Shkruni qka dini per histori, vetni, msoni... ma mire se n'shkoll ko me u kan.

Historia Shqiptare !

Avatari i antarit
User

qenpo

Poste

3368

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Djelë Maj 29, 2005 9:53 am

nga qenpo » E Martë Prill 04, 2006 2:47 pm

LIDHJA SHQIPTARE E LEZHËS

1. Principata e Kastriotëve

Kastriotët e kanë origjinën nga Hasi i Kuksit. Gjyshi i Skënderbeut, Pal Kastrioti, mund të jetë larguar nga Hasi dhe të jetë vendosur si pronar i dy fshatrave në luginën e Drinit të Zi (Sinjës dhe Gardhit të poshtëm).

Zotërimet e Kastriotëve filluan të zgjeroheshin që në fund të shek. XIV nga biri i Palit, Gjon Kastrioti. Në dy dhjetëvjeçarët e parë të shek. XV, Principata e Kastriotëve arriti fuqizimin e saj më të madh. Ajo siguroi daljen në detin Adriatik, ku kishte skelën dhe qendrën doganore të Shufadasë në grykëderdhjen e lumit Mat dhe, pranë saj, kriporet e Shënkollit.

Në lindje principata shtrihej të paktën deri në rrethinat e Gostivarit dhe kufizohej me zotërimet e vjehrrit të Gjonit që banonte në krahinën e Pollogut. Gjon Kastrioti ishte i lidhur më bregdetin e Egjeut ku ndodhej manastiri i Hilandarit, të cilit ai i dhuroi dy fshatra në rrethinat e Gostivarit dhe i bleu një kullë. Në këtë manastir jetoi si murg një djalë i tij ku dhe u varros.


Principata e Kastriotëve në veri kufizohej më Principatën e Dukagjinëve dhe në jug me principatat e Arianitëve dhe të Topiajve. Në Principatën e Kastriotëve kalonin rrugë të rëndësishme që lidhnin viset qendrore më ato jugore e veriore si dhe viset perëndimoreme ato lindore të vendit; në të ishin përfshirë një numër i konsiderueshëm kështjellash dhe qendrash ekonomike si Prizreni, Shufadaja, kriporet e Shënkollit, kështjella e Gurit të Bardhë, ajo e Stelushit etj.

Pozita dhe rëndësia strategjike e Principatës së Kastriotëve bëri që Gjon Kastrioti të kishte lidhie të shumta politike e martesore më principatat e tjera shqiptare. Ai hyri në marrëveshje ekonomike dhe politike të ngushta edhe më vendet e huaja, aq sa Venediku dhe Raguza në fund të viteve ‘30 të shek. XV u dhanë Gjonit dhe djemëve të tij privilegje dhe të drejtën e qytetarisë.


2. Jeta dhe veprimtaria e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut (deri më 1443)

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu lindi rreth vitit 1405. Ishte djali më i vogel, dhe fëmija i parafundit i familjes me shumë fëmijë të Gjonit dhe të Vojsavës, familia e së cilës banonte në krahinën e Pollogut. Ata kishin katër djem (Stanishin, Reposhin, Kostandinin dhe Gjergjin) dhe pesë vajza ( Marën, Jellën, Angjelinën, Vllajkën e Mamicën). Gjergji lindi në një kohë kur Principata e Kastriotëve ishte e fuqizuar. Kur osmanët morën Krujën (në fund të vitit 1414 ose në fillim të vitit 1415), që ishte në kufi me Principatën e Kastriotëve. Gjoni, i cili më 1410 u kishte dhënë një djalë peng osmanëve (ndoshta Stanishin) u detyrua edhe tani t’u jepte atyre peng djalin e vogël, Gjergjin.

Për një periudhë rreth 10-vjecare, Gjergji vazhdoi shkollën e içogllanëve të Edrenesë, ku përgjithësisht futeshin djemtë e sundimtarëve të posanënshtruarve e vasalë, për t’i përgatitur e edukuar me frymën osmane, si komandantë të zotë e feudalë të bindur.

Natyra e kishte pajisur Gjergj Kastriotin më dhunti të veçanta, shumë të çmuara. Ai ishte shtatlartë e shumë i fuqishem. Ishte mendjemprehtë dhe mësoi disa gjuhë të huaja. Gjatë viteve të shkollimit Gjergji u dallua nga të tjerët. Atij ia vu emri mysliman Skender dhe mori pjesë në fushata të ndryshme ushtarake në Ballkan dhe në Azinë e vogël. Luftonte mbi kalë e më këmbë dhe ishte mjeshtër i pashoq në përdorimin e shpatës e të armëve të tjera.

Pasi mbaroi shkollën e içollganëve, Skender hyri në kuadrot ushtarake dhe mori titullin e beut, duke pëparuar shpejt në karierë shtetëore: nga spahi arriti deri në postin e lartë të sanxhakbeut.

Në mesin e viteve ‘20 ai u dërgua në Shqipëri dhe qëndroi si kuadër i Perandorisë osmane deri në fund të viteve ‘30. Si spahi Skënderbeu pati një timar të madh në zonën midis Lezhes dhe Rubikut, ku ndodheshin edhe porti i Shufadasë dhe kriporet e Shënkollit. Në vitet 1437-1438 Skënderbeut iu tha posti i subashit të Krujës, kurse me detyrën e sanxhakbeut të Sangjakut Shqiptar ishte i biri i Teodor Muzakës, Jakup Beu.

Gjatë viteve të qëndrimit në Shqipëri Skënderbeu, ashtu si dhe Jakup Beu, favorizoi elementin shqiptar në marrëdhënie me administratën osmane dhe u kujdes për mbarëvajtjen e Principatës së Kastriotëve.

Në fund të viteve ‘30 kur në Ballkan po fillonin trazirat antiosmane, sulltan Murati II transferoi Jakup Beun dhe Skënderbeun nga postet e larta që kishin në Shqipëri. Emërimin e tij si sanxhakbej larg Shqipërisë, ndoshta në Nikopol të Bullgarisë. Skënderbeu nuk mund ta shikonte si një “gradim”, por si shprehje të mosbesimit të sulltanit ndaj tij dhe ndaj elementit shqiptar që ishte përfshirë në administratën e shtetit osman, (aq më tepër që në atë kohë atij i kishte vdekur i ati dhe dy vëllezër dhe në krye të Principatës duhej të vihej ai me Stanishin).


Kryengritja e përgjithshme çlirimtare (nëntor 1443)

Në fillim të viteve 40 të shek. XV në Evropë po gjallëroheshin shpresat për dëbimin e osmanëve nga Ballkani. Në këtë drejtim kishte vepruar pozitivisht vendimi i bashkimit të kishësh ortodokse më atë katolike, nën kryesinë e kësaj të fundit, dhe disfata e rëndë që pësoi ushtria osmane në shtator të vitit 1442 prej trupave të Mbreterisë së Polonisë dhe të Hungarisë, të komanduara nga Janosh Huniadi.

Pas kësaj fitoreje Papa Eugjeni IV veproi aktivisht për të nxitur ballkanasit të ngriheshin kundër pushtuesve osmanë.

Në shtator të vitit 1443, Gjergj Arianiti filloi veprimet luftarake në viset qendrore. Kurse më në jug forcat e Gjin Zenebishit kaluan nga rrethinat e Sarandës e të Gjirokastrës në drejtim të kosturit, ku u thyhen prej osmanëve.

Në tetor të vitit 1443 trupar polake e hungareze, të komanduara nga Janosh Huniadi, pasi kaluan Danubin iu drejtuan viseve verilindore Shqiptare, dhe, siç shkruante ai, ushtria e tij “rritej nga dita në ditë me shumë bullgarë, shqiptarë, serbë e boshnjakë. Beteja u zhvillua më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, ku ishte i pranishëm edhe Skënderbeu.

Shpartallimin e forcave osmane në këtë betejë, Skënderbeu e gjykoi si çastin më të përshtatshëm për çlirimin e tokave shqiptare. Pasi grumbulloi rreth vetes disa qindra bashkëluftëtarë, pjesmarrës në betejën e Nishit dhe i shoqëruar nga i nipi, Hamza Kastrioti, Skënderbeu u nis në drejtim të Principatës së Kastrioteve. Gjatë kalimit u ndal në Diber, mblodhi menjëherë krerët e vendit dhe u tregoi planin e veprimeve. Shumicën e bashkëluftëtarëve e nisi që të fshiheshin në rrethinat e Krujës, kurse vet u paraqit para autoriteteve osmane të Krujës, sikur ishte riemëruar subash i saj.

Pasi mori në dorëzim Krujën, Skënderbeu futi natën në kështjellë bashkëluftëtarët e fshehur në rrethinat e saj dhe, në bashkëpunim me krutanët, shpartalloi garnizonin osman. Të nesërmen, më 28 nëntor 1443, kur të gjithë qytetarët i kishte pushtuar një gëzim i papërmbajtur dhe, siç shprehej Barleci, “të gjithë kishin në gojë lirinë, kudo oshëtinte zëri i ëmbël i lirisë”, mbi muret e kështjellës së Krujës u ngrit flamuri i Kastriotëve.

Lajmi i fitores historike, i çlirimit të Krujës, u përhap me shpejtësi dhe u prit me gëzim të papërshkrueshëm në mbarë vendin.

Ai i dha një hov të paparë luftës çlirimtare. Pas Krujës, luftëtarët e Skënderbeut çliruan radhazi kështjellat e Petrelës (ne jug të Tiranës), të Gurit të Bardhë në Mat, të Stelushit dhe Sfetigradit në Diber etj. Kryengritja e vitit 1443 perfshiu vise të tera.

Si rrjedhojë, në hapësirat e Shqipërisë së Veriut e Qendrore dhe deri te lumenjtë Devoll e Seman u rimëkëmbën një numër principatash e zotërimesh të rëndësishme si ajo e Dukagjinëve, e Stres-Balshajve, e Zahariajve, e Spanëve, e Dushmanëve, në veri të Principatës së Kastrioteve, dhe në jug të saj, Principatat e Arianitëve, e Topijave, dhe ajo e Muzakajve.


4. Kuvendi i Lezhës dhe forcimi i Lidhjes Shqiptare

Menjëherë pas fitores së madhe të vitit 1443 Skënderbeu filloi takimet me princër e fisnikë të tjerë shqiptarë për të gjetur rrugën e bashkimit, pa të cilin nuk mund t’i bëhej ballë fuqisë ushtarake më të madhe të kohës.

Për këtë qëllim më 2 mars të vitit 1444, në Katedralen e Shënkollit të qytetit të Lezhës u mbajt i pari Kuvend Kombëtar i princërve dhe i fisnikëve shqiptarë të shek. XV, disa prej të cilëve kishin udhëhequr kryengritjet e viteve ‘30. Në kuvend morën pjesë: Skënderbeu, Gjergj Arianiti, Andrea Topia (bashkë me dy djemtë e tij), Gjergj Stres-Balsha, Nikollë e Pal Dukagjini, Teodor Muzaka i Riu (dhe disa pjestarë të tjerë të kësaj familjeje), Lekë Zaharia, Pjetër Spani (bashkë më katër djemtë e tij), Lekë Dushmani, Stefan Gojçini (Cernojeviçi) etj.

Skënderbeu, si drejtues i Kuvendit, mbajti fjalën e hapjes në të cilën theksoi domosdoshmërinë dhe rëndësinë e bashkimit të Shqiptarëve.

Kuvendi vendosi që bashkimi të bëhej në formën e një besëlidhjeje, të një aleance ushtarake nëpërmjet drejtuesve të principatave dhe të krerëve të tjerë të vendit, që njihet më emrin Lidhja shqiptarë e Lezhës. Si kryetar i saj u zgjodh Skënderbeu. Vendim tjetër i rëndësishëm ishte krijimi i ushtrisë së përbashkët dhe caktimi i Skënderbeut si komandant i përgjithshëm i saj.

Për të përballuar shpenzimet e ushtrisë, të armatimit të saj etj., Kuvendi vendosi gjithashtu të krijohej një arkë të përbashkët që do të administrohej nga Skënderbeu. Të ardhurat e saj do të vinin nga kuotat që do të jepnin anëtarët e Lidhjes. Me vendimet e Kuvendit të Lezhës u bë një hap i madh e vendimtar drejt bashkimit politik të vendit dhe krijimit të një pushteti qëndror të përfaqësuar nga Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, të cilin ai e fuqizoi gjithnjë e më shumë për të bashkuar sa më organikisht shqiptarët e viseve të lira shqiptare.



Pjesë leximi

1. Pjesë nga fjala e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut më 28 Nentor 1443, mbajtur para banorëve të Krujës (sipas MARIN Barlecit tek libri “Historia e Skënderbeut” )

“...Lirine nuk ua solla une, por e gjeta ketu! Sapo më shkeli këmba truallin tuaj, sapo dëgjuat emrin tim, m'u derdhët me vrap të gjithë, më dualët përpara kush e kush më parë, sikur të kishit dëgjuar që u ngritën nga varret etërit, vëllezërit, bijtë tuaj, sikur të kishin zbritur ketu gjithë perënditë...Armët nuk ua solla unë, por ju gjeta të armatosur!
Lirinë e pashë së e keni kudo, në krahëror, në ballë, në shpatat e në ushtat”.


2. Ushtria shqiptarE dhe arti i saj ushtarak

Në kuvendin e Lezhës u vendos që me ndihmesën e pjesëmarrësve të tij të krijohet një ushtri e përbashkët. Bërthamën kryesore të saj e formuan luftëtarët që i mobilizonte vetë Skënderbeu, i cili ishte komandant i përgjithshëm i ushtrisë. Në fillim forcat e Lidhjes Shqiptare kishin karakter federal, sepse princat shqiptarë mbanin një numer të ndjeshëm forcash ushtarake jashtë ushtrisë së përbashkët.

Ushtria shqiptare përbëhej nga trupat e përhershme dhe nga luftëtarët që mobilizoheshin vetem gjatë kohës së luftes. Trupat e përhershme ishin ndarë në dy pjesë kryesore. Njëra përbëhej prej 2 mijë deri 3 mijë kalorës të armatosur lehtë, të cilët i stërviste Skënderbeu dhe shërbenin si gardë personale e tij. Pjesa tjetër ruante kështjellat e vendit dhe brezin kufitar në viset lindore.

Masen kryesore të ushtrisë shqiptare e formonin luftëtarët që mobilizoheshin gjatë kohës së luftës, sipas parimit “burrë për shtëpi”. Kur rreziku ishte i madh, mobilizoheshin të gjithë banorët që mund të luftonin. Në rast mobilizimi të përgjithshëm forcat ushtarake shqiptare arrinin nga 20 mijë deri në 30 mijë luftëtarë, duke formuar një ushtri të madhe për kohën.

Komanda e ushtrisë ishte në dorën e Skënderbeut, që ishte komandanti i përgjithshëm. Për t’u kosultuar gjatë veprimeve ushtarake pranë tij qëndronte këshilli i luftës, i përbërë nga komandantët më të shquar, të cilët zakonisht dilnin nga radhët e fisnikëve.

Në plan strategjik, si detyrë e dorës së parë për forcat ushtarake ishin moslejimi i trupave osmane që të futeshin në brendësi të viseve të lira për të grabitur e shkatërruar vendin. Këtij qëllimi i shërbente sistemi mbrojtës i brezit kufitar, të cilit iu kushtua kujdes të veçantë. Kur trupat osmane arrinin të futeshin në thellësi të vendit luftëtarët e brezit kufitar tërhiqeshin të organizuar dhe bashkoheshin me pjesën tjetër të ushtrisë shqiptare. Kur osmanët futeshin në thellësi të vendit dhe rrethonin Krujën, Skënderbeu i organizonte veprimet luftarake në mënyrë të tillë që pesha kryesore e veprimeve luftarake të binte jo mbi mbrojtësit e kështjellës, por mbi luftëtarët që vepronin jashtë saj, më të cilën qëndronte vetë heroi.

Variantet taktike që përdorte Skënderbeu për të shpartalluar ushtritë armike ishin të larmishme e mbështeteshin në bashkërendimin e mbrojtjes me sulmin, e mësymjes së ushtrisë se rregullt me goditjen e çetave, e ndeshjeve ballore me ato të pusive, duke futur në përdorim si këmbësorinë ashtu edhe kalorësinë e armatosur lehtë.

Vëmendje Skënderbeu i kushtoi edhe prerjes së rrugëve të furnizimit të ushtrisë armike, duke sulmuar karvanet e furnizimit të saj më ushqime e sende të tjera të nevojshme. Ai i kushtoi kujdes edhe organizimit të zbulimit për sigurimin e të dhënave më karakter strategjik, operativ e taktik që kishin të bënin me kohën e ardhjes së ushtrive armike, madhësinë, organizimin, lëvizjen, veprimet luftarake të tyre etj. Zbuluesit i paraprinin ushtrisë shqiptare, kur ajo futej në viset e pushtuara, dhe ata gjendeshin kudo, në krahinat fqinje e deri në qendër të Perandorisë Osmane.
Avatari i antarit
User

qenpo

Poste

3368

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Djelë Maj 29, 2005 9:53 am

nga qenpo » E Martë Prill 04, 2006 2:47 pm

1. Fitoret e para ushtarake

Çlirimi i rajoneve të tëra në Shqipërinë e mesme e veriore, bashkimi i forcave politike shqiptare ishin ngjarje të rëndësishme edhe në planin ndërkombëtar dhe shkaktuan shqetësime të veçanta në oborrin osman.

Sulltan Murati i II ngarkoi Ali Pashën, një nga komandantët e tij më të shquar, që të rivendoste pushtetin osman në ato rajone.

Ne krye të 25,000 vetave, Ali Pasha iu drejtua viseve të lira shqiptare.


Skënderbeu përgatiti një ushtri prej afro 8 mijë kalorësish e 7 mijë këmbësorësh. Beteja u zhvillua në vere të vitit 1444, në fushë të Dibrës së poshtme të palokalizuar ende, që konvencionisht është cilësuar si Beteja e Torviollit. Ajo filloi me sulmin e shqiptarëve të cilët luftuan heroikisht dhe arritën një fitore të Shkëlqyer. Në atë betejë shkruan Barleci “Luanët komanduan luanët”.

Fitorja e Torviollit pati jehonë të thellë në Shqipëri dhe në vende të tjera. Ajo përforcoi besimin e shqiptarëve tek Skënderbeu dhe tek ushtria e Lidhjes.

Ne vjeshtën e vitit 1445, kundër Shqipërisë erdhën njëra pas tjetrës dy ushtri osmane, të cilat u shpartalluan në luginën e ngushtë të Mokrës së Dibrës. Në vitin 1447 shqiptarët shpartalluan një ushtri tjetër osmane në Oranik të Dibrës. Këto fitore ushtarake e rritën më tej autoritetin e Skënderbeut dhe në një rrafsh nd¨rrkombëtar e bënë Shqipërinë një fuqi antiosmane të dorës së parë.


2. Konflikti me Venedikun (1447-1448)

Venediku ishte një nga shtetet më të fuqishme detare e tregtare në tërë pellgun e Mesdheut dhe zotëronte një numër qytetesh e qendrash të rëndësishme tregtare të Ballkanit e më gjerë.

Edhe pas çlirimit të rajoneve të gjera të Shqipërisë së mesme e të veriut, Venediku përpiqej të shfrytzonte situatat e krijuara për të forcuar pozitat e veta. Në Shtator të vitit 1444 mori kështjellën e Dejës qendër e rëndësishme doganore, duke shfrytëzuar vrasjen e zotit të saj, Lekë Zaharisë. Ky akt ndikoi në acarimin e marrëdhënieve të shqiptarëve me Venedikun. Në vjeshtë të vitit 1447 Skënderbeu mblodhi Kuvendin e lidhjes në të cilin u vendosn për fillimin e luftës kundër Venedikut.

Në nëntor shqiptarët rrethuan Durrësin dhe Dejën, kurse gjatë pranverës së vitit 1448, ushtria shqiptare, e drejtuar nga Skënderbeu dhe Gjergj Arianiti shpartalloi në brigjet e Drinit një ushtri venedikase, të komanduar nga Daniel Juriçi, dhe më pas sulmoi Shkodrën dhe Drishtin. Forcat e Skënderbeut, me të cilan u bashkuan shumë shqiptarë të zotërimeve venedikase, kaluan lumin e Bunës dhe iu drejtuan Tivarit.

Nën nxitjen dhe kërkesën e Venedikut, sulltan Murati II u nis në drejtim të viseve të lira shqiptare, dhe me një ushtri të fuqishme rrethoi Sfetigradin. në këto rrethana Skënderbeu u largua nga zoterimet e Venedikut dhe më pjesën Kryesore të ushtrisë së tij u nis në drejtim të Sfetigradit. Luftimet këtu u zvilluan gjatë muajve qershor-gusht 1448. Pasi osmanët zbuluan e prishën kanalin e furnizimit më ujë të kështjellës së Sfetigradit, etja i detyroi mbrojtesit e saj të dorëzoheshin.

Sulltani i ndërpreu veprimet ushtarake të mëtejshme kundër shqiptarëve, sepse duhej të përballonte ushtrinë e Janosh Huniadit. Ky po përgatitej të marshonte në thellësi të zotërimeve osmane, për t’u bashkuar me rreth 20 mije luftëtarë të Skënderbeut dhe për të zhvilluar një betejë të përbashkët kundër ushtrive osmane.

Në këtë kuadër, Lidhja Shqiptare ndërpreu luftën me Venedikun dhe më 4 tetor 1448 u nënshkrua traktati i paqes. Në bazë të tij Deja i mbetej Venedikut, i cili do t’i paguante çdo vit Skënderbeut 14000 dukate, do t’u krijonte lehtësira doganore disa fisnikëve shqiptarë etj. Me gjithë përgatitjet që bënë shqiptarët nuk arritën të merrnin pjesë në betejën e zhvilluar më 18 tetor 1448 në afërsi të Prishtinës, të cilën Huniadi e humbi.


3. Mbrojtja e Krujës gjatë rrethimit të parë (korrik – tetor 1450)

Gjatë vitit 1450 sulltani bëri përgatitje intensive për organizimin e një fushate ushtarake shumë më të fuqishme së ajo e vitit 1448. Në fund të korrikut të vitit 1450 një ushtri e fuqishme prej 100 mijë vetash, e drejtuar nga sulltan Murati II, të cilin e shoqëronte edhe i biri i tij 18 vjear, sulltani i ardhshëm Mehmeti II, vërshoi në viset e lira shqiptare “duke i vënë zjarrin çdo gjëjë që taknte. Gjatë kalimit nëpër luginën e Shkumbinit, ushtria osmane u ndodh nën goditjen e luftëtarëve të Gjergj Arianitit: megjithatë ajo arriti ta vendoste kampin e vet në fushën pranë Krujës.

Mbrojtësit e Krujës të komanduar nga Vrana Konti, refuzuan me përbuzje ofertat e sulltan Muratit II për dorëzimin e kështjellës. Pranë saj osmanët derdhën topa të fuqishëm dhe me predhat e tyre prej guri rrahën muret e kështjellës, një pjesë e të cilave u dëmtuan. Pas bombardimit, osmanët u vërsulën drejt të dëmtuarve, por ndeshën më heroizmin e mbrojtësve të Krujës të cilët shkruan një epope të lavdishme.

Ushtria shqiptare, që vepronte jashtë kështjellës nën komandën e Skënderbeut, i sulmonte parreshtur dhe befasisht trupat armike njëkohësisht nga drejtime të ndryshme, ditën e natën, gjë që i shkaktoi armikut mijëra e mijëra të vrarë, dhe vështirësi të shumta furnizimi më uishqime e me mallra të tjera.

Pasi i humbi shpresat për mposhtjen e qëndresës shqiptare, sulltan Murati II kërkoi të arrinte në marrëveshje paqeje me Skënderbeun, të cilën ky e refuzoi. Në mesin e tetorit 1450, sulltan Murati II hoqi dorë nga rrethimi i Krujës dhe pas disa muajsh vdiq.

Mbrojtja heroike e Krujës më 1450 ishte një nga fitoret më të shkëlqyera të shqiptarëve. Jehona e saj qe shumë e madhe, si në Shqipëri ashtu edhe në vendet e tjera evropiane. Për këtë fitore, heroi shqiptar mori përgëzime nga vende të ndryshme dhe personalitete të shquara të kohes.


4. Përpjekjet për çlirimin e viseve jugore. Fitorja e Skënderbeut në Ujbardhë (1457)

Pas vdekjes së sulltan Muratit II në fronin osman erdhi i biri i tij, Mehmeti II (1451-(57!) 1481), i cili nuk do të vononte të dërgonte forcat e tij kundër viseve të lira Shqiptare.

Më 1452 një ushtri osmane prej 12 mijë vetash iu drejtua kështjellës së Modricës, në brigjet e Drinit të zi, të cilën Skënderbeu sapo e kishte ngritur. Kur truapat osmane po i ngjiteshin kodrës për në kështjellën e Modricës, u sulmuan nga lart poshtë nga shqiptarët, dhe shumica u vranë e ranë robër së bashku më komandantin e tyre, Hamza Beun. Pas disa muajsh sulltani nisi një ushtri tjetër. Për shpartallimin e saj Skënderbeu i kaloi ushtarët e vet në thellësi të viseve të pushtuara, e sulmoi atë natën në disa drejtime në fushën e Pollogut dhe vrau edhe komandantin e saj, Debrenë.

Skënderbeu ishte i vetëdijshëm për domosdoshmërinë e çlirimit të viseve shqiptare ende të pushtuara si dhe të rajoneve të tjera të Ballkanit, si rruga e vetme për të shpëtuar nga sulmet e pandërprera të ushtrisë osmane. Këtij qëllimi i shërbyen edhe lidhjet e ngushta që ai krijoi më vendet e tjera. Në verë të vitit 1455 erdhën në Shqipëri 500 ushtarë napolitanë, për të ndihmuar shqiptarët në luftë për çlirimin e kështjellës së Beratit.

Kur trupat osmane ishin të zëna me pushtimin e Kosovës, në verën e vitit 1455, shqiptarët rrethuan Beratin. Për Shkak të pakujdesisë së Muzakë Topisë (që ishte martuar më të motrën e vogël të Skënderbeut, Mamicën), në 26 korrik të vitit 1455 nga një sulm i befasishëm i një ushtrie osmane prej 30 mijë vetash, u vranë të 5 mijë luftëtarët e tij. Kurse 7 mijë luftetarë të tjerë shqiptarë së bashku me Skënderbeun e Gjergj Arianitin që ishin në rrethinat e Beratit, rendën të ndihmonin vëllezërit e tyre, por u gjendën të rrethuar. Ata shpëtuan vetëm në sajë të heroizmit të Skënderbeut.

Kjo ngjarje pati rrjedhoja në jetën politike të vendit. Tek disa fisnikë shqiptarë, duke përfshirë ketu edhe bashkëpunëtorët të ngushtë të Skënderbeut, si Moisi Arianiti (Golemi) e Hamza Kastrioti, u trondit besimi në luftën kundër ushtrive osmane, aq sa ata kaluan në anën e armikut dhe bashkëpunuan me të.

Në pranverë të vitit 1456, Skënderbeu shpartalloi një ushtri osmane të komanduar nga Moisi Arianiti në fushën e Oranikut të Dibrës. Pas kësaj, i penduar për aktin e tij, Moisiu luftoi besnikërisht përkrah Skënderbeut deri në vdekje. Por edhe më të rëndësishme ishte fitoria e vitit 1457 në Ujbardhë.

Një ushtri e fuqishme osmane prej 80 mijë vetash erdhi në tokat e lira shqiptare në korrik të vitit 1457. Ajo komandohej nga Isa Bej Evrenozi dhe Hamza Kastrioti.

Si zakonisht Skënderbeu me luftëtarët e vet zuri shtigjet në ballin lindor, nga pritej afrimi i ushtrisë osmane. Pas disa ndeshjeve të parëndësishme me të ai e shpërndau pjesën më të madhe të ushtrisë dhe u tërhoq sikur u shpartallua. Kjo manovër e Skënderbeut pati sukses të plotë. Forcat osmane i ranë kryq e tërthor vendit pa u rënë në gjurmë luftëtarëve shqiptarë.

Kur ushtria osmane e mashtruar plotësisht rrinte e shkujdesur si fitimtare në fushën e Ujit të Bardhë pranë Mamurrasit, Skënderbeu i grumbulloi fshehurazi luftëtarët shqiptarë dhe më 2 shtator 1457 e goditi atë befasisht në disa drejtime. Të ndodhur në gjumin e mesditës, pa armë e me kuaj të pashaluar, trupat osmane pësuan një disfatë të plotë. Shumica e tyre u vranë dhe ranë robër në duart e shqiptarëve.

Fitorja në betejën e Ujbardhës pati në Shqipëri rrjedhoja të shumanshme politike dhe ushtarake. Ajo ishte një goditje vendimtare ndaj lëkundjeve që u shfaqën në gjirin e disa fisnikëve shqiptarë dhe ndikoi së tepërmi në rritjen e autoritetit të Skënderbeut e në forcimin e pushtetit të tij në të gjitha viset e lira shqiptare.


Pjesë leximi

1. Beteja e Torviollit (29 Qershor 1444)

I vetmi burim që jep të dhena për këtë betejë është Marin Barleci. Ai tregon së beteja u zhvillua në një fushe të Dibrës së poshtme. Historiantët e mëvonshëm e kanë emërtuar atë si “Beteja e Torviollit” dhe si datë të saj kanë vënë 29 qershorin e vitit 1444.

Sipas Barlecit, ushtria osmane e Ali Pashës numëronte 25 mijë ushtarë, kurse ushtria shqiptare kishte 8 mijë kalorës dhe 7 mijë këmbësorë. Beteja u zhvillua në formacion të rregullt luftimi. Skënderbeu e vendosi ushtrinë shqiptare në fushën e hapur, në formë harku, të ndarë në tri grupime. Në radhën e parë të çdo grupimi vendosi kalorësinë dhe pas tyre këmbësorinë. Për të drejtuar zhvillimin e betejës, ai qëndronte me luftëtarët e grupimit të qendrës.

Forcat e grupimit të djathtë i komandonte, Moisi Arianiti, kurse ato të grupimit të majtë Tanush Topia. Pas trupave të qendrës ishin vendosur edhe dy grupime luftëtarësh nën drejtimin e Ajdin Muzakës dhe të Vrana Kontit.

Beteja filloi më sulmin e luftëtarëve shqiptarë të dy drejtimeve anësore, të cilët u përpoqën ta ndanin ushtrinë osmane në dy pjesë, ndërkohë kur forcat e grupimit të qendrës, me Skënderbeun në krye, sulmuan trupat e Ali Pashës.

Kur Armiku ende nuk i kishte hedhur në betejë të gjitha forcat, u sulmau nga pas prej luftëtarëve të Gjin Muzakës e të Hamza Kastriotit, të fshehur në pyjet aty pranë. E goditur nga të gjitha anët, së fundi edhe nga forcat e freskëta shqiptare të rezervës të komanduara nga Vrana Konti, ushtria e Ali Pashës u shpërnda plotësisht. Osmanët lanë në fushën e betejës me mijëra të vrarë e robër.


2. PËrgËzimet për mbrojtjen e Krujës më 1450

“Nuk gjejmë fjalë të mjaftueshme për të lavdëruar ose admiruar madhështinë e pabesueshme të shpirtit tuaj, urtësinë dhe burrërinë tuaj të pashoqe. Ju qëndruat me forcat e pakta kundër një armiku të panumërt osmanësh. Qofshi pasqyrë e shembullt për të gjithë princat, për të gjithë popujt !”.
( Pjesë nga një letër e Senatit të Raguzës drejtuar Skënderbeut )


3. Shteti i Skenderbeut

Kërcënimi i vazhdueshëm osman ndikoi që në procesin e formimit të një shteti të vetëm shqiptar, në të gjitha viset e lira (që shtriheshin nga rrjedha e lumejnve Devoll e Seman në jug, deri në Malësinë e Dukagjinit në veri, e nga brigjet e ditit Adriatik në perëndim deri përtej Drinit të Zi në lindie) të vepronin gjithnjë e më shumë faktorët e mirëkuptimit dhe të interesit të përbashkët. Në këtë drejtim ndikonin pozitivisht lidhiet martesore ndërmjet familjeve fisnike, dukuri kjo mjaft e njohur në shoqërinë feudale.

Martesa të tilla me karakter politik kishin bërë që në kohën e Gjon Kastriotit, i cili vetë ishte i martuar më Vojsajvën, familja e së cilës jetonte në viset lindore shqiptare, në krahinën e Pollogut, motrat e Skënderbeut u martuan me familjet më të fuqishme shqiptare të kohës. Mara më Stefan Gojçinin (Cermojeviçin) e Zetës, Vllajka me Gjon Muzakën, Angjelina me vëllanë e Gjergj Arianitit, Vlado, dhe Jella me Pal Stres-Balshën. Skënderbeu, nga ana e tij, bëri lidhje të tjera martesore. Vetë u martua me Donikën, vajzën e Gjergj Arianitit, kurse të motrën, Mamicën e martoi me Muzak Topinë.

Shteti shqiptar i Skënderbeut personifikonte bashkimin e familijeve të mëdha shqiptare, jo vetëm nëpërmjet lidhjeve martesore, por edhe nëpërmjet simboleve shtetërore, që lidheshin me ta dhe me traditën e lashtë kombëtare.

Kështu, krahas evokimit të lavdisë së epiriotëve (sinonim i emrit arbër), Skënderbeu përdori simbolin e njohur të Pirros së Epirit, përkrenaren e zbukuruar më një kokë dhije, kurse në vulen zyrtare të heroit shqiptar dhe në stemën e Kastriotëve, u përdorën si simbole shqiponja dykrenare, që e kishin Muzakajt, dhe ylli më gjashtë cepa që e kishte principata e Balshajve. Nëpërmjet këtyre simboleve shprehej uniteti i viseve të tëra shqiptare nga Jugu (shqiponja dykrenare e Muzakajve) deri në veri (ylli gjashtëcepësh i Balshajve) dhe duke përdorur flamurin e perandorisë Bizantine (fushën e kuqe me shqiponjën e zezë dykrenare në mes), tregohej së pas pushtimit të Kostandinopojës prej osmanëve më 1453, shqiptarët ishin forca kryesore antiosmane në Ballkan, që dikur ishin pjesë e Perandorisë Bizantine.
Avatari i antarit
User

qenpo

Poste

3368

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Djelë Maj 29, 2005 9:53 am

nga qenpo » E Martë Prill 04, 2006 2:47 pm

1. Marrëdhëniet me vendet e Evropës Juglindore

Lufta heroike dhe e sukseshme e shqiptarëve kundër forcave osmane bëri që ata të vlerësoheshin nga shtetet e huaja si një fuqi e rëndësishme e dorës së parë dhe i vuri shqiptarët në ballë të përpjekjeve për dëbimin e osmanëve nga viset e pushtuara të Evropës. Lufta kundër të njëjtit agresor, Perandorisë Osmane, i afroi dhe i bëri aleatë të natyrshëm vendet e Evropës Juglindore.


Si rrjedhim, me kohë u vendosën lidhje ndërmjet shteteve, principatave e zotërimeve të kësaj pjese të Evropës. Në këtë kuadër dalloheshin marrëdhëniet e shqipëtarëve me Hungarinë.

Deri në vitin 1456, kur vdiq Janosh Huniadi, Hungaria luftonte kundër pushtuesve osmanë dhe ishte kështu aleati më i rëndësishëm i shqiptarëve.

Duke goditur secila palë në sektorin e vet të njëjtin armik, lehtësonin barrën e njëra-tjetrës. Bashkëpunimin ushtarak ndërmjet tyre Skënderbeu dhe Huniadi u përpoqën ta shtrinin deri në organizimin e fushatave luftarake të përbashkëta.

Më 1448 dhe 1456, Skënderbeu u përgatit të merrte pjesë përkrah Janosh Humiadid në betejat që ai zhvilloi në Kosovë dhe në Beograd. Por ushtria shqiptare nuk arriti të merrte pjesë në këto beteja për shkak të pengesave që vinin nga largësitë e mëdha midis vendeve të tyre dhe të qëndrimeve armiqësore të sundimtarëve serbë të atyre anëve.

Marrëdhëniet e Skënderbeut me sundimtarët sllavë, si me Gjergj Brankoviçin, në zotërimet e të cilit përfshihej në atë kohë pjesa më e madhe e Kosovës dhe me princin Stefan të Bosnjës, nuk arritën shkallën e bashkëpunimit, sepse ata ishin të pavendosur edhe iu nënshtuan osmanëve si vasalë.

Lidhjet tradicionale dhe të vashdueshme, kryesisht ekonomike-tregtare shqiptarët i kishin më qytetin e Raguzës (Dubrovnikut), që ishte nën sovranitetin e Hungarisë. Raguza i dha dhe një mbështetje të gjerë morale luftës heroike të shqiptarëve si dhe një ndihmë modeste ekonomiko-financiare. Kur në aspektin ushtarak, ajo i ruhej konfrontimit me osmanët, ndaj të cilëve paguante një tribut vjetor.

Lufta fitimtare e shqiptarëve nën udhëheqjen e Skënderbeut ushtroi ndikim të fuqishëm në të gjitha rajonet e Ballkanit dhe nxiti ato të lidheshin më Shqipërinë.


2. Lidhja e Skënderbeut më shtetet Italiane.

Lufta e shqiptarëve nën udheheqjen e Skënderbeut vlerësohej në Evropë si një barrierë e fuqishme që pengonte kalimin e ushtrive osmane në drejtim të Italisë. I vetëdijshëm për këtë ishte edhe vetë heroi shqiptar, i cili në tetor të vitit 1460 i shkruante një princi Italian: “Në qoftë së unë do të mbytesha, Italia do ta ndiente, dhe si rrjedhim, ai zotërim që ju thoni se është i juaji, do ishte i osmanëve.

Gjatë shek. XV Italia ishte e copëtuar politikisht në shumë shtete, me të cilat Skënderbeu krijoi marrëdhënie të ngushta. Lidhje të shumanshme kishin shqiptarët sidomos më Venedikun, ngaqë ky zotëronte në viset bregdetare të Shqipërisë qytete e qendra të rëndësishme ekonomike e tregtare. Marrëdhëniet e shqiptarëve më Venedikun kanë qenë komplekse dhe ndërmjet tyre ka pasur jo vetëm mirëkuptime, por edhe mosmarrëveshje dhe konfrontime, sic ndodhi në 1447-1448 . Për ti ruajtur zotërimet e shumta që kishte në të gjithë bregdetin e Ballkanit. Venedikut i duhej të mbante marrëdhënie sa më të mira me të sulltanët osmanë.

Pastaj nga viti 1419 deri në mesi e viteve ‘50 ai kishte nënshkruar me ta një numër traktatesh paqeje, nëpërmjet të cilave siguronte paprekshmërinë e zotërimeve të veta në Ballkan. Në këto rrethana Venediku nuk mund të ishte aleat në luftën antiosmane, ashtu siç e kërkonin shqiptarët. Më vonë sidomos gjatë viteve ’60, kur ushtritë osmane filluan të pushtonin zotërimet venedikase në More (Peleponez), pati një afrim dhe bashkëpunim më të madh ndërmjet Skënderbeut dhe Venedikut, për fuqizimin e luftës antiosmane.

Pushtimet osmane dëmtuan rëndë interesat e kishës katolike në Ballkan. Papët e Romës e shihnin me simpati dhe e inkurajonin luftën e shqiptareve nën udhëheqjen e Skënderbeut. Ata e propagandonin gjerësisht këtë luftë, dhe Skënderbeun e cilesuan si “Mbrojtes të krishterimit” dhe i dhanë titullin “Kapiten i përgjithshëm i Selisë së Shenjtë”. Papati i mbështeti përpjekjet e Skënderbeut për bashkimin politik të shqipetarëve, dhe kërcenoi më çkishërim ata fisnikë shqiptarë që afroheshin me osmanët. Nuk mungoi edhe ndihma financiare e tij për Skënderbeun, sidomos në vitet ‘60.

Në kuadrin e lidhjeve të Skënderbeut me shtetet Italiane, një vend të veçantë kishin ato me Mbretërinë e Napolit. Skënderbeu dhe fisnikë të tjerë shqiptarë, në vitin 1451, lidhën traktate me mbretin Alfonsi V të Napolit për të bashkëpunuar në luftën antiosmane, dhe projektuan edhe çlirimin e viseve të pushtuara. Në këtë kuadër, në 1455 erdhën disa qindra ushtarë napolitanë që morën pjesë në betejën e Beratit. Pas vdekjes së Alfonsit të V (1458), i biri, Ferdinanti I, hoqi dorë plotësisht nga ideja për t’u shtrirë në drejtim të Ballkanit dhe përkohesisht lidhjet e tij me shqiptarët u dobësuan.

Për të gjallëruar marrëdhëniet me Mbretërine e Napolit, Skënderbeu ndërhyri në luftën civile që kishte shpërthyer atje dhe i dha ndihmë ushtarake mbretit Ferdinand. Në shtator të vitit 1460 Skënderbeu dërgoi grupin e parë të luftëtarëve, të drejtuar nga i nipi, Gojko Stres-Balsha. Në fund të Gushtit 1461, në krye të 2 - 3 mijë ushtarëve, Skënderbeu u nis për në Itali dhe zbarkoi në Barleta, ku gjendej i rrethuar mbreti Ferdinand.

Forcat kundërshtare i zuri paniku përballë luftëtarëve shqiptarë, dhe u detyruan të hiqnin dorë nga rrethimi i Barletës. Skënderbeu organizoi sulme të njëpasnjëshme dhe çliroi një varg qytetesh e qendrash të fortifikuara, si Tranin, Sant Anzhelon, San Xhovani Rotondon etj. Në shenjë mirënjohjeje për ndihmën e vyer, mbreti Ferdinand i dhuroi si prona heroit shqiptar, San Azxhelon e San Xhovani Rotondon dhe i caktoi atij një pension vjetor prej 1200 dukatësh.


3. Vendi i shqiptarëve në projektet evropiane për luftën e përbashkët

Pasi Sulltan Mehmeti II pushtoi në 1453 kryeqytetin e Perandorisë Bizantine, Kostandinopojen, të ciles iu dha emri Stamboll, u rrit frika ndaj rrezikut të pushtimeve osmane. Ajo përfshiu edhe sundimtarët e disa vendeve të tjera evropiane. Në këto rrethana filluan të hartoheshin projekte për një luftë të përbashkët të vendeve evropiane kundër Perandorisë Osmane. Një gjë të tillë, papeë, e propaganduan gjerësisht, duke i dhënë edhe veshje fetare, si një “Kryqëzatë kundër të pafeve”.

Projekte antiosmane hartuan mbreti Alfonsi V i Napolit, papa Nikolla V, papa Kaliksi III, papa Piu II, princa e mbretër Gjermanë e Hungarezë, emiri Ibrahim në Azine e vogel etj.

Në të gjitha këto projekte për luftë të përbashkët, një vend qendror i jepet ushtrisë shqiptare të Skënderbeut. Kështu p.sh. në projektin e papa Piut II, parashikohej që ushtria e përbashkët evropiane të ishte 40 mijë veta, gjysmën e tyre do ta dërgonin vendet evropiane dhe do të zbarkonte bashkë me papën në Raguzë, për t’u bashkuar me 20 mijë luftëtarë shqiptarë. Kjo ushtri e fuqishme do të formonte frontin qendror (në frontin e Danubit do të vepronin hungarezët, kurse në bregdetin e Greqisë flota luftarake e shteteve Italiane), dhe do të kishte si komandant të përgjithshëm Skënderbeun, të cilin papa Piu II do ta kurorëzonte mbret. Papa dhe Skënderbeu vepruan energjitikisht për realizimin e këtij projekti.

Në verë të vitit 1464 Papa Piu II shkoi në Ankonë për të pritur ushtritë evropiane që do të grumbulloheshin aty për të kaluar në Raguzë. Por, më 14 gusht 1464, ai vdiq në Ankonë dhe bashkë me të u varrosën përfundimisht edhe përpjekjet për organizimin e një fushate antiosmane në shkallë evropiane.


Pjesë leximi
1. nga letra e Skënderbeut e 31 Tetorit 1460, dËrguar princit të Trentit, JohanËs Antonius De ursinis

“Fort i kthiellti princ e zot i nderuar,

Mora letrën e zotit tuaj e cila më çuditi më fort së sa do më hidhëronte, duke parë mënyrën me të cilën ju shkruani. Dhe, më së pari thoni, që, kur keni marrë lajmin së në i paskemi dërguar fjalë fort të kthielltit Madhëri, mbretit Ferrant (Ferdinand) së po të na dërgonte golera, në do të kishim ngarkuar në të njerëz që të shkonin për t’i dhënë zjarr Brindizit edhe për të plaçkitur vendin tuaj, nuk paskeni mundur ta besoni, mbasi më njihni mirë për të urtë e të matur.

Kur morëm vesh së ju kishit ngritur krye kundër Madhërisë së tij, i çuam fjalë që të na dërgonte në këto anë galera dhe anije të tjera për të marrë njerëz, këmbësorë e kalorës, sepse aq sa të donte do t’i kishim dërguar për shërbim të Madhërisë së tij. Po ta kishte bërë këtë dhe të na kishte besuar, ne mbase Brindizin nuk do ta kishim djegur, por vendet që u rebeluan në Pulje, nuk do të kishin ngritur krye. Ju, në atë rast do ta kishit patur të vështirë të mbronit gjënë tuaj dhe jo më të mendonit që të shtinit në dorë shtetin e Madhërisë së Tij, i cili është zot i juaj e si zot duhet ta njihni sepse jeni betuar.

Në qoftë së unë do të thyhesha, Italia do ta ndiente dhe, si rrjedhim, ai zoterim që ju thoni që është i juaji, do të ishte i osmanëve. Por a e mbani mend sa e madhe ishte fuqia e sulltanit, sa nuk është as e juaja as e zotërisë që përkrahni dhe, kur më pas mbetur vetëm qyteti i Krujës, dhe kur u gjeta aty i rrethuar, unë e mbrojta kundër gjithë asaj fuqie, dhe e mbajta gjersa osmanët, me dëm e me turp u hoqën, dhe unë në një kohë të shkurtër, e me pak veta shtiva prapë në dorë atë që shumë armiq e në shumë kohë kishin fituar.

Kështu që aq më tepër duhet shpresuar për përteritjen e shtetit të mbretit Ferrant, i cili, edhe vetëm Napolin të këtë, të jeni i sigurtë se do të dalë ngadhnjimtar. Dhe mbase thoni së me shqiptarët unë nuk do të mundem ta ndihmoj, as ta mbroj, as t’i dëmtoj armiqtë e tij të fuqishëm, por ju përgjigjem: ka ndryshuar puna, e nëse kronikat tona nuk gënjejnë, ne quhemi epiriotë dhe duhet të kini dijeni së në kohë të tjera paraardhësit tanë kaluan në vendin që ju mbani, sot dhe patën luftime të mëdha me romakët, dhe ne e dimë se më të shumtën e herëve u ndanë me nder sesa më turp.

Unë do të përdor të gjitha fuqitë më cilësitë e mija, si dhe me të gjithë miqtë e të besëlidhurit që kam, për të ndihmuar e për t’i dhënë dorë zotit tim, mbretit Ferrant, dhe po munda ta kruhej detyren time, për nderin tim, do të mësoj atë që duhet të mesoj. Kur ju më nxitni ti tërheq njerezit e mij e më thoni së po pata deshirë të luftojë, ja ku i kam osmanët, më të cilët mund të korr lavdi e nder më të madh, po ju përgjigjem: unë prej jush nuk dua nxitje, as këshilla; njerëzit tanë nuk i kemi dërguar që të kthehen kaq shpejt, por që t’i shërbejnë mbretit Ferrant gjersa të kenë bashkuar Mbretërinë e tij.

Dhe janë nga ata burra që, po të jetë nevoja, vullnetarrisht përballojnë vdekjen në shërbim të Madhëris së tij. Por ata që kemi dërguar s’janë hiç gjë, kundrejt atyre që kemi vullnetin të dergojmë, nësë i pëlqen Madhërisë së Tij, e po qe nevoja do vij unë personalisht më aq njerëz sa jo vetëm me ndihmën e Zotit, besojmë se do ta shtiem në dorë Puljen, por do të mjaftonin ta popullonim të gjithë, mbasi është e shpopulluar”.
Avatari i antarit
User

qenpo

Poste

3368

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Djelë Maj 29, 2005 9:53 am

nga qenpo » E Martë Prill 04, 2006 2:47 pm

1. Fitoret e ushtrisë së Skënderbeut në vitet 1462-1465

Pas humbJes së rëndë që pësuan osmanët në betejen e Ujë Bardhës, më 1457, ushtritë osmane i ndërprenë për disa vjet sulmet e tyre mbi viset e lira shqiptare.

Gjatë kohës së ekspeditës shqiptare në Itali u nënshkrua edhe një armëpushim me osmanët.

Më 1462, pasi u kthye nga Italia, Skënderbeu shpartalloi njërën pas tjetrës tri ushtri. Të parën, të komanduar nga Sinan Beu, e shpartalloi në Moker të Dibrës, kurse të dytën pranë qytetit të Ohrit dhe zuri rob edhe komandantin e saj, Hasan Beun.

Gjatë rrugës së kthimit për në Krujë, Skënderbeut i erdhi lajmi për ushtrinë e tretë, drejt së cilës ai u nis menjëherë dhe e shpartalloi atë në afërsi të Shkupit. Gjatë vitit 1462 shqiptarët u ndeshën edhe me një ushtri tjetër në fushën e Livadhit pranë Ohrit.

Pas një ndërprerjeje gati 2-vjeçare, luftimet rifilluan në gusht të vitit 1464, me shpartallimin e plotë pranë Ohrit të ushtrisë së komanduar nga Sheremeti. Pas kësaj Sulltan Mehmeti II ia ngarkoi drejtimin e ushtrisë kundër shqiptarëve sanxhakbeut të Ohrit, Ballaban Pashes, që ishte me origjinë nga Mati, i edukuar që në femijëri, (kur qe rrëmbyer nga osmanët) me besnikëri ndaj sulltanit.

Gjatë vitit 1465 u zhvilluan një sërë betejash me Ballabash Pashën. Në betejën e parë, në fushën e Vajkalit të Bulqizës, ndonëse Ballabani u mund, ai arriti të kapte me pusi disa komandantë të ushtrisë shqiptare ndër të cilët edhe Moisi Arianitin (Golemin), të cilët u ekzekutuan mizorisht duke i rrjepur të gjallë. Betejat e tjera u zhvilluan në Oranik të Dibrës e në fushën e Vajkalit të Bulqizës dhe përfunduan me humbjen e forcave të Ballabanit.

Pas këtyre disfatave, Ballaban Pasha mendoi t’i godiste forcat e Skënderbeut njëkohësish me dy ushtri nga dy drejtime. Duke qenë në dijeni të këtij plani, Skënderbeu veproi me shumë shpejtësi dha arriti të shpartallonte në fushën e Vajkalit, së pari, ushtrinë komanduar nga vetë Ballabani, dhe pas saj, në fushën e Kasharit, ushtrinë e Jakup Beut, kur ishte në marshim.

Pas këtyre betejave të njëpasnjëshme, sulltan Mehmeti II mendoi së shqiptarët ishin shumë të lodhur dhe nuk do të mundnin të përballonin goditjen vendimtare që ai kishte projektuar.


2. Mbrojtja Heroike e Krujës gjatë Rrethimit II dhe të III (1466-1467)
Në Maj të vitit 1466, në krye të të gjithë forcave ushtarake të Perandorisë Osmane, që arrinin 150 mijë ushtarë, Mehmeti II iu drejtua viseve të lira shqiptare, duke ndjekur rrugën e vjetër Egnatia.

Përballë taktikës së përdorur nga Skënderbeu, sulltani e ndau ushtrinë vet në dy pjesë, njëra, e pajisur më artileri, e me të gjitha mjetet e tjera të kohës rrethoi Krujën, mbrojtësit e të cilës i komandonte Tanush Topia, kurse tjetra duhej të ndiqte e të asgjësonte ushtrinë shqiptare e çetat e shumta që luftonin jashtë mureve të Krujës.

Kudo që luftuan luftëtarët shqiptarë, si sulmues nën drejtimin e Skënderbeut, nëpër çetat ose si mbrojtës të kështjellës, treguan trimëri e heroizëm të papërshkruar që la mbresa të pashlyera te bashkëkohësit, duke përfshirë edhe armiqtë e tyre, pushtuesit osmanë.

Pas më shumë së dy muajsh luftime të ashpra, sulltan Mehmeti II u bind së edhe këtë radhë Kruja nuk mund të pushtohej më forcën e armëve. Prandaj vendosi ta mbante në një rrethim të gjatë deri sa uria ti detyronte mbrojtësit e pamposhtur të dorëzoheshin.

Këtë detyrë ia ngarkoi disa dhjetra mijë ushtarëve të komanduar nga Ballaban Pasha. Për strehimin e tyre e kontrollin e rrugës që kalonte nëpër luginën e Shkumbinit, ai rindërtoi dhe zgjeroi kështjellën e vjetër të Valmit, që i vuri emrin Ilbasan (Elbasan d.m.th. vend që sundon). Pas kësaj në gusht të 1466, kur pjesa më e madhe e trupave osmane, me në krye sulltanin po largohej, si hakmarrje për disfatën që pësoi, Mehmeti II pushtoi kështjellën e Qidhnës dhe të 10 mijë njerëzit e strehuar aty i masakroi barbarisht.

Prania e vashduesme e trupave osmane, që nga maji i vitit 1466, kishte bërë që gjendja ekonomike e vendit të ishte katastrofike. Për shkak të mungesës së ushqimeve filloi emigrimi masiv i banorëve sidomos në drejtim të Italisë. Uria ishte e pranishme kudo. Duheshin siguruar ndihma në ushqime, arme etj.

Për të perballuar gjendjen, Skënderbeu iu kerkoi ndihmë aleatëve. Në Venedik dërgoi të birin, kurse në nëntor të vitit 1466 u nis vetë për në Napoli e në Romë. Më të marrë vesh ardhjen e tij banorët e Romës vërshuan nëpër rrugët e saj si kurrë ndonjëherë për të parë e përshëndetur heroin e lavdishëm shqiptar. Skënderbeu qëndroi gjatë në këto vende, deri në fund të marsit të vitit 1467, por ndihmat që mori prej tyre ishin të pakta, në krahasim me nevojat e vendit.

Me t’u kthyer nga Italia Skënderbeu krijoi një ushtri të fortë dhe më 19 prill të vitit 1467 shpartalloi plotësisht trupat osmane që po shkonin në perforcim të rrethuesve të Krujës dhe zuri rob komandantin e tyre që ishte i vëllai i Ballabanit, Jonimën, bashkë me të birin. Pas katër ditësh më 23 prill, ushtria shqiptare marshoi me shpejëesi në drejtim të Krujës dhe në bashkëpunim me garnizonin e saj, sulmuan forcat rrethuese dhe i shpartalluan plotësisht. Në këtë betejë, Ballaban Pasha u vra nga krutani Gjergj Aleksi.

Pa kaluar një muaj nga kjo fitore, në fund të majit të vitit 1467, sulltan Mehmeti II, me tërë potencialin ushtarak të Perandorisë, u lëshua përsëri mbi Shqipërinë. Pas një beteje të ashpër me shqiptarët në luginën e Shkumbinit, pranë Byshekut, ushtria osmane e rrethoi rishtazi Krujën. Edhe tani organizimi i luftimeve u bë ashtu si gjatë rrethimit të dytë.

I bindur se me forcën e armëve nuk mund të mposhtej qëndresa shqiptare, sulltan Mehmeti II vendosi të përdorte në përmasa shumë më të gjera se më parë, mjetin ekstrem, shfarosjen masive të shqiptarëve. Ndonëse me mijëra shqiptarë u vranë dhe me mijëra të tjerë i përfshiu një eksod i madh, sulltani nuk arriti të thyente vullnetin dhe qëndresën e një populli të tërë që mbronte lirinë e vet.

Në mbarim të verës, të rraskapitur dhe pa asnjë shpresë fitoreje, trupat osmane morën rrugën e kthimit, të ndjekur kemba-kembës nga luftëtarët shqiptarë. Për të shqyrtuar gjendien e vështirë në të cilën ndodhe vendi prej rrënimeve që kishte bërë ushtria osmane gjatë viteve 1466-1467, Skënderbeu thirri në janar të vitit 1468 kuvendin e princërve e të fisnikëve shqiptarë, të cilët për herë të parë luftuan pa komandantin e tyre

Më 17 janar 1468 në moshën 63 vjeçare, në Lezhë, pushoi së rrahuri zemra e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Humbja e tij shkaktoi një dhimbje të thellë te të gjithë shqiptarët. I mbuluar me një lavdi të përjetshme, Skënderbeu u varros në katedralen e Shën Kollit, në atë vend historik ku ai kishte mbledhur princat e fisnikët shqiptarë.


3. Qëndresa e shqiptarëve të Moresë

Betejat fitimtare të Skënderbeut u bënë burim frymëzimi edhe për shqiptarët e Moresë (Peleponezit). Pas pushtimit të Janinës (1430), ushtria osmane filloi të depërtonte edhe në viset më jugore të Ballkanit, si në More, ku shumica e popullsisë ishte shqiptare. Që në sulmet e para osmane mbi këtë rajon të Ballkanit, shqiptarët u dalluan si forca më aktive antiosmane. Për të shtypur qëndresën e fuqishme të tyre u angazhuan edhe vetë sulltanët, si Murati II, më 1444, dhe Mehmeti II, më 1458.

Luftimet kryesore për pushtimin e Moresë nga osmanet u bënë gjatë viteve ‘60. Në krye të ushtrive osmane, sulltan Mehmeti II, që erdhi përsëri në prill të vitit 1460, pushtoi rajone të tëra të Moresë. Qendresës së fuqishme shqiptare që hasën kudo në More, pushtuesit iu pergjigjën me akte terrori masiv.

Pasi morën kështjellën e Kastricës, ushtritë osmane masakruan 300 mbrojtësit shqiptarë të saj, duke i therrur, kurse komndanti e tyre Primo Kokën, e sharruan më dysh. Këto skena të tmerrshme u përsëritën në mënyrë edhe më makabre në kështjellën e Gardhiqit. Pas rënies së saj në duart e ushtrisë së sulltan Mehmetit II, mbrojtësit dhe 6 mijë banorët e strehuar aty, përfshirë gra dhe fëmijë të lidhur këmbë e duar, u therën në sheshin e kështjellës, e cila u rrafshua.

Gjatë fushatës së vitit 1460 ushtritë osmane pushtuan edhe shumë kështjella të tjera, si Kalavritën, Korintin etj., ku mbrojtësit dhe të strehuarit u masakruan. Më këtë fushatë Moreja u pushtua nga osmanët. Vetem një numër kështjellash si Koroni, Modoni, Argoni, Nauplani etj., mbetën nën zotërimin e Venedikut, mbrojtja e të cilave iu besua luftëtarëve Shqiptare. Për pushtimin e këtyre kështjellave vashduan ekspedita osmane deri në fund të Shek. XV.

Dëshmi e qëndresës së vendosur të shqiptarëve të Moresë dhe e qëndrimit të papajtueshëm me pushtuesit osmanë, ishte edhe emigrimi masiv i tyre në Italinë e jugut e në Sicili. Por edhe nëpër vendbanimet e reja u ruajtën ndër shekuj kujtimin për ngjarjet e lavdishme të shek. XV dhe për Heroin Kombëtar, dëshmi kjo e lidhjeve të thella shpirtërore që kishin pasur më luftën e shqiptarëve të udhëhequra nga Skënderbeu.


Pjesë leximi

1. KronistË dhe HistorianË bashkËkohËs mbi luftën dhe heroizmin e shqiptarëve gjatë rrethimit II të Krujës (1466-1467)

1. “ Skënderbeu me forca dhe me ushtri të fuqishme e silmonte çdo ditë ushtrinë e Mehmetit dhe nuk i linte për asnjë çast të qetë...lëshohej pa pushim mbi të si një përrua që zbret nga malet pas shirave të mëdha dhe përmbytëse dhe që rrëmben çdo gjë me vete, po ashtu edhe Skënderbeu lëshohej pa pushim herë nga njëra anë, herë nga ana tjetër, e trondiste atë kudo, i shkaktonte armikut vrasje, dëme dhe humbje shumë të mëdha”.
Marin Barleci

2. “Shqiptarët janë nga natyra trima e guximtarë sa nuk ka ku të vejë më. në sulm e në qëndresë janë shumë të rrëmbyeshëm e të patundshëm. Shigjetat e vuajteve e të fatkeqësive ata i presin me krahërorët e tyre të hapur dhe nuk e vënë kurrë përpara armikut mburojën e dobësisë e të përuljes”.
Idriz Biltisi, historian osman

3. “Luftëtari më i dobët i shqiptarëve është nga më trimat e fushës së luftës, tamam sikur të ishte kalorës i hipur mbi kalin legjendar. Ai nuk ka as kalë as mjete lufte, por ka në vend të kuajve shtiza që fluturojnë si vetëtima, ka ushta, majat e të cilave është plot me helm si thumbi i grerëzave, ka dhe një hark prej druri e bashkë më të edhe disa shigjeta, por megjithatë ai është më i fortë se hekuri.
Kemal Pasha Zade, historian osman


2. BashkËkohËsit mbi luftimeT e zhvilluara gjatë rrethimit të III të Krujës (1467)

1. “(Beteja e Byshekut).
Shqiptarët e ndezën zjarrin e luftës, moret në duart e tyre ushtat, të cilat u ngjanin gjarpërinjve helmues dhe qëndruan në grukat e shpellave. Ata luftuan deri kur erdhi koha e mbrëmjes... kur lufta pushoi, ata u grumbulluan të gjithë në një vend dhe në mëngjes dolën si një lumë nga lugina dhe u vërsulën menjëherë mbi ushtrinë e Anadollit”.
Ibn Kemal, historian osman

2. “Sulltani, pasi udhëroi ushtarët që të grabisnin e të plaçkisnin,...la maleve pjesën më të madhe dhe më luftarake të ushtrisë... kurse ai, duke qëndruar bashkë me pjesën tjetër të ushtrisë, plaçkiste vise të tëra të vendit”.
Kritubuli, historian bizantin

3. “Mizori të pashembullta të sulltanit, i cili as për siguri as për dhimbje nuk të fal e nuk ka meshirë...Po bën në Shqipëri një mijë dhunime, vrasje e mizori, dhe po djeg e shkatërron një popull të tërë”.
Nga letra të bashkëkohësve.
Avatari i antarit
User

qenpo

Poste

3368

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Djelë Maj 29, 2005 9:53 am

nga qenpo » E Martë Prill 04, 2006 2:48 pm

1. Shqipëria pas vdekies së Skënderbeut. Rrethimi i Shkodrës (1474)

Vdekja e Skënderbeut shkaktoi një tronditje në të gjithë Shqipërinë. Disa javë pas humbjes së tij, e shoqja, Donika, dhe i biri 13 vjeçar, Gjoni, u përfshinë në eksodin e madh shqiptar, dhe u vendosën në pronat që kishin në Itali (Monte Sant Anxhelo dhe Sant Xhovani Rotondo).

Humbja e Skënderbeut, e këtij gjeniu, i hoqi botës shqiptare udhëheqësin e jashtëzakonshëm, personalitetin më të lavdishëm të historisë kombëtare që kishte ndikuar fuqishëm në tërë veprimtarinë politike të vendit. Pas vdekjes së tij filloi decentralizimi i jetës politike dhe familjet e mëdha shqiptare dolën përseri si zotër më vehte. Ndërkohë pozita e Venedikut në Shqipëri u forcua aq shumë sa edhe Kruja kaloi nën zotërimin e tij.

Më 15 maj të 1474 ushtritë osmane rrethuan kshtjellën e Rozafës dhe në fillim të qershorit erdhën forca të tjera me në krye bejlerbeun e Rumelisë, Sinan Pashën. Numri i përgjithshëm i ushtrive osmane arriti deri në 80 mijë veta.

Rreth 2 mijë veta (banorë të qytetit të rrethuar, luftëtarë të krahinave të tjera dhe ushtarë të një garnizoni të vogël venedikas), nën drejtimin e Antoni Loredanit, qeveritarit venedikas të Shkodrës, mbronin kështjellën e Rozafës, në të cilën ishin strehuar 1 mijë banorë të paaftë për luftë. Mbrojtësit e kështjellës ndihmoheshin edhe nga luftëtarë që vepronin në rrethinat e saj dhe në vise të tjera më të largeta. Gjatë muajit korrik mbrojtësit e kështjellës zmbrapsën me heroizëm sulmet e njëpasnjëshme të trupave osmane. Në fillim të gushtit, pasi lanë me mijëra të vrarë në fushën e luftës, ushtritë osmane filluan të largoheshin nga tokat e lira shqiptare.


2. Rënia e Krujës, e Lezhës, e Shkodrës dhe e kështjellave të tjera

Më 1476 osmanët filluan rrethimin e katërt të Krujës. Në pranverë të vitit 1478 erdhi i gjithë potenciali ushtarak i Perandorisë Osmane, mbi 150 mijë ushtarë, me në krye sulltan Mehmetin II. Pasi përforcuan ushtrinë që mbante të rrethuar Krujën, trupat osmane iu drejtuan Shkodrës. Pas një rrethimi dyvjeçar dhe të mbetur pa asnje lloj ushqimi, mbrojtësit e Krujës e dorëzuan kështjellën pas premtimit të sulltanit se do t’i linin të lirë. Më 16 qershor 1478, osmanët hynë në kështjellë dhe vranë të gjithë meshkujt, kurse gratë dhe fëmijët i kthyhen në robër.

Pranë kështjellës Rozafa të Shkodrës, trupat osmane derdhën mbi dhjetë topa, shumë më të fuqishëm se ata të rrethimit të parë, më të cilët goditën e dëmtuan muret e saj. Mbrojtësit e kështjellës, në rradhët e të cilëve luftonin edhe gratë, i zbrapsën sulmet e vazhdueshme të trupave osmane që vazhduan deri në fillim të gushtit.

Ndërkohë në brigjet veriore të liqenit të Shkodrës ushtritë osmane pushtuan kështjellën e Zhablakut, në verilindie të Shkodrës, kështjellën e Drishtit dhe në jug të saj, atë të Lezhës. Mbrojtësit shqiptarë të Drishtit dhe të Lezhës, të zënë robër nga trupat osmane, u masakruan pranë mureve të Rozafës, që të ligështonin mbrojtësit e saj. Pas pushtimit të këtyre kështjellave, sulltani më pjesën më të madhe të ushtrisë u larguan nga Shkodra në fillim të shtatorit, kurse pjesën tjetër e la që të vazhdonte rrethimin e saj.

Ndërkaq, më 25 Janar të 1479, Venediku nënshkroi me sulltan Mehmetin II traktatin e paqes, në bazë të të cilit osmanët morën Shkodrën, dhe në bregdetin e Shqipërisë së jugut, kështjellat e Himarës, të Sopotit (Borshit) dhe të Strivilit (në Çamëri).

Rënia e Krujës, e Shkodrës, e Lezhës dhe e kështjellave të tjera gjatë viteve 78-79 u shoqerua më një vale të madhe emigrimi.


3. Kthimi në Shqipëri i pasardhësve të Skënderbeut dhe i princave të tjerë shqiptarë

Pas pushtimit të Krujës, të Shkodrës dhe të kështjllave të tjera shqiptare, sulltan Mehmeti II filloi përgatitjet për pushtimin e Italisë. Në pranverë të vitit 1480 trupat osmane pushtuan kështjellën e Otrantos në Itali. Pas vdekjes së sulltan Mehmetit II, në maj 1481, ndërmjet djemëve të tij shperthu lufta për fronin. Kjo situatë nxiti qëndresën antiosmane në viset shqiptare. Në fillim të verës 1481 u kthyen në Shqipëri disa nga princat që kishin emigruar gjatë eksodid të madh, si Nikollë e Lekë Dukagjini dhe më pas, Gjon Kastrioti dhe Kostandin Mozaka.

Gjon Kastrioti dhe fisnikët e tjerë u pritën nga kryengritësit shqiptarë si trashëgimtarë legjitimë. Me ardhjen e tyre lufta antiosmane mori hov të madh. Shpërthimi i kryengritjeve të fuqishme në rajone të gjëra shqiptare e detyroi Sulejman Pashën të ndërpriste misionin e trupave osmane që, të vendosura në Vlorë, përgatiteshin të kalonin në Itali, dhe t’i përdorte ato për shtypjen e kryengritjeve shqiptare.

Në fillim Sulejman Pasha i drejtoi ato kundër forcave të Gjon Kastriotit. Ndonëse në betejën e parë shqiptarët u mundën ata nuk e humbën besimin. Rreth Gjon Kastriotit u bashkuan me mijëra shqiptarë, të cilët në një betejë të dytë, të zhvilluar gjatë gjysmës së parë të gushtit 1481, shpartalluan plotësisht ushtrinë osmane.

Po në atë kohë luftëtarët shqiptarë të krahinës së Himarës e të Kurveleshit, më Kostandin Muzakën në krye, rrethuan kështjellën e Himarës e të Sopotit. Në krye të 3 mijë vetave u nis kundër tyre vetë Sulejman Pasha. Por forcat osmane u shpartalluan plotësisht, duke lënë mbi 1 mijë të vrarë e robër, ndër të cilët edhe Sulejman Pashën, të cilin Himarjotët ia dorëzuan si trofe lufte Gjon Kastriotit.

Pas shpartallimit të ushtrive osmane, nga 31 gushti deri më 10 shtator, u çliruan në Shqipëri kështjlla e Himares dhe e Sopotit, kurse në Itali ajo e Otrantos, duke i debuar përfundimisht ushtritë osmane nga Gadishulli Apenin.

Ndonëse Krujën nuk e morën dot, forcat e Gjon Kastriotit arritën të çlironin zotërimet e Kastriotëve. Në janar të vitit 1484 trupat e Gjonit shpartalluan një ushtri osmane, por qëndresa e shqiptarëve filloi të dobësohej, sepse mbretëria e Napolit nënshkroi një paqe me osmanët në vitin 1483 dhe nuk e mbështeti më Gjon Kastriotin, i cili më 1484 u largua nga Shqipëria për në Itali.

Përpjekjet për rimëkëmbjen e principatës së Kastriotëve u bën edhe nga djali i Gjonit, Gjergj Kastrioti, i mbiquajtur Skënderbeu i Ri. Në shtator të vitit 1499 banorët e krahinave rreth Lezhës u hodhën në kryengritje dhe kërkuan që në krye të tyre të vihej i nipi i Skënderbeut, Skënderbeu i Ri. Mëse një vit qëndroi në Venedik Skënderbeu i Ri në pritmëri.

Vetëm në vitin 1501, pasi ushtritë osmane sulmuan Durrësin, Senati i Venedikut lejoi nisjen e Skënderbeut të Ri dhe të 150-200 luftëtarëve të tij për t’i transportuar në ishullin e Lezhës, që e kishin çliruar shqiptarët. Në gusht të vitit 1501 osmanët e pushtuan Durrësin, dhe pas nënshkrimit të traktatit të paqes me ta, në dhjetor të vitit 1502, Venediku i braktisi krejtësisht luftëtarët shqiptarë. Në kushte të tilla kryengitja erdhi duke u shuar, dhe pas një qëndrimi dyvjeçar, në shkurt të vitit 1503, Skënderbeu i Ri u largua nga Shqipëria.

Këto kryengritje mbyllën periudhën e luftës së gjatë mëse njëshekullore të Shqipërisë kundër pushtuesve osmanë për të mbrojtur lirinë dhe jetën e pavarur politike.


Eksodi i madh shqiptar i shek. XV

Gjatë periudhës së luftës së shqipetarëve kundër pushtimit osman, për shkak të dhunës, të shkatërrimeve dhe për të mos iu nënshtruar sundimit të huaj, në jetën shqiptare u shfaq dukuria e braktisjes masive të vendit. Masakrat e pushtuesve osmanë bënë që emigracioni të përfshinte të gjitha shtresat shoqërore. Shqiptarët emigruan kryesisht në Itali.

Valët më të fuqishme të emigracionit të shqiptarëve gjatë kësaj periudhe ishin në fund të shek. XIV gjatë pushtimeve të para osmane, më 1415-1417, gjatë pushtimit të disa kështjellave të viseve bregdetare, më 1466-1467, gjatë rrethimit të II dhe III të Krujës, pas vdekjes së Skënderbeut (1468), pas rënies së Krujës, të Shkodrës (1478-1479) etj. Në mënyrë masive emigruan edhe nga vendbanimet e tyre të Moresë (Peloponezit), si gjatë viteve ‘60 ashtu edhe më pas.

Emigrantë të shumtë shqiptarë u vendosën në të gjitha viset bregdetare lindore të Gadishullit Apenin, në rajonet e Venedikut deri në pjesën më jugore të tij. Numri i tyre arrinte në rreth 200 mijë veta. Shumica e tyre u vendosën në Mbretërinë e Napolit dhe rreth 100 mijë veta në krahinat e Kalabrisë e të Sicilisë, ku, duke qenë një masë kompakte e ruajtën deri në ditet tona identitetin e tyre dhe ndjenjën e krenarisë kombëtare për ngjarjet e lavdishme të shek. XV dhe Gjergj Kastriotin - Skenderbeun.

Valët e kësaj shpërnguljeje eksodi përfshinë edhe njerëzit e kulturës si Marlin Barleci, Marin Beçikemi, Dhimitër Frëngu e shumë të tjerë, të cilët me veprimtarinë e tyre dhanë një ndihmesë të shquar në kulturën shqiptare dhe Italiane të kohës.


Pjesë leximi
1. Nga pËrshkrimi I Papa Pavlit II (1467) për eksodin e shqiptarëve drejt ItalisË

“Shqiptarët pjesërisht u vranë nga shpata, pjesërisht u robëruan. Ato kështjella që për të mirën tonë frenuan me vendoshmëri vërshimin e osmanëve, u detyruan më në fund të dorëzohen. Popullsitë fqinje të bregdetit Adriatik, të kapura nga tmerri dridhen gjithë ankth. Kudo frikë, kudo zi, para syve tanë vetëm vdekje e robëri. Një pamje vërtet e trishtueshme... Është e dhimbshme të shohësh barkat e të ikurve, që hidhen në brigjet e Italisë, pasi kanë lënë vatrat e tyre. I sheh të shtrirë në breg, me duar ngritur nga qielli”.


2. Nga vendimi i senatit të Venedikut i 13 Shkurtit 1468 për situatËn në Shqipëri pas vdekjes së Skenderbeut

“Vdiq i madhërishmi i ndjeri Skënderbe. Me vdekjen e tij i gjithë ai vend ka rënë në një ngashërim dhe tronditje të madhe, prandaj është e nevojshme të merren masat e duhura për sigurimin si të vendeve të të ndjerit Skënderbeut të lartpërmendur, ashtu dhe të zotërimeve tona, për këtë arsye merret vendimi që, sa më shpejtë të jetë e mundur, të niset prej këtej në atë vend i nderuari zot arkipeshkvi i Durrësit, (Pal Engjëlli), i cili qëndroi shumë kohë para nesh si përfaqësues në emër të të ndjerit zotit Skënderbe të lartpërmendur dhe është një person shumë i urtë dhe besnik i bindur, ndaj nesh e shtetit tonë”.


3. PËrkujtimi i figurËs së Gjergj Kastriotit - Skënderbeut nga shqiptarët pas vdekjes

Pas vdekjes së Skëndebeut thonë se Shqiptarët, të habitur nga trimëria e këtij burri zunë të shihnin tek ai diçka që kalonte përtej kufijve njerëzorë dhe të kujtonin princin e dashur me këngë madhështore. Disa bura të besueshëm më kanë treguar se në valën e luftës dhe pikërisht kur çdo gjë shungellonte e oshëtinte nga armët barbare, grupe vajzash kishin zakon të mblidheshin çdo tetë ditë ndër sheshet ku kryqëzoheshin tri rrugë në qytetet ku kish sunduar dhe të këndonin lavdinë e të ndjerit princ, siç bënin burrat e lashtë në ahengjet e tyre.
Nga Historia e Venedikut e humanistit venedikas Anton Sabeliko (1436-1506), bashkëkohës i Heroit tonë Kombëtar


4. RRethimi i ShkodrËs

Me 15 maj të vitit 1474 arritën ndër këto fusha 7 sanxhakbejlerë me 60 mijë kalorës, më 4 qershor arriti Pasha i Rumelisë, me një ushtri të fortë dhe vendosi çadrat rrëzë malit përballë qytetit. Më 17 qershor vendosën 2 topa. Më 28 qershor edhe 2 topa të tjerë. Nuk kalonte ditë që të mos shtinin 22, 23 dhe 25 herë. Më 18 korrik, në orën 24 osmanët erdhën rrëzë mureve të këtij qyteti me një tërbim të jashtëzakonshëm dhe luftuan gjithë natën. Rreth orës 15 pësuan humbje. Atë ditë ishin vrarë 7020 osmanë. Ata u larguan më 9 gusht “.
Nga letra e 13 Gushtit 1474 e qeveritarit venedikas të Shkodrës, Anton Loredani.
Avatari i antarit
User

qenpo

Poste

3368

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Djelë Maj 29, 2005 9:53 am

nga qenpo » E Martë Prill 04, 2006 2:48 pm

1. Rrjedhoja e luftës dhe të pushtimit osman

Lufta njëshekullore e ushtrive osmane për pushtimin e tokave shqiptarë (fundi i shek. XV) dhe vendosja në to e sundimit osman sollën rrjedhoja të rënda si në jetën ekonomike, shoqërore e politike, ashtu edhe në atë fetare e kulture të shqiptarëve.



Vershimet e njëpasnjëshme të ushtrive osmane dhe veprimet luftarake, u shoqëruan më vrasjen e shumë njerëzve, dhe me rrënime e grabitje masive të pasurisë. Shqipëria pësoi kështu dëme të pallogarritshme njerëzore dhe materiale, pasojat e të cilave do të ndiheshin për një kohë të gjatë. U godit rëndë veçanërisht jeta qytetare, zejtaria dhe tregtia e brendshme dhe e jashtme thuajse u paralizuan.

Qytetet shqiptarë dikur të përparuara për kohën morën tiparet e fshatit. U shkatrruan në themel strukturat organizative të qyteteve dhe, nga emigrimi masiv i banorëve të tyre u shua jeta kulturore që kishte qenë aq e zhvilluar në to. Edhe fshati u dëmtua rëndë. Perveç dëmeve të bujqësisë e të blektorisë shqiptare, emigrimi masiv perfshiu pjesën më aktive të banorëve të fshatit. U dobësuan shumë lidhje ekonomike fshatare me qytetin, aq të domosdoshëm për zhvillimin ekonomik.

Pushtimi osman i dha fund jetës së pavarur politike e shtetërore të shqiptarëve që ishte arritja më e rëndësishme në gjithë historinë e deriatëhershme të tyre dhe që kishte ndikuar fuqishëm në zhvillimin e gjithanshëm të vendit. Ndryshimet që ndodhën në fushën e pronësisë përcaktuan prapambetjen e thellë ekonomike të Shqipërisë gjatë shekujve të sundimit osman.

Sundimi osman shkatërroi formën e përparuar të pronës feudale mbi tokën, të bazuar mbi të drejtën e pakufizuar të shitblerjes së saj. Ai shkatërroi pronën e madhe feudale e vendosi dhe e mbajti më dhunë për shekuj të tërë sistemin e timarit, një formë e kapërcyer e pronës feudale ushtarake që përcaktoi prapambetjen e gjithanshme të vendit. Duhej të kalonin shekuj në Shqipëri që të rishfaqej prona e madhe feudale (çifligu), ndërkohë që në Evropën Perëndimore do të zhvillohej prona kapitaliste.


2. Rëndësia luftës antiosmane

Lufta njëshekullore e shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë, veçanerisht epopeja e tyre legjendare, nën udhëheqjen e Gjergj Kastriot - Skënderbeut përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëare. Ajo mbrojti lirinë një pjesë të madhe të viseve shqiptarë për dekada të tëra dhe frymëzoi banorët e viseve të paçliruara të vazhdonin me kurajo luftën për dëbimin e pushtuesve të huaj. Ajo pati gjithashtu një varg rrjedhojash shumë të rëndësishme për historine tonë kombëtare.

Lufta kundër pushtuesve osman u zhvillua nën një udhëheqje të vetme, të Skënderbeut, dhe në të morën pjesë aktive të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare, pa dallime krahinore e fetare. Prandaj ajo ndikoi fuqishëm në kompaktësimin e shqiptarëve dhe në forcimin e unitetit kombëtar të tyre, kudo që ata banonin, duke përfshirë edhe banorët e viseve të largëta që kishin mbetur jashtë shtetit të Skënderbeut. Dëshmi e gjallë për këtë jane legjendat, tregimet, e këngët popullore për figurën e heroit, të cilat ruhen ende te shqiptarët katolikë, ortodoksë e myslimanë të të gjitha viseve Shqiptare, madje edhe jashtë atdheut si tek Arbëreshët e Italisë.

Forcimi i unitetit kombëtar në luftën kundër pushtuesve të huaj, bëri të mundur që për herë të parë të përfshiheshin në një shtet të vetëm, në atë të Skënderbeut, të gjitha principatat e viseve të lira Shqiptare, jo nëpërmjet luftës së konflikteve të armatosura, por nëpërmjet marrveshjeve. Ky shtet krijoi një traditë të rëndësishme të jetës shtetërore shqiptare, e cila u mbajt gjallë nën kujdesin e shqiptarëve dhe u propagandua gjatë shekujve pasardhës.

Lufta kundër pushtimit osman kaliti guximin, trimërinë dhe heroizmin masiv të shqiptarëve të cilët bënë tipare dalluese të tyre. Epopeja e shekullit XV la gjurmë të pashlyeshme në ndërgjegjën kombëtare të shqiptarëve. Ajo u shndërrua në simbol krenarie për të kaluarën e lavdishme historike, dhe sherbeu si burim i pashtershëm frymëzimi për bashkimin e shqiptarëve në luftën për rifitimin e lirisë dhe në përpjekjet e tyre për formimin e shtetit kombëtar.

Lufta shqiptarë kundër pushtuesve osmanë pati rëndësi të veçantë edhe në rafshin ndërkombëtar. Duke gozhduar për dhjetra vjet me rradhë në tokat e shqiptarëve ushtrintë e Perandorisë Osmane, kur ajo ishte në kulmin e fuqisë së saj, shqiptarët më luftën e tyre u bënë një barrierë e fuqishme që penguan vërshimin osman në drejtim të Italisë, duke mbrojtur kështu lirinë e vendeve të Evropës Perëndimore dhe zhvillimin, përparimin e gjithanshëm të tyre.

Kjo luftë e bëri të njohur Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, i zgjeroi dhe i forcoi lidhjet e saj më vendet Evropiane. Qëndresa antiosmane e shqiptarëve u vlerësua lart në opinionin bashkëkohor të Evropës, dhe u cilësua gjatë shekujve si shembull i luftës për liri, siç dëshmojnë dhjetra vepra shkencore dhe artistike, të botuara në gjuhë edhe në vende të ndryshme të botës, kushtuar figurës së Skënderbeut dhe luftës së udhëhequr prej tij, si dhe monumentet e heroit shqiptar të ngritura në sheshet e qyteteve evropiane.


3. Epoka e Skënderbeut në veprat e Marin Barlecit dhe të autorëve të tjerë shqiptarë bashkëkohës

Epopeja e Skënderbeut e shk. XV dhe vetë figura e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut ndikoi fuqishëm në jetë shpirtërore të shqiptarëve dhe për rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre. Të frymëzuar prej tyre, intelektualë të shquar shqiptarë, i pasqyruan e i përjetuan ato në vepra historike monumentale, në të cilat nisi jetën e vet historiografia shqiptare.

Ne fillim të shek të XVI (1504) Marin Barleci botoi latinisht veprën kushtuar luftës heroike të shqiptarëve për mbrojtjen e Shkodrës, (rrethimi i Shkodrës). Por vepra që e lartësoi figuren e tij si historian humanist është “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, të cilën e botoi latinisht në Romë rreth viteve 1508-1510. Kjo vepër voluminoze njohu shumë ribotime në gjuhë e në vende të ndryshme të Evropës. Veprat e M. Barlecit u bënë burimi më i rëndësishëm ku patriotët shqiptarë mësonin historinë e epopesë legjendare të shk. XV.

Periudha e Skënderbeut u përjetesua edhe në vepra të tjera historike nga bashkëkohësit e heroit. Një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Skënderbeut, Dhimitër Frengu, shkroi latinisht, në frymën e ideve humaniste të kohës një vepër për jetën e Skënderbeut. më disa ndryshime të vogla ajo ndjek rrethimin e historisë së Skënderbeut të M. Barlecit, që dëshmon së kjo vepër kishte pasqyruar drejt realitetin historik, të njohur e të panjohur edhe nga bashkëluftëtarët e afërt të Skenderbeut. Vepra e Dh. Frengut u botua pas vdekjes së tij e përkthyer italisht, dhe njohu shumë ribotime në këtë gjuhe.

Nje vepër tjetër e rëndësishme për të njohur shoqerinë shqiptarë të shek. XV është “Historia dhe gjenealogjia e shtepisë së Muzakajve”, shkruar në italisht më 1510 nga bashkëluftëtari i Skënderbeut, Gjon Muzaka. Ajo mbeti në dorëshkrim dhe, për vlerën që ka për historinë mesjetare shqiptare, botuesi i saj i shek. të XIX më të drejtë e ka cilësuar atë si një “margaritar”.


4. Gjergj Kastriot - Skënderbeu - Hero Kombëtar

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu (1405 - 17 janar 1468) sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën njëshekullore kundër pushtimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV). Nën udhëheqjen e tij, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërise.

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen shqiptarë të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë.

Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale.

Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të viseve të pushtuara që ndikoi në formimin e mëtejshëm të lidhjeve më banorët e këtyre viseve dhe në forcimin e bashkimin e të gjithë popullit shqiptar.

Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. Duke patur të qartë së rrezikut osman mund t’i bëhej ballë vetëm më sukses vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu kërkoi parreshtur pjesëmarrjen e vendeve evropiane në luftë kundër armikut të përbashkët.

Në kushtet e pabarazisë së theksuar ndërmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skënderbeu përpunoi shtrategjinë dhe taktikën e tij luftarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve. Ai mbante armikun në alarm të përhershëm, i priste rrugën e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur në kurth, e godiste me sulme të fuqishme e të befasishme.

Skënderbeu u shndërrua në simol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare.

Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës. Këtë e dëshmon edhe fakti së për Skënderbeun është shkruar një literaturë e shumëllojtë, prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë, dhe në të katër anët e botës.


Pjesë leximi
Marin Barleci dhe vepra e tij

Për jetën e M. Barlecit dihet pak. Ai lindi rreth fundit të viteve ‘50 të shekullit të XV në Shkodër, qytet me tradita arsimore për formimin e shkollimit të klerikëve katolik. Ai i përjetoi ngjarjet dramatike të vendlindjes së tij, Shkodrës, gjatë viteve ‘70 të shek. XV. Gjatë Rrethimit I-rë të të saj prej osmanëve, më 1474, ai ishte i ri dhe ende nuk kishte moshën për të rrëmbyer armët, kurse më 1478, gjatë Rrethimi të II-të të Shkodrës, ai u rreshtua përkrah luftëtarëve që më heroizëm mbronin qytetin e tyre.

Me rënien e Shkodrës në duart e ushtrisë osmane, si shumë bashkëqytetarë, M. Barleci mori rrugën e mërgimit dhe u vendos në Itali. Këtu ai plotësoi shkollimin e vet, u bë njohës i thellë i letërsisë antike dhe i gjuhës latine dhe u shfaq si një intelektual humanist nga më të shquarit e kohës. Ai fiton titullin e lartë “Doktor shkencor i diturive teologjike dhe is së drejtës kanonike”. Që në fund të shekullit të XV Marin Barleci ishte një figurë e njohur në jetën e kishtare të Padovës dhe në atë mësimore shkencore të Universitetit të këtij qyteti.

Nuk dihet më saktësi viti i vdekjes së M. Barlecit. Nëpërmjet të dhënave të tërthorta është aritur në perfundim së ai ka vdekur më 1512 ose më 1513.

Vepra e parë e Marin Barlecit është “Rethimi i Shkodrës” e botuar në latinisht më 1504 në Venedik. I mbështetur në shënimet e kujtimet e veta, si dhe i pjesëmarrësve të tjerë në ngjarjet që rrëfen, libri i kushtohet jetës politike e ushtarake gjatë rrethimit të II-të të Shkodrës më 1478. Deri në mesin e shek. XVII kjo vepër njohu 17 ribotime në gjuhë të ndryshme, si latinisht (5) dhe polonisht (1).

Vepra që e ngriti figurën e M. Barlecit në piedestalin e Padovës është “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, e shkruar latinisht dhe e botuar në Romë rreth viteve 1508-1510. Deri në mesin e shek. XVIII kjo vepër voluminoze njohu jo më pak se 21 ribotime në disa gjuhë të Evropës, si latinisht (4), gjermanisht (4), italisht (4), portugalisht (2), polonisht (1), spanjisht (1), si dhe nëpërmjet një perkthimi të lirë dhe përshtatjeje edhe në frëngjisht (4), e anglisht (1).

Vepra e fundit e M. Barlecit “Shkurtore e jetës së papëve dhe të perandorëve” u botua në Venedik, pas vdekjes së tij, më 1555.

Veprat e M. Barlecit, jane frut i një pune të gjatë shumëvjeçare. për hartimin e tyre ai u mbështet në shënimet e kujtimet e veta, si dhe të pjesmarrësve dhe dëshmitarëve të tjerë në ngjarjet që rrëfen.

Ky material autentik shumë i pasur u ka dhënë veprave të M.Barletit vlerën e burimeve historike të dorës së parë e të pazëvendesueshme. Dëshmitë që mblodhi nga burimet e shumta, si historian i mirëfilltë, M. Barleci i shoshiti, i plotesoi, dhe i zgjeroi më literaturën e kohës. Fryma Panegjerike, fjalimet që u vihen në gojë heronjve në veprat e Marin Barlecit janë karakteristike për historiografinë humaniste evropiane në përgjithësi dhe përbëjnë anën e dobët të saj.

Por vlerat pozitive të veprave të M. Barlecit si burime historike janë shumë më të mëdha së dobësite e tyre. Ngjarjet politiko ushtarake të Shqipërisë në shek. XV, jetën e veprimtarinë e Skënderbeut, rrethimet e Shkodrës etj., M. Barleci i pasqyroi duke ndjekur parimin kronologjik.

Megjitheate, në veprat e tij nuk mungojnë edhe shmangiet për të pasqyruar e për të treguar psikologjinë e botës shpirtërore shqiptare, legjendat e folklorin e tyre, rajonet kryesore të banuar prej shqiptarëve në Ballkan, veprimtarinë e tyre ekonomike etj. Krahas përshkrimit të potretit fizik e moral të Heroit tonë Kombëtar te “Historia e Skënderbeut” M. Barleci ka dhënë edhe një gravurë me potretin e tij. Padyshim ky potret paraqet karakteristikat e fytyrës së Skënderbeut, sepse vepra u hartua në bazë të kujtimeve të bashkëluftëtarëve të heroit dhe të pasardhësve të familjes së Kastriotëve.


Dhimiter Frëngu (1443-1525)

Lindi në qytetin e Drishtit më 1443 dhe u brumos gjatë heroizmit legjendar të Skënderbeut. U shkollua si klerik katolik, profesion që e ushtronte gjatë gjithë jetës së tij. Dh. Frengu u lidh ngushtë me heroin shqiptar dhe e shoqëroi atë në udhëtimin që bëri gjatë vitit 1466-1467 në Romë e në Napoli.


Me pushtimin e Drishtit prej osmanëve më 1487, Dh. Frëngu emigroi në Itali. Ai u vendos në rajonin e Venedikut dhe për një periudhë të gjatë shërbeu si famullitar i nderuar në fshatin Braina, pranë qytetit Trevizo, deri më 1513, kur për arsye të moshës së shtyrë, ia la detyrën nipit të tij, Pal Engjëllit. Dhe Frëngu vdiq më 1525, në moshën 82 vjeçare.

Të vetmen vepër që shkroi, ai ia kushtoi figurës së Skënderbeut “Komentar për punët e osmanëve dhe të zotit Gjergj Skënderbeut, princi i Epirit.

Kjo vepër e shkruar latinisht mbeti e pabotuar. Pas vdekjes së tij, i nipi Pal Engjelli, e perkthehu italisht dhe e botoi atë më 1539. Deri më 1679 vepra e Dh. Frëngut njohu 18 botime italisht. Në mesin e shekullit XVI ajo u përkthye e u botua edhe në frëngjisht dhe në anglisht.

Në krahasim me historine e Skënderbeut të M. Barlecit, vepra e Dh. Frengut u përhap shumë në itali (sidomos në Venedik ku u shtypën të gjitha ribotimet e saj) , sepse ato ishin më të shkurtëra se vepra e parë.

Te pasardhësit e familjes Engjëlli që ishin vendosur në Itali, ashtu si te shumë shqiptarë të emigruar, u ruajt ndër breza vetëdija kombëtare, ndjenja e atdhedashurisë dhe deshira për t’u kthyher në Shqipëri. Ishin këto motive që nxitën pjestarët e kësaj familjeje që kishte një pozitë të rëndësishme në rrethet intelektuale kishtare të Venedikut, të interesoheshin gjatë shek. XVI e XVII për botimin e ribotimin e veprave kushtuar epopesë shqiptarë të shek.XV, si dhe vepra të hartuara prej tyre në formën e gjenealogjive familjare mbi të drejtën e trashëgimisë.
Avatari i antarit
User

qenpo

Poste

3368

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Djelë Maj 29, 2005 9:53 am

nga qenpo » E Martë Prill 04, 2006 2:49 pm

Fazli HAJRIZI

Shala e Bajgorës, në krahasim me sipërfaqen dhe popullsinë është një nga zonat më të pasura me minerale në Ballkan (Gadishullin Ilirik) e më gjerë. Kjo shpjegohet me ndërtimin gjeologjik-tektonik të larmishëm e në veçanti me vullkanizimin e ri të terciarit.

Në bazë të studimeve të bëra është vërtetuar se Shala ka një pasuri minerale dhe një potencial metalogjenik rnjaft të madh. Ajo zotëron rezerva të mëdha të plumbit dhe zinkut duke e renditur në vendet e para të Evropës. Vendburimi i plumbit dhe i zinkut në Trepçë është vendburimi rnë i madh skarnor-hidrotermal në gjithë Evropën.

Rezervat industriale të zbuluara arrijnë në mbi 20 milion ton.

Karakteristikë është edhe përmbajtja shumë e lartë me xeherorë e plumbit (rreth 7%), zinkut (rreth 4%), deri në 120 gr./ton argjencl, dhe sasi më të vogla por plotësisht industriale: ar deri g./ton, bizmut 120 g./ton, kadmium 2g.Iton, germanium, galium, talium, selen, telur.

Ky vendburim ka një përbërie mine*ralogjike tepër të pasur (sfalerit, galenit, pirit, pirotin, plumbozit, arsenopirit, gjemsonit, kalkopirit, kuarc, kalcit, siderit, rodokrozit, dolomit, aktinolit, hedenbergit, granate, magnetit e shumë të tjere).

Mineralizimet e Trepçës së Shalës së Bajgorës kanë në masë dermuese kristalizim të përsosur e bukuri te rrallë, prandaj shumë kampione të tyre ruhen në muze të ndryshme të botës.

Kristalet e Trepçês



Shfrytëzimi i xehes së Trepçës daton nga kohërat më të Iashta. Emri i Trepçës lidiihet me fillimin e shek. XIV.

Në dokumentet mesjetare zihet në gojë me emrin TREPÇA, pastaj TREIPÇE, TRIPÇE, TRIPZA, etj. Ernrin mund ta ketë marrë nga një fis shqiptar, po edhe nga ndonjë fjaIë me origjinë gjermane, -trep (r-e>e-r) ‘fshat, -terp.8

Një kohë këtu, pos shqiptarëve të kërshterë, kanë punuar e jetuar edlhe sasët, të cilët kanë qenë të njohur si xehetarë të mirë. Më 1303 është ngritur kisha katolike. Pos në Trepçë, në Gjytet e në Rrzhanë, edhe në mjedise të tjera (Bistricë, Këvaçicë, Bajgorë, Rashan, Mazhiq) janë ngritur faltore katolike, si Kisha e Shën Mërisë, ajo e Shën Pjetrit etj.

Rrugët që kalonin këndej, ajo qe lidhte Pazarin e Ri me qendrën e Kosovës, sidomos vija kryesore komunikative Naisus-Lissus që kalonte në afërsi të Vushtrrisë, ku gjendej stacioni i rëndësishëm Vicianum, kanë pasur rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin edhe të vendbanimeve të Shalës, sidomos të atyre në afërsi të Trepçës.

Rashani, sot fshat afër Trepçës, duhet të ketë qenë qendër me një popullatë shumë të koncentruar.

Gati në asnjë vend të Shalës, pra as në këtë fshat, që dikur quhej Gjytet, e që ka ende mure të Iashta, nuk janë bërë të thuash, kurrfarë gërmimesh, hulumtimesh e stu*dimesh, prandaj në favor te konstatimit tonë flasin një varg gojëdhënash, si ajo për Kroin e Nuseve në Mazhiq, e shkuarjes së maces nëpër kulmet e shtëpive që nga Trepça deri në Vushtrri, etj., gjetjet sipërfaqësore apo ato të rastësishme me rastin e hapjes së puseve, ndërtimit të rrugëve, objekteve të ndryshme etj.

Pozita e favorshrne e Gjytetit të Rashanit me një zotërim të gjerë të fushës përreth, muret rrethuese, materiali arkeologjik i zbuluar etj., dëshmon se kjo kështjellë ka qenë e banuar qysh në fillim të epokës së hekurit, po zhvillimin më të madh e ka pasurë gjatë fundit të kësaj epoke. Varrezat në fshatin Bistricë (Bardhanë), sarkofagët që janë zbuluar aty, varrezat e ndërtuara e të mbuluara me pllaka guri, të rrethuara me gurë, dëshmojnë për lashtësinë e tyre.

Lënda antropologjike dëshmon se varrezat u përkasin banorëve me tipare antropologjike adriatikase - mesdhetare, që janë karakteristika antropologjike të popullsisë arbërore. Vendbanime karakteristike kanë mbetur ato te epokës së hekurit, që janë kryesisht gradinat të vendosura ne kodra ose në pllaja dhe të fortifikuara.

Në periudhën e sundimit romak banoret e Shalës kane qenë të orientuar kah qendra e rëndësishme Municipiumi DD afër Soçanës që u zhvillua gjatë shek.IV të e. s. Veprimtaria kryesore e këtij municipi ka qenë zejtaria, e cila ishte ë kultivuar tek dardanët qysh në epokën e hekurit.

Romantizimi në këtë hapësirë ka qenë i dobët. Në aspektin fetar mund të pohohet se krishterimi ka ardhur edhe në këto hapësira në shek. IV të e. s. Edhe pse nuk janë bërë hulumtime të mjaftueshme, mund të pohohet se në Shalë ekzistojnë objekte të shumta të kulturës materiale dhe të artit që nga periudha romake. Gjuha latine ka qenë gjuhë e administratës. Për këtë gjë dëshrnojnë dokumerntet mbishkrimore.

Depërtimi sllav u përcoll me një furi rrënuese në vendbanimet e Shalës së Bajgorës që pati rrjedhoja të rënda për popullsinë vendase. Edhe përkundër depërtirnit të valës sllave, Shala mbeti etnikisht e pastër.

Pushtuesit sllavë nuk mundën të zhdukin, aq më pak të asimilojnë popullsinë ven*dase.. Në shek. IX-X Trepça dhe pjesa rnë e madhe e hapësirës së Shalës u gjend nën sundimin bullgar. Shqiptarët e Shalës së Bajgorës luftuan për çlirim nga bizanti dhe nga bullgarët, por Iuftuan edhe në anën e ushtrisë bizantine kundër pushtuesve të trojeve të tyre nga ana e popujve barbarë. Në fund të shek.XII luftuan në anën e ushtrisë bizantine kundër shtetit të serbëve të Rashkës.9

Më 1185 këto vise sërish ranë nën sundimin e shtetit serb të Nemanjëve. Vendosja e sundimit serb shënoi fillimin e një prej periudhave më te vështira për popullsinë shqiptare të kësaj treve.

Pasuritë e medha nëntokësore (miniera e famshme e plumbit, zinkut e argjendit në Trepçë) si dhe përshtatshrnëria e lartë e mbitokës për veprimtari blegtorale e bujqësore, i nxitën sundimtarët serbë ta përforcojnë pro*gresivisht pushtetin e tyre mbi popullsinë vendëse.

Si orientim kryesor i këtij shteti u përcaktua politika asi*miluese me synim homogjenizimin etnik dhe serbizimin e këtyre viseve. Trysnia asimiluese arriti kulmin gjatë kohës së sundimit të Car Dushanit (1331-1355).

Shteti mbështeste kishën dhe punonte sisteniatikisht për largimin e popullsisë shqiptare të ritit katolik dhe orientimin drejt ortodoksisë sllave. Besohet se ne Betejën e Kosovës që u zhvillua në qershor te vitit 1389, midis ushtrive të koalicionit të feudalëve ballkanas, pra ushtrisë se kërshterë kundër ushtrisë pushtuese osmane, morën pjesë edhe shalianët, të cilët ishin të mobilizuar nga sundimtari serb, Llazari. 10
Më 1455 një pjesë e Kosovës u pushtua nga forcat osmane. Menjëherë pas pushtimit, osmanlinjtë krijuan një njësi administrative të veçantë, të quajtur “Vilajeti i Vukut”. Gjatë shek.XV-XVI territori i Shalës së Bajgorës i përkiste Sanxhakut të Vushtrrisë.

Pas vendosjes së sundimit osman, u rimbëkëmb miniera e Trepçës dhe e Rrëzhanës. Rrëzhana është një toponim i sajuar nga parashtesa shqipe rrë+Shan, emër ky shunië i përhapur në antroponiminë dhe patroniminë shqiptare me elemente të krishtera.

Në sistemin toponimk të Shalës së Bajgorës, katundet Bugariq, Zhazhë, Vllahi dhe toponime të tjera, dalin nga ndonjë etnik. Fshati Zhazhë është vetërn formë e sonorizuar e Shashës, në të vërtetë të Sasës, falë kalimit të s>sh»11

Majdani i Rrzhanës përmendet rnë 1455 deri më 1469 në përbërje të Vilajetit dhe të nahisë së Zveçanit (Zinkofçar Zir). Më 1516 ky treg bëhet seli e nahisë me të njëjtin emër të Kadillëkut të Pazarit të Ri. Prej 11 fshatrave që i takonin kësaj nahije, me siguri është identifikuar vetëm fshati Murgull»12

Edhe pas rënies së Trepçes nen sundimin turk kjo minierë nuk e ka humbur rëndesinë. Përmenden miniera te braktisura, por edhe fshatra të njohura. Në regjistrirnin turk (1469) përmenden fshatrat: Rrzhanë, Zijaçë, Dccli (Didine), Ofçar, Zasil (Zasellë, sot Kodër), Kavaxh, Silançë (Selac), Rahova, Zhezheva (sot Zhazha), Lisiçe (Lisicë), Vilahne (Vllahi), Boletin, Bistricë, Batahir, Ceran (sot Cerajë) etj., të cilat i takonin vilajetit të hershëm që mori më 1463 statusin e nahisë, dhe i takonte sanxhakut të Bosnjes.

Pas rënies së Shalës nën sundimin osman, u ngnit kolonia turke që quhej Trepça e Epërme (Trepçaide Bala), dy ki!ometra Iarg Stantergut. Në lagjen e Trepçës u ndërtua xhamia (Xhamia e Mazhiqit), pa dyshim njëra ndër të parat e ndër të rrallat në këto anë. Qe nga kjo kohë popullata shqiptare e trevës së Shalës së Bajgorës filloi gradualisht të braktisë fenë e kërshterë dhe të kalojë në fenë islame.

Në fillim përqafimi i islamit ishte i kufizuar vetëm në individë të integruar në strukturat e administratës osmane, ndërsa më pas kjo dukuri përfshiu një masë rnë të gjerë njerëzish. Një nder faktorët që Iehtësoi depërtimin e islamit në masën e popullatës shqiptare të kësaj treve (shek. XVII), ishte edhe prirja e saj për t’u larguar nga autoriteti fetar i kishës serbe.

Megjithatë, popullata shqiptare e islamizuar, edhe pse ndryshoi fenë, nuk preku qenien e vet etnike. Përhapja e islamit u shoqërua shumë pak me ndryshime në pamjen urbanistike të vendbanimeve dhe në formacionin kulturor të popullsisë së Shalës së Bajgorës.

Më 1689, në kohen e luftës antiosmane, mjaft shqiptarë nga treva e Shalës së Bajgorës, së bashku me luftëtarë të krahinave të tjera të veriut të Shqipërisë, të krështerë e musIimanë, nën udhëheqjen e Pjeter Bogdanit, i cili ishte arqipeshkv i Shkupit, u bashkuan me forcat austriake.

Numri i luftëtarëve shaljanë ishte mbi 200. Lufta, siç dihet, mori fund me fitoren e turqve. Si pasojë e dhunës e terrorit që pasoi, shumë banorë u shpërnguIën. Burimet turke dëshmojnë se fshatrat e Shalës kanë qenë mjaft mirë të popullzuara.

Kjo popullatë, kryesisht shqiptare, u tëhoIlua sidomos ne fillim të viteve 1690 edhe si pasojë e rënies së murtajës. Me zvogëlimin e numrit të shaljanëve, të cilët ishin xehetarë të mire, Trepça dhe minierat, pra vendburimet e tjera minerare, pësuan mjaft shumë.

Sipas një regjistrimi të kadillëqeve të Turqisë evropiane qe kishte bërë Abdullah Huremoviq nga Mostari, në prag të luftës austro-turke gjatë viteve 1683-1699, Trepça si një kadillëk i veçantë bënte pjesë në sanxhakun e Vushtrrisë. Kah fundi i shek. XVII Sanxhaku i Vushtrrisë u suprimua dhe si territor iu bashkua sanxhakut të Shkupit.

Kështu, territoret në lindje Ibrit, duke përfshirë Trepçen dhe fshatrat e Shalës së Bajgorës, i takonin Sanxhakut të Vushtrrisë të Elajetit të Rumelisë. Defteret osmane ofrojnë materiale të pasura që provojnë qartë se popullsia e kësaj treve, qoftë ajo që bart antroponimi karakteristike shqiptare, qoftë ajo që bart antroroponimi sllave, është etnikisht shqiptare.

Shqiptarësia e këtyre viseve vërtetohet, pos nga dokumentet osrnane, edhe nga ato raguziane, latine etj. Në vitin 1739 një pjesë e popullatës shqiptare katolike e Shalës u detyrua të shpërngulet.

Gjate viteve 1830-1832 rreth 1000 shaljanë i dhanë mbështetje Mustafë Pashë Bushatliut duke mbështetur kështu pavarësinë. Sulltani organizoi ushtrinë e tij dhe në mesin e vitit 1832 sulmoi Vushtrrinë e Mitrovicën. Shaljanët kundërshtuan dekretin e Hati Sherifit të Gulkhanesë (3 nëntor 1839) shpallur në Stamboll nga Sulitan Abdyl Mexhidi.

Luftëtarët shaljanë onganizuan një sërë luftërash kundër zaptinjve turq në Kaçanoll, Vesekofc, në Gumnishtë dhe në fshatra tjera. Zona e Shalës së Bajgonës në këtë kohë konsidenohej si zonë e Iirë.

Shpërthimi i krizës lindore në vitet 1875-1876 dhe sidomos lufta ruso-turke e vitit 1877-1878 tronditi edhe popullatën e trevës së Shalës. Në janar të vitit 1878 Serbia dhe Mali j Zi hynë në Iuftë kundër Turqisë duke pushtuar pjesën verilindore e juglindore të Vilajetit të Kosovës, Nishit, Pirotit, Kurshumlisë, Vranjës, Leskocit etj.

Pushtimi i këtyre territoreve u shoqërua me masakrimin nga serbët, malazezët e rusët, të popullsisë shqiptare, duke përfshirë gratë, fëmijët e p!eqtë dhe me shpërnguIje nga vatrat e tyre të mbi 150.000 shqiptarëve. Shumica e të shpërngulurve u vendosën në anë të ndryshme të Kosovës dhe, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, vetëm një nurnër i vogël u vendos në Shalë të Bajgorës. Në Selac u vendos familja Igrishta.

Pas ndërtimit të hekurudhës (1874) që lidhte Mitrovicën me Shkupin, Selanikun dhe qendrat e tjera më të largëta dhe më të zhvilluara, mundësoi që visorja e Shalës përreth Trepçës dhe vendbanimet, që deri atëherë ishin në përbërje të rajonit tregtar të Vushtrrisë, të hynin në përbërje të Mitrovicës.

Popullata shqiptare e Shalës së Bajgorës, pos kryengritjeve gjatë viteve 1688-1690, duke mos u pajtua asnjëherë me zgjedhën e robëninë osmane, gjatë gjithë shek XVIII e XIX zhvilluan edhe një sërë luftërash çlirimtare. Rezistenca e tyre mori hov dhe u intensifikua sidomos në periudhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Në gjysmën e dytë të shek. XIX, në kohën e levizjeve të mëdha për çlirim kombëtar, Shala dha shume luftëtarë, të cilët u ngritën kundër politikës çkornbëtarizuese, e cila mohonte individualitetin e popullit shqiptar. Në periudhën e Iëvizjes Kombëtare Shqiptare, ne fazën e dytë të zhvillimit të saj (1878-1881), popullata shqiptare e këtij mjedisi vazhdoi traditën e Iuftës për liri e pavarësi.

Në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, e cila u thernelua në Kuvendin e 10 qeshorit 1878 nën kryesinë e Iliaz Pashë Dibrës, në mesin e 110 delegatëve gjendeshin edhe përfaqësues nga Shala e Bajgorës. Në mesin e 4 mijë nënshkruesve të dy peticioneve që iu dërguan Kongresit të Berlinit dhe Portës së Lartë, ishin edhe nënshkrimet e përfaqësuesve të Shalës së Bajgorës.

Forcat e Lidhjes hynë edhe në Mitrovicë, shkarkuan funksionarët osmanë nga administrata shtetërore dhe në vend të tyre emëruan nëpunës shqiptarë. Pas Kuvendit Themelues, Lidhja e Prizrenit, e cila kishte formuar nënkëshillat në viset e banuara me shqiptarë, një nga degët më të forta pati atë të Mitrovicës. Atë e përbënin dhe e mbështesnin me armë kryesisht shaljanët, të cilët vazhduan të japin kontributin e tyre për autonorni. Luftëtarët e Shalës së Bajgorës dhanë kontributin më të madh për çlirimin e Mitrovicës më 25 janar 1881.

Shqiptarët këtu morën pushtetin në duart e veta, në Mitrovicë e rrethinë formuan gjykatat shqiptare, të cilat filluan të punojnë pavarësisht nga pushteti turk. Popullata shqiptare e Shalës iu drejtohej gjyqeve shqiptare e jo atyre turke.

Në gjysmën e dytë të prillit 1881 Dervish Pasha me një ushtri të madhe hyri sërish në Mitrovicë duke e vendosur pushtetin e vet administrativ dhe gjykatën ushtarake, e cila brenda një kohe të shkurtër dënoi 4.000 shqiptarë. Forcat turke të udhëhequara nga Dervish Pasha e Hafiz Pasha menduan se e shtypën me gjak lëvizjen e popullatës shqiptare për çlinim kombëtar.

Përkundrazi, shqiptarët, të cilët në ndërgjegën e tyre kishin ruajtur idenë e pavarësisë, idenë e formimit të shtetit: kombëtar, vazhduan rrugën e përparimit dhe të qytetërimitë evropian. Kryengritjet vërtet për një kohë pushuan, por, fill pas këndelljes, ato shpërthyen në viset e mëparshme.

Edhe përkundër dhunës e terrorit që ushtronte, pushtuesi nuk arri*nte dot të shuante shpirtin liridashës të shaljanëve, të cilëtë vazhduan të japin kontributin e tyre edhe në fazën e tretë të Iëvizjes kombëtare për autonomi (1881-1908). Janë të njohura konfliktet e armatosura ndërmjet pushtetit turk dhe kryengritësve shaljanë. Më 1886 në Mitrovicë kishte ardhur Rexhep Pasha, shqiptar me origjinë nga Mati.
Ai provoi që të vejë qetësi në Shalë duke i marrë me të mirë prijësit. Pas takimit që kishte pasur me Ahmet Boletinin, vëllanë më të madh të Isës, njerëzit e pushtetit u përpoqën që ta zënë e ta vrasin pabesish në sarajin e pashës, por nuk ia dolën, sepse shaljani arrin të shpëtojë me zhdërvjelItësi:

“Rexhep Pasha del në shkallë,
Del në shkallë e po ndigjon,
— Ç’ka saraj qi po ushton,
Ç ‘ka saraj qi po dridhet?
Njaj asllani gjallë s‘po lidhet.
— More pashë, ty t ‘kanë mashtrue,
S ‘ke gjetë burra qi m‘lidhin mue!”

Pushtuesi, i ciii nuk lente gur pa lëvizur, arrinte të gjente bashkëpunëtorët për t’i likuiduar kundërshtarët. Kështu më 1894 Ahmeti u vra pabesisht nga një pritë në fshatin Zhazhë. Lufta vllavrasëse do të merrte edhe shumë jetëra të tjera sikur mos të ndërhynte nënë Ajshja dhe Beqir Voca një mik i ngusht i famiijes Boletini, njeri i mençur e me autoritet.

Në qershor të vitit 1895 Hafiz Pasha me një bataIion ushtarësh të komanduar nga major Mehmeti sulmoi BoIetinin. Isa Boletini, i cili asnjëherë nuk e linte kullën pa roje, kur pa se ushtria iu kap bjeshkës, zuri pritën në Majën e vogël. Pas një lufte të ashpër, ushtria turke edhe pse arriti ti djegë kullën e të plaçkisë pasurinë, u tërhoq me humbje të mëdha.


Kulla e Isa Boletinit



Në kuvendin e shqiptarëve që u mbajt në Pejë në nëntor të vitit 1897, ku organizator ishin Haxhi Zeka dhe Riza Kryeziu (Gjakova), Shala kishte dërguar përfaqësuesin e vet. Në pranverë Beslidhja u zgjerua dhe u shtri deri në Mitrovicë, Vushtrri e Shalë të Bajgorës. Shaljanët përkrahën Komitetin e fshehtë shqiptar që drejtonte Beslidhjen dhe kërkonte bashkimin e katër Vilajeteve shqiptare në një vilajet të vetëm.

Në Kuvendin e Lidhjes së Pejës (23-29 janar të vitit 1899, mori pjesë Isa Boletini, i cili, i shoqëruar nga shaljanët, përfaqësonte këtë mjedis. Shaljanët në krye me Isa Boletinin mbështetën idenë për formimin e ushtrisë shqiptare duke premtuar se djemtë e tyre do të rekrutohen në forcat vullnetare që do të mbronin edhe kufijtë nga sulmet sllave. Në këtë kohë u formua një batalion i regjimentit të ushtrisë shqiptare për të ruajtur kufirin me Serbinë që nga Guri i Kripës deri në Bistricë.

Disa familje të fuqishme që deri në këtë kohë i karakterizonte rivaliteti i pandërprerë për dominim e sundim në kurriz të njëra tjetrës, tashti, për ta përballuar më lehtë rrezikun, u afruan, u bashkuan duke lidhur besën se do të Iuftojnë bashkërisht për shpëtimin e atdheut. Ndër famiijet më të njohura në këtë kohë ishin ajo e Isa Boletinit, e Ahmet e Cen Stantergut, e Vocëve etj.

Në vend të prirjes për pavarësi, tashti dominonte nevoja e bashkimit në Iuftë për çlirim kombëtar. Që nga viti 1892-1912 ushtria turke, duke djegur e vrarë, u përpoq të shtypë shpirtin kryengritës të shaljanëve, por kot. Forca të mëdha ushtarake kishin sulmuar Boletinin më 1892 dhe 1895, por kishin hasur në rezistencë të fortë të Shaljanëve.

Më 1901 shaljanët nën udhiëheqjen e Isa Boletinit shkuan në Pazar të Ri për ta liruar Aqif Pazarin. Në vjeshtë të vitit 1902 kundërshtuan hapjen e konsullatës ruse, vendosjen e Grigor Shqerbinit konsull në Mitrovicë. Ata mbështetën vendimet e marra në Kuvendin e krerëve shqiptarë në Gjakovë më 15 janar 1903, morën pjesë në Kuvendin te Verrat e Llukës më 2 mars 1903, në tubimin mbajtur në fushën e Morinës te Llausha e Drenicës, në mars të vitit 1903, në Kuvendin e Vushtrrisë (1903) kundërshtuan reformat turke dhe veprimtarinë e konsullatë ruse në Mitrovicë që punonte hapur kundër interesave të shqiptarëve etj.

Shaljanëve u erdhën në ndihmë Iuftëtarë nga Podguri, Vushtrria, Llapi, Drenica etj., dhe sulmuan dhjetra batalione të ushtrisë turke në Mitrovicë. Ne këtë kohë Porta e lartë, për ta pasur më pranë vetes dhe për t’ia pamundësuar veprimtarinë patriotike e luftarake, e syrgjynosi Isa Boletinin.

Pas internirnit të kryetrimit të Kosovës, komandanti i ushtrisë turke në Mitrovicë urdhëroi që nga kufiri me Serbinë, nga fshati Rrëzhanë deri në Albanik (Leposaviq), të tërhiqen të gjitha rojet. Kështu rojet e kufirit me Serbinë u detyruan ta organizojnë vetë shaljanët.

Shaljanët e çuan në vend betimin që ia kishin dhënë prijësit të tyre se nuk do të lejojnë, qoftë edhe me çmimin e jetës, që të vendoset konsulli rus në Mitrovicë. Në mesin e 250 të vrarëve në fshatin Shupkofc në luftë kundër forcave ushtarake turke, te cilat i komandonte Shqerbin, 100 kanë qenë shaljanë.

Luftën për çlirimin e Mitrovicës e kishin udhëhequr Jashar Boletini, Bejtë Selaci, Shaban Jashari, Nuhë Bajgora e të tjerë. Në këtë luftë për jetë a vdekje mbetën të vrarë Bejtë Selaci, Shaban Gavazi*-Bajgora, Hajdar Xhemë Boletini, Zenel Fetahu, Man Zeqiri, Ramë Smaka, Sejdi Ibrahimi e shumë të tjerë, ndërsa u plagosën qindra të tjerë, në mesin e të cilëve edhe Sejdi Vidishiqi e Tahir Selaci, vëllai i Bejtës.

Në kryengritjen që shpërtheu në janar të vitit 1904 në Mitrovicë, morën pjesë edhe shaljanët. Në shkurt të vitit 1906 Isa Boletini u lirua dhe u kthye në Shalë, sepse më shumë i pëlqenin gurët e Boletinit sesa sarajet e Stambollit. Po në këtë fillim viti Komiteti shqiptar me qendër në Manastir kishte formuar degët e veta edhe në Kosovë.

Në degën e Komitetit në Mitrovicë shquheshin për veprimtarinë e tyre shumë Shaljanë, të cilët punonin në përgatitjet e armatosura kundër sunduesve osmanë. Deri më 1908 në Shalë të Bajgorës nuk ka pasur pushtet. Fshatrat e kësaj treve gjatë sundimit osman kanë qenë në pronësi të spahinjve nga Vushtrria dhe Pazari i Ri, të cilët shpesh sillnin në pronat e tyre çifçinj familje të ririt ortodoks. Më 3 korrik 1908 shpërtheu Revolucioni xhonturk. Ky revolucion përkoi me Iëvizjen për çlirirn kundër sunduesve osrnanë.

Shaljanët në fillim mbështetën Revolucionin e Turqve të Rinj dhe kjo përkrahje e shqiptarëve qe një faktor vendimtar në fitoren e tij dhe shpalljen e Kushtetutës, rnë 23-24 korrik 1908, mirëpo, kur panë se Ligji i zgjedhjeve dhe vetë qën*drimi i pushtetit xhonturk, i cili kishte filluar të bashkë*punonte me serbët e të tjerët, duke dashur që t’i sjellë shqiptarët gjithnjë në pozitë të pabarabartë, sërish ia kthyen pushkën. Gjatë këij viti në Bare Turqit e rinj ndërtuan stacionin e zaptinjve.
Më 20 korrik 1908, nën kryesinë e Isa Boletinit u mbajt Kuvendi j Ferizajt. Në mesin e 30.000 shqiptarëve u gje*nden edhe shaljanët. Meqë xhonturqit nuk e mbajten premtimin që kishin dhënë për më shumë të drejta shqiptarëve, vetqeverisjen e vendit etj., Klubi kombëtar i formuar në Mitrovicë, vendosi që të përzë nëpunësit osrnanë duke bërë përpjekje që pushtetin t’ua japë shqiptarëve vendës.

Edhe kërkesat për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe dështuan. Për këtë arsye Isa Boletini, i mështetur nga shaIjanët besnikë, ia ktheu pushkën pushtuesit osman.

Për të shuar zjarrin e kryengritjes, për të shuar shpirtin liridashës shaljanëve, kajmekami i Mitrovicës, Hajdar Beu, më 22 nëntor 1908 e sulrnoi me forca të rnëdha prijësin Isa Boletini, në Boletin.

Isa Boletini



Në këtë Iuftë, pos Isa Boletinit, u shquan edhe Bejtë Selaci, Halim Çaushi, Halil e Jonuz Bo*letini, Nuredin e Zeqir Mehmeti. U vranë Xhemë Boletini, Halim Çaushi e Zenel Koliqi, kurse u plagosën Isa Boletini, Halit Ahmeti nga Syrigana, Bislim Selim Radisheva. Sejdi SeIaci dhe Zeqir Mehmeti.

Ushtarët turq, pasi nuk arritën që ta shembin kullën me topa, ia dhanë flakën. Për të ngjallur frikë e panik ata dogjën edhe disa shtëpi në Shalë si dhe Kullën e Sejdi Selacit. Në mars të vitit 1909 përsëri xhonturqit nisën forca të mëdha ushtarake nën komandën e Xhavit Pashës për të goditur Isa Boletinin.

Qeveria shpalli në Kosovë gjendje të jashtëzakonshrne. Në mesin e prillit 1910 Shefqet Turgut Pasha u përpoq me të gjitha mjetet, me zjarr e hekur t’i shuajë kryengritjet e shqiptarëve. Ndër vatrat e qëndresës, pos Grykës së Kaçanikut, Grykës së Carralevës (1910), u bë edhe Shala, sidomos Boletini.

Deri më 1912 ushtria turke disa herë i dogji e i bëri rrafsh me tokë fshatrat e Shalës së Bajgorës, por nuk arriti të nënshtrojë Shalën, të cilën e mbronin me gjoksin e tyre bijtë e saj besnikë, luftëtarët sypatrembur e të pëkulur. Shaljanët u shquan edhe në luftërat e tjera antiosmane gjatë viteve 1910-1912.

Ata mbështeteshin edhe nga Hasan Prishtina e Nexhip Draga, të ciiët nga Shkupi erdhën në ShaIë, pastaj në Drenicë etj., ku u bashkuan me Isa Boietinin. Në mars të vitit 1912 u mbajt një takim midis Isa Boletinit e Hasan Prishtinës në çifliçet e Zejnuilah Begut ne fshatin Gojbulë afër Vushtrrisë.

Takimi i Gojbulës u pasua me mbledhje në vende të ndryshme të Kosovës: 15 maj në Boletin, në të cilën morën pjesë krerët e Shalës së Bajgorës e ku u lidh Besa e ShaIës, Kuvendi i Drenicës (16 maj), ku u lidh Besa e Drenicës, Besa e Llapushës dhe u kurorëzua me Kuvendin e Junikut (21-25 maj 1912) që u mbajt në Junik. Pas këtij Kuvendi Isa u kthye në Shalë.

Menjëherë krijoi lidhjet me luftëtarët e Shalës dhe të Llapit, nisi t’i forcojë qendrat në Boletin, në Vesekovc etj. Pra menjëherë filloi me zbatimin e vendimeve të Kuvendit të Junikut në viset e tij, në Shalë e Llap. Në qershor tië vitit 1912 u mbajt një Kuvend i madh në Shalë, i cili në popull u njoht me emrin Kuvendi i Kurillovës. Në Kuvendin e Kurillovës, vend midis Shalës e Llapit, morën pjesë 400 shaljanë dhe rreth 1500 llapjanë. Këtu u Iidh besa e Shalës dhe Llapit.

Edhe dëshmitarët, po edhe kënga popullore “Grepacimi I Isa begut e Beqir Vocës” flasin për pikëpamjet e tyre të ndryshme lidhur me atë se a duhet t’ia kthejnë pushkën Turqisë apo jo, a paraqet rrezik më të madh Turqia apo Serbia, e cila rrinte në këmbë të para dhe po përgatitej për t’iu hedhë viktimës në shpinë. Në fillim të korrikut nisi kryengritja e përgjithshrne.

Kjo kryengritje u shënua me ngritjen e flamurit kombëtar, të cilin e sollën në Kosovë disa veprimtarë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare nga kolonitë në Evropë, në Stamboll e Selanik. Flamurin e ngritur në Vesekovc (sot quhet Kodra e Bajrakut), ia kishte dorëzuar Xhemajl Prishtinës patrioti i shquar Hoxhë Kadri Prishtina, i cili kishte ardhur në Kosovë.

Më 12 korrik u zhviliua një betejë e lavdishme në Grykën e Kulinës e pas shtatë ditësh edhe një tjetër në Broboniq. Më 22 korrik kryengritësit shqiptarë të udhëhequr nga Isa Boletini u nisën për në Pazar të Ri dhe e Iiruan atë, ndërsa pesë ditë më vonë hynë në Mitrovicë, ku menjëherë formuan organet e pushtetit lokal, këshillat popullorë me detyrë të posaçme që të ruajnë rendin e qetësinë. Shaljanët në krye me Isa Boletinin përmes ideologut Hasan Prishtina njoftuan opinionin ndërkombëtar se ata Iuftojnë jo për të mbrojtur a për t’i zgjatur jetën Turqisë në Ballkan, por për t’i dalë zot tërësisë tokësore të Shqiperisë.

Më 9 gusht Hasan Prishtina i paraqiti qeverisë turke programin prej 14 pikash, i cili përmbante këto kërkesa:

- nëpunësit që do të emëroheshin në Shqipëri, të dinin gjuhën shqipe dhe të njihnin zakonet e vendit;
- shërbimi ushtarak të bëhej vetëm në Shqipëri;
- t’u jepeshin armët shqiptarëve;
- të hapeshin në katër vilajetet: të Kosovës, Manastirit, Shkodrës dhe Janinës shkolla të të gjitha shkallëve dhe të mësohej gjuha e vendit në të gjitha shkoiiat fillore dhe të mesme;
- të shpallej amnistia e përgjithshme dhe të merreshin një varg masash për zhviliimin ekonomik të vendit etj.

Qeveria turke vonoi përgjigjen ndaj 14 kërkesave të shqiptarëve, prandaj kryengritësit shqiptarë, më 11 gusht 1912, nën udhëheqjen e Isa Boietinit, Bajram Currit, Hasan Prishtinës, Riza beg Kryeziut, Jahja Agë Prizrenit, Mahmut Zajmit, Zefit të Vogël etj. hynë në Shkup.

Ibrahim Pasha më parë kishte kërkuar nga Isa Boletini dhe shaljanët që të mos niseshin për në Shkup, duke i propozuar prijësit të shqiptarëve post të lartë e bashkëluftëtarëve të tij shpërblime të majme, por kot. Isai, duke qenë konsekuent në vendimin e tij, i përgjigjet:

“Unë kam ngrit krye për hakin e Shqipnis. Nuk lypi shpërblime për vete. Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia!”

Në luftën e përgjithshme për çlirimin e tokave shqiptare morën pjesë shumë shaljanë nën udhëheqjen e Isa Boletinit, të cilët, pas nënshkrimit të marrëveshjes nga Hasan Prishtina me qeverinë turke, më 26 gusht, u kthyen në Shalë.

Isa Boletini u vendos në Boletin dhe qëndroi deri më 30 tetor 1912. Brenda kësaj kohe organizoi ushtrinë për mbrojtjen e kufirit nga ushtria serbe. U zhvilluan luftëra të përgjakshme në Merdar, Llukovë, Albanik, Llapashticë, KuIinë e deri në Prishtinë. Rezistenca më e fuqishme u bë në Merdar.

Pas largimit të ushtrisë turke nga Mitrovica e rrethina, shqiptarët menjëherë zgjodhen përfaqësuesit e tyre në organet e pushtetit, formuan gjy*qësinë dhe administratën e tyre, mirëpo udhëheqësit e tyre brenda vendit nuk u paraqitën unikë, të bashkuar përballë orekseve grabitçare e të shfrenuara të shteteve ballkanike, Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë e Greqisë.

Ato kishin Iidhur aleancën në shtator të vitit 1912, duke filluar kështu Luftën e Parë Ballkanike, me qëllim që secila për vete të gllabërojë nga një copë të tokave shqiptare. Gëzimi i fitores së shqiptarëve qe jetëshkurtër.

Shqiptarët, pak të dehur nga gëzimi i fitores, më shumë të lodhur e të rraskapitur nga luftërat e njëpasnjëshme, sikur nuk e kishin paraparë që ushtritë e shteteve ballkanike, fqinjtë e tyre të pabesë: serbët, malazezët, grekët e bullgarët do të nisnin marshimin mbi tokat e tyre.

Vullnetarët shqiptarë, të prirë nga Isa Boletini e Beqir Voca, duke parë se rreziku rnë i madh vinte andej nga kufiri me Serbinë, nga Guri i Uglarit deri te Qafa e Ibrit, u përpoqën t’iu kundërvihen forcave të përgatitura mirë të ushtrisë serbe, t’u rezistojnë me vendosmëri sulmeve të tyre, por nuk ia dolën.

Sulmet e reparteve çet*nike ishin të forta dhe të intensifikuara në frontin përgjatë Ballit të Shalës e sidomos në luginën e Ibrit. Për shkak të mungesës së armëve, ushqimit, organizimit të rregullt, të mirëfilltë të ushtrisë, u detyruan të tërhiqen. Serbët, pasi pushtuan Prishtinën më 22 tetor, pasi morën edhe Vushtrrinë e Mitrovicën, më 1 nëntor 1912, e detyruan ushtrinë e rraskapitur shqiptare dhe prijësin e tyre që të largohen të dëshpëruar. Tërheqja u bë në relacionin Shalë e Bajgores-CarraIevë-Sedllar, Prizren-Bicaj-Kala e Dodës Ujmishtë, prapë Kala e Dodës-Kastrat-Sllovë te Elez Jsufi, në Peshkopi, Maqellarë-Dibër dhe Vlorë.13

Pushtirni i këtyre viseve, sidomos i Shalës u shoqërua me terror, me vrasje në rnasë jo vetëm e luftëtarëve, por edhe e familjeve të tyre: grave, fëmijëve e pleqve. Pushtuesit serbë dogjën e rrafshuan me tokë pothuajse të gjitha fshatrat e Shalës së Bajgorës.

Në Shqipëri po përgatitej Shpallja e Pavarësisë. Isa Boletini, i cili po mbante lidhjet me Ismail Qemalin e patriotë të tjerë, u nis për të marrë pjesë në aktin e ngritjes së flamurit dhe në formimin e Qeverisë së Përkohshme. Më 28 Nëntor në Viorë arritën Rexhep Mitrovica, Sali Gjuka e Bedri Pejani, ndersa një dite më vonë edhe Isa Boletini me dhjetra luftëtarë, kryesisht të rinj shaljanë, ndër ta edhe dy djem e dy nipa të tij.

Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali, caktoi roje të veta personale e në derë të qeverisë bashkëluftëtarët besnikë të Isa Boletinit, Halim Musë Bajgorën dhe Ahmet Ali Llapin.

Kështu shaljanët dhanë një kontribut të çmuar ne mbrojtjen e Qeverisë së Viorës. Më 30 mars 1913, Isa Boletini me dy djemtë, Musën dhe Ademin, Luigj Gurakuqin, Dhimitër Beratin etj. mori pjesë në delegacionin e kryesuar nga Ismail Qemali, që u nis për udhëtim nëpër kryeqytetet evropiane dhe për të marrë pjesë në Konferencën e Londrës të 1912-1913 në emër të gjithë kombit shqiptar.

Në Shalë edhe sot kujtojnë dialogun e Isa Boletinit me ministnin e jashtëm anglez, Eduard Grein, që është përjetësuar edhe në këngë:

“Isa Beg, në Evropë unë jam i pari që të çarmatosa!
— Jo, ministër, jo qe besa,
s’çarmatosem sa t’jetë jeta!
Njenën armë në derë e dorëzova,
po këtë tjetrën prej brezi s’e nxora!
Mos besofsh po ta tregoj,
të nandë plumbat i mban ne gojë!”

Kur Eduard Grej shprehte keqardhjen pse vendlindja e tij ishte aq Iarg kufirit sa nuk mund t’ia bashkonte Shqipërise, Isai i përgjigjet i revoltuar për copëtimin e padrejtë të tokave tona:

“Nuk jam ardhë këtu vetëm për Mitrovicën, por për çdo pëllambë toke shqiptare të Kosovës!”

Prijesi i Shalës dhe Kosovës shprehu aspiratat, kërkesat e popullit shqiptar për të qenë i bashkuar me shtetin unik kombëtar.

Ai protestoi kundër kujtdo që shprehej për copëtimin e Shqipërisë:

“Nëse Evropa nuk do ta zgjidhë drejt çashtjen e kufijve të Shqipnisë, Ballkani nuk do të ketë kurrë qetësi!”

Ky parashikim gjenial i Isa Boletinit doli i saktë.

Popullata e Shalës së Bajgorës, pas aneksimit nga Serbia dhe pasi ky pushtim u miratua nga Konferenca e Londrës, përjetoi terror të paparë.

Këtu u vendos pushteti ushtarak policor që institucionalizoi një politikë gjenocidiale. Me qëllim që ta mbajë më lehtë nën kontrollë dhe ta nënshtrojë më shpejt Shalën, popullatën shqiptare të saj, pushtuesi serb themeloi komunën në Bare.

Brenda tri vjetësh ekonomia pësoi humbje të mëdha, bujqësia u shkretua, zejtaria u prgjysrnua. Dhjetra famiije u shpro*nësuan nga pronat e tundshme dhe te patundshme, qindra të tjera u detyruan të shpërngulen në Turqi apo në Shqiperinë politike.

Megjithatë pjesa derrmuese e shaljanëve ishte e vendosur që të qëndrojë ne vatrat e veta. Për këtë duhej të organizoheshin për të rezistuar. Ndonëse jo në nivelin çfarë do të duhej, ata rnenjëherë filluan të organizohen në çeta të vogla kaçake, të cilat bënin kryengritje për të rnbrojtur nderin e dinjitetin e familjeve të tyre.

Lufta e këtyre grupeve kundër forcave serbe, formimi i grupeve kaçake për të kundërshtuar pushtuesin e ri (1913-1914) jepte rezultate shurnë të vogla sepse ushtria dhe xhandarmëria serbe terrorizonte pa mëshirë popullatën civile, madje edhe fënijët, gratë e pleqtë.
Avatari i antarit
User

qenpo

Poste

3368

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Djelë Maj 29, 2005 9:53 am

nga qenpo » E Martë Prill 04, 2006 2:49 pm

Dr. Skënder GASHI - Vjenë (Austri)

Mbështetur mbi faktorin kohë, historia e Ballkanit dhe e popujve autoktonë të tij: dardanëve, grekëve, ilirëve, thrakasve dhe të etnive të tjera më të vogla të kohës së para invadimit të sllavëve në këtë hapësirë, nuk mund të jenë objekt trajtimi i sllavistikës sepse, siç e kishte thënë njëherë dijetari kosovar I. Ajeti në një simpozium të mbajtur në Beograd, nuk është punë e sllavistikës - dijes filologjike mbi sllavët e mbi degëzimet e gjuhëve sllave - të nxjerr përfundime se në ç’territore jetuan dhe u individualizuan gjuhët indoeuropiane të atyre popujve para se në këtë hapësirë të vinin sllavët.

Në dritën e rrethanës se e vetmja dyndje për të cilën ka shënime të bollshme historike është ajo e sllavëve, kjo ka të bëjë në rend të parë edhe me vendin e formimit të gjuhës e të etnisë shqiptare e të asaj rumune në Ballkan. Kudo që të jenë formuar, këto dy etni e gjuhë ato janë etni e gjuhë parasllave. Në relacion me sllavët ardhës, të cilët u krishterizuan afër rreth dhjetë shekuj pas pararendësve të shqiptarëve e të rumunëve, mbtet çështje që s’u hy n’udhë sllavëve t’ua përkufizojnë hapësirën etnolinguistike popujve që i gjetën, kur erdhën në hapësirën e Ballkanit parasllav.

Për gjendjen e gjetur nga sllavët dhe pasojat që i solli ardhja e tyre në gadishullin e Ballkanit shkroi edhe dijetari i merituar serb I. Popović.[ khs. punimin e tij : Bemerkungen über die vorslavischen Ortsnamen in Serbien, në Zeitschrift für slavische Philologie Bd. XXVIII, Heidelberg 1960.] Sllavët, sipas këtij studiuesi, paskan ardhur në Ballkan „padyshim” në shek. VI dhe që atëherë qenkan bërë popullatë ndenjëtare.

Kjo po u dëshmuaka edhe me kontinuitetin sllav të shumë emrave të vendeve, midis të cilave po biekan edhe Lipljan nga Ulpiana; Skopje nga Scupi. (SG: tjetërkund ky ka thënë se te Scupi ka kontinuitet shqiptar dhe se trata sllave Lipljan është një formim mbi baza të etimologjisë popullore serbe [SG: i pas shek. 12 ?) që u lind si rezultat i barazimit të atij emri, për sllavët, të panjohur kuptimisht, me emrin lipa bot. Tilia „bli,- ri”] ) dhe Cibrica në Bullgari nga Κέβρος e Ogosta nga A(u)gusta në Bullgari.[ I. Popović: Die Einwanderung der Slaven in das Oströmische Reich im Lichte der Sprachforschung, Zeitschrift für Slawistik, Bd. III, 1958, fq. 706.] Në relacion me Dardaninë antike, përkatësisht me Kosovën e sotme, kjo paska ndodhur sepse „Serbët e pushtuan pothuaj gjithë Serbinë qysh me rastin e invadimit më të hershëm drejt jugut të Ballkant; që kjo hapësirë nuk u takoi shteteve të para feudale të serbëve, nuk e ndryshon aspak këtë fakt sepse, siç u tregua, toponimet janë dëshmi e mjaftueshme për këtë” – thoshte

Harta Nr. 1.: Dialektet kryesore sllave të jugut. Drejtimet kryesore të depërtimeve të sllavëve, të cilat përputhen me gjeografinë e sotme dialektore [Hartë e huazuar nga punimi i Ivan Popović: Die Einwanderung der Slaven in das Oströmische Reich im Lichte der Sprachforschung, në Zeitschrift für Slawistik, Bd. III, 1958, fq. 707.]

I. Popović .[Bemerkungen ..., fq. 114 : „1. Die Serben besetzten fast ganz Serbien schon bei dem frühesten südl. Einfall auf dem Balkan; dass dieses Gebiet den ersten serbischen Feudalstaaten nicht angehörte, kann an dieser Tatsache nichts ändern, da, wie gezeigt, Ortsnamen bewiesend genug sind.]

Autori ynë konstatonte në vazhdim se „edhe në Serbi u zhvillua, sado që më dobët se në Maqedoni, në Bullgarinë perëndimre e në Dalmaci, simbioza midis romanëve autoktonë dhe barbarëve (SG. ilirëve e thraksve) të romanizuar dhe sllavëve ardhacakë, kështu që as në këtë vend nuk u ndërpre kontiniteti midis lashtësisë romake dhe mesjetës sllave”.[ khs. cit. origj. „2. Auch in Serbien entwickelte sich, wenn auch schwächer als in Mazedonien, Westbulgarien und Dalmatien, die Symbiose zwischen den altangesessenen Romanen und romanisierten Barbaren und den slavischen Einwanderern, so dass auch in diesem Land die Kontinuität zwischen dem römischen Altertum und dem slavischen Mittelalter nicht unterbrochen sein kann.“ Ivan Popović: Bemerkungen ... fq. 114.]

Po këtë mendim autori ynë e elaboronte edhe në një punim tjetër të tijin. Këtu ky konstatonte se: „Mund të merret se që në shek. 6 i gjithë Ballkani, me fare pak përjashtime ishte bërë vend i sllavëve dhe se rrjeti i vendbanimeve sllave ishte i dendur pothuaj gjithandej kah, jo vetëm në Jugosllavi e në Bullgari, të cilat edhe mbetën vende të sllavëve, porse gjithashtu edhe në Greqi e në Shqipëri, në të cilat pas sllavizimit ndodhi desllavizimi”.[ Es ist also damit zu rechnen, dass bereits im VI Jh. Der gesamte Balkan, mit ziemlich geringen Ausnahmen, zu einem slavischen Land geworden ist, und dass das Netz der slavischen Siedlungen fast überall dicht war, nicht nur in Jugoslavien und Bulgarien, die eindeutig slavisch gebieben sind, sondern auch in Griechenland und Albanien, wo es nach der frühen Slavisierung zur Entslavisierung gekommen ist“ Nga: I. Popović: Die Einwanderung ..., fq. 709]

Kjo tezë e autorit tonë lidhet me mendimin e përhapur dhe të pësëdytur deri në ditë tonat, kinse në hapësirën etnolinguistike të shqipes paska pasur një rishqiptarizim, një desllavizim të nomenklaturës topike, gjë që nuk i përgjigjet realitetit. Desllavizimi apo rishqiptarizimi i toponimisë së hapësirës etnolinguistike shqiptare nuk ka ndodhur kurrnjëherë (nëse lehet anash një dekret që nuk u realizua i mbretit Zog dhe tentimi më shumë se naiv i njëfarë Komisioni të „Standardizimit” të toponimisë së Kosovës që doli pas Luftës për Kosovën, 1999). Të gjithë ata që kanë menduar e vazhdojnë të mendojnë gabimisht se paska pasur (ri)shqiptarizim të toponimisë nisen nga fakti se një punë të këtillë, në formë të organizuar, shtetërore, me akademinë greke të shkencave në krye, e kanë bërë grekët.

Kështu, psh. I. Popović konstatonte se procesi i rigreqizimit që më së pari paska filluar në Peloponez, „Në vetë Heladën, ku shtresa sllave u mbulua përsëri nga gjuha greke, nuk mund të ndiqet më fati i toponimeve parasllave; përkundër kësaj, dalin edhe sot në gojën e greqishtfolësve trajta shumë të vjetra toponimesh sllave të cilat, sikundër u tha, do të jenë lindur poashtu në kohën e ngulimeve më të herëshme të sllavëve, prandaj në to ruhen trajta më të vjetra se gjuha e shkruar, letrare e Cyrillit dhe e Methodit. [I. Popović: Die Einwanderung ..., fq. 706.] Çështje „shumë më e vështirë është ajo nëse edhe në Jugoslavi, përkatësisht në Ballkanin Perëndimor sllavët, me rastin e ardhjes së tyre, gjetën këndej përkrah romakëve edhe ilirë. ” - thotë autori ynë.

Sado që ky, njëherë, e hedh poshtë mendimin pozitiv të P. Skok për një kontakt të sllavëve me ilirët, ngre zë kundër mendimit të autorit Schütz i cili „në librin e tij „Die geographische Terminologie des Serbokroatischen” ishte përpjekur ta dëshmonte të përkundërtëm, përkatësisht që Ballkani perëndimor (më saktësisht sterea e tij) në kohën e dyndjes së sllavëve na paska qenë një hapësirë e pa njerëz, kështu që sllavët e paskan gjetur këtë hapësirë si një vakum”.

Vetë I. Popović thotë se megjithatë „edhe këtu duhet t’i kemi parasysh elementet josllave, përkatësisht parasllave” dhe se „Nëse në këtë mes kemi të bëjmë me ilirë ende të ruajtur apo me ilirë të romanizuar, mbi bazën e gjendjes së sotme të dijes, për fat të keq, nuk mund të vendoset”.[ Popović: Die Einwanderung ..., fq. 713.] Megjithatë, për I. Popović -in, mbetet punë e kthjellët se këta autoktonë flisnin që të gjithë gjuhë indoeuropiane: „Në kohën e fillimit të sllavizimit, kemi të bëjmë gjithandej me gjuhë indoeuropiane: në perëndim (në Jugosllavinë e sotme, duke e pëjashtuar Serbinë lindore dhe Maqedoninë) pstaj në Shqipëri flitej ilirisht, në lindje (në Bullgari, në Serbinë lindore e pjesërisht [edhe] në Maqedoni) - thrakisht; së fundi, për në jug të Maqedonisë, duhet marrë në konsideratë edhe makedonmishten [jo maqedonishten e sotme, vër. e imja.]e vjetër”[ Popović: Die Einwanderung ..., fq. 712.] parasllave.

Mbi bazën e kësaj analize, I. Popović konstaton se „ […] ne kemi dëshmi të sigurta se në stere [SG: pjesën kontinentale] materialin gjuhësor - sllavët, së pakut në lindje, praktikisht në hapësirën bullgare - jo gjithëherë e morën nga grekët e nga romakët, porse edhe drejtpërdrejt nga popuj të tjerë përkatësisht nga barbarët [SG: ilirët e thrakët] autoktonë” […] Me fjalë të tjera, kur sllavët u dyndën në Ballkan, gadishulli ishte së pakut pjesërisht ende i banuar nga barbarë dhe jo kryekreje nga latinë, përkatësisht grekë.[ Poai, poaty, fq. 712.] Këtë pjesë të trajtesës së tij, I.

Popović e mbyll me bindjen e tij se „Gjuha thrakase, ç’është e drejta, nuk ka vdekur ende, sepse ajo vazhdon të jetojë në formën e saj të shqipes”[ Popović: Die Einwanderung ..., fq. 713.] së sotme, për ta përfunduar këtë me konstatimin, përkitazi me huazimet sllave të shqipes, për të cilat ky thotë se: „disa albanologë e marrin vendosjen e sllavëve në Shqipëri si një dyndje të mëvonëshme (shek. VII) e cila ngjau në kohën kur shqiptarët tashmë banonin në Shqipëri; siç kujtoj se e kam treguar edhe vetë bindshëm (në ZfsPh.XXVI), kjo tezë është kryekëput e gabueshme sepse të gjithë emrat parasllavë të Shqipërisë, që sot përdoren nga shqiptarët, shqiptarët i morën me ndërmjetësimin e sllavëve”.[ Poai, poaty, fq. -709.]

Ky pranonte megjithatë se „Ç'është e drejta, nuk mund të pranohet që i gjithë ndikimi sllav mbi shqiptarët të ketë ndodhur që në krye të herës në hapësirën e sotme të Shqipërisë; aq më parë duhet të llogarisim edhe me atdheun e kryehershëm të shqiptarëve dikund në pjesën qendrore të Ballkanit, pas gjithë gjasësh pikërsht në pjesën lindore të Serbisë, në pjesën perëndimore të Bullgarisë dhe në pjesën veriore të Maqedonisë”. Në të mirë të tezës së tij autori ynë i sillte dëshmitë e ndërmjetësimit të shqipfolësve nga goja e të cilëve sllavët i morën emrat e qyteteve më të mëdha të kësaj hapësire.

Për këtë autori ynë i sjell shembujt Nish, Shkup, Shtip, Ohër etj: për të përfunduar se „Në këtë mënyrë protoshqiparët në atdheun e tyre të kryeherëshëm në pjesën qendrore të Ballkanit do të kenë qenë nën ndikimin si të serbishtes ashtu edhe të bullgarishtes.” [Popović: Die Einwanderung ..., fq. 717: „Allerdings kann nicht angenommen werden, dass der ganze slavische Einfluß auf die Albaner erst auf dem Gebiet des heutigen Albanien stattgefunden hat, vielmehr müssen wir auch mit der früheren albanischen Heimat irgendwo im Zentrum des Balkans rechnen, wohl gerade in Ostserbien, Westbulgarien und Nordmazedonien.»;.[...] „So konnten die Uralbaner in ihrer frühen zentralbalkanaischen Heimat sowohl unter serbischem als auch unter bulgarischem Einfluß stehen”.]

Përkundër rrethanës që I. Popović ishte ithtar i tezës së prejardhjes thrakase të shqipes (sh. më lart) sipas së cilës vendi i formimit të shqipes do të dilte të ishte Dardania e lashtë, autori ynë sikur, një herë për një herë, heq dorë nga qëndrimi i tij sepse kjo tezë ia prish pak punën në një segment kardinal të dijes së sllavistikës. Dhe, ky segment ka të bëjë me shkaqet që dy gjuhë sllave sot territorialisht fqinje: serbishtja e bullgarishtja janë aqë të ndryshme njëra nga tjetra.

Përkitazi me këtë autori ynë përpiqet ta relativizojë deri në mohim mendimn e dijetarit holandez Wan Wijk. I. Popović shkruante: „Megjithatë merret për e pranueshme që rumanishtja ose thënë më mirë protorumanishtja nuk u kristalizua në Daki porse në Ballkanin e mirëfilltë dhe pikërisht në hapësirën e pjesës lindore të Serbisë dhe atë perëndimore të Bullgarisë; kështu sqarohet teoria e van Wijk -ut sipas së cilës serbokroatishtja nga njëra dhe bullgarishtja nga ana tjetër u zhvilluan aqë ndryshe sepse pikërisht në kohën e dyndjeve të para të sllavëve të jugut këta ishin të ndarë njëri nga tjetri nga një zonë e gjerë romane në Serbinë lindore e në Bullgarinë perëndimore. Dhe, megjithmend, ndyshimet midis serbokroatishtes dhe bullgarshtes - vështruar në këndin e sllavistikës - janë shumë të mëdha e shumë të lashta.

Megjithatë, unë i konsideroj dallimet serbokroate - bullgare të jenë paraballkanike dhe besoj se ato u zhvilluan që në atdheun e kryeherëshëm sllav” [ I. Popović: Die Einwanderung ..., fq. 715 -. 716: Doch wird gewöhnlich angenommen, dass sich das Rumänische, oder, besser gesagt, das Urrumänische, nicht in Dacien, sondern auf dem eigentlichen Balkan kristallisiert hat, und zwar auf dem Gebiet Ostserbiens und Westbulgariens; auf diese Weise erklärt sich die Theorie van Wijks, nach welcher sich das Serbokroatische einerseits, das Bulgarische andererseits deshalb so verschieden entwickelt haben, weil sie bereits zur Zeit der ersten südslavischen Einwanderung auf dem Balkan durch eine breite romanische Zone in Ostserbien und Westbulgarien getrennt waren. Und tatsächlich sind die Unterschiede zwischen dem Serbokroatischen und dem Bulgarischen – vom slavistischen Standpunkt aus – sehr scharf und sehr alt. Trotzdem halte ich die serbokroatisch-bulgarischen Unterschiede für bereits vorbalkanisch und glaube, dass sie schon in der slavischen Urheimat entwickelt worden sind”.] të tyre.

Në të vërtetë dijetari sllavist me namë e me orë N. van Wijk thoshte se rumunët ose së pakut një pjesë e këtij populli ishte popullatë autoktone në hapësirën e Ballkanit Jugor, (kjo) dëshmohet përmes rrethanës se serbët dhe bullgarët ishin në mesjetën e herëshme të ndarë nga një popullatë autoktone josllave. Kjo popullatë josllave, sidomos në Dardani ishte, sipas sllavistit holandez van Wijk, popullatë romane: „Një shembull i bazuar mbi nomenklaturën gjeografike ka treguar që emrat e vjetër romanë të qyteteve janë konservuar para se gjithash në provincat Dacia Mediterranea, Dardania e Praevaalis, apo thënë ndryshe në zonën që e ndan Danubin, në veri e në verilindje të Sofjes, në Adriatik dhe që sajon një zonë të ndërmjeme, ngase këtu nuk mund të gjendet ndonjë gjurmë e fiseve të vjetra bullgare e serbo - kroate.

Të gjitha të dhënat përputhen bashkarisht nëse paravendojmë që të dyja grupet sllave ballkanike ishin të ndara nga një zonë romane e Ras-it (SG: Rashës) përafërisht më 1200 apo pikërisht në këtë periudhë”, [ N. Van Wijk: Les langues slaves ( de l`unité à pluralité ), Hage 1956, fq. 103.: Un examen approfondi de la nomenclature géographique a montré que les anciens noms des villes romains furent conservés surtout dans les provinces Dacia Mediterranea, Dardania et Praevaalis, autrement dit dans la zone qui relie la Danube, au Nord et au Nord-Ouest de Sofia, a l’ Adriatique , et qui forme la région intermédiaire mentionée plus haut, où l’ on ne trouve aucune trace d’ anciennes tribus bulgares et serb-croates. Toutes les données concordent donc ensemble, si nous admettons que les deux groupes de Slaves Ballkaniques étaient séparés par une zone romane de Ras probablement jusqu’en 1200, ou même au délà cette époque”] ndërsa sllavisti i merituar rumun Emil Petrovici kujton se ajo popullatë që i ndante këto dy degë të sllavëve, përkatësisht bullgarët e serbët, ishte pikërisht popullatë shqiptare. [sh. Istoria poporului român aglindită în toponimie, Studi de dialektologie şi toponimie, Bucureşti, 1970, fq. 242]

Përhapja me forcë e serbëve, përkatësisht pushtimi i hapësirës etnlinguistike shqiptare të Dardanisë antike në shek. 12 nga serbët mbështetet edhe nga histsorianë serbë të gjuhësisë. Kështu, dialektologu serb A. Belić konstatonte psh. se zhvillimi i dialekteve të serbishtes është i pandashëm nga procesi i kolonizimit serb të Kosovës së sotme. Menjëherë pas pushtimit të Kosovës në vitin 1912, ai shkruante se: „Drejtimin e kolonizimit serb mund ta karaktzerizojmë përgjithësisht sipas qendrave dhe selive të sundimtarëve serbë si para ashtu edhe pas Betejës së Kosovës. Këto qendra e seli u shtrinë në shek. 13 nga Ras- i (Arsia parasllave, serb. Raška, afër Novi Pazar- it) në drejtim të Prishtinës. Prej këndej depërtoi pastaj në shek. 14, gjatë kohës së sundimit të carit Dušan, në drejtim të Prizrenit e të Shkupit. [...] Në mbështetje të gjithë kësaj mund të thuhet se gjuha e shtetit të vjetër serb e kishte për qendër Rashën.

Kjo gjuhë shërbeu për bazë të zhvillimit të këtyre dialekteve. Derisa gjuha jonë (mendohet serbishtja S. G.) në jug të Maleve të Sharit dhe të Shkupit u zgjerua në drejtim të Prilepit e të Velesit dhe në vende të tjera e ruajti formën e saj arkaike, nën ndikimin e të folmeve jugore maqedone rrënzë Sharit u krijua në Prizren e në vendbanimet përreth tij në drejtim të Shkupit e të Kumanovës e folmja e Prizrenit, veçoritë më të moçme të së cilës i heqin rrënjët nga shekulli 12”.[ sh. A. Belić, Stara Srbija s istorisko - jezične tačke gledišta, Beograd 1912, fq. 7 - 9.]

Por, kur po fliste për topoiniminë parasllave të hapësirës që sot e zënë bullgarishtja dhe serbishtja, I. Popović vërente se emri Singidunum i qytetit, përkatësisht i kështjellës që serbët do ta përkthejnë më vonë në Beligrad / Beograd, I. Popović e konteston mendimin e pranuar gjerë të prejardhjes kelte të këtij emri. Autori ynë kujton, ndryshe nga të tjerë, se ky do të jetë një emër me prejardhje thrakase. Për këtë tezë të veten autori i sjell për si dëshmi ekzistimin e emrave thrakë Σίγγος, Σίγγιδαύα, Σίγγιδάυα të vendeve, të cilët (emra) poashtu e paskan kuptimin „kështjellë e bardhë” - pikërisht atë kuptim të cilin do ta kishte edhe sikur ky të rrjedhte nga keltishtja. Emri Singidunum po rrjedhka, sipas këtij dijetari, nga një trajtë thrakase*Singidava. [khs.Ivan Popović: Bemerkungen ..., fq. 103]

Për një tjetër toponim parasllav pikërisht të rrethinave të kryeqendrës së sotme të serbëve - Beogradit, I. Popović e konsideron edhe emrin e katundit Vŕčin në rrethina të Beogradit. Ky, duke u pajtuar me sqarimin që më parë e kishte dhënë dijetari serb V. Čorović, e rindërton për këtë toponim një trajtë latine * Ὂrcinum, *Urcinium (templum) të një tempulli që i paska qenë kushtuar hyjnisë Orcea. Lat. *Orcinum, *Urcinium po jepka në serb. rregullisht *Vъčinъ Vrčin. khs. për këtë edhe kalimet Vrm nga Ὂρμος, Vrsar nga *Ursaria (ital. Orsera), Vrdovo; Ἄρδιον ὂρος. Tek zhvillimi më tej i këtij emri nuk paska ndodhdur likuidometateza, karakteristike për sllavishfolësit „ romanishtja anonte kah një kalim në rom. në o- kundrejt kalimit në ǔ- dhe tngulli *ъ-, i serbishtes e dha një *ъ- *uъ-. Tingulli palatal č- i takon romanishtes së Ballkanit Lindor („protorumanishtes”) dhe jo sllavishtes (në sllavishten do të pritej vetëm një c, si tek Cavtat = Civitate etj.”.[ khs. Popovć: Bemerkungen ..., fq 103.]

Përveç kontinuitetit të emrave thrakas e romanë - ballkanikë, I. Popović gjen në hapësirën e sotme të Serbisë edhe toponime me prejardhje ilire, përkatëisht dardane. Kështu, për emrin Bὂleč të një katundi të Serbisë autori thotë se nuk ka kurrfarë lidhje me sllav. bolęti, Boleslavъ. Kjo sepse nga një *Bolęt, *Bolęt- mund të pritet vetëm një posesiv *Bolećъ, me -ćъ dhe kurrsesi me -č. „Këtu kemi të bëjmë me një formim „ilir” me -ent-įo ose me –etįo; për formimin khs. Bolentium mbi lumin Drava (dhe Bulet në rrethina të Dubrovnikut nga Bulentum), ilir. Baletium (Itali), *Baletium në Shqipërinë e Veriut; sot shq. (Maja) Ballecit.” [Poai, poaty, fq. 103 -104.]

„Më i besueshëm duket toponimi Bračin në rrethina të këtij të fundit (Vërsar -it) nëse këtë e krahasojmë me emrin „dardan” Βράτιστα ; natyrisht që këtu do të kishim të bënim me një derivacion tjetër; në këtë hapësirë, rastet e këtilla janë normale. Në një Βράτιστα, përkatësisht *Bráčišta, do të kishim një prapashtesë thjesht shqipe sh-; tingulli *č i shqipes u shndërrua në s vetëm pas marrjes së huazimeve më të vjetra sllave.”- shkruante në vazhdim I. Popović. [ Poai, Bemerkungen ..., fq 108.]

Më shumë gjurmë toponimike ilire në hapësirën që sot e zë Serbia sjell dijetari bullgar I. Duridanov. Në një punim të tijin të botuar më shumë se 40 vite më parë .[sh. Illyrische Flussnamen in Serbien, në Linguistique Balkanique VI/ 1963, Sofia, 163, fq. 102 - 117], ky dijetar i mori në trajtim emrat ilirë të lumenjëve në regjionin (sistemin) e Kolubara -s, përkatësisht të distriktit të Valjevo -s në jugperëndim të Beogradit.

Trajtimin e prejardhjes së vetë emrit Kolubara të këtij lumi autori e nis me emrin e një lugine të quajtur Kalabarina në katundin Donja Oruglica, (shqip Huruglicë) të rrethit („srez”) Jabllanica në regjionin Klisura të Moravës së Jugut. Trajta parasllave e emrit të kësaj lugine do të ketë qenë, sipas Duridanov -it, *Kalabara, nga e cila u krijua më vonë një mbiemër posesiv Kalabarina me prapashtesën sllave -ina. Duke e inkuadruar këtu emrin e lumit më të madh Kolùbara të këtij regjioni, autori paravendon se këtu kemi të bëjmë në të vërtetë me një emër në dy variante: Kalabara dhe Kolubara, trajta e kryeherëshme e të cilave do të ketë qenë Kalabara ose*Kolobara. Te ky emër autori ynë e sheh një emërtim kompozitë të formuar nga rrënja ieur. *kel- „i zi, i errët” dhe nga fjala ilire bara e cila i korrespondon të trakishtes para dhe të shqipes bërrakë.

Po të kishte pasur një kontinuitet të drejtpërdrejtë sllav të emrit ilir Kalabara (nga ieur. *Kolobara) atëherë në sllavishten ky emër do të duhej të reflektohej si *Kolobara. Së këndejmi autori kujton se emrin ilir *Kalabara sllavët e morën me ndërmjetësimin e romanëve ballkanikë të cilin emër, mbi bazën e etimologjisë popullore, këta të fundit e kishin ndryshuar në *Kolumbar(i)a, sikur ai emër të kishte diç të përbashkët me trajtën e shumësit të lat. columbarium. „që ka të bëjë me pëllumbat”. Kuptimi i kryehershëm ilir i emrit Kolubara të lumit është, sipas I. Duridanov, „lum i zi, i errët”.

Një tjetër lum që mban emër ilir është edhe Őbnica. Ky emër rrjedh nga ieur. ab- „ujë, lum” khs. lat. amnis (<*abnis), irl. e vj. ab (*aba), gjin, abae „lum“, përkrah abann, gal. brit. Abona (emër lumi), let. Abava (emër lumi)etj. Trajta e kryeherëshme ilire e emrit të këtij lumi do të rrjedh, sipas autorit tonë, nga rrënja e paravenduar ilire Ab-in- ose Ab-on- Ky emër do të ketë kaluar në sllavishten (serbishten) në harmoni me rregullat fonetike të sllavishtes së pari në *Obьnъ përkatësisht *Obъnъ e më vonë në Ob(a)n, gjen. Obna. I njëjti fenomen do të ndodhte edhe sikur emri i këtij lumi të rridhte nga rrënja ilire *apa (apas, apis) „ujë, lum” khs. emrin ilir të lumit Ap-sus, gjin. Aponus (emër i një burimi). Në atë rast, trajta e kryeherëshme ilire *Apin-um ose *Apon-um do të jepte në serbishten së pari *Opьnъ, gjin. *Op(ь)na, e pastaj Oban, Obna - përfundon autori.

Kur po e trajtonte prejardhjen e emrit të lumit e të katundit homonim Ràbas, I. Duridanov e lejonte mundësinë që ky emër të mund të konsiderohet për emër ilir dhe se për të ka dy mundësi interpretimi. Sipas mundësisë së parë, emri do rridhte nga ieur. *orbh- „i errët” > ilir. *arb-, ku bien emrat ilirë Arba (Plin. III 140, CIL 111 2931), Ἄρβα (Ptol. 11 16,8), Ἄρβαη (Konst. Porpf. De adm. imp. 29) - ujdhesë e qytet në brigje të Adriatikut (sot kroat. Râb, gjin. Rába). Sipas mundësisë së dytë, emri do të rridhte nga ieur. *rabh-, *rebh-, në lat. rabiēs „tërbim, çartje”, ind. e vj. rábhas- „vrull, dhunë”, rabhasá- „i egër, i vrullshëm, i furishëm”etj.

Autori sjell në vazhdim emrin dak të lumit ‛Paßώv (Ptol. 3, 8, 2) sot rum. Jiul; emrin thrak. (frigas) të lumit ‛Pήβας (Ptol. 5, 1, 5); emrin ilir të lumit Arrabo fl. (Tab. Peut.) dhe Άραβών (Ptol. II 11, 3.14, 1.15, 1), për t’i krahasuar këta me emrin e lumit hungar. Rába, gjerm. Raab, sllav. Raba - degë e lumit Drava në Austri e në Hungari bashkë me degët Rabica (hung. Rábcza) dhe Rabanica ose Rabnica (Rabaniza 1051, gjerm. Rabnitz) në landin Steiermark të Austrisë. Në pjesën jugore të Malopolska „Polonia e Vogël” është edhe një emër lumi Raba (dega e djathtë e lumit Visla) të cilin, kështu thotë I. Duridanov, „T. Lehr-Spławinski e mban me të drejtë për emër ilir”. Autori ynë i inkuadron këtu edhe emrat Rabiša, liqe ose kënetë e katund në rrethin Belogradčik të Bullgarisë veriperëndimore, të cilin ky e merr porse për emër thrakas. Trajta ilire e emrit Ràbas do të ketë qenë *Arbas-us ose *Rabas-us, sepse për të dyja mundësitë ka shembuj nga emra që mbahen për të ilirëve.

Për emrin e lumit Ljig, gjin. Ljiga të rrethinave të Valjevo -s autori lejon 4 mundësi interpretami:
1. Pa shumë vështirësi ky emër mund të lidhet me ieur. *leig-, *loig- „kërcej, bëj të dridhet”. Për dëshmi të motivimit të emrave të lumenjve me fenomenin e dridhjes, të kërcimit autori i sjell emrat bullgarë të lumenjëve Skakavica, Skakavec, Skakač, dhe ata germanë Spring, Gespring.
2. I mundshëm do të ishte edhe interpretimi i këtij emri nga rrënja ieur. *(o)leig- khs. shqip lig „i keq, i ligësht”, ligë „ligësi, shpirtkeq”, kuptim ky që gjendet tek emrat sllavë të lumenjve e të vendeve të dala nga sllav. *zъlъ „i keq, shpirtkeq„ ose nga mbiemri *ljutъ „i vrazhdë, i tmerrshëm, i egër” si psh. emri i katundit Zli potok në krahinën e Gorës (Kosovë) tek emri bullgar i lumit Zla reka etj.
3. Sipas kësaj mundësie emri Ljig i lumit do të lidhej me ieur. *(s)leig- „llucë, rrëshqas”, një zgjerim në *lei- „tokë e rrëshqitshme për shkak të lagështisë”. Autori ynë e përmbyll këtë mundësi kështu: „Nëse rrënja ieur. *lēi- „ujis, rrjedh, pikon” nuk mund të ndahet nga *lei- „tokë e rrëshqitshme për shkak të lagështisë”, atëherë mund të paravendohet një *ligos e ilirishtes nga ieur. *(s)ligos me kuptimin „vërshimë, lum, tokë moçalike” dhe
4. Fort pak i mundshëm është sqarimi i këtij emri nga ieur*lag-: lug „i zi, kënetë”. Kuptimi i kryehershëm i emrit të këtij lumi do të ketë qenë përafërsisht „(lum) i zi, i errët, (lum) kënetë”. Kundër këtij interpretimi do të fliste rrethana që të gjithë emrat ilirë të dalur nga rrënja lug- dalin me një u të shkurtër khs. psh.: Lugio - Lugione (It. Ant. 244, 2; Tab. Peut.), Lugione (Rav. IV 20 [220, 7]); Λουγίωνον (Ptol. 11 15, 3); ἔλος Λούγεον afër Τεργέστε (Strab. VII 5, 2), sot Liqeni i Criknicës apo Ligata e Lubjanës në Slloveni.

Për emrin e lumit Kačer, dega më e madhe e lumit Ljig, Duridanov e hedh kategorikisht poshtë mundësinë e prejardhjes së tij nga fjala slave kača „gjarpër”. Më e mundshme i duket autorit tonë që ky emër të rrjedh nga një trajtë e kryeherëshme ilire *Kuk-er-us që lidhet me rrënjën ieur. *kuk-: *keuk- „lakoj, kthesë”. Në këtë rast emri i këtij lumi do ta kishte kuptimin „Lum i shtrembër”. Në të mirë të kësaj etimologjie autori sjell për shembull emrat ilirë të vendeve: Cucconae, var. Cocconae (Rav. IV, 19) - ky vend ndodhej në një kthesë të lumit Drava; Cuccium (Cucci, Lok., It. Ant. 243, 2; Cucctlo Tab. Peut.), stacion në brigje të lumit Drava - sot Ilok në Slavoni ose Šarengrad. Kjo rrënjë indoeuropiane gendet në shkallën e saj të plotë tek emri dardan κακαλία (Apuleius 8) i lules së malit, nga një *kauk-al- me ndërrimin ilir. au në a para konsonantit. Tek emri Kačer i këtij lumi, me prejardhje ilire është edhe prapashtsa -er, e cila është dëshmuar ndër emra ilirë të lumenjve e të vendeve, khs. Iader, Rider .

Autori ynë e pranon mendimin e shfaqur kaherë nga T. Maretić se emri Bòsuta; emri homonim i një dege të madhe të majtë të Savës dhe emri Bòsut i një përroi të katundit Otok të Vinkovcit në Sllavoni janë emra parasllavë. Duridanov ua shton këtyre edhe emrin Bosuta të një lumthi - degë e lumit Kačer (sh. më lart) Emri i lumit Bosut të Kroacisë e pra edhe ky i Serbisë rrjedhin nga emri ilir Basunt- khs. amnis Bacuntius (i shënuar gabimisht në vend të Basuntius te Plin. III, 148), ose nga trajta ilire Basant-, khs. stacionin ad Basante (Tab. Peut), që ishte në brigje të këtij lumi.

Për emrin Onjeg të një dege të lumit Ljig, Duridanov e hedh poshtë mundësisë e prejardhjes së tij nga sllavishtja apo edhe nga keltishtja. Sipas këtij, emri i këtij lumi mund të lidhet:

1. me ieur. *ond-, *nd- „gur, shkëmb”. Trajta e kryeherëshme ilire e këtij emri do të ketë qenë *And-eg-os. *And-eg-us. Zhvillimi fonetik i *Andeg- në serb. Onjeg mund të shpjegohet kështu: A. Mayer ka konstatuar kaherë se togu i kryeherëshëm -nd- është shndërruar në ilirishten herë pas here në -nn- (> -n-). Kjo shihet mirë tek emri Dinara i maleve, emri i të clave rrjedh nga ilir. Dindar. Ky fenomen do të ketë ngjarë edhe tek emri ynë *Andeg- > Anneg- > Aneg. Trajta e mëvonësshme ilire *Aneg- do të jepte në sllavishten një *Onegъ. Kuptimi i kryehershëm i emrit të këtij lumi do të ketë qenë i ngjashëm me kuptimin e emrave sllavë të jugut të lumenjve Kamenica ose

2. tek emri Onjeg mund të mëshihet një emër i kryeherëshëm kompozitë ilir si psh. *An-egos ose An-egus, i formuar me parashtesën an- si pjesë e parë e emrit e cila (pjesë) dëfton atë që rri përballë, siç shihet si psh. tek emrat ilirë të vendeve An-derva (afër Derva -s), An-dautonia (përballë Dautonia -s në brigje të Savës).

Emrin Mārica të një lumi të vockël që derdhet në Kollubara, bashkë me emrin homonim të lumit në Bullgari dhe me emra përrockash e lumenjsh të vegjël të tjerë në Serbi e në Mal të Zi, Duridanov i lidh me ieur. *mor(i) > ilir. mari- „liqe; bërrakë”. Nga kjo rrënjë ieur. rrjedh edhe emri dakas i lumit Μάρισος (Strab. III 304, VII 3, 13) sot hungar. Maros, rum. Mureş.

Emrat e mësipërm të lumenjëve në Serbi Duridanov i konsideron me prejardhje ilire, përkatësisht trajta sllave të huazuara nga ilirët por që, kryesisht për shak të ndajmbathjes së prapashtesës slave -ica, nuk mund të dihet më struktura parasllave e tyre.

Emri i fundit i lumit që trajtohet në këtë punim të dijetarit bullgar, është emri Ub në rrethin Tamnava -s. Bazë e këtij emri është rrënja ieur. *omb(h)-: *emb(h)- „i lagështt, ujë”. Nga një trajtë ilire *Ambos ose *Ambus në sllavishten do të mund të dilte së pari një trajtë Obъ e pastaj në serbishten do të ketë pasuar trajta Ub. Këtë emër e mban edhe një qytetth në brigje të këtij lumi.

Mbi bazën e kësaj gjendjeje të hidronimisë së sistemit të Kollubarës, I. Duridanov nxjerr tri përfundime:

1. Popullata më e vjetër e kësaj hapësire ishte popullata ilire

2. Në kohën e dyndjes sllave në tokat në jug të Danubit e të Savës, përafërsisht nga fundi i shek. VI, popullata ilire i ishte nënshtruar një procesi intensiv të romanizimit, rrethanë kjo që mund të dëshmohet mbi bazën e trajtës romane Kolumbar(i)a të emrit të lumit kryesor Kolubara als të këtij regjioni.

3. Kur sllavët (serbët) u bënë banorë vendës të regjionit të Kollubarës, këta i morën pjesërisht emrat ilirë të lumenjve dhe pjesërisht krijuan trajta sllave të tyre. Rrethana që u ruajtën 9 emra ilirë të lumenjve, mund të shpjegohet si rezultat i një bashkëjetese paqësore të sllavëve me ilirë të romanziuar, të cilët u bashkëshkrinë në këta të fundit, përkatësisht në sllavë.
Avatari i antarit
User

qenpo

Poste

3368

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Djelë Maj 29, 2005 9:53 am

nga qenpo » E Martë Prill 04, 2006 2:50 pm

Histori e Hershme - Pellazge, Ilire dhe Epirote

Mbas vdekjes se Aleksandrit te Madh ne shekullin e katert para eres sone,
Mbreteria e epirit filloi te rritej. Epiri perbehej kryesisht prej fisit Ilir
te quajtur Molossi. Molosset ishin nje fis i fuqishem i cili kishte marre
pjese edhe ne luften e peloponezit. Molosset ju bashkuan mbreterise Ilire,
kunder dy aleancave Greke, te ashtuquajtura aleanca Achean, dhe aleanca
Aetolian. Ne kete Kohe Greket po zhvillonin luftera per therrime nga
perandoria e rrenuar e Aleksandrit. Heredoti, historiani me i besueshem Grek
njofton se "Epiri eshte i banuar nga popuj jo-greke te cilet flasin nje gjuhe
Barbare". Ai shton se keta popuj ne nje kohe te lashte quheshin Pellazge
(domethene me te hershem se toka). Keta pellazge njofton Heredoti si edhe
Thucididi, jane ata te cilet shpiken panteonin e perendive, te cilin greket e
adoptuan me vone. Eshte e qarte se Zeusi Aferdita, Ethina, Thetis Ari etj nuk
mund te jene perendi greke pasi keto fjale nuk kane asnje kuptim ne greqisht,
por ne nje gjuhe tjeter, gjuhen shqipe. Ne nje kohe te lashte pellazget kane
banuar ne Athine si edhe ne gjithe territorin e Greqise pervec ishujve. Ata
gjithashtu kane ndertuar murin perreth Akropolis ne Athine sepse pellazget
njiheshin si muratore te shkelqyer, nen pagen e qeverise athinase, e cila me
vone rrefuzoi pagese dhe i ndoqi Pellazget nga territori i saj. Sic dihet ne
mitologjine shqiptare, gojedhana te tilla si ajo e Rozafes, dhe Argjiros
tregojne se ndertimet e keshtjellave si edhe flijimet berbejne nje pjese te
konsiderueshme e kultures shqiptare. Ky fakt perforcon prejardhjen e
shqipetareve nga Pellazget te cilet ishin nje nga popujt me te hershem Arjan
ne Ballkan. Pellazget kane qene nje fis ose grup fisesh Ilire, te cilet
permenden nga Homeri sebashku me fise te tjera Ilire si Dardanet, Taulantet,
Enkelejdet etj, te cilet luftuan kunder Akejve ne luften e Trojes si aleate
te mbretit Priamit dhe Hektorit ne mbrojtje te Trojes.Greket krijuan koloni
ne territoriet e mbreterive Ilire dhe Epirote sidomos ne ishullin e Kelqyres
si edhe ne Apollini dhe Dyrrachium (Durres). Keto Koloni u formuan
vecanerisht per arsye tregetie. Iliret nuk kundershtuan krijimin e ketyre
kolonive per dy arsye; Se pari sepse i jepte atyre mundesine te tregetonin
me vende te ndryshme sidomos per blerje parzmoresh shpatash etj, te cilat
prodhoheshin ne greqi vecanerisht per shije Ilire te dekoruara me figura
gjeometrike, te cilat ishin te modes ne Iliri, dhe se dyti sepse iliret nuk e
kishin tradite tregetine si zanat te trasheguar, por preferonin lufte dhe
plackitje, pasi Iliret kane pasur nje tradite luftarake.
Kur Mbreti Pirro (Pyrrhus) lindi ne familjen mbreterore Epirotase, ai u
urzupua nga nje feud familiar i cili e perndoqi Pirron nga mbreteria
Epirotase. Pirroja u detyrua te gjente mbrojtje ne mbreterine mike te
Taulanteve te cilet ne ate kohe zoteronin territoret e Shqiperise qendrore
perreth Durresit. Mbasi arriti nje moshe te pjekur, Pirroja i mbeshtetur nga
nje force Taulante pushtoi Epirin dhe perndoqi urzupuesit e tij. Me pas Pirro
vijoi te perforconte pushtetin me lidhje martese. Ai u martua me Brikenen.
Brikena, ishte e bija e mbretit te fuqishem Dardan Bardhyli. Gjithashtu Pirro
perforecoi aleancen e tij me fisin e Taulanteve. Mbas ketyre veprimeve, Pirro
aneksoi territoret Ilire ne veri deri ne Shkoder (Scodra), si edhe ne lindje
duke pervetesuar territore ne Maqedoni dhe jug duke pushtuar Greqine Veriore.
Vemendja e Pirros me vone u kthye nga perendimi, dhe vecanerisht nga
republika e re e Romes, e cila sapo kishte filluar te zgjerohej. Pirroja
kaperceu detin dhe luftoi dy beteja te rrepta me Romaket te cilat i fitoi por
me humbje te medha. Fatkeqesisht duke marshuar ne nje qytet te pushtuar nje
grua hodhi nje vazo lulesh nga nje vend i larte, e cila e goditi Pirron ne
koke dhe e la te vdekur.
Vdekja e Pirros ishte nje fatkeqesi e paimagjinueshme per boten Ilire. Ai
u varros me madheshti si nje hero i Epirit dhe si nje Aleksander i dyte.
Menjehere pas vdekjes se tij Perandoria epirotase u shemb. Shume Greke,
perpiqen ta helenizojne figuren e Pirros, por kjo genjeshter eshte e kote
sepse ai kurre nuk ju bashkua ceshtjes greke, por gjithmone luftoi kunder
tyre duke pushtuar Greqine.
Mbas Vdekjes se Pirros, Nje force e re u shfaq ne veri te Epirit. kesaj
rradhe ishte mbreti Ilir Agron i cili ngriti flamurin mbi kryeqytetin e
mbreterise se vet Shkodres. Agroni e deklaroi mbreterine e vet dhe shfaqi
deshiren per te vazhduar rrugen e Pirros. Mbasi perforcoi lidhjen me
Dardanet, Agroni e ktheu vemendjen drejt jugut. Ai aneksoi territoret e
Molosseve te cilet i kerkuan ndihme Agronit kundrejt aleancave Greke te cilat
u perpoqen te perfitonin nga vdekja e Pirros per te pushtuar territor ne
Epir. Agroni dergoi floten e vet e cila zmbrapsi dhe shkaterroi forcat greke.
Suksesi i arritur ne Epir i dha Agronit zemer per te zhvilluar pushtimet ne
Greqi. Mbas disa fitoresh te shpejta te Flotes, Agroni dergoi ushtrine
tokesore nen komanden e Skerdilaidit e cila mposhti keqazi forcen me te madhe
Greke te derguar kundrejt tyre. Mbas kesaj fitore Greket filluan ti
trembeshin jo vetem humbjes se kolonive te tyre si ato te Apollonise dhe
Durresit te cilat ishin tashme ne duart e Ilireve, por gjithashtu humbjen
perfundimtare te Greqise. Ata derguan nje seri ankesash drejtuar senatit
Romak, duke u ankuar se Iliret po kercenonin tregtine Greko-Romake, mirepo
Romaket nuk shfaqen interes per fatin e Greqise pasi ishin te zene me luftrat
e tyre Kunder Kartagjenes.
Nderkohe lajmi i fitores se madhe arriti Agronin i cili u gezua aq shume
sa shtroi nje banket te madh ne te cilin piu aq shume vere sa mbas tri ditesh
vdiq. Vdekja e mbretit Agron ishte humbja e dyte e njembasnjeshme mbas
vdekjes se Pirros e cila edhe njehere paralizoi fuqizimin e rrufeshem te
Ilireve. Por kjo humbje ishte me e madhe se sa ajo e Pirros pasi Agroni nuk
kishte asnje mashkull i cili mund te merrte frenat e mbreterise. Pushteti i
kaloi automatikisht gruas se tij, mbretereshes Teuta.
Fitoret e njembasnjeshme te ushtrise Ilire vazhduan ne greqi nen
Mbretereshen Teuta e emertuar mbreteresha e detrave. Flota Ilire paralizoi
cdo levizje te cdo force qe perpiqej te kalonte adriatikun, tregetia
greko-Romake filloi te paralizohej. Ne keto rrethana Romaket, te cilet ishin
duke perfunduar kapitullimin e Kartagjenes ndjene nje detyrim te dergonin nje
delegacion tek Mbreteresha Ilire per ti kerkuar asaj te ndalonte piraterine
Ilire ndaj anijeve Romake. Dy konsuj u derguan ne Shkoder me detyren qe te
transferonin kete mesazh. Por Teuta u tregua nje diplomate e pa-zote per te
shmangur nje konflikt me Romen e cila ishte gjithashtu nje force ne rritje
duke u fuqizuar cdo dite e me teper. Qendrimi i matur i mbreterve te
meparshem Ilire te cilet preferuan nje Aleance me Romen, nuk u mor parasysh
nga Teuta, e cila ishte e fryre nga fitoret e njepasnjeshme, fitore te cilat
ishin merita e mbretit te vdekur Agron. Por Agroni nuk mund te ngrihej nga
varri per te kerkuar llogari. Konsujt Romake kerkuan prej Teutes vetem qe ajo
te ndalonte piraterine Ilire ndaj anijeve Romake. Kjo ne cdo rrethane ishte
nje kerkese e arsyeshme. Teuta pa fshehuar ironine u pergjigj se ajo do te
bente cmos te ndalonte floten perandorake qe te plackiste anijet romake, por
ajo nuk kishte mundesi qe ti jepte fund tradites pirate te Ilireve. Kjo
pergjigje shkaktoi nje nervozizem nga ana e romakeve te cilet premtuan se
Mbretet Ilire do te mesonin qe te permiresonin mardhenjet me shtetasit e
tyre. Mbas kesaj pergjigje Teuta dhe obortaret e saj fyen dhe nxorren jashte
konsujt Romake. Ky gabim fatal diplomatik i Tutes u perforcua nga dergimi i
saj i dy anijeve te cilat interceptuan anijet e konsujve Romake duke i mbytur
ato dhe duke vrare te gjithe romaket. Mbas ketij veprimi Senati Romak
unanimisht deklaroi lufte kundrejt Perandorise Ilire.
Megjitheqe deri ketu sjellja e Teutes mund te admirohej disi duke u
cilesuar si nje shprehje krenarie, sjellja e saj e mepasme nuk mund te
vleresohet ne asnje pikepamje. Mbasi Roma dergoi floten e saj drejt e ne
Durres, Teuta nuk morri asnje mase per tu pregatitur dhe per te perballuar
sulmin Romak. Perkundrazi, sapo mesoi per ardhjen e Romakeve, ajo menjehere
braktisi Shkodren dhe u fsheh ne mbreterine fqinje Dardane sebashku me motren
e saj Triteuta.
Romaket arriten nje fitore te lehte. Natyrisht kur ushtria mesoi per
arratisjen e Teutes, ata u diskrajuan dhe u shperndane duke i lene legjioneve
romake nje porte te hapur per pushtimin e Ilirise. Romaket nuk depertuan ne
Iliri, por vetem moren nen kontroll portet e Durresit dhe Apollonise. Mirepo
bisha romake tashme kish marre ere fitimit qe mund ti sillte pushtimi i
Ilirise vecanerisht kur ky pushtim doli kaq i thjeshte. Me vone Romaket do te
ktheheshin ne Iliri kesaj rradhe per ta pushtuar krejt mbreterine ilire. Nen
komanden e nje mbreti renegat Maqedonas te quajtur Dhimiter Iliret do ti
kunderviheshin Romes perseri, kesaj rradhe te pergatitur. Por mediokriteti i
ketij komandanti nuk mund te krahesohej me mbretet fatkeqe Ilire Agron dhe
Pirro. Mbas nje lufte te gjate romaket pushtuan Mbreterine Ilire duke marre
Shkodren. Por ata u gabuan rrende kur menduan se Iliret do te pushtoheshin
kollaj, Qendresa do te vazhdonte deri ne shekullin e IX Pas Eres se Re.
Nen komanden e rebelit Bato, Peonet, fisi me luftarak ilir i cili banonte ne
territorin e sotshem te Malit te Zi, do ta conin Romen ne buze te
shkaterrimit.
Avatari i antarit
User

qenpo

Poste

3368

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Djelë Maj 29, 2005 9:53 am

nga qenpo » E Martë Prill 04, 2006 2:50 pm

Pirro i Epirit

Pirro (296-272 para Krishtit.......Pirroja ishte ,ndoshta, Sundimtari
me i shquar i Epirit .Ai, si pasardhes i larget i Akilit, ishte biri i
Akidit. Kusheriri i Aleksandrit te Molosise, qe sundoi Moloset e
Janines. Fatkeqesisht Akidi u ngaterrua ne grindje politike familjare e
krahinore dhe, si rrjedhoje, ne fillim humbi mbreterine e pastaj edhe
jeten ne vitin 313 para Kr. i biri tij, Pirroja ne ate kohe vetem 6
vjec, u shpetua nga Glauku, Princi i fisit Ilir te Taulanteve. Ne
moshe te re ai hipi ne fron per nje kohe te shkurter, por u rrezua
prej tij dhe filloi karrieren ushtarake me Antigonin e Maqedonise,
Komandantin veteran qe kishte sherbyer me Aleksandrin e
Madh. Ne njeren nga betejat ai u kap rob dhe u dergua si peng ne
Aleksandri. Aty fitoi admirimin e Ptolemit, i cili i dha per grua te
bijen dhe ne vitin 296 para Kr.e vuri perseri ne fronin e mbreterise
se tij. Pirro gezonte nam per fisnikerine dhe trimerine e tij ne beteje.
Epirotet e quainin "Shqiponje". Sipas nje tradite Shqipetare
pretendohet se emri "Shqipetare" (Bij te Shqipes) e ka origjinen nga
thenie e Pirros. Kur dikush levdonte zhdervjelltesine e levizjes se
trupave te tij, ai i pergjigjet me krenari se nje gje te tille ishte
normale, pasi ushtaret e tij Ishin "Bijte e Shqipes", keshtu qe livjet
e tyre. Natyrisht u shembellenin fluturimeve te madherishme te
mbretit te shpendeve. Sipas nje versioni tjeter, disi te ndryshem,
kur trupat e tij thurnin levdata sulmeve te tij te guxishme e te
shpejta dhe e quanin "Shqiponje" ai iu pergjigjej se ata ishin Flatrat
e tij , qe benin te mundur fluturimin e shpejte te shqiponjes . Thuhet
se kjo coi ne adoptimin e ketij emri , te cilin Populli shqiptar e perdor
edhe sot e kesaj dite. Pra jo "ALBANE" por "Shqipetare" ose "Bij te
Shqipes".

Pikerisht ne kete kohe kolonite te Korfuzit e te ishujve te tjere ne
Detin Jon nisen ta therrisnin fqinjin e tyre ne kontinent "Epir" (Toke
ne kontinent),per te dalluar ate nga banesa e tyre
ishullore. Gradualisht historianet greke e nxoren jashte perdorimi
termin "Molosia" dhe zune te perdornin emertime te tilla si
"Mbreteria e Epirit" ose "Pirro i Epirit". Sidoqofte, ky ndryshim emri
nuk ndikoi ne karakterin Pellazg apo Shqipetar te asaj krahine.
Epiri u shtri ne jug deri ne gjirin e Ambrakise (Artes). Ne fakt,
Gjeografi grek Straboni, shkruante se "per arkananiasit, qe jane
grek.kurse ne te majten ndodhen Nikopoja dhe Kasopia, qe jane
Epirote". Pra , Straboni bente dallimin midis epiroteve dhe
grekeve. Ambrakia dikur kishte qen nje qytete i lulezuar, mirepo tani
ishte rrenuar. Pirroja "e zbukuroi ate me shume se cdo njeri tjeter
dhe e beri rezidencen e tij Mbreterore. Pirroja njihej nga te gjithe si
nje princ i madh dhe i mire. Ai zgjeroi territorin e vet duke ishullin e
Korfuzit dhe krahinat te Maqedonise. Ne ate atmosfere ku
mbizoteronte Lufta e vazhdueshme per pushtet midis Princave
krahinore dhe me ata kufij shume te luhatshem, qe percaktonin
juridiksionin e tyre, konflikti ishte i pashmangshem dhe i
perjetshem, thuhet se gjate nje beteje me faresisin e vet
Maqedon, ushtareve maqedonas u beri aq shume pershtypje
shembellimi i Pirros me Aleksandrin e Madhe ,saqe braktisen Mbretin
e tyre dhe u bashkuan me te. Dhe vertet, kur maqedonet e
rrezuan nga froni mbretin e tyre pazot. Demetrin, ata e ftuan Pirron
qe te sundonte edhe mbi Maqedonine. Mirepo, brenda shtate
muajve ai e kuptoi se maqedont krenare do te preferonin me mire
qe sundimtar Maqedonas me te keq maqedonas, sesa nje te mire
jomaqedonas. Prandaj hoqi dore vullnetarisht nga froni ne Vitin 287
para Kr.Pirroja enderronte te ngrinte nje perandori ne perendim, te
ngjashme me ate te propozuar 40 vjet me pare nga kusheriri i atit
te tij, Aleksander Molosi. Roma, qe tradicionalisht konsiderohet e
themeluar ne vitin 753p.e.s, ishte ngritur gradualisht si qytet-shtet
me i fuqishem ne Itali dhe, me pas, kishte bashkuar grupet e
ndryshme ne nje konfederate nen udheheqjen Romak. Si rrjedhoje,
ajo ishte bere gati nje republike e bashkuar. Mjaft e
fuqishme. Pushtimi i galeve apo i kelteve vershoi nga Veriu rreth
Vitit 400 para Kr..,duke e shkaterruar Romen pjeserisht me ane te
nje zjarri ne vitin 390 para Kr..dhe duke dominar nje pjese te
madhe te Italise per njefare kohe. Luftrat samnite te viteve
326-312 para Kr..dhe 299-291 para Kr..sapo kishin perfunduar kur
Pirroja nisi te hidhte nje sy nga Perendimii frymezuar ndoshta nga
ura portative qe kishte ngritur mbi Hellespont persiani Kserksi 200
vjet me pare, Pirroja, sipas Plinit, ishte i pari qe konceptoi nje ure te
ngjashme permes Adriatikut ne piken e tij me te ngushte, ne
ngushtincen e Otrantos.Rasti i volitshem erdhi ne vitin 282 para
Kr.Qyteti i pasur tregtar i Tarentit(Taranto) ne jug te Italise, nje
koloni Spartane, e kishte hale ne sy floten Romake ne portin e
vet (gje qe binte ne kundershtim me marreveshjen) dhe i kerkoi
ndihme Pirros .Pa pritur qe te zgjidhte problemet inxhinjerike te
ures, ai shfrytezoi medoten konvencionale, duke kaluar me anije
permes Adriatikut.25.000 trupa. Pervec 3000 kalores, ai mori dhe 19
elefante lufte, kafshe gjigande te cilat italianet i shihnin per here te
pare. Kur pane ushtrine romake qe afrohej Tarentit ia dhane Pirros
komanden supreme te forcave antiromake, duke preferuar qe me
mire t"i nenshtroheshin Pirros pellazg, sesa Romakeve Barbare. Ne
fillim, Pirro i shkroi konsullit Romak, Valer Levinit,duke i kerkuar qe te
vepronte si arbiter midis Romes dhe Tarentit. Mirepo konsulli ia preu
shkurt.duke i thene qe te shihte punet e veta e te kthehej ne
Epir. Kur prapavija romake kapi nje spiun Epirot, Levini i tregoje atij
legjionit gjate nje loje stervitore dhe pastaj e leshoi qe ti thoshte
Pirros se, nese e brente kureshtja per ushtaret dhe taktikat
romake, duhej te shkonte e t"i shihte me syte e vet.
Ne betejen qe u zhvillua me pas ne Heraklea, afer Tarentit(280 para
Kr.)Pirroja u ndesh me nje ushtri Romake dy here me te madhe se
ushtria e tij dhe doli Fitimtar. Mirepo, ai humbi aq shume oficere dhe
ushtare, saqe thirri:"Edhe nje beteje tjeter si kjo dhe me duhet te
kthehem vetem ne Epire"Prej ketej lindi edhe shprehja "Fitore si e
Pirros'. Ky ishte kontakti i pare ushtarak i Romes me Boten Greke ne
lindje. Por jo i fundit. Duke shpresuar per paqen dhe Lirine e
bashkesive greke ne Itali. Pirro dergoi ne Rome ministrin e tij me te
zote ne artin e oratorise, Linean, kujtesa fenomenale e ketij te
durguari e habiti Plinin, pasi ai "Kishte fiksuar emrat e senatoreve dhe
te kaloresve romake vetem nje dite mberritje ne Rome. Por Roma
nuk pranoi te hynte ne bisedime, prandaj Pirro marshoi drejt
kryeqytetit, i cili mbrohej nga ushtria dhe milicia. Ne pamundesi qe ta
pushtonte qytetin, ai u kthye mbrasht qe te kalonte dimrin ne
Jug. Gjate rruges, leshoi roberit romake te veshur e te mbathur dhe
me para, duke u thene qe te ndermjetesonin per paqen ne emer te
tij. Nderkohe, Kartagjena pranoi ti vinte ne ndihme Romes me nje
aleance ushtarake, duke shpresuar qe te zgjeronte zoterimet e saj
ne Sicili. Kjo e alarmoi shume kolonine greke te Sirakuzes, e cila iu
lut Pirros per ndihme ushtarake kunder Kartagjenes. Pirroja nuk priti
qe ti thonin 2 here. Ai u hodh ne Sicili ne Vitin 278 para Kr..dhe me
stragjedine e tij te shkelqyer arriti t"ua rimerrte Kartagjenasve
pjesen me te madhe te ishullit. Fatkeqsisht ai u perpoq te sundonte
mbi keta greke liridashes po aq arbiterisht sa edhe Ptolemi mbi
Egjiptin, prandaj greket nuk mund ta duronin dot. Ata e hodhen
poshte oferten e tij qe te behej mbreti i tyre:disa prej tyre
preferonin me mire Kartagjenen sesa regjimin ushtarak. Dionisi i
Halikarnasit,qe duhe te jete ndikuar si historian nga origjina e tij
greke dhe nga ambienti romake ku jetonte, ia hodhi fajin Pirros. Ai
shkruante se Pirroja u soll ne menyre arrogante e tiranike, ashtu si
shtypersit e tyre italiane, duke konfiskuar pasurite dhe duke
shperndare ofiqe te larta per miqte e kapitenet e tij. Ai internoi, e
madje ekzekutoi njerez te shquar me akuza te sajuara, fyu ndjenjat
e Popullates duke plackitur thesaret e paruajtura ne tempujt e
tyre. Kur u terhoq ne drejtim te Tarentit, ererat e terbuara
shkaterruan disa nga anijet e tij, midis te cilave edhe ato qe
nbartnin thesarin e popullit. Megjithate avantazhet e shumta qe
kishte, Pirroja e humbi betejen tjeter"per shkake te zemerimit te
perendeshes". Kjo ishte beteja joperfundimtare e Bevenetos. Pas
kesaj, ne vitin 275 para Kr..ai u kthye ne atdhe, duke lene pas nje
garnizon ne Tarent, por duke e lene ne Itali ne duart e Romakeve. Jo
vetem Epiri, por edhe Greqia dhe gjithe Lindja po beheshin tashme
te te vetedijshem per fuqine e re qe po ngirhej ne Perendim.
Edhe Ptolemi i Egjiptit po perpiqej te zgjeronte kufijet e tij. I
pakenaqur me kontrollin e rrugeve detare ne Egje, ai nxiti
kryengritje ne Greqi e Maqedoni. Ne fakt, Pirros iu mbush mendja
fare lehte per te pushtuar Maqedonine nga perendimi, por kjo nuk
dha ndonje rezultat te madhe. Nderkohe, ILIRINE nuk mund ta
sulmonte, pasi mbreti i saj Glauku,e kishte strehuar qe te vogel dhe
e kishte ndimuar te hipte ne fronin e MOLOSISE qe ne moshen 12
vjecare. Keshtu,ai i drejtoi armet kunder Greqise. Depertoi ne lindje
deri ne Argosine Pelopenezit dhe u step nga frika kur pa argivet
nuk donin te pranonin brenda mureve te qytetit. Pikerisht aty ,ne
Argosin pellazg,ne vitin 272 Para Kr..karriera e tij do merrte
fund. Ashtu si heroi i tij Aleksandri i Madhe, qe e kishte mbyllur
karrieren e tij te shkelqyer ne menyre aq te lavdishme me turp ne
muret e Argosit.kur nje grua e zemeruar do t"i hidhte nje tjegull
nga catia e do ta linte te vdekur ne vend! Ne vepren e tij Historia
Natyrore, Plini shkroi per nje dukuri shume te pazakonte qe ndodhi
ne Rome."Dite qe Vdiq Pirroja,kokat e prera te kafsheve te flijuara
rrokullisen ne toke,duke lepire gjakun e tyre.shenje kjo
jashtzakonishte e mbare" Nje bust, te cilin studiuesit e identifikojne si
me ate te Pirros, u gjet ne Herkulan,ne rreze te malit te Vezuvit, dhe
ruhet ne Muzeun Arkeologjik Kombetar te Napolit.
Aleksandri (272-?Para Kr.)
Vendin e Pirros e zuri i biri, Aleksandri, i cili pati grindje te
vazhdueshme me MAQEDONINE. Sidoqeofte, eshte domethenes fakti
qe asnjera nga keto mbreteri te hershme Shqipetare nuk kerkoi
aleance me Greqine per te luftuar kunder tjetres.
Copezimi (?-168 para Kr..)
Pas Aleksandrit, Epiri u nda misdis nje numri prinash fisnore, te cilet i
qeverisnin krahinat e tyre si mbreteri te vogla. Shume prej tyre
moren anen e Perseut te Maqedonise ne luften e tij kundra
Romes. Rrjedhimisht, senati i zemeruar Romak e urdheroi gjeneralin e
sapoemeruar, Emil Paulin, te autorizonte ushtaret e tij qe, si
ndeshkim, te placiksnin qytetet e Epirit. Pas betejes se Pidnes
trupat Romake shkaterruan 70 qytete Epirote,pjesa me e madhe e
te cileve i perkiste fisit te molosve,dhe kishin si skllever 150.000
banore. Shumica e tyre u transportuan ne Itali. Nje shekull me vone
Straboni shkruante se, ndonese zonat fshatare ishin te ashpera e
plot me male, " I Gjithe Epiri dhe Iliria dikur ishin teresisht te
populluara. Tani pjesa me e madhe ka mbetur e shkrete, kurse zonat
e banuara jane katandisur ne fshatra ose ne rrenpja. Madje edhe
Orakulli i Dodones ka mbetur pothuajse i braktisur fare. "Deshmi te
heshtura te hakmarrjes te eger te Romes mbi Epirin u gjeten 2000
vjet me vone, kur germimet ne Antigonea te Gjirokastres nxoren ne
drite nje shtrese goxha e trashe prej hiri, te mbetur nga zjarri qe
rrenoi plotesisht kete qytet dhe 69 te tjere si ai.....(Pjese te
marura nga Libri "Populli Shqipetar nga lashtesia deri ne vitin
1912" i shkruar nga Edwin.E.Jacques.
Avatari i antarit
User

qenpo

Poste

3368

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Djelë Maj 29, 2005 9:53 am

nga qenpo » E Martë Prill 04, 2006 2:50 pm

FAMILJA KASTRIOTEVE (1383-1474)

Famlija e Kastrioteve kishte nje principate te vogel ne malet midis
Matit dhe Dibres,ne kufirin verior ne zoterimet e Topijave. Kostandin
Kastrioti e filloi sundimin e tij mbi kete principate ne vitin 1383. I
biri, Gjergji, me trupat e tij, mori pjese ne betejen ogurzeze te Kosoves
me 1389. Venediku e pushtoi Kryeqytetin e saj, Krujen me 1392. Ne
vitin1395, kur Gjergji e vendosi e vuri serish sundimine tij ne
Kruje.Venediku e shpalli armik dhe i preu koken ne Durres ne vitin
1402. Pas atij erdhi i biri Gjoni, i cili e mori Krujen perseri dhe
gradualisht e shtriu sundimin e tij mbi Tiranen, Matin, Dibren dhe
Mirditen, nga Prizreni ne lindje, deri ne detin Adriatik ne perendim. Kala
te fuqishme ishin ajo ne Kruje, Petrel, afer Tiranes, Petralbene
Mat, Stefigraf ne Dibren e Eperme dhe Tornak. Nga viti 1407 deri me
1430 Gjoni luftoi periodikisht me turqit, u mund 3 here dhe u detyrua
te pranonte kushte te renda paqeje. Kur turqit, me ne krye Muratin 2, e
thyen ate ne vitin 1421, ata e ndoqen praktiken e tyre te
zakonshme, duke lejuar qe te mbante ne kontroll te kufizuar mbi
principaten e tij. Mirepo i kerkuan te paguante harac vjetor dhe te
dorezonte kater djemte e tij si pengje per garantimin e neshtrimin e tij
te perhershem ndaj Sulltanit.Gjithashtu,Gjonit i premtuan se pas
vdekjes se tij ata do ta kthenin djalin e pare qe te zinte vendin e
sundimtarit. Me i vogli ishte Gjergji 9 vjecare,i cili do te njihej me vone
si heroi SKENDERBEU.
Ne kohen kur Turqia dhe Venediku hyne ne lufte per shkak te zoterimit
te Selanikut,me 1430,Venediku e nxiti Gjon Kastriotin te ngrinte
krye.Pastaj,me 1430,Venediku ua dorezoi turqve portin e
lakmueshem,nenshkroi nje marreveshje paqeje me ta dhe e la aleatin
e saj ne meshiren e reprezaleve Turke.Sulltani fitimtari menjehere iu
kunderpergjigj Shqiperave kryengrites,duke e mundur Kastriotin e duke
kofizuar ate ne nje zone malore.Pastaj,duke perdorur si baze
Krujen,nga viti 1431 deri ne 1433 Ali Pashe Evrenozi shkreti
Shqiperine nga Shkodra ne Veri ,deri ne Vlore ne jug.Me perjashtim
te kalase te Shkodres dhe te qytete-porte nen zoterimin e
Venedikut,Pothuajse e gjithe shqiperia ishte tashme ne duart e
Turqve.Feudalet individualist njeri pas tjeterit u shtrenguan te benin
thirrje per paqe dhe ti nenshtroheshin haracit.Megjitheate,deshira per
pavarsi nuk ishte zhdukur.Pritej vetem prijesi i duhur,i cili do t"i
bashkonte prijesat krahinore ne nje fron te vetem.Koha e tij kishte
ardh.
Avatari i antarit
User

qenpo

Poste

3368

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Djelë Maj 29, 2005 9:53 am

nga qenpo » E Martë Prill 04, 2006 2:51 pm

Ali Pashe Tepelena
Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani

Faqe 148

Ndërsa rebelizmi kronik* i Jeniçerve po
shkatërronte pushtetin qëndruer, autoriteti
i Sulltanit nuk vepronte ma në krahinat e
largëta të perandoris të tij. Prandaj, ishte
fare e natyrshme që guvernatorët e
provincjeve turke në Evropë, në Azi dhe në
Afrikë, të orvateshin me u çkëputë krejt nga
Stainbolli për të formue principata më
vehte. Në fillim të shekullit të XIX Vezirët e
Damaskut, të Akrës dhe të Bagdadit ishin
deklarue si rebelë. Ata të Antiokës dhe të
Alepit kishin fitue famë të keqe si
"kulçedra mizorije". Në Egjypt, Mehmet
Ali Pasha, i biri i nji katundari shqiptar
prej Kavalle, ishte ba sundimtari fuqiplot i
vëndit dhe lakmonte me zanë fronin e
Sulltanit. Po kjo gja ndodhi edhe në Shqipni. Ali Pasha, i cili lindi në Tepelenë më 1744,
arrijti sa me ushtrue nji pushtet gadi të
pamvarun mbi Shqipnin, prej Shkumbinit
e deri në Misolongji.



Simbas nji tradite, stërgjyshi i Ali Pashës ka qenë njifarë dervish Nazifi prej
Anadollit, i cili ishte arratisë në Shqipni në
shekullin e XVI, mbasi kishte ba nji të
paudhë në vëndin e tij. Por versjoni i
pranuem sot mbi origjinën e Ali Pashës
asht ai i Pouqueville-it, konsulli francez në
Janinë, i cili shkruen se ishte prej gjaku
shqiptar. E ama e tij Hanko, nji grue.
Avatari i antarit
User

qenpo

Poste

3368

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Djelë Maj 29, 2005 9:53 am

nga qenpo » E Martë Prill 04, 2006 2:51 pm

Ali Pashe Tepelena
Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani

Faqe 149

autoritare me karakter të fortë dhe ambicje
të madhe, ishte nga nji familje bejlerësh
ilaka me vezirin e Beratit Kurt Pashën. I ati,
Veli beu, ishte ba i pari i Tepelenës mbasi
kishte mbytë dy vllaznit e tij. Veli beu vdiq
më 1773 kur Aliu ishte vetëm nandë vjeç. E
ama, p cila kishte pësue poshtnime nga
dora e anmiqve të burrit të saj të vdekun,
futi në zemrën e njomë të Aliut pasjonin e
hakmarrjes, lakmin me u ba i pasun dhe i
fuqishëm, dhe vullnetin mos me tregue
mëshirë kundrejt atyne që e kundërshtonin.
Kur Ali Pasha filloi karrjerën e tij për
me u ba satrapi* i Janinës Shqipnija ishte
në nji gjendje anarkije të plotë.
Pronarët feodalë sundonin në fushat,
krenët e fiseve në malet, dhe që të dy palët
ishin me thikë në mes të tyne.
Muhamedanët dhe të Krishtenët jetonin në
përpjestim të ndryshme në qytetet dhe
krahinat. Por prirja e lashtë për liri
personale dhe autonomi lokale ishte ma e
fortë se fanatizmi ose antagonizmi fetar.
Në malet e Shqipnis fiset arbnore kishin
ruejtë autonomin e tyne gadi të plotë
kundrejt pushtetit otoman, i përfaqsuem
nga nji bej ose pasha që kryesonte
administratën e nji krahine. Fusha e
bregdetit dhe luginat pjellore të lumenjve
kryesor ishin ba çifliku i familjeve feodale,
disa prej të cilave pretendojnë se janë
trashëgimtarë të atyne që jetuen dhe
luftuen në kohën e Skënderbeut, sidoqoftë
ajo që ka rëndësi asht se kjo aristokraci
feodale ishte prej race dhe gjuhe shqiptare.
Pashallarët dhe Bejlerët e Shqipnis,
qofshin renegatë të kohës së Skënderbeut
ose që ishin ba pronarë tue shkue me
harxhe për hesap të Sulltanit, kishin
pranue fen muhamedane dhe sundimin
otoman për të gëzue privilegjet e tyne. Këto
privilegje përfshinin, përveç pronësis së
tokave të gjana, megjith bujqët që i
punonin, edhe drejtimin e admimstratës së vendit si përfqësues të Sulltanit. Nji zanat i
preferuem i aristokracis shqiptare ishte me
mobilizue trimat dhe me shkue me harxhe,
domethanë me luftue për të holla për
hesap të Sulltanit në të katër çipat e
perandoris. Sapër çifçinjtë, ose bujqët e
çifligjeve, ata ishin herë muhamedanë dhe
herë të krishtenë, por vuenin njisoj nga
abuzimet dhe padrejtësit e pronarve.
Natyrisht, kishte edhe përjashtime, kur
pronari ishte i njerzishëm dhe loste
kundrejt bujkut rolin e kooperativës dhe te
shoqnis së sigurimit. Sidoqoftë, nji gja që
duhet theksue asht se kristjanët e Shqipnis,
bujk ose qytetas, nuk kishin ra në shkallën
e "rajave", sikundër në shtetet e tjerë të
Balkanit. Në Sërbi, në Bullgari dhe gjetkë
populli i bashkuem nga feja e ndjente
vehten të shtypun ndën sunduesin e huej
që ishte i nji feje dhe i nji race tjetër. Derisa
u kristalizuen ndjenjat kombëtare, feja
luejti rolin e cementit për të mbajtë
popullin të bashkuem dhe në anmiqsi
kundër regjimit otoman që e trajtonte si
raja. Kurse në Shqipni nji aristokraci
feodale prej origjine shqiptare qeveriste
vëndin për hesap të Sulltanit, ndërsa fiset e
malësive gëzonin të drejtën e vetqeverimit
me fare pak kufizime. Nji pikë tjetër me
randësi asht se bujku kristjan nuk ndjente
kundrejt beut muhamedan atë mëni racjale
që ndante Sërbin ose Bullgarin nga
sundimtari turk.
Ky asht ndoshta shkaku themeltar në
ndryshimin ndërmjet evolucjonit* të
Shqipnisë dhe shteteve të tjerë të Balkanit
në shekullit e XIX.
Në kohën kur Ali Pashë Tepelena filloi
karrjerën e tij, në qytetet kryesore si Janina,
Berati, Vlona, administrata kryesohej nga
vezirë ose pashallarë të emnuem me
ferman të Sulltanit. Në qytetet ma të vegjël
si Delvina, Kardhiqi, Preveza, Gjinokastra,
Tepelena, etj., sundonin bejlerët vëndas, të

Faqja ne vazhdim
Avatari i antarit
User

qenpo

Poste

3368

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Djelë Maj 29, 2005 9:53 am

nga qenpo » E Martë Prill 04, 2006 2:51 pm

Ali Pashe Tepelena
Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani

Faqe 150

cilët iu shtroheshin urdhnave të qendrës
derisa iu leverdiste. Në krahinat malësore
si Suli, Himara, Labërija, Skrapari, populli
vetqeverisej, ashtu si Malësija e Veriut në
kohët tona. Gjendja nuk ndryshonte nga
fakti se Suliotët dhe Himariotët ishin
kristjanë, ndërsa Labërija dhe Skrapari
ishin myslimanë.
E vetmja lidhje në mes të këtyne
komuniteteve autonome të qyteteve dhe të
krahinave dhe pushtetit qendruer të
përfaqsuem nga veziri ose pashaj, ishte
tagri vjetuer që duhej të paguenin. Le të
mos harrojmë se populli nuk shifte asnji
dobi nga ky tager, as mbrojtjen e personit
dhe të pasunis, as arsim, dhe asnji nga
shërbimet publike të nji shteti modern.
Sejcili komunitet duhej t'i dilte zot të
drejtave të tij me pushkë në krahë. Kështu
që grindjet lokale nuk kishin mbarim dhe
davanë e fitonte kush ishte ma i fortë.
Malcoret që nuk i ushqente toka ishin
rrebeshi i popullatës fushore. Kohë mbas
kohë ata zbritnin nga çerdhet e shqiponjës
për të krye spedita plaçkitjeje, tue marrë me
vehte sidomos gjan e gjallë të fusharakve.
Për ta kjo ishte si me plaçkitë nji tokë të
huej, mbasi në fusha shkonte vula e Sulltanit.
Megjithse kishin kalue ma se tre shekuj
ndën sundimin otoman, Shqiptarët
myslimanë ose të krishtenë nuk e kishin
harrue se ishin të nji race të ndryshme nga
ajo e Turkut. Anglezi J.C.Hobhouse, i cili
vizitoi Shqipnin në fillim të shekullit të
XIX bashkë me Lordin Byron, shkruen
kështu: "Nuk ka dyshim se kristjanët që
mund të quhen Shqiptarë pa dashtë me i
ba hatrin kurrkujt, janë krejt të
padallueshëm nga muhamedanët. Ata janë
të armatosun dhe shum prej tyne janë në
shërbim të Ali pashës, tue mos ndryshue
në asnji mënyrë nga ushtarët e tij të tjerë.
"Vihet re ndër Shqiptarët nji frymë
pamvarsije dhe nji ndjenje atdhedashunije që kapërxejnë dhe shlyejnë tiparet e
veçanta që vëzhguesi i huej ven re në mes
të ndjekësve të dy feve, muhamedane dhe
kristjane, në viset e tjera të Turqis.
"Kështu që ndërsa banori i nji krahine
tjetër, kur e pyet se çka asht, të përgjigjet
"jam Turk" ose "jam Kristjan", banori i
këtij vëndi (domethanë i Shqipnis) të
përgjigjet "jam Shqiptar".1 Hobhouse-i
qëndroi sidomos në Jardnë dhe për të
Shqipnija shtrihej deri në Mecovë dhe
vargmalet e Pindit. Asht e vërtetë me thanë
se ndjenja e unitetit kombëtar si nji forcë
politike vepruese nuk ekzistonte endë, por
në kët gjëndje ishin atëhere edhe kombet e
tjerë të Balkanit. Nacjonalizmi luftëtar u
ngjallë ndën influecën e ideve të
Revoljucionit francez dhe shkëndija e
kryengritjes kombëtare u ndez me
incicjativën e forcave përtej kufinit. Në rastin
e Greqis, "Eterija" që filloi luftën e pamvarsis
u themelue në Odesë dhe shefi i saj, Ipsilanti,
ishte nji gjeneral i ushtëris cariste.
Në kohën e Ali Pashës detyrën e
xhandarit në qytetet dhe katundet e banin
"Armatolët". Këta rekrutoheshin në mes të
djelmoshave kristjan të vëndit me
autorizimin e Pashajt të Sanxhakut ose
Krahinës. Por me dobësimin e pushteti
perandorak, Armatolët kishin fillue të
bashkëpunonin me hajdutët për grabitjen
sistematike të popullit që duhej të mbronin.
Ali Pashë Tepelena filloi karrjerën e ti)
si kryetari i nji bande hajdutësh që
vepronte sidomos në Thesali dhe anës
maleve të Pindit. Kto krahina
administroheshin nga Pashallëku i Beratit
që kishte në krye Kurt Pashën. Nji dit prej
ditve, Alinë e zunë rob dhe e prunë në

1. C. Hobhouse - Travels in Albania etc. f. 138-140

Faqja ne vazhdim
Avatari i antarit
User

qenpo

Poste

3368

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Djelë Maj 29, 2005 9:53 am

nga qenpo » E Martë Prill 04, 2006 2:52 pm

Ali Pashe Tepelena
Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani

Faqe 151

Berat. Kurt Pashës i banë përshtypje
bukurija mashkullore e djaloshit hajdut,
mëndja e tij e shkathët dhe zotësija në të
folun. Prandaj, ai e fali dhe vendosi me e
mbajtë në Konak si trim të rojes së tij
personale. Aliut iu rrit mëndja dhe nji dit
muer guximin me kërkue për grue të bijën e
Pashajt. Natyrisht, kërkesa e tij u hudh
poshtë me përbuzje dhe vajza u martue me
Ibrahim Pashën e Vlonës. Kjo martesë e
goditi Aliun si nji thikë në zemër dhe ai
ndjeu nji urrejtje të pashuejtëshme kundër
rivalit të tij ma të lumtun. Me rastin ma të
parë Aliu u arratis nga Berati dhe u
bashkue me bandën e hajdutve.
Kurt Pasha i zemruem dha urdhën që
dezertori të shtihej në dorë, i gjallë a i
vdekun. Aliu u zuë ngushtë nga trimat e
armatosun që e gjurmonin dhe gjeti strehë
te Kapllan Pasha i Delvinës. E ama që
vëzhgonte me kujdes çdo hap të Aliut,
rregulloi martesën e tij me Gjylsymen, të
bijën e Kapllan Pashës. Martesa u celebrue
me salltanet* të madh më 1768. Aliu ishte
24 vjeç.
Kapllan Pasha donte me përdorë
zotësin e të dhandrit për të zgjanue
pushtetin e tij, por Aliu kishte ambicjet e
veta dhe e këqyrte të vjehrrin si nji pengesë
për realizimin e tyne. Ai bani disa intriga
kaq djallzore pranë guvernatorit të
Manastirit saqë Kapllan Pasha muer
urdhën të paraqitej menjiherë për të dhanë
hesap. Aliu e këshilloi që të shkonte me
elokuencën* e tij të flaktë, dhe Kapllan
Pasha u nis për në Manastir për të mos u
kthye kurr ma. Por dinakërija e pashpirt
nuk i vlejti Aliu mbasi në Pashallëkun e
Delvinës u emnue me ferman të Sulltanit i
biri i Kapllan Pashës, i cili quhej Ali. Por
Hanko e Tepelenës nuk e humbi pusullën
nga kjo disfatë dhe filloi përsëri manevrat
për të martue të bijën Shanise me Pashan e
ri të Delvinës. Pak kohë mbas martesës, ky i ngrati u vra në nji shamatë. Suksesori i tij
Selim beu u damkos si tradhtar me dekret
të Sulltanit mbas raporteve të trilluem nga
Aliu i Tepelenës, i cili u ngarkue të sillte në
vend vullnetin e sundimtarit të Stambollit.
Selim Pasha i Delvinës u vra në nji pritë që
kishte ngrefë Aliu i Tepelenës, i cili i zuni
vëndin menjiherë. Pak ma vonë, ai u
ernnue Dervenxhi Bashi, domethanë
Inspektor i rrugëve. Me fjalë të tjera, hajduti
i djeshëm u ngarkue me detyrën e policit,
dhe padyshim ishte njeriu që mund ta
kryente kët detyrë ma mirë se kushdo tjetër.
Ai rekrutoi nji fuqi t'armatosun prej
katërmijë Shqiptarësh dhe duel me
inspektue rrugët nga Janina në
Thermopilet, dhe ua bani jetën skëterrë
hajdutve. Krenët e tyne i kapi dhe i theri,
ndërsa pjestarët e tjerë u arratisën nëpër
malet për mos me u dukë ma. Qetësija
mbretnoi përsëri në fushat e Epirit,
udhëtimi nëpër rrugët u ba ma i sigurtë
dhe shum banorë katundesh që ishin
arratisë nga frika u kthyen në shtëpit e tyne.
Për Ali Tepelenën hyrja në shërbim të
Sulltanit ishte vetëm nji shteg për të prue
në vend ambicjen e gjith jetës së tij. Tri
gjana ishin që e shtynin me veprue: dishira
me u ba i pasun, lakmija e pushtetit dhe
pasjoni i hakmarrjes. Nga ndërgjegja dhe
shkrupullat moral ishte krejt i çveshun,
dhe mjetet që përdorte me mjeshtëri të
përsosun ishin: rryshfeti, intrigat mrapa
shpine, akuzat false dhe shkelja e besës së
dhanun, krimi ma i madh për nji Shqiptar.
Vetëm kur këto armë, si me thanë politike,
nuk banin efekt, përdorte Ali Tepelena
forcën brutale për t'ia arrijtë qëllimit të tij.
Ai sundonte impulset dhe ndjenjat e tij të
natyrshme me nji vullnet të hekurt dhe i
bante të tjerët për vehte, tue u tregue si
njeriu ma i dashtun, ma i sinqertë dhe ma
gojëambël që kishte jetue ndonji herë.
Dinakërija makjavelike dhe mjeshtërija e

Faqja ne vazhdim

Mëparshme Përpara

Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor

Powered by phpBB ® | phpBB3 Style by KomiDesign
cron