Avatari i antarit
User

The Green

Poste

4540

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Djelë Korrik 01, 2007 12:59 pm

Nëntoka e Kosovës, 200 miliard euro pasuri

nga The Green » E Djelë Maj 11, 2008 10:27 am

Nëntoka e Kosovës vlen para. Po të nxirreshin në sipërfaqe dhe të përpunoheshin mineralet, atëherë del se vendi ka rezerva të mëdha, të cilat arrijnë vlera astronomike kur shndërrohen në para. Pasuritë më të mëdha të vërtetuara janë në thëngjill dhe nikel. Kosova ka 14.7 miliardë ton thëngjill, të cilat kur shndërrohen në para, kalojnë vlerën e 120 miliardë eurove. Të eksploruara janë vetëm 2 për qind e rezervave, në kohën kur po përgatiten investime që shkojnë deri në 4 miliardë euro për kapacitetet energjetike. Ndërkohë, nikeli, të cilin tashmë po e shfrytëzon Alferoni, kap vlerën aktuale në treg prej 6.2 miliardë eurosh.
Imazh
Bashkë me mineralet e tjera përcjellëse, tri minierat e nikelit vlejnë mbi 7 miliardë euro. Kosova ka mbi 2.2 milionë ton rezerva të plumbit, vlera e të cilave është mbi 6 miliardë euro. Minierat e Trepçës vlerësohet të kenë edhe afro 2 milionë ton rezerva të zinkut, të cilat kushtojnë rreth 5 miliardë euro. Këto miniera kanë edhe rreth 2 milionë kilogramë argjend, vlera e të cilave shkon në mbi 1 miliard euro. Kjo nuk është e tëra. Gjatë shfrytëzimit të plumb - zinkut - argjendit në Përroin e Ngjyrosur (Artana - Novo Brdo), ishin zbuluar rreth 3 milionë ton hollojzit të shkallës së lartë Al2SiO5 (OH)4. Sipas Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, ky është vetëm një nga vendburimet e njohura të shfrytëzueshme të kësaj argjile me vlerë shumë të madhe (140-450 dollarë toni). Katër vendburimet e tjera janë në Zelandën e Re, Turqi, Kinë dhe Utah (SHBA). Prodhimi botëror i sotëm është vlerësuar në 150.000 tonë/vit. Pasuritë nëntokësore të Kosovës janë të shpërndara nëpër tërë territorin. Vlera e mineraleve të vërtetuara shkon në mbi 150 miliardë euro. Por ende nuk janë bërë hulumtime të tërë territorit, kur ka indikacione të qarta se edhe shumë pasuri ekzistojnë. Pas vrojtimeve të fundit të bëra nga ajri prej JAC it, është vërejtur se ka edhe ar, krom, nikel, bakër e minerale të tjera. Kosova mund të ketë edhe naftë. "Nga informacionet e deritashme që posedojmë, punët hulumtuese që janë bërë në Kosovë në lidhje me naftën, nuk kanë përjashtuar, por as nuk kanë vërtetuar prezencën e hidrokarbureve", - tha Naser Peci, zëvendësdrejtor i KPMM-së. Nisur nga këto indikacione, del se vlera e përgjithshme e nëntokës kosovare shkon në më tepër se 200 miliardë euro. Ato mund ta bëjnë ekonominë e Kosovës shumë të fuqishme, por në të shumtën e rasteve resurset mbesin të pashfrytëzuara. Nuk duket gjithçka e errët. "Ka interesime nga kompani të ndryshme për shfrytëzimin e resurseve minerale në Kosovë," - tha Peci. Investimi në këto resurse nënkupton edhe punësimin e së paku 100 mijë punëtorëve. Ndërkohë, kur Kosova vuan nga deficiti i thellë tregtar, riaktivizimi i minierave ekzistuese dhe hapja e atyre të reja, do ta kthente komplet këtë bilanc. Kosova shumë lehtë mund të bëhet një fuqi eksportuese. Edhe ashtu për shkak të kërkesës për metale që është dukshëm më e lartë sesa oferta, çmimet botërore të metaleve kanë fluturuar. Si shembull mund të merret nikeli, i cili para 3 vitesh kushtonte 7.000 dollarë toni, ndërsa tashmë ka arritur në 32.000 dollarë. Është trefishuar gjatë kësaj edhe vlera e plumbit në 3.200 dollarë toni. Kosova është e pasur me të dyja këto metale.

Per qeto ka vlejte ajo thanja: "Trepça punon, Beogradi nderton"
Qetu osht kejt esenca e shkijeve, per qet pune s'po na lshon.
Avatari i antarit
User

Clavicula

Poste

9460

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Shtunë Qershor 30, 2007 11:24 pm

Vendodhja

East Center

Re: Nëntoka e Kosovës, 200 miliard euro pasuri

nga Clavicula » E Djelë Maj 11, 2008 10:50 am

E keqja osht qe pasunin tone gjithmone e ka shfrytezu tjeter kush, na jem kan perfitus vec te rrogave. Une edhe sot tutna qe krejt k'to pasuni ka me i morr tjeter kush, edhe na kem me kan perfitus te naj takse e te naj rroge sen ma shume. Ajka shkon dikah tjeter.

Neve na duhet pune shume e jo me than, i kemi qeo rezerva edhe u kry, Kuvajt u bonem e hajt. Para fmive edhe gjeneratave te reja, duhet me than qe jemi te coft edhe nuk kemi sen te gjall. grahni ju se keni me dek uni, me ja shti punen edhe shprehin e punes ne gjak prej n'fmini jo mu rrit me iluzione si une e si shume tjere, se kemi alamet alltanin e qymyrin.
Avatari i antarit
User

The Green

Poste

4540

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Djelë Korrik 01, 2007 12:59 pm

Re: Nëntoka e Kosovës, 200 miliard euro pasuri

nga The Green » E Djelë Maj 11, 2008 10:52 am

Per qeto ka vlejte ajo thanja: "Trepça punon, Beogradi nderton"
Avatari i antarit
User

Clavicula

Poste

9460

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Shtunë Qershor 30, 2007 11:24 pm

Vendodhja

East Center

Re: Nëntoka e Kosovës, 200 miliard euro pasuri

nga Clavicula » E Djelë Maj 11, 2008 10:57 am

Kombinati i Trepcen dikur u kan i pari ne Evrope e nder ma te mdhajt edhe ne Bote. Shume e thjeshte, te na viron edhe krejt paret kan shku Serbi-Kroaci-Slloveni!
Avatari i antarit
User

HolyAlbanian

Poste

396

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Djelë Shtator 25, 2005 10:30 pm

Vendodhja

shkup

Re: Nëntoka e Kosovës, 200 miliard euro pasuri

nga HolyAlbanian » E Djelë Maj 11, 2008 12:56 pm

Clavicula shkroi:E keqja osht qe pasunin tone gjithmone e ka shfrytezu tjeter kush, na jem kan perfitus vec te rrogave. Une edhe sot tutna qe krejt k'to pasuni ka me i morr tjeter kush, edhe na kem me kan perfitus te naj takse e te naj rroge sen ma shume. Ajka shkon dikah tjeter.

Neve na duhet pune shume e jo me than, i kemi qeo rezerva edhe u kry, Kuvajt u bonem e hajt. Para fmive edhe gjeneratave te reja, duhet me than qe jemi te coft edhe nuk kemi sen te gjall. grahni ju se keni me dek uni, me ja shti punen edhe shprehin e punes ne gjak prej n'fmini jo mu rrit me iluzione si une e si shume tjere, se kemi alamet alltanin e qymyrin.


Po kan punu, e keqja qe kajmakin tjeterkush e ka hanger se.
Sa per pune ski shka fol hiq, shqiptart i ke pas kudokoft, trepc, kanall edhe shitsa te farave te zeza, qajo ka kenen.
Fmive mos ju thuj qe qysh tek, veq qoe bothen edhe puno, fmis ski shka i kallxon kurr ne jete, se e baben e ka si shembull te gjall, politiken me fmit harroje.
no avatar
User

1337

Poste

10

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Djelë Maj 04, 2008 10:33 pm

Re: Nëntoka e Kosovës, 200 miliard euro pasuri

nga 1337 » E Djelë Maj 11, 2008 1:08 pm

u kon baba i ka pas 3 djem.
ata djem jon kon shum dembela as skan punu sa skan vy sen mi ket tok. baba tu i majt me buk e me tonat , po dikur u plak i shkreti e don me dek. e din qe si te dek ky djemt veq kan me ja hargjit qat pasuri qe e ka bo ky edhe kan me met me gishta n"goj. po ky baba e din mir qe i ka djemt lladika e ni dit i thir te tret te kreveti. i kqyr niher ne sy secillin, secilli ma debill se tjetri , e ju thot( edhe un juve po ju thom):

ngoni be djemt e mi, un kom bo pasuni boll, po kta qe pe shihni ju osht veq ni pjes shum e vogel se shumicen e kom rujt ne ni thesar ne form te dukatit e e kom shti thell ner tok ne bashqe, kshtu qe masi po des thash tju kallxoj e ju lypeni se kur te gjoni keni me bo pare si xhaiqi.
kta djemt hala pa e kry mir fjalen baba shkojn e i hin tokes me e lyp thesarin , e nejse lyp e lyp dikur thojn sa po e lypim hajt se po mjellim edhe grun si baba qysh mjelllke kur u kon gjall, e jo hajt edhe do sene tjera , e qishtu dikur tu e lyp thesarin e kan punu token e kan fitu pem e perime e grun e kan shit e hajt hajt ti, dikur pak para se me dek vllau i madh , i thot o vllaznija e mi, po poget qe baba naj kish pa lshu fore se thesar me dukat ai sna kish pa lon qysh kem menu na , po token e ka pas me shti me e punu.

ajt pra djemt e mi, kosova nentoka pfff ne bertham te tokes ne qet pjesen ku o kosova jon 200 miliard dollar te palume kush i gjon te tina jon, fort jeni bala.
Avatari i antarit
User

Muki

Poste

5503

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Enjte Tetor 06, 2005 10:38 pm

Vendodhja

Mitrovicë

Re: Nëntoka e Kosovës, 200 miliard euro pasuri

nga Muki » E Djelë Maj 11, 2008 1:41 pm

Eee...Trepca Trepca....tash krenaria ka mbet vetem ne emrat e klubeve sportive...!
Mitrovicë :cry:
Avatari i antarit
User

AciDiuS

Grada

Moderator

Poste

8238

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Mërkurë Mars 09, 2005 4:11 pm

Vendodhja

Free on Universe

Re: Nëntoka e Kosovës, 200 miliard euro pasuri

nga AciDiuS » E Djelë Maj 11, 2008 2:31 pm

Kejt e dim qe Kosova i ka kto pasuri po osht shum interesant fakti qe ne Ksosoven e pas luftes non stop osht fol e osht perfol nga politikan qeveritar naper fushata zgjedhore per prioritetet Ekonomike te vendit po kur nuk osht fol ose shum pakk osht fol qysh kosova me rrit Ekonomin me kto resurse ... pra mudsia e zhvillimit ekonomik prej ketyre resurseve gjith ka qen ne mjegull se kur diqka konkrete nuk osht fol e as punu ... te kqyrim tash ish dash me ja nis me lu naj sen ka pak
Avatari i antarit
User

The Green

Poste

4540

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Djelë Korrik 01, 2007 12:59 pm

Re: Nëntoka e Kosovës, 200 miliard euro pasuri

nga The Green » E Djelë Maj 11, 2008 5:55 pm

AciDiuS shkroi:Kejt e dim qe Kosova i ka kto pasuri po osht shum interesant fakti qe ne Ksosoven e pas luftes non stop osht fol e osht perfol nga politikan qeveritar naper fushata zgjedhore per prioritetet Ekonomike te vendit po kur nuk osht fol ose shum pakk osht fol qysh kosova me rrit Ekonomin me kto resurse ... pra mudsia e zhvillimit ekonomik prej ketyre resurseve gjith ka qen ne mjegull se kur diqka konkrete nuk osht fol e as punu ... te kqyrim tash ish dash me ja nis me lu naj sen ka pak

...serio kjo pune osht shume e errte, sen s'po nderrmiret, kurfare mase, kurfar progresi, tane ato rezerva, tane ato pasuri.

A thu pse?
Avatari i antarit
User

andromeda_rock

Poste

8528

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Djelë Shtator 04, 2005 3:50 pm

Vendodhja

Edinburgh

Re: Nëntoka e Kosovës, 200 miliard euro pasuri

nga andromeda_rock » E Djelë Maj 11, 2008 8:27 pm

Po bre , amo ato dojn bun me u kthy ne miliona e qeshtu s`kemi kurgjo .!.
Avatari i antarit
User

KanGaro_Toure

Poste

3395

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Mërkurë Qershor 14, 2006 12:19 am

Vendodhja

N`Karrig

Re: Nëntoka e Kosovës, 200 miliard euro pasuri

nga KanGaro_Toure » E Hënë Maj 12, 2008 4:54 pm

mare kshyr punone token se permitoka ka ma shum se 200miljard pasuri

ehehe

keshtu sdi cka e kan pas nje pasuri te perbashket shtetet jugosllave
dmth ajo ka qen me ari ku ka shku qajo pasuri
Kosoves sju ka dhan pjesa e vet a???
a di najkush rreth ksaj diqka
Avatari i antarit
User

Black Bird

Grada

Administrator

Poste

1178

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Shtunë Dhjetor 20, 2003 6:34 pm

Vendodhja

NYC

Re: Nëntoka e Kosovës, 200 miliard euro pasuri

nga Black Bird » E Martë Maj 13, 2008 12:25 am

U dit ky sen moti, por vlera e sakt e pasuris nentoksore te Kosoves ende nuk dihet. Po qka po mendoni ju jane ardhe nderkombetart te na per sy te zi a :lol:
Avatari i antarit
User

The Green

Poste

4540

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Djelë Korrik 01, 2007 12:59 pm

Re: Nëntoka e Kosovës, 200 miliard euro pasuri

nga The Green » E Djelë Qershor 29, 2008 11:46 am

Black Bird shkroi:U dit ky sen moti, por vlera e sakt e pasuris nentoksore te Kosoves ende nuk dihet. Po qka po mendoni ju jane ardhe nderkombetart te na per sy te zi a :lol:

Jo kane ardhe me na pshtu :shsmile:
Avatari i antarit
User

V | a G r a

Poste

14167

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Martë Tetor 19, 2004 5:31 am

Vendodhja

Pr!sht!n

Re: Nëntoka e Kosovës, 200 miliard euro pasuri

nga V | a G r a » E Djelë Qershor 29, 2008 4:26 pm

Imazh

:cster:: pasurin e kosoves e hajn hajnat e qeveris
Avatari i antarit
User

taxpo

Poste

562

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Shtunë Janar 14, 2006 10:40 pm

Vendodhja

Lunatic Asylum

Re: Nëntoka e Kosovës, 200 miliard euro pasuri

nga taxpo » E Djelë Qershor 29, 2008 4:31 pm

as nji gur tKosoves se japim per 200 miliard euro :P

Përpara

Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 0 vizitorë

Powered by phpBB ® | phpBB3 Style by KomiDesign
cron