Historia Shqiptare !

Shkruni qka dini per histori, vetni, msoni... ma mire se n'shkoll ko me u kan.

Moderator: AciDiuS

User avatar
qenpo
Posts: 2350
Joined: Sun May 29, 2005 9:53 am

Post by qenpo »

1. Marrëdhëniet me vendet e Evropës Juglindore

Lufta heroike dhe e sukseshme e shqiptarëve kundër forcave osmane bëri që ata të vlerësoheshin nga shtetet e huaja si një fuqi e rëndësishme e dorës së parë dhe i vuri shqiptarët në ballë të përpjekjeve për dëbimin e osmanëve nga viset e pushtuara të Evropës. Lufta kundër të njëjtit agresor, Perandorisë Osmane, i afroi dhe i bëri aleatë të natyrshëm vendet e Evropës Juglindore.


Si rrjedhim, me kohë u vendosën lidhje ndërmjet shteteve, principatave e zotërimeve të kësaj pjese të Evropës. Në këtë kuadër dalloheshin marrëdhëniet e shqipëtarëve me Hungarinë.

Deri në vitin 1456, kur vdiq Janosh Huniadi, Hungaria luftonte kundër pushtuesve osmanë dhe ishte kështu aleati më i rëndësishëm i shqiptarëve.

Duke goditur secila palë në sektorin e vet të njëjtin armik, lehtësonin barrën e njëra-tjetrës. Bashkëpunimin ushtarak ndërmjet tyre Skënderbeu dhe Huniadi u përpoqën ta shtrinin deri në organizimin e fushatave luftarake të përbashkëta.

Më 1448 dhe 1456, Skënderbeu u përgatit të merrte pjesë përkrah Janosh Humiadid në betejat që ai zhvilloi në Kosovë dhe në Beograd. Por ushtria shqiptare nuk arriti të merrte pjesë në këto beteja për shkak të pengesave që vinin nga largësitë e mëdha midis vendeve të tyre dhe të qëndrimeve armiqësore të sundimtarëve serbë të atyre anëve.

Marrëdhëniet e Skënderbeut me sundimtarët sllavë, si me Gjergj Brankoviçin, në zotërimet e të cilit përfshihej në atë kohë pjesa më e madhe e Kosovës dhe me princin Stefan të Bosnjës, nuk arritën shkallën e bashkëpunimit, sepse ata ishin të pavendosur edhe iu nënshtuan osmanëve si vasalë.

Lidhjet tradicionale dhe të vashdueshme, kryesisht ekonomike-tregtare shqiptarët i kishin më qytetin e Raguzës (Dubrovnikut), që ishte nën sovranitetin e Hungarisë. Raguza i dha dhe një mbështetje të gjerë morale luftës heroike të shqiptarëve si dhe një ndihmë modeste ekonomiko-financiare. Kur në aspektin ushtarak, ajo i ruhej konfrontimit me osmanët, ndaj të cilëve paguante një tribut vjetor.

Lufta fitimtare e shqiptarëve nën udhëheqjen e Skënderbeut ushtroi ndikim të fuqishëm në të gjitha rajonet e Ballkanit dhe nxiti ato të lidheshin më Shqipërinë.


2. Lidhja e Skënderbeut më shtetet Italiane.

Lufta e shqiptarëve nën udheheqjen e Skënderbeut vlerësohej në Evropë si një barrierë e fuqishme që pengonte kalimin e ushtrive osmane në drejtim të Italisë. I vetëdijshëm për këtë ishte edhe vetë heroi shqiptar, i cili në tetor të vitit 1460 i shkruante një princi Italian: “Në qoftë së unë do të mbytesha, Italia do ta ndiente, dhe si rrjedhim, ai zotërim që ju thoni se është i juaji, do ishte i osmanëve.

Gjatë shek. XV Italia ishte e copëtuar politikisht në shumë shtete, me të cilat Skënderbeu krijoi marrëdhënie të ngushta. Lidhje të shumanshme kishin shqiptarët sidomos më Venedikun, ngaqë ky zotëronte në viset bregdetare të Shqipërisë qytete e qendra të rëndësishme ekonomike e tregtare. Marrëdhëniet e shqiptarëve më Venedikun kanë qenë komplekse dhe ndërmjet tyre ka pasur jo vetëm mirëkuptime, por edhe mosmarrëveshje dhe konfrontime, sic ndodhi në 1447-1448 . Për ti ruajtur zotërimet e shumta që kishte në të gjithë bregdetin e Ballkanit. Venedikut i duhej të mbante marrëdhënie sa më të mira me të sulltanët osmanë.

Pastaj nga viti 1419 deri në mesi e viteve ‘50 ai kishte nënshkruar me ta një numër traktatesh paqeje, nëpërmjet të cilave siguronte paprekshmërinë e zotërimeve të veta në Ballkan. Në këto rrethana Venediku nuk mund të ishte aleat në luftën antiosmane, ashtu siç e kërkonin shqiptarët. Më vonë sidomos gjatë viteve ’60, kur ushtritë osmane filluan të pushtonin zotërimet venedikase në More (Peleponez), pati një afrim dhe bashkëpunim më të madh ndërmjet Skënderbeut dhe Venedikut, për fuqizimin e luftës antiosmane.

Pushtimet osmane dëmtuan rëndë interesat e kishës katolike në Ballkan. Papët e Romës e shihnin me simpati dhe e inkurajonin luftën e shqiptareve nën udhëheqjen e Skënderbeut. Ata e propagandonin gjerësisht këtë luftë, dhe Skënderbeun e cilesuan si “Mbrojtes të krishterimit” dhe i dhanë titullin “Kapiten i përgjithshëm i Selisë së Shenjtë”. Papati i mbështeti përpjekjet e Skënderbeut për bashkimin politik të shqipetarëve, dhe kërcenoi më çkishërim ata fisnikë shqiptarë që afroheshin me osmanët. Nuk mungoi edhe ndihma financiare e tij për Skënderbeun, sidomos në vitet ‘60.

Në kuadrin e lidhjeve të Skënderbeut me shtetet Italiane, një vend të veçantë kishin ato me Mbretërinë e Napolit. Skënderbeu dhe fisnikë të tjerë shqiptarë, në vitin 1451, lidhën traktate me mbretin Alfonsi V të Napolit për të bashkëpunuar në luftën antiosmane, dhe projektuan edhe çlirimin e viseve të pushtuara. Në këtë kuadër, në 1455 erdhën disa qindra ushtarë napolitanë që morën pjesë në betejën e Beratit. Pas vdekjes së Alfonsit të V (1458), i biri, Ferdinanti I, hoqi dorë plotësisht nga ideja për t’u shtrirë në drejtim të Ballkanit dhe përkohesisht lidhjet e tij me shqiptarët u dobësuan.

Për të gjallëruar marrëdhëniet me Mbretërine e Napolit, Skënderbeu ndërhyri në luftën civile që kishte shpërthyer atje dhe i dha ndihmë ushtarake mbretit Ferdinand. Në shtator të vitit 1460 Skënderbeu dërgoi grupin e parë të luftëtarëve, të drejtuar nga i nipi, Gojko Stres-Balsha. Në fund të Gushtit 1461, në krye të 2 - 3 mijë ushtarëve, Skënderbeu u nis për në Itali dhe zbarkoi në Barleta, ku gjendej i rrethuar mbreti Ferdinand.

Forcat kundërshtare i zuri paniku përballë luftëtarëve shqiptarë, dhe u detyruan të hiqnin dorë nga rrethimi i Barletës. Skënderbeu organizoi sulme të njëpasnjëshme dhe çliroi një varg qytetesh e qendrash të fortifikuara, si Tranin, Sant Anzhelon, San Xhovani Rotondon etj. Në shenjë mirënjohjeje për ndihmën e vyer, mbreti Ferdinand i dhuroi si prona heroit shqiptar, San Azxhelon e San Xhovani Rotondon dhe i caktoi atij një pension vjetor prej 1200 dukatësh.


3. Vendi i shqiptarëve në projektet evropiane për luftën e përbashkët

Pasi Sulltan Mehmeti II pushtoi në 1453 kryeqytetin e Perandorisë Bizantine, Kostandinopojen, të ciles iu dha emri Stamboll, u rrit frika ndaj rrezikut të pushtimeve osmane. Ajo përfshiu edhe sundimtarët e disa vendeve të tjera evropiane. Në këto rrethana filluan të hartoheshin projekte për një luftë të përbashkët të vendeve evropiane kundër Perandorisë Osmane. Një gjë të tillë, papeë, e propaganduan gjerësisht, duke i dhënë edhe veshje fetare, si një “Kryqëzatë kundër të pafeve”.

Projekte antiosmane hartuan mbreti Alfonsi V i Napolit, papa Nikolla V, papa Kaliksi III, papa Piu II, princa e mbretër Gjermanë e Hungarezë, emiri Ibrahim në Azine e vogel etj.

Në të gjitha këto projekte për luftë të përbashkët, një vend qendror i jepet ushtrisë shqiptare të Skënderbeut. Kështu p.sh. në projektin e papa Piut II, parashikohej që ushtria e përbashkët evropiane të ishte 40 mijë veta, gjysmën e tyre do ta dërgonin vendet evropiane dhe do të zbarkonte bashkë me papën në Raguzë, për t’u bashkuar me 20 mijë luftëtarë shqiptarë. Kjo ushtri e fuqishme do të formonte frontin qendror (në frontin e Danubit do të vepronin hungarezët, kurse në bregdetin e Greqisë flota luftarake e shteteve Italiane), dhe do të kishte si komandant të përgjithshëm Skënderbeun, të cilin papa Piu II do ta kurorëzonte mbret. Papa dhe Skënderbeu vepruan energjitikisht për realizimin e këtij projekti.

Në verë të vitit 1464 Papa Piu II shkoi në Ankonë për të pritur ushtritë evropiane që do të grumbulloheshin aty për të kaluar në Raguzë. Por, më 14 gusht 1464, ai vdiq në Ankonë dhe bashkë me të u varrosën përfundimisht edhe përpjekjet për organizimin e një fushate antiosmane në shkallë evropiane.


Pjesë leximi
1. nga letra e Skënderbeut e 31 Tetorit 1460, dËrguar princit të Trentit, JohanËs Antonius De ursinis

“Fort i kthiellti princ e zot i nderuar,

Mora letrën e zotit tuaj e cila më çuditi më fort së sa do më hidhëronte, duke parë mënyrën me të cilën ju shkruani. Dhe, më së pari thoni, që, kur keni marrë lajmin së në i paskemi dërguar fjalë fort të kthielltit Madhëri, mbretit Ferrant (Ferdinand) së po të na dërgonte golera, në do të kishim ngarkuar në të njerëz që të shkonin për t’i dhënë zjarr Brindizit edhe për të plaçkitur vendin tuaj, nuk paskeni mundur ta besoni, mbasi më njihni mirë për të urtë e të matur.

Kur morëm vesh së ju kishit ngritur krye kundër Madhërisë së tij, i çuam fjalë që të na dërgonte në këto anë galera dhe anije të tjera për të marrë njerëz, këmbësorë e kalorës, sepse aq sa të donte do t’i kishim dërguar për shërbim të Madhërisë së tij. Po ta kishte bërë këtë dhe të na kishte besuar, ne mbase Brindizin nuk do ta kishim djegur, por vendet që u rebeluan në Pulje, nuk do të kishin ngritur krye. Ju, në atë rast do ta kishit patur të vështirë të mbronit gjënë tuaj dhe jo më të mendonit që të shtinit në dorë shtetin e Madhërisë së Tij, i cili është zot i juaj e si zot duhet ta njihni sepse jeni betuar.

Në qoftë së unë do të thyhesha, Italia do ta ndiente dhe, si rrjedhim, ai zoterim që ju thoni që është i juaji, do të ishte i osmanëve. Por a e mbani mend sa e madhe ishte fuqia e sulltanit, sa nuk është as e juaja as e zotërisë që përkrahni dhe, kur më pas mbetur vetëm qyteti i Krujës, dhe kur u gjeta aty i rrethuar, unë e mbrojta kundër gjithë asaj fuqie, dhe e mbajta gjersa osmanët, me dëm e me turp u hoqën, dhe unë në një kohë të shkurtër, e me pak veta shtiva prapë në dorë atë që shumë armiq e në shumë kohë kishin fituar.

Kështu që aq më tepër duhet shpresuar për përteritjen e shtetit të mbretit Ferrant, i cili, edhe vetëm Napolin të këtë, të jeni i sigurtë se do të dalë ngadhnjimtar. Dhe mbase thoni së me shqiptarët unë nuk do të mundem ta ndihmoj, as ta mbroj, as t’i dëmtoj armiqtë e tij të fuqishëm, por ju përgjigjem: ka ndryshuar puna, e nëse kronikat tona nuk gënjejnë, ne quhemi epiriotë dhe duhet të kini dijeni së në kohë të tjera paraardhësit tanë kaluan në vendin që ju mbani, sot dhe patën luftime të mëdha me romakët, dhe ne e dimë se më të shumtën e herëve u ndanë me nder sesa më turp.

Unë do të përdor të gjitha fuqitë më cilësitë e mija, si dhe me të gjithë miqtë e të besëlidhurit që kam, për të ndihmuar e për t’i dhënë dorë zotit tim, mbretit Ferrant, dhe po munda ta kruhej detyren time, për nderin tim, do të mësoj atë që duhet të mesoj. Kur ju më nxitni ti tërheq njerezit e mij e më thoni së po pata deshirë të luftojë, ja ku i kam osmanët, më të cilët mund të korr lavdi e nder më të madh, po ju përgjigjem: unë prej jush nuk dua nxitje, as këshilla; njerëzit tanë nuk i kemi dërguar që të kthehen kaq shpejt, por që t’i shërbejnë mbretit Ferrant gjersa të kenë bashkuar Mbretërinë e tij.

Dhe janë nga ata burra që, po të jetë nevoja, vullnetarrisht përballojnë vdekjen në shërbim të Madhëris së tij. Por ata që kemi dërguar s’janë hiç gjë, kundrejt atyre që kemi vullnetin të dergojmë, nësë i pëlqen Madhërisë së Tij, e po qe nevoja do vij unë personalisht më aq njerëz sa jo vetëm me ndihmën e Zotit, besojmë se do ta shtiem në dorë Puljen, por do të mjaftonin ta popullonim të gjithë, mbasi është e shpopulluar”.
User avatar
qenpo
Posts: 2350
Joined: Sun May 29, 2005 9:53 am

Post by qenpo »

1. Fitoret e ushtrisë së Skënderbeut në vitet 1462-1465

Pas humbJes së rëndë që pësuan osmanët në betejen e Ujë Bardhës, më 1457, ushtritë osmane i ndërprenë për disa vjet sulmet e tyre mbi viset e lira shqiptare.

Gjatë kohës së ekspeditës shqiptare në Itali u nënshkrua edhe një armëpushim me osmanët.

Më 1462, pasi u kthye nga Italia, Skënderbeu shpartalloi njërën pas tjetrës tri ushtri. Të parën, të komanduar nga Sinan Beu, e shpartalloi në Moker të Dibrës, kurse të dytën pranë qytetit të Ohrit dhe zuri rob edhe komandantin e saj, Hasan Beun.

Gjatë rrugës së kthimit për në Krujë, Skënderbeut i erdhi lajmi për ushtrinë e tretë, drejt së cilës ai u nis menjëherë dhe e shpartalloi atë në afërsi të Shkupit. Gjatë vitit 1462 shqiptarët u ndeshën edhe me një ushtri tjetër në fushën e Livadhit pranë Ohrit.

Pas një ndërprerjeje gati 2-vjeçare, luftimet rifilluan në gusht të vitit 1464, me shpartallimin e plotë pranë Ohrit të ushtrisë së komanduar nga Sheremeti. Pas kësaj Sulltan Mehmeti II ia ngarkoi drejtimin e ushtrisë kundër shqiptarëve sanxhakbeut të Ohrit, Ballaban Pashes, që ishte me origjinë nga Mati, i edukuar që në femijëri, (kur qe rrëmbyer nga osmanët) me besnikëri ndaj sulltanit.

Gjatë vitit 1465 u zhvilluan një sërë betejash me Ballabash Pashën. Në betejën e parë, në fushën e Vajkalit të Bulqizës, ndonëse Ballabani u mund, ai arriti të kapte me pusi disa komandantë të ushtrisë shqiptare ndër të cilët edhe Moisi Arianitin (Golemin), të cilët u ekzekutuan mizorisht duke i rrjepur të gjallë. Betejat e tjera u zhvilluan në Oranik të Dibrës e në fushën e Vajkalit të Bulqizës dhe përfunduan me humbjen e forcave të Ballabanit.

Pas këtyre disfatave, Ballaban Pasha mendoi t’i godiste forcat e Skënderbeut njëkohësish me dy ushtri nga dy drejtime. Duke qenë në dijeni të këtij plani, Skënderbeu veproi me shumë shpejtësi dha arriti të shpartallonte në fushën e Vajkalit, së pari, ushtrinë komanduar nga vetë Ballabani, dhe pas saj, në fushën e Kasharit, ushtrinë e Jakup Beut, kur ishte në marshim.

Pas këtyre betejave të njëpasnjëshme, sulltan Mehmeti II mendoi së shqiptarët ishin shumë të lodhur dhe nuk do të mundnin të përballonin goditjen vendimtare që ai kishte projektuar.


2. Mbrojtja Heroike e Krujës gjatë Rrethimit II dhe të III (1466-1467)
Në Maj të vitit 1466, në krye të të gjithë forcave ushtarake të Perandorisë Osmane, që arrinin 150 mijë ushtarë, Mehmeti II iu drejtua viseve të lira shqiptare, duke ndjekur rrugën e vjetër Egnatia.

Përballë taktikës së përdorur nga Skënderbeu, sulltani e ndau ushtrinë vet në dy pjesë, njëra, e pajisur më artileri, e me të gjitha mjetet e tjera të kohës rrethoi Krujën, mbrojtësit e të cilës i komandonte Tanush Topia, kurse tjetra duhej të ndiqte e të asgjësonte ushtrinë shqiptare e çetat e shumta që luftonin jashtë mureve të Krujës.

Kudo që luftuan luftëtarët shqiptarë, si sulmues nën drejtimin e Skënderbeut, nëpër çetat ose si mbrojtës të kështjellës, treguan trimëri e heroizëm të papërshkruar që la mbresa të pashlyera te bashkëkohësit, duke përfshirë edhe armiqtë e tyre, pushtuesit osmanë.

Pas më shumë së dy muajsh luftime të ashpra, sulltan Mehmeti II u bind së edhe këtë radhë Kruja nuk mund të pushtohej më forcën e armëve. Prandaj vendosi ta mbante në një rrethim të gjatë deri sa uria ti detyronte mbrojtësit e pamposhtur të dorëzoheshin.

Këtë detyrë ia ngarkoi disa dhjetra mijë ushtarëve të komanduar nga Ballaban Pasha. Për strehimin e tyre e kontrollin e rrugës që kalonte nëpër luginën e Shkumbinit, ai rindërtoi dhe zgjeroi kështjellën e vjetër të Valmit, që i vuri emrin Ilbasan (Elbasan d.m.th. vend që sundon). Pas kësaj në gusht të 1466, kur pjesa më e madhe e trupave osmane, me në krye sulltanin po largohej, si hakmarrje për disfatën që pësoi, Mehmeti II pushtoi kështjellën e Qidhnës dhe të 10 mijë njerëzit e strehuar aty i masakroi barbarisht.

Prania e vashduesme e trupave osmane, që nga maji i vitit 1466, kishte bërë që gjendja ekonomike e vendit të ishte katastrofike. Për shkak të mungesës së ushqimeve filloi emigrimi masiv i banorëve sidomos në drejtim të Italisë. Uria ishte e pranishme kudo. Duheshin siguruar ndihma në ushqime, arme etj.

Për të perballuar gjendjen, Skënderbeu iu kerkoi ndihmë aleatëve. Në Venedik dërgoi të birin, kurse në nëntor të vitit 1466 u nis vetë për në Napoli e në Romë. Më të marrë vesh ardhjen e tij banorët e Romës vërshuan nëpër rrugët e saj si kurrë ndonjëherë për të parë e përshëndetur heroin e lavdishëm shqiptar. Skënderbeu qëndroi gjatë në këto vende, deri në fund të marsit të vitit 1467, por ndihmat që mori prej tyre ishin të pakta, në krahasim me nevojat e vendit.

Me t’u kthyer nga Italia Skënderbeu krijoi një ushtri të fortë dhe më 19 prill të vitit 1467 shpartalloi plotësisht trupat osmane që po shkonin në perforcim të rrethuesve të Krujës dhe zuri rob komandantin e tyre që ishte i vëllai i Ballabanit, Jonimën, bashkë me të birin. Pas katër ditësh më 23 prill, ushtria shqiptare marshoi me shpejëesi në drejtim të Krujës dhe në bashkëpunim me garnizonin e saj, sulmuan forcat rrethuese dhe i shpartalluan plotësisht. Në këtë betejë, Ballaban Pasha u vra nga krutani Gjergj Aleksi.

Pa kaluar një muaj nga kjo fitore, në fund të majit të vitit 1467, sulltan Mehmeti II, me tërë potencialin ushtarak të Perandorisë, u lëshua përsëri mbi Shqipërinë. Pas një beteje të ashpër me shqiptarët në luginën e Shkumbinit, pranë Byshekut, ushtria osmane e rrethoi rishtazi Krujën. Edhe tani organizimi i luftimeve u bë ashtu si gjatë rrethimit të dytë.

I bindur se me forcën e armëve nuk mund të mposhtej qëndresa shqiptare, sulltan Mehmeti II vendosi të përdorte në përmasa shumë më të gjera se më parë, mjetin ekstrem, shfarosjen masive të shqiptarëve. Ndonëse me mijëra shqiptarë u vranë dhe me mijëra të tjerë i përfshiu një eksod i madh, sulltani nuk arriti të thyente vullnetin dhe qëndresën e një populli të tërë që mbronte lirinë e vet.

Në mbarim të verës, të rraskapitur dhe pa asnjë shpresë fitoreje, trupat osmane morën rrugën e kthimit, të ndjekur kemba-kembës nga luftëtarët shqiptarë. Për të shqyrtuar gjendien e vështirë në të cilën ndodhe vendi prej rrënimeve që kishte bërë ushtria osmane gjatë viteve 1466-1467, Skënderbeu thirri në janar të vitit 1468 kuvendin e princërve e të fisnikëve shqiptarë, të cilët për herë të parë luftuan pa komandantin e tyre

Më 17 janar 1468 në moshën 63 vjeçare, në Lezhë, pushoi së rrahuri zemra e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Humbja e tij shkaktoi një dhimbje të thellë te të gjithë shqiptarët. I mbuluar me një lavdi të përjetshme, Skënderbeu u varros në katedralen e Shën Kollit, në atë vend historik ku ai kishte mbledhur princat e fisnikët shqiptarë.


3. Qëndresa e shqiptarëve të Moresë

Betejat fitimtare të Skënderbeut u bënë burim frymëzimi edhe për shqiptarët e Moresë (Peleponezit). Pas pushtimit të Janinës (1430), ushtria osmane filloi të depërtonte edhe në viset më jugore të Ballkanit, si në More, ku shumica e popullsisë ishte shqiptare. Që në sulmet e para osmane mbi këtë rajon të Ballkanit, shqiptarët u dalluan si forca më aktive antiosmane. Për të shtypur qëndresën e fuqishme të tyre u angazhuan edhe vetë sulltanët, si Murati II, më 1444, dhe Mehmeti II, më 1458.

Luftimet kryesore për pushtimin e Moresë nga osmanet u bënë gjatë viteve ‘60. Në krye të ushtrive osmane, sulltan Mehmeti II, që erdhi përsëri në prill të vitit 1460, pushtoi rajone të tëra të Moresë. Qendresës së fuqishme shqiptare që hasën kudo në More, pushtuesit iu pergjigjën me akte terrori masiv.

Pasi morën kështjellën e Kastricës, ushtritë osmane masakruan 300 mbrojtësit shqiptarë të saj, duke i therrur, kurse komndanti e tyre Primo Kokën, e sharruan më dysh. Këto skena të tmerrshme u përsëritën në mënyrë edhe më makabre në kështjellën e Gardhiqit. Pas rënies së saj në duart e ushtrisë së sulltan Mehmetit II, mbrojtësit dhe 6 mijë banorët e strehuar aty, përfshirë gra dhe fëmijë të lidhur këmbë e duar, u therën në sheshin e kështjellës, e cila u rrafshua.

Gjatë fushatës së vitit 1460 ushtritë osmane pushtuan edhe shumë kështjella të tjera, si Kalavritën, Korintin etj., ku mbrojtësit dhe të strehuarit u masakruan. Më këtë fushatë Moreja u pushtua nga osmanët. Vetem një numër kështjellash si Koroni, Modoni, Argoni, Nauplani etj., mbetën nën zotërimin e Venedikut, mbrojtja e të cilave iu besua luftëtarëve Shqiptare. Për pushtimin e këtyre kështjellave vashduan ekspedita osmane deri në fund të Shek. XV.

Dëshmi e qëndresës së vendosur të shqiptarëve të Moresë dhe e qëndrimit të papajtueshëm me pushtuesit osmanë, ishte edhe emigrimi masiv i tyre në Italinë e jugut e në Sicili. Por edhe nëpër vendbanimet e reja u ruajtën ndër shekuj kujtimin për ngjarjet e lavdishme të shek. XV dhe për Heroin Kombëtar, dëshmi kjo e lidhjeve të thella shpirtërore që kishin pasur më luftën e shqiptarëve të udhëhequra nga Skënderbeu.


Pjesë leximi

1. KronistË dhe HistorianË bashkËkohËs mbi luftën dhe heroizmin e shqiptarëve gjatë rrethimit II të Krujës (1466-1467)

1. “ Skënderbeu me forca dhe me ushtri të fuqishme e silmonte çdo ditë ushtrinë e Mehmetit dhe nuk i linte për asnjë çast të qetë...lëshohej pa pushim mbi të si një përrua që zbret nga malet pas shirave të mëdha dhe përmbytëse dhe që rrëmben çdo gjë me vete, po ashtu edhe Skënderbeu lëshohej pa pushim herë nga njëra anë, herë nga ana tjetër, e trondiste atë kudo, i shkaktonte armikut vrasje, dëme dhe humbje shumë të mëdha”.
Marin Barleci

2. “Shqiptarët janë nga natyra trima e guximtarë sa nuk ka ku të vejë më. në sulm e në qëndresë janë shumë të rrëmbyeshëm e të patundshëm. Shigjetat e vuajteve e të fatkeqësive ata i presin me krahërorët e tyre të hapur dhe nuk e vënë kurrë përpara armikut mburojën e dobësisë e të përuljes”.
Idriz Biltisi, historian osman

3. “Luftëtari më i dobët i shqiptarëve është nga më trimat e fushës së luftës, tamam sikur të ishte kalorës i hipur mbi kalin legjendar. Ai nuk ka as kalë as mjete lufte, por ka në vend të kuajve shtiza që fluturojnë si vetëtima, ka ushta, majat e të cilave është plot me helm si thumbi i grerëzave, ka dhe një hark prej druri e bashkë më të edhe disa shigjeta, por megjithatë ai është më i fortë se hekuri.
Kemal Pasha Zade, historian osman


2. BashkËkohËsit mbi luftimeT e zhvilluara gjatë rrethimit të III të Krujës (1467)

1. “(Beteja e Byshekut).
Shqiptarët e ndezën zjarrin e luftës, moret në duart e tyre ushtat, të cilat u ngjanin gjarpërinjve helmues dhe qëndruan në grukat e shpellave. Ata luftuan deri kur erdhi koha e mbrëmjes... kur lufta pushoi, ata u grumbulluan të gjithë në një vend dhe në mëngjes dolën si një lumë nga lugina dhe u vërsulën menjëherë mbi ushtrinë e Anadollit”.
Ibn Kemal, historian osman

2. “Sulltani, pasi udhëroi ushtarët që të grabisnin e të plaçkisnin,...la maleve pjesën më të madhe dhe më luftarake të ushtrisë... kurse ai, duke qëndruar bashkë me pjesën tjetër të ushtrisë, plaçkiste vise të tëra të vendit”.
Kritubuli, historian bizantin

3. “Mizori të pashembullta të sulltanit, i cili as për siguri as për dhimbje nuk të fal e nuk ka meshirë...Po bën në Shqipëri një mijë dhunime, vrasje e mizori, dhe po djeg e shkatërron një popull të tërë”.
Nga letra të bashkëkohësve.
User avatar
qenpo
Posts: 2350
Joined: Sun May 29, 2005 9:53 am

Post by qenpo »

1. Shqipëria pas vdekies së Skënderbeut. Rrethimi i Shkodrës (1474)

Vdekja e Skënderbeut shkaktoi një tronditje në të gjithë Shqipërinë. Disa javë pas humbjes së tij, e shoqja, Donika, dhe i biri 13 vjeçar, Gjoni, u përfshinë në eksodin e madh shqiptar, dhe u vendosën në pronat që kishin në Itali (Monte Sant Anxhelo dhe Sant Xhovani Rotondo).

Humbja e Skënderbeut, e këtij gjeniu, i hoqi botës shqiptare udhëheqësin e jashtëzakonshëm, personalitetin më të lavdishëm të historisë kombëtare që kishte ndikuar fuqishëm në tërë veprimtarinë politike të vendit. Pas vdekjes së tij filloi decentralizimi i jetës politike dhe familjet e mëdha shqiptare dolën përseri si zotër më vehte. Ndërkohë pozita e Venedikut në Shqipëri u forcua aq shumë sa edhe Kruja kaloi nën zotërimin e tij.

Më 15 maj të 1474 ushtritë osmane rrethuan kshtjellën e Rozafës dhe në fillim të qershorit erdhën forca të tjera me në krye bejlerbeun e Rumelisë, Sinan Pashën. Numri i përgjithshëm i ushtrive osmane arriti deri në 80 mijë veta.

Rreth 2 mijë veta (banorë të qytetit të rrethuar, luftëtarë të krahinave të tjera dhe ushtarë të një garnizoni të vogël venedikas), nën drejtimin e Antoni Loredanit, qeveritarit venedikas të Shkodrës, mbronin kështjellën e Rozafës, në të cilën ishin strehuar 1 mijë banorë të paaftë për luftë. Mbrojtësit e kështjellës ndihmoheshin edhe nga luftëtarë që vepronin në rrethinat e saj dhe në vise të tjera më të largeta. Gjatë muajit korrik mbrojtësit e kështjellës zmbrapsën me heroizëm sulmet e njëpasnjëshme të trupave osmane. Në fillim të gushtit, pasi lanë me mijëra të vrarë në fushën e luftës, ushtritë osmane filluan të largoheshin nga tokat e lira shqiptare.


2. Rënia e Krujës, e Lezhës, e Shkodrës dhe e kështjellave të tjera

Më 1476 osmanët filluan rrethimin e katërt të Krujës. Në pranverë të vitit 1478 erdhi i gjithë potenciali ushtarak i Perandorisë Osmane, mbi 150 mijë ushtarë, me në krye sulltan Mehmetin II. Pasi përforcuan ushtrinë që mbante të rrethuar Krujën, trupat osmane iu drejtuan Shkodrës. Pas një rrethimi dyvjeçar dhe të mbetur pa asnje lloj ushqimi, mbrojtësit e Krujës e dorëzuan kështjellën pas premtimit të sulltanit se do t’i linin të lirë. Më 16 qershor 1478, osmanët hynë në kështjellë dhe vranë të gjithë meshkujt, kurse gratë dhe fëmijët i kthyhen në robër.

Pranë kështjellës Rozafa të Shkodrës, trupat osmane derdhën mbi dhjetë topa, shumë më të fuqishëm se ata të rrethimit të parë, më të cilët goditën e dëmtuan muret e saj. Mbrojtësit e kështjellës, në rradhët e të cilëve luftonin edhe gratë, i zbrapsën sulmet e vazhdueshme të trupave osmane që vazhduan deri në fillim të gushtit.

Ndërkohë në brigjet veriore të liqenit të Shkodrës ushtritë osmane pushtuan kështjellën e Zhablakut, në verilindie të Shkodrës, kështjellën e Drishtit dhe në jug të saj, atë të Lezhës. Mbrojtësit shqiptarë të Drishtit dhe të Lezhës, të zënë robër nga trupat osmane, u masakruan pranë mureve të Rozafës, që të ligështonin mbrojtësit e saj. Pas pushtimit të këtyre kështjellave, sulltani më pjesën më të madhe të ushtrisë u larguan nga Shkodra në fillim të shtatorit, kurse pjesën tjetër e la që të vazhdonte rrethimin e saj.

Ndërkaq, më 25 Janar të 1479, Venediku nënshkroi me sulltan Mehmetin II traktatin e paqes, në bazë të të cilit osmanët morën Shkodrën, dhe në bregdetin e Shqipërisë së jugut, kështjellat e Himarës, të Sopotit (Borshit) dhe të Strivilit (në Çamëri).

Rënia e Krujës, e Shkodrës, e Lezhës dhe e kështjellave të tjera gjatë viteve 78-79 u shoqerua më një vale të madhe emigrimi.


3. Kthimi në Shqipëri i pasardhësve të Skënderbeut dhe i princave të tjerë shqiptarë

Pas pushtimit të Krujës, të Shkodrës dhe të kështjllave të tjera shqiptare, sulltan Mehmeti II filloi përgatitjet për pushtimin e Italisë. Në pranverë të vitit 1480 trupat osmane pushtuan kështjellën e Otrantos në Itali. Pas vdekjes së sulltan Mehmetit II, në maj 1481, ndërmjet djemëve të tij shperthu lufta për fronin. Kjo situatë nxiti qëndresën antiosmane në viset shqiptare. Në fillim të verës 1481 u kthyen në Shqipëri disa nga princat që kishin emigruar gjatë eksodid të madh, si Nikollë e Lekë Dukagjini dhe më pas, Gjon Kastrioti dhe Kostandin Mozaka.

Gjon Kastrioti dhe fisnikët e tjerë u pritën nga kryengritësit shqiptarë si trashëgimtarë legjitimë. Me ardhjen e tyre lufta antiosmane mori hov të madh. Shpërthimi i kryengritjeve të fuqishme në rajone të gjëra shqiptare e detyroi Sulejman Pashën të ndërpriste misionin e trupave osmane që, të vendosura në Vlorë, përgatiteshin të kalonin në Itali, dhe t’i përdorte ato për shtypjen e kryengritjeve shqiptare.

Në fillim Sulejman Pasha i drejtoi ato kundër forcave të Gjon Kastriotit. Ndonëse në betejën e parë shqiptarët u mundën ata nuk e humbën besimin. Rreth Gjon Kastriotit u bashkuan me mijëra shqiptarë, të cilët në një betejë të dytë, të zhvilluar gjatë gjysmës së parë të gushtit 1481, shpartalluan plotësisht ushtrinë osmane.

Po në atë kohë luftëtarët shqiptarë të krahinës së Himarës e të Kurveleshit, më Kostandin Muzakën në krye, rrethuan kështjellën e Himarës e të Sopotit. Në krye të 3 mijë vetave u nis kundër tyre vetë Sulejman Pasha. Por forcat osmane u shpartalluan plotësisht, duke lënë mbi 1 mijë të vrarë e robër, ndër të cilët edhe Sulejman Pashën, të cilin Himarjotët ia dorëzuan si trofe lufte Gjon Kastriotit.

Pas shpartallimit të ushtrive osmane, nga 31 gushti deri më 10 shtator, u çliruan në Shqipëri kështjlla e Himares dhe e Sopotit, kurse në Itali ajo e Otrantos, duke i debuar përfundimisht ushtritë osmane nga Gadishulli Apenin.

Ndonëse Krujën nuk e morën dot, forcat e Gjon Kastriotit arritën të çlironin zotërimet e Kastriotëve. Në janar të vitit 1484 trupat e Gjonit shpartalluan një ushtri osmane, por qëndresa e shqiptarëve filloi të dobësohej, sepse mbretëria e Napolit nënshkroi një paqe me osmanët në vitin 1483 dhe nuk e mbështeti më Gjon Kastriotin, i cili më 1484 u largua nga Shqipëria për në Itali.

Përpjekjet për rimëkëmbjen e principatës së Kastriotëve u bën edhe nga djali i Gjonit, Gjergj Kastrioti, i mbiquajtur Skënderbeu i Ri. Në shtator të vitit 1499 banorët e krahinave rreth Lezhës u hodhën në kryengritje dhe kërkuan që në krye të tyre të vihej i nipi i Skënderbeut, Skënderbeu i Ri. Mëse një vit qëndroi në Venedik Skënderbeu i Ri në pritmëri.

Vetëm në vitin 1501, pasi ushtritë osmane sulmuan Durrësin, Senati i Venedikut lejoi nisjen e Skënderbeut të Ri dhe të 150-200 luftëtarëve të tij për t’i transportuar në ishullin e Lezhës, që e kishin çliruar shqiptarët. Në gusht të vitit 1501 osmanët e pushtuan Durrësin, dhe pas nënshkrimit të traktatit të paqes me ta, në dhjetor të vitit 1502, Venediku i braktisi krejtësisht luftëtarët shqiptarë. Në kushte të tilla kryengitja erdhi duke u shuar, dhe pas një qëndrimi dyvjeçar, në shkurt të vitit 1503, Skënderbeu i Ri u largua nga Shqipëria.

Këto kryengritje mbyllën periudhën e luftës së gjatë mëse njëshekullore të Shqipërisë kundër pushtuesve osmanë për të mbrojtur lirinë dhe jetën e pavarur politike.


Eksodi i madh shqiptar i shek. XV

Gjatë periudhës së luftës së shqipetarëve kundër pushtimit osman, për shkak të dhunës, të shkatërrimeve dhe për të mos iu nënshtruar sundimit të huaj, në jetën shqiptare u shfaq dukuria e braktisjes masive të vendit. Masakrat e pushtuesve osmanë bënë që emigracioni të përfshinte të gjitha shtresat shoqërore. Shqiptarët emigruan kryesisht në Itali.

Valët më të fuqishme të emigracionit të shqiptarëve gjatë kësaj periudhe ishin në fund të shek. XIV gjatë pushtimeve të para osmane, më 1415-1417, gjatë pushtimit të disa kështjellave të viseve bregdetare, më 1466-1467, gjatë rrethimit të II dhe III të Krujës, pas vdekjes së Skënderbeut (1468), pas rënies së Krujës, të Shkodrës (1478-1479) etj. Në mënyrë masive emigruan edhe nga vendbanimet e tyre të Moresë (Peloponezit), si gjatë viteve ‘60 ashtu edhe më pas.

Emigrantë të shumtë shqiptarë u vendosën në të gjitha viset bregdetare lindore të Gadishullit Apenin, në rajonet e Venedikut deri në pjesën më jugore të tij. Numri i tyre arrinte në rreth 200 mijë veta. Shumica e tyre u vendosën në Mbretërinë e Napolit dhe rreth 100 mijë veta në krahinat e Kalabrisë e të Sicilisë, ku, duke qenë një masë kompakte e ruajtën deri në ditet tona identitetin e tyre dhe ndjenjën e krenarisë kombëtare për ngjarjet e lavdishme të shek. XV dhe Gjergj Kastriotin - Skenderbeun.

Valët e kësaj shpërnguljeje eksodi përfshinë edhe njerëzit e kulturës si Marlin Barleci, Marin Beçikemi, Dhimitër Frëngu e shumë të tjerë, të cilët me veprimtarinë e tyre dhanë një ndihmesë të shquar në kulturën shqiptare dhe Italiane të kohës.


Pjesë leximi
1. Nga pËrshkrimi I Papa Pavlit II (1467) për eksodin e shqiptarëve drejt ItalisË

“Shqiptarët pjesërisht u vranë nga shpata, pjesërisht u robëruan. Ato kështjella që për të mirën tonë frenuan me vendoshmëri vërshimin e osmanëve, u detyruan më në fund të dorëzohen. Popullsitë fqinje të bregdetit Adriatik, të kapura nga tmerri dridhen gjithë ankth. Kudo frikë, kudo zi, para syve tanë vetëm vdekje e robëri. Një pamje vërtet e trishtueshme... Është e dhimbshme të shohësh barkat e të ikurve, që hidhen në brigjet e Italisë, pasi kanë lënë vatrat e tyre. I sheh të shtrirë në breg, me duar ngritur nga qielli”.


2. Nga vendimi i senatit të Venedikut i 13 Shkurtit 1468 për situatËn në Shqipëri pas vdekjes së Skenderbeut

“Vdiq i madhërishmi i ndjeri Skënderbe. Me vdekjen e tij i gjithë ai vend ka rënë në një ngashërim dhe tronditje të madhe, prandaj është e nevojshme të merren masat e duhura për sigurimin si të vendeve të të ndjerit Skënderbeut të lartpërmendur, ashtu dhe të zotërimeve tona, për këtë arsye merret vendimi që, sa më shpejtë të jetë e mundur, të niset prej këtej në atë vend i nderuari zot arkipeshkvi i Durrësit, (Pal Engjëlli), i cili qëndroi shumë kohë para nesh si përfaqësues në emër të të ndjerit zotit Skënderbe të lartpërmendur dhe është një person shumë i urtë dhe besnik i bindur, ndaj nesh e shtetit tonë”.


3. PËrkujtimi i figurËs së Gjergj Kastriotit - Skënderbeut nga shqiptarët pas vdekjes

Pas vdekjes së Skëndebeut thonë se Shqiptarët, të habitur nga trimëria e këtij burri zunë të shihnin tek ai diçka që kalonte përtej kufijve njerëzorë dhe të kujtonin princin e dashur me këngë madhështore. Disa bura të besueshëm më kanë treguar se në valën e luftës dhe pikërisht kur çdo gjë shungellonte e oshëtinte nga armët barbare, grupe vajzash kishin zakon të mblidheshin çdo tetë ditë ndër sheshet ku kryqëzoheshin tri rrugë në qytetet ku kish sunduar dhe të këndonin lavdinë e të ndjerit princ, siç bënin burrat e lashtë në ahengjet e tyre.
Nga Historia e Venedikut e humanistit venedikas Anton Sabeliko (1436-1506), bashkëkohës i Heroit tonë Kombëtar


4. RRethimi i ShkodrËs

Me 15 maj të vitit 1474 arritën ndër këto fusha 7 sanxhakbejlerë me 60 mijë kalorës, më 4 qershor arriti Pasha i Rumelisë, me një ushtri të fortë dhe vendosi çadrat rrëzë malit përballë qytetit. Më 17 qershor vendosën 2 topa. Më 28 qershor edhe 2 topa të tjerë. Nuk kalonte ditë që të mos shtinin 22, 23 dhe 25 herë. Më 18 korrik, në orën 24 osmanët erdhën rrëzë mureve të këtij qyteti me një tërbim të jashtëzakonshëm dhe luftuan gjithë natën. Rreth orës 15 pësuan humbje. Atë ditë ishin vrarë 7020 osmanë. Ata u larguan më 9 gusht “.
Nga letra e 13 Gushtit 1474 e qeveritarit venedikas të Shkodrës, Anton Loredani.
User avatar
qenpo
Posts: 2350
Joined: Sun May 29, 2005 9:53 am

Post by qenpo »

1. Rrjedhoja e luftës dhe të pushtimit osman

Lufta njëshekullore e ushtrive osmane për pushtimin e tokave shqiptarë (fundi i shek. XV) dhe vendosja në to e sundimit osman sollën rrjedhoja të rënda si në jetën ekonomike, shoqërore e politike, ashtu edhe në atë fetare e kulture të shqiptarëve.



Vershimet e njëpasnjëshme të ushtrive osmane dhe veprimet luftarake, u shoqëruan më vrasjen e shumë njerëzve, dhe me rrënime e grabitje masive të pasurisë. Shqipëria pësoi kështu dëme të pallogarritshme njerëzore dhe materiale, pasojat e të cilave do të ndiheshin për një kohë të gjatë. U godit rëndë veçanërisht jeta qytetare, zejtaria dhe tregtia e brendshme dhe e jashtme thuajse u paralizuan.

Qytetet shqiptarë dikur të përparuara për kohën morën tiparet e fshatit. U shkatrruan në themel strukturat organizative të qyteteve dhe, nga emigrimi masiv i banorëve të tyre u shua jeta kulturore që kishte qenë aq e zhvilluar në to. Edhe fshati u dëmtua rëndë. Perveç dëmeve të bujqësisë e të blektorisë shqiptare, emigrimi masiv perfshiu pjesën më aktive të banorëve të fshatit. U dobësuan shumë lidhje ekonomike fshatare me qytetin, aq të domosdoshëm për zhvillimin ekonomik.

Pushtimi osman i dha fund jetës së pavarur politike e shtetërore të shqiptarëve që ishte arritja më e rëndësishme në gjithë historinë e deriatëhershme të tyre dhe që kishte ndikuar fuqishëm në zhvillimin e gjithanshëm të vendit. Ndryshimet që ndodhën në fushën e pronësisë përcaktuan prapambetjen e thellë ekonomike të Shqipërisë gjatë shekujve të sundimit osman.

Sundimi osman shkatërroi formën e përparuar të pronës feudale mbi tokën, të bazuar mbi të drejtën e pakufizuar të shitblerjes së saj. Ai shkatërroi pronën e madhe feudale e vendosi dhe e mbajti më dhunë për shekuj të tërë sistemin e timarit, një formë e kapërcyer e pronës feudale ushtarake që përcaktoi prapambetjen e gjithanshme të vendit. Duhej të kalonin shekuj në Shqipëri që të rishfaqej prona e madhe feudale (çifligu), ndërkohë që në Evropën Perëndimore do të zhvillohej prona kapitaliste.


2. Rëndësia luftës antiosmane

Lufta njëshekullore e shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë, veçanerisht epopeja e tyre legjendare, nën udhëheqjen e Gjergj Kastriot - Skënderbeut përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëare. Ajo mbrojti lirinë një pjesë të madhe të viseve shqiptarë për dekada të tëra dhe frymëzoi banorët e viseve të paçliruara të vazhdonin me kurajo luftën për dëbimin e pushtuesve të huaj. Ajo pati gjithashtu një varg rrjedhojash shumë të rëndësishme për historine tonë kombëtare.

Lufta kundër pushtuesve osman u zhvillua nën një udhëheqje të vetme, të Skënderbeut, dhe në të morën pjesë aktive të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare, pa dallime krahinore e fetare. Prandaj ajo ndikoi fuqishëm në kompaktësimin e shqiptarëve dhe në forcimin e unitetit kombëtar të tyre, kudo që ata banonin, duke përfshirë edhe banorët e viseve të largëta që kishin mbetur jashtë shtetit të Skënderbeut. Dëshmi e gjallë për këtë jane legjendat, tregimet, e këngët popullore për figurën e heroit, të cilat ruhen ende te shqiptarët katolikë, ortodoksë e myslimanë të të gjitha viseve Shqiptare, madje edhe jashtë atdheut si tek Arbëreshët e Italisë.

Forcimi i unitetit kombëtar në luftën kundër pushtuesve të huaj, bëri të mundur që për herë të parë të përfshiheshin në një shtet të vetëm, në atë të Skënderbeut, të gjitha principatat e viseve të lira Shqiptare, jo nëpërmjet luftës së konflikteve të armatosura, por nëpërmjet marrveshjeve. Ky shtet krijoi një traditë të rëndësishme të jetës shtetërore shqiptare, e cila u mbajt gjallë nën kujdesin e shqiptarëve dhe u propagandua gjatë shekujve pasardhës.

Lufta kundër pushtimit osman kaliti guximin, trimërinë dhe heroizmin masiv të shqiptarëve të cilët bënë tipare dalluese të tyre. Epopeja e shekullit XV la gjurmë të pashlyeshme në ndërgjegjën kombëtare të shqiptarëve. Ajo u shndërrua në simbol krenarie për të kaluarën e lavdishme historike, dhe sherbeu si burim i pashtershëm frymëzimi për bashkimin e shqiptarëve në luftën për rifitimin e lirisë dhe në përpjekjet e tyre për formimin e shtetit kombëtar.

Lufta shqiptarë kundër pushtuesve osmanë pati rëndësi të veçantë edhe në rafshin ndërkombëtar. Duke gozhduar për dhjetra vjet me rradhë në tokat e shqiptarëve ushtrintë e Perandorisë Osmane, kur ajo ishte në kulmin e fuqisë së saj, shqiptarët më luftën e tyre u bënë një barrierë e fuqishme që penguan vërshimin osman në drejtim të Italisë, duke mbrojtur kështu lirinë e vendeve të Evropës Perëndimore dhe zhvillimin, përparimin e gjithanshëm të tyre.

Kjo luftë e bëri të njohur Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, i zgjeroi dhe i forcoi lidhjet e saj më vendet Evropiane. Qëndresa antiosmane e shqiptarëve u vlerësua lart në opinionin bashkëkohor të Evropës, dhe u cilësua gjatë shekujve si shembull i luftës për liri, siç dëshmojnë dhjetra vepra shkencore dhe artistike, të botuara në gjuhë edhe në vende të ndryshme të botës, kushtuar figurës së Skënderbeut dhe luftës së udhëhequr prej tij, si dhe monumentet e heroit shqiptar të ngritura në sheshet e qyteteve evropiane.


3. Epoka e Skënderbeut në veprat e Marin Barlecit dhe të autorëve të tjerë shqiptarë bashkëkohës

Epopeja e Skënderbeut e shk. XV dhe vetë figura e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut ndikoi fuqishëm në jetë shpirtërore të shqiptarëve dhe për rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre. Të frymëzuar prej tyre, intelektualë të shquar shqiptarë, i pasqyruan e i përjetuan ato në vepra historike monumentale, në të cilat nisi jetën e vet historiografia shqiptare.

Ne fillim të shek të XVI (1504) Marin Barleci botoi latinisht veprën kushtuar luftës heroike të shqiptarëve për mbrojtjen e Shkodrës, (rrethimi i Shkodrës). Por vepra që e lartësoi figuren e tij si historian humanist është “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, të cilën e botoi latinisht në Romë rreth viteve 1508-1510. Kjo vepër voluminoze njohu shumë ribotime në gjuhë e në vende të ndryshme të Evropës. Veprat e M. Barlecit u bënë burimi më i rëndësishëm ku patriotët shqiptarë mësonin historinë e epopesë legjendare të shk. XV.

Periudha e Skënderbeut u përjetesua edhe në vepra të tjera historike nga bashkëkohësit e heroit. Një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Skënderbeut, Dhimitër Frengu, shkroi latinisht, në frymën e ideve humaniste të kohës një vepër për jetën e Skënderbeut. më disa ndryshime të vogla ajo ndjek rrethimin e historisë së Skënderbeut të M. Barlecit, që dëshmon së kjo vepër kishte pasqyruar drejt realitetin historik, të njohur e të panjohur edhe nga bashkëluftëtarët e afërt të Skenderbeut. Vepra e Dh. Frengut u botua pas vdekjes së tij e përkthyer italisht, dhe njohu shumë ribotime në këtë gjuhe.

Nje vepër tjetër e rëndësishme për të njohur shoqerinë shqiptarë të shek. XV është “Historia dhe gjenealogjia e shtepisë së Muzakajve”, shkruar në italisht më 1510 nga bashkëluftëtari i Skënderbeut, Gjon Muzaka. Ajo mbeti në dorëshkrim dhe, për vlerën që ka për historinë mesjetare shqiptare, botuesi i saj i shek. të XIX më të drejtë e ka cilësuar atë si një “margaritar”.


4. Gjergj Kastriot - Skënderbeu - Hero Kombëtar

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu (1405 - 17 janar 1468) sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën njëshekullore kundër pushtimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV). Nën udhëheqjen e tij, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërise.

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen shqiptarë të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë.

Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale.

Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të viseve të pushtuara që ndikoi në formimin e mëtejshëm të lidhjeve më banorët e këtyre viseve dhe në forcimin e bashkimin e të gjithë popullit shqiptar.

Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. Duke patur të qartë së rrezikut osman mund t’i bëhej ballë vetëm më sukses vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu kërkoi parreshtur pjesëmarrjen e vendeve evropiane në luftë kundër armikut të përbashkët.

Në kushtet e pabarazisë së theksuar ndërmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skënderbeu përpunoi shtrategjinë dhe taktikën e tij luftarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve. Ai mbante armikun në alarm të përhershëm, i priste rrugën e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur në kurth, e godiste me sulme të fuqishme e të befasishme.

Skënderbeu u shndërrua në simol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare.

Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës. Këtë e dëshmon edhe fakti së për Skënderbeun është shkruar një literaturë e shumëllojtë, prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë, dhe në të katër anët e botës.


Pjesë leximi
Marin Barleci dhe vepra e tij

Për jetën e M. Barlecit dihet pak. Ai lindi rreth fundit të viteve ‘50 të shekullit të XV në Shkodër, qytet me tradita arsimore për formimin e shkollimit të klerikëve katolik. Ai i përjetoi ngjarjet dramatike të vendlindjes së tij, Shkodrës, gjatë viteve ‘70 të shek. XV. Gjatë Rrethimit I-rë të të saj prej osmanëve, më 1474, ai ishte i ri dhe ende nuk kishte moshën për të rrëmbyer armët, kurse më 1478, gjatë Rrethimi të II-të të Shkodrës, ai u rreshtua përkrah luftëtarëve që më heroizëm mbronin qytetin e tyre.

Me rënien e Shkodrës në duart e ushtrisë osmane, si shumë bashkëqytetarë, M. Barleci mori rrugën e mërgimit dhe u vendos në Itali. Këtu ai plotësoi shkollimin e vet, u bë njohës i thellë i letërsisë antike dhe i gjuhës latine dhe u shfaq si një intelektual humanist nga më të shquarit e kohës. Ai fiton titullin e lartë “Doktor shkencor i diturive teologjike dhe is së drejtës kanonike”. Që në fund të shekullit të XV Marin Barleci ishte një figurë e njohur në jetën e kishtare të Padovës dhe në atë mësimore shkencore të Universitetit të këtij qyteti.

Nuk dihet më saktësi viti i vdekjes së M. Barlecit. Nëpërmjet të dhënave të tërthorta është aritur në perfundim së ai ka vdekur më 1512 ose më 1513.

Vepra e parë e Marin Barlecit është “Rethimi i Shkodrës” e botuar në latinisht më 1504 në Venedik. I mbështetur në shënimet e kujtimet e veta, si dhe i pjesëmarrësve të tjerë në ngjarjet që rrëfen, libri i kushtohet jetës politike e ushtarake gjatë rrethimit të II-të të Shkodrës më 1478. Deri në mesin e shek. XVII kjo vepër njohu 17 ribotime në gjuhë të ndryshme, si latinisht (5) dhe polonisht (1).

Vepra që e ngriti figurën e M. Barlecit në piedestalin e Padovës është “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, e shkruar latinisht dhe e botuar në Romë rreth viteve 1508-1510. Deri në mesin e shek. XVIII kjo vepër voluminoze njohu jo më pak se 21 ribotime në disa gjuhë të Evropës, si latinisht (4), gjermanisht (4), italisht (4), portugalisht (2), polonisht (1), spanjisht (1), si dhe nëpërmjet një perkthimi të lirë dhe përshtatjeje edhe në frëngjisht (4), e anglisht (1).

Vepra e fundit e M. Barlecit “Shkurtore e jetës së papëve dhe të perandorëve” u botua në Venedik, pas vdekjes së tij, më 1555.

Veprat e M. Barlecit, jane frut i një pune të gjatë shumëvjeçare. për hartimin e tyre ai u mbështet në shënimet e kujtimet e veta, si dhe të pjesmarrësve dhe dëshmitarëve të tjerë në ngjarjet që rrëfen.

Ky material autentik shumë i pasur u ka dhënë veprave të M.Barletit vlerën e burimeve historike të dorës së parë e të pazëvendesueshme. Dëshmitë që mblodhi nga burimet e shumta, si historian i mirëfilltë, M. Barleci i shoshiti, i plotesoi, dhe i zgjeroi më literaturën e kohës. Fryma Panegjerike, fjalimet që u vihen në gojë heronjve në veprat e Marin Barlecit janë karakteristike për historiografinë humaniste evropiane në përgjithësi dhe përbëjnë anën e dobët të saj.

Por vlerat pozitive të veprave të M. Barlecit si burime historike janë shumë më të mëdha së dobësite e tyre. Ngjarjet politiko ushtarake të Shqipërisë në shek. XV, jetën e veprimtarinë e Skënderbeut, rrethimet e Shkodrës etj., M. Barleci i pasqyroi duke ndjekur parimin kronologjik.

Megjitheate, në veprat e tij nuk mungojnë edhe shmangiet për të pasqyruar e për të treguar psikologjinë e botës shpirtërore shqiptare, legjendat e folklorin e tyre, rajonet kryesore të banuar prej shqiptarëve në Ballkan, veprimtarinë e tyre ekonomike etj. Krahas përshkrimit të potretit fizik e moral të Heroit tonë Kombëtar te “Historia e Skënderbeut” M. Barleci ka dhënë edhe një gravurë me potretin e tij. Padyshim ky potret paraqet karakteristikat e fytyrës së Skënderbeut, sepse vepra u hartua në bazë të kujtimeve të bashkëluftëtarëve të heroit dhe të pasardhësve të familjes së Kastriotëve.


Dhimiter Frëngu (1443-1525)

Lindi në qytetin e Drishtit më 1443 dhe u brumos gjatë heroizmit legjendar të Skënderbeut. U shkollua si klerik katolik, profesion që e ushtronte gjatë gjithë jetës së tij. Dh. Frengu u lidh ngushtë me heroin shqiptar dhe e shoqëroi atë në udhëtimin që bëri gjatë vitit 1466-1467 në Romë e në Napoli.


Me pushtimin e Drishtit prej osmanëve më 1487, Dh. Frëngu emigroi në Itali. Ai u vendos në rajonin e Venedikut dhe për një periudhë të gjatë shërbeu si famullitar i nderuar në fshatin Braina, pranë qytetit Trevizo, deri më 1513, kur për arsye të moshës së shtyrë, ia la detyrën nipit të tij, Pal Engjëllit. Dhe Frëngu vdiq më 1525, në moshën 82 vjeçare.

Të vetmen vepër që shkroi, ai ia kushtoi figurës së Skënderbeut “Komentar për punët e osmanëve dhe të zotit Gjergj Skënderbeut, princi i Epirit.

Kjo vepër e shkruar latinisht mbeti e pabotuar. Pas vdekjes së tij, i nipi Pal Engjelli, e perkthehu italisht dhe e botoi atë më 1539. Deri më 1679 vepra e Dh. Frëngut njohu 18 botime italisht. Në mesin e shekullit XVI ajo u përkthye e u botua edhe në frëngjisht dhe në anglisht.

Në krahasim me historine e Skënderbeut të M. Barlecit, vepra e Dh. Frengut u përhap shumë në itali (sidomos në Venedik ku u shtypën të gjitha ribotimet e saj) , sepse ato ishin më të shkurtëra se vepra e parë.

Te pasardhësit e familjes Engjëlli që ishin vendosur në Itali, ashtu si te shumë shqiptarë të emigruar, u ruajt ndër breza vetëdija kombëtare, ndjenja e atdhedashurisë dhe deshira për t’u kthyher në Shqipëri. Ishin këto motive që nxitën pjestarët e kësaj familjeje që kishte një pozitë të rëndësishme në rrethet intelektuale kishtare të Venedikut, të interesoheshin gjatë shek. XVI e XVII për botimin e ribotimin e veprave kushtuar epopesë shqiptarë të shek.XV, si dhe vepra të hartuara prej tyre në formën e gjenealogjive familjare mbi të drejtën e trashëgimisë.
User avatar
qenpo
Posts: 2350
Joined: Sun May 29, 2005 9:53 am

Post by qenpo »

Mbreteria e Enkelejve, e Taulanteve dhe e Ardianeve
1. Mbretëria e Enkelejve (shek IV-335 p.K.)

Që nga shek. XI p.K. ekonomia ilire mori një zhvillim dhe organizim të ri. Në disa degë të ekonomisë, si në blegtori, në zejtari e më vonë edhe në bujqësi lindi prona private. Rritja e prodhimit ndihmoi në dendësimin e marrdhënieve tregtare të brendshme dhe me vendet fqinje, si me Greqinë, me Italinë e me krahina të tjera lindore. Kjo bëri që të veçohet aristokracia fisnore dhe ushtarake, e cila u vu në krye të fiseve të veçanta. Këto filluan të bashkonin edhe fise të tjera rreth vetes, duke krijuar federatat. Që nga shek. VII p.K. u krijuan federatat e taulantëve, e molosëve dhe e fiseve të tjera. Federata taulante drejtohej nga Galauri. Nga fundi i shek. V p.K. u krijua shteti ilir. Mbreti i parë që njohim është Sirra. Qendra e kësaj mbretërie ndërroi vend që nga juglindja, ku u formua Mbretëria e Enkelejve, në jugperëndim, në Mbretërinë e Taulantëve dhe më vonë tek ardianët, në krahinat veriore. Në shek.IV p.K., Bardhyli e rrëzoi mbretin Sirra nga froni dhe mori drejtimin e shtetit ilir, duke themeluar dinastinë e tij, që e kishte qendrën rreth liqenit te Ohrit, te fisi i enkelejve. Bardhyli rridhte nga shtresa artizanale, ishte qymyrxhi. Mendohet se ai e mori pushtetin me anë të kryengritjes, i përkrahur nga shumë luftëtarë, të cilët e mbështetën, meqë ai ishte i paanshëm. Politika e shtetit ilir gjatë gjithë kohës së dinastisë së Bardhylitpati si qëllim përfshirjen nën sundimin e vet edhe të atyre tokave të banuara nga ilirët që ishin të pushtuara nga maqedonasit. Për t'i çliruar këto toka, Bardhyli mundi tre mbretër maqedonas dhe i detyroi t'u paguanin ilirëve tribut vjetor. Në vitin 360 p.K., kur maqedonasit u përpoqën ta ndryshonin këtë gjendje me luftë, mbetën të vrarë 4000 maqedonas, së bashku me mbretin e tyre, Perdikën. Për të dobësuar ndikimin e maqedonasve në kufijtë jugorë të tyre, në Epir, enkelejtë lishën aleancë edhe me tiranin e Sirakuzës. Vetëm kur Maqedonia, me në krye Filipin II, arriti të shunte grindjet politike në end, pozita e ilirëve ndaj fqinjëve lindorë u dobësua. Në vitin 359 p.K., Bardhyli, edhe pse në moshë 90-vjeçare, u vu në krye të ushtrive ilire dh përballoi sulmet maqedonase, të cilat më në fund e detyruan të lëshonte të gjitha qytetet që më parë i kishte pasur Maqedonia në varësi. Pasardhësit e Bardhylit vazhduan këtë politikë, por ata nuk arritën të çliroheshin nga varësia maqedonase.

2. Mbretëria e Taulantëve (335-231 p.K.)

Pas shuarjes së kryengritjes që bënë enklejtë me në krye djalin e Bardhylit, Klitin, për t'u shkëputur nga Maqedoni, qendra e shtetit ilir kaloi te taulantët, ku Glaukia krijoi dinastinë e tij mbretërore. Politika e mbretërve të dinastisë së Glaukisë, në ndryshim nga ajo e enkelejve, qe shumë më aktive dhe më e gjerë. Ndaj maqedonasve u zhvillua një politikë e papajtueshme. Pas vitit 323 p.K., Glaukia arriti të çlironte të gjitha tokat që maqedonasit ua kishin marrë enkelejve. Pas kësaj maqedonasit u përpoqën të futnin nën varësinë e tyre Dyrrahun e Apoloninë, që do t'i bënte ata zotër të Adriatikut. Pas kryengritjes së vitit 312 p.K., që u bë në këto qytete, Dyrrahu e Apolonia ranë nën pushtetin e Mbretërisë Ilire të Glaukisë. Në vitin 309 p.K., që u bë në këto qytete, Dyrrahu e Apolonia ranë nën pushtetin e Mbretërisë Ilire të Glaukisë. Në vitin 309 p.K. Glaukia me një ushtri të madhe zbriti në Epir dhe vendosi në fron mbretin Pirro. Kjo ndikoi në dobësimin e grupit promaqedonas ne Epir. Bardhyli i ri, pasardhës i Glaukisë, krijoi marrëdhënie miqësore me Epirin, por këto nuk vazhduan gjatë, se Pirroja i shtriu pushtimet e tij deri në Shkumbin. Politikën e paraardhësve vazhdoi më me forcë dhe mbreti Monun (viti 280 p.K.), i cili u bë edhe zotërues i Dyrrahut, ku preu monedha argjendi me emrin e vet. Ai arriti të rikëmbënte e të forconte shtetin ilir. E gjithë periudha e sundimit të dinastisë së Glaukisë shënon faqe të rëndësishme për historinë ilire. Shteti Ilir i Ultësirës Bregdetare të Adriatikut u bëri ballë synimeve hegjemoniste të Maqedonisë dhe pushtimeve epirote, duke siguruar një zhvillim të hovshëm ekonomik e kulturor në të gjithë Ilirinë. Ekonomia qytetare gjatë pothuaj një shekulli përjetoi një lulëzim të plotë. U ngritën shumë qytete të reja me arkitekturë urbane bashkëkohore dhe me mure mbrojtëse të fuqishme. Arti e kultura morën një zhvillim të paparë deri atëherë në Iliri. Ndër qytetet kryesore ilire që morën zhvillim janë Damastioni, Bylisi, Albanopoli, Dimali, Shkodra, Lisi, Meteoni, Ulqini, Rizoni etj. Disa prej tyre prenë edhe monedhat e veta prej bronzi ose prej argjendi. Këto qytete luajt¨n rol të rëndësishëm jo vetëm në ekonominë e kulturën e vendit, por edhe në historinë politike të Ilirisë. Përfshirja e kolonive helene, Dyrrahu e Apolonia, në shtetin ilir dhe përzirja e banorëve të tyre me ilirët, ndikuan në rritjen e fuqisë ekonomike dhe në zgjerimin e marrdhënieve tregtare me të gjitha krahinat e Ballkanit dhe jashtë tij.

3. Mbretëria e Ardianëve (231-168 p.K.)

Kjo mbretëri u formua në shek.III p.K., pas dobësimit të pushtetit të taulantëve. Mbretëria Ardiane përben bashkimin më të rëndësishëm politik që u formua nga ilirët. Themeluess i saj ishte Agroni. Dinastia e tij mbretëroi gjatë viteve 231-168 p.K. Mbretëria Ardiane bashkoi nën pushtetin e vet gjithë tokat ilire të Veriut me ato që u përkisnin më parë enklejeve dhe taulantëve, duke shtrirë kufijtë shtetërorë që nga lumi Vjosa, në jug, deri në Dalmacinë e mesme, në veri, dhe në lindje që nga trevat rreth liqenit të Ohrit deri në bashkimin e dy Drinave, në Kukës. Kryeqytet i Mbretërisë Ardiane u bë Shkodra. Në këtë kohë shteti ilir arriti organizimin më të larztë social-politik. Lindën edhe një sërë qytetesh të reja ilirie. Baza e shoqërisë ilirie ishin qytetarët e fshatarët e lirë dhe skllevërit. Fshati ilir tek ardianët kishte një numër të madh fshatarësh të shpronësuar, të cilët ishin të detyruar qe një pjesë të prodhimit t'ua dorëzonin zotërve të vet. Regjimi politik i shtetit ishte mbretëri trashëgueshme. Drejtimi i mbretërisë bëhej edhe me bashkësundues ose me miqtë e mbretit. Fronin mbretëror kishin të drejtë ta zinin edhe gratë. Qytetet kishin të drejtën e vetëqeverisjes së tyre, brenda kuadrit të shtetit ilir; në krye të tyre qëndronin polidinastët, sundimtarët e qyteteve. Në kohën e mbretit Gent pushteti i mbretit ishte i pakufizuar. Mbretërisë Ardiane gjatë tri luftërave kundër sulmeve të pushtusve romakë.
User avatar
qenpo
Posts: 2350
Joined: Sun May 29, 2005 9:53 am

Post by qenpo »

Lufta e Ardianeve kunder pushtimit Romak
1. Lufta e Parë Ilire-romake (229-228 p.K.)

Armë dhe pajisje luftarake ilire. Në fillimet e Mbretërisë Ardiane, shteti ilir arrit fuqizimin më të madh ushtarak, duke u bërë një forcë shumë e madhe detare në Adriatik. Mbreti Agron e rriti ushtrinë e tij dhe ndërtoi flotën detare më të madhe që kishin pasur ndonjëherë mbretërit e mëparshëm ilirë. Kjo shtoi ndikimin politik të Mbretërisë Ilire në Ballkan. Pas vdekjës së Agronit fronin e mori Teuta, një grua e vendosur që të vazhdonte politikën e paraardhësit të saj për forcimin e shtetit ilir. Ajo mori masa ushtarake për ta bërë shtetin ilir zotërues të anëdetjes së Adriatikut. Për këtë në vitin 229 p.K. ushtritë ilire pushtuan Korkyrën dhe qytetin më të pasur të Epirit, Foiniken. Epirotët u shkëputën nga aleanca me grekët dhe u lidhën me shtetin ilir të ardianëve. Fuqizimi i shtetit ilir vinte në kundërshtim me interesant e romakëve, fqinjëve perëndimorë. Në këto rrethana filloi Lufta e Parë Ilire-romake. Në vitin 229 p.K. ushtritë romake me 200 anije u nisën kundër ilirëve. Demetër Fari, komandant i Teutës, që ndodhej në Korkyrën e pushtuar nga ilirët, ia dorëzoi qytetin romakëve, të cilët më pas pushtuan Apoloninë e Dyrrahun, duke kaluar në veri kundër Isës e Farit. Romakët zunë pozitat kyçe tregtare e ushtarake të Adriatikut. Duke mos qenë në gjendje t'u bëjë ballë romakëve, Teuta u tërhoq në qytetin Rizon (Risani, në gjirin e Kotorrit), duke kërkuar paqe. Në vitin 228 p.K. u bë paqja me romakët, të cilët e ngushtuan së tepërmi shtetin ilir, duke kufizuar nga Neretva deri te qyteeti i Lisit. Si sundimtar i shtetit të ardianëve u vendos Demetër Fari. Dyrrahu e Apolonia u vunë nën protektoratin romak. Ne këtë humbje të madhe me romakët ndikun qëndrimi separatist i aristokracisë taulante dhe tradhtia e Demetër Farit, i cili u dorëzoiromakëve edhe të gjithë flotën ilire. Fillimin e luftës së romakëve kundër ilirëve, historianët romakë e shpjegojnë me piraterinë ilire dhe me sjelljen e keqe të Teutës ndaj përfaqësuesve romakë. Në fakt ky ishte vetëm preteksti që përdorën romakët për të filluar luftën, kurse shkaku i vërtetë i pushtimeve romake ishin synimet hegjemoniste të Romës në atë kohë, kur ajo ishte kthyer në një nga shtetet më të fuqishme meshdhetare. Fuqizimi ekonomik ilir po dëmtonte interesat e tregtarëve dhe të skllavopronarëve romakë. Prandaj edhe agresioni ushtarak romak u parapri nga masa ekonomike. Meqenëse monedhat prej argjendi të Dyrrahut e të Apolonisë kishin hyrë në qarkullim edh në tregjet romake, për të ndaluar vërshimin e tyre, romakët vendosën që edhe ata të prisnin monedhën e tyre prej argjendi.

2. Lufta e Dytë Ilire-romake (219-218 p.K.)

Kjo luftë erdhi si kundërvënie e romakëve kundër përpjekjeve që bënë ilirët për të rikëmbur shtetin e tyre dhe për ta shkëputur atë nga varësia romake. Demetër Fairi, pasi kishte plotësuar ambicjet e tij për pushtet, filloi t¨ndiqte një politikë të pavarur, në kundërshtim me paqen e nënshkruar me romakët, në vitin 228 p.K. Kjo gjë pajtohej edhe me intresat e vendeve fqinje. Demetri përfshiu përsëri nën sundimin e tij të gjith¨territorin e Mbretërisë Ardiane, duke lidhur edhe aleancë me Maqedoninë. Së bashku me të, Demetër Fari invadoi Peloponezin, kurse më vonë me ushtrinë e vet mori disa nga qytetet që Roma i kishte vënë nën varësinë e saj, forcoi ushtrinë ilire dhe ripërtriu flotën detare. Ndërkohë gjendja politike e brendshme në mbretëri u dobësua nga përçarja ndërmjet drejtuesve të shtetit ardian. Skerdiladidi, i cili qe bërë bashkësundimtar me Demetër Farin, u bashkua me romakët. Kjo gjendje e lehtësoi senatin romak për të ndërhyrë përsëri ushtarakisht në Iliri. Pas dy betejave që u zhvillun në qytetin e Dimalit dhe në Far, romakët e thyen Demetër Farin, i cili u detyrua të largohej në Maqedoni. Kështu Mbretëria Ardiane, në vitin 218 p.K., hyri përsëri nën varësinë e Romës, duke qnë e detyruar të jepte tribut vjetor. Sundimtar i Mbretërisë Ardiane u bë Skerdiladidi.

3. Lufta e Tretë Ilire-romake (168-167 p.K.)

Kjo luftë u parapri nga një gjendje e vështirë politike e krijuar në mbretëri. Skerdialdidi prishi aleancën me Maqedoninë dhe u bashkua tërësisht më romakët. Filipi II i Maqedonisë, ndërkohë thurrte plane për të dalë në brigjet e Adriatikut, prej nga mendonte të hidhej në Itali. Këto synime filloi t'i realizonte me pushtime të gjera në Mbretërinë Ardiane, duke u përpjekur të bëhej edhe zot i Apolonisë. Kjo bëri që ushtritë romake të hidheshin përsëri në Iliri, në vitin 205 p.K., për të mënjuar rrezikun maqedonas. Lufta e gjatë romake-maqedonase, që u zhvillua kryesisht në truallin e Mbretërisë Ardiane, e dobësoi këtë ekonomikisht e politikisht. Në Iliri u forcuan grindjet ndërmjet përkrahësve të Romës dhe përkrahësve të Maqedonisë dhe kjo shkaktoi përçarje. Në vitin 181 p.K. në krye të Mbretërisë Ardiane u vu Genti, i cili për të rikëmbur mbretërinë e tij, filloi të ndiqte një politikë antiromake, duke u bashkuar përsëri me Maqedoninë. Genti ndoqi një politikë të brendshme të vendosur për të bashkuar vendin e tij të përçarë. Për këtë mori masa për ngushtimin e pavarësisë që kishte aristokracia e qyteteve, duke forcuar kështu pushtetin qendror të mbretërisë. Me flotën detare ilire filloi të vinte përsëri nën kontroll anëdetjen e Adriatikut. Për të përballuar sulmet romake, në vitin 171 p.K., u krijua koalicioni iliro-maqedonas-epirot, i cili nuk dha rezultat, meqë Perseu, mbreti Maqedonasë, nuk i mbajti premtimet e dhëna. genti lidhi aleancë edhe me Mbretërinë Dardane. Senati romak veproi me ashpërsinë më t¨madhe kundër politikës së pavarur të Gentit. Një ushtri e madhe romake zbarkoi në vitin 168 p.K. në brigjet e Ilirisë dhe rrethoi kryeqendrën e mbretërisë, Shkodrën. Politika romake "përça e sundo" bëri që shumë qytete e krahina ilire të mos i shkonin në ndihmë Gentit. I ndodhur në gjendje të vështirë, Genti i kërkoi armëpushim pretorit romak Luc Anicit. Pas bisedimeve që duket se patën përfundime paqësore, romakët me pabesi e burgosën Gentin dhe familjen e tij dhe pushtuan Shkodrën. Kjo shënoi edhe rënien përfundimtare të Mbretërisë Ardiane, në vitin 167 p.K. Me këtë luf¨te së Shkodrës, në territorin e Mbretërisë së mundur Ardiane u krijua një njësi e re politike, Federata e Dalmatëve, që e kishte qendrën në pjesën veriore të mbretërisë. Kjo federatë u krijua në shek.II p.K., duke zgjeruar seundimin e vet deri në kufi me liburbnët, në veri, dhe daorsët, në jug. Dalmatët vazhduan luftën kundër zgjerimit të pushtimeve romake në Iliri deri në shek. I p.K.
User avatar
qenpo
Posts: 2350
Joined: Sun May 29, 2005 9:53 am

Post by qenpo »

Arti dhe Kultura Paganizmi
1. Arti ilir në prehistori

Gjatë periudhës së prehistoris, ilirët kishin tëzhvilluar artin dekorativ, artin e zbukurimit me figura gjeometrike të objekteve që ata përdornin. Arti figurativ ka qenë pak i zhvilluar. Arti dekorativ ilir ka pasur qëllim estetik (zbukurues) dhe botëkuptimor. Ai shërbente për hijeshimin e objekteve të përdorimit praktik dhe për zbukurimin e veshjes. Disa nga motivet gjeometrike kanë kuptim botëkuptimor, sepse janë të lidhura me kultet e kohës. Motivet gjeometrike që zbukuronin qeramikën punoheshin me tekniken e gërvishjes dhe të mbushjes së figurave me ngjyrë të bardhë. Në disa treva ilire praktikohej edhe pikturimi i qeramikës. Figurat gjeometrike më të pëlqyeshme kanë qenë trekëndëshi dhe rombi, vijat zigzage, tufat e vijave dhe më rrallë rrethi. Trekëndëshi dhe rombi janë të lidhura me kulte matriarkale, kurse rrethi dhe kryqi i thyer përfaqësojnë diellin. Parimet estetike të zbatimit të artit dekorativ ilir janë simetria dhe harmonia e kompozimit të motive, përshtatja e kompozimit me formën e objektit dhe hijeshimi i pjesëve më të dukshme të sendeve. Ky art shquhet për saktësinë e zbatimit të motiveve, që, së bashku me parimet e tij bazë, i kanë dhënë artit deokrativ ilir një bukuri të veçantë, shumë të pëlqyeshme edhe për artëdashësit e kohëve tona. Arti figurativ ilir prehistorik kufizohej kryesisht në punimin me baltë ose në bronz të figurave të kafshëve, të shpendëve e më rrallë të njerëzve, të cilët kishin me kultet fetare.

2. Arti ilir në periudhën qytetare

Në periudhën qytetare ilire (shek.V- II p.K.) arti figurativ u zhvillua në një drejtim të ri më të lartë, me teknikë bashkëkohore. U shfaq skulptura ilire prej guri, me shtatore e portrete, e cila paraqiste figura njerëzish me veshje ilire tek ilirët. Modelet më të mira të kësaj skulpture janë zbuluar në trevat e fiseve ilire të amanetëve, bylinëve, taulantëve, japodëve e liburnëve. Përhapje të gjerë mori në të gjithë Ilirinë arti i punimit të terrakotave prej balte (figurina të vogla, të punuara kryesisht me kallëpe), të cilat paraqesin zakonisht kultet e kohës. Këto terrakota shpeshherë i gjejmë të punuara me frymëzim vendës. Edhe arti dekorativ mori një zhvillim të ri, ndonëse u përdor më rrallë. Ai u shtri kryesisht në artizanatin ilir. Shfaqjet më të arrira i gjejmë në punimin e enëve prej balte ose prej bronzi dhe në pafat metalike të brezit. Në shek.III-II p.K. ndeshim amfora, kupa dhe enë kozmetike të zbukuruara në reliev me tema mitologjike, erotike ose bimore. Punimet më të njohura janë pafta e brezit e shek.III p.K. e Selcës së Poshtme (Pogradec), ku paraqiten skena luftërash, figura shpendësh e kafshësh, po kështu edhe paftat e Gostilit (në Malin e Zi) në veri të liqenit të Shkodrës. Arti dekorativ zbatohet në këtë kohë edhe në arkitekturë, sidomos në varret monumentale.

3. Kultura e ilirëve

Kultura e ilirëve karakterizohet për lashtësinë e traditave të saj dhe për veçoritë etnike që ka. Ajo arriti lulëzimin e parë të saj gjatë shek. VIII-V p.K., kur një sërë objektesh morën forma të përkthyera, tipike ilire, me një art dekorativ të formuar, që e dallon atë nga popujt fqinjë. Kjo kulturë u formua në sajë të marrëdhënieve ekonomike e politike ndërkrahinore ilire, në kushtet e fuqizimit të artizanatit vendës dhe të këmbimeve tregtare e kulturore me popujt fqinjë. Në bazën e kulturës ilire qëndron niveli i lartë i punimit të qeramikës dhe veçanërisht i punimit të objekteve prej argjendi e prej ari, veçanërisht në Dardani. Ilirët përdornin forma të ndryshme enësh tryeze, enë për mbajtjen e ruajtjen e ushqimeve dhe enë rituale. Karakteristike për ilirët janë enët me dy vegla të ngritura lart mbi buzë, që përdoreshin për të pirë. Objektet metalike më të shumta ishin ato që përdorëshin për veshjen dhe zbukurimin e trupit, të punuara prej hekuri, bronzi, argjendi e më rrallë prej ari. Me shumicë punoheshin armët e sulmit e të mbrojtjes, kryesisht prej hekuri. Ndër to ka forma që janë tipike ilire, siç janë hanxhari me kurriz të përkulur dhe përkrenarja ilire. Po kështu të ndryshme janë edhe veglat e punës prej hekuri. Gjatë shek. V-II p.K. kultura ilire arriti një nivel të ri lulëzimi, me zhvillimin e kulturës qytetare. Karakteristikë dhe meritë e ilirëve është se ata nuk qëndruan të izoluar vetëm me kulturën e tyre tradicionale, por ditën të huazonin çdo gjë përparimtare, bashkëkohore, si në ekonomi, në organizimin politik, ahtu edhe në fushën kulturore. Zhvillimi i kulturës qytetare u shoqërua me përhapjen e ndikimit helen në Iliri, ashtu si në të gjithë Mesdheun. Një sëre qendrash prehistorike u kthyen në qytete dhe përkrah tyre lindën shumë qytete të reja. Këto qytete ishin të rrethuara me mure të fuqishme mbrojtëse, të pajisura me porta e kulla të shumta. Arkitektura qytetare ilire u ngrit sipas shembullit të qyteteve bashkëkohore të Greqisë, që në ate kohë u përhap në gjithë pellgun e Mesdheut. Banesat një-e dykatëshe ishin të ngritura me gur të punuar, me panimetri të njëjtë me banesat helene. Qytetet u pajisën me teatro, tempuj, stadiume e gjimnate. Vetëm teatri i Bylisit, i ngritur në shek.III p.K., zinte 9000 shikues. Pjesë e jetës së kulturuar ishin edhe shëtitoret e portikët ku njerëzit, veçanërisht aristrokraciam, duke shëtitur, zhvillonin biseda shoqërore, filozofike e politike. Në këto vende, gjatë shëtitjes, jepeshin edhe mësime. Monumente të këtilla kulturore janë zbuluar në gërmimet erkeologjike në Bylis e në Nikaja të Fierit si dhe në Dimal (në rrethin e Beratit). Në Bylis, pranë teatrit ishte ndërtuar stadiumi, gjimnazi dhe shëtitorja. Një teatër është zbuluar në Nikaja, kurse në Amantie (Plloça e Vlorës) është zbuluar një stadium. Krahas teatrit, muzikës dhe gjimnastikës, u zhvillua edhe letërsia. Edhe pse nuk kemi tzë trashëguara vepra të këtilla, kjo nënkuptohet nga vetë niveli kulturor i qyteteve ilire. Siç mësojmë nga historiani grek Plutarku, Pirroja i Epirit shkroi libra për artin ushtarak. Rritja e tregtisë me qendrat helene bëri që të përlqeheshin objektet e prodhuara prej atyre, dhe kjo e detyroi artizanatin ilir t'u përshtatej kërkesave të tregut dhe të prodhonte kryesisht objekte me forma helene. Megjithatë, traditat ilire në artizanat u ruajtën në shumë krahina ilire, sidomos në punishet dardane. Përhapje të gjerë mori gjuha greke, e cila përdorej si gjuhë tregtare dhe zyrtare. Megjithëse ilirët, ashtu si shumë popuj të tjerë evropianë, nuk kanë lënë të shkruar gjuhën e tyre, gjuha ilire mbeti e gjallë. Për këtë dëshmojnë mbishkrimet e zbuluara, të cilat japin rreth 1000 fjalë ilire, të shkruara me alfabetin grek ose latin. Këto fjalë paraqesin emra ilirë të njerëzve, të fiseve, të perëndive, të lumenjve, të qyteteve etj. Gjuha ilire është gjuhë indo- evropiane dhe ka elemente të përbashkëta me trakishten. Si degë e ilirishtes njihet mesapishtja e shkruar e Italisë së Jugut. Nga kjo gjuhë janë ruajtur400 mbishkrime të shkruara me një alfabet të veçantë. Për një jetë të kulturuar të ilirëve dëshmojnë edhe shkrimtarët e jashtëm grekë, sipas të cilëve ilirët bënin një jetë shumë të hijshme, e donin jetën shoqërore dhe ishin shumë të drejtë e mikpritës.

4. Paganizmi

Paganizmi është besimi në shumë perëndi. Është forma më e lashtë e besimit që kishin njerëzit. Një përhapje të gjerë tek ilirët pati kulti i Diellit, që simbolizohej në formën e rrethit, të kryqit të thyer, të spirales etj. Kultin e Diellit e ruajtën edhe banorët e Apolonisë. Mjaft i përhapur ka qenë edhe kulti i gjarprit. Atë e konsideronin mbrojtës të luftëtarëve dhe mbrojtës të të vdekurve; kurse në mitologjinë e lashtë, gjarpri lidhet edhe me emrin e ilirëve. Nën ndikimin grek, në besimet ilire u futën edhe kultet e perëndive greke, si Zeusi, perëndia e gjithësisë, Poseidoni, zot i deteve, Armisi, perëndia e blegtorisë etj.
User avatar
qenpo
Posts: 2350
Joined: Sun May 29, 2005 9:53 am

Post by qenpo »

Shqiperia ne shekujt e pare te Mesjetes
1. Shqipëria- provincë e Bizantit

Në vitin 95, Perandoria Romake u nda në dy pjesë të veçanta e të pavarura nga njëra-tjetra: Perandoria Romake e Perëndimit, me kryeqytet Romën, dhe Perandoria Romake e Lindjes, ose siç quhet ndryshe Perandoria Bozante. Kryeqytet i kësaj të fundit u bë Kostandinopoja, e quajtur për nder të perandorit të Konstandin i Madh, themelues i saj më 330. Provincat e Ilirikut, ndër të cilat Prevali, Dardania, Epiri i Ri dhe Epiri i Vjetër, iu bashkangjitën Perandorisë Bozante, në suazën e së cilës qëndruan për gati 10 shekuj. Pozita gjeografike në kufi me Italinë e rriti së tepërmi rolin e këtyre trevave në kuadrin e Perandorisë Bozante. Ato u kthyen në një nyje komunikimi ndërmjet Lindjes e Perëndimit. Një rol të tillë e favorizonte ekzistenca e porteve të rëndësishme dhe e rrjetit rrugor që fillonte nga brigjet lindore të Adriatikut e të Jonit dhe shtrihej në thellësi të gadishullit, duke lidhur me bregdetin qendra të tilla të rëndësishme, si Nishi, Shkupi, Ohri, Kosturi, Selaniku, e vetë Kostandinopoja. Ashtu si në shekujt e mëparshëm, Via Egnatia vazhdoi ta luante rolin kryesor të komunikimit ndërmjet provincave të Perandorisë në rrafshin horizontal. Me zotërimin e kësaj rruge lidhen një sërë betejash të mëdha ushtarake që u zhvilluan në truallin shqiptar në shekujt e mesjetës: Durrësi, "metropoli i Ilirukut", ishte pa diskutim porti kryesor i Bizantit në krahun perëndimor të tij. Aty ndodheshin punishte dhe arsenale për pajisjen e ushtrisë dhe të flotës perandorake. Megjithëse u dëmtua nga tërmetet e viteve 345 e 518, qyteti u rimëkëmb e u pasurua me ndërtesa të reja publike e private. Në Durrës u zhvillua një shtresë e fuqishme e aristrokracisë civile, ushtarake e kishtare, që luajti rol të rëndësishëm në jetën e qytetit e më gjerë. Në vitin 491një përfaqësues i saj arriti të bëhej perandor i Bizantit, me emrin Anastasi I (491-518). Perandori Anastas bëri mjaft ndërtime në qytetin e tij të lindjes. Ai ngriti hipodromin dhe muret e fuqishme rrethuese që mund të shihen ende sot dhe që e bënë Durrësin të papushtueshëm në tallazet e shekujve. Përveç Durrësit, një numër qytetesh e kështjellash u trashëguan nga periudha antike, si Shkodra, Lezha, Vlora, Bylisi, Berati (Pulkeropolis), Amantia, Butrinti, Adrianopoja (pranë Gjirokastrës) etj. U krijuan edhe qytete të reja si Skampini (Elbasani) dhe Onhesmi (Saranda). Por në kushtet e reja historike, që u karakterizuan përgjithësisht nga kriza e jetës qytetare, një pjesë e këtyre qyteteve u rudhën në funksionet e tyre dhe mbijetuan thjesht si kështjella ushtarake ose si qendra kishtare, kurse kështjella të tjera, si Onhesmi, Skampini, Amantia nuk përmenden më pas shekullit VI.

2. Përhapja e krishterimit në Shqipëri

Ndër dukuritë më të rëndësishme që shoqëruan kalimin në mesjetë ishte përhapja e krishterimit, që u bë fe zyrtare në kohën e perandorit Kostandin (fillimi shek.IV). Krishterimi hodhi rrënjë në trevat e Ilirisë qysh në shekujt e parë të erës sonë. Si kudo, edhe këtu vatra të krishterimit u bënë qendrat qytetare, ku u ngritën bashkësitë e para fetrare dhe vendet e kultit të ri kristian. Me përsosjen e organizimit kishtar, në qytetet kryesore u krijuan peshkopatat, që e shtrinin juridiksionin e tyre në gjithë krahinën (dioqezën). Peshkopatat u ngritën në qytetet më të mëdha e më të vjetra, si në Lezhë, në Bylis, në Apoloni, në Amantia, në Aulona (Vlorë), në Butrint, në Adrianopojë, në Finiq, në Onhesëm, në Nikopojë etj. Peshkopatat vareshin nga metropolitë, të vendosura në qendrat e provincave. Në trevat shqiptare, në shekujt IV-IX funksiononin metropolitë e SHkodrës (Prevali), e Shkupit (Dardani), e Durrësit (Epiri i Ri), e Nikopojës (Epiri i Vjetër). Këto metropoli kishin përkatësisht , 3, 5, 8 e 9 peshkopata varëse (sufragane). Peshkopët e provincvave mblidheshin periodikisht, nën kryesinë e metropolitit, në sinodet provinciale, ku diskutohej dhe vendosej për çështje që kishin të bënin me besimin dhe me klerin lokal. Kursse metropolitët dhe krerët e peshkopatave më të rëndësishme shqiptare merrnin pjesë në koncilet ekumenike, ku diskutoheshin prebleme që kishin të bënin me dogmën e krishtere në përgjithësi dhe me hierarkinë e lartë kishtare. Kështu, në koncilin e Efesit, më 41, mori pjesë dhe metropoliti i Durrësit, Eukariti, i shoqëruar nga varësit e tij, peshkopët e Apolonisë e të Bylisit, si dhe metropoliti i SHkodrës. Ndonëse politikisht trevat shqiptare bënin pjesë në Perandorinë e Lindjes, nga pikëpamja kishtare ato u vunë nën autoritetin e papës së Romës. Për t'i forcuar lidhjet e tijh me kishën e këtyre vendeve, papa caktoi një vikar (mëmkëmbës) të përgjithshëm me qendër në Selanik, që kishte për detyrë të shuguronte peshkopët e Ilirikut, të kryesonte sinodet e provincave dhe të zgjidhte grindjet kishtare, përveç rasteve të rënda, që ishin në kompetencë të Romës. Në shek.V u shtuan përpjekjet e Patrikanës së Kostandinopojës për t'i shkëputur peshkopatat e Ilirikut Lindor nga Roma e për t'i futur nën varësinë e vet. Por këto përpjekje ndeshën në kundërshimin e papës dhe të vetë peshkopëve vendës, të cilët e shquan për besnikëri ndaj Romës, veçanërisht peshkopët e Dardanisë. Perandori Justinian (527-565) me origjinë ilire, e njohu pushtetin e papës mbi kishën e Ilirikut. Krahas Selanikut, ai ngriti një vikariat të dytë në Shkup, afër fshatit të tij të lindjes, Tauresium, që e quajti Justiniana Prima. Kisha e Dardanisë dhe e Prevalit u vu në varësi të këtij të fundit, ndërkohë që peshkopatat e Epirit të Ri e të Epirit të Vjetër vazhduan të vareshin nga vikariati i Selanikut. Të dy vikariatët, i Shkupit dhe i Selanikut, mbetën nën autoritetin e papës së Romës. Por gjendja ndryshoi krejtësisht në kohën kur në Bizant shpërtheu e ashtuquajtura "lufta kundër ikonave" (ikonoklastia) më 70. Në këtë rast, peshkopët e Ilirikut iu kundërvunë politikës zyrtare bizante. Perandori ikonoklast, Leoni III, e shfrytëzoi këtë rrethanë për ta shkëputur kishën e Ilirikut nga Roma e për ta lidhur atë me Patrikanën e Kostandinopojës (72). Megjithatë, mjaft peshkopë shqiptarë vazhduan edhe paskëtaj t'i mbanin lidhjet me Romën. Periudha e hershme e krishterimit në Shqipëri, përveçësee nga dokumentet historike, dëshmohet edhe nga një numër i konsiderueshëm monumentesh kulti. Shprehja më e arrirë e tyre janë bazilikat, mbeturina të të cilave shihen ende sot në Skampë (Elbasan), Amantie, Ballsh, Mesaplik (Vlorë), Arapaj (Durrës). Për t'u veçuatr është bazikika e Butrinit, që ruhet në gjendje mjaft të mirë. Kisha më të vogla paleokristiane janë zbuluar në Tiranë, Lin (Pogradec), Paleokastër (pranë Gjirokastrës), Jermë, Bylis etj. Ndër dëshmitë më me vlerë të arkitekturës dhe të artit paleokristian në Shqipëri është Baptisteri i Butrinit. Ai renditet ndër realizimet më të shquara në fushën e baptisterëve me planimetri qendrore. Salla e pagëzimit ka planimetri rrethore. Dy rrathë koncentrikë me 16 kolona e ndajnë sallën në tri unaza, në qendër të të cilave ndodhet vaska e pagëzimit. Kolonat janë marrë nga ndërtesa antike. Në Baptisterin e Butrinit si dhe në pjesën më të madhe të bazilikave dhe të kishave paleokristiane të zbuluara në vendin tonë ka gjetur zbatim të gjerë teknika e mozaikut. Me të janë zbukuruar sipërfaqe të tëra, lryesisht, dyshemetë. Në këta mozaikë mbizotërojnë motivet zoomorfe, floreale dhe gjeometrike, karakteristikë e artit dhe e simbolikës kristiane.

3. Shqipëria në kohën e dyndjes së popujve dhe të vendosjes së sllavëve në Ballkan

Kalimi nga antiketi në mesjetë u karakterizua nga ndryshime e përmbysje të mëdha politike, social-okonomike, kulturore dhe etnike në botën e vjetër. Ashtu si trevat e tjera ballkanike, edhe viset ilire nuk iu shmangën goditjeve të popujve "barbarë", që kapërcenin kufirin e Danubit e depërtonin në thellësi të jugut. Gotë, hunë, antë, herulë, gepidë, avarë, e më në fund edhe sllavë shkelën gjatë shekujve V-VI Ilirikun dhe mbollën kudo shkatërrim e pasiguri. Perandorët bizantë u përpoqën t'i frenonoim sulmet barbare duke ngritur sisteme të fortifikuara në viset e rrezikuara. Perandori Justinian (527-565) ndërtoi dhe rindërtoi për këtë qëllim 167 kështjella në provincat e Prevalit, të Dardanisë, të Epirit të Ri dhe të Epirit të Vjetër. Nga fundi i shek.VI, dyndjet e popujve, veçanërisht ato avarosllave u intensifikuan së tepërmi. Duke ardhur nga veriu, sllavët shpërthyen në Maqedoni, Trakë, Tesali, Atikë e Peloponez. Sulme të izoluara sllave u bënë edhe në provincat ilire të Epirit të Ri dhe të Epirit të Vjetër. Si pasojë e tyre, një numër qyteetsh të vjetra përfshirë edhe Durrësin, u dëmtuan rëndë. Qyteti i Lezhës u mor nga sllavët rreth vitit 590 dhe u mbajt prej tyre për disa vjet. Dyndjet sllave u shoqëruan me një dukuri të re, me atë të kolonizmit sllav, që njohu kulmin e vet gjatë sundimit të perandorit Herak¨¨el (610-649). Perandoria Bizante u detyrua të lejonte ngulitjen e masave sllave në vise të ndryshme të Ballkanit. Për rrjedhojë, në fillimet e shek. VII, mjaft treva si Dakia, Maqedonia, Traka e Peloponezi pësuan ndryshime të mëdha në strukturën e tyre etnike. Edhe bota e madhe ilire pësoi rrudhje të ndjeshme. Masa sllave u vendosën në viset e Ilirisë Veriore, kurse në provincat ilire të Prevalit, të Dardanisë, të Epirit të Ri dhe të Epirit të Vjetër pati infiltrime grupesh të vogla sllave, që me kohë u tërhoqën përsëri ose u asimiluan. Sidoqoftë, burimet historike dhe gjetjet arkelogjike e përjashtojnë kolonizimin sllav të këtyre katër provincave që përfaqësojnë hapërsirën etnike të shqiptarëve gjatë mesjetës e deri në kohët e reja. në Preval, i cili në kohët e mesme u quajt me emrat Diokle e Zetë, në Dardani (Kosovë), në Maqedoninë e sotme Perëndimore, në Epirin e Ri (Arbanon) e në Epirin e Vjetër (Shqipëria e Poshtme), popullsia autoktone shqiptare përbënte një masë kompakte dhe homogjene. Por ishuj të popullsisë së vjetër ilire vazhduan të mbijetonin deri në fund të mesjetës edhe përtej kësaj shtrirjeje, në viset e Raguzës (Dubrovnikut), deri thellë në Bosnjë e Hercegovinë, ose në brezin Maqedoni-Tesali, në kufi me Epirin. Deri në fund të periudhës osmane këtu dëshmohen vendbanime masive shqiptare. Elementi shqiptar ka qenë në jug të Gjirit të Artës, në Etoli dhe në Akarnani, ku edhe sot hasen gjurmë të toponimisë së vjetër Shqiptare.

4. Shqiptarët pasardhës të ilirëve

Në të gjithë këtë shtrirje gjeografike të përfaqësuar nga provincat e Prevalit, të Dardanisë, të Epirit të Ri dhe të Epirit të Vjetër, që njihet si atdheu mesjetar i Shqiptarëve, mbi bazën e elementit të vjetër ilir u zhvilluan proceset etno-gjenetike të formimit të popullit shqiptar. Bazuar në lidhjet gjenetike të shqipes me ilirishten si dhe me marrëdhëniet e shqipes me gjuhët e vjetra greke-latine e trakorumune, shkenca ka arritur në përfundimin se folësit e hershëm të asaj gjuhe, arbrit, kanë populluar një trevë që ishte në kontakt me të tria këto grupe gjuhësore dhe që, për rrjedhojë, përputhet me trevën ku ata banojnë ende sot. Ky përfundim mbështetet edhe nga të dhënat e arkeologjisë. Kultura e hershme materiale e shqiptarëve (arbërve), e njohur përgjithësisht me emrin "kultura e Komanit", sipas emrit të fshatit, ku u gjetën më 1898 gjurmët e saj flet qartë për vazhdimin e traditave ilire dhe për marrëdhënie të pandërprera me kulturën romane-bizante të epokës së kapërcimit nga lashtësia në mesjetë. Gjurmë të kulturës arbërore të Komanit janë gjetur së fundi edhe në rrethet e Lezhës, të Krujës, të Tiranës, të Mirditës, të Pukës, të Matit, të Kukësit, të Ohrit etj. Së fundi, vetë emri i shqiptarëve të hershëm, i arbërve (lat. Albani, greq. Arbanoi) e ka origjinën te fisi ilir me të njëjtin emër, që Ptolemeu, gjeograf i shek.II e lokalizon në viset midis Durrësit e Dibrës. Po kështu, historiani bizantin i shek.XI, Ataliati, njofton se banorët e kësaj treve me rëndësi të veçantë gjeostrategjike vazhdonin të quheshin arbër (arbanoi) edhe në kohën e tij. Ky emër u përgjithësua edhe për popullsinë shqiptare të trevave të tjera që më parpara emërtohej sipas emrave të krahinave ose të qyteteve. Burimet historike tregojnë se viset shqiptare gjatë mesjetës shtriheshin nga Gryka e Kotorrit në veri, deri në Gjirin e Artës, në jug. Të gjitha ato treva në atë kohë përfshiheshin nën emërtimin Arbëria (Albania).

5. Riorganizimi administrativ i trojeve shqiptare

Shqipëria dhe Mbretëria Bullgare (shek.IX-X) Pas dyndjeve sllave në ballkan, Shqipëria, ndonëse mbetej gjithnjë provincë bizante, i humbi lidhjet tokësore me Perandorinë. Në këto kushte, në qytete ose jashtë tyre po zhvilloheshin struktura autonome të qeverisjes, që përfaqësoheshin nga fisnikët e qyteteve (arkondët) dhe nga bujaria e fshatit. Por nga fillimi i shek.IX, situata politike në Perandorinë Bizantine ndryshoi. E çliruar nga presioni i arabëve në Lindje, ajo i drejtoi sytë nga provincat e saj perëndimore, si Italia e Jugut, Dalmacia e Shqipëria, që qenë bërë objekt i sulmeve arabe, bullgare e franke. Për këtë arsye, duke filluar nga ajo kohë, Perandoria Bizantine e forcoi praninë e saj në këto provinca nëpërmjet riorganizimit të tyre administrativ dhe krijimit të provincave ushtarake, themave. Trevat shqiptare u përfshinë në themat e Durrësit (shtrirja Tivar-Vlorë) të Nikopojës, që mbërrinte deri në Gjirin e Korintit, e të Selanikut, që përfshinte edhe viset lindore shqiptare (të Madeqonisë së sotme Perëndimore) dhe atë të Kosovës. Më vonë këtu u krijua një themë e re, ajo e Shkupit. Në krye të themës qëndronte një funksionar i lartë bizantin, strategu, i veshur njëherësh me pushtet ushtarak e civil. Strategu i themës së Durrësit dhe ai i Nikopojës quheshin edhe dukë. Nën urdhrat e tyre ishte një aparat i tërë nëpunësish ushtarake e civilë që shërbenin në qendër e në bazë. Organizimi i ri i themave synonte të konsildonte forcën ushtarake bizantine nëpërmjet krijimit të një ushtrie të rekrutuar në vend, nga radhët e stratiotëve (bujqve-ushtarë) që kishin të drejtën e shfrytëzimit të një parcele toke kundrejt kryerjes së shërbimit ushtarak. Integrimi i forcave vendëse në ushtrinë e themës së Durrësit bëri që shumë fisnikë shqiptarë të ngjitnin shkallët e karrierës ushtarake dhe të arrinin poste të larta, deri në atë të strategut. Regjimi i themave në Shqipëri nënkuptonte marrëdhënie të caktuara të pushtetit qendror bizantin me forcat dhe me strukturt vendëse. Shqiptarët do të jepnin ndihmesë ushtarake për të mbrojtur, në emër të perandorisë, në radhë të parë trevat e tyre. Në të njëjten kohë ata liroheshin nga detyrimet kryesore fiskale kundrejt arkës perandorake dhe ç'është më kryesorja, fitonin një shkallë të lartë autonomie politike. Megjithëse qëllimi kryesor për të cilin u ngritën themat e Perëndimit ishte frenimi i ekspansionit të shtetit bullgar, ky i fundit, nga gjysma e shek.IX e sidomos nën sundimin e car Simeonit (893-927), ankesoi dora-dorës territore të Tesalisë, të themës së Nikopojës dhe të themës së Durrësit. Pas Simeonit qe car Samueli (976-1014) që i dha Mbretërisë Bullgare shtrirjen e saj më të gjerë. Aty nga viti 990 Samueli pushtoi qytetin e Durrësit. Pastaj ai vuri nën kontroll edhe krahinën e Dioklesë. Princi i saj Gjon Vladimiri pranoi të njihte pushtetin e carit bullgar, dhe si provë basnikërie u martua me Kosarën, vajzën e Samuelit. Me ardhjen në fron të perandorit Bazili II, Perandoria Bizantine kaloi në sulm në të gjtiha frontet. Më 1105 patrici durrsak Gjon Krisili, pasi mori një sërë premtimesh, ia dorëzoi qytetin e tij perandorit bizantin. Po atë kohë Samueli e humbi kontrollin mbi Dioklenë. Më 1018 mbeturinat e fundit të forcave bullgare, të komanduara nga djemtë e Samuelit (cari bullgar ndërkohë kishte vdekur), pësuan afër Beratit disfatën përfudimtare në luftë bizantinët. Kjo ngjarje shënoi rivendosjen e pushtetit në trevat shqiptare.
User avatar
qenpo
Posts: 2350
Joined: Sun May 29, 2005 9:53 am

Post by qenpo »

Shqiperia ne Shek. XI-XII
1. Zhvillimi i marrëdhënieve feudale. Fisnikët shqiptarë

Kapërcimi i mijëvjeçarit të parë u karakterizua nga ndryshime të thella në strukturat ekonomike e sociale të shoqërisë shqiptare. Si rezultat i një procesi që vazhdonte prej kohësh, në shek.XI ishte krijuar një klasë pronarësh të mëdhenj (dinatët), që përbëhej nga pjesëtarë të aristrokacisë civile dhe të klerit. Ndërkohë, në krahun tjetër qe shtuar masa e pronarëve të vegjël dhe e bujqëve ushtarë (stratiotë), që për njëren ose për tjetrën arsye i humbnin pronat e tyre dhe detyroheshin të vendoseshin në pronat e dinatëve e t’i punonin ato si qiramarrës (mortites) ose si punëtorë me mëditje (mistotes). Procesi i fedualizmit u përshpejtua së tepërmi me zbatimin e institucionit të pronjës nga shteti bizantin. Pronja përfaqësonte një numër të caktuar ekonomish fshatare që perandori bizantin me anë të një diplome të posaçme (krysobullë) ia jepte një personi për përdorim.Zotëruesi i pronjës kishte të drejtë të mbante për vete një pjesë të detyrimeve që bujqit e pronjës së tij më përpara ia dotëzonin shtetit. Nga ana e tij, pronjari ishte i detyruar që, për sa kohë mbante pronjën, të kryente bashkë me trupën e tij shërbim ushtarak për perandorin. Në Shqipëri, format e para të pronjës dëshmohen që në fillimet e shek.XI. Dokumente të tjera të mëvonshme vërtetojnë se marrëdhëniet feudale kishin përparuar në zonat bujqësore të vendit, në fushën bregdetare perëndimore si dhe në krahinën e Devollit, në atë të Dibrës, të Kosovës etj. Këtu përmenden gjithnjë e më shpesh bujarë nga familjet Skurra, Arianiti, Muzaka, Vrana etj., që ngjitënshkallët më të larta të karrierës ushtarake në provincë e në qendër. Kështu, aty nga viti 1001 patrici David Arianiti ishte caktuar strateg i Selanikut. Një i afërm i tij, Kostandin Arianiti, me titullin magistër, rreth vitit 1050 kryente detyrën e komandantit të provincave perëndimore, kurse durrsaku Gjon Vrana, më 1185, ishte dukë i themës së Durrësit. Një bujar nga Muzakajt e Oparit aty nga viti 1080 bënte pjesë në rrethin e komandantëve më të besuar të perandorit bizantin Aleski I Komnen. Perandorët bizantinë u dhanë bujarëve shqiptarë pronja, privilgje, si edhe tituj nga më të lakmueshmit. Ndonjë familje shqiptare, si p.sh., jo e princërve të Arbirit, në shek.XIII, e Skurrajve, e Topijave dhe e Shpatajve të Epirit, në shek.XIII-XV, arritën të krijonin edh lidhje familjare me dinastitë perandorike bizantine si dhe me dinastitë perëndimore. Zhvillimi i marrëdhënieve feudale u shoqërua edhe me tronditje të mëdha sociale. Gjatë gjithë shek.XI shqiptarët morën pjesë në një varg kryengritjesh që drejtoheshin kundër politikës fiskale të shtetit bizantin. Herë-herë këto lëvizje merrnin karakter të hapur politik. Kështu, më 1043 shqiptarët u bashkuan me kryengritjen e strategut bizantin të Sicilisë, Gjergj Maniakut.

2. Normanët dhe kryqëzatat në Shqipëri

Në gjysmën e dytë të shek.XI pozita e jashtme e Shqipërisë pësoi një ndryshim të madh në varësi me ngjarjet që po zhvilloheshin në Perëndim, posaçërisht në Itali. Në vitin 1071, nën goditjen e nomanëve, Perandoria Bizantine u detyrua të braktiste përgjithmonë zotërimet e saj në Sicili e në Italinë e Jugut. Nën drejtimin e prijësit të tyre Robert Guiskardit, normanët krijuan aty një mbretëri të fortë që zbatoi menjëherë politikën e pushtimeve në Lindje. Shqipëria, që përbënte kufirin perëndimor të Perandorisë Bizantine, merrte për normanët e Sicilisë funksionin e një kryeure ekspansionin e tyre në Ballkanin bizantin. Në pranverën e vitit 1081 ushtritë normane, të komanduara nga Robert Guiskardi dhe djali i tij Boemundi, zbarkuan në bregdetin shqiptar dhe pushtuan njërën pas tjetrës Vlorën, Kaninën, Orikumin, Bylisin e Butrintin. Prej këndej, normanët iu drejtuan Durrësit dhe e rrethuan atë nga toka dhe nga deti. Në tetor të atij viti mbërriti në Shqipëri vetë perandori bizantin Aleksi I Komnen, i cili i sulmoi forcat normane në një vend të hapur afër Durrësit. Bizantinët pësuan një disfatë të rëndë. Perandori ALeks Komneni, së bashku me dukën e Durrësit e me mbeturinat e ushtrisë së tij, u tërhoq në drejtim të Ohrit, ndërkohë që mbrojtja e ushtrisë së tij, u tërhoq në drejtim të Ohrit, ndërkohë që mbrojtja e Durrësit iu besua komandantit shqiptar të Arbanonit (treva midis Durrësit, Dibrës e Ohrit). Por, në shkurt të vitit 1082, qyteti ra në dorë të normanëve, si rezultat i tradhtisë së kolonëve venecianë që ndodheshin në qytet. Paskëtaj ushtritë normane u lëshuan në drejtim të lindjes, por sa më shumë përparonin në thellësi të vendit, aq më tepër dobësohej forca e tyre goditëse dhe aq më shumë fuqizohej qëndresa e ushtrive bizantine të ndihmuara nga popullsia vendëse. Kështu, në vitin 1084, Robert Guiskardi ishte i detyruar të tërhiqte trupat e tij nga Shqipëria. Më 1107, normanët e Iztalisë së Jugut, nën komandën e Boemindit, pushtuan përsëri bregdetin shqiptar. Në atë rast krahina e Arbanotit u bë vatra kryesore e qendresës. Normanët edhe kësaj radhe u tërhoqën. Rreth një shekull pas ekspeditës së tyre të parë, normanët bënë përpjekjen e fundit për të pushtuar Perandorinë Bizantine (1185). Atë kohë marrëdhëniet e shqiptarëve me Bizantin ishin në krizë të thellë dhe fushata e normanëve zhvillohej në një terren të favorshëm. Qysh përpara fillimit të ekspeditës, banorët e Vajenetisë (Çamërisë) kishin ngritur krye kundër perandorit bizantin. I pakënaqur ndaj këtij të fundit, strategu shqiptar i Durrësit, Gjon Vrana, ia dorëzoi pa luftë qytetin mbretit norman Guljelmi II. Të njëjtën gjë bënë me Selanikun luftëtarët nga Kunavia e Arbanotit, që qenë caktuar për mbrojtjen e tij. Fushata e vitit 1185, ndonëse përparoi më shumë se të tjerat, në fund të fundit përfundoi edhe ajo me tëheqjen e forcave normane nga Shqipëria. Por me atë rast u pa qartë se pushteti bizantin në Shqipëri ishte dobësuar si asnjëherë.

3. Gjendja kishtare në Shqipëri

Që nga shek.VIII, të gjtiha peshkopatat shqiptare u vunë në varësi të Patrikanës të Kostandinopojës. Megjithatë, disa nga këto i ruajtën marrëdhëniet me Romën. Kjo vlen në mënyrë të veçantë për peshkopatat e Dioklesë. Në kuadrin e përpjekjeve të tyre për pavarësi nga Bizanti, princërit e Dioklesë i përkrahën përpjekjet e kishës së atjeshme për t'u shkëputur nga Kostndinopoja e për t'u lidhur me Papatin. Në këtë mënyrë, ndarja përfundimtare e kishave e vitit 1054, në kishë katolike të Perëndimit dhe në kishë ortodokse të Lindjes, i gjeti peshkopatat diokleate të Tivarit, të Ulqinit, të Shkodrës, të Pultit, të Drishit të lidhura administrativisht me Papatin. Selitë peshkopale në fjlaë u vunë nën varësinë e Tivarit, që u ngrit në rangun e kryepeshkopatës. Duke u nisur nga Dioklea, riti katolik filloi të përhapej edhe ndër treva të tjera që tradicionalisht kishin qenë të lidhura me kishën e Kostandinopojës. Në gjysmën e dytë të shek.XII rezulton se edhe Peshkopata e Arbrit (Arbnotit) kishte kaluar me papën. Riti katolik u përhap edhe në viset e Dardanisë së vjetër (Kosovë e Maqedoni Veriperëndimore), që deri në atë kohë kishin qenë në varësi të kryepeshkopatës së fuqishme bizantine-ortodokse të Ohrit. Duke filluar nga viti 1204 aty dëshmohet prania e kishave katolike-romane si në Prizren, në Shkup, në Graçanicë, në Trepçë, në Novobërde etj. Përhapja e ritit katolik në Kosovë e në treva të tjera veriore shqiptare është lidhur me pushtimin e tyre në atë kohë nga ana e shtetit serb të Rashës. Lëvizja fetare mori një karakter të theksuar kombëtar. Kjo qe arsyeja që shteti dhe kisha serbe ndërmorën një luftë të egër për t'i shkëputur shqiptarët nga "herezia katolike" e për t'i detyruar ata të futeshin e të ripagëzoheshin në kishën ortodokëse serbe. Ndonëse në Veri arriti suksese të rëndësishme, katolicizmi nuk mundi ta shtrinte ndikimin e vet në viset jugore shqiptare. Përpjekjet e Papatit në këtë drejtim nuk mundën t'i rrezikonin asnjëherë seriozisht pozitat e kishës së Kostandinopojës. Përveç kësaj u krijua një zonë katolike në veri dhe një tjetër ortodokse në jug. Midis tyre, në Shqipërinë e Mesme (Arbanon) u përvijua një trevë, që në pikëpamje kishtare mbeti e përcaktuar deri në kohën e pushtimit osman.
User avatar
qenpo
Posts: 2350
Joined: Sun May 29, 2005 9:53 am

Post by qenpo »

Lufterat Politike ne Shqiperi ne shek.XII-XIII. Principiata e Arbrit
1. Ekspansioni i shtetit serb të Rashës në viset veriore shqiptare

Në periudhën e kalimit nga shek. XII në shek XIII pati një ndryshim të madh të rrethanave politike brenda dhe jashtë Shqipërisë. Forcimi i përpjekjeve për shkëputje nga Bizanti, nga njëra anë, dhe rënia e shpejtë e Perandorisë, nga ana tjetër, favorizuan krijimin e shteteve të reja në Ballkan. Të tilla qenë Mbretëria Serbe e Rashës, Mbretëria Bullgare, Principiata e Arbrit dhe Despotati i Artës (i Epirit). Shteti serb i Rashës u krijua aty nga fundi i shek.XII dhe fillimisht përfshiu krahinën e Rashës, në veri të Novipazarit, që ishte njëkohësisht atdheu i parë i serbëve. Por në dy dhjetëvjeçarët e fundit të shek.XII, zhupani i madh serb Stefan Nemanja mundi t'i shtrinte kufijtë e shtetit të tij në drejtim të jugut dhe të jugperëndimit. Kronikat e vjetra serbe thonë se në vitet e fundit të shek.XII Nemanja arriti të merrte pjesën më të madhe të Shqipërisë së Sipërme (Dioklenë dhe Kosovën). Po sipas këtyre kronikave, serbët shkretuan me atë rast qytetet e lulëzuara të Ulqinit, të Tivarit, të Shkodrës, të Drishtit dhe të Danjës. Në vendet e pushtuara, paria vendëse u shpronësua, qytetet u ngarkuan me tribute të rënda. Në Kosovë dhe në Diokle kishat e manastiret u zunë nga pushtuesit që dëbuan andej klerin vendës shqiptar dhe vunë klerikë sllavë. Shumë shpejt mbretërit serbë e lanë Rashën dhe e zhvendosën rezidencën e tyre në qendrat e pasura të posapushtuara. Më 1250 edhe kisha serbe, tashmë autoqefale, e transferoi selinë e saj nga Ziça në Pejë. E mbështetur fuqimisht nga mbretërit serbë, ajo iu vu punës për asimlimin fetaro-kulturor të popullsisë shqiptare nëpërmjet konvertimit (ndërrimit) të dhunshëm të saj në ortodoksinë serbe.

2. Principiata e Arbrit

Duke filluar nga shek.XI, burimet historike i japin njhë vend të veçantë viseve shqiptare midis Drinit e SHkumbinit ,të cilat quheshin Arabnon (Arbër). Që në kohë këtu ishin zhvilluar struktura politike autonome. Perandoria Bizantine, e ndohdur në vështirësi të mëdha, ishte e shtrënguar t'i njhte fisnikërisë së Arbrit të drejta e privilegje gjithnjë më të mëdha. Më 1166 burimet historike perëndim për herë të parë një dinjitar vendës me titullin prior Arbanensis (i pari i Arbrit). Në fund të shek.XII, në Arbër sundonte një dinasti vendëse. Themeluesi i saj ishte Progoni (1190-1198). Sundimin e tij e trashëguan bijtë, në fillim Gjini (1198-1208) e pas tij Dhimitri (1208-1216). Nën drejtimin e këtij të fundit Principiata e Arbrit arriti kulmin e fuqisë së saj. Dokumentet perëndimore të kohës i atribuojnë atij titujt gjykatës (judex) e princi i arbërve (princeps Arbanorum), kurse ato bizantine e quajnë arkond i madh (megas arhon). Martesa me Komenenën, vajzë e mbretit serb Stefan Nemanja dhe mbesë e perandorit bizantin Aleksi III Engjëll, i solli Dhimitrit edhe titullin e lartë bizantin të panhyperssebastit. Dhimitri kishte në varësi një numër krerësh të tjerë të Arbrit që ai i quante "njerëzit e mi" (homines mei). Ndërmjet tyre përmendet edhe shtëpia e njohur e Jonimëve. Krushqia e lidhur me Nemanjën nuk e mënjanoi rrezikun e ekspansionit serb në tokat e Principiatës së Arnrit. Por, pas vitit 1204, rrezik më imediat përbënte Dukati venedikas i Durrësit, një ndër formacionet latine që u krijuan në territoret e Perandorisë Bizantine pas Kryqëzatës IV. Për të siguruar aleatë, Dhimitri nenshkroi më 1209 një traktat me Republikën e Raguzës (Dubrovniku i sotëm). Po atë vit, Dhimitri i Arbrit filloi trataivat me papën Inocenti III për konvertimin e tij, të klerit, të fisnikëve dhe të popullit të tij, në ritin katolik. Hapi i principit Dhimitër ishte një veprim i shkathët politik për t'u lidhur, nëpërmjet Papatit, me botën perëndimore dhe për të siguruar aleatë kundër Venedikut, që nuk shihej me sy të mirë nga fuitë e tjera të Perëndimit përfshirë dhe Papatin. Konflikti i Dhimitrit të Arbrit me Dukatin venedikas të Durrësit kaloi në plan të dytë, kur në jug të Shkumbinit filloi të rritej rëndësia e një formacioni të ri, të lindur pas Kryqëzatës IV e Despotatit të Artës.

3. Despotati i Artës dhe Principiata e Arbrit

Pas rënies së Kostandinopojës në duar të latinëve, më 1204, një pinjoll i familjes perandorake bizantine, Mihali I Engjëlli krijoi në trevat e themës së dikurshme të Nikopojës (Epir) një formacion të ri politik, Despotatin e Artës. Fillimisht ky formacion përfshinte treva e popullsi kryesisht shqiptare. Despoti, Mihali I Engjëlli, i zgjeroi zotërimet e tij vazhdimisht në veri. Më 1210 ai kishte mbërritur në rrjedhën e lumit Shkumbin. Pa përfilluar marrëveshjen e nënshkruar atë vit me dukën e Venedikut, Pietro Zian, despoti i Artës sulmoi më 1213 Durrësin dhe e pushtoi atë. Kështu mori fund Dukati venedikas i Durrësit. Deri në fund të jetës së tij (Mihali I u vra më 1216 në kështjellën e Beratit), Despotati i Artës arriti një shtrirje të gjerë, nga Gjiri i Korintit, në jug, e deri në Durrës, në veri. Vëllai i Mihalit I, Teodori, e çoi më përpara politikën e pushtimeve. Ai e mbante veten për trashëgimtar të ligjshëm të frontit bizantin, të uzurpuar nga latinët. Në këtë kuadër, më 1217 ai i zuri pritë dhe shpartalloi perandorinë e porsaemëruar latin të Kostandinopojës, Pier dë Kurtëne, që kishte zbarkuar në Durrës dhe po marshonte drejt kryeqytetit. Në këtë betejë, që u zhvillua në luginën e Shkumbinit, ai u ndihmua nga forcat e Arbrit. Pas vdekjes së Dhimitrit, më 1216, në Arbër erdhi në fuqi fisniku Grigor Kamona. Princi i ri i Arbrit, që u martua me të venë e Dhimitrit, u vu nën ndikimin politik të despotit të Artës. Ndërkohë, edhe kisha e Arbrit, pas hapave të bërë në drejtim të Papait në kohën e Dhimitrit, u rikthye në traditën ortodokse e u vui në varësi të kryepeshkopit të fuqishëm të Ohrit, Dhimitër Komantiani, që ishte bashkëpunëtor i ngushtë i despotit të Artës. Pas fitores në Arbanon kundër perandorit latin Pjer dë Kurtëne, despoti i Artës Teodor Engjëlli pushtoi njërën pas tjetrës kështjellat e Tesalisë e të Maqedonisë. Më 1224 ai u mori latinëve qytetin e Selanikut, ku u kurorëzua perandor. Teodori ishte shumë pranë qëllimit të tij final, pushtimit të Kostandinopojës dhe restaurimit të Perandorisë Bizantine, kur më 1230 forcat e tij u asgjësuan në Klokotnicë (Trakë) nga cari bullgar Ivani II Asen. Pas kësaj Despotati i Artës, që kishte përfshirë ndërkohë popullsi sa shqiptare, aq edhe vllahe, sllave e greke, u shpërbë dhe u rrudh në shtrirjen historike të tij në Shqipërinë e Poshtme. Viset midis Ohrit, Vlorës e Durrësit për gati 10 vjet ranë nën sundimin bullgar derisa despoti i ri i Artës, Mihali II Engjëlli, i ribashkoi ato me zotërimet e tij (1241). Por mbajtja e tyre u bë e vështirë, pasi këtej e tutje për ato filloi të kishte pretendime edhe Perandoria e Nikesë, një formacion bizantin i krijuar në Azinë e Vogël pas vitit 1204. Në fillim të viteve 50, në vijim të disa fushatave, fitimtare, perandori Jan Vatace i nikesë pushtoi territoret e Despotatit të Artës. Më 1252 ai mori krejt zonën e Devollit e të Kosturit. Princi Gulam i Arbrit, që atij fronti, u bashkua me perandorinë Vatace. Por pasardhësi i Vataces, Teodor Laskari, e trajtoi Arbrin si një provincë të nënshtruar. Popollsisë iu ngarkuan taksa të rënda dhe vendi u privua nga autonomia politike që, kur më shumë e kur më pak, e kishte gëzuar në të gjitha kohërat. Në Arbër u vendos një administratë ushtarake nën komandën e gjeneralit bizantin Kostandin Habaronit. Forcimi i kontrollit ushtarak dhe vendosja e taksave dhe e detyrimeve mbi popullsinë e Arbrit shkaktoi shpërthimin e një kryengritje të fuqishme antibizantine që u shtri edhe në viset jugore shqiptare të Despotatit të Artës. Despoti Mihali II Engjëlli e shfrytëzoi këtë rrethanë për të kaluar në kundërsulm, duke i shkëputur rivalit të tij të Nikesë një sërë kështjellash në Maqedoni. Por, në betejën finale në Pelagoni (afër Manastirit), trupat e despotit të Artës u detyruan të kapitullonin përballë forcave superiore të perandorit të ri të Nikesë, Mihali VIII Paleologu, dhe të linin në duart e këtij të fundit pjesën më të madhe të territoreve të Despotatit.

4. Mbretëria e Sicilisë dhe Shqipëria

Në betejën e pelagonisë, despotit Mihali II Engjëlli i erdhën në ndihmë dy dhëndërat e tij, princi frëng i Akesë, Guljelmi II Villëharduen dhe sovrani gjerman i Mbretërisë së Sicilisë, Manfred Hohenshtaufen. Ky i fundit, që nga ardhja e tij në pushtet, më 1254, zbatoi me vendosmëri politikën e dikurshme lindore të normanëve të Sicilisë. Në dimrin e vitit 1257, duke përfituar nga trazirat në bregun tjetër, ushtritë e tij zbarkuan dhe pushtuan kështjellat shqiptare të Durrësit, të Spinaricës, të Beratit dhe të Kaninës. Despoti Mihali II Engjëlli u detyrua ta pranonte faktin e kryer. Madje, me qëllim që ta tërhiqte në konfliktin e tij me Nikenë, ai i dha Manfredit vajzën Helenë për grua dhe si pajë zotërimit e Korfuzit, të Himarës e të Butrinit. Si mëkëmbës të zotërimeve të tij të reja në Shqipëri, Manfredi caktoi komandantin e flotës së tij, admiralin Filip Kinardi, që u martua me një grua fisnike nga Kanina. Për qeverisjen e trevës shumë të rëndësishme të Arbrit, Manfredi krijoi një ofiq të ri, atë të "kapitenit të Arbrit", që e kishte selinë në Durrë. Këtë detyrë të rëndësishme Manfredi ia besoi një fisniku shqiptar nga dera e Vranajve, Andrea Vranës. I angazhuar me një konflikt të egër kundër Papait dhe përkrahësve të tij në itali, mbreti i Sicilisë, u përpoq të bënte për vete fisnikët shqiptarë, duke i tërhequr në qeverisjen e zotërimeve të tij. Vrasja e Manfredit në betejën e Beneventit, më 1266, dhe kuror¨zimi i ngadhënjyesit, kontit frëng Karl Anzhu, si mbret i ri i Sicilisë, ngjalli shqetësim të madh në zotërimet shqiptare. Karli kishte famën e një sovrani mizor, ndaj përpjekjet e tij për t'i marrë pa luftë zotërimet e përtej detit hasën në kundërshtiminin e fisnikëve shqiptarë. Por shtimi i presionit bizantin dhe serbi bindi, më 1272, krerët e Arbrit, si dhe fisnikët e qyteitt të Durrësit, që të binin në ujdi me Karlin I Anzhu. Rol të rëndësishëm në këtë afrim kisha katolike e Arbrit dhe e Durrësit, që u rreshtuan në pozitat filo-anzhuine të Papatit.Në traktatin e nënshkruar në shkurt të vitit 1272 ndërmjet mbretit Karl dhe bujarëve shqiptarë vendosej krijimi i Mbretërisë së Arbrit (Regnum Albanie) nën sovranitetin e Karlit I Anzhu, që me këtë rast u quajt mbret i Sicilisë dhe i Arbrit. mbreti anzhuin merrte përsipër t'i mbronte bujarët shqiptarë nga armiqtë dhe t'u garantonte atyre pronat, titujt, privilegjet që u kishin dhënë perandorët e Bizantit, si dhe të respektonte "zakonet e tyre të mira", që nënkuptonte ruajtjen e formave tradicionale të vetëqeverisjes. Pavarësisht nga këto premtime, anzhuinët vendosën në zotërimet shqiptare një regjim të rreptë pushtimi. Sundimi i tyre filloi me vendosjen e një administrate ushtarake të përfaqësuar nga funksionarë francezë, ku elementi vendës u rrënjanua krejtësisht. Vendosja e anzhuinëve u shoqërua gjithashtu nga shpronësime të shumta të pronarëve vendës. Mjaft pinjollë të familjeve Skurra, Muzaka, Blinishti etj. u dërguan në atë kohë si pengje ose robër në kështjellat anzhuine të Barit, të Tranit, të Molfesë etj. Kjo politikë shtoi pakënaqësinë e vendëse. Si rrjedhojë shpërthyen kryengritje të hapura antianzhuine, të cilat u nxitën dhe u përkrahën edhe nga perandori Mihali VIII Paleologu i Bizantit, që u mundua ta shfrytëzonte situatën për të dëbuar anzhuinët dhe për të rivendosur kontrollin e tij në të gjithë Shqipërinë. Në pranverën e vitit 1281 trupat anzhuine pësuan një disfatë të rëndë nën muret e kështjellës së beratit. Brendas vitit 1285 anzhuinët u detyruan të braktisin të gjitha kështjellat shqiptare, më përjashtim të Butrintit. Në vendet e zbrazura prej tyre u rivendos pushteti bizantin.
User avatar
qenpo
Posts: 2350
Joined: Sun May 29, 2005 9:53 am

Post by qenpo »

Fuqizimi i Principiatave Shqiptare gjate shek.XIV
1. Gjendja politike në Shqipëri në fillim të shek.XIV

Pas fitores në betejën e Beratit mbi anzhuinët (1281), perandori Mihali VIII Paleologu u përpoq t'ia kthente përsëri Perandorisë Bizantine të gjtiha territoret që kishte pasur para vitit 1204. Por bizantinët mundën të mbanin vetëm viset midis Shkumbinit e Vjosës që i organizuan si një despotat me qendër Beratin. Serbët përfituan nga luftërat e fundit anzhuine-bizantine dhe i përforcuan pozitat e tyre në Shqipërinë e Veriut. brenda vitit 1308 ata i shtynë kufijtë e tyre deri në vijën Mat-Ohër. Në fillim të shek.XIV anzhuinët e Napolit organizuan një fushatë të dytë në Shqipëri. Por kësaj radhe ata s'mundën të merrnin thjetër territor, veç atij të Durrësit, që e mbajtën me ndonjë ndërprerje deri në vitet 60 të shek.XIV dhe që u vazhduan ta quanin "Mbretëri e Arbrit", megjithëse ai përfaqësonte vetëm një pjesë të vogël të zotërimeve të tyre të para në Shqipëri. Si rrjedhojë, në fillim të shek.XIV, Shqipëria ishte nën juridiksionin e mbretit të Serbisë, të mbretitanzhuin të Napolit, të perandorit bizantin e të despotit të Artës. Por burimet e kohës pohojnë se autoriteti i sovranëve të huaj ishte në mjaft zona formal. Historiani bizantin Kantakuzeni thotë se shqiptarët e despotave të Beratit, të Artës të Tesalisë ishin "të pavarur" dhe "nuk pyesnin për perandorin". Karakteristikë në këtë fazë është se pushtetet e huaja mundoheshin t'i bënin për vete krerët shqiptarë, duke u dhënë atyre liri e priviligje gjithnjë e më të mëdha. Në traktatet e nënshkruara, më 1336, me despotin Gjon Muzaka e më 1338 me kontin Tanush Topia, anzhuinët e Napolit merrnin përsipër një sërë detyrimesh ndaj bujarëve shqiptarë dhe kërkonin prej tyre vetëm bindje formale. Kjo tregon qartë ndryshimin e raportit të forcave ndërmjet pushtetit të huaj dhe strukturave vendëse. Në vitet 20-30 të shek.XIV në gjithë gjerësinë e trevve shqiptare shpërthyen kryengritja që drejtoheshin kundër serbëve, anzhuinëve dhe bizantinëve. Ato qenë veçanërisht të fuqishme në Despotatin e Beratit. Krerët shqiptarë të atjeshëm prishën traktatet e lidhura me pushtetin bizantin dhe sulmuan qytetet e Vlorës e të Beratit, si dhe garnizonet bizantine të Skraparit, të Këlcyrës e të Tomorit. Lëvizja përfshiu për pak kohë trevat e Ohrit, të Devollit, ztë Kolonjës, të Leskovikut si dhe popullsitë shqiptare të Tesalisë. Perandori Androniku III Paleologu organizoi një sërë fushatash ndëshkimore, ndër të cilat më e rëndësishmjaqe ajo e vitit 1336, ku ushtritë bizantine, të përforcuara me mercenarë turq, ripushtuan qendrat qytetare dhe i ndoqën kryengritjen u vranë ose u dëbuan, kurse pasuria e tyre u konfiskua. Gjatë kësaj fushata perandori Andronik III arriti të ankesonte edhe Despotatin e Artës. Por pas disa vitesh, më 1341, me vdekjen e Andronikut III, në të gjitha këto vende shqiptarët u ngritën përsëri dhe e dëbuan administratën bizantine. Kështu Shqipëria u shkëput përfundimisht nga Perandoria e Bizantit.

2. Shqipëria nën Stefan Dushanin

Ndërkohë, Mbretëria Serbe po arrinte kulmin e fuqisë së saj dhe po përgaditej të zëvendësonte studimin e bizantinëve në këto treva. Brenda vitit 1346, serbët zunë kështjellat e Ohrit, të Kosturit, të Beratit e të Vlorës. Më 1348 ata përfunduan pushtimin e Tesalisë dhe të Shqipërisë së Poshtme. Stefan Dushani, pasi u kurorëzua perandor më 1346, filloi ta quante veten "perandor të vendeve bizantine, sllave e shqiptare". Ndonëse e ruajti strukturën e vjetër administrative të territoreve të pushtuara, Stefan Dushani bëri ndryshime përsa i përket përbërjes së klasës drejtuese. Në krye të administratës u vunë komandantë e të afërm të carit serb. Kështu në krye të Despotatit të Beratit u vu despoti Ivan Komnen Aseni, kunti i car Dushanit. Shqipëria e Poshtme iu la në qeverisje Simeon Uroshit, kurse Tesalia iu la Qezar Prejlubit. Sa për zonën e Arbrit (Arbanoni), aty s'ka shenja të vendosjes së një administrate serbe. Në vitin 1343 Stefan Dushani i rikonfirmoi qytetit të Krujës, kryeqendrës së Arbanotit, priviligjet e vjetra të perandorëve bizantinë. Bashkë me Arbanonin, edhe Durrësi mbeti jashtë zonës së pushtimit serb. Zotër të qytetit vazhduan të ishin anzhuinët e Napolit. Vendosja e regjimit serbe në tokat shqiptare e politike. Perandoria e Dushanit ishte një shtet, ku popujt josllavë, në radhë të parë shqiptarët, iu nënshtruan shtypjes dhe diskriminimit të egër ekonomik shoqëror e fetar. Ky status robërimi gjeti pasqyrimit e vet më të plotë në dokumentin më të rëndësishëm të së drejtës mesjetare serbe, në "Kodin e Stefan Dushanit", i hartuar më 1349. Pakënaqësia ndaj sundimit serb shpërtheu shpeshherë në revoltat e kryengritjet e hapura të shqiptarëve. Qysh në vitin e parë të sundimit të Stefan Dushanit, më 1331, në zonën e Zetës, shpërtheu një kryengritje e fuqishme e drejtuar nga bujari Dhimitër Suma. Aty nga viti 1355, shqiptarët e Tesalisë u ngritën kundër qeveritarit serb, Qezar Preljubit, dhe e vranë atë. Po atë kohë, banorët e Despotatit të Beratit ngritën krye kundër despotit Ivan Asen. Si rrjedhjojë, Himara dhe Berati u shkëputën nga sundimi i qeveritarit sllav, që e zhvendosi qendrën e tij në Vlorë. Qëndresa e shqiptarëve kundër pushtimit serb në gjysmën e parë të shek. XIV gjeti përkrahjen e vendeve të tjera evropiane, të cilat ishin të shqetësuara nga fuqizimi i shtetit serb. Papët e Romës protestuan vazhdimisht kundër shtypjes dhe konvertimit të dhunshëm të katolikëve shqiptarë dhe kërcenuan mbretërit serbë me organizimin e kryqëzatave antiserbe. Qysh në vitin 1319 një numër i madh bujarësh shqiptarë, nga jonimët e Zetës e deri te Muzakajt e Beratit, u përfshinë në veprimet e koalicionit antiserb të drejtuar nga papa Xhovani XXII, që bashkoi edhe mbretin e Napolit, të Hungarisë, si dhe banin e Kroacisë. Me këtë rast krerët shqiptarë, në një apel drejtuar papës, i shprehnin gatishmërinë e tyre "për t'u hedhur në kryengritje dhe për të flakur tej zgjedhjen tiranike të mbretit të Rashës". Në vitin 1332 kryepeshkopi i Tivarit, GuljelmAdfami, i shkruante dukës së Burgonjës, Filipit VII Valua, se shqiptarët ishin gati të rrëmbenin armët kundër pushtuesve serbë. Sipas tij, me 15 000 kalorësit që mund t'i nxirrnin menjëherë në fushën e betejës, shqiptarët e Zetës garantonin suksesin e çdo kryqëzate antiserbe të fuqive të Evropës. Katër vjet më vonë, më 1336, sihin vetë krerët e Arbrit dhe qytetarët e Durrësit ata që i bënë thirrje mbretit Robert Anzhu tzë Napolit të bashkohej me ta, për të dëbuar nga trojet e tyre pushtuesit serbë. Vdekja e car Dushanit më 1355 shënoi edhe fundin e perandorisë së tij. Fisnikët shqiptarë iu vunë punës për të rifituar zotërimet e tyre e për të krijuar principatat e veta të pavarura. Ky proces i emancipimit politik të klasës feudale shqiptare u realizua shpeshëherë në luftë me mbeturinat e pushtetit serb dhe të pushteteve të tjera të huaja, që vazhdonin t'i konsideronin trevat shqiptare si domen të tyre.

3. Principatat shqiptare të Gjin Bua Shpatës dhe të Gjon Zenebishit

Në vitin 1357 bujarët e Shqipërisë së Poshtme nga familjet Shpata, Zenebishi, Losha etj. e detyruan sundimtarin e atjeshëm serb, Simeon Uroshin, të braktiste vendin dhe të vendosej në Tesali. Në vitin 1358 ata shpartalluan edhe përpjekjen e Niqiforit II, përfaqësuesit të fundit të dspotëve të vjetër bizantinë, për të marrë pushtetin në Shqipërinë e Poshtme. Në vendin e quajtur Akelos (afër Artës), forcat e Niqiforit II u thysen nga shqiptarët dhe ai mbeti i vrarë. Pas kësaj, gjithë Shqipëria e Poshtme bashkë me Etolinë dhe Akarnaninë në jug të Gjirit të Artës u nda ndërmjet bujarëve shqiptarë. Zenebishajt, me qendër në Gjirokastër, kishin Dropullin, Delvinën e Çamerinë. Pjetër Losha u bë zot i tokave që shtriheshin midis Pragës dhe Artës, që ishte endra e vjetër e Despotatit. Gjin Bua Shpata sundonte në krejt Etolinë dhe Akarnaninë, deri në gjirin e Korintit; qendra e tij në Angjelokastër. Pas vdekjes së Pjetër Loshës, Gjin Bua Shpata mori edhe zotërimet e tij dhe u vendos në Artë, ku dsundoi me titullin e lartë të despotit. Në të gjithë Shqipërinë e Poshtme vetëm qyteti i Janinës nuk u përfshi në zotërimet e princërve shqiptarë. Para largimit të tij nga Shqipëria e Poshtme, Simeon Uroshi kishte lënë këtu si sundimtar despotin serb Thoma Preljuboviçin, djalë i qeveritarit serb të Tesalisë, Preljubit, që një vit më parë ishte vrarë nga shqiptarët e atjeshëm. Banorët shqiptarë të Janinës dhe të fshatrave përreth u tiranizuan aq keq prej despotit serb, saqë ky u pagëzua prej bashkëkohësve me epitetin "vrasës i shqiptarëve". Princërit Gjin Bua Shpata dhe Gjon Zenebishi, të ndihmuar dhe Gjon Zenebeshi, të ndihmuar dhe nga popullsia shqiptare brenda e jashtë Janinës, e sulmuan vazhdimisht qytetin, por s'mundën ta merrnin. Thoma Preljuboviçi dhe arkondët serbë e bizantinë të Janinës gjetën mbështetje si te komandantët serbë e turq të Tesalisë e të Maqedonisë, ashtu edhe tek anzhuinët e Napolit. Në vitin 1386 Thoma Preljuboviçi u vra nga njeri i truuprojës së tij. Për të shmangur përfshirjes e Janinës në zotërimet e princërve shqiptarë të Shqipërisë së Poshtme, njerëzit e rrethit të Preljuboviçit thirrën si pasues të tij kontin italian Ezau Buondelmonti Açajuoli. Me ndihmën e turqve dhe të nipit të tij Karl Tokos, kont i Qefalonisë, Ezau u përpoq të siguronte pushtetin e tij në Janinë dhe ta shtrinte atë jashtë saj. Por gjatë një beteje në Dhivër (të Sarandës), më 1399, ushtria e Ezaut, e përbërë kryesisht nga të Janinës, u shpartallua nga forcat e Gjon Zenebishit. Me vdekjen e Gjin Bua Shpatës më 1399, Despotati shqiptar i Artës u dobësua vazhdimisht. Krahas armiqësive të vjetra me zotërit e Janinës, pasardhësi i Gjinit, Muriq Shpata, u ndesh me synimet e Venedikut e të kontit Karl Toko të Qefalonisë. Ndërkohë u intensifikuan edhe inkrsionet e turqve të thirrur shpeshëherë nga despoti Ezau i Janinës. Pas vdekjes së despotit italian Ezaut të Janinës, më 1411, njerëzit e tij i ofruan qytetin të nipit, Karl Tokos. Ndonëse sundimi i kontit të Qefalonisë në Janinë u përurua me disfatën e rëndë që forcat e Gjon Zenebishit i shkaktuan ushtrisë së tij në krane (afër Finiqit) më 1411, Karl Toko "herë me luftë e herë me dredhi", siç thotë një dëshmi e kohës, arriti të nënshtronte krerët shqiptarë të viseve të ndryshme të Shqipërisë së Poshtme. Më 1416 ai i mori Artën përfaqësuesit të fundit të dinastisë së Shpatajve, vëllait të islamizuar të Muriq Shpatës, Jakupit. Kështu mori fund sundimi i pinjollë të saj emigruan në Peloponez e më tej në Itali, ku u shquan si fisnikë e ludtëtarë të zotë.

4. Karl Topia, "zot i gjithë vendit të Arbrit"

Nga Shkumbimi e deri në rrjedhjen e lumit Mat shtrihej Principiata e Topiajve. Pas vdekjes së Dushanit, konti Karl Topia arriti të bashkonte nën sundimin e tij këto territore që i kishin pasur edhe paraardhësit e tij, Tanushi dhe Andrea. Ndonëse formalisht ishte vasal i mbretit anzhuin të Napolit, Karl Topia shkëputi çdo lidhje feudale me të. Në vitin 1368 ai sulmoi dhe pushtoi qytetin e Durrësit, pa përfillur protestat e anzhuinëve, të Papatit e të vetë Venedikut, që i trembej gjithmonë daljes së feudalëve shqiptarë në det. Megjithëse përkohësisht Karl Topia u detyruar ta linte përsëri Durrësin në duar të anzhuinëve, në mesin e viteve 70 ai zotëronte një pjesë të mirë të brezit bregdetar, nga kepi i Rodonit në veri, e deri në derdhjen e Semaint në jug, ku kishte mundur të largonte zotërit e mëparshëm, Muzakajt. Në lindje zotërimet e tij kufizoheshin me zotërimet e Andrea Gropës, që shtriheshin midis Dibrës e Ohrit. Vetë qyteti i Ohrit u përgfshi për pak kohë nën sundimin e princit Topia. Në këtë mënyrë Karl Topia arriti të bashkonte pothuajse gjithë territoret e Arbrit të vjetër. Jo pa arsye ai quhej “zot i gjithë vendit të Arbrit (Albanotit)” dhe e mbante veten si vazhdues të traditës shtetërore që kishte nisur pikërisht në këtë trevë qysh në shek.XII me Principiatën e Arbrit.

5. Balshajt dhe shteti i tyre

Ndërtë gjitha principiatat feudale shqiptare të gjysmës së dytë të shek.XIV, ajo që filloi të merrte përmasat e një formacioni mbarëshqiptar ishte Principiata e Balshajve. E krijuar fillimisht në vitet 60 të shek.XIV si një zotërim i vogël e i parëndësishëm feudal nën drejtimin e vëllezërve Strazimir, Gjergj e Balsha II, Principiata e Balshajve bashkoi territoret e dy Zetave, të Sipërme e të Poshtme, nga Kotorri në Lezhë. Përpjekja e vëllezërve Balsha për të përparuar drejt Matit dështoi në një betejë të pasuksesshme të zhvilluar në vitin 1364 me princin e Arbrit Karl Topia, ku forcat e Gjergj Balshës u thyen dhe vetë ky u zu rob. Pas kësaj, ndërmjet dy familjeve princore shqitpare u vendos një paqe që zgjati plot 20 vjet dhe që u përforcua nga martesa e Karl Topisë me Katerinën e Balshajve.

Ndërkaq, nepërmjet një amrtese tjetër, asaj të vëllait të vogël Balsha II me Komnenën, vajzën e despotit Andrea Muzaka të Beratit, në vitin 1369 Balshajt u bënë zotër të Vlorës. Po atë vit, Balshajt kishin bërë një hap tjetër të rëndësishëm, që i forcoi pozitat e tyre të brendshme dhe të jashtme. Ata u konvertuan në katolikë, duke krijuar një lidhje më të ngushtë me shtetasit e tyre shqiptarë të Shqipërisë Cveriore, që ishin të vesimit katoli. Ky hap i afroi ata gjithashtu me Papatin dhe fuqitë e tjera katolike në një kohë kur përgatiteshin të hynin në luftë me sundimtarët fqinjë sllavë, që vazhdonin të sundonin në Kosovë e në trevat shqiptare lindore. Së bashku me Muzakajt, Gropajt e feudalë të tjerë të Shqipërisë së Jugut, tashmë vasalë të tyre, Balshajt thyen më 1370 mbretin serb Vukashin, që u detyrua të braktiste zonën midis Korçës e Kosturit. Rreth një vit më vonë aleatët morën trashëgimtarit të Vukashinit, Mark Krajleviçit, edhe qytetin e Kosturit, që u la në qeverisjen e vëllezërve Teodor e Stoja Muzaka, kunetër të Balshës II. Po në atë kohë, Balshajt, duke u nisur nga Zeta, përfshinë në zotërimet e tyre një pjesë të mirë të kosovës (me Pejën, Prizrenin, Kriva Rjekën (Novobërdë)) që sithe deri atëherë domen i Vukashinit. Kështu, drejtëpërdrejt ose nëpërmjet vasalëve e aleatëve të tyre të shumtë nga familjet Jonima Zaharia, Dukagjini, Gurashi, Pastroviqi, Muzaka, Topia, Gropa etj., princërit Balsha të Zetës kontrollonin gjithë territorin me shtrirjen Tivar-Kriva Rjeka-Kostur-Vlorë. Por ndikimi i tyre shtrihej edhe më në jug, në Shqipërinë e Poshtme, nëpërmjet lidhjeve familjare që kishin krijuar me zotëtit e vendit.

Më 1384 balsha II, i vetmi ndër tre vëllezërit Balsha që kishte mbetur gjallëi mori Karl Topisë qytetin e Durrësit, duke e shtuar titujve të tij edhe atë të “dukës së Durrësit”. Por vetëm një vit më vonë, më 18 shtator 1385, trupat e tij u thyen keqas në fushën e Savrës (Lushnjë) nga një ushtri turke e ardhur nga Maqedonia. Vetë Balsha II, së bashku me mjaft fisnikë të tjerë shqiptarë humbën jetën në këtë betejë.
User avatar
qenpo
Posts: 2350
Joined: Sun May 29, 2005 9:53 am

Post by qenpo »

RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE
VEÇORITË E SAJ DALLUESE

Rilindja Kombëtare – një epokë e re historike
Shek. XIX shënoi për popullin shqiptar, ashtu si për popujt e tjerë të Ballkanit, një epokë të re, atë të Rilindjes. Ai ka hyrë në historinë moderne të vendeve të Ballkanit si shekulli i lëvizjeve dhe i revolucioneve kombëtare, që ndoqën njëri-tjetrin dhe që çuan në çlirimin e shumicës së popujve të këtij gadishulli nga zgjedha e Perandorisë Osmane dhe në formimin e shteteve të pavarura. Këto lëvizje u zhvilluan në kushtet e rënies së Perandorisë Osmane, të shthurjes së marrëdhënieve të vjetra feudale dhe të lindjes së ekonomisë së tregut, të zgjimit të mëtejshëm të ndërgjegjes kombëtare të popujve të këtij gadishulli dhe të zgjerimit të ndërhyrjeve të Fuqive të Mëdha në këtë Perandori.
Megjithëse, për një varg rrethanash të brendshme e të jashtme, Shqipëria ishte vendi i fundit në Ballkan që u shkëput nga Perandoria Osmane dhe që shpalli pavarësinë kombëtare, krahasuar me vendet e tjera ballkanike, ajo, që në fundin e shek. XVIII dhe në fillimin e shek. XIX, nisi të zhvillohej nga pikëpamja ekonomiko-shoqërore e politike në po ato drejtime si edhe fqinjët e saj ballkanikë, Serbia, Greqia, Bullgaria e Rumania. Vështirësitë e ritmet e ngadalshme të këtij zhvillimi të Shqipërisë, të diktuara nga kushtet e rënda e të ndërlikuara, që ishin karakteristike për vendet nën sundimin osman, nuk e penguan shoqërinë shqiptare që në agimin e shek. XIX të kishte, krahas ndryshimeve, edhe mjaft gjëra të përbashkëta me shtetet fqinje, të krijonte premisat që çuan në konsolidimin e shqiptarëve si komb, në ngritjen e mëtejshme të ndërgjegjes kombëtare dhe në zhvillimin e lëvizjes kombëtare.
Proceset e reja, që u shfaqën në jetën politike e kulturore të Shqipërisë në dhjetëvjeçarët e parë të shek. XIX, shënuan fillimin e epokës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, e cila zë një periudhë të tërë historike, shtrihet nga vitet 30-40 të atij shekulli dhe deri në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912.
Rilindja Shqiptare përbën një lëvizje të gjithanshme kombëtare, me një përmbajtje të re ideologjike, politike, kulturore, ekonomiko-shoqërore dhe organizative. Ajo synonte të zgjidhte detyrat që i takonin revolucionit kombëtar, të çlironte vendin nga sundimtarët e huaj osmanë, të bashkonte trojet shqiptare në një shtet të vetëm e të pavarur, t’u hapte rrugën zhvillimit e përparimit ekonomiko-shoqëror, politik e kulturor të Shqipërisë.
Rilindja ishte e lidhur me një shkallë më të lartë të zhvillimit të kombit shqiptar, me konsolidimin e tij, që çoi në lindjen e një lëvizjeje të re nga përmbajtja dhe objektivat e saj, të nacionalizmit, që ishte një lëvizje karakteristike për historinë moderne të të gjithë popujve, e cila, si në çdo vend edhe në Shqipëri, kishte si synim të formonte shtetin kombëtar, që do të përmbushte aspiratat politike, shoqërore, ekonomike e kulturore të popullit shqiptar. Ashtu si te popujt e tjerë, edhe te shqiptarët nacionalizmi u karakterizua nga ndjenja e përbashkësisë, e komunitetit ndërmjet shqiptarëve, si pjesëtarë të të njëjtit komb. Kjo lëvizje ishte e lidhur me ndryshimet dhe me përparimet që u bënë në shek. XIX në fushën kulturore, ekonomike, ideore e politike.
Gjuha dhe kultura materiale e shpirtërore e shqiptarëve, të formuara gjatë shekujve të parë të historisë së tyre e të konsoliduara veçanërisht në shekujt e mesjetës, mbetën një faktor i rëndësishëm, që shprehte njësinë etnike të popullit shqiptar, që shtrihej në një territor kompakt, dikur më të gjerë, por tashmë i rrudhur gjatë dyndjeve të popujve në Ballkan. Ky territor përputhej përafërsisht me truallin e banuar në lashtësi nga paraardhësit e tyre, ilirët e Jugut. Epoka e Rilindjes solli përparime të mëdha në kulturën e shqiptarëve e në radhë të parë në lëvrimin e gjuhës shqipe, e cila ishte dëshmi e bashkësisë së shqiptarëve, tipari themelor i kombit shqiptar, nyja qendrore që bashkonte gjithë shqiptarët, pa dallim krahine e feje. Në gjuhën shqipe u theksuan prirjet për afrimin e varianteve letrare të dy dialekteve (të veriut e të jugut) dhe u hodhën themelet e gjuhës letrare shqipe. Konsolidimi i shqiptarëve si komb i bashkuar shtroi si kërkesë të domosdoshme lëvrimin e mëtejshëm të gjuhës shqipe, kapërcimin e prapambetjes në shkrimin e shqipes, të trashëguar nga shekujt e sundimit osman, që u shpreh në përpjekjet për vendosjen e një alfabeti të njëjtë dhe në zhvillimin gjatë shek. XIX të një letërsie të gjerë artistike, didaktike e publicistike. Gjatë Rilindjes u hodhën themelet e letërsisë dhe të kulturës së sotme shqiptare në tërësi. Në fundin e atij shekulli kultura e re kombëtare nuk ishte më aspiratë, por përbënte, me breza të tërë shkrimtarësh, mendimtarësh, publicistësh e dijetarësh të fushave të ndryshme, një realitet, i cili kishte provuar katërcipërisht identitetin e përveçëm kulturor të popullit shqiptar, si edhe vitalitetin e forcën e tij krijuese kulturore.
Përveç kësaj, mbi bazën e kulturës popullore, me variantet e nënvariantet e shumta, morën shtrirje të gjerë mbarëshqiptare elemente të rëndësishme të fushës materiale e shpirtërore, të mënyrës së jetesës, të veshjeve, të veglave të prodhimit, të ndërtimeve, të krijimtarisë artistike (të folklorit etj.), të cilat u bënë pronë e përbashkët e gjithë popullit.
Në zhvillimin e mëtejshëm të kombit dhe të nacionalizmit shqiptar, si në çdo vend tjetër, ndikuan edhe ndryshimet që ndodhën në jetën ekonomike të Shqipërisë qysh në shek. XVIII e sidomos në shek. XIX. Në këtë periudhë, kur zhvillohet procesi i shthurjes së mëtejshme të feudalizmit dhe i lindjes së ekonomisë së tregut, kur forcohen lidhjet e komunikacionit, ato ekonomike e tregtare ndërmjet qytetit e fshatit dhe ndërmjet qyteteve, si edhe ato ndërkrahinore, kur formohet një treg i përbashkët kombëtar dhe zgjerohen lidhjet tregtare të Shqipërisë me shtetet evropiane, vendin e ndjenjave të izolimit e të partikularizmit të ngushtë, krahinor e provincial, e zunë ndjenjat e interesave të përbashkët të të gjithë kombit e të territoreve të banuara prej tij. U rrit roli i qyteteve, jo vetëm si qendra të administratës osmane, por edhe si qendra të jetës ekonomike e politike të Shqipërisë.
Këto zhvillime, që ndodhën gjatë Rilindjes, sollën forcimin e ndërgjegjes kombëtare te shqiptarët, që u shpreh me vetëdijen e tyre të përbashkët për përkatësinë në të njëjtën etni, në të njëjtin komb, komb që jetonte në një territor të përbashkët, që kishte prejardhje, gjuhë, zakone, formim shpirtëror, kulturë e histori të njëjtë dhe që dallohej nga të tjerët. Këto elemente kishin fituar qëndrueshmëri si rrjedhim i qëndresës shekullore të popullit shqiptar për t’i mbrojtur nga pushtuesit e huaj e sidomos nga ata osmanë; ato u ruajtën e u trashëguan nga shqiptarët edhe në epokën e Rilindjes.
Gjatë Rilindjes lindi dhe u zhvillua ideologjia e re kombëtare, e cila, duke u ngritur mbi ndarjet krahinore e fetare, shprehte aspiratat jo më të krahinave të veçanta, por të të gjithë Shqipërisë dhe të të gjithë shqiptarëve. Thelbin e saj e përbënte lufta kundër shtypjes kombëtare, jo vetëm me mjete materiale, të armatosura, por në radhë të parë me ato intelektuale, me idetë që argumentonin të drejtën e natyrshme njerëzore të popullit shqiptar për të qenë i lirë e i pavarur kombëtarisht. Ashtu si te popujt e tjerë, kjo do të arrihej vetëm me formimin e një shteti kombëtar e të veçantë shqiptar. Këto ide, të përhapura gjerësisht në rrethet e kulturuara brenda e jashtë vendit nëpërmjet librave e shtypit, u futën dora-dorës edhe në mendjet e njerëzve të thjeshtë, ndihmuan në formimin te populli shqiptar të ndërgjegjes së përbashkët kombëtare, e cila mishëronte vullnetin e gjithë kombit.
Rilindja ishte një lëvizje e gjerë, që tërhoqi në jetën politike të gjitha forcat shoqërore të popullit shqiptar dhe që kishte rrënjë të thella historike. Ajo u zhvillua në një truall të përgatitur nga kryengritjet popullore, që nuk u ndërprenë gjatë katër shekujve të robërisë osmane dhe që drejtoheshin kundër kësaj robërie. Gjatë këtyre lëvizjeve ishte formuar te shqiptarët ndjenja e kombësisë, e identitetit dhe e individualitetit të tyre të veçantë përballë sundimtarëve të huaj. Por këto lëvizje, edhe pse kishin karakter çlirimtar, mbetën prej fillimit deri në fund lëvizje të veçuara e të palidhura ndërmjet tyre. Epoka e Rilindjes krijoi kushtet për bashkimin e tyre, për t’i kanalizuar ato në hullinë e lëvizjes kombëtare. Megjithatë, lëvizje organizativisht të veçuara e pa lidhje me njëra-tjetrën pati edhe gjatë Rilindjes. Ato dëshmonin se ndërgjegjja kombëtare nuk kishte arritur ende kudo pjekurinë në shkallën e duhur. Konsolidimi i ndërgjegjes kombëtare kaloi përmes një rruge të vështirë, duke kapërcyer prirjet e lokalizmit, të separatizmit patriarkal feudal, të trashëguara nga e kaluara. Të zhvilluara në rrethanat e reja, që u krijuan në shek. XIX, këto kryengritje të shtresave të ndryshme të popullsisë morën tipare të reja, filluan të karakterizohen nga ndjenja e bashkësisë së interesave të të gjithë shqiptarëve kundër sundimtarëve osmanë. Ato u shkrinë dora-dorës në lëvizjen e përgjithshme kombëtare dhe u bënë pjesë e saj.
Rilindja solli elemente të reja edhe në organizimin e drejtimin e lëvizjes çlirimtare shqiptare, duke e ngritur atë në një shkallë më të lartë. Nga kuvendet e besëlidhjet krahinore e ndërkrahinore, që drejtonin veprimet e përbashkëta luftarake në shkallë të gjerë, u kalua në formimin e organizatave udhëheqëse mbarëshqiptare, që drejtonin lëvizjen në shkallë kombëtare, siç qenë Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881) e Lidhja Shqiptare e Pejës (1899-1900) gjatë shek. XIX, si dhe komitetet kombëtare në fazën e fundit të Rilindjes. Themelimi i organizatave të tilla udhëheqëse diktohej si nga shtrirja e njëkohshme e lëvizjes në mbarë trevat shqiptare, ashtu edhe nga karakteri i përgjithshëm kombëtar i objektivave të saj gjatë Rilindjes.

Programi politik i Rilindjes
Ideologjia e Rilindjes u konkretizua në programin e saj politik e kombëtar, i cili u përpunua gradualisht, duke filluar nga vitet 30-40 të shek. XIX dhe u pasurua gjatë zhvillimit të mëtejshëm të lëvizjes kombëtare. Thelbin e tij, si të çdo lëvizjeje tjetër nacionale, e përbënte formimi i shtetit kombëtar shqiptar.
Përpjekjet e para (pas atyre të periudhës së Skënderbeut, në shek. XV) për shkëputjen e Shqipërisë nga sundimi osman dhe për formimin e një shteti shqiptar u bënë në vigjilje të epokës së Rilindjes, në fundin e shek. XVIII dhe në fillimin e shek. XIX, kur u formuan dy pashallëqet shqiptare, ai i Shkodrës në veri (1771-1831) dhe i Ali pashë Tepelenës në jug (1787-1822). Megjithatë, këto dy pashallëqe, për një varg arsyesh të brendshme e të jashtme, nuk arritën të bashkoheshin (siç bënë Principata e Moldavisë dhe ajo e Vllahisë më 1859-1861) dhe të themelohej kështu, më herët se në vendet e tjera të Ballkanit, një shtet autonom shqiptar. Shqiptarët i shfaqën përsëri prirjet e tyre për t’u shkëputur nga Stambolli dhe, kur krerët e Jugut formuan, më 1828, Lidhjen Shqiptare, deklaruan se do të luftonin kundër Greqisë vetëm po të rrezikohej Shqipëria dhe jo Turqia. Kështu ata nxorën pothuajse krejtësisht Shqipërinë e Jugut nga kontrolli i Portës së Lartë. Ata kërkuan të vendosnin në vilajetin e Janinës një administratë të tillë civile, e cila t’u njihte të drejta të barabarta gjithë banorëve të këtij vilajeti, shqiptarëve e grekëve, myslimanëve e të krishterëve. Bashkëkohësit shihnin në këto qëndrime të krerëve shqiptarë të Jugut prirjet nacionaliste, madje edhe synimin e tyre për pavarësi dhe për t’u shkëputur nga Perandoria Osmane, gjë që mund të arrihej nëse do të ishte vendosur një lidhje e ngushtë ndërmjet tyre dhe Pashallëkut të Shkodrës, i cili shtrihej në atë kohë pothuajse në gjithë Shqipërinë e Veriut. Për shkak të pavendosmërisë së vetë krerëve feudalë shqiptarë, që i trëmbeshin shkëputjes nga Perandoria Osmane, ky bashkim nuk u arrit dhe Shqipëria humbi atëherë mundësinë për të hedhur poshtë robërinë osmane.
Programi kombëtar i Rilindjes Shqiptare nuk lindi menjëherë në formën e tij të plotë. Fillimet e tij u hodhën nga mendimtarët e shquar shqiptarë, intelektualët rilindës në vitet 30-40 të shek. XIX. Ata përpunuan dora-dorës idetë për të drejtat e kombit shqiptar, i plotësuan me ato iluministe për shkollën e gjuhën shqipe dhe në përgjithësi për kulturën kombëtare, si edhe me kërkesat për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Edhe lëvizjet e para të viteve 30-40 të atij shekulli, që u shtrinë pothuajse në të gjitha trevat shqiptare, si dhe idetë e tyre për një administrim të veçantë për tokat shqiptare, për drejtimin e tyre nga vetë shqiptarët, madje, siç u kërkua gjatë kryengritjes së viteve 1843-1844, për një organizim të tillë të Shqipërisë si ai i shteteve fqinje, kishin karakter çlirimtar, shënuan një hap përpara drejt programit autonomist. Me rritjen e lëvizjes kombëtare në vitet 70 të shek. XIX dhe veçanërisht në periudhën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1881), u përpunua në mënyrë të plotë programi kombëtar i Rilindjes Shqiptare për sigurimin e autonomisë territoriale-administrative dhe të pavarësisë së vendit nga sundimi i Perandorisë Osmane, i cili u pasurua e u zhvillua më tej në fundin e shek. XIX dhe në fillimin e shek. XX nga organizatat e tjera politike mbarëshqiptare. Në këtë program, ideologët rilindës, në përputhje me kohën e me rrethanat, përcaktuan rrugët nëpërmjet të cilave populli shqiptar, ashtu si fqinjët e tij ballkanas, do të arrinte të formonte shtetin e vet kombëtar e të bashkuar. Organizimin e shtetit shqiptar rilindësit e mendonin në të dyja format, të autonomisë dhe të pavarësisë. Autonomia dhe pavarësia janë konceptuar gjithmonë si dy etapa të zgjidhjes së çështjes shqiptare, të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Por për një varg arsyesh, që kishin të bënin më shumë me rrethanat e jashtme ndërkombëtare, por edhe me raportin e forcave shoqërore e politike brenda vendit, platforma e autonomisë territoriale-administrative të Shqipërisë mbizotëroi gjatë gjithë Rilindjes, deri në nëntorin e vitit 1912.
Shteti autonom shqiptar, nën sovranitetin e Perandorisë Osmane, vlerësohej nga mendimtarët rilindës si një organizim i përkohshëm e kalimtar, për të shkuar, në kushte më të favorshme ndërkombëtare drejt një shteti plotësisht të pavarur. Autonomia territoriale-administrative krijonte mundësitë që të ngriheshin institucionet juridike-politike dhe strukturat ekonomiko-shoqërore, që do të shërbenin si mbështetje për rendin shtetëror të pavarur, i cili do të vendosej sapo të krijoheshin kushtet e përshtatshme. Kjo ishte rruga që kishin ndjekur drejt pavarësisë edhe disa shtete të tjera ballkanike; ishte e natyrshme që shqiptarët të merrnin parasysh edhe përvojën e tyre.
Por në rastin e shqiptarëve kërkesa e autonomisë u kushtëzua, në një shkallë të konsiderueshme, nga një varg arsyesh të karakterit ndërkombëtar. Rilindësit mendonin se autonomia territoriale-administrative e Shqipërisë, nën sovranitetin e sulltanit, do të ishte një zgjidhje më e pranueshme për Portën e Lartë, sesa ajo e pavarësisë dhe e shkëputjes së plotë të Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Ata e shikonin autonominë si një masë që mund të pajtohej edhe me politikën e status quo-së së Perandorisë Osmane, të ndjekur nga Fuqitë e Mëdha. Një administrim autonom i Shqipërisë do t’u priste rrugën lakmive pushtuese të shteteve të reja ballkanike, të shfaqura qysh në vitet 40 të shek. XIX. Duke siguruar njohjen zyrtare nga Porta e Lartë dhe nga Fuqitë e Mëdha të të drejtave të shqiptarëve mbi trojet e tyre dhe të përkatësisë së tyre etnike shqiptare, autonomia territoriale-administrative e Shqipërisë nën sovranitetin e Perandorisë Osmane do të shmangte, sa të ishte e mundur më shumë, rrezikun e copëtimit dhe të aneksimit nga shtetet fqinje. Organizimi i Shqipërisë si një njësi e veçantë shtetërore autonome, qoftë edhe brenda Perandorisë Osmane, do të mënjanonte gjithashtu rrezikun e identifikimit të saj me këtë Perandori, kur kjo të shthurej dhe zotërimet e saj të ndaheshin ndërmjet shteteve ballkanike.
Rilindja, edhe pse ishte në thelb një lëvizje ideore, karakterizohej gjithashtu nga veprime të armatosura të shtresave më të gjera të popullsisë kundër sundimtarëve osmanë. Rilindësit më të përparuar e vlerësuan lëvizjen e armatosur si një mjet të domosdoshëm për të siguruar të drejtat kombëtare dhe për çlirimin e vendit. Këto lëvizje të armatosura, që ndoqën njëra-tjetrën, gjatë shek. XIX dhe fillimit të shek. XX, nisën me kryengritjet kundër reformave të Tanzimatit në vitet 30-40 e vazhduan deri te kryengritjet e mëdha të viteve 1910-1912, që çuan në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.
User avatar
qenpo
Posts: 2350
Joined: Sun May 29, 2005 9:53 am

Post by qenpo »

Forcat shoqërore të lëvizjes kombëtare
Rilindja Kombëtare ishte një lëvizje e re, e cila shënoi një etapë më të lartë, në krahasim me lëvizjet e mëparshme çlirimtare, edhe nga përbërja e forcave shoqërore që e udhëhoqën atë. Në periudhën e feudalizmit në krye të lëvizjeve çlirimtare qëndronin krerë feudalë ose fshatarë. Meqenëse atëherë vendi ishte i ndarë në njësi politiko-administrative të veçanta, pa lidhje me njëra-tjetrën dhe ku krerët hynin shpeshherë në konflikt me njëri-tjetrin, lëvizjet kundër zgjedhës së huaj bëheshin, si rregull, në emër të një njësie politiko-administrative të veçantë dhe synonin çlirimin e kësaj njësie e jo të të gjitha trojeve shqiptare. Edhe kërkesat e tyre ekonomike e politike ishin të kufizuara dhe me karakter lokal.
Ndryshe ndodhi në epokën e Rilindjes, kur lëvizja çlirimtare i kapërceu caqet lokale e krahinore, krijoi të gjitha kushtet e domosdoshme për bashkimin e forcave më të ndryshme shoqërore të kombit shqiptar rreth një programi dhe një qëllimi të vetëm.
Zhvillimi i ekonomisë së re të tregut solli ndryshime në strukturën shoqërore të vendit. U formua borgjezia kombëtare si një forcë e re shoqërore, e cila, në kushtet e një zhvillimi të dobët të kapitalizmit dhe të ruajtjes së mbeturinave të feudalizmit, ishte e lidhur edhe me pronën mbi tokën. Ajo përfaqësohej kryesisht nga tregtarët, zejtarët e pasur dhe pronarët e manifakturave, të punishteve e të fabrikave të para. Si një forcë që ishte e interesuar si për formimin e një shteti të bashkuar shqiptar, ashtu edhe për krijimin e kushteve për sigurimin e personit e të pronës dhe për zhvillimin e ekonomisë së tregut në përgjithësi, borgjezia, në radhë të parë intelektualët e dalë nga radhët e saj, luajtën një rol të rëndësishëm si në përpunimin e programit të lëvizjes kombëtare, ashtu edhe në drejtimin e saj.
Inteligjencia, e cila vinte jo vetëm nga radhët e borgjezisë, por edhe nga shtresat e tjera të popullsisë, zuri një vend të veçantë për nga roli i saj në lëvizjen kombëtare të periudhës së Rilindjes. Ajo luftoi e punoi për ngritjen dhe zhvillimin e arsimit kombëtar, për përhapjen e tij në popull, për lëvrimin e gjuhës e të kulturës shqiptare në përgjithësi, përpunoi idetë nacionale e ideologjinë e Rilindjes, programin kombëtar dhe mendimin politik shqiptar në të gjitha etapat e Rilindjes. Nga radhët e saj dolën edhe mjaft nga themeluesit e drejtuesit e organizatave kombëtare që udhëhoqën lëvizjen nacionale.
Në një vend si Shqipëria, ku bujqësia vijonte të mbetej sektori kryesor i ekonomisë, forcën më të madhe ekonomike e shoqërore e përbënin pronarët çifligarë, të lidhur me pronën mbi tokën, por edhe me ekonominë e tregut. Ndryshe nga pronarët e mëdhenj me origjinë feudale, që përfaqësonin një shtresë konservatore, e cila përgjithësisht mbështeste sundimtarët osmanë, çifligarët, edhe pse nuk kishin një fizionomi shoqërore homogjene, as pikëpamje politike të njëjta, ndjenin domosdoshmërinë e shndërrimeve ekonomike e politike në vend.
Përveç kësaj, çifligarët e rinj ishin të pakënaqur edhe nga paaftësia e Perandorisë Osmane për të mbrojtur tërësinë tokësore të vendit nga rreziku i copëtimit dhe i zhdukjes së shqiptarëve si komb, rrezik që filloi t’u kanosej, sidomos duke filluar nga mesi i shek. XIX. Grupe të veçanta të kësaj force shoqërore u përfshinë në programin kombëtar shqiptar dhe luajtën një rol të dukshëm në lëvizjen nacionale shqiptare në epokën e Rilindjes, kurse mjaft intelektualë, të dalë nga gjiri i kësaj shtrese çifligarësh, përqafuan idetë e reja, u bënë pionierë e ideologë të Rilindjes.
Për bashkimin politik të të gjitha forcave shoqërore të kombit, krahas rrezikut të jashtëm, ndikoi edhe një faktor tjetër, me karakter politik dhe ekonomik, siç ishte zbatimi i reformave (i Tanzimatit) në vitet 30-40 të shek. XIX. Tanzimati, krahas ndryshimeve në marrëdhëniet agrare, në administratë dhe në legjislacionin e Perandorisë Osmane, solli për shqiptarët dy rrjedhoja: zëvendësimin e drejtuesve të administratës lokale (që vinin nga paria shqiptare) me funksionarë turq, të cilët u vendosën në krye të administratës civile e ushtarake të Shqipërisë, dhe shtimin e shtypjes ekonomike e kombëtare mbi popullsinë. Të dy këta faktorë e zgjeruan bazën shoqërore të lëvizjes kombëtare
Forcën kryesore njerëzore e luftarake të lëvizjes kombëtare të periudhës së Rilindjes e përbënin, si edhe në lëvizjet e mëparshme çlirimtare, fshatarësia dhe vegjëlia qytetare, të cilat përfaqësonin shumicën dërrmuese të popullsisë. Një vend të veçantë zinin në këtë lëvizje fshatarët pronarë e malësorët, që ishin edhe forca kryesore më e gjerë e lëvizjes kombëtare. Fshatarët pronarë, që përfaqësonin 5/6 e popullsisë agrare, i ndien më tepër se çdo shtresë tjetër pasojat rrënimtare të centralizimit të pushtetit perandorak osman dhe, njëlloj si forcat e tjera shoqërore, rrezikun e pushtimit të tokave të tyre nga shtetet fqinje dhe pasojat e politikës së këtyre shteteve për copëtimin e atdheut. Prandaj ata morën pjesë aktive në luftën kundër sundimtarëve të huaj osmanë, si edhe për mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit.
Prej tyre doli edhe pjesa më e madhe e kurbetlinjve, të cilët, duke u kthyer nga vendet e mërgimit, ku kishin qenë në kontakt me idetë e përparuara të kohës, luajtën një rol të rëndësishëm në formimin më të shpejtë politik të bashkatdhetarëve, si nëpërmjet shoqërive të shtypit patriotik të mërgimit, ashtu edhe me qëndrimet e tyre të herëpashershme në atdhe. Me fshatarët bashkoheshin zejtarët e tregtarët e vegjël të qyteteve, që ishin të afërt nga gjendja ekonomike me ta.
Lëvizja kombëtare, me objektivat e saj themelorë, me luftën për çlirimin e Shqipërisë nga robëria e huaj dhe për ruajtjen e tërësisë së territoreve të saj, ishte një front i gjerë, i cili bashkoi shumicën dërrmuese të forcave shoqërore të vendit. Edhe udhëheqja e lëvizjes kombëtare nuk i takoi një force të vetme shoqërore. Në krye të saj dolën përfaqësues të borgjezisë, të inteligjencies, të çifligarëve (të bejlerëve) me prirje atdhetare, elementë të veçantë të parisë, klerikë atdhetarë, përfaqësues të fshatarësisë etj. Nga radhët e gjithë këtyre forcave dolën një varg i tërë mendimtarësh (që vinin sidomos nga inteligjencia), që u bënë udhëheqës ideologjikë, kulturorë e politikë, ndërsa nga grupet e tjera shoqërore dolën organizatorë dhe drejtues politikë e ushtarakë të lëvizjes kombëtare.

Karakteri demokratik dhe antifeudal i Rilindjes
Lëvizja Kombëtare Shqiptare e periudhës së Rilindjes pati përgjithësisht tipare demokratike e antifeudale, sepse drejtohej kundër ideologjisë së prapambetur mesjetare të sundimtarëve osmanë dhe kundër administratës së tyre shtypëse. Përgjithësisht programi politik i Rilindjes frymëzohej nga parimet demokratike të revolucioneve të Evropës Perëndimore, në të cilat disa nga mendimtarët rilindës kishin qenë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë.
Lufta kundër zgjedhës nacionale osmane për krijimin e një shteti të pavarur, që përbënte synimin themelor të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, ishte në vetvete një masë demokratike, e cila i dha asaj një përmbajtje të përgjithshme demokratike. Përmbushja e këtij objektivi do t’i hapte rrugën zhvillimit ekonomik e kulturor të vendit. Përveç kësaj, lëvizja kombëtare drejtohej kundër një force të caktuar shoqërore, kundër parisë gjysmëfeudale turko-osmane (me sulltanin në krye), që kishte pushtetin politik dhe shtypte e mbante të robëruar popullin shqiptar e ata joturq në tërësi. Kjo luftë, që i shkaktoi goditje të njëpasnjëshme gjithë sistemit ekonomik e politik gjysmëfeudal osman, e dobësoi atë dhe sundimin e tij në Ballkan, i dha lëvizjes së Rilindjes Shqiptare një karakter antifeudal.
Por, në një kuptim më të gjerë, fryma antifeudale e demokratike shfaqet në gjithë përmbajtjen e Rilindjes Shqiptare, në ideologjinë dhe në programin e saj, në lëvizjen kulturore, në luftën për lirinë e shkollës e të shkrimit shqip dhe në kërkesat programatike të organizatave kombëtare e të kryengritjeve shqiptare, që synonin ta fusnin vendin në rrugën e përparimit ekonomik e kulturor.
Megjithatë, Rilindja Shqiptare nuk doli nga suazat e lëvizjes kombëtare, ajo synonte të zgjidhte në radhë të parë çështjen nacionale dhe nuk arriti të merrte, si në vendet e tjera të Ballkanit, karakter agrar, të shtronte për zgjidhje edhe çështjen e tokës. Për këtë ndikuan një varg faktorësh, të cilët nuk ishin të pranishëm në vendet fqinje të Ballkanit. Në këto vende (në Serbi, në Greqi e në Bullgari) klasa e çifligarëve feudalë osmanë shtypte ekonomikisht e politikisht popujt e tyre, jo vetëm me anën e pushtetit politik, por edhe si pronare e pjesës më të madhe të tokave. Për më tepër, ajo ishte me fe myslimane, ndërsa popujt e shtypur ishin të krishterë. Kështu që në këto vende konflikti nacional ndërmjet sunduesve osmanë dhe popujve të robëruar u mpleks edhe me atë shoqëror ndërmjet fshatarësisë së shtypur e çifligarëve turq, si edhe me kontradiktën fetare ndërmjet fshatarit të krishterë e çifligarit mysliman. Të tria këto kontradikta u shkrinë në lëvizjen kombëtare të këtyre popujve në një të vetme dhe i dhanë asaj në të vërtetë, megjithëse jo në mënyrë të shprehur, edhe karakter agrar.
Lëvizja Kombëtare Shqiptare u zhvillua në rrethana të tjera shoqërore dhe në një kuadër tjetër fetar. Në Shqipëri çifligarët ishin me kombësi shqiptare dhe në pjesën më të madhe me fe myslimane, pra me të njëjtën fe që kishte shumica e popullsisë së vendit. Për më tepër, një pjesë e tyre u përfshi në lëvizjen kombëtare. Përveç kësaj, edhe rrethet borgjeze, që morën pjesë në lëvizje, pjesërisht ishin vetë pronarë tokash dhe si rrjedhim bashkëpunuan me çifligarët. Nga ana tjetër, shumica e fshatarëve, që u rreshtuan në luftën për çlirimin kombëtar, ishin fshatarë të lirë individualë të zonave malore e kodrinore. Ata nuk ishin nën varësinë social-ekonomike të pronarëve çifligarë, por vuanin nga shtypja e shtetit osman. Prandaj, këta fshatarë individualë u ngritën kundër kësaj shtypjeje të rëndë ekonomike e politike të Portës së Lartë, kundër politikës së egër fiskale, kundër shërbimit të detyrueshëm e të gjatë ushtarak, kundër shpërdorimeve të qeveritarëve dhe të derebejve që bashkëpunonin me ta për çlirimin e vendit. Fshatarësia, në përgjithësi, i drejtoi armët edhe kundër çifligarëve e parisë gjysmëfeudale, por në ato raste kur këta bashkëpunuan hapur me sunduesit osmanë dhe me ushtrinë e tyre që dërgohej për shtypjen e kryengritjeve.
Në zbehjen e konflikteve sociale dhe të luftës për tokën ndikoi edhe një faktor tjetër i natyrës politike. Në kushtet kur në Shqipëri sundonte një regjim mesjetar e despotik pushtues, me tiparet më të shëmtuara të dhunës ekonomike e politike (siç ishin taksat e rënda, diskriminimi politik, që arrinte deri në mohimin e vetëqenies së kombit shqiptar, ndalimi i mësimit të gjuhës amtare shqipe në shkolla, mungesa e të drejtave më elementare njerëzore, madje edhe masakrimi i popullsisë shqiptare me anën e ekspeditave ndëshkimore), dilnin në plan të parë kontradiktat nacionale midis popullit shqiptar dhe sundimtarëve osmanë. Në këto rrethana nuk mund të shtroheshin për zgjidhje problemet ekonomiko-shoqërore të luftës kundër shtypjes gjysmëfeudale, duke përfshirë edhe çështjen agrare, të tokës; kështu Rilindja mori tërësisht karakterin e një lëvizjeje që duhej të zgjidhte, në radhë të parë, çështjen më të mprehtë politike, atë kombëtare, të zhdukte robërinë osmane, duke krijuar një shtet autonom ose të pavarur shqiptar. Si rrjedhim, aspiratat ekonomiko-shoqërore të fshatarëve dhe posaçërisht ato për tokën nuk u përfshinë në programet e Rilindjes.
Megjithatë, lufta e fshatarësisë dhe e vegjëlisë së qytetit kundër sistemit të rëndë shtypës ekonomik e politik osman dhe në radhë të parë kundër taksave e detyrimeve të tjera, kundër diskriminimit në lëmin politik, të arsimit e të kulturës, kishte karakter shoqëror e antifeudal. Kjo e përforcoi edhe më shumë kontradiktën kombëtare dhe i dha përmasa të gjera bazës sociale të lëvizjes rilindëse.

Iluminizmi
Iluminizmi ka qenë një lëvizje e borgjezisë evropiane në periudhën e përgatitjes dhe të kryerjes së revolucioneve të shek. XVIII-XIX. Ai drejtohej kundër rendit feudal dhe kulturës së tij, kundër obskurantizmit mesjetar e të gjitha formave të ideologjisë së prapambetur dhe përpiqej për përhapjen e arsimit e të diturisë. Jehona e këtij iluminizmi të vendeve evropiane, ashtu si ajo e ideve të mëdha të Revolucionit francez të 1789-s dhe të revolucioneve të 1848-s që tronditën Evropën, u ndie edhe në Shqipërinë e atëhershme, u pasqyrua në ideologjinë dhe në programin e Rilindjes Shqiptare. Shumë nga udhëheqësit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare (në mënyrë të veçantë ideologët e Rilindjes) ishin frymëzuar nga këto ide përparimtare të revolucioneve evropiane dhe patën nxjerrë mësime prej tyre. Të panumërt ishin gjithashtu shqiptarët, madje edhe disa nga rilindësit e njohur, që kishin marrë pjesë në revolucionet kombëtare të shteteve fqinje, në ato grek, rumun e serb, si edhe në revolucionet e vendeve të Evropës. Këta u bënë të ndërgjegjshëm se idetë e këtyre revolucioneve duhej të përhapeshin e të përqafoheshin edhe nga shqiptarët.
Rilindja shënoi një hapje ndaj kulturës përparimtare botërore nga më të mëdhatë që kishte njohur kultura shqiptare deri atëherë. Ishte koha kur kombi shqiptar vendosi lidhje më të dendura me idetë dhe kulturën përparimtare të popujve të tjerë, përfitoi nga thesari i kulturës së Perëndimit dhe sidomos nga Rilindja Evropiane, nga iluminizmi i saj. Pikërisht nën ndikimin e këtyre faktorëve të rinj u formuan mendimtarët, ideologët dhe iluministët shqiptarë të epokës së Rilindjes.
Përhapja e dijeve, e arsimit dhe e kulturës kombëtare, që përbënte një nga drejtimet kryesore të Rilindjes e të iluminizmit shqiptar, vlerësohej nga mendimtarët rilindës si një nevojë që shtronte zhvillimi ekonomik, shoqëror e kulturor i vendit, si një kusht i domosdoshëm i përparimit material e shpirtëror të kombit shqiptar. Rilindësit e kuptuan këtë nevojë historike dhe iluminizmi i tyre i shërbente plotësimit të kësaj kërkese të shoqërisë shqiptare. Përhapja e kulturës dhe e arsimit kombëtar do të ndihmonin në emancipimin e popullit shqiptar nga fanatizmi, prapambetja, intoleranca e nga dasitë fetare, të mbjella nga sundimtarët osmanë.
Por iluminizmi shqiptar kishte disa tipare dalluese në krahasim me atë të vendeve të tjera, duke përfshirë këtu edhe vendet fqinje, që diktoheshin nga gjendja e kombit shqiptar në Perandorinë Osmane dhe nga politika e saj diskriminuese. Duke zbatuar parimin fetar në përcaktimin e përkatësisë etnike të popullsisë, qeveria osmane nuk e njihte kombësinë shqiptare, të cilën e ndante, sipas besimit fetar, në tri pjesë, që ajo i quante të ndryshme: myslimane, ortodokse dhe katolike. Si pasojë, sipas sistemit mesjetar e obskurantist të “miletit” (të kombësisë), të vendosur nga sulltanët osmanë, për turqit myslimani shqiptar, si i çdo kombi tjetër, ishte turk, ortodoksi grek e katoliku latin (italian).
Në përputhje me këtë parim, që mohonte qenien e shqiptarëve si një komb i vetëm, Porta e Lartë nuk lejoi të hapeshin në Shqipëri shkolla shqipe, por vetëm shkolla turke, greke, italiane ose austriake. Në qoftë se Turqia pranoi të hapej ndonjë shkollë e veçantë shqipe, këtë e bëri kur ishte e detyruar ose kur ia kërkonte interesi i çastit, madje priste rastin që t’i mbyllte ato. Prandaj, përhapja e arsimit dhe e kulturës kombëtare u bë një nga çështjet themelore të Rilindjes ndryshe nga ç’ndodhi, p.sh., në tokat greke e të kombeve të tjera ballkanike të Perandorisë Osmane, ku popullsisë i njihej e drejta të arsimohej në gjuhën e vet. Në këto kushte iluminizmi shqiptar nuk mund të mbetej thjesht një lëvizje kulturore. Iluminizmi e veçanërisht lëvizja për shkollën e për kulturën shqiptare mori karakter politik, sepse drejtohej kundër ideologjisë së prapambetur obskurantiste, ku përfshiheshin edhe ato ide konservatore klerikale, që mbështeteshin në interpretimin qëllimkeq të dogmave të veçanta të doktrinave fetare të të gjitha besimeve. Ajo drejtohej edhe kundër politikës tradicionale të asimilimit e të turqizimit të shqiptarëve, që ndiqte prej shekujsh Perandoria Osmane. Me karakterin e saj kombëtar shkolla dhe përgjithësisht kultura e Rilindjes u mbyllte dyert rrymave ideologjike shkombëtarizuese ngado që të vinin.
Shkolla kombëtare që kërkonin rilindësit e që kishte për qëllim arsimimin në gjuhën shqipe, duhej të ishte laike, të bëhej një vatër kulture, që të plotësonte nevojat e zhvillimit ekonomik e shoqëror të vendit dhe, njëherazi, një vatër e atdhetarisë dhe e bashkimit kombëtar të shqiptarëve. Rrjedhimisht, kërkesat për shkollën dhe për letërsinë shqipe nuk kishin karakter thjesht kulturor. Iluminizmi shqiptar kishte edhe një karakter politik, u bë armë e fuqishme e luftës çlirimtare. Gërshetimi i shumanshëm i veprimtarisë kulturore-arsimore me veprimtarinë politike përbën një nga veçoritë e iluminizmit të Rilindjes Shqiptare dhe të lëvizjes kombëtare të asaj periudhe. Në fazën e fundit të saj, nga gjithë pjesët përbërëse të kulturës shqiptare, mori përparësi zhvillimi i kulturës politike, që u dha tonin dhe frymën patriotike gjithë përbërësve të tjerë. Me rritjen e ngarkesës politike të kulturës në fundin e shek. XIX dhe në fillimin e shek. XX u forcua roli i shtypit dhe sidomos i publicistikës, jo vetëm me numrin e madh të botimeve brenda e jashtë vendit, por edhe me përmbajtjen kryesisht atdhetare. Fryma patriotike u ndje edhe në letërsinë artistike, duke i dhënë asaj një angazhim më të madh e më të drejtpërdrejtë në lëvizjet e mëdha politike të kohës, në luftën për çlirimin kombëtar.
Duke përhapur në popull arsimin dhe përgjithësisht kulturën në gjuhën shqipe e me frymë atdhetare, rilindësit synonin të shpejtonin zgjimin e tij kombëtar, të ndihmonin në ngritjen e mëtejshme të ndërgjegjes politike dhe të arrinin aftësimin e shqiptarëve për një jetë shtetërore të pavarur. Kjo lëvizje u bë pjesë e pandarë e luftës për çlirimin kombëtar dhe pati jo vetëm ushtarët, por edhe dëshmorët e saj. Me këtë mision të shkollës e të kulturës shqiptare shpjegohet edhe lufta që u bënë atyre dhe atdhetarëve rilindës Porta e Lartë, Patrikana greke e qarqet shoviniste të shteteve fqinje, të cilat shihnin tek ato një pengesë të fortë për politikën dhe për planet e tyre aneksioniste ndaj trojeve shqiptare.
User avatar
qenpo
Posts: 2350
Joined: Sun May 29, 2005 9:53 am

Post by qenpo »

Çështja fetare
Si rrjedhojë e pushtimit dhe e sundimit katërshekullor osman, shqiptarët hynë në historinë moderne të ndarë në tri besime të ndryshme fetare: krahas feve të mëparshme ortodokse e katolike, të cilat i ruajti një pjesë e popullsisë, u shtua edhe ajo myslimane, së cilës i përkiste tashmë shumica e shqiptarëve.
Shek. XIX bashkë me këtë ndarje fetare të popullsisë trashëgoi edhe peshën e rëndë të politikës teokratike të sulltanëve osmanë, që vinte shenjën e barazimit midis fesë e kombësisë dhe e trajtonte popullin shqiptar, me tri besime, të ndarë në tri kombësi të ndryshme. Kësaj politike i bënë jehonë Patrikana greke e Stambollit, si dhe qarqet drejtuese të shteteve fqinje e kishat e tyre respektive. Jeta shpirtërore (ndërgjegjja fetare) e besimtarëve shqiptarë sundohej nga tri institucione fetare, tri shkolla dhe tri kultura të huaja. Këto institucione klerikale vareshin nga tri qendra universale të huaja, nga Halifati sulltanor, Patrikana fanariote dhe Papati roman, prej të cilave asnjëra nuk e përkrahte idenë e një shteti kombëtar shqiptar.
Por ndryshe nga disa vende të tjera ballkanike, popullsia shqiptare nuk u nda në aq kombësi sa edhe fe. Ndërgjegjja fetare nuk e errësoi dhe nuk e mbuloi asnjëherë ndërgjegjen e kombësisë shqiptare. Udhëtarët e huaj të shek. XIX kanë vënë në dukje se, ndërsa nga pikëpamja fetare në përgjithësi ishte hapur një hendek midis ortodoksit, katolikut e myslimanit të të njëjtit komb, te popullsia e Shqipërisë mbizotëronte ndjenja e kombësisë. Ndërmjet elementëve të feve të ndryshme të vendit u ruajtën lidhjet shpirtërore, ekonomike e shoqërore, madje edhe lidhjet familjare. Me këtë shpjegohet prania e sinkretizmit fetar të përfaqësuar nga “laramanët” (të krishterët e fshehtë), përhapja e gjerë e bektashizmit me doktrinat e tij liberale dhe fakti që Shqipëria nuk njohu asnjëherë grindje e luftëra fetare.
Megjithëse popullsia shqiptare i pati bërë ballë kësaj trysnie qindravjeçare dhe, siç shkruante udhëtari anglez Th. S. Hjugs (Th. S. Hughes) në vitin 1820, e ruajti të paprekur ndjenjën e kombësisë së vet, ndarja në tri fe të ndryshme e sidomos varësia e tyre nga institucione të huaja klerikale dhe politika e përçarjes fetare, e ndjekur ndaj shqiptarëve, e vështirësuan bashkimin e popullit shqiptar dhe u bënë pengesë në luftën e tij kundër zgjedhës së huaj për çlirimin kombëtar. Përveç kësaj, Porta e Lartë, Patrikana greke prej nga vareshin kishat ortodokse të Shqipërisë, si dhe fuqitë e tjera të huaja u përpoqën t’i përdornin fetë në Shqipëri si një mjet që i shërbente politikës së tyre. Rrjedhojat negative, që vinin nga kjo ndarje fetare e shqiptarëve, mund të shihen si një nga faktorët (pas atyre ekonomiko-shoqërorë), që përcaktuan ritmet disi të ngadalshme të procesit të emancipimit politik dhe të zgjimit kombëtar të shqiptarëve.
Ndarja e popullsisë në tri besime dhe politika e përçarjes fetare që ndiqej ndaj saj, nuk mund të mos shtronte përpara Lëvizjes Kombëtare Shqiptare disa detyra të veçanta, që nuk i ka njohur ajo e vendeve të krishtere ballkanike. Feja e përbashkët, krahas ideve kombëtare, ishte një faktor që i afronte shpirtërisht elementët përbërës të këtyre popujve ballkanikë dhe që shpejtoi bashkimin e tyre kombëtar në luftën çlirimtare kundër sundimtarëve osmanë, të cilët ishin myslimanë. Meqë popullsia e këtyre vendeve i përkiste të njëjtit besim fetar, udhëheqja e lëvizjes së tyre përfitoi nga antagonizmi fetar me sundimtarët osmanë për ta përdorur kishën si forcë ideologjike dhe agjitatore në lëvizjen çlirimtare. Ndërsa në Shqipërinë e shek. XIX, kur popullsia ishte e ndarë në tri besime të ndryshme fetare dhe kur 3/4 e saj ishte myslimane, domethënë kishte të njëjtën fe me sundimtarët osmanë, nuk mund të bëhej fjalë për këtë antagonizëm, të shtruar në rrafsh fetar.
Në këto kushte bashkimi i shqiptarëve në luftën çlirimtare do të arrihej jashtë fesë, mbi fenë dhe vetëm i mbështetur në parimin e kombësisë. Rrjedhimisht lufta për afirmimin e parimit të kombësisë, që ishte e përbashkët për të gjitha lëvizjet kombëtare ballkanike, pati në Shqipëri veçoritë e saj, u ngrit jo vetëm jashtë fesë, por u drejtua njëherazi kundër identifikimit të përkatësisë fetare të elementëve të ndryshëm të popullsisë shqiptare me atë kombëtare dhe e zhveshi ndarjen fetare nga petku politik. Rilindësit bënë një punë këmbëngulëse e të vështirë për të kapërcyer dasitë fetare dhe politikën përçarëse të sundimtarëve osmanë e të Patrikanës së Stambollit, që identifikonin fenë me kombësinë. Ata luftuan gjithashtu kundër çdo orvatjeje për ta shndërruar ndarjen fetare në përçarje politike-fetare.
Rilindja Kombëtare u ndesh edhe me konceptet fetare mbi kombin. Ideologjisë së panislamizmit, të panortodoksizmit etj., që kishte gjetur mbështetje edhe në disa qarqe çifligare e borgjeze turkomane e grekomane shqiptare dhe që identifikonte fenë me kombësinë, ajo i kundërvuri iluminizmin e racionalizmin e vet e, në radhë të parë, konceptin mbi kombin shqiptar si një kategori e veçantë historike, që ishte një dhe i pandarë, megjithëse u takonte tri besimeve fetare, e që dallohej nga kombet e tjera.
Iluministët e vendosën Rilindjen Kombëtare në një platformë të përparuar, bashkëkohëse dhe jashtëfetare, në parimin e kombësisë, të shqiptarisë. Parimi “Feja e shqiptarit është shqiptaria”, që përshkon një literaturë të tërë politike e artistike të periudhës së Rilindjes, ishte pa dyshim afetar, por jo antifetar, një parim politik, që synonte bashkimin e shqiptarëve, pavarësisht nga përkatësia e tyre fetare. Ky koncept i shqiptarisë si feja e shqiptarëve pushtoi gjatë epokës së Rilindjes mendjet e zemrat e shqiptarëve, duke u bërë një forcë ideore, që bashkoi shpirtërisht e mendërisht shqiptarët në luftën për çlirimin kombëtar.

Tradita historike
Rilindja trashëgoi nga shekujt e mëparshëm një pasuri të çmuar historiko-kulturore, me vlera morale e politike, mbi të cilën ajo u mbështet dhe të cilën e zhvilloi më tej në një rrafsh të ri, me një platformë të re ideologjike e politike. Ajo iu drejtua historisë dhe e përdori këtë trashëgimi për të afirmuar të drejtën e popullit shqiptar për të jetuar i lirë e i pavarur. Rilindësit i kthyen sytë nga e kaluara historike, jo vetëm pse kombi shqiptar, ashtu si kombet e tjera, merr prej andej burimin e tij, por edhe për t’i vënë provat e lashtësisë së tij në shërbim të detyrave që qëndronin para lëvizjes kombëtare: për të rritur krenarinë e bashkatdhetarëve në luftën e vështirë për çlirimin kombëtar, për të ndihmuar në ngritjen e ndërgjegjes së tyre kombëtare, për të forcuar më tej individualitetin e shqiptarëve si komb dhe bashkimin e tyre përballë sundimtarëve osmanë, për t’u dhënë një mbështetje historiko-shoqërore kërkesave kombëtare dhe për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik të huaj ndaj çështjes shqiptare. Rilindësit e përdorën historinë si një mjet të fuqishëm në shërbim të kësaj çështjeje, si edhe për të hedhur poshtë pohimet e atyre shteteve, të cilët, për të arritur më lehtë synimet e tyre ekspansioniste ndaj Shqipërisë, ua mohuan shqiptarëve historinë. Rilindësit u kapën sidomos pas origjinës së lashtë të shqiptarëve dhe pas epokës së Skënderbeut. Në rastin e parë ata u përpoqën të argumentonin e të përhapnin tezën mbi origjinën pellazgjike ose ilire të popullit shqiptar dhe të provonin me këtë se shqiptarët janë ndër banorët më të vjetër të Ballkanit, autoktonë dhe zotër të ligjshëm të truallit të vet, të cilin askush nuk kishte të drejtë ta prekte. Në rastin e dytë, duke evokuar e duke pasqyruar gjerësisht në letërsi epokën e Skënderbeut, luftën e tij ngadhnjimtare kundër ushtrive të Perandorisë së fuqishme Osmane, rilindësit synonin të afirmonin vitalitetin e popullit shqiptar, aftësinë e tij për t’u bashkuar politikisht dhe të drejtën për të formuar shtetin e vet kombëtar.
Historisë i janë drejtuar edhe rrethet politike të vendeve fqinje, sidomos pas formimit të shteteve kombëtare. Qarqet politike serbe evokuan Perandorinë e Stefan Dushanit të shek. XIV, ato greke Perandorinë Bizantine dhe ato bullgare Perandorinë Mesjetare të Borisit e të Simeonit. Sipas tyre, shtetet serb, grek e bullgar ishin trashëgimtarë të perandorive përkatëse mesjetare dhe rrjedhimisht kishin “të drejtën historike” të shtriheshin në kufijtë e dikurshëm. Mirëpo asnjë nga këto perandori nuk shtrihej në gjithë Ballkanin ose në pjesën më të madhe të tij, të banuar si në të kaluarën edhe në shek. XIX nga popuj të ndryshëm, që ishin zotër të trojeve ku jetonin. Rrjedhimisht synimi për t’i rikrijuar ato, që ishte shprehje e politikës ekspansioniste të këtyre shteteve, cenonte rëndë interesat e popujve ballkanikë, ndërsa, në rastin e shqiptarëve, çonte në pushtimin e territoreve të tyre etnike, amtare, ose në copëtimin e tyre. Orvatjet për përmbushjen e këtyre synimeve u bënë shkak për luftëra ndërmjet vetë vendeve ballkanike.
Përdorimi i traditës historike nga Lëvizja Kombëtare Shqiptare nuk kishte prirje të tilla ekspansioniste. Shqiptarët nuk kishin formuar në të kaluarën ndonjë perandori, së cilës t’i referoheshin mendimtarët e veprimtarët rilindës. Epoka më e ndritur, të cilën e evokuan rilindësit, ishte ajo e Skënderbeut. Por kufijtë e shtetit të lirë e të pavarur shqiptar, të krijuar prej tij në shek. XV shtriheshin në toka shqiptare, madje nuk i përfshinin të gjitha këto toka; ky shtet lindi dhe qëndroi në truallin shqiptar dhe zhvilloi, derisa u shtyp, një luftë mbrojtëse kundër agresionit osman.
Ndryshe nga ai i vendeve fqinje ballkanike, historicizmi i Rilindjes Shqiptare, argumentimi i karakterit historik të përkatësisë etnike të trojeve shqiptare, shërbeu si mbështetje për bashkimin politik të shqiptarëve dhe të territoreve të banuara prej tyre jo vetëm në të kaluarën, por edhe në periudhën më të re, në shek. XIX.

Faktori ndërkombëtar
Lufta për çlirimin kombëtar, për formimin e një shteti të bashkuar shqiptar, ashtu si në vendet e tjera të Ballkanit, edhe në Shqipëri nuk mund të zhvillohej jashtë ndikimit të Fuqive të Mëdha dhe të raporteve ndërkombëtare të kohës.
Në shek. XIX Fuqitë e Mëdha e kishin vënë Perandorinë Osmane nën ndikimin e tyre, ishin bërë tanimë një faktor i dorës së parë që përcaktonte fatin e saj dhe të zotërimeve të saj duke përfshirë edhe ato ballkanike. Të bindura tanimë përfundimisht se kjo Perandori po shkonte drejt shembjes së pashmangshme, këto shtete punonin për të forcuar më tej ndikimin në zotërimet e saj dhe mbi shtetet që do të dilnin pas rrënimit të saj. Në këto rrethana, si lëvizjet kombëtare, ashtu edhe procesi i formimit të shteteve nacionale, nuk mund të zhvilloheshin në mënyrë të pavarur dhe jashtë ndikimit e vullnetit të Fuqive të Mëdha. Ashtu si këto lëvizje, edhe ajo kombëtare shqiptare, ishin bërë pjesë e marrëdhënieve ndërkombëtare. Zgjidhja e çështjes kombëtare në këto vende përcaktohej në një shkallë të konsiderueshme nga këto marrëdhënie ndërkombëtare.
Kështu, edhe pse patën shpërthyer në Serbi kryengritja e parë më 1804 dhe e dyta më 1815, ndërsa në Greqi e në Rumani më 1821, këto vende u çliruan nga robëria osmane vetëm pas disfatës që Turqia pësoi në Luftën ruso-turke të viteve 1828-1829, kur, sipas traktateve të paqes ndërmjet Rusisë e Perandorisë Osmane, u njoh autonomia e principatës serbe dhe e Malit të Zi, u përforcua autonomia e principatave të Vllahisë e të Moldavisë dhe u njoh pavarësia e Greqisë, e cila u sanksionua edhe me Traktatin e Londrës të Fuqive të Mëdha më 1830. Edhe Bullgaria, ndonëse u përfshi më 1876 nga një lëvizje kryengritëse kundër robërisë osmane, u shpall si principatë autonome (pjesa veriore e saj) dhe si njësi shtetërore nën vasalitetin e sulltanit, me emrin Rumelia Lindore (pjesa jugore), pas shpartallimit të Perandorisë Osmane në Luftën ruso-turke të viteve 1877-1878 dhe pas Traktatit të Shën-Stefanit dhe atij të Berlinit më 1878.
Rol vendimtar ka pasur faktori i jashtëm edhe në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, si dhe në fatin e çështjes shqiptare në përgjithësi. Por, ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit, ndërhyrjet e këtij faktori në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare të periudhës së Rilindjes kanë qenë, me ndonjë përjashtim, me rrjedhoja negative për zgjidhjen e çështjes shqiptare. Asnjë nga Fuqitë e Mëdha nuk e mori nën sqetull çështjen shqiptare dhe nuk u angazhua për zgjidhjen e saj. Ky qëndrim mospërfillës, madje edhe opozitar i shteteve evropiane ndaj çështjes kombëtare shqiptare, që do të vazhdonte edhe pas Rilindjes, ndonëse ka qenë diktuar nga interesat e tyre të njohur politikë dhe strategjikë në Ballkan dhe veçanërisht në Shqipëri, si edhe nga synimi për të ruajtur ekuilibrin ndërmjet tyre, ka qenë përcaktuar edhe nën ndikimin e faktorit fetar. Dihet se afria e besimit fetar ka nxitur jo vetëm Rusinë, ku identifikimi populist i kombit me fenë ishte më i spikatur (“rus” kishte kuptimin “kristian” - i krishterë), por edhe Fuqitë e tjera të Mëdha evropiane të përkrahnin lëvizjen kombëtare të popujve të krishterë të Ballkanit. Ndërkaq, lëvizja kombëtare e popullit shqiptar, shumica e të cilit i përkiste fesë myslimane, përgjithësisht nuk ka gëzuar një përkrahje të tillë edhe kur ka përjetuar kulmet e saj, madje të atilla që rrallë mund të ndeshen edhe në vendet e tjera të Ballkanit, siç kanë qenë periudha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1881) dhe ajo e Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1912.
Por edhe Fuqitë e Mëdha, ndonëse përgjithësisht i sinkronizonin veprimet e tyre kur ndërhynin në Perandorinë Osmane dhe posaçërisht në Shqipëri, nuk kanë mbajtur gjithnjë e të gjitha të njëjtin qëndrim ndaj çështjes shqiptare. Janë të njohura sidomos qëndrimet e veçanta të Austro-Hungarisë, e cila, edhe pse kur ishte fjala për ndërhyrjet në Perandorinë Osmane vepronte si një nga gjymtyrët më të rëndësishme të koncertit të shteteve evropiane, punonte njëherazi për të nxitur zhvillimin kulturor të shqiptarëve, që e shihte si një mjet për forcimin tek ata të ndjenjave kombëtare. Kjo politikë diktohej, pa dyshim, nga interesat e saj ekonomikë e politikë në Shqipëri, si vend me një pozicion të rëndësishëm në Adriatik, nga synimi i Vjenës për të shfrytëzuar për këta interesa Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Në pragun dhe sidomos gjatë luftërave ballkanike (1912-1913) Austro-Hungaria nisi të përkrahte në fillim idenë e vendosjes së një administrimi autonom në Shqipëri e më pas, në periudhën e përgatitjes së Shpalljes së Pavarësisë, atë të një shteti kombëtar shqiptar.
Ndërhyrja e faktorit të jashtëm në çështjen shqiptare ka qenë e shumëfishtë: krahas Fuqive të Mëdha në lëvizjen shqiptare ndërhynin jo vetëm me mjete propagandistike e diplomatike, por edhe me agresionin e hapur ushtarak, edhe shtetet fqinje (Serbia, Greqia dhe Mali i Zi). Duke filluar nga vitet 30 të shek. XIX, këto shtete ndiqnin një politikë ekspansioniste për pushtimin e tokave shqiptare. Në këto kushte Rilindja Shqiptare u detyrua ta drejtonte tehun e luftës njëherësh në dy fronte: kundër sunduesve osmanë për çlirimin kombëtar dhe kundër lakmive shoviniste të shteteve fqinje, të cilat përkraheshin nga Fuqitë e Mëdha, sidomos nga Rusia, për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë. Lufta në dy fronte, me dy objektiva, përbënte një veçori të lëvizjes shqiptare të epokës së Rilindjes, e cila e bënte atë të dallohej nga lufta që zhvilluan kombet e tjera të Ballkanit në shek. XIX. Megjithatë, kjo veçori nuk i përjashtoi aspak shqiptarët e lëvizjen e tyre kombëtare nga fronti i përbashkët i qëndresës së popujve të Ballkanit kundër zgjedhës shekullore osmane, gjatë së cilës u treguan të gatshëm për të bashkëpunuar me popujt fqinj të Gadishullit Ballkanik dhe dhanë një kontribut të çmuar.
Pasojat e ndërhyrjeve të jashtme Shqipëria i ndjeu tepër rëndë. Brenda 40 vjetëve të fundit para Shpalljes së Pavarësisë (1912), Fuqitë e Mëdha dhe sidomos shtetet fqinje ballkanike, që përkraheshin prej tyre, ndërhynë, madje edhe me mjete ushtarake, dy herë në çështjen shqiptare: në vitet 1878-1881, kur iu kundërvunë Lidhjes së Prizrenit dhe kërkesave të vazhdueshme të saj për një shtet autonom shqiptar dhe kur me vendimet e Kongresit të Berlinit gjymtuan rëndë territoret shqiptare, si dhe më 1912-1913, kur edhe pse e njohën shtetin e pavarur, të porsashpallur shqiptar, i shkëputën atij më shumë se gjysmën e territoreve dhe të popullsisë, që ua aneksuan shteteve fqinje.

Periodizimi i lëvizjes kombëtare
Epoka e Rilindjes dhe lëvizja kombëtare që u zhvillua gjatë saj përbëjnë një proces unik e tërësor. Megjithatë, sikurse është pranuar në historiografinë shqiptare, ajo ndahet në disa periudha ose faza.
Faza e parë fillon në vitet 30 të shek. XIX dhe vijon deri në vitet e shpërthimit të Krizës Lindore, më 1876-1877. Kjo është periudha e ndryshimeve të rëndësishme në jetën ekonomiko-shoqërore, politike e kulturore të vendit, e konsolidimit të procesit të formimit të shqiptarëve si komb. Në këtë fazë nis të përvijohet mendimi politik i Rilindjes, i ideologjisë dhe i programit të saj, që u përpunua nga ideologët e parë të Rilindjes. Përpjekjet për afirmimin e kombit shqiptar nëpërmjet lëvrimit e përhapjes së kulturës dhe të arsimit shqip u shoqëruan me një zhvillim të tillë të kulturës kombëtare të paparë deri atëherë, që në kushtet, në të cilat ndodhej Shqipëria asokohe, e pati qendrën e vet më shumë në kolonitë shqiptare të mërgimit, por edhe brenda vendit. Në këtë fazë të lëvizjes kombëtare u formulua, ndonëse jo në mënyrë të plotë, edhe kërkesa e organizimit autonom të trojeve shqiptare. Kjo periudhë karakterizohet gjithashtu nga një varg kryengritjesh të popullsisë fshatare e qytetare që shpërthyen në vitet 30-40 dhe që vazhduan thuajse pa ndërprerje deri në fillimin e Krizës Lindore, më 1876-1877. Epoka e re historike në të cilën u zhvilluan u dha atyre tipare të reja, karakteristike për lëvizjet çlirimtare të Rilindjes.
Faza e dytë përfshin vitet 1878-1881, kur në kushtet e Krizës Lindore, një element i rëndësishëm i së cilës ishte edhe Lëvizja Kombëtare Shqiptare, u shënua një kthesë e rëndësishme në zhvillimin e saj, u krijua organizata mbarëshqiptare – Lidhja e Prizrenit. Lidhja dhe udhëheqësit e saj përpunuan programin më të plotë politik të lëvizjes kombëtare për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë që kërcënohej nga monarkitë fqinje, për bashkimin e të gjitha trevave shqiptare në një shtet autonom kombëtar. Në këtë fazë, nën drejtimin e Lidhjes së Prizrenit dhe të udhëheqësve të saj më të vendosur, u bë përpjekja e parë për të sendërtuar me rrugën e luftës së armatosur programin e lëvizjes kombëtare, për të themeluar shtetin kombëtar shqiptar. Nga kjo fazë çështja shqiptare u bë një realitet objektiv në politikën ballkanike të Fuqive të Mëdha, një element i pandarë i kombinacioneve të tyre diplomatike në Ballkan dhe në Evropë.
Faza e tretë e lëvizjes kombëtare shtrihet nga vitet 1881 dhe mbyllet më 1908, me revolucionin e turqve të rinj. Në këtë periudhë Lëvizja Kombëtare Shqiptare, edhe pse nuk njohu pika të atilla kulmore, siç ishin vitet e Lidhjes së Prizrenit, erdhi duke u rritur, si nga pikëpamja cilësore, me zhvillimin e mëtejshëm të mendimit politik e të kulturës, ashtu edhe nga organizimi i saj. Në vitet e para pas shtypjes së Lidhjes së Prizrenit mori hov lufta për shkollën dhe kulturën kombëtare, u hodhën themelet e shkollës kombëtare, u zhvillua letërsia shqipe, u zgjerua publicistika shqiptare, zhvilloi veprimtarinë e vet një varg i tërë shkrimtarësh, mendimtarësh e publicistësh, që krijuan vepra, të cilat vunë themelet e letërsisë dhe të kulturës së sotme shqiptare. Në këtë periudhë zgjerohet më tej veprimtaria patriotike e kolonive shqiptare të mërgimit, që dhanë një kontribut të çmuar në lëvizjen kombëtare. Vitet e fundit të shek. XIX shënuan një ngritje të re të lëvizjes për autonominë e Shqipërisë, që u shpreh në dy drejtime kryesore: së pari, në përgatitjen e një vargu memorandumesh, peticionesh e traktatesh politike (ku spikat vepra “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është dhe ç’do të bëhetë?”), me të cilat u pasurua më tej programi politik i Rilindjes për formimin e shtetit kombëtar, për organizimin e kushtetutën e tij; së dyti, në themelimin e një organizate të re mbarëshqiptare, të Lidhjes së Pejës (1899-1900), që mori përsipër të vazhdonte, në kushtet e reja, misionin historik të Lidhjes së Prizrenit. Themelimi i komiteteve “Për lirinë e Shqipërisë” dhe veprimtaria e tyre (1905-1908) ishte dëshmi e ngritjes së mëtejshme të shkallës së organizimit të lëvizjes kombëtare në këtë fazë. Ndonëse vazhdoi të zhvillohet në mënyrë të pavarur, me interesat e saj të veçanta, Lëvizja Kombëtare Shqiptare u bashkua me atë të turqve të rinj dhe u bë një faktor i rëndësishëm për fitoren e Revolucionit xhonturk të vitit 1908.
Faza e katërt (1908-1912) hapet me fitoren e Revolucionit xhonturk dhe mbaron me Shpalljen e Pavarësisë të Shqipërisë më 28 Nëntor 1912. Kjo është periudha e rritjes së lëvizjes politiko-kulturore (më 1908-1910) dhe e kryengritjeve të mëdha shqiptare kundër sundimit osman në vitet 1910-1912, të cilat dallohen si nga përmasat e shkalla më e lartë e organizimit, ashtu edhe nga programi politik autonomist që parashtruan. Lëvizja kombëtare u bë në këto rrethana një faktor i rëndësishëm ndërkombëtar, ndërsa kryengritjet shqiptare të viteve 1910-1912 e dobësuan pushtetin osman në Ballkan dhe i hapën rrugën shkatërrimit të tij përfundimtar pas luftërave ballkanike të viteve 1912-1913.
Kryengritjet, sidomos ajo e përgjithshme e vitit 1912, përgatitën truallin për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, që ishte një fitore e madhe historike me të cilën mbyllet epoka e Rilindjes Kombëtare. Por, i shpallur në vitet e luftërave ballkanike dhe për shkak të vendimeve të padrejta të Konferencës së Londrës të Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha (1912-1913), shteti i pavarur shqiptar nuk arriti të bashkojë, siç ishte përcaktuar në platformën politike të Rilindjes, të gjitha trojet e Shqipërisë, pjesa më e madhe e të cilave mbeti jashtë kufijve të tij, nën robërinë e shteteve fqinje, të Serbisë, të Malit të Zi e të Greqisë. Në këto rrethana çështja kombëtare shqiptare mbeti e pazgjidhur përfundimisht, duke u kthyer në periudhat më pas në një problem i lëvizjes për çlirimin kombëtar të asaj popullsie shqiptare që mbeti në ato shtete dhe duke u bërë njëherazi një faktor që ndikoi fuqishëm në marrëdhëniet e shtetit shqiptar me këto vende fqinje.
User avatar
qenpo
Posts: 2350
Joined: Sun May 29, 2005 9:53 am

Post by qenpo »

KRYENGRITJA E KOSOVËS E VITIT 1910

1. SHPËRTHIMI I KRYENGRITJES
(MARS - PRILL 1910)

Fillimi i kryengritjes. Kuvendi i Verrave të Llukës
Ekspeditat e Xhavit Pashës të vitit 1909, taksat dhe tatimet e reja, rekrutimi i detyruar ushtarak, masat për çarmatimin me dhunë të popullsisë, ndjekjet policore kundër klubeve e atdhetarëve shqiptarë, si edhe reaksioni xhonturk kundër shkollës e shkrimit shqip, i acaruan më tej marrëdhëniet e shqiptarëve me qeveritarët xhonturq.
Përballë kësaj gjendjeje politike, rrethet atdhetare shqiptare bënë përpjekje për bashkërendimin e lëvizjes në shkallë kombëtare. Në fundin e vitit 1909 u themelua në Stamboll Komiteti i fshehtë shqiptar “Ja Vdekje, ja Liri!”, i cili bëri thirrje për formimin e një qendre të vetme drejtuese dhe për nxjerrjen e një organi qendror shtypi për të gjitha organizatat e shoqëritë atdhetare brenda e jashtë vendit. Komiteti u përpoq ta shtrinte veprimtarinë e tij edhe në Shqipëri.
Dhuna e egër që xhonturqit ushtruan për mbledhjen e taksave e të tatimeve, për grumbullimin e armëve e të rekrutëve ishte më e fuqishme në Kosovë, ku shpërtheu hapur pakënaqësia e shqiptarëve. Qysh në pranverën e vitit 1910 qëndresa e shqiptarëve të Kosovës merr gjithnjë e më shumë trajtën e një lufte të armatosur. Të rinjtë, për t’iu shmangur shërbimit ushtarak, dilnin në mal dhe formonin çeta të armatosura. Ndërkohë nisën përgatitjet për aksione të armatosura në përmasa më të gjera. Pranvera e vitit 1910 i gjeti shqiptarët e Kosovës të organizuar në grupe të armatosura e të përgatitura për luftë kundër regjimit xhonturk.
Veprimet e para kundërqeveritare nisën në mars në Gjakovë, por qendra e tyre u bë në fillim Juniku, ku vepronin forcat e udhëhequra nga Halil Mehmeti.
Në muajin mars, me nismën dhe nën drejtimin e Idriz Seferit, u mbajt në Gjilan një mbledhje e shqiptarëve të këtij rrethi ku u diskutua rreth masave për organizimin e kryengritjes së re.
Në fund të muajit mars grupe të armatosura fshatarësh e malësorësh të anës së Mitrovicës, të Vuçiternës dhe të Llapit marshuan në drejtim të Prishtinës për të protestuar kundër caktimit arbitrar të taksave. Ata ndërprenë rrugën Prishtinë-Prepalac. Repartet e garnizonit të Prishtinës më 5 prill u ndeshën me kryengritësit në Babin Most. Pas përpjekjeve që u zhvilluan këtu dhe që zgjatën dy ditë, kryengritësit rrethuan një batalion të ushtrisë osmane dhe i detyruan forcat qeveritare të tërhiqeshin në Prishtinë me humbje të ndjeshme në njerëz dhe në armatime.
Fitorja e kryengritësve në Babin Most i vuri në një gjendje të vështirë trupat qeveritare që mbronin Prishtinën. Garnizoni i saj përbëhej prej një regjimenti kavalerie dhe një batalioni këmbësorie, të cilët nuk ishin në gjendje të mbanin qytetin dhe as të ndërmerrnin veprime jashtë tij. Më 7 prill u dërgua nga Ferizaj në Prishtinë një kolonë e përbërë prej 6-7 batalionesh. Me gjithë përforcimet që i erdhën, garnizoni i Prishtinës qe i detyruar të qëndronte në pozita mbrojtëse.
Pas fitoreve të para të forcave kryengritëse, gjendja në vilajetin e Kosovës u bë e vështirë për autoritetet xhonturke. Garnizonet ushtarake të vilajetit ishin të pamjaftueshme për ta shtypur menjëherë kryengritjen.
Kryengritja u shtri edhe në Rrafshin e Dukagjinit. Vrasja e komandantit të ushtrisë në Pejë, e majorit Rushit Beu, dhe plagosja e mytesarifit të atjeshëm, Haki Beu, u pasua nga veprimet që çetat e Shalës dhe të Berishës ndërmorën kundër një batalioni ushtarësh.
Në të njëjtën kohë kryengritësit e rrethinave të Prizrenit i detyruan repartet ushtarake osmane të mbylleshin në qytet, ndërsa pjesën tjetër të tërhiqej në drejtim të Fushë-Kosovës. Në fillim të prillit kryengritësit kishin zënë të gjitha pikat strategjike në afërsi të qyteteve të Prishtinës, të Pejës e të Prizrenit.
E shqetësuar nga këto ngjarje, qeveria xhonturke, në mbledhjen që mbajti më 7 prill, vendosi që të merreshin masa të rrepta ushtarake kundër kryengritësve. Në mesin e muajit prill në trevën verilindore të Shqipërisë qenë përqendruar rreth 36-40 batalione këmbësorie, që bënin pjesë në korpuset I, II dhe III të ushtrisë osmane të vendosur në pjesën evropiane të Perandorisë, si dhe gjashtë bateri të artilerisë malore e gjashtë bateri të artilerisë fushore me 50 gryka zjarri.
Përballë zhvillimit të shpejtë të ngjarjeve në rrethet e Prishtinës, të Pejës e të Prizrenit, qeveria xhonturke mori masa për të penguar zgjerimin e kryengritjes. Me dekretin perandorak të sulltan Mehmet Reshatit V u shpall në zonën e kryengritjes gjendja e jashtëzakonshme; urdhërohej të shpërndaheshin sa më shpejt forcat kryengritëse; të arrestoheshin dhe të nxirreshin para gjykatës ushtarake organizatorët e kryengritjes; të bëhej regjistrimi i popullsisë dhe i pasurisë së patundshme; të zbatohej shërbimi i detyrueshëm ushtarak; të mblidheshin me forcë taksat etj. Porta e Lartë urdhëroi Ministrinë e Luftës që të përgatiste sa më shpejt ekspeditën ndëshkimore, në krye të së cilës do të vihej Shefqet Turgut pasha, njëri nga gjeneralët më të zotë të ushtrisë osmane aso kohe.
Për të përballuar ekspeditën e madhe ushtarake që Porta po përgatiste kundër Kosovës, u pa e nevojshme të merreshin masa organizative e ushtarake, të cilat do të vendoseshin në tubimet e udhëheqësve shqiptarë. Një tubim i tillë u mbajt në mesin e prillit në vendin e quajtur Verrat e Llukës, në afërsi të Deçanit. Autoritetet xhonturke, me gjithë përpjekjet që bënë, nuk arritën ta pengonin mbledhjen e këtij kuvendi. Agjentura e tyre, e kryesuar nga disa bejlerë të Pejës, nuk arriti gjithashtu të qetësonte dhe të shpërndante turmat e armatosura. Tubimi u zhvillua nën drejtimin e Shaban Binakut, të Isa Boletinit, të Sulejman Batushës dhe të krerëve të tjerë.
Në Kuvend u vendos pajtimi i të gjitha gjaqeve deri në Shën Mitër. Më pas pjesëmarrësit lidhën besën e vendosën që të gjitha viset e përfaqësuara prej tyre të bashkoheshin me kryengritjen. U përcaktuan gjithashtu me hollësi masat organizative dhe ushtarake për përballimin e ekspeditës së Shefqet Turgut pashës. Kuvendi parashikonte edhe masa ndëshkuese për ata që do t’i kundërviheshin besës së lidhur.
Kuvendi i Verrave të Llukës nuk mori vendime me karakter politik, nuk doli me kërkesa në rrafsh kombëtar. Me sa duket, organizatorët e tij mendonin se këto do të ishin objekt i një mbledhjeje shumë më të gjerë dhe me përfaqësues në shkallë kombëtare. Megjithatë, tubimi pati rëndësi për zhvillimin e mëtejshëm të kryengritjes, për organizimin dhe për bashkërendimin e veprimeve të saj të armatosura. Aty u hodhën themelet e bashkimit luftarak të shumicës së krahinave të vilajetit të Kosovës, kryesisht të pjesës perëndimore e qendrore.

Përkrahja e kryengritjes nga grupi parlamentar shqiptar
Sapo filloi kryengritja, grupi i deputetëve shqiptarë në parlament u vu në mbrojtje të saj. Më 9 prill 1910, 13 prej tyre (nga gjithsej 26 që përfaqësonin popullsinë shqiptare në atë organ) i paraqitën parlamentit një relacion për gjendjen e vështirë të krijuar në Shqipëri si rrjedhim i politikës nacionaliste të Komitetit “Bashkim e Përparim”.
Në deklaratën që deputeti i Kosovës, Nexhip Draga, bëri më 10 prill në emër të grupit të deputetëve shqiptarë e quajti të padrejtë dhe e dënoi vendimin e qeverisë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vilajetin e Kosovës. Ismail Qemali, Myfid Libohova dhe deputetë të tjerë shqiptarë sollën prova që dëshmonin se ngjarjet e Prishtinës ishin pasojë e administrimit të keq të vendit, e sjelljeve arbitrare të nëpunësve vendorë, si dhe e karakterit anakronik të mënyrës së qeverisjes që zbatonin xhonturqit.
Deputetët shqiptarë folën posaçërisht për arbitraritetin në vjeljen e detyrimeve shtetërore nga autoritetet vendore. Në këtë ndikonte mungesa e legjislacionit përkatës, si edhe formulimet e errëta e të papërcaktuara mirë të ligjeve ekzistuese. Në Shqipëri filluan të vileshin edhe tatime të tilla, siç ishte ajo e oktrovës, një taksë doganore, e cila nuk vilej ende as në rajonet më të zhvilluara të Perandorisë, si në Stamboll, në Izmir, në Selanik.
Deputetët shqiptarë deklaruan se do të ishte më e udhës dhe më dobiprurëse që në Shqipëri në vend të ekspeditave ushtarake të dërgohej një komision parlamentar. Ata kërkuan që në Shqipëri të sendërtoheshin hap pas hapi reforma rrënjësore, të caktoheshin nëpunës të aftë e të ndershëm, të cilët të njihnin ligjet dhe drejtësinë. Hasan Prishtina nguli këmbë që ky komision të hetonte në vend shkaqet e kryengritjes.
Duke iu përgjigjur deklaratave të deputetëve shqiptarë në parlament, kryeministri turk u përpoq t’i përligjte e t’i motivonte masat ushtarake të qeverisë në Kosovë me pozitën e veçantë strategjike të kësaj treve dhe të mbulonte shkaqet e vërteta të lëvizjes kryengritëse në Shqipëri, të cilën e quante vepër të disa “ngatërrestarëve”.
Ismail Qemali, nga ana e tij, kërkoi nga qeveria që të nxirreshin në shesh shkaktarët e vërtetë të gjendjes së krijuar në Shqipëri. Në një takim të veçantë me ministrin e Luftës të Perandorisë ai kërkoi që të ndërpriteshin veprimet ushtarake kundër shqiptarëve. Por këto kërkesa ranë në vesh të shurdhër. Qeveria pranoi se ishin bërë disa gabime nga administrimi i keq prej disa nëpunësve vendorë dhe premtoi se do të merrte masa për riparimin e tyre. Në të njëjtën kohë ajo siguroi miratimin nga parlamenti të kërkesës së saj për dërgimin e trupave ushtarake plotësuese në Kosovë.
Orvatjet e deputetëve shqiptarë për të penguar dërgimin e ekspeditës ushtarake të komanduar nga Shefqet Turgut pasha në Kosovë nuk dhanë fryt. Edhe propozimet e tyre për të dërguar në Shqipëri një komision parlamentar për hetimin e gjendjes në terren dhe në mënyrë të veçantë të shkaqeve të kryengritjes u hodhën poshtë. Qeveria xhonturke ishte tashmë e vetëdijshme se ngjarjet në Shqipëri ishin shenjë e një konflikti politik shqiptaro-turk, pas të cilit fshiheshin aspiratat autonomiste të shqiptarëve.
Këtë realitet u përpoq t’ua bënte të qartë Ismail Qemali edhe diplomatëve të huaj në Stamboll. Duke i përcjellë ambasadorit austro-hungarez, Pallaviçinit, kërkesën që deputetët shqiptarë parashtruan në parlamentin osman, ai theksoi se shqiptarët kërkonin zbatimin e reformave, të cilat do t’u përshtateshin rrethanave të veçanta të vendit dhe nevojave të tij. Kundërshtimi i tyre, theksonte ai, do të çonte në thellimin e mëtejshëm të kryengritjes popullore. Ismail Qemali i bënte të ditur përfaqësuesit të Vjenës në Stamboll, se me kërkesat e tyre shqiptarët synonin të siguronin “një ndërtesë më vete”, çka nënkuptonte autonominë e Shqipërisë.
Post Reply