojës. I ati i tij, Syla, kishte qenë nënoficer i Zogut me shërbim ne qytetin e Vlorës, në vitet 1935-1939, dhe para këtyre viteve ishte rekrutuar nga zbulimi jugosllav me detyrë rezident i një prej grupimeve më të spikatura te këtij zbulimi në zonën bregdetare, në drejtim të zbulimeve të tjera, sidomos ndaj atij italian dhe grek, duke bashkëpunuar me zbulimin francez. Siç e kemi theksuar, Ahmet Zogu, pasi kishte refuzuar zbatimin e një varg kërkesave të Beogradit, për portet Durrës dhe Vlorë, si dhe për t’u shkëputur prej tyre gradualisht, i kërkoi ndihmë Musolinit dhe SIM-it italian, duke u theksuar atyre rrezikshmërinë e kësaj rezidence në qytetin e Vlorës dhe “pamundësinë” e tij, për neutralizimin e aktivitetit të saj agjenturor, ose mundet që t’ja faturonte Romës ekzistencën e saj, duke mos “u vetëkomprometuar” edhe për shkak të situatës delikate të marrëdhënieve me jugosllavët. SIM-i italian, tashmë me përvojë në sferën kundërzbuluese, si dhe për shkak të një veprimtarie gati 20-vjeçare në këto treva, kishte vendosur agjenturë kordoni gjatë gjithë bregdetit, sidomos në drejtim të zbulimeve franceze, greke dhe anglo-amerikane. Ndërsa në qytetin e Vlorës kishte organizuar veprimtarinë agjenturore të kamufluar pas agjencisë detare “Pulia”. Ky zbulim, pasi mori të dhënat e para, organizoi mbikëqyrjen e disa personave të dyshimtë, duke bërë dhe një varg arrestimesh sekrete, nga ku gjeti më vonë edhe disa kandidatura të përshtatshme për t’i rekrutuar me material ligjor komprometues, të cilët i shërbyen atij për t’i futur në grupet e para komuniste si dhe në Lëvizjen Nacional-çlirimtare. Dy-tre prej të cilëve arritën funksione të larta në pushtetin e dikurshëm. Kështu kjo rezidencë jugosllave pushoi përkohësisht aktivitetin agjenturor dhe një pjesë e saj u orientua nga zbulimi italian për kryerjen e detyrave të tyre, për të futur në dorë planet e Beogradit në drejtim të Ballkanit dhe të Shqipërisë. Pas viteve ´40-të, Syla kthehet familjarisht në Padesh dhe vazhdon lidhjet, tashmë me OZN-në jugosllave me detyra në drejtim të zonës dhe brezit kufitar me Jugosllavinë, si dhe detyra në drejtim të organizimit politik të zonës së Gjakovës. Duhet thënë se Syla kishte një memorie për t’u admiruar, kishte lidhje të shumta, si dhe episode jo të pakta në sferën agjenturore. Shtëpia e tyre u bë bazë e zbulimit jugosllav deri në vitet 1949-1950 dhe u frekuentua nga dhjetëra kuadro e diversantë të dërguar nga UDB-ja në Shqipëri.


Djali i agjentit jugosllav ndjek rrugën e të atit

Me qenë se mosha nuk e lejonte të ndërmerrte “inkursione” jashtë kufirit, majori i UDB-së, Çedo Mihoviç, me seli në Gjakovë, i kërkoi Sylës të bënte një marrëveshje, duke marrë shkas nga një letër bërë prej tij, për ta lejuar të shkonte në emigracion, për shkak edhe të pamundësisë së tij për zbatimin e detyrave të zbulimit jugosllav në Shqipëri. Thelbi i marrëveshjes ishte: Syla do të lejohej dhe do të ndihmohej të shkonte në emigracion, me konditë që djali i madh i tij, Qemali, të vazhdonte rrugen agjenturore të të atit, në shërbim të UDB-së. Kontrata u firmos nga të dy palët. Syla familjarisht shkon në Zvicër, ndërsa Qemali, që kishte lindur në Vlorë, pranoi bashkëpunimin me serbët dhe vazhdoi shkollën e zbulimit në Beograd dhe një kurs specializimi në këtë fushë në Selanik, ndryshon identitetin, duke u futur me kombinacion në një organizatë studentore, ”për të bërë praktikën e zbulimit të aktivitetit armiqësor të grupeve irredentiste shqipëtare”, në Prishtinë dhe gjetkë. Veprimtaria e kësaj organizate, për shkak “të rrezikshmërisë”, u centralizua në Sekretariatin e Punëve të Brendshme, në Beograd, dhe u ndoq me precedencë. Pasi agjentit të “infiltruar” po i mbaronte koha e praktikës, jepet urdhri nga lart dhe fillojnë arrestimet sekrete, ”hetuesia intensive”, dhuna psikologjike, por sidomos ajo e mirëfilltë fizike. Bashkë me disa të paraburgosur, u arrestua edhe Qemali, me gjithë kundërshtimet e tij dhe ekspozimin e faktit të detyrave që i kishin dhëne si “agjent i infiltruar” në mjedisin studentor kosovar. Në hetuesi e merr nënkoloneli Çedo Mihoviç, i cili e sqaron lidhur me arrestimin me qëllim që “të mos krijoheshin dyshime”, gjë që ka të bëjë me ”perspektivën e tij në sferën e veprimtarisë agjenturore”. Çedo përgatit dosjen e tij me të gjithë informacionet e dala gjatë dy muajve hetuesi intensive dhe me të marrë urdhrin nga zëvendëssekretari për Punët e Brendshme procedon në “rirekrutimin e tij”, këtë radhë me material komprometues me motivacionin “për veprimtari me rrezikshmëri të madhe shtetërore”. Kështu UDB-së nuk i mjaftonte rekrutimi i parë në bazë të kontratës, pasi nuk kishin sa duhet besim dhe me qëllim rritjen e shkallës së garancisë së tij, proceduan duke i hapur dosje, e në rast dekonspirimi ose tradhtie ta ekspozonin para kosovarëve, si dhe organeve të Sigurimit të Shtetit Shqiptar, si “provokator dhe denoncues i aktivitetit armiqësor të organizatës studentore”. Pas kurthit operacional, pasi kishin proceduar me agjenturë, duke e mbikëqyrur dhe provokuar, jugosllavët krahas dhunës së mirëfilltë, gjatë grumbullimit të “provave materiale” në ngarkim të tij, duke i futur në banesë si dhe në qeli vepra të E.Hoxhës, Historinë e PPSH-së, arritën të krijonin shumë prova fiktive, të shoqëruara me denoncime të marra me dhunë ose të fabrikuara, të gjitha këto plotësonin kuadrin e “garancive të plota, duke e vënë atë midis “tri zjarreve”: të opinionit publik kosovar, të ligjeve të shtetit jugosllav, si dhe para ligjeve të shtetit shqiptar, nëse nuk do të zbatonte detyrat e UDB-së. Nëse agjenti do të tradhtonte, atëherë masat represive do të përfshinin edhe familjen tashmë në Zvicër, banesën, deri në eliminimin e pjesëtarëve të familjes së tij, “me aksident automobilistik”, me sëmundje të papritur “infarkt miokardi” ose me “vrasje me porosi”, në bazë edhe të përvojës së degës sovjetike “Smersh”...


Para se zbulimi jugosllav të fuste “Gramafonin” në Shqipëri, i bënë atij një kurs intensiv dhe e pajisën me një ”histori“, të cilën duhet ta mësonte përmendësh dhe ta përsëriste në çdo kohë, që do t’i kërkohej, pa neglizhuar as edhe një presje të saj. Në vija të përgjithshme, “historia” e tij konsistonte në ekspozimin në kufirin shqiptar identitetin e rremë të tij, si dhe datëlindjen fiktive, duke fshehur 3 vjet të shkollës së zbulimit.


Kishte lindur në vitin 1936 në Vlorë dhe paraqitej i datëlindjes 1939. Tregonte se arratisej nga Jugosllavia për arsye se ndiqej nga UDB për shkak të aktivitetit të tij revolucionar, me një organizatë studentore të Prishtinës, që kërkonte veç të tjerave edhe “Kosova Republikë”. Të paraqiste edhe disa “dokumente e materiale të shkruara “kuptohej nga ekspertët kriminalistë jugosllavë”, ku pasqyrohej “ideali i tij kombëtar deri në vetëmohim, për realizimin e bashkimit me Shqipërinë”. Në këto materiale e shkrime të ndryshme, studime, një pjesë e të cilave, kishte vërtet origjinalitet, të cilat mund të kenë qenë produkte të kontrolleve të hapura apo sekrete të banesave, të mjediseve studentore dhe që u përkisnin studentëve dhe profesorëve kosovarë. Të tregonte dhunën çnjerëzore të përdorur nga policia e fshehtë jugosllave, duke demonstruar edhe plagët e blanat që kishte në trup, të cilat ishin reale. Të përsëriste shpesh shprehjen standarde se “ju nuk i njihni serbët”. Gjithashtu, do t’u jepte organeve të Sigurimit të Shtetit emra konkretë të kuadrove drejtues, inspektorë të shërbimit të fshehtë, deri gardianë të burgut, si dhe disa emra të personave, sidomos në zonën dhe brezin kufitar në Shqipëri, të cilët diheshin prej tyre se ndiqeshin nga shërbimi i fshehtë shqiptar, duke i paraqitur ata si “agjentë të UDB-së”, midis tyre për dezinformacion do të “ekspozonte” disa persona VIP, që mbanin lidhje me UDB-në, sidomos kosovarë, larguar nga Jugosllavia për në Shqipëri, pas viteve 1949-1950, ku përfshiheshin edhe disa profesorë të Universitetit të Tiranës dhe pedagogë, që jepnin leksione në Kosovë. Në këtë “histori” nuk harroheshin edhe disa kosovarë të internuar në Lushnjë, Shtyllas e në Berat, të cilët UDB-ja kishte vendosur për t’i djegur, duke ja “deleguar” Sigurimit të Shtetit shqiptar, pasi nuk zbatonin detyrat e ngarkuara nga inspektorët e fshehtë jugosllavë. Në xhepat e agjentit, ata nuk kishin harruar të vendosnin një bllok shënimesh të koduar me shkrimin e agjentit mbi etnogjenezën e shqiptarëve, mbi shpërnguljet me shifra në vite të kosovarëve, disa shënime me shifra për popullsinë shqiptare në Kosovë e gjetkë, një kartë anëtarësimi në bibliotekën e Prishtinës, si dhe një listë të koduar të studentëve të arrestuar nga UDB-ja”. Në këtë “histori“ bënte pjesë edhe “dëshira e tij për të bashkëpunuar me shërbimin e fshehtë shqiptar, me qëllim hakmarrjeje ndaj shkjave”, si dhe propozimi dhe dëshira e tij për t’u vendosur në tri qytetet; Berat, Fier e Lushnjë. Në rast emergjence, kur nuk do të shikonte rrugëdalje në veprimtarinë e tij, do të kërkonte takim me ministrin e Brendshëm ose zëvendësin e tij.


Vendosja në qytetin e Fierit dhe dezinformacionet që jepte “Gramafoni”

Vendosja e këtij agjenti dukej e paragjykuar në qytetin e Fierit me detyrën e arsimtarit të shkollës tetëvjeçare në një fshat afër qytetit, me qëllim që të mbahej nën kontroll të vazhdueshëm. Në fillim, ai mbante lidhje korrekte me punëtorin operativ të zonës dhe e informonte atë (më tepër duke e dezinformuar) për probleme e detyra që i ngarkonte atij operativi dhe brenda një kohe të shkurtër arriti të zbulojë kontingjentet kryesore, që kontrollonte ky operativ në zonën e tij dhe, në varësi të interesave që kishte “Gramafoni” për ta, raportonte për veprimtari armiqësore në formën e propagandës për ata persona që dyshonte se ishin bashkëpunëtorë të Sigurimit, me qëllim zbulimin e veprimtarisë së fshehtë të operativit në zonë edhe më gjerë, duke parë me vëmendje interesimin e mangët të tij ndaj këtyre personave, që i anashkalonte si “pa vlerë e pa interes ndjekjeje të mëtejshme”, duke mos u dhënë detyra në drejtim të kontrollit të veprimtarisë armiqësore të raportuar nga “Gramafoni”. Mirëpo, agjenti jugosllav kishte marrë detyra nga eprorët e tij për të riorganizuar rrjetet agjenturore në këto tri qytete, fijet e të cilëve shkonin deri në qytetin e Vlorës. Krahas agjenturës së vjetër, shumica e të cilëve ishin në vendinternimet, atij i duhej për një kohë të shkurtër të studionte dhe të rekurtonte disa kandidatura nga moshat e reja, me qëllim rritjen e efektivitetit të veprimtarise informative dhe zbuluese të tri-katër rrjeteve agjenturore në këto rrethe, gjë që i duhej këtij agjenti të lëvizte, sidomos pas orës 17-18 të ditëve të shtuna dhe të diela. Në fillim edhe pse ishin dokumentuar disa lëvizje të tij, ato justifikoheshin gjoja se “ishte duke zbatuar detyrat e ngarkuara nga operativi”. Natyrisht, kjo nuk do të vazhdonte gjatë.


Zbulimi dhe kapja e agjentit jugosllav

Pas tri vjetësh, pra në vitin 1972, atij i “ngeci sharra në gozhdë” edhe pse ishte i përgatitur dhe i specializuar për të kapërcyer situata emergjente. Nga detyrat që merrte nga operativi i zonës, dhe mënyrën se si i servirte ai për t’i realizuar ato, agjenti “Gramafoni”, kuptoi se operativi kishte mangësi të theksuara në zbulimin dhe parandalimin e veprimtarisë të sferës së zbulimit të agjentëve të huaj, çka i krijoi një përfytyrim të gabuar të aftësive dhe mundësive të tij për t’u vënë në kontakt me aktivitetin zbulues të tij, gjë që u shoqërua me një mendjemadhësi të pajustifikuar, duke nënvlerësuar dhe masat mbrojtëse që duhet të merrte, sidomos gjatë studimeve dhe rekrutimeve për llogari të shërbimit të fshehtë jugosllav. Qysh në momentet e para të aktivitetit, ai hasi në vështirësi. Në mënyrë sekrete një person i afruar nga agjenti edhe pse bënte një jetë jo normale për një të ri sipas ligjeve dhe normave të kohës, edhe pse ky pranon dhurata edhe para nga agjenti, kur erdhi puna, që “Gramafoni” po proçedonte me mendjelehtësi për ta rekrutuar Servet N., pa sonduar në botëkuptimin dhe pikëpamjet e tij, ky ”kandidat” me zgjuarsi e pyeste për demonstratat e studentëve në Kosovë, të drejtat e tyre të nëpërkëmbura nga serbët, sidomos “e drejta e arsimimit, që në Shqipëri ishte e spikatur dhe falas”, ndërsa “Gramafoni” i përgjigjej, duke thënë se “Shqipëria ishte vendi klasik i izolimit dhe i shkeljes së të drejtave të njëriut” etj. Kaq duhej dhe jo më shumë që Serveti të informonte shefin e sigurimit në Berat, i cili shtoi masat e kontrollit ndaj tij dhe brenda vitit “Gramafoni” u dënua me 10 vjet burg, se “kishte konsumuar figurën e krimit të agjitacionit dhe të propagandës armiqësore për dobësimin dhe minimin e pushtetit popullor, parashikuar nga neni 55/1 i Kodit Penal”. Pasi u dënua, u dërgua në Spaç, për të vuajtur dënimin. Atje, ai takonte disa të dënuar dhe zhvillonte një lloj “hetuesie” me ta, duke i pyetur fije për pe se: “Kush i hetoi? Sa qëndruan në paraburgim? Çfarë pranuan gjatë hetuesisë? Si i mbanin lidhjet me shokët dhe pjesëtarët e familjes? Për cilët persona dyshonin si bashkëpunëtorë të Sigurimit jashtë dhe brenda kampit të Spaçit?”.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

Rekrutime edhe në burgun e Spaçit dhe kombinacionet e Sigurimit të Shtetit

Gjatë kohës së vuajtjes së dënimit në Spaç dhe më vonë në burgun e sigurisë së lartë të Burrelit, ”Gramafoni” rekrutoi 2-3 agjentë në shërbim të zbulimit jugosllav, të cilët, pasi u vunë përpara provave tekniko-shkencore, pranuan vënien në shërbim të tyre, detyrat, parullën e lidhjes brenda dhe jashtë vendizolimit, pseudonimet, mënyrën e lidhjes me rrjetin agjenturor, format dhe mënyrat e grumbullimit të informacioneve etj. Agjenti arriti të dërgonte në lidhjet e tij jashtë burgut dy persona ish të dënuar, njëri prej të cilëve “qëlloi” që ishte agjent i Sigurimit, gjë që i dha mundësi këtij sektori të kryente disa kombinacione te lidhjet e “Gramafonit” në Berat dhe Shtyllas-Fier dhe ku u vërtetua se ata ishin pjesëtarë të rrjetit agjenturor jugosllavë, por me një ndryshim se ishin të zhgënjyer dhe se nuk donin të bashkëpunonin aspak me ta. Konkretisht, sipas materialeve të administruara në dosjen e “Gramafonit” njëri prej tyre shprehet: I thuaj Q. se shkjau më ka rrënue mue e të gjithë robtë e shtëpisë. Po më rrënon këtu dhe kurkund të qetë nuk po më lenë me spiunët e vetë. Sa për ato punë ja kam çue do fjalë ACO-s (pseudonimi i Radovan Urashevit, ish-major i UDB-së në vitet 1955-1956 dhe sekretar i parë i përfaqësisë së tyre në Tiranë, në vitet 1957-1958), se po të dalë gjallë prej këndej kam me u hakmarrë deri në 10 breza”. Ndërsa një person tjetër, lidhje e “Gramafonit”, që mbikëqyrej nga organet e sigurimit, i shprehet hapur të dërguarit të agjentit: “Jam vënë në shërbim të UDB-së qysh në vitin 1952. Kisha detyrë të mësoja qëndrimin e emigrantëve kosovarë në Shqipëri, si dhe të grumbulloja informacione. Të studioja dhe të rekrutoja ish të dënuar nga pushteti, si dhe të internuar. Gjithashtu të kryeja akte sabotimi në ekonomi”. Agjenti “Gramafoni” ishte nën kontroll të rreptë në Spaç, ku gëlonin bashkëpunëtorët e sigurimit dhe, për një periudhë të shkurtër, rreth 6 muaj, u ridënua përsëri “për agjitacion dhe propagandë armiqësore” me 10 vjet privim lirie, tashmë “me rrezikshmëri të theksuar shoqërore” do të mbyllej në burgun e Burrelit. Në qeli, dhomë dhe në ajrim, agjenti nuk linte rast pa u takuar dhe pa zhvilluar “hetuesi” sidomos me të dënuar, që i përkisnin “kontingjentit jugosllav” dhe në të njëjtën kohë, një pjesë të mirë të fakteve dhe të informacioneve ai i mbante përmendësh, duke krijuar kështu një “kartotekë inteligjence” brenda mureve të burgut dhe konkluzioni që ai kishte nxjerr ishte se “shumica e agjentëve jugosllavë ishin dënuar për agjitacion dhe propagandë” dhe se ata nuk ishin zbërthyer si agjentë, kjo, sipas tij, ishte falë “nivelit të ulët të operativëve në sferën e zbulimit dhe të parandalimit të veprimtarisë kryesore të zbulimit jugosllav”. Duke njohur këtë konkluzion të “Gramafonit”, më vonë, gjatë hulumtimeve të një varg dokumentesh, materialesh operative, tema studimore, si dhe leksione e tema të Shkollës së Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pranova se agjenti kishte të drejtë në një kuptim tjetër: pperativi në shkollë, kurse specializimi si dhe në praktikë nuk mësohej e praktikohej me metodika speciale për gjurmimin dhe investigimin e agjentëve të huaj, me qëllim deshifrimin e tyre. Dhe, jo vetëm kaq, në këtë shkollë nuk kishte asnjë temë të mirëfilltë, të specializuar për zbulimin dhe parandalimin e veprimtarisë së kualifikuar të spiunazhit, sidomos kur kjo veprimtari kryhej në rangje të larta të pushteteve. Kështu që, në përgjithësi, operativët merreshin me subjekte të parëndësishme dhe sa po vinte kjo veprimtari po burokratizohej dhe po merrte rrjedhën e “fushatave”, fill pas telegrameve dhe porosive të ardhura nga kuadrot kryesorë vendimmarrës të dikasterit”, për të goditur para “x” feste “tendencat e mprehta”, ku përfshihej edhe spiunazhi. Kuptohet, në përgjithësi, dokumentimi ligjor bëhej për agjitacion dhe propagandë armiqësore, për të cilën kishte studime, përgjithësime, disa tema, buletine mujore, analiza të propagandës armiqësore, raporte konkludive dërguar elitës politike, statistika të dënimeve për këtë figurë krimi, 6-mujore dhe vjetore, ku nxirreshin shkaqe e dukuri standarde.


Agjenti “Gramafoni” vazhdonte punën e tij zbuluese në burgun e Burrelit

Ai kërkonte të lidhej me “elementin antiparti” drejtpërdrejt, pasi indirekt kishte realizuar disa kontakte, në kohë kur kërkoheshin materiale sekrete që diskutoheshin në ish-Byronë Politike, kur Ll.Z. kishte marrë detyrë nga zbulimi jugosllav me anë të agjentes ndërlidhëse DH.L., e cila i kishte çuar zbuluesit jugosllav me pseudonimin CVETKO, një material sekret të Hoxhës mbajtur në Byro. Pikërisht në këtë kohë ambasadori francez në SHBA në takim me ambasadorin tonë H.Budo, i komunikon në konfidencë se “ishte vënë në dijeni nga një burim i fshehtë për një material sekret i diskutuar në Byronë Politike të Shqipërisë”. Është gjithashtu koha kur në burgun e Burrelit ishin futur me kombinacion agjenturor dy të dhëna të rëndësishme: Njëra vinte nga aeroporti “Vnukovo” i Moskës, në takimin e një kuadri të lartë të KGB-ës me agjentin shqiptar “Diplomati”, ku i thuhet atij në mënyrë të prerë dhe “profetike” se “brenda 2-3 vjetëve do të ndryshojë situata në Shqipëri”, si dhe nga Johanesburgu, i Afrikës së Jugut, vinin disa “emërime në poste të larta të ish të burgosurve nga ana e oborrit mbretënor”. Më së fundi, agjenti jugosllav pranoi qenien e tij agjent në shërbim të zbulimit jugosllav, pasi iu paraqitën disa prova tekniko-shkencore, si dhe u ballafaqua me dy ish të dënuar të rekrutuar nga ana e tij për llogari të këtij zbulimi, të cilët pranuan vënien e tyre në shërbim të zbulimit të huaj, si dhe mënyrën e lidhjes jashtë ambienteve të burgut. Në këto kondita, agjenti kërkoi takim me ministrin e Punëve të Brendshme, prej të cilit fitoi “statusin” special e “njeriut të lirë”. Agjenti kartotekë tashmë e kreu detyrën e ngarkuar nga zbulimi jugosllav dhe për arsye të kuptueshme, ”të interesave të larta të Atdheut” dërgohet jashtë shtetit.
Post Reply