Dhunimet gjate luftes ne Kosove

Probleme, diskutime rreth shoqerise shqiptare. (dhe te huaj)

Nen-Forum: Politike, Teologji.

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

Post Reply
cornholio
Posts: 1384
Joined: Thu Apr 19, 2007 5:14 pm
Location: s'jom mo ksajde

Dhunimet gjate luftes ne Kosove

Post by cornholio »

A mendoni qe femrat e dhunuara gjate luftes ne Kosove jan nje kategori per te cilen shoqeria nuk kujdeset, e shteti (i poshter) edhe ma hiq?
A e perkujtoni nejhere qe ne mesin tone jetojne perafersisht 20 000 femra te perdhunuara nga ushtria e Serbise, te cilat jetojne jete shume te veshtire, me depresione e trauma te pasherueshme dhe pothuajse pa perkrahjen e askuj?

http://www.vajzat.com/
cornholio
Posts: 1384
Joined: Thu Apr 19, 2007 5:14 pm
Location: s'jom mo ksajde

Post by cornholio »

S'KAM FUQI TË KTHEHEM NË VENDLINDJE


" - Edhe sot e kësaj dite nuk e di se sa ditë kishin kaluar kur policia serbe na hyri brenda. Aq shumë u frikësova por, shpëtova,nuk na ndodhi asgjë. Na i dhanë tre minuta të dilnim nga shtëpia, dhe dolëm. Kur arritëm në Pejë, policia na ndalën përsëri, na kërkuan nga 50 DM për person nëse donim të vazhdonim për në Shqipëri. Ne kishim vetëm 200 DM, e ishim nentë veta. "Kush do të shpëtonte? Cilin do ta ndalnin? Pyesnim në heshtje, ndërkaq babai ua dorëzoi paratë dhe u tregoi se ishim nëntë veta. Na shikuan dhe pasi ia morën nënës dhe mua unazat nga duart, na lëshuan. Në dalje të Pejës, na ndali grupi tjetër i policisë. Edhe ata na kërkuan para dhe nuk do t'na lëshonin sikur një familje nga Gllogjani të mos i jipte 200 DM. U nisëm. Disa metra më larg, policia kishte ndalur kolonën që ishte e gjatë deri në kufi. Ata ishin banorë nga fshatrat e Ferizajit, Suharekës, Rahovecit, Prizrenit, Malishevës e ndoshta edhe të Gjakovës. Policia nuk lëshonte askë pa e kontrolluar dhe ne duhej të prisnim në rrugë. Edhe pse nuk bënte shumë vapë, ishte vështirë të rrije e të prisje aty. Nuk kishim as ujë e as bukë. Policia nuk na lejonte as të ktheheshim por as të vazhdonim, madje as të uleshim. Ashtu në këmbë, të mbështetur në njëri-tjetrin, qëndruam mbi 11 orë. Kishte rënë errësira e parë kur kolona filloi të lëvizë ndagalë. Ishim aq të lodhurë, por, megjithatë, shpresonim se do të arrinim të gjallë në Shqipëri. Rruga ishte e gjatë por, ajo u vështirësua edhe më shumë kur gjatë natës filloi një shi i madh dhe mëngjesi gëdhiu i ftohtë. Fëmijët të lodhur filluan të qanin, e policët ishin egërsuar shumë. Si dukej, ata kishin humbur shokët e tyre diku. Kishim edhe dy-tri kilometra për të arritur deri te kufiri,dhe në momentin kur arritëm tek vendi ku bëhej pengesa për vazhdimin e rrugës, policët filluan të na kontrollonin sërish. Na preknin trupit, kurse meshkujtë i rrahnin dhe i detyronin t'u jepnin para. Ne nuk kishim, edhe herën e fundit na ndihmuan të tjerët. Kur vëllanë tim 12 vjeçar filluan ta rrahnin, unë i ika nga dora e policit që po më kontrollonte dhe u hodha mbi vëllanë. Doja që, së paku, një të rame t'ia marrë unë. Eshtë vëllau i vetëm pas nëntë motrave. Polici që po e rrahte, më tërhoqi për flokët e gjata dhe më drejtoi kah kryepolici i cili, në prani të kolonës, me majën e thikës filloi t'mi zhvishte rrobat. Mi hoqi të gjitha në prani të babës, nënës, vëllaut,burrit dhe fëmijëve të mij. Fëmijët filluan të qajnë me të madhe, por aq u bënte atyre, dhe kryepolici më tërhoqi deri tek strehimorja e tyre e improvizuar që ishte në afërsi të rrugës. Më hodhën mbi tavolinë, mi lidhën duart për të, të cilën siç duket e kishin përgatitur enkas për t'i dhunuar femrat shqiptare. E di që pasi filloi të më ç'nderojë, me kokë i rashë tavolinës, kurse ata qeshnin e flisnin sikur të ishin në spektakël. Tërë këtë e shihnin edhe të afërmit e mi, e shihnin edhe qytetarët e tjerë dhe tërë kolona e gjatë që po lëvizte andej. Si në ëndërr më kujtohet kur i urdhëruan familjarët e mi të ecin. Edhe sot më tingëllon në kokë zëri i nënës sime, e cila nuk kishte dashur të vazhdojë pa mua. Edhe sot e kësaj dite nuk dihet se ku është. Më kujtohet se përveç dhunimit, më goditën disa herë me kondak në kokë. Nuk më kujtohet si, dhe kush më ka dërguar deri në Kukës, por e di se aty kam dëgjuar edhe shumë klithma, dhe shumë gjëmë, shumë thirrje për ndihmë nga shumë femra të tjera që i dhunuan. Në spitalin e Tiranës qëndrova e shtrirë 19 ditë. Gjashtë ditë me radhë më kishte qëndruar burri tek koka, e unë nuk e njihja. Nga goditja në kokë kisha harruar çdo gjë.Vetëm zëri i bijës sime 5 vjeçare që më thërriste e qante pse nuk i flisja, më nxorri nga ajo komë, që edhe mjekët u befasuan. Sot nuk kam fuqi të shkojë e të jetojë në vendin ku kam jetuar më herët me burrin dhe fëmijët. Nuk mund të kthehem as në vendlindjen time, sepse nuk kam fuqi. Më vjen turp për atë që më ka ndodhur. E kanë parë edhe qindra bashkëfshatarë të mi. Unë kam pasur fatin të më kuptojë burri, por jetoj me dy plagë që nuk do të më shërohen kurrë. Jetoj me plagën që ma morën nënën, dhe me plagën e dhunimit, që është më e rëndë se vdekja", - theksoi, në fund të rrëfimit, D.R. nga një fshat i Pejës
cornholio
Posts: 1384
Joined: Thu Apr 19, 2007 5:14 pm
Location: s'jom mo ksajde

Post by cornholio »

Jeta ma këtheu shpinën atëherë, e tash vetëm e shikoj atë


Bedrija jeton e vetmuar, dhe çdo ditë heq të zitë e ullirit për të siguruar kafshatën e gojës. Banesa ku ishte strehuar ajo ishte një banesë e improvizuar mbi kulmin e një ndërtese në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Banesa gjysëm e errët, me mobile shumë të vjetra, toka pa mbulojë dhe banjo, e parregulluar, ngjanin me shtëpitë e vjetra të fshatrave rurale në shumë komuna të varfëra në Kosovë . Në një nga dollapët e pakët që kishte improvizuar në afërsi të shtratit, ajo kishte lënë rrobat e saja të pakëta, disa libra, dhe pothuajse hapësirën më të madhe e kishte lënë për disa fotografi që ishin gjysmë të grisura dhe të përlyera. Ajo që binte në sy mbi të gjitha, ishte një nga fotografitë e saj gjysëm e djegur të cilën ajo e kishte futur në një kornizë të vlefshme. Fytyra e saj ndonëse e bukur, që larg të jepte të kuptosh se ishte e mërzitur. Edhe gjatë përshëndetjes dhe fjalëve të zakonshme ajo e ulte shikimin dhe mënyra se si vështronte njerëzit të jepte të kuptosh, se ajo ishte e shqetësuar. Bedrija derisa po i largonte mbulojat e shtratit, dhe bënte një vend të ulej, lëshoi një ofshamë dhe fshehurazi kafshoi buzën sikur donte të fshihte diçka .
U ul në shtratin e vjetër që mezi i ngjante një shtrati, dhe pa pasur nevojë t’a pyesësh asgjë me sytë e përlotur foli:“ e sheh këtë banesë? Këtu jetoj tani dy vite. Do të pajtohesha për skamjen dhe mobilet e vjetra, sikur të kisha një çmim më të lirë për qiranë. Unë për këtë qymez detyrohem të paguaj çdo muaj nga 100 DM . Kështu kur nuk bie shi, nuk duket edhe aq keq. Po kur bie shi, detyrohem ta tërheq shtratin në mes të dhomës, dhe në katër vende në këtë dhomë, nëse mund ta quaj dhomë, detyrohem të vendosi enë që ta presin shiun . Kështu e kisha edhe gjatë gjithë dimrit të kaluar. Merre me mend si mund të ngrohet njeriu në këtë banesë, kur ka vrima, dhe të ftohtit depërton brenda. Zot si po qëndroj....po ky nuk është halli im i vetëm. Nuk vuaj pse nuk kam banesë më të mirë, pse jetoj me 240 DM aq i marrë nga puna si infermjere, dhe ka raste kur detyrohem ta ha bukën thatë, edhe pa kripë.....halli im është i madh, shumë i madh, e unë duhet të bëhem si të gjithë, të punoj, të jetoj dhe aktroj për të mos u dhënë mundësinë njerëzve të kënaqen me fatkeqësinë time“. Deshti të vazhdoj të flas edhe më Bedrija, por me duar mbuloi fytyrën e saj të bukur që sa vinte e zverdhej edhe më dhe ashtu në heshtje qau për disa minuta. Qante dhe herë pas here shtrëngonte duart e saj që i dridheshin dhe ajo përpiqej ti fshihte duke i shtrënguar në mes vete, e herë duke i futur në mes të gjunjve që i dridheshin. Në dhomën gjysëm të errët dënesja e saj behej edhe më e rëndë, dhe lotët që i bashkoheshin në mjekërr sikur tërë botën e kthenin në epokën e rëndë të luftës, e cila ende nuk ka marrë fund për të gjithë njerëzit. Bedrija shikoi disa sekonda kah fotografia në kornizë , e mori atë në dorë dhe pasi mori frymë thellë tha “ I sheh këta njerëz, janë njerëzit e mi më të dashur që kam pasur. Është babai, nëna, vëllau im i vetëm dhe unë. Janë këto ditët kur unë isha fëmijë, kur nuk kuptoja se çka po ndodhte rreth meje, kur unë me vëllanë merresha me lojërat fëmijërore, dhe nuk kuptoja pse babai e kishte të rëndësishme ti dëgjonte lajmet, të dinte çka po ndodhte rreth nesh dhe me ne . Ai e dinte se koha që po vinte, për ne ishte e tmerrshme , se lufta ishte e pashmangshme dhe, se për liri duhej sakrifica që për të ardhmen duhej punuar. E unë si çdo fëmijë përpiqesha të kënaqesha me ato që kisha, pa e kuptuar se policët që endeshin e plaçkinin çdo ditë në qytetin tonë, një ditë do të jenë ata që do të ma marrin lumturinë mua, dhe njerëzve të qytetit tim. Babai nganjëherë si në mahi na thoshte: nëse mua më ndodh diçka apo ndonjërit nga ne, ata që mbesin duhet të vazhdojnë të jetojnë me lirinë që vjen, sepse liria do sakrifica, liria do gjak dhe liria i ka rrënjët në gjak. Unë ato i shihja si fjalë të urta të popullit pa e kuptuar se ato ishin udhërrëfim i vërtetë dhe pa ditur ta kuptoj e pa menduar se ato ditë ishin shumë, shumë afër. Kur serbët bënë masakër mbi Jasharajtë, babai na tha “ kjo është ajo që jam përpjekur të ua sqaroj me vite , serbët janë të tillë, ata për ta mbajtur Kosovën të pushtuar, bëjnë çdo gjë dhe po i njejti fat do ti ndjek edhe shumë familje kosovare.Derisa të mbaroj lufta, Kosovës do ti bëhen edhe shumë familje dëshmore, do ti kushtoj shumë shtrenjtë liria, por ajo duhet të vij me çdo çmim, sepse është koha e fundit që ne kosovarët duhet të zgjohemi dhe ta marrim pushkën e lirisë në dorë. Atëherë e kuptova se babai fliste tërë kohën për një luftë të afërt, por që edhe unë si të gjithë fëmijët, frikën e mbaja por nuk guxoja të besoja se ajo do të më ndodhte mua , mua që isha rritur e përkëdhelur nga familja dhe një ditë do të mbetesha e vetmuar, krejt e vetmuar pa askënd në këtë botë… “ dhe vaji prap ia ndali fjalët në fyt dhe këtë herë ajo u ngrit në këmbë dhe sillej nëpër dhomë e trishtuar duke i fërkuar duartë mes tyre .
Pas masakres së Prekazit, babai nuk e fshihte më nga ne fëmijët se ishte i lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe se po punonte me komandën e tyre. Kishte edhe me nga dhjetë ditë që nuk vinte në shtëpi. Kur vinte nuk i hiqeshim nga prehëri, edhepse as unë e as vëllai im nuk ishim më fëmijë. Në shtator u vra dhe botën e shihja si të rrënuar, si ferri vetë. Atë kohë mendoja se nuk ka asgjë në botë që do të më bënte më të mërzitur. Muaj më vonë njerëzit e UÇK-së, na u lutën që ta lëshojmë shtëpinë dhe të shkojmë në një vend më të sigurt, por nëna tha “ do të rrimë të presim edhe ne, le të bëhet me ne çka të bëhet me gjithë Gjakovën” dhe aty mbetëm.Kur filluan bombardimet dhe filluan ti vrasin njerëzit, nëna nuk fliste asgjë , ndoshta atëherë e kuptoi pse duhej të vendoseshim në vend më të sigurt. Ditën e katërt kur ushtarët serbë na erdhën në shtëpi pushkatuan nënën dhe vëllanë. Mua më morën me vete, më dhunuan, dhe trupin tim e masakruan, për së gjalli, e dogjen me cigare sa më nuk kam forcë ta kujtoj. Sa herë e zbuloj trupin tim dhe shoh gjurmët e dhunimit sikur vdes diçka në mua dhe tani jeta ime është shkatërruar përgjithmonë.
Tani, jetoj pa asnjë ndihmë edhpse do të duhej dikush të mendoj pëe mua.
cornholio
Posts: 1384
Joined: Thu Apr 19, 2007 5:14 pm
Location: s'jom mo ksajde

Post by cornholio »

"JU LUTEM, ME LINI TE VDES!"

Kur ushtarët e sollën H.N. në spitalin ushtarak, ajo ishte në mes jetës dhe vdekjes. Ndonëse mjekët ushtarakë nuk dinin si ta ndihmonin, pasiqë ajo ishte e dhunuar, ata ftuan një mjeke femër që ishte në zonën tjetër. E tëra ç`po bënìn ata ishte se po i jepnin gjak, ndonëse gjaku nga plagët vazhdonte t'i rridhte. Mjekët donin ta shpëtonin me çdo kusht. Kur erdhi mjekja, ndonëse gjinekologe e padiplomuar, vendosi që, edhe në ato kushte çfarë ishin, ta bënte intervenimin kirurgjik. Mjekja tjetër ndërkaq, gjinekologe e diplomuar, kur i pa plagët e vajzës, i tha: "mos e mundo, lëre të vdes. E sheh se kanë filluar t'i dalin organet jashtë, unë nuk do t'i hyja një pune të tillë". Mjekja e re, e shqetësuar, fshiu djersët dhe iu drejtua koleges: "Do t'më ndihmosh apo jo". "Unë mendoj se është rrezik, ajo mund të vdesë", foli prapë mjekja. Por, megjithatë, filloi të përgatitet. "Ajo edhe ashtu do të vdesë, nëse nuk qepet shumë shpejtë, prandaj, të lutëm më ndihmo, mos të humbim kohë", - foli mjekja e re e cila kërkoi ndihmën nga infermieret. Të gjithë në atë zonë tani ishin të informuar për atë që po ndodhte! Mjekja e re ishte mike gati me të gjithë, por ajo që e bënte të çmohej me tepër nga të gjithë ishte këmbëngulësia e saj. Minutat ishin të gjata, jo vetëm për H.N. por edhe për mjeken, edhe për ndihmësit... Më e rënda ishte se kur po mbushej një orë punë në atë sallë operacioni, mbi atë zonë filluan granatimet. Tani mund të vinte ndonjë i plagosur! Salla e vetme ndërkaq, ishte e zënë. Granatimet vazhdonin, kurse ushtarët filluan mbrojtjen. Dy granata ranë në afërsi të spitalit. Mjekja e re për një moment u tremb, por prapë vazhdoi punën. Çdo sekondë ishte luftë në shumë fronte për te dhe për të tjerët. Ajo pa se mitra e vajzës ishte e shqyer dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, andaj vështirë e kishte ta qepte, pa e pastruar mirë çdo pjesë të plagës. Kur e përfundoi qepjen e brendshme, asaj iu duk se puna përfundoi, por po aq u shqetësua kur pa se edhe në stomak kishte një plagë tjetër. Ndonëse e shqetësuar, mjekja përfundoi punën me sukses. Ajo edhe pas operacionit nuk doli nga aty. Vazhdoi t'i qëndronte te koka. Pasi e vështroi disa minuta, mjekja e re prapë e zbuloi trupin e saj dhe filloi t'ia pastronte plagët e tjera. Ajo filloi nga këmbët e gërvishura, pastaj u ndal në gjoks, ku në mes të dy gjinjëve kishte të vizatuar, me maje thike, kryqin serb, dhe kur po pastronte aty, vërejti një copë xhami. E hoqi me kujdes, e pastroi mirë dhe i vuri sipër një fashë. Pastaj prapë ia mbuloi trupin. Dhe, kur në ditarin e saj filloi të shkruante diçka, H.N., me gjithë zërin e humbur, filloi të gjëmonte. "Mos lëviz, të lutem, je e operuar!", - i tha mjekja e re, e cila nuk e ndante shikimin e trishtuar nga sytë e saj të zverdhur. "Pse?", - pyeti ajo dhe dy lot i ranë nga sytë. "ke qenë në rrezik, por tani gjithçka ka përfunduar. Të duhet forca, ndaj të lutem, mos u mundo t'i kujtosh gjërat që të kanë lënduar, tani vetëm mbylli sytë dhe përpiqu të pushosh", - i foli mjekja, duke menduar se ajo nuk e dinte që ishte operuar. "Pse ma bëre këtë, pse më shpëtove? Të lutëm më le të vdes! Të lutem, ma bëj këtë shërbim! Te lutëm…", - i tha ajo dhe lotët vazhdonin t'i binin në flokë, e buza i dridhej pandërprerë.
Dëgjo: mos mendo por vetëm pusho tani! i tha mjekja, ndërsa ajo, duke kafshuar buzën, tundi kokën në shenjë mohimi.
User avatar
DeSeRtRoSe
Posts: 886
Joined: Thu Aug 24, 2006 3:53 pm

Post by DeSeRtRoSe »

Keto rrefime te ketyre vajzave me ka ra rasti mi lexu ne nje gazete ditore ketu tek ne..shume prekese :cry:
Mendoj se ekzistojne disa organizata jo-qeveritare ne Kosove qe mirren me kete ceshtje, por kjo nuk mjafton, pasi ketyre vajzave perskaj perkrahjes morale, iu nevojitet edhe perkrahje institucionale.
Duke pas parasysh rrethanat, shumica to hezitojne te paraqiten publikisht, por keto OJQ duhet te bejne çmos qe t'iu sigurojne atyre kete mbrojtje institucionale.

Keto vajza per mua jane heroina te popullit duke pas parasysh se çfare kane perjetuar..derisa i lexoja keto rrefime, i paramendoja skenaret dhe admiroja trimerine e tyre..shkijet i kane vra disa nga to, disa kane vdek nga tortura, por ato qe kane mbet gjalle sot e parapelqejne vdekjen..
Keto femra meritojne çdo respekt.


Zoti i shkaterrofte shkijet.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Dhunimet gjate luftes ne Kosove

Post by Clavicula »

cornholio wrote:A mendoni qe femrat e dhunuara gjate luftes ne Kosove jan nje kategori per te cilen shoqeria nuk kujdeset, e shteti (i poshter) edhe ma hiq?
Jane qe te dyja. Kjo osht nder kategorite ma te lana anash edhe njona prej kategorive ma te dhimshme. Kom lexu edhe ma heret edhe ne Arkivin e Kosoves me Prishtine, ka shume gjurme te sjelluna, ga gra e vajza te dhunume.

Shteti osht shtet i hajnave.

cornholio wrote:A e perkujtoni nejhere qe ne mesin tone jetojne perafersisht 20 000 femra te perdhunuara nga ushtria e Serbise, te cilat jetojne jete shume te veshtire, me depresione e trauma te pasherueshme dhe pothuajse pa perkrahjen e askuj?
Po foli drejt, menoj vec kur permen ne qesi raste sikur kjo tema qe osht tash :oops: :oops:. Menoj qe nuk jemi kerka.
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Post by V | a G r a »

Kjo organizat nuk mirret veq me perdhonimin e fembrav

po edhe me gjitha kto projekte ...

Image

http://www.vajzat.com/projektet.htm

sa per femra t shtypura .. hmm keq shum ... edhe ato jon qenje njerzore .. nuk e meritojn .

Byeeee
User avatar
berati_rock
Posts: 1469
Joined: Sun Apr 02, 2006 6:57 pm

Post by berati_rock »

te na jan te poshter shumm sja nin weq a ka noi femer me hy me punu ne zyre te atyre qe qojn qef me to qeshtu lypin ata me pas jeten lux e per qe ka femer qe sguxojn ne rrug me dal se jan traumatizu prej luftes e prej dhunimeve sja nin hajt more se sen thojn skan qaq din shqiptart e zi
User avatar
MadeInKaradak
Posts: 1652
Joined: Thu Sep 07, 2006 3:57 pm
Location: Leading You Toward Hell
Contact:

Post by MadeInKaradak »

Kjo eshte nje gje me e shemtuar ne jeten e nje femres e ajo qe me prek me se shumti eshte kur burrat shqiptare ua kthejn shpinden ketyre grave te cilat pa deshiren e tyre u ben pre e dhunimeve kurse ca nga keta tash i lene ne rruge me preteksin se jane te dhunuara dhe nuk e meritojn te jetojn me to.
Per veti kisha pasur deshire qe tere keta burra qe nuk i mbeshtetin keto femra te dhunuara ti kishin dhunuar edhe keta qe te kuptojn se cka dmth te dhunohesh dhe te dallosh te miren dhe te keqen.
User avatar
username
Moderator
Posts: 3032
Joined: Fri Apr 20, 2007 11:29 pm
Location: Hypocrisy

Post by username »

MadeInKaradak wrote:Kjo eshte nje gje me e shemtuar ne jeten e nje femres e ajo qe me prek me se shumti eshte kur burrat shqiptare ua kthejn shpinden ketyre grave te cilat pa deshiren e tyre u ben pre e dhunimeve kurse ca nga keta tash i lene ne rruge me preteksin se jane te dhunuara dhe nuk e meritojn te jetojn me to.
Per veti kisha pasur deshire qe tere keta burra qe nuk i mbeshtetin keto femra te dhunuara ti kishin dhunuar edhe keta qe te kuptojn se cka dmth te dhunohesh dhe te dallosh te miren dhe te keqen.
Ki plotsisht t'drejte. Po edhe ni send o qe mi vet ton thojne qeshtu qysh po thushe ti, amo kerkush nuk vepron qysh duhet.
User avatar
Emily_Floyd
Posts: 978
Joined: Thu Dec 15, 2005 2:29 pm
Location: Beyond the Horizon

Post by Emily_Floyd »

username wrote:
MadeInKaradak wrote:Kjo eshte nje gje me e shemtuar ne jeten e nje femres e ajo qe me prek me se shumti eshte kur burrat shqiptare ua kthejn shpinden ketyre grave te cilat pa deshiren e tyre u ben pre e dhunimeve kurse ca nga keta tash i lene ne rruge me preteksin se jane te dhunuara dhe nuk e meritojn te jetojn me to.
Per veti kisha pasur deshire qe tere keta burra qe nuk i mbeshtetin keto femra te dhunuara ti kishin dhunuar edhe keta qe te kuptojn se cka dmth te dhunohesh dhe te dallosh te miren dhe te keqen.
Ki plotsisht t'drejte. Po edhe ni send o qe mi vet ton thojne qeshtu qysh po thushe ti, amo kerkush nuk vepron qysh duhet.
:arrow:
Jana
Posts: 1
Joined: Mon Mar 15, 2010 1:21 pm

Re: Dhunimet gjate luftes ne Kosove

Post by Jana »

A din kush mem kallxu se qysh muj me ra ne kontakt me kto qikat ???
User avatar
[CORNHOLIO]
Posts: 1869
Joined: Sun Jun 21, 2009 12:37 am

Re: Dhunimet gjate luftes ne Kosove

Post by [CORNHOLIO] »

Jana wrote:A din kush mem kallxu se qysh muj me ra ne kontakt me kto qikat ???
permes qasaj shoqates ne link qe osht !
User avatar
Black Bird
Administrator
Posts: 537
Joined: Sat Dec 20, 2003 6:34 pm
Location: NYC

Re: Dhunimet gjate luftes ne Kosove

Post by Black Bird »

Eshte per te ardhur keq sa njerezi jane harruar, dhe kan humbur perkrahjen dhe ate e kam fjalen ne te gjitha pasojat e luftes. Ka ardhur koha kur njerezit thjesht e kane me leht ta kthejne shpinen dhe ti mbyllin veshet... ndonese nuk kane shume ne dore, ndonese nuk dojn me pas...dhe mjerimisht mentaliteti i lig i burrave ketu i ben keto femra edhe me te trishtuara e depresive mu shkaku i mosperfilljes se tyre, edhe injorances totale. Me vjen tug prej njerzve te tille!
User avatar
Al-Shama
Posts: 3436
Joined: Mon Mar 01, 2004 9:53 pm
Location: n'shpi!

Re: Dhunimet gjate luftes ne Kosove

Post by Al-Shama »

Black Bird wrote:Eshte per te ardhur keq sa njerezi jane harruar, dhe kan humbur perkrahjen dhe ate e kam fjalen ne te gjitha pasojat e luftes. Ka ardhur koha kur njerezit thjesht e kane me leht ta kthejne shpinen dhe ti mbyllin veshet... ndonese nuk kane shume ne dore, ndonese nuk dojn me pas...dhe mjerimisht mentaliteti i lig i burrave ketu i ben keto femra edhe me te trishtuara e depresive mu shkaku i mosperfilljes se tyre, edhe injorances totale. Me vjen tug prej njerzve te tille!
Definitivisht,

keto femna kane nevoje shume per perkrahje sidomos (asaj te kene jete bashkeshortore)

une e pata lexu nje pytje nje anonime i pat bo ni hoxhes nje pytje , mirepo mbrenda asaj pytjes e tregon edhe ngjarjen e saj cka i ka ndodhe (qe gjate luftes paska qene e perdhunume edhe tash ne "liri" kur po ju tregon te verteten cka i ka ndodhe askush nuk paska deshire me u martu me kete vajze) - une nuk e di a asht 100% e vertete kjo apo jo mirepo jam e sigurt qe ksi raste ki sa te dush !
Post Reply