22 vjet të lidhura me zinxhirë [ Skandal ] ! ...

Artikuj te ndryshem nga shtypi ditor

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

22 vjet të lidhura me zinxhirë [ Skandal ] ! ...

Post by V | a G r a »

22 vjet të lidhura me zinxhirë

E mërkurë, 28 tetor 2009

Image

Skandali i dhunimit të të drejtave të njeriut në Maqellarë të Dibrës, ku dy motra mbaheshin të lidhura me zinxhirë prej mëse 22 vjetësh po bën xhiron e botës në mediat ndërkombëtare.

Gjermania “Bild”, duke iu referuar televizionit News 24, citon babain e vajzave i cili shprehej se dy motrat ishin të sëmura mendore dhe agresive.
Në moshën 38 dhe 49 vjec, dy motrat nuk kanë asnjë shtrat për të fjetur, thuhet në shkrimin e “Bild” ndërsa përmendet edhe rasti tjetër i një familje rome në Levan të Fierit, ku një 26 vjecar i sëmurë mendor ishte i lidhur me zinxhirë nga familjarët e tij.

Dy motrat Thëllënxa dhe Fidane Keshi prej 22 vjetësh mbahen të lidhura nga babai, i tyre 70 vjeçari Dine Keshi. Ky i fundit thotë se të bijat janë agresive për komunitetin, ndërsa nëna e tyre ka vdekur vite më parë. Motrat sot janë 38 dhe 49 vjece. Motrat që mbahen të lidhura prej 22 vjetësh nuk merrnin mjekim për gjëndjen e tyre shendëtësore, ndërsa familja që jeton në kushte të mjerueshme mbahet vetëm me pensionin e tyre të invaliditetit.

Code: Select all

http://lajme.parajsa.com/Shqiperia/id_124029/
User avatar
6POUNDER
Posts: 5966
Joined: Thu Jul 27, 2006 12:24 am
Location: Prizren, the Greater Albania
Contact:

Re: 22 vjet të lidhura me zinxhirë [ Skandal ] ! ...

Post by 6POUNDER »

kallxoja gothbloodit qeto vigi, se thojke ska prind qe ju bon dom fmive

kto edhe ne qofse jon kon psiqikisht te smuta e kane vendin ne psikiatri, e jo ne zingjir

toka mban gjithqka
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: 22 vjet të lidhura me zinxhirë [ Skandal ] ! ...

Post by V | a G r a »

6POUNDER wrote: toka mban gjithqka
:arrow: pajtohna .

zoti mos na provoft e as mos pafsha mo ksi ngjarje . :|
User avatar
Varekai
Posts: 1199
Joined: Thu Oct 19, 2006 12:39 am
Location: Hamami i Hyrës

Re: 22 vjet të lidhura me zinxhirë [ Skandal ] ! ...

Post by Varekai »

katatrofe PO, po osht puna te mentaliteti e jo veq te baba i tyne.

baba i tyne thojke: "me i lshu IKIN"
edhe ni ksi njeri me mendje t'ngusht (gjendje t'cilen t'shumten e rasteve ta ofron mentaliteti i rrethit:D), e bon qeto se nuk osht qe e ka konsideru si alternative t'mundshme e efektive me i qu qikat n'spital a n'naj institucion tjeter tpershtatshem per kto dy qika.
+ nashta i ka ardhe MARRE prej rrethit qe ka ksi qika.

ooo gjendja familjare n'shqiptari nuk osht kerkah e s'ka faj veq qeky BABA po krejt sistemi i tejpshtjellt.
User avatar
Bittersweet
Posts: 1738
Joined: Sun May 10, 2009 9:17 pm
Location: Écailles de Lune

Re: 22 vjet të lidhura me zinxhirë [ Skandal ] ! ...

Post by Bittersweet »

Varekai wrote:katatrofe PO, po osht puna te mentaliteti e jo veq te baba i tyne.

baba i tyne thojke: "me i lshu IKIN"
edhe ni ksi njeri me mendje t'ngusht (gjendje t'cilen t'shumten e rasteve ta ofron mentaliteti i rrethit:D), e bon qeto se nuk osht qe e ka konsideru si alternative t'mundshme e efektive me i qu qikat n'spital a n'naj institucion tjeter tpershtatshem per kto dy qika.
+ nashta i ka ardhe MARRE prej rrethit qe ka ksi qika.

ooo gjendja familjare n'shqiptari nuk osht kerkah e s'ka faj veq qeky BABA po krejt sistemi i tejpshtjellt.

Mos e arsyeto hiq..se Mut njeri koka kon.
User avatar
bg82
Moderator
Posts: 2564
Joined: Fri Dec 01, 2006 11:56 am
Location: New York

Re: 22 vjet të lidhura me zinxhirë [ Skandal ] ! ...

Post by bg82 »

ato qikat nese jon te rrezikshme per shoqni ateher normal duhet mi izolu ne qfardo menyre, qka po me dhimen qikat osht per faktin se nuk ka shpresa per sherim.

a baba i tyne qe i ka majt lidh, spo di edhe per qka me fajsu te shkretin, nashta faji ma i madh i tij osht nese nuk osht mundu sa duhet me gjet alternativa te ndryshme per naj trajtim.

ama mos mendoni qe osht edhe leht mi vendos ty qika ne neuropsikiatri, bile atje munden me kalu edhe ma keq se qashtu ne qate menyre ama ne shpi te vet.

neuropsikiatria osht vendi i fundit qe njeri i gjalle don me kalu jete aty.
User avatar
Bittersweet
Posts: 1738
Joined: Sun May 10, 2009 9:17 pm
Location: Écailles de Lune

Re: 22 vjet të lidhura me zinxhirë [ Skandal ] ! ...

Post by Bittersweet »

bg82 wrote:ato qikat nese jon te rrezikshme per shoqni ateher normal duhet mi izolu ne qfardo menyre, qka po me dhimen qikat osht per faktin se nuk ka shpresa per sherim.

Amo 22 vjet mu kon i lidhun me zinxhir osht edhe ma keq..
User avatar
Hosefinë
Moderator
Posts: 2116
Joined: Mon Oct 30, 2006 3:54 pm
Location: World

Re: 22 vjet të lidhura me zinxhirë [ Skandal ] ! ...

Post by Hosefinë »

"ndërsa familja që jeton në kushte të mjerueshme mbahet vetëm me pensionin e tyre të invaliditetit."

hehee :wink:
User avatar
bg82
Moderator
Posts: 2564
Joined: Fri Dec 01, 2006 11:56 am
Location: New York

Re: 22 vjet të lidhura me zinxhirë [ Skandal ] ! ...

Post by bg82 »

Bittersweet wrote:
bg82 wrote:ato qikat nese jon te rrezikshme per shoqni ateher normal duhet mi izolu ne qfardo menyre, qka po me dhimen qikat osht per faktin se nuk ka shpresa per sherim.

a baba i tyne qe i ka majt lidh, spo di edhe per qka me fajsu te shkretin, nashta faji ma i madh i tij osht nese nuk osht mundu sa duhet me gjet alternativa te ndryshme per naj trajtim.

ama mos mendoni qe osht edhe leht mi vendos ty qika ne neuropsikiatri, bile atje munden me kalu edhe ma keq se qashtu ne qate menyre ama ne shpi te vet.

neuropsikiatria osht vendi i fundit qe njeri i gjalle don me kalu jete aty.

Amo 22 vjet mu kon i lidhun me zinxhir osht edhe ma keq..
po ne neuropsikiatri njerezit nuk jetojne gjate, bile nuk e di a kishin me kon hala te gjalla mas tona ktyne vjeteve... tash nese osht ne pytje se a ish duft me kon gjalle ato qika deri tash apo jo... aty osht veq baba i tyne qe mundet me vendos per fatin e tyne, pershkak se atyne dy qikave nuk ju merret paraqsysh qfardo vendimi qe kishin me marr ato.
User avatar
Bittersweet
Posts: 1738
Joined: Sun May 10, 2009 9:17 pm
Location: Écailles de Lune

Re: 22 vjet të lidhura me zinxhirë [ Skandal ] ! ...

Post by Bittersweet »

bg82 wrote:
Bittersweet wrote:
bg82 wrote:ato qikat nese jon te rrezikshme per shoqni ateher normal duhet mi izolu ne qfardo menyre, qka po me dhimen qikat osht per faktin se nuk ka shpresa per sherim.

a baba i tyne qe i ka majt lidh, spo di edhe per qka me fajsu te shkretin, nashta faji ma i madh i tij osht nese nuk osht mundu sa duhet me gjet alternativa te ndryshme per naj trajtim.

ama mos mendoni qe osht edhe leht mi vendos ty qika ne neuropsikiatri, bile atje munden me kalu edhe ma keq se qashtu ne qate menyre ama ne shpi te vet.

neuropsikiatria osht vendi i fundit qe njeri i gjalle don me kalu jete aty.

Amo 22 vjet mu kon i lidhun me zinxhir osht edhe ma keq..
po ne neuropsikiatri njerezit nuk jetojne gjate, bile nuk e di a kishin me kon hala te gjalla mas tona ktyne vjeteve... tash nese osht ne pytje se a ish duft me kon gjalle ato qika deri tash apo jo... aty osht veq baba i tyne qe mundet me vendos per fatin e tyne, pershkak se atyne dy qikave nuk ju merret paraqsysh qfardo vendimi qe kishin me marr ato.

Spom doket e arsyshme baba i tyne me vendos per fatin e tyne..ato qe jon agresive a t'smuta mentalisht ka vende qe qohen njerz t'ati lloji ..e jo me i mbajt n'qat gjendje per 22 vjet..

po qysh po shihet edhe ai baba i tyne koka i smut mentalisht..a mahen qikat e smuta t'lidhuna n'zinxhir.. :? ..edhe ajo nona tyne pi diqkaje paska dek ..
User avatar
bg82
Moderator
Posts: 2564
Joined: Fri Dec 01, 2006 11:56 am
Location: New York

Re: 22 vjet të lidhura me zinxhirë [ Skandal ] ! ...

Post by bg82 »

po ama ti po fol prej perspektives tane, po nese e qet veten ne poziten e babes te tyne, te bjen me mendu ma shume se veq 1 her.
un spo thom qe njeri ka bo mire qe i ka rrit qikat e veta ne zingjir... qen me pas njeri ani kaniher i dhimet edhe e zgidh me ladru neper oborr.
baba i tyne ka faj nese nuk osht angazhu sa duhet, po nese ju kan mshel tona rruget edhe nuk ka pas rrugedalje tjeter, ai ka ardh ne perfundim nese don mi lon dy qikat 20 vjeqare ne neuropsikiatri apo mi majt ne shpi te vet, qashtu te denume prej natyres, edhe tipi e ka vendos mi majt qikat ngat veti.
mos e konsideroni njerin psikopat e me shti ne ni thes me ate tipin e austrise qe e ka majt e e ka abuzu qiken e vet per 12 vjet ne podrum, se nuk jon keto dy raste te njejta.

sa i perket nanes te tyne, nuk e dim pse ka vdek, ka mujt me pas vdekje te natyrshme ose qka do qe nuk ka te boj me burrin ose qikat.

prap po thom kjo osht fatkeqesi ne familje. edhe besoj qe me planifikim kurgjo nuk ka ndodh.
Zank1ce
Posts: 1750
Joined: Sat Oct 08, 2005 3:19 am
Location: 0290/70000

Re: 22 vjet të lidhura me zinxhirë [ Skandal ] ! ...

Post by Zank1ce »

Mentaliteti i ka lon t'lidhta per 22 vjet.
Mentaliteti se ka leju kit "baben" e tyne me i qu qikat n'psikiatri.
Autentike
Posts: 271
Joined: Fri Oct 26, 2007 11:08 pm

Re: 22 vjet të lidhura me zinxhirë [ Skandal ] ! ...

Post by Autentike »

okej ky koka rast extrem vec qe mundem me fol prej provojs personale..aq sa kam pa ktu ne suedi tek shqiptaret....

familjet shqiptare ne suedi te cilet kan hendikep jetojn si zotnit mat mdhaj...paguhen teper teper mire per perkujdesje te fmive hendikep, zakonisht arrin te blejn shtepi sepaku vler 300 000 euro dhe te ndertojn shtepi ne Kosove, ti bejn 2-3 kerre etj etj ...por perkujdesja e tyre ndaj ketyre femive eshte katastrofale dhe met vertet hin "ngjynah" me keta femi. psh nje familje qe kan nje femi kendikep ata sepaku 3 here ne ditje duhet me qit me shetit femiun hendikep sepse i nevoitet ari i paster shume.. kjo familje jo qe nuk del kurr me shetit femin(sepse turprohen nga ekzistenca e keti femiu) por kryefamiljari 24 or pin cigare ne sallon(aty ku edhe mbahet fmia shtrit 24 ore)...mandej femia i tyre duhet te ushqehet me ushqim special, shume perime, frute dhe gjera te shendetshme....kjo familje jan shume tradicionale dhe thuja nonstop hajn fli, ngjym me speca etj etj...dhe kete ushqim ja japin edhe femiut.

Keto familjet shqiptare ne suedi ne maximum e shfrytzojn shetitin ekonomiksht edhe nuk ju intereson as pak me u perkujdes per femit hendikep.
Eshte teper e dhimshme....

Keta femi hendikep kurr nuk zhvillohen ne as nje menyr dhe kjo eshte dicka qe mejket dhe specjalistet e kan vreh...per kete arsyje qeveria suedeze ka vendos qe mos ti lejoj me prindirt pa shkoll te kryme per perkujdesje te hendikepve te kan drejt te perkujdesjen per femin e tyre. dmth vetem ata prind qe tregohen te afte te perkujdesen per femi te till do te kan drejt te perkujdesen per ta.
User avatar
Varekai
Posts: 1199
Joined: Thu Oct 19, 2006 12:39 am
Location: Hamami i Hyrës

Re: 22 vjet të lidhura me zinxhirë [ Skandal ] ! ...

Post by Varekai »

Blueeyes, s'jom ka e arsyetoj veq po thom qe s'osht i vetmi.
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: 22 vjet të lidhura me zinxhirë [ Skandal ] ! ...

Post by AciDiuS »

Baba more edhe ma i smut koka :o :o :o :o :o :o :o :o :o :o :o :o
Post Reply